Aplikacion
Instituti i Psikiatrike Forenzike të Kosovës ka përfunduar raportin për Naim Murselin, i cili është arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.
Në dokumentin që kanë siguruar mediat në Kosovë, thuhet se ndaj Murselit nuk është konstatuar asnjë çrregullim mendoj.
“Tek i ekzaminuari Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore e karakterit të përkohshëm apo përhershëm”, thuhet në dokument.
Mësohet se Murseli u ka thënë mjekëve që e ekzaminuan psiqikisht me vendim gjykate se i ati e ka dhunuar dhe e ka mbyllur në magazinë.
“Babai më ka rrahur disa herë me kabëll, baba ka qenë i dhunshëm, motra e madhe ka ikur nga shtëpia në moshën 15 vjeçare pastaj ka shkuar në strehimore/social dhe me 18 vjet është martuar me suedez”, ka treguar Murseli.
Ai ka folur edhe për dy ndërhyrje në zemër. Një tjetër temë që ka folur, madje më e rëndësishmja, ka qenë ajo që ndodhi në natën e krimit, dhe si u takua me dy bashkëpunëtorët që dyshohet se e ndihmuan në realizimin e vrasjes, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.
Ndërkohë mësohet se seanca e radhës gjyqësore do të zhvillohet të hënën e 14 korrikut. Familjarët e Liridona Ademajt kërkojnë që ai të dënohet me burg përjetë.
Këtyre shenjave të horoskopit do t’u ndodhë diçka e papritur këtë fundjavëAstrologët paralajmërojnë lëvizje energjish të forta këtë fundjavë dhe disa shenja do të përballen me një të papritur që mund t’ua ndryshojë planet, për mirë apo për sfidë.
Zbuloni nëse jeni mes tyre:
🔹 Ujori – Një mesazh ose ftesë që s’e prisnit mund t’ju hapë një derë të re. Bëhuni gati për një zhvillim të papritur që vjen nga askund.
🔹 Luani – Do ju kërkohet të bëni një zgjedhje të menjëhershme. Mos kini frikë, intuita do t’ju udhëheqë.
🔹 Peshorja – Një takim i papritur, një takim i vjetër… ose një rast që vjen sërish në rrugën tuaj. Rrijeni zgjuar!
🔹 Dashi – Diçka e vogël që duket pa rëndësi do kthehet në surprizën më të madhe të kësaj fundjave.
Kush është kryebashkiaku që lavdëroi Rama në mbledhje: Merrni shembullKreu i qeverisë, Edi Rama, mbajti në takim këtë të premte me kryetarët e bashkive në vend.
Gjatë fjalës së tij ai u ndal te kritikat për disa prej bashkive, e ndërsa nuk kurseu edhe fjalët e mira për disa të tjera.
Një prej bashkive që sipas Ramës duhet të merret shembull, është ajo e Cërrikut, pasi kreu i qeverisë thotë se kjo bashki ka përpunuar të gjitha mbetjet e fshatit dhe të njëjtët skemë duhet të ndjekin dhe të tjerët.
Mund ta di unë pse Bashkia e Cërrikut u bë tre vjet sa ka, që i përpunon të gjitha mbetjet e fshatit. Edhe jo i përpunon, por dhe i kthen në produkt prashitje. Pse nuk e kanë të tjerët këtë gjë? Pse nuk e kanë të gjitha bashkitë? Pse nuk vrapon ti në Cërrik si bëhet dhe ta bësh për fermerët e Elbasanit, ose tjetri e tjetri e tjetri.
Shqipëria është sa një bashki po ta marrësh. Sa një bashki e madhe në Europë. Pse duhet të rrimë të presim dhe e vetmja gjë kërkojmë fonde nga qeveria, për çdo gjë duan fonde nga qeveria.
Çfarë të bëjë qeveria, të marrë borxh, të japë lekë? Ndërkohë që ka mundësira të pafundme për të prodhuar dhe për t’i vënë në funksion të komunitetit”, tha kreu i ekzekutivit.
Zhvillimet në Theth/ Reagon Arqipeshkvi i Shkodrës: Ruani qetësinëNë lidhje me situatën e tensionuar në zonën e Thethit, Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Giovanni Peragine, ka reaguar publikisht duke shprehur shqetësimin e Kishës Katolike për zhvillimet e fundit mes banorëve dhe autoriteteve shtetërore.
Në deklaratën e tij, Peragine thekson se, përveç lutjeve, ndien detyrimin të shprehë edhe një qëndrim të qartë për situatën aktuale. Ai bën thirrje për ruajtjen e qetësisë, dialog të hapur dhe respekt të jetës njerëzore.
“Si Kishë Katolike jemi dhe do të jemi gjithmonë në anën e paqes dhe të arsyes,” deklaron ai. “Dënojmë me vendosmëri çdo formë dhune, pavarësisht nga pala që e ushtron atë.”
Arqipeshkvi shpreh solidaritetin e Kishës me të gjithë ata që punojnë me ndershmëri dhe dinjitet, duke theksuar nevojën për respektim të ligjit dhe drejtësisë. Ai shton se mbrojtja e mjedisit është thelbësore, por nuk duhet të neglizhohen as të drejtat e atyre që përpiqen të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre.
Në përfundim, Peragine shprehet me ndjenjë të thellë: “Lutem me zemër që kjo situatë të marrë zgjidhje sa më të shpejtë.”
Deklarata e tij vjen në një kohë kur tensionet në zonën turistike të Thethit janë shtuar pas përplasjes mes komunitetit vendas dhe institucioneve për çështje që lidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe të drejtave të pronësisë.
Mediat e Tel Avivit shkruajnë për kapiten Arben Anamalin: Vdiq duke shpëtuar dy izraelitëMediat izraelite i kanë dedikuar një shkrim kapitenit Arben Anamali që humbi jetën në liqenin e Shkodrës teksa ndërhyu të shpëtonte dy turistë izraelitë për shkak të rrymave të forta në liqen më herët gjatë javës.
“The Jerusalem Post” në një artikull të sajin për këtë ngjarje shkruan se Anamali, kapiten i një anije turistike që operon nga qyteti verior i Shkodrës, kishte dalë në liqen me një grup turistësh, përfshirë shtatë shtetas izraelitë.
“Dy prej tyre, duke injoruar paralajmërimet e tij për rrymat e forta, u hodhën në ujë dhe shpejt u gjendën në rrezik për t’u mbytur.
Jelekë shpëtimi, përfshirë edhe atë të Anamalit, u hodhën drejt tyre, por pa rezultat.
Në një përpjekje për t’i afruar më pranë varkës, Anamali u hodh vetë në ujë. Ai arriti t’i ndihmonte izraelitët të hipnin përsëri në anije, përpara se të zhdukej nën ujë.
Pas gati 48 orësh kërkime, trupi i Anamalit u gjet.
Besohet se Anamali ka pësuar një arrest kardiak si pasojë e lodhjes së madhe fizike dhe përpjekjes ekstreme pas shpëtimit. Trupi i tij u transferua në spitalin rajonal të Shkodrës për ekzaminime të mëtejshme.
Sipas Albanian Times, Anamali është nderuar pas vdekjes nga qeveria shqiptare si “Dëshmor i Kombit,” një nga nderimet më të larta në Shqipëri për ata që humbin jetën gjatë akteve të guximshme.
Një ceremoni zyrtare përkujtimore pritet të mbahet ditët në vijim”, thuhet në shkrimin e Jerusalem Post.
Pritjes së ëmbël i vjen fundi? Dafina Zeqiri shtrohet në spital (Foto)Pas thashethemeve të ditëve të fundit ku portale të ndryshme raportuan gabimisht se Dafina Zeqiri kishte lindur, momenti i vërtetë më në fund ka ardhur.
Këngëtarja e njohur, e cila i mohoi këto lajme me humor, është shtruar sot pasdite në një klinikë private në kryeqytet për të sjellë në jetë fëmijën e saj.
