Aplikacion
Një ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur të pushojë nga puna më shumë se 1.300 punonjës.
Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit të cituar nga Associated Press, i cili foli në kushte anonimiteti, njoftimet për shkarkim tashmë po u dërgohen 1,107 punonjësve civilë dhe 246 diplomatëve që shërbejnë në pozicione brenda SHBA-së.
Ndërkohë gjatë një protestë që këtë punonjës të larguar për paaftësi nga puna ose se i shërbejnë klanit tashmë të diskredituar Soros që kontrollonte Departamentin e Shtetit, është para edhe ish ambasadore e SHBA në Shqipëri Yuri Kim.
Në pamjet e publikuara nga “Reuters” duket qartë ish ambasadorja Kim.
Vendimi për largimet nga puna është përshëndetur nga Presidenti Donald Trump, Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe republikanët e lartë si një veprim i domosdoshëm dhe që do ta bëjë diplomacinë amerikane më të shkathët dhe efektive.
Publikohet raporti paraprak i rrëzimit të avionit në Indi, një pilot pyet tjetrin: Pse i fikët motorët?Menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabad, motorët e Boeing 787 të Air India, i rrëzuar më 12 qershor, janë fikur, nuk janë ndalur për shkak të ndonjë defekti.
Dhe kur kjo ndodhi, njëri nga pilotët i tha tjetrit: “Pse i ndale?”. Duke marrë përgjigjen: “Nuk e bëra unë”. Detaji gjendet në faqen 14 të raportit paraprak të hetimit që autoritetet indiane e publikuan në mbrëmjen e vonë të 11 korrikut. Një dokument që ngre shumë pikëpyetje, por që për herë të parë përqendron shkakun kryesor në atë që ka ndodhur në kabinën e pilotëve.
Paralajmërimet
Siç raporton Corriere, dy burime perëndimore që kanë dijeni për hetimet shpjegojnë se fikja është kryer nga “dikush brenda kabinës”. Sipas hetuesve vendas, sapo avioni u shkëput nga pista, regjistruesi i të dhënave të fluturimit, një nga dy kutitë e zeza, regjistroi se dy ndërprerësit që kontrollojnë rrjedhën e karburantit drejt motorëve u zhvendosën nga “Run” në “Cutoff” “me një interval prej një sekonde”, duke ndalur kështu rrjedhën e vajgurit dhe duke fikur motorët.
Alarmi
Në atë moment një nga dy pilotët bëri atë pyetje, edhe pse raporti nuk specifikon se cila nga frazat u tha nga komandanti dhe cila nga zëvendëskomandanti, as se cili prej tyre dha sinjalin e emergjencës «Mayday, Mayday, Mayday».
Fluturimi AI171 i Air India u rrëzua në periferi të Ahmedabad rreth tridhjetë sekonda pas ngritjes. Avioni, i destinuar për Londër Gatwick, kishte në bord 242 persona dhe pati menjëherë probleme me fuqinë e motorëve. Nga përplasja humbën jetën 270 veta: 241 nga pasagjerët (vetëm një mbijetoi) dhe anëtarët e ekuipazhit, si dhe 29 të tjerë që ndodheshin në mensën universitare ku avioni u përplas.
Trump shpalli tarifat për Europën. BE: Do të kundërpërgjigjemi!Bashkimi Evropian është i përgatitur të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur interesat e tij në rast se Shtetet e Bashkuara zbatojnë tarifën prej 30% mbi produktet evropiane, duke filluar nga 1 gushti, u shpreh Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Në një deklaratë, von der Leyen theksoi se BE-ja mbetet e gatshme për të vijuar negociatat për arritjen e një marrëveshjeje para datës 1 gusht. Ajo shtoi se ekonomia evropiane njihet për hapjen dhe përkushtimin ndaj praktikave të drejtë tregtare, ndërsa paralajmëroi se nëse do të jetë e nevojshme, do të ndërmerren masa proporcionale për të mbrojtur interesat e BE-së.
Presidenti Donald Trump njoftoi sot vendosjen e një tarife 30% mbi importet nga Meksika dhe Bashkimi Europian, që do të hyjë në fuqi më 1 gusht.Tarifat e reja u bënë publike përmes letrave të ndara të postuara në rrjetin social Truth Social. Më herët gjatë javës, Trump shpalli edhe tarifa të reja ndaj disa vendeve të tjera, përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut, Kanadanë dhe Brazilin, si dhe një tarifë 50% mbi bakrin.
