zoom

Day ArchiveKristjan Asllani drejt largimit nga Interi! Drejtori sportiv: Të shkojë të luajë diku tjetër

Drejtori i Interit, Piero Ausilio, ka konfirmuar se Kristjan Asllani është drejt largimit.

“I kemi thënë Asllanit se pas tre vitesh me ne, është e drejtë që ai të shkojë të luajë më rregullisht diku tjetër”, tha ai.

Ndërsa theksoi: “Edhe pse nuk duhet harruar se ka 100 ndeshje me Interin dhe është një futbollist i Kombëtares shqiptare. Por për të sot është idealja një projekt jashtë.”

Deklarara e tij, tregon vendimin e Interit për të larguar mesfushorin shqiptar.

Kristjan Asllanit i duhet që të zgjedhë ku do të vazhdojë karrierën e tij, që nuk do të jetë më me ngjyrat zikaltër.

Mbytja e dy vëllezërve, banori: Polici mbante trupin e një prej fëmijëve! I mora, i bëra frymëmarrje artificiale, por…

Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të premte në lumin Shkumbin, në zonën e Labinot Fushës, ku dy vëllezër të mitur kanë humbur jetën pasi janë mbytur në ujë.

Sipas dëshmive të të afërmve dhe banorëve të zonës, fëmijët, të moshës 7 dhe 9 vjeç, ishin duke ruajtur bagëtitë së bashku me nënën e tyre pranë lumit kur kanë hyrë në ujë për t’u larë.

Mendohet se rrjedha e fortë dhe një gropë e thellë e formuar në shtratin e lumit kanë bërë që ata të mos arrinin dot të dilnin më në breg.

Një nga të afërmit e familjes tregoi se një punonjës i hidrocentralit mbante në krah njërin nga fëmijët.

“Pashë të ëmën që po përplasej andej e këndej, i ati s’dinte nga të shkonte. Janë fshatarët e mi, mbahen me bagëti. Fëmijët ruanin gjërat e imta, lopët i mbanin prindërit”, tha ai.

Ai shtoi se në zonën ku ndodhi ngjarja ishte krijuar një gropë e madhe për shkak të ndërhyrjeve për devijimin e rrjedhës së ujit.

“Atje matanë është bërë një gropë e madhe, se kanë bërë një pritë që mos ikë uji matanë, aty i kishte gjet roja që punon tek hidrocentrali, njërin fëmijë e kishte polici në krah, e shtriva në tokë i bëra frymëmarrje artificiale, nuk di ça të them nuk jepte reagim fare, vinin përditë tek puna ime mbushnin ujë, rrinim bashkë aty kur ishte vapë”, tregoi ai me lot në sy.

Banorë të tjerë të zonës e përshkruajnë ngjarjen si një fatkeqësi të madhe.

“Fëmijët kanë qenë me bagëtitë. Shkumbini nuk ka shumë ujë, por mesa duket kanë rënë në ndonjë gropë të thellë. E njohim familjen, është ngjarje shumë e rëndë”, tha një tjetër banore.

Pavarësisht përpjekjeve të banorëve dhe forcave të emergjencës për t’i shpëtuar, trupat e pajetë të dy vëllezërve u gjetën pak më vonë në një kanal më poshtë përgjatë lumit.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

Dy vëllezërit po kullosnin bagëtitë me nënën e tyre dhe u futën për t’u larë, detaje nga ngjarja tragjike! Si u gjetën trupat e pajetë

Dy vëllezër të moshës 7 dhe 9-vjeç janë mbytur tragjikisht në lumin Shkumbin. Mësohet se të miturit ishin duke kullotur bagëtitë së bashku me nënën e tyre.

Ata janë futur duke u larë në lumë, por ka rezultuar tragjike për jetën e tyre, pasi nuk kanë arritur të dalin më në breg.

Një i afërm i familjes ka zbuluar për mediat detaje nga ngjarja e rëndë, ku dhe ka treguar se dy vëllezërit janë gjetur nga roja i një hidrocentrali aty pranë, në një gropë të krijuar në ujë në formë prite.

Ai u shpreh se ka tentuar t’i jepte ndihmën e parë njërit prej fëmijëve duke i bërë frymëmarrje artificiale, por i mituri nuk ka dhënë asnjë reagim.

“Isha te puna, pash policinë, pash që po vinin me vrap. Një zotëri që punon te hidrocentrali, njërin fëmijë e kishte në krah. Pashë të ëmën që po përplasej këtej, të atin nuk e di nga ikte më… I njoh, i kam njerëzit e mi, u turra dhe unë me vrap. Kanë bagëtitë, i nxjerrin këtej zallit, me ato mbahen. Prindërit mbajnë lopët, këta mbajnë bagëtitë e imëta, delet.

