zoom

Day ArchiveParashikimi i motit për nesër

Ditën e diel moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë territorin.

Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në male, nga ku edhe do të pasohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash.

Temeraturat në vlerën maksimale do të arrijnë deri në 39 gradë Celcius, ndërsa ato minimale në 18 gradë Celcius.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 6m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 12m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1 deri në 2 ballë.

Plazhet e jugut, parajsë e kriminelëve. Policia e Ilir Prodës, e përgjumur apo e korruptuar?

Një tjetër ngjarje e dhunshme e ndodhur në një nga lokalet më të njohur të bregdetit të jugut ka ngritur edhe njëherë pikëpyetje të forta për policinë.

Mbrëmjen e kaluar, në lokalin “Lollipop” në Palasë, një sherr i dhunshëm shkaktoi panik te qindra pushues. Disa persona u konfliktuan duke shkaktuar panik. Protagonistët e sherrit janë A. P. dhe Valter Përshpala, dy emra të njohur për aktivitet të dyshimtë, dhunë, dhe lëvizje me armë nëpër plazhe.

A. P, një ish-mekanik që sipas disa denoncimeve në rrjete sociale “bën transferta shumash të mëdha”, është shndërruar në një personazh problematik, ndërkohë që Përshpalaj përmendet nga burime policore si person me precedent penal për dhënie parash me fajde dhe rrahje. Të dy frekuentojnë plazhet e jugut, lëvizin me makina luksoze dhe ajo çfarë është alarmante, “ara rrinë me armë nëpër plazhe”, sipas disa denoncimeve

Pyetja nuk është se përse personazhe të tjerë konfliktohen, por ku është policia?

“Policia fle gjumë ose është e paguar”, “këta janë gjithmonë në kërkim”, “duhet të japë dorëheqje drejtori i Policisë së Vlorës dhe vetë Ilir Proda, më i përgjumuri në polici”, thonë disa nga pushuesit e jugut për Zoom.al.

Ka nga ata që thonë se drejtuesit e policisë marrin pagesa të përmuajshme që të mos i ngacmojë “të fortët”.

Dhe teska policia fle apo merr rryshfet nga krimi, kriminelët e kanë gjetur parajsën e tyre në plazhet e jugut.

Prokuroria dhe SPAK duhet ta hetojnë këtë realitet. Sepse jugu të paktën nuk është Dubai ku kriminelët zor të ekstradohen. Duhet të reagojnë pa vonesë se kriminelët nuk do vrasin vetëm njëri tjetrin, por dhe turizmin. /Zoom.al

DETAJE nga sherri në Ksamil/ Kush janë dy biznesmenët që u rrahën me njëri-tjetrin

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të shtunë në Ksamil, ku një konflikt mes dy biznesmenëve ka përfunduar në dhunë fizike.

Sipas burimeve, i dhunuari është Albert Pashaj, pronar i “Euro Hotel Ksamil”, ndërsa autori i dhunës është Agim Taraj, pronar i “Sunset Restorant Ksamil”.

Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të hotelit të Pashajt dhe, sipas informacioneve paraprake, konflikti ka nisur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi vendosjen e çadrave dhe kontrollin e hapësirës së plazhit përballë hotelit.

Policia po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit./ Zoom.al

“O plehrë ça bëre”/ Sherr në Ksamil! Zihen dy persona, njëri i gj*kosur

Një konflikt fizik ka ndodhur pasditen e sotme në Ksamil, ku dy persona janë përfshirë në një përleshje të dhunshme në praninë e pushuesve.

Ngjarja është regjistruar buzë detit, ku, dy persona janë zënë me grushta.

Sipas raportimeve, një autori është larguar nga vendngjarja, ndërsa një grua ka bërtitur: “O plehrë, çfarë ke bërë!”

Burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet për një konflikt të çastit, për motive të dobëta.

Aktualisht është shoqëruar në komisariat një nga personat e përfshirë, ndërsa po vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e palës tjetër./ Zoom.al

E rëndë në Shëngjin/ 32-vjeçarin e zë korrenti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:45, në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pranë bustit “Willson”.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Lezhës, një punëtor 32-vjeçar, me inicialet Z. L., banues në fshatin Mërqi të Lezhës, ka humbur jetën tragjikisht pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

Si pasojë e goditjes, ai është rrëzuar nga lartësia e një skele dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje./ Zoom.al

VIDEO/ Dalin pamjet e sherrit në Tushemisht mes pronarit të hotelit dhe kryeplakut

Publikohen pamjet e sherrit të dhunshëm që ndodhi së fundmi në fshatin Tushemisht të Pogradecit, ku u përfshinë katër persona: pronari i hotelit “Driloni”, Jetmir Muçllari, djali i tij Johan Muçllari, kryeplaku i fshatit Ilirjan Tasellari dhe Prokop Pilinçi.

Ngjarja ndodhi pranë parkut të Drilonit dhe dyshohet se buron nga një konflikt i gjatë për pronësinë e një rruge që ndodhet në kufi mes bizneseve të përfshira. Sipas burimeve, tensionet nisën pasi Jetmir Muçllari kishte vendosur një gardh në një pjesë të rrugës, gjë që u kundërshtua nga pala tjetër.

Videoja e publikuar tregon përplasje fizike mes palëve.

Kryeplaku Ilirjan Tasellari, në dëshminë e tij, mohoi të jetë përfshirë në një mosmarrëveshje pronësie, duke deklaruar se po kryente detyrën e tij. Ai akuzon Muçllarin për prishjen e një ure në zonën turistike të Drilonit, ndërkohë që shton se konflikti ka qenë i përsëritur dhe i raportuar më herët.

Incidenti ndodhi në prani të përfaqësuesve të Bashkisë së Pogradecit, të cilët ndërhynë për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës./ Zoom.al

Aksident i trefishtë në Korçë, disa të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të shtunë në aksin Korçë–Symiz, ku janë përfshirë tre automjete dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Sipas burimeve, aksidenti ka ndodhur për shkak të një manovre të gabuar nga një automjet që po udhëtonte nga Korça në drejtim të Pogradecit.

Ky automjet ka kaluar në krahun e kundërt të rrugës, duke u përplasur fillimisht me një makinë që vinte nga Pogradeci në drejtim të Maliqit dhe më pas me një tjetër automjet që po udhëtonte pas tij.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, sipas mjekëve./ Zoom.al

EMRI/ Shqiptari sfidon autoritetet britanike me supermakinë 80 mijë paund dhe kërkesë për azil

Një kriminel shqiptar i dënuar më parë dhe i dëbuar dy herë nga Mbretëria e Bashkuar është rikthyer në vend dhe po sfidon hapur autoritetet britanike, ndërsa është i mbrojtur nga një kërkesë për azil që i ndalon deportimin.

Dorian Puka, 28 vjeç, me të kaluar kriminale të pasur në Britani, ka postuar një video në rrjetet sociale ku shfaqet duke zbuluar targën e personalizuar “DO24 AMG” në Mercedesin e tij luksoz prej 80 mijë paundësh, duke bërë edhe një xhiro nëpër Londër dhe në autostradën M25 drejt nyjes me M40 për në Oksford.

Kjo është vetëm sfida më e fundit ndaj autoriteteve të Ministrisë së Brendshme britanike, të cilat nuk mund ta dëbojnë për shkak të një kërkese për azil që ai ka paraqitur. Ligji parashikon që ai nuk mund të dëbohet derisa kërkesa të shqyrtohet plotësisht, një proces që, për shkak të numrit të madh të rasteve të prapambetura në gjykatat e imigracionit, mund të zgjasë me muaj apo edhe vite.

Puka u dënua për herë të parë në vitin 2016 me 9 muaj burg, pasi u kap duke tentuar të futej në një banesë ndërkohë që pronari e vëzhgonte drejtpërdrejt nga një kamera sigurie teksa ndodhej me pushime në Francë. Ai u dëbua në vitin 2017, por brenda një viti arriti të futej përsëri ilegalisht në Britani dhe të kryente një sërë grabitjesh në Londër.

Ai u kap sërish në Surbiton të jugperëndimit të Londrës, duke mbajtur një orë të shtrenjtë që kishte vjedhur më parë. U dënua me tre vjet e gjysmë burg dhe u dëbua për herë të dytë në mars 2020.

Aktiv në rrjetet sociale edhe nga burgu

Gjatë kohës që ishte në burg në Britani, Puka u bë i njohur për përdorimin e një telefoni të kontrabanduar, përmes të cilit postonte foto në Instagram, duke u shfaqur edhe pranë liderit të një grupi kriminal të organizuar që po vuante një dënim prej 12 vitesh për trafik kokaine dhe pastrim parash.

Pas lirimit dhe kthimit për disa muaj në Shqipëri, ai udhëtoi përmes Gjermanisë, Belgjikës dhe Holandës dhe më pas arriti të kapërcejë sërish kontrollet kufitare për të hyrë ilegalisht në Britani në dhjetor të vitit 2020, sipas postimeve të tij në Instagram.

Mësohet se Puka ka paraqitur një kërkesë për azil dhe prej më shumë se një viti ndodhet nën mbikëqyrje me një byzylyk elektronik, në pritje të tribunalit të imigracionit për të vendosur mbi kërkesën e tij.


Jetë luksoze dhe përqeshje e hapur ndaj ligjit

Në dhjetor të vitit të kaluar, Puka postoi urime për Vitin e Ri nga një klub nate në Londër, i rrethuar nga femra dhe duke tymosur shisha pranë një valltareje orientale.

Tre muaj më parë, ai kishte publikuar video në TikTok dhe Instagram, duke drejtuar një Ferrari 300 mijë paundësh në Londër dhe duke u shfaqur me dhjetëra orë Rolex dhe makina të tjera luksoze.

Edhe Nigel Farage, në shënjestër të talljeve

Puka gjithashtu ka përqeshur liderin e partisë Reform, Nigel Farage, duke postuar një foto ku shihet duke ngrënë dhe pirë, me një imazh të modifikuar përmes teknoligjisë të Farage që i bën “like” me gishtin lart. Farage e kishte quajtur më herët Pukën një “maskara i vërtetë” që “po shkel me këmbë mbi ligjet e Britanisë”.

Burimet e financimit të Pukës mbeten të paqarta, por raportohet se ai ka jetuar në një apartament me vlerë 250 mijë paund në Hounslow, në perëndim të Londrës.

Chris Philp, sekretari i brendshëm i opozitës konservatore, u shpreh:

“Mirë se vini në Britaninë e Laburistëve, ku hajdutët e dënuar bredhin me makina luksoze, postojnë selfie me Rolex dhe qeshin me ligjin, ndërsa Ministria e Brendshme rri dhe ha stilolapsin.
Ky bandit shqiptar është burgosur, dëbuar, është rikthyer fshehurazi dhe tani tall autoritetet online, ndërsa fshihet pas kërkesës për azil si një kartë privilegji.
Prandaj ne kemi propozuar Ligjin për Deportimin – për të rikthyer kontrollin e kufijve tanë dhe për të larguar çdo imigrant të paligjshëm dhe kriminel të huaj. Nëse Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut na pengon, atëherë do të largohemi prej saj.”

Ndërkohë, një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme britanike deklaroi:

“Shtetasit e huaj që kryejnë krime nuk duhet të kenë asnjë dyshim: ligji do të zbatohet. Z. Puka është dëbuar më parë nga Mbretëria e Bashkuar.
Ligji britanik nuk lejon deportimin e individëve për sa kohë ata kanë paraqitur kërkesa apo dokumente që janë ende në shqyrtim.
Ne kemi nisur një fushatë të gjerë për të shtuar kontrollet dhe kthimet e atyre që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë këtu, dhe që nga ardhja në pushtet e qeverisë së re, 30,000 persona janë kthyer në vendet e tyre.”/ Marrë nga “The Telegraph”

Plas sherri për hapësirën publike në Tushemisht, dhunohet me sende të forta kryeplaku (EMRAT)

Një incident i rëndë është regjistruar në parkun e Drilonit, ku kryeplaku i fshatit Tushemisht është dhunuar fizikisht nga pronari i hotelit “Voloreka”, Jetmir Muçllari, 52 vjeç, si pasojë e një konflikti që ka degjeneruar në përplasje fizike.

Konflikti dyshohet të ketë motive pronësie. Sipas pretendimeve të banorëve, Muçllari ka zgjeruar aktivitetin e tij përtej kufijve ligjorë, duke zaptuar hapësira publike të parkut, përfshirë ura dhe rrugë kalimi, të cilat i ka rrethuar dhe bllokuar, duke mos lejuar më qarkullimin e lirë të banorëve të zonës.

Sipas raportimeve, ngjarja ndodhi në prezencën e funksionarëve të bashkisë së Pogradecit, përfshirë edhe shefin e urbanistikës, të cilët nuk ndërhynë për të ndalur përshkallëzimin e dhunës, sipas burimeve lokale.

Policia e Pogradecit ka reaguar duke njoftuar se ka nisur procedim penal për katër shtetas të përfshirë në ngjarje:

Jetmir Muçllari, 52 vjeç

lirjan Tasellari, 53 vjeç

Prokop Pilinçi, 35 vjeç

Johan Muçllari, 26 vjeç

Ata akuzohen se kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta pas një konflikti për pronësinë e një hapësire në park.

Jetmir Muçllari, një emër i njohur në zonë, ka qenë edhe më parë në qendër të incidenteve. Në gusht të vitit 2020, hoteli i tij “Voloreka” u bë objekt i një sulmi me armë zjarri./ Zoom.al

FOTO/ Ky është pronari i biskotave “Tagani” që hidhte në treg produkte të skaduara

Publikohet fotoja e Skifter Taganit, pronarit të fabrikës “Master AL” në Vorë, e cila sot u zbulua si qendër e një aktiviteti të rrezikshëm kriminal që kërcënonte shëndetin publik të konsumatorëve shqiptarë.

Sipas hetimeve, Tagani grumbullonte ushqime të skaduara nga tregje të ndryshme të vendit, veçanërisht në Tiranë, Elbasan dhe Durrës, si dhe nga jashtë Shqipërisë.

Produktet e skaduara transportoheshin në një magazinë në Vorë, ku falsifikohej afati i skadencës dhe më pas mallrat ricikloheshin në treg si të “rinj”.

Gjatë kontrollit të sotëm të ushtruar nga autoritetet, në magazinë u sekuestruan me dhjetëra kilogramë ushqime të përpunuara, të cilave u ishte ndryshuar data e skadencës. Në realitet, këto produkte kishin skaduar që në janar 2025.

Skandali është veçanërisht shqetësues pasi përkundër raportimeve të shumta nga qytetarët për cilësi të dyshimtë të produkteve ushqimore në treg, Skifter Tagani nuk është arrestuar, por vetëm është proceduar penalisht.

Florenc Domi, administrator i magazinës, dhe Agim Domi, magazinier janë ndaluar. Gjithashtu është proceduar penalisht dhe shoferi 58-vjeçar me inicialet A. D.

Autoritetet kanë nisur hetime të zgjeruara për të zbuluar se sa produkte të rrezikshme janë futur në qarkullim dhe në cilat rrjete tregtare janë shpërndarë./ Zoom.al