La ëndrrën për futbollin që të ndërtojë të ardhmen në Theth, 23-vjeçari i zhgënjyer: Do emigroj sërishPak kohë më parë, kryeministri Edi Rama iu bënte thirrje të rinjve që të kthehen nga emigrimi për të investuar në atdhe, pasi sipas tij, e ardhmja ishte e sigurtë në Shqipëri, pasi turistët e huaj po gëlonin maleve fushave dhe deteve.
Dhe disa persona e dëgjuan ‘thirrjen’ dhe lanë emigracionin për të investuar në tokën e prindërve.
I tillë ishte edhe Klodian Harusha, i cili braktisi ëndrrën për futbollin, për të investuar kursimet minimale në Theth. Por aksioni i IKMT për shembjen e objekteve, i preu krahët të riut.
“Kam investuar këtu. Kam qenë emigrant. Kam luajtur si futbollist në Itali për 6 vite. U ktheva me idenë se ka të ardhme dhe këtu, por fatkeqësisht më duket nuk ka. Kam ardhur me rreth 7 mijë euro të kursyera. U ktheva me fjalën e kryeministrit sepse tha kthehuni të rinjtë e investoni në tokat e të parëve tuaj. Unë u ktheva. Jam munduar me krijuar një jetesë në vete. Kjo këtu ka 1 vit që pikon është me nipt e çdo gjë”, tha Klodian Harusha.
Si një i ri i rritur jashtë vendit, Klodiani ishte i përgjegjshëm se për të ndërtuar duhet të merrte leje. Por ai shpjegon ping-pongun e përjetuar nga institucionet vendore në Shkodër.
“Jam sorollat në bashki, asnjë informacion për Paketën e Maleve. Më ka nxjerrë edhe jashtë në bashki duke më thënë shko kërko kund tjetër informacion. Kryeministri tha vjet e kemi miratuar paketën e maleve. Unë bëra diçka druri e cila mund të çmontohet për 2 orë. Kanë ardhur më kanë vendosur 58 mijë euro gjobë e më thanë do shembet bashkë me lokalin që ka 2 vite me nipt e çdo gjë”, shtoi banori i Thethit, Klodiani.
Investimi i tij tashmë është pjesë e procesit të shembjes, por humbjet e pësuara dhe borxhi mbi supe i kalon 90 mijë euro.
“Është ndërtesë 1 kat e gjysëm dhe është vënë gjobë e tillë. Jam i zhgënjyer kam ardhur me kriju një jetë këtu, sot jam 95 mijë euro borxh e nuk di nga të ia nis. Jam munduar me investu në tokën time, kisha dasht një rrugë zgjidhje”, theksoi Harusha.
Klodiani tregon se vendimi i kryeministrit për të prishur objektet në Theth do ta detyrojë 23-vjeçarin të emigrojë sërish.
Modelja u fut në burg për Laert Haxhiun/ Nisin hetimet, skaner disa femrave eskortëVetëm dy ditë pasi “Ora News”, publikoi skandalin e hyrjes së modeles kosovare, Ziza Pajaziti, në burgun e sigurisë së Lartë të Drenovës, prokuroria e Korçës ka kërkuar nga drejtoria e këtij burgu të njihet me praktikën e këtij rasti.
Kërkesa për të tërhequr praktikën e futjes në burg të Ziza Pajazitit, është motivuar në bazë të një procedimi penal të hapur për “shpërdorim detyre”, ndaj ish-drejtorit të burgut Drenovë, Fatjon Fasho dhe shefit të policisë së Burgut, Sokol Kaçoli.
Të dy zyrtarët e lartë të burgut Drenovë, një javë më parë u larguan nga puna, për shkak të daljes në media të këtij skandali dhe sekuestrimit të 4 aparateve telefonikë “iPhone” dhe “Samsung”, që përdoreshin nga tre anëtarët kryesorë të grupit së Laert Haxhiut, si Orgest Bilbili, Anterio Kaloshi dhe vetë Haxhiu.
Për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit, prokuroria ka kërkuar të administrojë praktikën dhe rregulloren e burgut, për sa i përket takimeve që zhvillojnë të dënuarit e burgut me persona të jashtëm.