Më tutje është bërë një grop e madhe, kanë bërë një pritë, dhe aty i kishte gjet roja i hidrocentralit. Njërin fëmijë e kishte polici në krah, ja mora i bëra frymëmarrje artificiale, nuk jepet reagim fare. Vinin çdo ditë te puna ime mbushnin ujë, rrinin aty kur ishte vap”, tha ai.

Netflix përdor efektet e inteligjencës artificiale për herë të parë për të ulur kostot

Netflix ka përdorur efekte vizuale të krijuara nga inteligjenca artificiale gjeneruese (IA) në një nga serialet e tij origjinale televizive për herë të parë.

Bashkëdrejtori ekzekutiv i gjigantit të transmetimit, Ted Sarandos, tha se IA, e cila prodhon video dhe imazhe bazuar në sugjerime, u përdor për të krijuar një skenë të një ndërtese që shembej në serialin argjentinas të fantastiko-shkencor, The Eternaut.

Ai tha se teknologjia i lejoi ekipit të prodhimit të përfundonte sekuencat më shpejt dhe me një kosto më të ulët. Përdorimi i IA-së gjeneruese është i diskutueshëm në industrinë e argëtimit për shkak të shqetësimeve se krijon përmbajtje duke përdorur punën e të tjerëve pa pëlqimin e tyre dhe frikës se do të zëvendësojë punën e njerëzve.

Ai bëri komentet e tij ndërsa Netflix njoftoi një rritje prej 16% të të ardhurave në 11 miliardë dollarë (8.25 miliardë paund) për tre muajt deri në fund të qershorit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Fitimet u rritën nga 2.1 miliardë dollarë në 3.1 miliardë dollarë.

Firma e transmetimit tha se performanca më e mirë se sa pritej u rrit nga suksesi i serisë së tretë dhe të fundit të trillerit të Koresë së Jugut Squid Game, i cili deri më tani ka tërhequr 122 milionë shikime. I pyetur në lidhje me përdorimin e inteligjencës artificiale nga Netflix, z. Sarandos tha se teknologjia u ka lejuar produksioneve me buxhete më të vogla të përdorin efekte vizuale të përparuara.

AI gjeneruese e përdorur në The Eternaut ndihmoi ekipin e saj të prodhimit të përfundonte një sekuencë që tregon shembjen e një ndërtese në Buenos Aires 10 herë më shpejt sesa nëse do të kishin përdorur mjete tradicionale të efekteve speciale, tha ai.

U mbytën në lumë, dy vëllezërit të moshës 7 dhe 9-vjeç

Dy të miturit që u mbytën në lumin Shkumbin janë vëllezër me njëri-tjetrin.

Vëllezërit janë të moshës 7 dhe 9-vjeç, ndërsa trupat e pajetë u transportuan për ekspertizë mjeko-ligjore.

Njoftimi:

Elbasan/Informacion paraprak

Në fshatin Labinot, dyshohet se janë mbytur aksidentalisht në lumin Shkumbin dy fëmijë të moshës 7 dhe 9 vjeç (vëllezër).

Trupat e pajetë po transportohen për ekspertizë mjeko-ligjore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave.

Fitoi betejën me kancerin e gjirit, Jessie J gati të rikthehet në skenë

Jessie J po planifikon të shfaqet në Strictly Come Dancing pas mastektomisë.

Këngëtarja, 37 vjeç, u diagnostikua me kancer të gjirit në fillim të qershorit dhe iu nënshtrua një operacioni atë muaj, duke konfirmuar më vonë se kanceri “nuk është përhapur”.

Krijuesja e hitit Price Tag do të performojë si e ftuar në konkursin e kërcimit në BBC kur shfaqja të kthehet në shtator, sipas The Sun.

“Jessie po e vë shëndetin dhe rikuperimin e saj në radhë të parë, por është tashmë e emocionuar që do të rikthehet në skenë”, tha një burim i brendshëm për median.

“Ajo është rezervuar për një rikthim televiziv në Strictly në shtator dhe drejtuesit mezi presin ta kenë në shfaqje. Tani për tani ajo ndihet shumë mirënjohëse për jetën dhe të gjitha mundësitë që i dalin përpara.”

Këngëtarja e Bang Bang do të performojë gjithashtu në Radio 2 In The Park në shtator në Chelmsford.

Tragjedi! Mbyten dy të mitur në lumin Shkumbin

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur jetën pasi u mbytën në rrjedhën e lumit Shkumbin.

Sipas informacioneve paraprake, fëmijët ndersa ruanin bagëtitë së bashku me një familjar të tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë bëri që ata të mos arrinin të dilnin më në breg.

Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që mbërritën aty u përpoqën t’i ndihmonin, por fatkeqësisht, trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë në një kanal të lumit më poshtë.

Ngjarja ka tronditur gjithë zonën , ndërsa familjarët ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie.

Arsenali finalizon transferimin prej 48.5 milionë paund të Madueke nga Chelsea

Arsenali ka përfunduar nënshkrimin me sulmuesin, Noni Madueke, nga Chelsea për një tarifë fillestare prej 48.5 milionë paund.

23-vjeçari ishte pjesë e skuadrës së Chelseat në Kupën e Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara, por u largua nga kampi para fitores 3-0 të së dielës së kaluar kundër Paris St-Germain në finale për të finalizuar transferimin e tij te skuadra e Mikel Artetas.

Madueke ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare në stadiumin Emirates, me tarifën e tij që rritet në pak mbi 50 milionë paunf me shtesa.

“I përulur dhe i bekuar që jam këtu. Faleminderit të gjithëve që e bënë këtë të mundur”, shkroi ai në Instagram. “Mezi pres të dal në fushë dhe të filloj të shpërblej besimin e treguar tek unë. Do të jetë kaq e veçantë.”

Ai bëri 92 paraqitje për Chelsean pasi u bashkua nga PSV Eindhoven për 30 milionë paund në janar 2023 dhe shënoi 20 gola, duke i ndihmuar ata të fitojnë Ligën e Konferencës sezonin e kaluar.

Maskë perfekte për eliminimin e poreve në kushte shtëpie

Poret përbëjnë një nga problemet më të shpeshta të lëkurës së fytyrës. Ato janë një pengesë edhe për make-up-in, pasi kremrat nuk përhapen mirë në fytyrë.

Por tanimë ka zgjidhje: poret mund të eliminohen me një maskë natyrale, në kushte shtëpie.

Përbërësit: 2 lugë gjelle lëng ananasi, 4 g sodë buke, 1 lugë gjelle xhel aloe vera, 2 lugë gjellë kos natyral.

Përgatitja dhe aplikimi: Përziejini mirë të gjithë përbërësit derisa të bëhet një masë xhelatinoze. Maska këshillohet të vendoset në fytyrë direkt pas përgatitjes, në mënyrë që përbërësit të ruajnë vetitë e tyre, kryesisht ananasi.


Pasi ta keni larë fytyrën me ujë të ngrohtë, vendosni maskën dhe lëreni të veprojë për 15 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm, duke e fërkuar lehtësisht në zonën ku ka pore, pika të zeza apo yndyrë. Dhe vazhdoni më tej me locionin hidratues që përdorni zakonisht.

Këtë maskë mund ta aplikoni një herë në javë dhe nga java e tretë vihen re përfitime të mëdha./ Living

Edlira Çepani kujton 15-vjetorin e martesës me Gerti Bogdanin: Do jesh gjithmonë drita në rrugën tonë

Edlira Çepani ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një mesazh të ndjerë, duke përkujtuar 15-vjetorin e martesës me bashkëshortin e saj të ndjerë, Gerti Bogdani.

Në postimin e saj, ajo rikthen kujtimet e një jete të ndërtuar me dashuri, sakrifica dhe sfida.

“Rrugëtimi ynë ka pasur kaq shumë bekime, lumturi, sakrifica e kaq shumë dashuri si ato që rrallë gjenden në rruzull”, shkruan Edlira, duke përmendur gjithashtu fëmijët e tyre, Ajrën dhe Reinartin, si frytet e dashurisë së tyre.

Ajo thekson se edhe pse Gerti nuk është më fizikisht pranë, dashuria dhe kujtimet e tyre do të mbeten përjetë: “Ti do të jesh gjithmonë drita në rrugën tonë. Gëzuar përvjetorin e 15 viteve martesë, do të të duam gjithë jetën, zemra jonë!”

Gerti Bogdani ndërroi jetë papritur në moshën 44-vjeçare teksa ndodhej në hotel “Rogner” pas një arresti kardiak.

Postimi i plotë i Edlira Çepanit

Rrugëtimi ynë ka pasur kaq shumë bekime, lumturi, sakrifica e kaq shumë dashuri si ato që rrallë gjenden në rruzull.

Rrugëtimi ynë nisi me ne të dy dhe u kurorëzua me Ajrën dhe Reinartin, si frytet e çdo gjëje të bukur që kishim krijuar bashkë!

Kemi ecur gjithmonë bashkë për dore, mes vështirësish, dhimbjesh, lumturish dhe suksesesh…

Sot s’të kemi dot në krahun tonë fizikisht, por rrugëtimi ynë do të vazhdojë përjetë, sepse dashuria që krijuam nuk njeh kufij mes botëve.

Ti do të jesh gjithmonë drita në rrugën tonë, Gerti Bogdani! Gëzuar përvjetorin e 15 viteve martesë, do të të duam gjithë jetën, zemra jonë!