Aplikacion
Gjykata e Vlorës shpalli sot të pafajshëm pesë efektivët e policisë të akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me ngjarjen e rëndë të verës së vitit 2022, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdiaj.
Gjyshi i 7-vjeçares, Ismet Avdiaj ka deklaruar se si në çdo proces gjyqësor që ka marë pjesë për çështjen e mbesës së tij, edhe sot thekson se është ndjerë i zhgënjyer me vendimin e marrë, pasi pretendonte që sot të mbyllej dhe të jepej dënimi përkatës.
“Në seancën e sotme, unë dhe prindërit e Jonadës jemi tërësisht të shokuar kur prokurorja kërkon 1 vit e 6 muaj dënim për përgjegjësit direkt të policië kufitare por dhe të shtetit që kanë pasur sigurinë e plazheve në Himarë.
Sot në seancë kam theksuar: “I nderuar gjyqtar, vendimi juaj i drejtë sot shkon edhe për një siguri në plazhet tona në të gjithë bregdetin shqiptar, duke mbetur kjo tragjedi familjare e jona dhe shpirti i Jonadës në përjetësi. një shpatë mbi këdo që vret dhe shkel ligjet dhe sigurinë në në këtë vend”.
Për çudinë time, kur unë prita që nëse jo të gjithë, dikush të dënohej dhe do mbante përgjegjësi, gjykata u dha pafajësinë të 5 personave. Kjo ishte një goditje e rëndë kur unë mendoja ta mbyllja sot këtë histori, për t iu kthyer shpresës për një jetë tjetër.
Mendoja se drejtësia shqiptare do çonte në vend gjithçka, sot me trupën gjykuese për pesë policët, jemi tërësisht të zhgënjyer”, tha gjyshi i Jonadës, Ismet Avdiaj në Euronews Albania.
Manchester City, Guardiola nxjerr jashtë planeve 6 futbollistëManchester City ka përfunduar tashmë katër blerje këtë verë, por tani fokusi është te largimet.
Sipas “The Athletic”, Pep Guardiola ka përgatitur një listë me gjashtë lojtarë që mund të largohen përpara sezonit të ri në Premier League 2025-2026.
Pas një sezoni të pazakontë pa trofe, i pari që nga viti 2016-2017, Guardiola ka vendosur të bëjë një riorganizim të thellë të skuadrës.
Ai kërkon një ekip më të vogël dhe madje ka kërcënuar se do të largohet nëse kërkesat e tij nuk plotësohen.
City ka transferuar Tijjani Reijnders nga Milan për 54 milionë euro, Rayan Cherki nga Lyon për 40 milionë euro, Rayan Ait-Nouri nga Wolves për 36 milionë euro dhe ka firmosur me portierin Marcus Bettinelli me kontratë njëvjeçare.
Në listën e largimeve janë emra të njohur si John Stones, i cili ka qenë pjesë kyçe e skuadrës së Guardiolës që nga viti 2016.
Megjithatë, dëmtimet e vazhdueshme e kanë lënë jashtë për pjesën më të madhe të sezonit të kaluar, duke luajtur vetëm 11 ndeshje në Premier League.
Kyle Walker tashmë është larguar drejt Burnleyt, ndërsa lojtarët e tjerë që përmenden për largim janë Nico O’Reilly, Mateo Kovacic, Ilkay Gundogan, Claudio Echeverri dhe Oscar Bobb.
Gjithsesi, raportohet se është e pamundur që Oscar Bobb të largohet, pasi ai humbi pjesën më të madhe të sezonit të kaluar për shkak të një dëmtimi serioz.
Mateo Kovacic u aktivizua shpesh sezonin e kaluar dhe zëvendësoi me sukses Rodrin, ndërsa Gundogan dhe Echeverri mund të largohen pas një sezoni ku patën pak minuta, sidomos Echeverri, i cili bëri vetëm një paraqitje.