Burime të sigurta për Prive By Liberta Spahiu bëjnë me dije se Dafina po përgatitet për lindjen këtë mbrëmje, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Kreshniku. Në një foto të publikuar nga Prive, çifti shihet duke hyrë në ambientet e klinikës.

Urojmë që gjithçka të shkojë mirë dhe lehtë për Dafinën dhe beben e saj!
Tronditet Greqia/ Tërmet i fortë në ishullin turistikNjë tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter është regjistruar pranë brigjeve të ishullit Zakinthos, në Greqi
Sipas autoriteteve sizmologjike, lëkundjet janë ndjerë në orën 19:24 me orën lokale.
Tërmeti ka ndodhur në det dhe për momentin nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.
Zona është e njohur për aktivitetin sizmik dhe institucionet po monitorojnë situatën në vijim.
Në kërkim nga SPAK, vetëdorëzohet në policinë e Himarës ish-shefi i krimeve Erjon DaniIsh-shefi i krimeve në komisariatin nr.3 në Tiranë Erjon Dani është vetëdorëzuar në policinë e Himarës, pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti të firmosur nga SPAK.
Burimet mediatike bëjnë me dije se Erjon Dani dyshohet për veprat penale ushtrim i ndikimit të paligjshëm dhe shpërdorimit të detyrës gjatë kohës që ndodhej në radhët e policisë së shtetit.
SPAK goditi ditën e sotme një grup kriminal që operonte në trafikun e drogës nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së.
Burime për mediat bëjnë me dije se nga 13 urdhër-arreste të lëshuara në total, 8 prej tyre janë ekzekutuar, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim. Urdhër-arreste janë firmosur nga prokurori Andan Xholi. Mësohet se grupi kriminal kishte bazën në Shkodër, teksa operacioni po vijon edhe në disa qytete të tjera të vendit.
Dyshohet se personat e shpallur në kërkim, krerët e grupit kriminal, ndodhen në Dubai. Operacioni është bazuar në bisedat e zbërthyera në aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc”, ku grupi kriminal merrej me veprimtarinë e paligjshme të trafikimit të kokainës dhe heroinës.
Mësohet se në total janë zbardhur 11 episode të trafikut të lëndëve narkotike, ku grupi kriminal trafikonte sasi nga 850 deri në 1000 kilogramë drogë. Kokaina transportohej nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian. Në mesin e të dyshuarëve janë edhe zyrtarë të implikuar në ushtrimin e ndikimit të paligjshëm.
Ky operacion është në vazhdimin e operacionit “Ura”, ku në bashkëpunim me autoritet italiane u godit grupi kriminal i Elvis Doçit, i njohur si “Visi i Pojës”, me bazë në Shkozet të Durrësit.
UEFA përjashton klubin anglez nga Europa LeagueKlubi anglez, Crystal Palace është përjashtuar nga Europa League, aty ku u kualifikua pas fitimit të FA Cup.
Siç edhe pritej, UEFA ka marrë vendimin drastik, për shkelje të rregullave të pronësisë, duke e zbritur klubin në Conference League. Rregullorja e thotë qartë se në të njëjtin kompeticion, nuk lejohen klube me të njëjtin pronar.
John Textor është aksionar kryesor te Crystal Palace, ndërsa në pronësinë e tij ka edhe klubin francez, Lyon-in.
Këta të fundit luajnë gjithashtu në Europa League, ndërsa pak ditë më parë fituan apelin për të mos rënë në Ligue 2.
Drejtuesit e Crystal Palace në mbrojtjen e tyre, thanë se Textor po finalizon shitjen e klubit në një tjetër amerikan, por kjo nuk e bindi UEFA-n, për të ndryshuar vendimin.
Klubi anglez pritet të apelojë vendimin. Në Angli thuhet se vendin e Crystal Palace në Europa League mund ta marrë Nottingham, skuadër që u kualifikua në Conference League. Me pak fjalë do të ketë “rokadë” mes klubeve.
Parashikimi i motit për ditën e shtunëDitën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta kalimtare nga orëtv e mesditës kryesisht në relievet malore nga orët e meditës.
Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 8-10 m/s.
Deti – Valëzimi 1-2 ballë.