Rregullorja parashikon që në takime private me të dënuarin nuk mund të hyjë asnjë person, që nuk është zyrtarisht e martuar ose i martuar me të dënuarin ose të dënuarën.
Ndaj në këtë rast, po verifikohet se me çfarë statusi është pranuar kërkesa e të dënuarit me burg përjetë Vladimir Kurti, për të planifikuar një takim special me modelen nga Kosova, Ziza Pajaziti.
Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi i prokurorisë, dyshimet janë se njerëz nga jashtë burgut, duke përfshirë dhe noterë, kanë falsifikuar dokumenta, të cilat paraqesin një situatë fiktive se mes Vladimir Kurtit dhe Ziza Pajazitit, ishte celebruar një martesë.
Përmes dokumentave të dorëzuar në drejtorinë e burgut Drenovë, është mbyllur takimi në 12 qershor me Vladimir Kurtin. Por teksa Pajaziti është akomoduar në dhomën speciale, Policia e Burgjeve ka shoqëruar në këtë dhomë Laert Haxhiun dhe jo Vladimir Kurtin.
Një taktikë e tillë është përsëritur disa herë në burgun e Korçës, ndaj prokuroria tashmë ka nisur një hetim për të bërë “skanerin” e disa dosjeve të personave të dënuar, për të mësuar rreth takimeve private që ata kanë pasur dhe nëse femrat ishin personat e lidhur në bashkëmartesë apo ishin të jashtme.
Situata e futjes së femrave eskortë në burgje është kthyer në modë. Ku shpesh herë ato hyjnë duke u maskuar në letra si bashkëshorte të të dënuarve ose kushërira të tyre.
Në tre burgjet e sigurisë së Lartë në Shqipëri, burgun e Korçës, burgun e Burrelit dhe atë të Peqinit, por edhe në paraburgimin 313 në Tiranë, informacionet janë se vajza të ShoëBizit në Shqipëri, eskorta nga Kosova, e madje Venezuela dhe deri Bolivia, kanë hyrë për takime speciale me të dënuar me burg përjetë./ OraNews
Netflix, Airbnb dhe Booking, në “rrjetën” e TVSH-së në ShqipëriTatimet kanë nisur arkëtimin e TVSH-së nga kompanitë e mëdha si Netflix, Airbnb dhe Booking.com, që ofrojnë shërbime për qytetarët shqiptarë.
Këto kompani tani janë të detyruara të regjistrohen dhe të paguajnë taksa në Shqipëri. Por a do të rriten çmimet për përdoruesit? Çfarë do të ndodhë me qiradhënësit e pronave në Booking.com dhe AirBnb
Kush përdor platformën Netflix dhe paguan për shembull një tarifë prej 9.99 euro në muaj, tarifa nuk do t’i ndryshojë edhe pse Netflix ka hapur filialin tatimor në Shqipëri, që i paguan 20% TVSH shtetit shqiptar për të ardhurat që gjeneron nga përdoruesit vendas. Edhe një prind që blen lojëra elektronike për fëmijët në platformën Roblox do të vijojë të paguajë të njëjtën tarifë prej 3.49 euro për shërbimin.
Netflix, përfshirë kompanitë e tjera ndërkombëtare të qiradhënies, si: AirBnb apo Booking.com, janë ndër të parët që tashmë kanë regjistruar përfaqësitë tatimore në Shqipëri, me qëllim pagimin 20% të TVSH-së mbi të ardhurat që sigurojnë prej përdoruesve shqiptarë.
TVSH-ja për shtetin shqiptar llogaritet mbi komisionet apo tarifat që paguajnë përdoruesit vendas të këtyre platformave dhe paguhet nga vetë kompania, nëpërmjet një përfaqësuesi tatimor të regjistruar në Shqipëri.
Pra konsumatori nuk do të ngarkohet me tarifë shtesë.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) pohon se gjatë fazës së parë të procesit synohet regjistrimi i përfaqësuesve tatimorë të kompanive ndërkombëtare, shërbimet e të cilave përdoren nga shqiptarët. Për evidentimin e tyre, Administrata Tatimore pohon se ka përdorur vetëm burime të hapura, si interneti dhe media.
DPT sqaron se nga regjistrimi i filialeve me qëllim arkëtimin e TVSH-së, përdoruesi shqiptar nuk do të preket nga rritja e tarifave. Për rastin e Netflix, nga regjistrimi i përfaqësuesit tatimor të kompanisë në Shqipëri, nuk pritet të ndodhë edhe në të ardhmen rritje tarifash të pajtimit mujor që paguhet nga përdoruesit, pasi TVSH-ja që arkëton shteti shqiptar, është e paracaktuar dhe depozituar nga kompania.
“Për shkak të mungesës së një përfaqësie tatimore në Shqipëri, Administrata Tatimore ka ndërmarrë hapa për t’i detyruar këto subjekte të regjistrohen për qëllime tatimore, me synim rritjen e formalizimit dhe mbledhjen e të ardhurave që rrjedhin nga aktiviteti i tyre ekonomik në territorin shqiptar. Edhe pse disa kompani të huaja janë regjistruar për të paguar taksa në Shqipëri, përdoruesit nuk do të paguajnë më shumë.
Nuk do të rritet çmimi për ata që kanë pajtim mujor në Netflix apo shërbime të ngjashme. Tarifa mujore mbetet po ajo, për shembull 9.99 euro për Netflix. Edhe në të ardhmen nuk pritet rritje e tarifave, pasi kjo TVSH është e paracaktuar dhe e depozituar nga kompania”, sqaroi Drejtoria e Përgjithshme Tatimore.
Nga Tatimet deri tani janë evidentuar 24 kompani ndërkombëtare, të cilat sigurojnë të ardhura nga përdoruesit shqiptarë, për të cilët po merren masa për të regjistruar filialet e tyre në Shqipëri, me qëllim arkëtimin e TVSH-së. Sipas Tatimeve kompanitë operojnë në sektorin e turizmit, teknologjisë së argëtimit dixhital, punësimi i pavarur dhe edukimi online.
Masat e marra për vjeljen e TVSH-së mbështeten në zbatimin të ligjit “Për procedurat tatimore” dhe për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Vijimi i saj po ndërmerret edhe në kuadër të implementimit të prioriteteve dhe masave të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave 2024–2027, si dhe Strategjisë së Administratës Tatimore 2024–2028.
Një nga prioritetet kryesore është ulja e hendekut të TVSH-së, një nga masat për arritjen e këtij objektivi është formalizimi i tregtisë dhe shërbimeve online.
Më herët, nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë, Tatimet rikujtuan kompanitë ndërkombëtare për përmbushjen e detyrimit të regjistrimit të filialit tatimor në Shqipëri.
Tatimet, projekt pilot për identifikimin e qiradhënësve të pronave në Booking dhe AirBnb
Pas përfundimit të fazës së parë për regjistrimin e përfaqësuesve tatimorë të kompanive ndërkombëtare, shërbimet e të cilave përdoren nga shqiptarët, më tej Tatimet do të marrin nisma për identifikimin e plotë të numrit të qiradhënësve shqiptarë që gjenerojnë të ardhura nëpërmjet AirBnb apo Booking.com.
Drejtoria e Hetimit po harton një projekt pilot për evidentimin e këtyre të dhënave nëpërmjet përfaqësuesve tatimorë në Shqipëri, që japin prona me qira në platformat Booking apo AirBnb.
Projekti parashikon që numri i qiradhënësve të identifikuar nëpërmjet komisioneve të paguara, për formalizimin të kryqëzohen me një sërë të dhënash, përfshirë deklarimet në Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) për 2024, me qëllim mbajtjen 15% të tatimit në burim për të ardhurat e patatuara.
Për 2024, risi ishte detyrimi i deklarimit në DIVA, edhe të ardhurat mbi 50 mijë lekë që një individ ka realizuar gjatë vitit, për të cilat nuk është mbajtur tatim përfundimtar në burim.
Edhe në rast se ky individ nuk kishte realizuar një total të ardhurash vjetore mbi 1,2 mln lekë (vetëm nëse të ardhurat janë mbi 1,2 mln lekë individi ka detyrim për plotësim e DIVA), por kishte realizuar mbi 50 mijë lekë në vit të ardhura të cilat nuk ishin tatuar, kishte detyrimin për plotësimin e DIVA-s.
Pra mund të mos kenë realizuar një total të ardhurash mbi 1,2 milionë lekë, por kanë realizuar mbi 50 mijë lekë dhe nuk janë të tatuara, në këtë rast do të duhet të deklarojnë DIVA-n.
Të ardhura të tilla mund të jenë: Të ardhurat nga qiradhënia, kur qiramarrës është një individ i paregjistruar si tatimpagues tregtar, i vetëpunësuar apo entitet; Të ardhura të realizuara jashtë territorit të Shqipërisë, pavarësisht nëse janë taksuar apo jo; të ardhura të tjera të çfarëdoshme, për të cilat paguesi nuk ka mbajtur tatim në burim, megjithëse mund të ketë pasur detyrimin ligjor për mbajtjen e tatimit në burim.
Si funksionon skema për pagesën e TVSH-së nga përfaqësitë tatimore?
Kompanitë ndërkombëtare që fitojnë të ardhura nga përdoruesit në Shqipëri (si Netflix, Airbnb, Booking etj.) duhet të paguajnë 20% TVSH mbi të ardhurat që marrin këtu.
Sipas Tatimeve, TVSH nuk merret nga qytetari, por nga vetë kompania ndërkombëtare, nëpërmjet një përfaqësuesi të regjistruar në Shqipëri. Tatimet sqarojnë se TVSH paguhet mbi komisionin apo tarifën e siguruar si e ardhur nga përdoruesi shqiptar.
P.sh. individët shqiptarë që publikojnë banesat apo apartamentet për qiradhënie në Booking.com, për shërbimin e ofruar i paguajnë kompanisë një komision prej 12% mbi totalin e arkëtuar mujor prej qiradhënies.
Pra nëse të ardhurat mujore nga qiradhënia janë 524 euro, vlera e komisionit që i paguhet Booking.com llogaritet 62.8 euro. Ndaj këtij komisioni të siguruar nga përdoruesit shqiptarë, kompania Booking.com është e detyruar të paguajë 20% TVSH për Tatimet shqiptare, pas regjistrimit të përfaqësisë tatimore në vend.
“Për shërbimet e ofruara nga kompanitë ndërkombëtare, individët shqiptarë paguajnë një tarifë ose komision. Administrata Tatimore kërkon 20% TVSH ndaj totalit të këtij komisioni të paguar, që përbën të ardhurën që kompania siguron në Shqipëri.
Komisioni ose tarifa paguhet nga individët brenda vendit. TVSH-ja llogaritet çdo muaj nga përfaqësuesit tatimorë të regjistruar në vend, bazuar në të ardhurat e arkëtuara nga Shqipëria mbi bazën e komisioneve ose tarifave të pajtimit”, sqaron administrata.
Të ardhurat nga TVSH të arkëtuara nga përfaqësitë tatimore
Sipas të dhënave të DPT-së në total për 4 vitet e fundit, përkatësisht nga 2021 deri në 2024, është arkëtuar 1,8 miliardë lekë, apo rreth 18,5 milionë euro TVSH nga përfaqësitë tatimore të kompanive të huaja.
Për vitin 2024 është arkëtuar TVSH me vlerë 748 milionë lekë. Krahasuar me 2023, arkëtimet janë rritur me 55%.
Nga të dhënat konstatohet rritje e ndjeshme e detyrimeve tatimore të paguara nga kompanitë ndërkombëtare që arkëtojnë të ardhura nëpërmjet përdoruesve shqiptarë, duke reflektuar efektin e masave që po ndërmerren.
“Gjatë këtij procesi janë arritur rezultate pozitive, veçanërisht në regjistrimin e përfaqësuesve tatimorë të kompanive ndërkombëtare që merren me qiradhënien e banesave.
Kompanitë si Booking.com dhe Airbnb tashmë janë të regjistruara me përfaqësues tatimor në Shqipëri.
Ndër të parët që është regjistruar ka qenë AirBnb, Booking.com është regjistruar që dy vite më parë. Netflix gjithashtu ka përfaqësues tatimor në Shqipëri dhe ushtron aktivitet të rregullt.
Gjithashtu, së fundmi administrata i është drejtuar edhe kompanisë TripAdvisor për regjistrim.
