zoom

Day ArchiveMacron: Franca do ta njohë Palestinën si shtet

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi të enjten se Franca do ta njohë Palestinën si shtet.

Vendimi vjen në një kohë kur zemërimi global po rritet për shkak të urisë masive në Gaza.

Macron tha në një postim në rrjetin “X” se do ta formalizojë këtë vendim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator.

“Urgjenca sot është që lufta në Gaza të ndalet dhe popullsia civile të shpëtohet”, u shpreh ai.

Presidenti francez kishte ofruar mbështetje për Izraelin pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023 dhe ka folur shpesh kundër antisemitizmit, por është shprehur gjithnjë e më i zhgënjyer nga lufta e Izraelit në Gaza, veçanërisht muajt e fundit.

“Duhet menjëherë një armëpushim, lirimi i të gjithë pengjeve dhe një ndihmë humanitare masive për popullsinë e Gazës. Po ashtu, është e nevojshme të çmilitarizohet Hamasi, të sigurohet dhe rindërtohet Gaza. Së fundi, duhet të ndërtohet Shteti i Palestinës, të garantohet qëndrueshmëria e tij dhe, nëpërmjet pranimit të çmilitarizimit dhe njohjes së plotë të Izraelit, ai të kontribuojë në sigurinë e të gjithëve në Lindjen e Mesme. Nuk ka alternativë tjetër”,shkroi ai në “X”.

Me këtë vendim, Franca bëhet shteti më i madh dhe më me ndikim në Evropë që njeh Palestinën, duke iu bashkuar mbi 140 vendeve të tjera që tashmë e kanë ndërmarrë këtë hap. 

Lajmi vjen në një moment kur rritet zemërimi global ndaj situatës humanitare në Gaza dhe pas ndërprerjes së bisedimeve për armëpushim nga SHBA-të, të cilat akuzuan Hamasin për mungesë vullneti të mirë.

Reali bën gati 100 milionë paund për fituesin e “Topit të Artë”

Real Madrid është gati të tronditë merkaton e verës me një ofertë prej 100 milionë paund për yllin e Manchester City-t, Rodri.

Mesfushori spanjoll është objektivi numër një i trajnerit të ri të “Los Blancos”, Xabi Alonso, pas humbjes shokuese që skuadra pësoi ndaj PSG-së në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube.

Rodri shihet si pika kyçe për rikonstruktimin e mesfushës madrilene, dhe Alonso beson se është njeriu i duhur për të sjellë ekuilibrin që mungoi në disfatën ndaj kampionëve francezë.

Megjithëse Pep Guardiola nuk do të dëshironte të humbiste mesfushorin e tij të pazëvendësueshëm – mungesa e të cilit sezonin e kaluar ndikoi ndjeshëm në humbjen e titullit në Premier League – drejtuesit e Realit besojnë se një ofertë e këtij niveli mund ta tundojë City-n.

Rodri, 29 vjeç, u dëmtua rëndë në shtator në sfidën ndaj Arsenalit, duke pësuar një dëmtim të ligamentit dhe meniskut që e mbajti jashtë fushave deri në javën e fundit të sezonit. Ai u rikthye në Kupën e Botës për Klube, por aktivizimi i tij i kufizuar dhe problemet e reja fizike kanë shtuar pasigurinë mbi gjendjen e tij.

Kjo pasiguri i bën drejtuesit e Madridit të mendojnë nëse është më mirë të presin, pasi kontrata e Rodrit me City-n përfundon në vitin 2027, dhe me kalimin e kohës, çmimi i tij mund të bjerë ndjeshëm.

Megjithatë, Xabi Alonso është duke i shtyrë drejtuesit të klubit të veprojnë që tani, duke qenë se City mund të përpiqet ta blindojë Rodrin me një kontratë afatgjatë nëse ai rikuperohet plotësisht.

Real Madrid është optimist për mundësinë e transferimit të Rodrit, ish-yllit të Atletico Madridit, i cili ka lindur në kryeqytetin spanjoll dhe u largua drejt Premier League gjashtë vite më parë për 62.8 milionë paund. Tani, me mundësinë për t’u rikthyer “në shtëpi”, Rodri mund të jetë i hapur për një kapitull të ri në karrierën e tij.

“Ma nxiu jetën, e urreja”/ Tentoi të fshihte vrasjen e të atit, si u ‘thye’ para policëve 26-vjeçarja

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Fier ku vajza vrau babanë dhe tentoi ta fshihte si ngjarje aksidentale.

Pas disa orëve në komisariat Emanilda Rama është thyer dhe ka treguar që ajo e ka lidhur me tel të atin dhe e ka vrarë.

Sipas informacioneve të marra nga gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, e reja ka treguar se e ka urryer të atin dhe se nuk e ka përkrahur kurrë në jetë.

“I mbante lekët për vete. Nuk me blinte as rroba, asgjë. Me ka nxirë jetën”, ka thënë ajo.

Ndërkohë nuk është ankuar për dhunë të asnjë lloj forme.

Zjarr i madh në Kakavijë/ Digjen disa banesa dhe kasolle

Zjarri i rënë pasditen e sotme në fshatin Kakavijë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Deri më tani, janë djegur 3 banesa dhe 2 kasolle, ndërsa flakët janë zgjeruar edhe në territorin grek.

Zjarrfikësit vazhdojnë të punojnë me intensitet për të izoluar plotësisht vatrën, e cila ndodhet pranë qendrës së fshatit. Fatmirësisht, situata është nën kontroll dhe nuk raportohet për të lënduar në njerëz.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka nisur nga një vatër e vogël në tarracën e një prej shtëpive, e cila më pas është përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave të larta.

Don Xhoni “thumbon” Jozin? Foto-ja që ngriti dyshime

Reperi Don Xhoni ka reaguar së fundmi në Instagram me një frazë të shkurtër, por domethënëse: “Na ishte se ç’na ishte…”, duke ndezur spekulime për një përgjigje ndaj ish-banorit të BBVIP 4, Joz Marku.

Pak më parë, Jozi ishte shprehur në një intervistë:
“Po shoqërohesh me njerëz të padëshirueshëm, bën gjeste aspak të hijshme,”.

Deklaratën shumë ndjekës e interpretuan si një mesazh i koduar ndaj Don Xhonit, në kuadër të aludimeve për një lidhje mes këtij të fundit dhe Loredanës.

Temperatura deri në 42 gradë/ Parashikimi i motit për ditën e premte

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave në relievet malore në verilindje.


Era me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë 7-12 m/s


Deti – Valëzimi forcës 1-3 ballë.

E dërguan te mjeku më pas e mbytën/ Si e thurën planin nënë e bijë në Patos

Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë nga krimi brenda familjes që tronditi qytetin e Fierit, ku një 26-vjeçare vrau babanë e saj në mënyrë makabre.

Ngjarja ndodhi në fshatin Frashër, rreth orës 23:00 të mbrëmjes së 23 korrikut, kur Emanilda Rama, 26 vjeçe, njoftoi policinë se i ati, Anesti Rama, 56 vjeç, kishte vdekur aksidentalisht në banesë. Sipas dëshmisë së saj paraprake, ai kishte rrëshqitur në tualet dhe kishte ndërruar jetë.

Por hetimet kanë zbuluar një të vërtetë shumë më të errët. Sipas burimeve të gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, ngjarja dyshohet të ketë qenë e mirëplanifikuar. Disa ditë përpara vrasjes, nëna dhe e bija e kishin çuar Anestin për vizitë te një kardiolog, me qëllim që, në rast vdekjeje, të kishin një mbulesë mjekësore për shkakun e humbjes së jetës.

Pas aktit kriminal, Emanilda Rama dhe nëna e saj, 53-vjeçarja V. R., e pastruan dhe e veshën trupin e pajetë të viktimës, për të inskenuar ngjarjen si një aksident i zakonshëm në banesë. Policia u njoftua vetëm në orën 01:00 të mëngjesit.

Megjithatë, gjatë ekspertizës në vendngjarje, hetuesit konstatuan mavijosje në qafën e viktimës, çka ngriti dyshimet se vdekja nuk ishte natyrale. Këto dyshime u forcuan edhe më shumë gjatë marrjes në pyetje të vajzës, që më pas çuan në prangosjen e saj dhe shoqërimin e nënës në polici.

Sipas policisë, vrasja u krye nëpërmjet strangulimit me tel, për motive ende të paqarta. Dyshimet janë se krimi ishte i paramenduar dhe se nëna ka bashkëpunuar në fshehjen e provave.

U mbyt me tel nga vajza/ Flet vëllai i viktimës: Gruaja nuk e donte

Ferdinand Rama, vëllai i 56-vjeçarit Anesti Rama që u vra në Fier nga vajza e tij Emanilda Rama, ka folur për mediat duke dhënë detaje tronditëse për marrëdhëniet brenda familjes.

Nga Greqia, ku jeton prej vitesh, Ferdinand Rama deklaroi se kishte dy vite e gjysmë pa folur me të vëllanë, pasi bashkëshortja e Anestit nuk e lejonte. Ai shton se viktima nuk kishte marrëdhënie të mira me gruan, e cila tashmë dyshohet se ka ndihmuar të bijën në fshehjen e gjurmëve të krimit.

E kemi ditur që më përpara, nuk shkonin mirë. Ajo thoshte ‘nuk e dua burrin, merreni ju, bëni çfarë të doni’. Ka thënë vetë ‘unë nuk e dua’. Vëllai punonte. Ata kanë dy vajza”, u shpreh Ferdinand Rama.

Ai rrëfen se lajmin për vrasjen e mësoi nga kunata e tij: “Lajmëroi gruan time në telefon dhe i tha se Anesti ka vdekur.”

Ferdinandi tha gjithashtu se për shëndetin e vëllait pyeste gjithmonë vëllain tjetër, pasi nuk kishte kontakte të drejtpërdrejta: “Më thoshte është mirë, por pak i dobët, ka pak kollë.”

Sipas hetimeve, 26-vjeçarja Emanilda Rama vrau babanë e saj me mjet strangulues (tel), ndërsa nëna e saj dyshohet se e ndihmoi për të inskenuar ngjarjen si aksidentale.

U mbyt në Lagunën e Patokut/ Gjendet trupi i pajetë i 16-vjeçarit

Gjendët nga polombarët trupi i pa jetë 16 vjeçarit që u mbyt në Lagunën e Patokut.

Ngjarja ndodhi këtë mesdite, kur dy 16-vjeçarët kanë hyrë për t’u larë në det, duke kaluar përmes kanalit që lidh lagunën me detin por dyshohet se i ka marrë rrjedhja.

Njëri prej tyre është nxjerrë nga uji dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa 16-vjeçari tjetër u mbyt.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe të Policisë Kufitare, si dhe u kërkua ndërhyrja e polombarëve të Renea-s, për kërkimin dhe gjetjen e trupit.

“Ra në tualet”/ Detaje tronditëse – Si e mbyti 26-vjeçarja babanë dhe u përpoq ta fshihte

Detaje tronditëse kanë dalë nga ngjarja e rëndë familjare në fshatin Frashër, ku një 26-vjeçare vrau babanë e saj 56-vjeçar dhe u ndihmua nga nëna për ta paraqitur ngjarjen si aksidentale.

Sipas burimeve policore, krimi dyshohet se ishte i planifikuar, pasi disa ditë më parë, nënë e bijë e kishin dërguar viktimën, Anesti Rama, për vizitë te një kardiolog, me qëllim që të krijonin alibi se ai kishte probleme shëndetësore dhe vdekja e tij ishte natyrale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së 23 korrikut, ndërsa policia është njoftuar rreth orës 01:00 pas mesnate. Fillimisht, vajza, Emanilda Rama, deklaroi se babai kishte rënë në tualet dhe kishte ndërruar jetë. Së bashku me nënën, ajo kishte larë dhe veshur trupin e të ndjerit përpara mbërritjes së policisë.

Në momentin e mbërritjes në vendngjarje, policia konstatoi shenja mavijosjeje në qafë, të cilat ngritën dyshime se vdekja nuk ishte natyrale. Pas hetimeve të thelluara, 26-vjeçarja pranoi krimin, duke rrëfyer se kishte mbytur babanë me tel, për shkak se ai e kontrollonte jetën e saj në mënyrë fanatike.

Në dëshminë e saj, e reja tha se babai nuk e lejonte të vishej në mënyrë bashkëkohore apo të argëtohej dhe kjo sjellje i krijonte presion të madh psikologjik. Ajo shtoi se nuk ishte dhunuar fizikisht nga i ati, por kishte pasur konflikte të vazhdueshme me të.

Emanilda Rama jetonte me prindërit dhe punonte në bujqësi, ndërsa ishte ndarë nga i fejuari për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike.