zoom

Day ArchiveAksident i rëndë në Lezhë-Shkodër/ Makina përplaset me kamionin serb

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në mesditë në aksin Lezhë – Shkodër, në afërsi të fshatit Fishtë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip veturë është përplasur me një trailer me targa serbe, duke përfunduar më pas jashtë rruge në një kanal anësor.

Për pasojë, një person është transportuar me urgjencë drejt spitalit në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po marrin ndihmë mjekësore.

Banorë të zonës dhe forcat e policisë janë angazhuar në operacionin për nxjerrjen e të lënduarve nga kanali.

Policia po heton shkaqet e aksidentit, ndërkohë që qarkullimi në segmentin rrugor është vështirësuar përkohësisht.

4 shenjat e horoskopit që do të kenë më shumë fat me paratë në gjysmën e dytë të 2025

Astrologia Helena Hathor, thotë se disa shenja të horoskopit do të kenë fat me paratë në gjysmën e dytë të vitit 2025.

Sipas astrologes janë katër shenja të zodiakut që do të kenë fat më të mirë me paratë se sa kanë pasur deri më tani.

Gaforrja
Me Marsin retrograd në shenjën tuaj për pjesën e parë të vitit, ka pasur mungesë motivimi. Megjithatë, me Marsin që lëviz normalisht që nga prilli, fati juaj i parave do të përmirësohet në gjysmën e dytë të vitit. Financat tuaja do të marrin vrull kur Jupiteri, planeti i bollëkut dhe fatit, të hyjë në shenjën tuaj në qershor.

Shigjetari
Shigjetari, megjithëse njiheni për optimizmin dhe qëndrimin tuaj pozitiv, këto karakteristika nuk kanë qenë shumë të forta këtë vit. Por, sipas Hathor, në gjysmën e dytë të vitit 2025 do të keni fat më të mirë me paratë.

Binjakët
Për Binjakët, edhe pse jeta mund të jetë dukur e mërzitshme kohët e fundit, në gjysmën e dytë të 2025-ës do të shihni një “shpërthim” të papritur parash. Fati me paratë do të jetë i madh, përderisa do të vazhdoni të punoni shumë dhe së shpejti do të shihni frytet e përpjekjeve tuaja.

Demi
Financat janë përgjithësisht në gjendje të mirë, por së fundmi gjërat duken më të qeta. Megjithatë, në gjysmën e dytë të 2025 do të ketë një rritje të papritur të parave. Hathor paralajmëron, megjithatë, se mund të ketë shpenzime, kështu që ju duhet të kurseni paratë tuaja për momentet e vështira. Me pak fjalë, gjysma e dytë e vitit 2025 do të jetë shumë më e favorshme për këto katër shenja të zodiakut, ndaj përgatituni për ndryshime të mëdha!

Zbardhet dëshmia e policit të burgjeve që i dha telefonin Veliajt

Polici i burgjeve i dyshuar si i lidhur me një incident gjatë shoqërimit të kryebashkiakut Erion Veliajt, ka marrë sot njoftimin zyrtar të akuzës nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Dyshimet janë se polici Fation Baci i ka dhënë një telefon kryebashkiakut të arrestuar gjatë procesit të shoqërimit. Mësohet se hetimet e SPAK kanë çuar në vendimin për të ngritur akuzat ndaj punonjësit të burgjeve. Ndërkohë është zbardhur dhe dëshmia e efektivit para gjykatës.

“Ai i tha personit në anën tjetër të telefonit se duhet të lirohet dhe të kandidojë për deputet, sepse dhe Agron Malaj po kandidon për t’i shpëtuar SPAK-ut”, thuhet në dosjen hetimore ndaj Erion Veliajt, sipas News24.

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur zyrtarisht kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxën. Kjo e fundit është paraqitur ditën e sotme në SPAK, ku iu komunikuan akuzat. Bëhet me dije se hetimet për kryebashkiakun e Tiranës do të përfundojnë më 29 shtator. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka marrë të pandehur edhe biznesmenin Mirton Lika në lidhje me dosjen ‘Veliaj’. Lika akuzat për veprën e “Fshehjes së të ardhurave”. Lika është një emër i ri në këtë dosje pasi më parë nuk është përmendur.

Agjentët e BKH-së kanë mbërritur mesditën e sotme në ambientet e paraburgimit të Durrësit për t’i komunikuar akuzat kryebashkiakut Erion Veliaj. Agjentët janë parë teksa futen në ambientet e burgut disa orë pasi Veliaj u mor i pandehur zyrtarisht nga SPAK. Biznesmeni Gentian Sula është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e SPAK. Raportohet se paraqitje e tij ka të bëjë me komunikimin të akuzave që rëndojnë ndaj tij në lidhje me dosjen “Veliaj”.

Kur je kurvë me mandat!

Ata që dikur bërtisnin në protesta, sot bëjnë pazare në zyrë.


Ata që dikur ishin “opozitë e moralit”, sot janë seks politik me rrotacion. Të gjithë kanë nga një dosje, nga një bombë, nga një partner të fshehtë në koalicion e jashtë tijë, hynë bashkë e mandej përçahen e shajnë njëri tjetrin, ama kurvërinë institucionale e mbulojnë para kamerave televizive me buzëqeshje false.

Nga Dijana TOSKA

Na kanë lodhur me krenarinë tonë të lashtësisë.
Çdo krizë politike e morale e përballojmë me një fjali të vetme: “Jemi një ndër popujt më të lashtë në botë!”
Ne lindëm bashkë me diellin, tokën, Evën e Adamin i dhamë botës alfabetin, pastaj  i rrezistuam të gjitha furtunave historike ngase ishim trima legjendarë, pastaj na doli se gjatë studimit të evoluimit të specieve dhe njerëzimit në përgjithësi në ADN tona, informacioni gjenetik (te një pjesë e jona) na veçon për Kurvëri.

Prandaj,  sot  “të jesh kurvë” nuk është më ofendim, është strategji.
Është formulë për mbijetesë politike, për karrierë multiinstitucionale e shvaleraj mediatik.

Kur i shet idealet për një karrige, kur i ndërron bindjet si çorapet e bardha sipas sondazheve, kur nënshkruan marrëveshje e nuk i respekton kurrë, kur ligjet trajtohen si oferta, e drejtësia si monopol, kur postet kalkulohen me monedha brenda një martese qeveritare, atëherë nuk je më politikan.

Je kurvë me mandat.

Sot, nuk ka më ideologji, bindje, program apo profesionalizëm e meritokraci.
Sot, ka treg, ka klientë dhe ka çmime, varësisht nga aftësia për tu shitur.
Dhe kush nuk e shet veten,  mbetet jashtë tregut, pa çmim, pa vlerë dhe mbetet kërkushi.

Ata që dikur bërtisnin në protesta, sot bëjnë pazare në zyrë.
Ata që dikur ishin “opozitë e moralit”, sot janë seks politik me rrotacion.
Të gjithë kanë nga një dosje, nga një bombë, nga një partner të fshehtë në koalicion e jashtë tijë, hynë bashkë e mandej përçahen e shajnë njëri tjetrin, ama kurvërinë institucionale e mbulojnë para kamerave televizive me buzëqeshje false.

Dhe qeshin me zë të lartë kur i pyet kush se cili është  çmimi i shërbimeve të tyre në një shtëpi publike me emrin Shtet.
Dhe ne, populli i lashtë pellazgo-ilir, nuk reagojmë, kemi bërë kompromis me moralin duke e pranuar kurvërinë si kulturë shtetërore. Por, edhe nëse ndodhë të reagojmë  e protesojmë, këtë nuk e bëjmë pse udhëhiqemi nga idealet etike e qytetare, por pse ende mundohemi t’i mbrojmë standardet false që  na i imponon kjo kurvëri politike. Si klientë të rregullt, të përdorur e të heshtur në vazhdimësi kemi paguar çmimin më të shtrejtë, herë me djersën e ballit e diku edhe me ate të shpinës pa kërkuar hesape e as kusur.
Në këtë bordello moderne që quhet qeverisje demokratike, ne  kemi mbetur të vjetër, jo të mençur.
Kurvëria na është bërë pjesë e mendësisë!

Sharjet ndaj vajzës nga Kosova/ Reagon Antonela Berisha

Rrjetet sociale janë trazuar sot pas bërjes publike të disa mesazheve kërcënuese qe ka dërguar ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Antonela Berisha.

Mesazhet, që dyshohet të jenë dërguar drejt një vajzë nga Kosova, përmbanin gjuhë fyese me bazë etnike dhe kërcënime serioze ndaj jetës së saj.

Por reagimi i Antonelës nuk u ndal vetëm tek denoncimi i mesazheve. Në një postim të drejtpërdrejtë në Instagram, ajo akuzoi JOQ për tendencë të vazhdueshme denigruese ndaj saj.

“Ka ndodhur shpesh që të paguhen platforma si JOQ për të denigruar njerëz, apo të paguajë JOQ që të mos denigrohet vetë. Jeni të shitur, të korruptuar dhe të njëanshëm në çdo kauzë që zgjidhni të publikoni,” shkruan ajo.

Rama publikon foton nga lokali ‘me shtesa në trotuar’ në Londër: Qesha shumë

E ndërsa në vendin tonë po vijon pastrimi i hapësirave publike nga zaptimet e paligjshme të biznese, kreu i qeverisë Edi Rama ka ndarë në Facebook një foto nga një lokal në Londër.