Bashkitë në dorë të Maznikut/ Rama themelon OJF për të trajnuar punonjësitNë mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, është miratuar krijimi i një organizate jofitimprurëse e cila do të angazhohet në trajnimin dhe zhvillimin profesional të punonjësve të njësive të vetëqeverisjes vendore.
Vendimi parashikon që përgjegjësinë për ngritjen dhe funksionimin e kësaj OJF-je ta mbajë Ministri për Çështjet e Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku. Në fazën fillestare, shteti do të mbulojë kostot e themelimit si dhe 50% të shpenzimeve operative për tre vitet e para të aktivitetit.
Sipas qeverisë, kjo nismë synon të rrisë kapacitetet dhe performancën e punonjësve të administratës vendore, në funksion të përmbushjes së standardeve që kërkon integrimi europian. Vendimi vjen në një kohë kur disa bashki të vendit po përballen me mungesë burimesh njerëzore, pas valës së largimeve dhe shkarkimeve në administratën vendore.
Vrasja e Renis Dobrës/ Zbardhet dëshmia e Petrit Çakrit: Kam qenë në burg me KrisinPetrit Çakri, është njëri nga personat e arrestuar për vrasjen dhe mbytjen e Renis Dobrës pak ditë më parë në Liqenin e Shkopetit.
Çakri u arrestua sot në Lekbibaj të Tropojës, kurse Fatjon Bushgjoka në Tiranë.
Petrit Çakri ka pranuar për grupin e hetimit që kishte udhëtuar drejt fshatit Madhesh të Matit së bashku me vëllezërit Bushgjokaj pasi ata i kishin thënë se do gjenin drogë.
Çakri kishte njohur në burg njërin nga tre vëllezërit.
“Kam qenë në burg me Krisin”, mësohet të jetë shprehur i dyshuari.
Ai ka shtuar se mbaroi dënimin në prill të këtij viti dhe vazhdoi t’i mbajë kontaktet me shokun e qelisë, sot në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës.
Duke iu referuar dëshmisë së Çakrit, theksohet se grupi i hetimit disponon të dhëna se si vëllezërit ndryshuan makina të shumta dhe se si gjatë udhëtimit u ulën në disa kafe.
“Unë isha në makinën tjetër dhe nuk më treguan, nuk di gjë se çfarë ndodhi me djalin, në lajme e pashë që ishte vrarë. Ata më thanë ik”, mësohet të ketë shpjeguar i dyshuari për rrëmbimin dhe më pas vrasjen e 23 vjeçarit.
Nga këqyrja e GPS hetuesit kanë bindjen se vrasja e të riut është kryer brenda 30 minutave prej rrëmbimit të tij.
Lidhur me sherrin mes Adriatik Lapajat dhe Endrit Shabanin për mandatin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” ka ardhur një reagim edhe nga Dashnor Sula.
Ky i fundit u fut fillimisht në listat e këtij koalicioni për Qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 11 Majit dhe më pas u tërhoq pasi nuk e mori garancinë se nëse ai do të ishte më i votuari do të merrte mandatin.
Në një postim në rrjetet sociale, Sula ironizon situatën e krijuar ku shprehet se kur do t’i bësh gropën tjetrit, bie vetë brenda. Ai thotë se e kishte paralajmëruar Adriatik Lapajn për një skemë të tillë, duke shtuar se kjo tregon se partitë e reja kanë mendësitë e partive të vjetra.
Postimi i Dash Sulës:
“Kur do t’i bësh gropën tjetrit dhe bie vetë”, kjo është ajo që po ndodh me Adriatik Lapajn, të cilin e paralajmërova për një skemë të tillë, kur më tha se kandidatët në listë të mbyllur në Elbasan do të jepnin dorëheqjen nëse unë do të kandidoja në këtë qark për subjektin që ai përfaqëson. Në atë kohë i kërkova zotit Lapaj që në listë të mbyllur të vendosja një familjarin tim dhe ai/ ajo të jepte dorëheqjen pasi të fitoja në listë të hapur. Zoti Lapaj kërkonte që unë të besoja te ajo që sot po e lë atë jashtë parlamentit të Shqipërisë. Kjo tregon se partitë e reja kanë mëndësitë e partive të vjetra…”
Gjendet i pajetë brenda makinës 29-vjeçari në TiranëNjë 29-vjeçar është gjetur pa jetë në parkimin e pallatit ku banonte, në zonën e Astirit në Tiranë.
Sipas njoftimit zyrtar, trupi i të riut u gjet nga familjarët, brenda automjetit të tij.
“Me datë 16.07.2025, në Astir, në parkimin e pallatit ku banonte, është konstatuar nga familjarët, brenda automjetit të tij, pa shenja jete, shtetasi E. D., rreth 29 vjeç.
Nga këqyrja e jashtme paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës”,thuhet në njoftim.
Lajm i fundit/ Policia zbarkon në paraburgimet e Tiranës, dyshimetPolicia e Burgjeve raporotohet se po zhvillon kontrolle në institucionet e paraburgimit në qelitë e 313 dhe 302.
Mësohet se kontrollet po ushtohen për gjetjen e sendeve të ndaluara dhe celularëve, që të personat nën hetim dyshohet se mund të kenë në qelitë e tyre.
Kujtojmë se paraburgimi i 313-ës ndodhet në rrugën “Jordan Misja”, pranë Gjykatës dhe Prokurorisë së Posaçme, ndërsa 302-shi ndodhet në rrugën “Mine Peza”.
Kërcënohet presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani (Foto)Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar sërish me jetë.
Burime të Klankosova.tv brenda policisë, kanë bërë të ditur se kërcënimi i bërë ndaj të pares së shtetit është bërë përmes një emaili në gjuhën angleze.
“Kërcënimi i bërë në një zinxhir emailash, ndër të tjera përfshin kërcënim të drejtpërdrejtë me jetë ndaj Presidentes dhe familjes së saj dhe në të cilin në anglisht, shkruan: “I’ll come and shoot you… and your family too…”, që do të thotë “do të vij të të vras ty… e po ashtu familjen tënde”. Deri në këto momente nuk kemi informacione se a janë ndërmarrë hapa nga institucionet përkatëse”, tha ky burim për Klankosova.tv.
E para e shtetit është kërcënuar disa herë me jetë, por që deri më tani nuk ka pasur të arrestuar.
Kërcënimin që i është bërë Osmanit e ka konfirmuar për Klankosova.tv edhe Këshilltari për Media i Presidencës, Bekim Kupina.


Kreu i ‘Nismës Thurje’ Endri Shabani ka reaguar sërish ashpër ndaj Adriatik Lapajt, pasi ky i fundit e akuzoi se do ta gjykonte populli për faktin se Zeqir Kordhoni i dërgoi një shkresë kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi, ku kërkon që të marrë mandatin e vetëm të fituar nga ky koalicion më 11 Maj.
Shabani hedh akuza ndaj Lapajt, se i ka kërcënuar fëmijët dajës së tij Zeqir Kordhoni.
Shabani në postimin e tij në Facebook, deklaron se pa votat e tij dhe kandidatëve të tjerë, Lapaj nuk do të ishte deputet.
Ndërsa më tej, kreu i ‘Nismës Thurje’ shton se Zeqir Kordhoni e bëri burrë Lapajn, pasi sipas tij, kreu i ‘Shqipëria Bëhet’, nuk mbajti zotin e tij publik për mandatin e vetëm të deputetit.
Në fund Shbanai sulmon ashpër Lapajn, duke theksuar se kur ai nuk mban përgjegjegjësi për vjehrrin, atëherë ai nuk mban përgjegjësi për dajën e tij.
Postimi i plotë i Shabanit:
Ndjej keqardhje nga deklarata e nxituar e Tikut ku më shpall mua armikun e klasës. Duhet ta kisha menduar se pas Arlindit dhe Agronit, kisha mbetur vetëm unë nga fronti i të rinjve.
Gjithësesi për interes publik, dua të sqaroj tre gjëra.
, ë ë ëë ë . Tiku mund të jetë mësuar të përvetësojë punën e të tjerëve, por pa votat e Nismës Thurje, apo pa votat e mia, ai nuk do të ishte bërë kurrë deputet!!!
Në këto zgjedhje për të marrë një mandat në Tiranë duheshin 13500 vota. Adriatiku ka marrë 6436 vota. Kështuqë, ato 7000 votat e tjera janë marrë nga kandidatë të tjerë.
Pra nëse nuk do ishim në koalicion, Shqipëria Bëhet do ishte jashtë Parlamentit. Kështuqë në vend që të më sulmojë Tiku duhet të më falenderojë!
, ë ë ë. Në këto zgjedhje ka patur vetëm një njeri që ka shpallur publikisht një angazhim përballë aktivistëve dhe votuesve, dhe ai është lideri i koalicionit.
Me zë dhe me figurë, në disa media, Adriatik Lapaj është zotuar publikisht, se nëse fitonim vetëm një mandat, ai mandat nuk do t’i takonte atij. Kjo deklaratë shërbente për të motivuar aktivistët që të punonin për interesin e përbashkët, dhe jo për të bërë Tikun deputet. Pas zgjedhjeve Adriatiku e drodhi, dhe kjo nuk u pëlqye nga shumë prej nesh, përfshi këtu edhe Zeqirin.
Duke besuar që “burri mbahet nga fjala” Zeqiri e ka ndihmuar Tikun të mbajë fjalën dhe t’ia kalojë mandatin dikujt tjetër nga partia e tij.
, ë ëë ë , ë ë ë ëë ë ë ? Prej kohësh kemi pranuar që përgjegjësia është individuale.
Dhe në fakt, si njeriu që firmosi listat, dhe që i vonoi dëri në 12 të natës, Tiku ka përgjegjësinë totale që gabimisht e futi Zeqirin në listë të mbyllur, duke e zëvendësuar me Majlina Zikon. Tani më kërkon mua përgjegjësi për një çorbë që e gatoi vetë!
Zeqiri është 60 vjeç burrë, dhe nuk mund të përdoret as nga unë, por as nga Adriatiku. Ai ka dinjitetin e tij, dhe kur pa që Adriatiku po luante lojra, reagoi. Ndërkohë që unë përpiqesha të qetësoja situatën, Tiku zgjodhi rrugën e presionit. Dhe kur Zeqiri u përball me kërcenime ndaj fëmijëve të tij, vendosi të mos kthehej mbrapsh.
Të jem i sinqertë, unë nuk kam qënë dakord me sjelljen e Zeqirit, por kur shoh se si akoma pa pushtet këta janë të gatshëm të të kërcënojnë fëmijët nuk di çfarë të them.
Në fund të ditës, ne nuk po luftojmë që të zëvendësojmë ujqërit e vjetër me këlyshë të rinj që të vrasin për pushtet. Po luftojmë që politika të ketë një tjetër fytyrë: të ndershmërisë dhe fjalës së mbajtur. Dhe kjo betejë nuk do të ndalet nga ata që duan të kapin karrige, por do të fitohet nga ata që mbajnë fjalën edhe kur karrigia u kalon pranë.
Vdes i riu shqiptar në Itali, u përplas me pemën teksa arratisej nga policiaNjë 23-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në Treviso, Itali.
Sipas mediave italiane, i riu ka ndërruar jetë pasi makina e tij, një “Alfa Romeo Brera”, u përplas me një pemë gjatë tentativës për t’i shpëtuar një kontrolli policor.
23-vjeçari humbi jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra nga përplasja.
Policia njofton se pranë makinës së shkatërruar janë gjetur doza kanabisi, që dyshohet se i përkisnin të riut./ Zoom.al