zoom

Day ArchiveZbuloni katër shenjat e horoskopit që do të “korrin” sukses gjatë javëve në vijim

Retrograda e Neptunit në shenjën e Dashit shënon fillimin e një periudhe intensive për pesë shenja të zodiakut, të cilat pritet të përjetojnë një transformim të fuqishëm, si në nivelin personal, ashtu edhe profesional.

Kjo lëvizje astrologjike sjell përzgjedhje, vetëdije më të thellë dhe rifokusim të energjive drejt qëllimeve autentike. Më poshtë janë katër shenjat e zodiakut më të favorizuara:

Dashi – Me Neptunin retrograd pikërisht në shenjën tuaj, ky është momenti për të reflektuar thellë mbi motivimet tuaja. Ju ftoheni të ngadalësoni ritmin dhe të rilidheni me atë që ju frymëzon vërtet. Impulset e dikurshme lihen pas dhe zëvendësohen me një veprim më të vetëdijshëm. Intuita juaj rritet, ndërsa fuqia shpirtërore gjen rrënjë më të thella.

Shigjetari – Për Shigjetarin, kjo është një kohë rishikimi të qëllimeve dhe besimeve të tyre. Pyetjet thelbësore mbi origjinën e aspiratave tuaja marrin përgjigje të qarta. Ndikimi i Neptunit retrograd ju ndihmon të ruani entuziazmin, ndërkohë që gërmoni më thellë në vetvete për të ndërtuar një besim më të qëndrueshëm dhe të sinqertë.

Akrepi – Kjo është një periudhë e fuqishme transformimi për Akrepin. Tensionet e brendshme kthehen në forcë lëvizëse për rritje personale. Retrograda e Neptunit ju ndihmon të dalloni se cilat beteja janë të vlefshme dhe cilat duhet të lihen pas. Është koha e duhur për të mbyllur kapituj të vjetër dhe për të çliruar energji të reja për rrugën përpara.

Ujori – Neptuni retrograd ju fton të shqyrtoni nëse veprimet tuaja burojnë nga liria personale apo nga ndikimi i të tjerëve.

Rrëzohet avioni në Angli/ Nuk dihet sa persona ishin në bord

Një aeroplan i vogël është rrëzuar pas ngritjes nga Aeroporti i Southend, duke shpërthyer në një top të madh zjarri metra larg pistës. 

Avioni i vogël Beech B200 thuhet se po shkonte drejt Holandës, por imazhet e një flake në aeroport kanë qarkulluar në mediat sociale.

Pamjet janë parë gjithashtu të një reje të zezë tymi që ngrihet deri në njëqind metra në qiell. Fluturimi për në Lelystad ishte planifikuar të nisej në orën 3:45 të pasdites, por pas një vonese dhjetë minutëshe duket se ka dalë nga pista, sipas Flightradar.

Nuk është e qartë se sa persona ishin në bord, por policia, ambulancat dhe zjarrfikësit e Essex-it nxituan në vendngjarje. Banorëve u këshillohet të qëndrojnë larg zonës dhe disa fluturime janë anuluar që nga rrëzimi.

“Jam në dijeni të një incidenti në Aeroportin e Southend.    Ju lutem qëndroni larg dhe lejoni shërbimet e emergjencës të bëjnë punën e tyre. Mendimet e mia janë me të gjithë të përfshirët         shkroi në X  deputeti David Burton-Sampson .

Si pasojë disa fluturime u pezulluan ndërsa u evakkuan edhe disa ambjente që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes.

Tjetër zjarr i madh në Elbasan/ Flakët përhapen në Peqin dhe Sinaballaj

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat në zonën e Karinës, duke përhapur flakët në territorin e Peqinit dhe në Sinaballaj në bashkinë e Rrogozhinës.

Zjarri ka shkaktuar shqetësim të madh te banorët dhe autoritetet lokale, ndërsa përpjekjet për ta vënë nën kontroll vijojnë intensivisht.

Sipas raportimeve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe kullotë.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale dhe ato mjedisore janë të konsiderueshme.

Rashford refuzon Arabinë Saudite për Barcelonën

Marcus Rashford është një nga lojtarët që do të largohet nga Manchester United në këtë merkato, por e ardhmja e tij nuk është vendosur ende.

Prej kohësh, sulmuesi anglez lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona. Klubi katalanas dështoi të afronte Nico Williams dhe tani ka kthyer vëmendjen nga Rashford.

Edhe vetë dëshira e madhe e sulmuesit anglez është të transferohet te Barcelona. Për ta arritur këtë, sipas “Mundo Deportivo” ai ka refuzuar një ofertë të majme të marrë nga një klub në Arabinë Saudite.

Manchester United është i gatshëm ta shesë, ndërsa për kartonin e tij kërkohen 35-40 milionë euro. Javët e ardhshme do të jenë vendimtare.

Aksident i rëndë në Bulqizë/ Përplasen dy makina, disa të plagosur në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Ura e Çerenecit-Maqellarë më vendin e quajtur Gjoricë ku janë përplasur dy makina tip “Volkswagen” dhe tjetra tip “Fiat”.

Si pasojë e përplasjes së fortë janë plagosur 4 persona, ku tre prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Kanë qenë drejtuesit e mjeteve të cilët kanë pikasur aksidentin të cilët kanë njoftuar ambulancën dhe policinë të cilët kanë shkuar në vendngjarje ku u kanë dhënë ndihmën e parë duke i nisur drejt spitalit të Bulqizës.

Sipas mjekëve, tre persona kishin plagë të rënda gjë që i ka detyruar bluzat e bardha t’i nisin drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Ndërkohë që policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.

“Ligji nuk është mbi Zotin”/ Mesazhi i fortë i famullitarit të Shkodrës për ngjarjet në Theth

Në një mesazh të fuqishëm gjatë meshës së shenjtë në katedralen e Shkodrës, famullitari Dom Vlash Palaj ka reaguar me shqetësim ndaj zhvillimeve të fundit në zonën e Thethit, ku tensionet mes banorëve dhe autoriteteve shtetërore kanë marrë përmasa të pazakonta.

“Ligji nuk është mbi njerëzimin dhe as mbi Zotin,” u shpreh Dom Vlash Palaj, duke denoncuar mënyrën si, sipas tij, po trajtohen banorët e Thethit nga institucionet. “Banorët i mashtruan, i rrejten, i përdorën dhe sot po bëjnë çfarë të duan me ta, duke pretenduar se janë Zoti.”

Kleriku nuk përmendi drejtpërdrejt institucione apo emra konkretë, por fjala e tij u mor si një qëndrim i fortë në mbështetje të komunitetit lokal.

Deklarata e famullitarit vjen në një kohë kur Thethi ndodhet në qendër të vëmendjes për shkak të përplasjeve të ashpra mbi të drejtat e pronësisë, kufizimet e lëvizjes dhe ndërhyrjet në zonat e mbrojtura.

“Zoti është drejtësia dhe e vërteta. Askush nuk ka të drejtë të zhveshë njeriun nga dinjiteti dhe trashëgimia e tij.” – përfundoi mesazhin Dom Vlash Palaj.

Meriton Mjekiqi në telashe me ligjin, shpallet në kërkim bashkë me vëllain e tij

Moderatori i njohur kosovar, Meriton Mjekiqi, dhe vëllai i tij janë shpallur në kërkim nga autoritetet, pasi dyshohen për përfshirje në një ngjarje të rëndë dhune.

Sipas burimeve të ‘Klan Kosovës’, dy vëllezërit dyshohet se kanë qenë të përfshirë në një incident fizik, i cili ka përfunduar me lëndimin e një 29-vjeçari. Rasti është cilësuar nga organet e rendit si “lëndim i rëndë trupor”.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, ndërkohë që Policia ka nisur veprimet për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve. Në kuadër të hetimeve, është bastisur edhe banesa e tyre në Obiliq, por pa sukses, pasi Mjekiqi dhe vëllai i tij nuk janë gjetur aty.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare në lidhje me versionin e tyre të ngjarjes.

Deputetët dhe drejtorët e Bashkisë Tiranë përballen me Ramën

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë paraditen e të hënës një takim nga ku do të njihet me problematikat e gjetura në qytetin e Tiranës.

Ky takim, i të njëjtit format si në dy javët e shkruara, është planifikuar të mbahet në orën 08:30 në ambientet e një hoteli në qendër të Tiranës.

Deputetët aktualë dhe ata të rinj së bashku me drejtorët e bashkisë do të raportojnë problematikat e mbledhura në terren pasi u ndanë në grupe siç edhe kërkoi Edi Rama në mbledhjen e dy javëve më parë.

“Kuvendi i Thethit”/ Banorët diskutojnë si do përballen me IKMT-në

Prania e IKMT-së dhe forcave policore në Theth për shembjen e strukturave, duket se ka bërë bashkë banorët si një herë e një kohë.

Banorët, marrë shkak nga situata e gjendur, janë mbledhur pranë Kishës, së bashku me burrat e Dukagjinit të bashkuar.

Pamjet tregojnë kuvendin e Thethit, të ulur këmbëkryq, teksa diskutojnë se cili do të jetë qëndrimi i tyre përballë shtetit që po u shemb çdo strukturë që nuk disponon leje.

Kjo situatë, ka bërë e një herë që banorët e Thethit t’i rikthehen traditës së kuvendit pranë Kishës, në diskutime për hapin e tyre të radhës. Padyshim, që kjo mbledhje tregon bashkim të forcave qytetare, ashtu sikurse dhe të vlerave kulturore të kësaj zone.

Shokuese! 63-vjeçari vret vëllain e tij dhe nipin 11-vjeçar, më pas i jep fund jetës

Një vrasje e trefishtë që ka ndodhur ditën e djeshme në një lagje në afërsi te qendrës së qytetit, informon Telegrafi Maqedoni.

Siç thuhet në njoftimin e prokurorisë, viktimat janë një fëmijë 11 vjeç, dhe dy meshkuj të moshës 43 dhe 63 vjeç.

“Sipas informacioneve të para, 63-vjeçari së pari e ka privuar nga jeta nipin e tij nga motra dhe vëllain e tij, për shkak të keqkuptimeve familjare dhe çështjeve pronësore të pazgjidhura. Pas kryerjes së veprës, motivet për veprën e kryer i ka publikuar në një nga rrjetet sociale, kurse më pas është vetëvrarë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.

Prokurori publik ka dhënë urdhër për obduksion të të vdekurve.

Grumbullimi i të gjitha gjurmëve, armëve dhe municionit të gjetur në vendin e ngjarjes, do të jenë lëndë e ekspertizës.