Në pamje shihet se në këtë lokal janë bërë dy ambiente me shtesa mbi trotuar.

Rama shprehet se këtë foto ia kanë nisur në mesazhe dhe i kanë thënë se pronarët janë shqiptarë, duke shtuar se këtë informacion nuk e vërteton dot, por që ky koment e bëri të qeshte.

“🤣 Nuk e di a e kanë vërtetë shqipot këtë lokalin me shtesa mbi trotuar në Londër, po qesha shumë kur ma çuan dhe po e ndaj me ju për pak humor🙈✋😍”- shkruan Rama.

Juventusi lëviz në merkato, arrihen dy marrëveshje

Juventusi ka nisur të lëvizë në merkato. Italianët kanë finalizuar shitjen e Samuel Mbangula te Werder Bremen për 10 milionë euro plus bonuse, ndërsa është arritur marrëveshja me Porton për shkëmbimin mes Alberto Costa dhe Joao Mario.

Drejt largimit është edhe Douglas Luiz, i cili nuk arriti të bindë në sezonin e tij të parë në Torino pas transferimit nga Aston Villa për 60 milionë euro. Klubi italian i ka dhënë dritën jeshile agjentit të lojtarit për të gjetur një destinacion të ri në Premier League.

Aston Villa është përjashtuar si opsion për shkak të kostos së lartë, ndërsa një shkëmbim me Sancho nuk është në planet e Manchester United. Për momentin, Everton dhe West Ham janë në garë, me skuadrën nga Liverpool në avantazh.

Juventusi preferon shitje përfundimtare, por nuk përjashtohet as huazimi për të ulur kostot. Ndërkohë, Federico Gatti do të rinovojë me klubin deri në vitin 2030.

Vrau Boriçin me porosi nga Ervis Martinaj, ekstradohet nga Dubai Denis Bajri

Është finalizuar ekstradimi nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë i shtetasit shqiptar Denis Bajri, 37 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ai akuzohet për disa vepra penale të rënda, përfshirë: “Vrasje me paramendim” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, si dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Denis Bajri dyshohet si autor i vrasjes së Gjon Ndojt (i njohur si Boriçi), ngjarje e ndodhur më 9 gusht 2020 në Shkodër. Vrasja dyshohet se është kryer me porosi të Ervis Martinajt.

Nga përgjimet e aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC”, të siguruara nga autoritetet franceze, del se Denis Bajri ka pasur komunikime direkte me Martinajn.

Në vitin 2019, ai ishte arrestuar si pjesë e grupit kriminal “Bajri” në Shkodër, por më pas gjykata e shkallës së parë në Tiranë e la në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Hetimet e operacionit “Metamorfoza” kanë zbardhur komunikime të tij me Behar Bajrin dhe Ervis Martinajn, ku pas vrasjes, Denis Bajri njofton në “SkyECC” me fjalën “kryvi” (e kreva).

Sipas dosjes hetimore, porositësi i vrasjes së Boriçit dyshohet të jetë biznesmeni Pëllumb Gjoka, i cili përmes Behar Bajrit ka porositur eliminimin e viktimës. Në këmbim, Gjoka ka kërkuar më vonë vrasjen e ish-policit të burgjeve, Kleanth Musabelliu, atentat nga i cili ky i fundit arriti të shpëtojë.

Për ironi, në momentin e ngjarjes Behar Bajri dhe Gjin Boriçi ishin në marrëdhënie miqësore. Madje pas vrasjes, Behar Bajri mori pjesë edhe në ceremoninë mortore.

Panajot Soko jep dorëheqjen nga “Nisma Thurje”: Gënjyem njerëzit

Panajot Soko ka njoftuar tërheqjen e tij nga çdo funksion dhe angazhim politik brenda partisë “Nisma Thurje”.

Në një deklaratë publike në rrjetin e tij social facebook, Soko e cilëson situatën si një “turpërim të pamerituar” për votuesit dhe një pikë-thyerje politike të pakthyeshme.

Soko thekson se mandati i vetëm i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” i shkoi një personi që as nuk e kërkoi dhe as nuk e meritonte, ndërsa kjo përbën një tradhti ndaj besimit të 65 mijë qytetarëve që votuan për një alternativë të re politike.

Ndërkaq, ai deklaron se do të vijojë kontributin e tij në jetën publike si qytetar aktiv, por jo më si pjesë e politikës së organizuar.

Ngjarjet e fundit që ndodhën, ishin një turpërim i pamerituar në sytë e gjithë atyre që na votuan dhe që me votën e tyre na ngarkuan përgjegjësinë e rëndë për të qënë zëri dhe fytyra e tyre në jetën politike e publike të vendit. Ngjarje kjo që personalisht besoj se do të jetë në kufijtë e të pamundurës për t’u rekuperuar, si në aspektin politiko-elektoral, por deri diku edhe në imazh publik.

