zoom

Day ArchivePronari i bujtinës në Theth: U kam dhënë 5 milionë lekë ryshfet policëve!

Bekim Koçeku, pronari i një bujtine i prekur nga aksioni i fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje tregoi se çfarë ndodhi ditët e fundit në Theth.

Në një lidhje me emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, Koçeku tha se ai kishte ndërtuar 5 objekte brenda 2 muajve pas ftesës së kryeministrit për të investuar.

I pyetur se a kishte dhënë ryshfet për të ndërtuar, Koçeku tha se kishet pagaur 5 milionë lekë disa punonjës policie të cilët sot nuk janë më në detyrë, pasi janë shkarkaur pas urdhërit të kryeminsitrit.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: A keni dhënë ryshfet për të ndërtuar?

Koçeku: Po.

Borakaj: Sa keni dhënë?

Koçeku: Afër 5 milionë lekë.

Borakaj: A janë më në detyrë ata persona?

Koçeku: Jo, janë largaur.

Borakaj: Me këtë aksionin e fundit janë larguar?

Koçeku: Po.

Borakaj: Nga policia apo pushteti lokal?

Koçeku: Nga policia më shumë.

Shkëmbi shembet gjatë një selfie-je: humb jetën 15-vjeçarja në Itali

Në Cesiomaggiore të Bellunos, një vajzë 15-vjeçare humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një shkëmb u shkëput dhe ra mbi to gjatë një ngjitjeje në një shpat pranë lumit Piave.

Vajzat po përpiqeshin të bënin një foto kur ndodhi aksidenti tragjik.

Ndihma mjekësore mbërriti menjëherë në vendngjarje, ndërsa zjarrfikësit nisën kërkimet duke dyshuar fillimisht se viktima kishte rënë në ujë. Trupi i saj u gjet i shtypur nën masën shkëmbore dhe vdekja u konfirmua në vend.

Karabinierët po hetojnë rrethanat, ndërsa ngjarja ka rikthyer vëmendjen te pasojat e rrezikshme që sjell mungesa e kujdesit në natyrë dhe presioni për të realizuar “momente perfekte” për rrjetet sociale.

Qeveria në detyrë e Kosovës kundërshton vendimin e Supremes

Qeveria në detyrë e Kosovës tha të martën se ndihet e “shqetësuar” dhe se e kundërshton aktgjykimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e një udhëzimi të saj administrativ, si dhe vendimin se një ministër në detyrë nuk mund të nxjerrë akte nënligjore dhe udhëzime administrative pasi të jetë bërë deputet i Kuvendit.

Supremja e shpalli të paligjshëm dhe e shfuqizoi një udhëzim administrativ të nxjerrë nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, duke thënë se ushtrimi i funksioneve të deputetit dhe të ministrit në të njëjtën kohë është i ndaluar.

Në një reagim për media, Qeveri në detyrë e cilësoi si “të pabazuar në ligj” dhe “arbitrar” vendimin e Supremes për shfuqizimin e udhëzimit administrativ për shfrytëzimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve fiskale dhe softuerëve elektronike fiskalë.

“Konkretisht, neni 31 i Ligjit për Qeverinë nuk përmban asnjë ndalesë lidhur me nxjerrjen e akteve nënligjore nga një qeveri në detyrë apo ministrat në detyrë. Ky nen kufizon veprimtarinë e qeverisë në detyrë vetëm në çështje madhore, si: marrëveshje ndërkombëtare që kërkojnë ratifikim në Kuvend, amendamente kushtetuese, projektligje të reja, strategji dhe koncept-dokumente – por jo në nxjerrjen e akteve zbatuese, siç është Udhëzimi Administrativ në fjalë”, tha Qeveria në detyrë.

Udhëzmi administrativ ishte publikuar në gazetën zyrtare më 16 prill, një ditë pasi ishte miratuar nga ministri në detyrë, i cili është gjithashtu i betuar si deputet i legjislaturës së re pas zgjedhjeve të shkurtit.

Por, sipas Qeverisë së udhëhequr nga kryeminsitri në detyrë Albin Kurti, procedura për hartimin e këtij udhëzimi “kishte nisur më 20 nëntor 2024, në kohën kur Qeveria gëzonte mandat të plotë kushtetues dhe ligjor, gjë që i jep këtij akti nënligjor legjitimitet të plotë proceduror dhe substancial”.

“Vendimi i Gjykatës Supreme është i brishtë edhe në aspektin logjik dhe kushtetues, për faktin se vetë ai e njeh ekzistencën dhe funksionimin e Qeverisë në detyrë, por njëkohësisht e mohon të drejtën e saj për të ushtruar një kompetencë që nuk është e ndaluar me ligj”, tha ajo.

Në lidhje me vendimin e Supremes se një ministër në detyrë nuk mund të nxjerrë akte nënligjore dhe udhëzime administrative pasi të jetë bërë deputet i Kuvendit, Qeveria në detyrë tha se Gjykata Kushtetuese e Kosovës “lejon një gjë të tillë”, pasi Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar ende pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Por, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha në një reagim në Facebook se Gjykata Supreme e “qartësoi përfundimisht” se ministrat, tashmë me mandat si deputetë, nuk mund të vazhdojnë të ushtrojnë funksione ekzekutive pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Çdo vendim i marrë prej tyre pas 27 marsit është nul dhe bie ndesh me Kushtetutën, si dhe parimin e ndarjes së pushteteve. Po ashtu, Gjykata konfirmoi se anëtarët e Qeverisë nuk mund të marrin vendime, sepse teknikisht Qeveria aktuale nuk ka më mandat për t’i miratuar ato”, tha ai.

Ligji për Qeverinë saktëson se një qeveri në detyrë nuk mund të tejkalojë autorizimet e saj të kufizuara dhe ndalon qartë ndërmarrjen e vendimeve madhore.

Qeveria në detyrë tha se ndaj këtij vendimi do t’i shfrytëzojë “mjetet juridike në dispozicion për të kthyer ligjshmërinë dhe standardet demokratike”.

Ndaj vendimeve të Supremes mund të bëhet ankesë vetëm për shkelje të mundshme kushtetuese në Gjykatën më të lartë të vendit, Gjykatën Kushtetuese. /rel

Karamuço zbulon si do të zbardhet fati i Ervis Martinajt dhe Talo Çelës

Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço deklaron se me zbërthimin e komunikimeve të aplikacionit “Matrix” do të zbardhen shumë ngjarje kriminale dhe të pazbardhura, të cilat po hetohen edhe sot, por që ende nuk janë sqaruar.

I ftuar në Euronews Albania, Karamuço tha se është i bindur se me zbardhjen e këtyre komunikimeve do të dalë në dritë edhe fati i Ervis Martinajt, se çfarë ka ndodhur me të, nëse është vrarë dhe zhdukur apo ka humbur gjurmët me dëshirën e tij. Sipas tij, persona të afërt me Martinajn ose të dyshuar që mund të kenë pasur dorë ose angazhim në një rrëmbim apo zhdukje të tij, kanë përdorur aplikacionin e komunikimeve Matrix.

Po ashtu, Karamuço deklaroi se nga zbërthimi aplikacionit “Matrix” do të zbulohet edhe “fati” i Talo Çelës nëse është zhdukur, është vrarë apo është arratisur.

“Zbardhja e komunikimeve të Matrix do të jetë një avantazh i madh. Edhe Nuredin Dumani ka thënë që komunikonin edhe me Matrix. Mendoj se do të zbardhen shumë ngjarje që janë të pazbardhura dhe që sot po hetohen nga policia. Disa janë të pezulluara. Mund të zbardhet fati i Ervis Martinajt, fati i Talo Çelës, sepse mendohet që mund të kenë të njëjtin fat. Jam i bindur se zbardhja e komunikimeve në Matrix do të ndihmojë për të zbuluar fatin e Martinajt, sepse përdorues të afërt me të, ose të atyre grupeve që policia dyshon se mund të jenë përfshirë në arratisjen apo ekzekutimin e tij të mundshëm, kanë përdorur Matrix. Kjo shton avantazhet dhe premisat që të zbulojmë këtë rast dhe gjithashtu edhe rastin e Talo Çelës. Edhe ai mendohet se është arratisur ose është vrarë dhe zhdukur. Kemi edhe një rast të një personi nga jugu që është zhdukur në Tiranë dhe nuk po gjendet. Po kërkohet nga policia. Këto ngjarje, sigurisht, nëse nuk i zbulon kur ndodhin, edhe pse mund të kesh dyshime, këto lloj aplikacionesh i zbardhin plotësisht. Dhe ky është një fat i madh që kemi, nëse kanë ngelur gjurmë nëpër serverë.

Nga 33 gjuhët e deduktuara në këtë sistem, edhe gjuha shqipe ka vendin e saj. Po dalin tani ato që kam thënë më parë dhe disa më vunë në dyshim deklaratat e mija për sistemin Matrix.

Matrix ishte i koduar, i kriptuar, nuk identifikoheshe, nuk kishte ndërhyrës të jashtëm. Kishte 40 serverë në shtete të ndryshme. Janë kapur gjithsej 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë, ku njëra ndër to është edhe gjuha shqipe. Unë e thashë këtë dhe më thanë: ‘Jo, s’e ke të saktë’, ‘Po ja, si po dalin gjërat’. Njerëzit duhet të durojnë dhe jo t’i thonë një profesori ‘nuk e di ti’. Është e rëndë. Dhe ja, tani po dalin”. Ka një gjë pozitive. Pas Sky dhe EncroChat, që datojnë deri në mars të 2021-it, tani vjen Matrix, që është i 2024-ës. Na hapet një perspektivë e madhe për të parë ngjarje, fenomene dhe grupe kriminale që kemi pasur gjatë këtyre viteve. Kishim një pjesë që nuk e identifikonim dot, përveç ndonjë të penduari diku. Por tani kemi ngjarje të mirëfillta, të shkruara, ashtu siç ndodhi me Sky dhe Encro”, tha Karamuço.

Apple sfidon Samsung, gati Iphone i palosshëm

Samsung ka vendosur një standard të ri për telefonat e palosshëm me modelin më të fundit Galaxy Z Fold 7, një pajisje me dizajn në stil libri që ka tërhequr shumë vëmendje për pamjen dhe funksionalitetin e saj.

Megjithatë, rivali më i madh i Samsung në këtë fushë, Apple, mendohet se po përgatit një kundërpërgjigje që synon të jetë edhe më inovative.

Sipas analistit të njohur të zinxhirit të furnizimit, Ming-Chi Kuo, Apple është duke zhvilluar një iPhone të palosshëm me një ekran që nuk ka rrudha në pjesën ku paloset, një problem që vazhdon të jetë prezent në modelet aktuale, përfshirë edhe Galaxy Z Fold 7. Ironikisht, ky ekran pritet të prodhohet nga Samsung Display, divizioni i kompanisë koreane që merret me prodhimin e ekraneve.

Pajisja e re e Apple pritet të dalë në treg në gjysmën e parë të vitit 2026. Edhe pse mund të duket e çuditshme që Apple të përdorë komponentë nga një konkurrent i drejtpërdrejtë si Samsung, kjo nuk është hera e parë: modelet aktuale të iPhone-ve përdorin tashmë ekrane OLED të prodhuara nga Samsung Display.

Rruga drejt telefonëve të palosshëm duket e pashmangshme, por sfida për Apple mbetet estetika dhe funksionaliteti dy fusha ku kompania ka qenë gjithmonë shumë e kujdesshme. Rrjedhimisht, është e qartë se Apple nuk do të prezantojë një pajisje të tillë pa e zgjidhur më parë problemin që, për momentin, asnjë prodhues tjetër nuk ka arritur ta eliminojë plotësisht.

Sara Hoxha dhe Erik Fullani shijojnë pushimet së bashku

Sara Hoxha dhe Erik Fullani duket se nuk po e fshehin më raportin e tyre.

Dyshja që ka tërhequr vëmendjen e publikut këtë verë janë fotografuar sërish në momente të afërta, gjatë një pushimi romantik në jug të Shqipërisë.

Në disa imazhe të publikuara në rrjet, Sara dhe Eriku shfaqen buzë detit, mes rërës së bardhë dhe ujërave të kristaltë, teksa duken në një atmosferë intime dhe të relaksuar. Pamjet kanë ndezur sërish thashethemet për një lidhje mes tyre – diçka që prej javësh ka qenë temë diskutimi në rrjetet sociale.

Pavarësisht se asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende një koment publik, çdo dalje e përbashkët duket se forcon gjithnjë e më shumë idenë e një romance që po konsolidohet.

Mbytja e 23-vjeçarit në Dibër/ Kush janë autorët, lidhja me vrasjen e Azem Hajdarit

Emisioni “Në shënjestër” ka zbardhur detaje nga vrasja makabre e 23- vjeçarit Renis Dobra disa ditë më parë.

Pas dëshmisë së dhënë nga familjarët e 23-vjeçarit dhe sekuestrimit të kamerave të sigurisë të bizneseve përgjatë aksit kombëtar Burrel-Tiranë, grupi hetimor bëri të mundur edhe identifikimin e autorëve të dyshuar për krimin makabër.

Njëri prej tyre është Petrit Çakrri, një prej dëshmitarëve okularë i vrasjes së ish deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, mbrëmjen e 12 shtatorit 1998.

Hetimet kanë zbuluar se Çakrri ka marrë me qira në Rinas, dy automjete, një Range Rover të zi dhe një Honday të bardhë.

Petrit Çakrri, i cili pasi dha dëshminë për atë që njihet si procesi i Shekullit, rezulton të ketë patur procedentë të shumtë penalë, që nga vjedhjet e deri tek përplasjet me policinë.

Personi në fjalë, në vitin 2017 u arrestua nën dyshimet për mashtrim me pasoja të rënda.

Ku në aktakuzë thuhej se ai kishte mashtruar një biznesmen nga Vora, të cilit i kishte marrë një shumë prej 4.4 mln lekësh të reja duke iu prezantuar si tregtar dhe i kishte premtuar se do t’i siguronte mallra me çmime më të lira sesa tregu.

Çakrri u tradhtua nga kamerat e sigurisë dhe GPS e makinës që kishte marrë me qira dhe që përdori në krim.

Përmed pamjeve filmike hetuesit kanë mundur të zbulojnë pikën e dhënies së automjeteve me qira ku del se, autorët pasi kanë dorëzuar makinat që përdoren në krim, kanë marrë automjete të tjera po me qira.

Zbulimi i GPS së makinës, i ka mundësuar grupit të hetimit, se automjeti me të cilin udhëtonte Çakrri, që tashmë e ka ndryshuar mbiemrin në Hoxha ka lëvizur në trajektoren ku ka lëvizur edhe Renis Dobra.

Pas krimit, Petrit Çakrri është larguar nga Shqipëria dhe besohet të ketë dalë jashtë vendit nga pika e kalimit kufitar të Morinës.

Ndërsa nipi i tij u ndalua nga policia dhe iu sekuestrua celulari, aty ku besohet se janë gjendur prova të shumta që mund të zbërthejnë detaje të mëtejshme për vrasjen e Renis Dobrës. Në shënjestër/

Putin refuzon ultimatumin e Trump/ “Nuk ka ndërmend të ndalojë luftën”

Presidenti Vladimir Putin synon të vazhdojë luftën në Ukrainë derisa Perëndimi të angazhohet sipas kushteve të tij për paqe, i paprekur nga kërcënimet e Donald Trump për sanksione më të ashpra, dhe kërkesat e tij territoriale mund të zgjerohen ndërsa forcat ruse përparojnë, thanë tre burime pranë Kremlinit.

Putin, i cili urdhëroi trupat ruse të hynin në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, pas tetë vitesh luftimesh në lindje të vendit midis separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe trupave ukrainase, beson se ekonomia dhe ushtria e Rusisë janë mjaft të forta për t’i bërë ballë çdo mase shtesë perëndimore, thanë burimet sipas Reuters.

Trump të hënën shprehu zhgënjim me refuzimin e Putinit për të rënë dakord për një armëpushim dhe njoftoi një valë furnizimesh me armë për Ukrainën, duke përfshirë sistemet e raketave tokë-ajër Patriot.

Ai gjithashtu kërcënoi me sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje brenda 50 ditësh.

Tre burimet ruse, të njohura me mendimin e nivelit të lartë të Kremlinit, thanë se Putini nuk do ta ndalë luftën nën presionin e Perëndimit dhe beson se Rusia – e cila ka mbijetuar sanksionet më të ashpra të vendosura nga Perëndimi mund të durojë vështirësi të mëtejshme ekonomike, duke përfshirë kërcënimet me tarifa amerikane që synojnë blerësit e naftës ruse.

“Putini mendon se askush nuk është angazhuar seriozisht me të për detajet e paqes në Ukrainë – përfshirë amerikanët – kështu që ai do të vazhdojë derisa të marrë atë që dëshiron”, i tha një nga burimet Reuters në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së situatës.

Pavarësisht disa telefonatave midis Trump e Putin dhe vizitave në Rusi nga i dërguari special i SHBA-së Steve Witkoff, udhëheqësi rus beson se nuk ka pasur diskutime të hollësishme mbi bazën e një plani paqeje, tha burimi.

“Putini e vlerëson marrëdhënien me Trumpin dhe pati diskutime të mira me Witkoffin, por interesat e Rusisë janë mbi të gjitha”, shtoi personi.

E pyetur për një koment mbi raportimin e Reuters, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, fajësoi ish-presidentin Joe Biden për lejimin e shpërthimit të luftës gjatë administratës së tij.

“Ndryshe nga Biden, Presidenti Trump është i përqendruar në ndalimin e vrasjeve dhe Putini do të përballet me sanksione dhe tarifa të ashpra nëse nuk pranon një armëpushim”, tha ajo.

Kushtet e Putinit për paqe përfshijnë një premtim ligjërisht të detyrueshëm se NATO nuk do të zgjerohet drejt lindjes, neutralitetin e Ukrainës dhe kufizimet në forcat e saj të armatosura, mbrojtjen e rusishtfolësve që jetojnë atje dhe pranimin e përfitimeve territoriale të Rusisë, thanë burimet.

Ai është gjithashtu i gatshëm të diskutojë një garanci sigurie për Ukrainën që përfshin fuqitë e mëdha, megjithëse nuk është aspak e qartë se si do të funksionojë kjo, thanë burimet.

Presidenti Volodymyr Zelenskiy ka thënë se Ukraina nuk do ta njohë kurrë sovranitetin e Rusisë mbi rajonet e saj të pushtuara dhe se Kievi ruan të drejtën sovrane për të vendosur nëse dëshiron të bashkohet me NATO-n. Zyra e tij nuk iu përgjigj një kërkese për koment për këtë artikull.

Një burim i dytë i njohur me mënyrën e të menduarit të Kremlinit tha se Putini i konsideronte qëllimet e Moskës shumë më të rëndësishme sesa çdo humbje e mundshme ekonomike nga presioni perëndimor, dhe ai nuk ishte i shqetësuar nga kërcënimet e SHBA-së për të vendosur tarifa ndaj Kinës dhe Indisë për blerjen e naftës ruse.

Dy nga burimet thanë se Rusia ka epërsi në fushën e betejës dhe ekonomia e saj, e orientuar drejt luftës, po tejkalon prodhimin e aleancës së NATO-s të udhëhequr nga SHBA-të në municione kyçe, si predha artilerie.

Aksident tragjik në Itali: 3 të vdekur dhe 2 të plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën A1 në Firence, Itali.

Një kamion u përplas me një veturë brenda një tuneli, duke shkaktuar vdekjen e tre burrave dhe plagosjen e një gruaje dhe një vajze të mitur.

Sipas mediave italiane, makina dyshohet se u ndal papritur në tunel. Ndërsa disa makina arritën të frenojnë, kamioni nuk mundi të shmangte përplasjen fatale.

Të plagosurit u dërguan me helikopter në spital, në gjendje kritike. Ngjarja shkaktoi bllokim të trafikut për disa orë.

Autoritetet janë ende duke hetuar për të zbuluar shkakun e saktë të aksidentit./ Zoom.al

Meteorologia: Korriku do të jetë përvëlues, temperatura deri në 41 gradë

Meteorologia Lajda Porja paralajmëron se korriku do të jetë muaji më i nxehtë i verës.

Pas javës së freskët që lamë pas, janë rikthyer masat e nxehta, të cilat do të kulmojnë në ditët në vijim.

Kulmi i valës së të nxehtit pritet të jetë të enjten dhe të premten, kur termometri në Shkodër, Elbasan dhe Berat do të regjistrojë deri në 41 gradë.

Në qytete të tjera temperaturat do të variojnë 38–39 gradë, veçanërisht përgjatë bregdetit.

“Në pjesën e dytë e të korrikut do të përjetojmë një 15 ditësh mjaft të nxehtë, ku shumë qytete do të përjetojnë netë tropikale.

Presim gjatë gjithë këtij 15 ditësh një temperaturë 41 gradë, por vende vende do të kalohet kjo vlerë.

Parashikohet në fund të korrikut të ketë reshje të herëpashershme në zona të veçanta.

Por nga sot, na pret një korrik dinamik, ku do kemi shumë ditë me temperatura shumë të larta”, tha Lajda Porja./ Zoom.al