Aplikacion
Gazetari i kronikës, Sokol Bregu, i ftuar në Quo Vadis ka komentuar skandalin e fundit, atë të futjes së eskortave në burg.
Bregi tha se shpesh eskortat, influenceret apo vajzat e showbizz-it në Shqipëri janë dhurata që ju bëhen të burgosurve nga miqtë e tyre.
Sipas tij nëse dikujt i kanë ecur mirë pazaret e drogës, ai i bën një dhuratë një vajzë për një takim special mikut të tij në burg.
Pjesë nga biseda:
Bregu: Dikujt i ka ecur mirë droga, nxorri ca lekë, çfarë të bëjë, paguan disa para atje që të argëtohen shokët.
Borakaj: Janë të njëjtat ato?
Bregu: Jo, ndryshojnë ato.
Metani: I çon dhe drejtorit ndonjë gjë?
Bregu: Jo, jo. Si të them unë, se këto quhen dhe influencere.
Sherri Lapaj-Shabani, Bushati tregon më të gëzuaritAnalisti Andi Bushati, ka komentuar përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe Shabani po “kacafyten” për mandatin e Tiranës.
Bushati tha se ky është një koalicion pa bosht, që ka luftuar vetëm për mandate deputetësh, ndërkohë që tha se sot më të gëzuar për gjendjen ku përfunduan Lapaj dhe Shabani, janë Rama e Berisha, por edhe Arlind Qori që nuk u bashkua me ta, për shkak se i dukeshin politikanë pa ideale.
“Në fillim ideja për të kapërcyer listat e mbyllura, që pati Shqipëria Bëhet, nuk qe e keqe. Në parim duhej gjetur një metodë që hidhte poshtë fabulën e mollëve që thoshte Shabani. Zgjidhja që gjetën, ishte më e gabuara, e kemi diskutuar edhe këtu. Konstatimi i problemit të listave të mbyllura, që e mirë por mënyra si donin ta anashkalonin ishte e keqe. Lëvizja Bashkë dhe Arlind Qori kishin tjetër ide. Thoshin edhe nëse e bën këtë, nuk bëhet me daja dhe teze, por bëhet me anëtarë të partisë tënde, njerëz që ndajnë të njëjtin botëkuptim dhe filozofi politike. Fakti që merr hallën dhe xhajën, tregon që ti i kërkon elektoratit besim, por nuk ke besim te njerëzit e tu, përveç njerëzve tribal të farefisit, kjo duhet ti humbiste pikë.
Çfarë na tregon ne kjo fabul?
E para, njerëzit më të lumtur, duhet të jenë Rama dhe Berisha, sepse është folur gjatë e gjatë që këta janë të vjetrit, të rinjtë i tregojnë si politikanë të së shkuarës, por nëse nxjerrim që kjo është filozofia e partive të reja, them se Rama dhe Berisha duhet të jenë të gëzuar. Duhet të jenë të gëzuar edhe Lëvizja Bashkë, që i kemi sfilitur duke u thënë, pse nuk bashkoheni, por Qori thoshte nuk bashkohem dot me njerëz që nuk ndaj të njejtat ideale dhe vizion dhe që shumë shpejt do të shihni se si do të përlahen me njëri tjetrin. Kjo fabul e kalon thjesht fabulën e dajës së Endrit dhe zemërimit të Adriatikut. Duhet të na bëjë të reflektojë, se çfarë ardhmërie duhet të ketë politka jonë kur zhvillohet me këto kulisa.
Ne e shohim si një dajë që del papritmas, por pavarësisht se ishte partia më e votuar nga të rejat, ishte partia më pa bosht. Ti e di çfarë përfaqëson Lëvizja Bashkë, në qëndrime dhe program. Po kështu edhe Mundësia, se çfarë përfaqëson për tregun, taksimin, TVSH. Por Shqipëria Bëhet, ishte një amalgamë për të kapur vende deputetësh, jo një parti me program të qartë, me vizion për shoqërinë. Këto parti që nuk përmblidhen rreth një boshti, e kanë shumë më të kollajtë të shkërmoqen që në krizën e parë.
Kjo që ndodhi nuk është thjesht një dajë që del aksidentalisht, por mungesa e thelbit të një lëvizje politike dhe prandaj pati këtë përfundim“, tha Bushati në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.
“Po nuk pagove juristin e burgut, nuk merr ditët e lejes”, deklarata e fortë e avokatit të Ilir MetësPërfaqësuesi ligjor i ish-Presidentit Ilir Meta, avokati Kujtim Cakrani ka bërë një deklaratë të fortë në studion e Quo Vadis këtë të enjte në Vizion Plus.
Ndërsa diskutohej për takimet speciale të të burgosurve, Cakrani tha se problemi më i madh sot në Shqipëri mbetet korrupsioni.
Ai tha se sot të burgosurit nuk marrin ditët e tyre nëse nuk paguajnë juristët në burg.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: A keni ju klientë që ju kërkojnë takime të shtuara speciale?
Cakrani: Ne po i trajtojmë takimet speciale si herezi e madhe. Unë nuk mendoj se ka problem se shkoi me një eskortë apo nuk shkoi. Problemi në sitemin e burgjeve janë të pafundme. Që nga mungesa e orëve shtesë të punonjësve, mungesa e veshjesh, të paraburgosurit nuk marrin ushqimin. Ne nuk flasim për rehabilitimin, pasi kjo është më kryesorja. A flasim për mbipopullimin në burgje. Ne merremi me gjëra anësore që nga pikëpamja ligjore unë nuk mendoj se ka shkelje ligji. Secili ka të drejtën e tij kur është në burg që të njihet me një vajzë nëse është beqar. Ata që duan të zgjidhin njëherë e mirë hallet e popullit të burgosur nuk duhet të merret me hallet e Laert Haxhiut. Ka shkaur një vajzë atje, ai e ka të dashur, ku është këtu për të diskutuar, sa shkoi, ku shkoi, sa pagoi, pse nuk merremi me problematikat. Unë kam pafund klientë në burgje, ata kanë problem që nuk marrin ditët. Nëse ti nuk paguan administratën e burgjeve ti nuk merr ditët që të takojnë me ligj.
Borakaj: Sa paguan?
Cakrani: Nuk është problem se korrupsion është, s’ka rëndësi shuma. A kemi sistem arsimor në paraburgim? Nuk kemi, kjo është kryesorja.
Osmani i vendos afat deputetëve: Ose të bëhet Kuvendi deri në fundjavë ose…Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në javën e ardhshme, nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohet edhe në fundjavë.
Ajo i ka bërë këto deklarata në një konferencë të mbajtur me gazetarë, pas kthimit nga vizitat në Shtetet e Bashkuara dhe Letoni, dhe në ditën kur është shënuar përpjekja e 48-të për konstituim të Kuvendit, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, pa ndonjë sukses.
“Ne jemi duke e përgatitur lëndën për Kushtetuese dhe nëse edhe gjatë fundjavës nuk ka marrëveshje që mund të rezultojë me institucione të konstituuara, në fillim të javës do t’i drejtohemi Gjykatës, por nuk e dimë sa kohë do t’i duhet asaj për t’u përgjigjur”, ka thënë Osmani.
Mes tjerash, Osmani e ka theksuar se asaj nuk i takon të negociojë koalicione qeveritare dhe se diçka të tillë e ka të ndaluar me Kushtetutë.
Gjykata e ka përcaktuar 26 korrikun si afat të fundit për konstituim, ajo nuk ka ofruar më shumë hollësi se çfarë ndodh tutje nëse partitë nuk merren vesh deri atëherë.
“Unë jam e bindur që sikur për çdo afat tjetër, afat detyrues, edhe për këtë afat të cilin Gjykata e ka shpallur të detyrueshëm dhe kushtetues, nëse nuk respektohet, duhet të ketë pasoja juridike. Nuk po flas për pasoja penale. Pasoja juridike nënkupton se çfarë ndodh me institucionet nëse ato nuk konstituohen deri më 26 korrik?”, ka pyetur Osmani.
Pavarësisht se 26 korriku po afrohet secilën herë e më shumë, partitë politike duken të betonuara në qëndrimet e tyre dhe fajësojnë njëra-tjetrën për situatën e krijuar.
Megjithatë, mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në fundjavë, pasi deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka thënë më herët gjatë së enjtes se pret që kryetari i partisë, Fatmir Limaj, të takohet me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për një marrëveshje të mundshme në fundjavë.
“Presim që në fundjavë të ketë një epilog pozitiv, pra shpresojmë se këto bisedime që kanë vazhduar me muaj të tërë, të prodhojnë rezultat dhe Kosova të ketë institucione”, ka thënë Izmaku për gazetarë.
Sipas saj, temë e bisedimeve është që Limaj të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit, duke shtuar se “më në fund dikush po del mbi egot personale dhe partiake, e ky duket që do të jetë zoti Limaj pra, sepse nga fillimi e ka ndryshuar diskursin në këtë vend”.
Situata është bllokuar pasi Partia Demoratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës , Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – nuk pranojnë të propozojnë nga një kandidat për formim të një komisioni për votim të fshehtë, me arsyetimin se mënyra e ndryshimit të votimit nga kryesuesi i seancës Avni Dehari është jokushtetuese.
Lëvizja Vetëvendosje, partia që ka fituar më së shumti vota në zgjedhje, kërkon që për Albulena Haxhiun – të propozuar për kryeparlamentare – të votohet vetëm një herë përmes votimit të fshehtë dhe nëse nuk i siguron 61 votat e nevojshme, ajo do të tërhiqet nga gara.
Ajo nuk i ka siguruar votat e nevojshme në disa seanca radhazi që janë mbajtur me votim të hapur. Për disa parti, ajo është figurë përçarëse dhe e papranueshme.
Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë protestuar disa herë para ndërtesës së Kuvendit duke i thirrur deputetët në përgjegjësi. Rel/
“O Muçi, t’u bëftë Bardha kurban…”, rrëfen tregtarja që u bë virale me rigonin pa faturëNë tregun e perimeve të Sarandës, mes aromave të rigonit të mbledhur nga mali dhe shijeve të tjera autentike, prej më shumë se 35 vitesh, një grua e thjeshtë po mban gjallë traditën familjare të tregtisë.
Bardha Nesturaj e nisi këtë rrugëtim në vitin 1990 bashkë me prindërit dhe më pas me vëllezërit, e sot e vazhdon vetëm tregtinë, por me të njëjtin pasion dhe sinqeritet që e nisi atë kur ishte ende e mitur.
E njohur prej shumë kohësh në qytet, Bardha u bë virale ditët e fundit për një moment të veçantë: një inspektor tatimor i kërkoi faturë për rigonin që ajo mbledh vetë në mal dhe shet mes produkteve të tjera në treg. Pyetja e inspektorit e la Bardhën pa fjalë dhe ajo iu përgjigj sinqerisht: “Kujt t’ia marr faturën?”.
Tregu i fruta-perimeve nuk është si bizneset e mëdha, nuk mund t’i kërkosh dikujt që mbjell dhe korr vetë një faturë apo kupon tatimor për rigonin e mbledhur në mal apo farën që mbillet në kopsht.”
Bardha ka përfunduar universitetin, por tregtia ka qenë zgjidhja më e mirë dhe e drejtë për jetën e saj.
Ngjarja që e bëri Bardhën virale ndodhi kur autoritetet vendore, bashkë me stafet e tyre të shoqëruar edhe nga kamerat, kërkuan të zbatojnë një vendim të qeverisë që kërkon certifikatën e origjinës dhe faturimin për çdo produkt të tregut, përfshirë bulmetin apo produktet e tjera bujqësore.
Reagimi i saj i sinqertë dhe i guximshëm ka hapur një diskutim të rëndësishëm mbi sfidat që përballin tregtarët ambulantë në Shqipëri, duke nxjerrë në pah nevojën për rishikim dhe përshtatje të ligjit në mënyrë që të jetë real dhe praktik.
Kjo ngjarje është pasojë e një problemi më të madh në zbatimin e legjislacionit tatimor në tregjet ambulante, ku shpesh kërkesat burokratike nuk përputhen me realitetin e përditshëm të fermerëve dhe tregtarëve të vegjël, dhe informacioni është aq konfuz sa shpesh edhe tatimorët vështirësohen ta interpretojnë.
Kyçe të fryra dhe shenja në duar, spekulimet për shëndetin e TrumpShëndeti i Donald Trump ka rikthyer edhe një herë debatin publik, pasi imazhe të publikuara së fundmi në rrjet tregojnë kyçet e këmbëve të tij të enjtura gjatë një ndeshjeje futbolli në New Jersey.
Presidenti amerikan, tashmë 79 vjeç, ndodhej në stadium për të ndjekur finalen mes Chelsea dhe Paris Saint-Germain, kur u fotografua i ulur, me kyçin e këmbës së djathtë dukshëm të fryrë.
Pamjet shkaktuan një valë të re spekulimesh në rrjete sociale, me përdorues dhe madje edhe mjekë që ofronin interpretime nga distanca, nga arsye të pafajshme si qëndrimi për një kohë të gjatë në këmbë nën diell, deri te hipoteza për probleme serioze shëndetësore si sëmundje të zemrës, qarkullim të dobët të gjakut, trombozë, madje edhe diabet ose përdhes.
Ky nuk është rasti i parë që shfaqet shqetësimi publik për shëndetin e Trump. Më herët janë vënë re shpesh edhe shenja të errëta në duart e tij, që zakonisht mbulohen me grim, çka ka ngritur dyshime për injeksione apo trajtime mjekësore të fshehura.
Përballë këtyre zërave, Shtëpia e Bardhë ka përsëritur se Trump gëzon shëndet të mirë dhe mbetet energjik në aktivitetet e tij, duke punuar gjatë gjithë ditës dhe shpesh edhe natën. Lidhur me shenjat në duar, zëdhënësit kanë deklaruar se ato vijnë si pasojë e shtrëngimeve të shumta të duarve në takime publike dhe jo nga trajtime mjekësore.
Ndërkohë, regjimi i tij i përditshëm vazhdon të jetë në vëmendje: dieta e pasur me produkte të përpunuara, përfshirë konsumimin e rregullt të Coca-Cola-s (të cilës ai thuhet se dëshiron t’i ndryshojë recetën me sheqer kallami), mungesa e një rutine të rregullt fizike përveç golfit, dhe pesha e tij mbi mesataren, janë faktorë që shtojnë dyshimet.
Megjithatë, mjekët personalë të Trump kanë mohuar vazhdimisht se ai vuan nga ndonjë sëmundje e veçantë, duke theksuar se kontrollet vjetore nuk kanë zbuluar probleme serioze.
Pavarësisht deklaratave zyrtare, imazhet dhe komentet në rrjet po e mbajnë të hapur debatin mbi gjendjen e tij shëndetësore, një temë që, siç ka ndodhur shpesh edhe më parë, vështirë se do të shuhet lehtë.
Po bën xhiron e rrjetit/ Sipërmarrësi i martuar kapet mat me të dashurën në koncertNjë sipërmarrës e gjeti veten në një moment tejet të sikletshëm, kur kamera në stadiumin ku po ndiqte një koncert të Coldplay, e fokusoi atë së bashkë me një grua të panjohur.
Drejtori ekzekutiv i Astronomer, Andy Byron, ishte duke përqafuar drejtoreshën e personelit të kompanisë së tij, Kristin Cabot dhe u habit kur ky moment u shfaq në ekranin e madh. Në pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, duket sipërmarrësi që shtanget dhe tenton të fshihet. Edhe punonjësja e tij, që duket se ‘u kap mat’ i kthen kurrizin kamerës.
“Oh, shihini këta të dy“, tha vokalisti i grupit Chris Martin ndërsa kamera kapi çiftin duke u përqafuar. Por, kur Byron dhe Cabot u ndanë me shpejtësi nga njëri-tjetri, artisti shtoi me humor “në rregull, hajde tani… ose kanë një lidhje ose janë thjesht të turpshëm”.
Nuk ka ende asnjë reagim nga Any Byron dhe as nga gruaja e tij, Megan Kerrigan Byron, raporton News Week.
Byron është drejtor ekzekutiv i Astronomer një kompani që përmirëson infrastrukturën e të dhënave dhe që kohët e fundit zhvendosi selinë e saj në New York City teksa po zgjerohet.
Flakët të favorizuara nga era e fortë pasditen e sotme kanë avancuar nga masivi pyjor i Drenovës drejt kodrave të Gorishovës duke u përhapur në një sipërfaqe shumë të gjerë.
Më herët një situatë kritike është tejkaluar pranë grupeve të puseve të naftës 25 dhe 38 ku flakët janë afruar shumë pranë duke krijuar një situatë alarmante.
Kanë qënë mjetet zjarrfikëse të Fierit, Mallakastrës, Roskovecit, Beratit, Patosit dhe Albpetrolit që kanë vijuar pa ndërprerje përballjen me flakët deri në neutralizimin e tyre, ndërsa situata është ndjekur në terren edhe nga kreu i Albpetrol Eltar Deda.
Tashmë kanë mbërritur edhe 4 mjete zjarrfikëse të ushtrisë të cilat po ndihmojnë për të vëne nën kontroll flakët të cilat të favorizuara nga era po përhapen në disa drejtime.
Parashikimi i motit për nesërDitën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira përgjatë maleve, kryesisht në veri dhe jug nga ku do të pasohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash.
Era me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 6-10 m/s.
Deti – Valëzimi 1-2 ballë.
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme pranë fshatit Qukës të Elbasanit.
Sipas informacioneve paraprake, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë, kanë mbetur të plagosur katër persona, të gjithë pjesëtarë të një familje, ndërsa njëri prej tyre raportohet në gjendje kritike për jetën.
Të plagosurit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa policia po heton për shkaqet e aksidentit./ Zoom.al