Dhe ky turpërim kërkon përgjegjësi

Pavarësisht se personalisht u përpoqa me sa munda që çështja të merrte zgjidhje nga palët në konflikt, tentova me çdo formë e mënyrë të sillja racionalitet në një mjedis tejet të ngarkuar emocional, fatkeqësiaht nuk arrita dot.

Prandaj unë sot dua të përmbush përgjegjësinë për aq sa më takon përballë gjithë atyre që na besuan ndaj venndosa të tërhiqem nga çdo funksion dhe angazhim politik që kam në partinë Nisma Thurje.

Ne, në vetëm një javë, arritëm me sukses të bënim pluhur e hì gjithë atë punë shumëvjeçare për ngritjen e një alternative të re, jo vetëm me fytyra të reja, por edhe me një koncept të ri të të bërit politik, larg intrigave dhe sherreve banale për karrige, larg egove të sëmura dhe inateve personale që shndërrohen në kauza të forcës politike, larg meskinitetit fëminor që përcakton sjelljen politike, apo konfliktit antagonist siç rëndom kemi parë politikën të servirë në këto 35 vjet.

Në këtë javë ne treguam që nuk jemi shumë larg tyre.

Në vetëm një javë ne zhbëmë gjithë atë iniciativë fantastike, që ishte sfidimi i sistemit të listave të mbyllura dhe garimi me lista të hapura.

Sot mandatin e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet dhe Nismës Thurje si pjesë e koalicionit, e mori një person që as e donte, as nuk punoi për ta marrë, as e kishte ambicje, asgjë. Një person që me dëshirën e mirë për të ndihmuar, pranoi të hynte në listë fiktive dhe të luante rolin e saj si garante, por që sot e sheh veten me mandat.

Dhe kjo për mua është vijë e kuqe!

Ne iu premtuam njerëzve që në parlament do të çonim atë që ata vetë do të vendosnin me votën e tyre, do të çonim më të votuarit prej tyre.

Iu thamë që mos merakoseshin se e kishim të garantuar mekanizmin.

Dhe këto i bërtitëm me zë të lartë dhe pa pushim në çdo tubim, takim apo studio TV.

Por doli që i gënjyem! As nuk çuam dikë që u votua nga ata dhe as mekanizmin s’e patëm të garantuar.

Dhe në optikën time kjo është pikë-thyerje politike. Pas kësaj pikë-thyerje, unë nuk i shoh dot më njerëzit në sy. Më vjen turp kur më shkruajnë apo më ndalojnë në rrugë. Nuk më lejon cipa në faqe t’i shoh, sepse menjëherë skuqet.

Sepse personalisht besoj që morali dhe ndershmëria janë dy tipare themelore që i kanë munguar politikës deri më sot dhe që ne do të duhej të sillnim.

65 mijë votues sot përfaqësohen nga një person që as e njohin e as i njeh. Dhe pse? Sepse ne harruam idealet, kauzat dhe çdo gjë dhe u fokusuam tek një copë mandati.

PSD e Tom Doshit aplikoi listën e hapur me sukses. Ne që e ngritëm si kauzë dhe e shpikëm si mekanizëm, ne dështuam.

Ky është një turp!

Nuk dua të zgjatem, pasi për shumë elementë rreth kësaj që ndodhi jam shprehur në daljet e mia publike këto ditë dhe nuk do të doja të bija në përsëritje pasi vazhdoj të kem të njëjtin qëndrim.

Personalisht do të vazhdoj të jem aktiv në jetën publike, duke kontribuar me aq sa mundem në ndërgjegjësimin publik rreth çështjeve ekonomike, apo ato të korrupsionit e abuzimeve, siç kam bërë deri më sot. Sepse politika, për mua, ka qënë gjithmonë dhe vetëm vokacion. As kam përfituar ndonjëherë diçka prej saj dhe as e kam parë ndonjëherë si mjet përfitimi. Ka qënë dhe mbetet vokacion që do të vazhdoj ta përmbush.

Por tashmë si qytetar aktiv”, shkruan Panajot Soko.

E rëndë në Krujë/ Babai përplas aksidentalisht vajzën e mitur, ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në zonën e Qerekës në Krujë.

Një vajzë e mitur ka humbur jetën pasi është përplasur aksidentalisht nga automjeti që drejtohej nga i ati.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e biznesit familjar, ku shoferi gjatë manovrimit të mjetit, ka përplasur vajzën e tij të vogël, vetëm 4 vjeçe.

E mitura u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

“Me datë 23.07.2025, në zonën e Qerekës, automjeti me drejtues shtetasin A. S., dyshohet se në ambientet e biznesit të tij, aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij të mitur, rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftim.