Aplikacion
Një aksident me jet ski ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në zonën e Ksamilit.
Ngjarja ka ndpdhur rreth orës 17:00, ku teksa ishin duke lundruar jashtë zonës së sigurisë, dy vëllezër, shtetas francezë, A. I., 25 vjeç dhe I. I., 22 vjeç, dyshohet se, gjatë lëvizjes me jet ski pranë njëri-tjetrit, 25-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues, duke u përplasur me mjetin lundrues të vëllait të tij, i cili është rrëzuar në ujë dhe ka pësuar dëmtime.
Pas ndihmës së parë të dhënë nga Njësia Policore Detare Sarandë, 22-vjeçari I. I. është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e Policisë Kufitare Sarandë është bërë bllokimi i dy mjeteve lundruese (jet ski) dhe do të kryhen verifikimet për shkeljet e konstatuara dhe në vijim do të merren masat administrative përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi, ndaj dy pronarëve të këtyre mjeteve.
Ndërkohë, grupi hetimor në Komisariatin e Policisë Sarandë po kryen veprimet procedurale dhe hetimore, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
I riu vdiq në duart e policëve/ Paraburgim për pesë efektivët në KosovëProkuroria Themelore në Prishtinë i ka kërkuar Gjykatës Themelore – Dega në Lipjan që të caktojë masën e paraburgimit për pesë zyrtarët policorë të ndaluar në lidhje me vdekjen e Agon Zejnullahut.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, e cila bëri me dije se kërkesa është dorëzuar zyrtarisht nga prokurori i rastit.
I riu ndërroi jetë në orët e para të 7 korrikut, pasi ishte arrestuar nga policia me dyshimin se po shkaktonte shqetësim publik në gjendje të dehur.
Ndaj pesë efektivëve rëndon dyshimi për “Vrasje nga pakujdesia”, ndërkohë që ata janë ndaluar për 48 orë dhe janë rekomanduar për suspendim nga Inspektorati Policor i Kosovës. Avokati i Popullit ka hapur një hetim për të parë nëse janë cenuar të drejtat e njeriut gjatë ndërhyrjes policore.
Emisioni “Në Shënjestër” ka sjellë këtë të martë detaje të reja nga zhdukja e Eraldo Muçit, nga fshati Bylysh i Bashkisë së Memaliajt, i njohur si miku i “Sanços”, më 15 qershor.
Nëna e Eraldos, e cila ka dëshmuar para grupit hetimor, ka pohuar edhe për emisionin “Në Shënjestër” se biseda e fundit telefonike me të birin, ishte në orët e para të mëngjesit të 15 qershorit.
“Unë me djalin tim, Eraldon, për herë të fundit kam folur më 15 Qershor. Ai doli në mëngjes dhe atë ditë shkoi në Memaliaj. Aty ai kishte disa shokë me të cilën rrinte.
E telefonova rreth orës 09:00. Më tha po pinte kafe. Folëm më vonë dhe më tha se do të vinte në shtëpi. Por ai nuk u kthye më”, është shprehur nëna e 30-vjeçarit”, ka rrëfyer Trëndafile Muçi.
Sipas të dhënave të deritanishme nga hetimet, besohet se zhdukja e beftë e Eraldo Muçit ka lidhje me miqësinë që ai kishte krijuar me Aleksandër Sadikajn, i njohur ndryshe edhe si “Sanço”. Sadikaj 27 vjeçar u ekzekutua më 11 Qershor 2022, me anë të shpërthimit të një sasie tritoli të vendosur poshtë makinës me të cilën lëvizte në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut.
Një atentat që për kohën tronditi me ashpërsinë e vetë opinionin publik. Por që u pasua më tej me shumë ngjarje kriminale, që erdhën si një shpagim për ekzekutimin e Sadikaj.
Siç ishte ekzekutimi disa muaj më pas, më 16 Dhjetor 2022, në zonën e Selitës në Tiranë i biznesmenit nga Saranda, Edmond Papa. Vrasje e cila u krye nga miqtë e Sadikaj si formë hakmarrje ndaj eleminimit të tij.