Kemi gjithashtu tatimpagues që na kanë njoftuar dhe kërkojnë që t’u jepet kohë për t’i regjistruar me një përfaqësues tatimor në Shqipëri, por ka edhe tatimpagues që ende nuk janë përgjigjur”, sqaron DPT./ Monitor
Si të kujdeseni për fytyrën në verë?Lëkura ka nevoje për përkujdesje të veçantë sidomos gjatë muajve të verës dhe zona e fytyrës është ajo që konsiderohet nga dermatologët si më e ndjeshmja për shkak edhe të ekspozimit më të madh.
Ja çfarë duhet të keni parasysh:
Hidhni poshtë të gjitha produktet e skaduara të kujdesit për fytyrën ose ato të cilat nuk i përdorni.
Frutat e freskëta dhe perimet, në përgjithësi ato me vitaminë A dhe D, kontribuojnë për ta mbajtur fytyrën të freskët dhe të tonifikuar.
Në mëngjes mjafton ta shpëlani fytyrën me ujë, pasi veç yndyrës së tepërt nuk keni asnjë papastërti për të larë! (gjithmonë nëse e keni pastruar atë në darkë).
Pas larjes me ujë, mos harroni të aplikoni kremin kundër diellit 30 minuta para se të dilni nga shtëpia! Pasi fytyra ta ketë përthithur, mund të aplikoni dhe make-up. Produktet zgjidhini “jo komodogjenike” pra që nuk ju bllokojnë poret!
Mos harroni syzet e diellit!
“Ju tërheq edhe juve zvarrë”/ Agravon përplasja e banorëve të Thethit me forcat e policisë, ndërhyjnë edhe përfaqësuesit e PDFadromat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit nuk po pushojnë as këtë të shtunë në Theth.
Pas një ditë të tensionuar të premten, eskavatorët vijuan me shembjen e objekteve të cilësuara pa leje në alpet shqiptare.
Ditën e sotme ka patur tensione dhe më tej situata në Theth teksa në përplasje janë përfshirë edhe përfaqësuesit e opozitës.
Sherri ka nisur me drejtorin e ri të policisë Gentian Berberi ku drejtuesi politik i demokratëve në Shkodër Luçiano Boçi dhe deputeti Bardh Spahia, pretendojnë se Berberi iu është drejtuar me fjalët: Ju tërheq edhe ju zvarrë.
Rama u hap luftë edhe tregtarëve të qumështit: S’ka më bulmet pa faturë!Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë tregtarët që shesin prodhime bulmeti, qumësht dhe mish pa faturë. Kreu i qeverisë ka deklaruar se duke nisur nga java e ardhshme këto produkte do të sekuestrohen.
Rama thekson se produktet e bulmetit apo mishit pa faturë përbëjnë një kërcënim direkt të shëndetit sidomos me temperaturat e larta dhe subjektet tregtuese do të gjobiten skajshëm.
STOP qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë.
Nga java e ardhshme çdo prodhim i tillë do të sekuestrohet, sepse përbën një kërcënim direkt të shëndetit sidomos me temperaturat e larta dhe subjektet tregtuese do të gjobiten skajshëm.
Siguria ushqimore dhe formalizimi i të gjithë zinxhirit tregtar nga ferma në tryezë është një domosdoshmëri, e cila nuk pret më për një vend që synon të ulet në tryezën e Bashkimit Europian deri në fund të kësaj dekade.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj dhe Ministri i Financave Petrit Malaj në takime ndërgjegjësuese me biznesin, për të garantuar mbrojtjen e konsumatorit dhe gjurmimin e plotë të dokumentacionit fiskal, të produkteve blegtorale por jo vetëm.
Ndahet nga jeta ish-ambasadori gjerman, u gjet i pajetë në një hotel në DurrësWerner Daum, ish-ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.
Ai u gjet i pajetë në një hotel në Durrës, ku ndodhej për një vizitë në vendin tonë.
Pak ditë më parë, Daum mori pjesë në inaugurimin e shtatores së dëshmorit të demokracisë, Josif Budo, në Kavajë, së bashku me ish-kryeministrin Sali Berisha. Atje u nderua me një Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin e tij historik.
Në periudhën e vështirë të viteve 1987-1990, kur Shqipëria po përjetonte fundin e regjimit komunist, Daum ishte ambasador në Tiranë. Ai hapi dyert e ambasadës së tij për shumë shqiptarë që kërkonin të largoheshin nga vendi, duke sfiduar udhëzimet e qeverisë gjermane./ Zoom.al