Më tej ato ndaj Andrea Kalemit, njërit prej dajallarëve të Sadikaj, i cili ra dy herë pre e atentateve, ku në njërin prej tyre mbeti i plagosur rëndë. Fillimisht në Greqi në një zonë turistike dhe më pas në burg, ku ndodhej i arrestuar në shtetin fqinj. Andrea Kalemi që mendohet se është porositësi i vrasjes së Edmond Papës.
Apo atentati ndaj Zaimir Kalemit më 13 Janar 2024, Edhe ky i afërm i Aleksandër Sadikaj, që mbeti i plagosur ndërsa makina me të cilën lëvizte u qëllua në një nga segmentet e Unazës së Madhe. Por po kështu edhe atentati me tre të vrarë në Memaliaj, më 20 Korrik 2024.
Ku si pasojë e batareve të plumbave humbën jetën Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit. Kamarieri i lokalit, 36 vjeçari, Gledio Muka dhe një klient i pranishëm në momentin e atentatit, 47 vjeçari, Marsel Çela. Ngjarje të cilave në prillin e vitit 2023, u kishin paraprirë zhdukjet e dy personave
Ato të 46 vjeçarit, Leonard Thodhori, banues në fshatin Çukë të Sarandës dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç, nga Fieri. Po çfarë lidhje kanë këto vrasje, zhdukje personash, atentate të suksesshme apo të dështuara me zhdukjen më të fundit, atë të Eraldo Muçit?
Por kush ishte i fundit që foli me Eraldo Muçin dhe çfarë i tregoi ai për itinerarin dhe personazhet që do të takonte?
Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’, 30 vjeçari Eraldo Muçi, një nga njerëzit e besuar të Aleksandër Sadikaj, edhe pas vdekjes së tij, vijonte të frekuentonte në vazhdimësi agroturizmin e tyre në Memaliaj.
Agroturizëm nga ku u nis edhe për në destinacionin e tij të fundit, ku humbi edhe gjurmët.
“Eraldo nuk u kthye dhe në mëngjes më datë 16 qershor i rashë telefonit. Më doli i fikur. Unë dhe bashkëshorti u shqetësuam. Nuk kishte ndodhur asnjëherë që ai të mos vinte në shtëpi”, thotë nëna e tij.
Por teksa Trëndelina dhe bashkëshorti i saj Seferi përpiqeshin të lidheshin me djalin e tyre të vetëm, në derën e tyre troket policia, e cila kishte marrë një kallëzim penal nga miqtë e 30-vjeçarit për humbjen e kontakteve me të.
Zhdukje e cila duket se ka një drejtim dhe një burim, atë të sagës së hakmarrjes që ka nisur dhe po vazhdon e tillë deri në ushtarin e fundit të kundërshtarëve që tashmë janë vendosur egërsisht të përballen dhe të asgjësojnë njëri-tjetrin.
Prindërit e Eraldos, të pyetur nga hetuesit, nuk kishin asnjë të dhënë që mund të hidhte dritë mbi zhdukjen e të birit. Veç faktit, se ai ishte mik me Aleksandër Sadikaj. Më shumë nuk dinin rreth miqësive apo aktivitetit të tij.
‘Djali im ishte mik me Aleksandër Sadikaj. Ai punonte herë pas here në fermën e tij. Edhe pas vrasjes së Aleksandrit, shkonte shpesh te ferma e kuajve të familjes Sadikaj dhe i ndihmonte ata në punët e tyre të përditshme”, ka pohuar gruaja në polici.
Praninë e Eraldos në fermën e kuajve në pronësi të familjes së mikut të tij në Memaliaj, atë ditë të zhdukjes së tij, e konfirmoi edhe menaxheri i këtij agroturizmi i cili për grupin hetues tregoi se 30 vjeçari, erdhi aty në mëngjes herët.
Por ndryshe nga herët e tjera, ai ishte nisur për diku tjetër, jo për të punuar në fermën e kuajve. Dhe për këtë arsye i kishte kërkuar para borxh, me qëllim që të udhëtonte drejt Durrësit.
“Më datë 15 Qershor, Eraldo erdhi herët në fermë, që në orët e para të mëngjesit. Ai vinte shpesh që të na ndihmonte, edhe pas vrasjes së Aleksandrit. Ishte si një njeri i besuar për ne.
Ndryshe nga herët e tjera më kërkoi para që të shkonte drejt Durrësit. I dhashë vetëm 10 mijë lekë të vjetra dhe ai u largua. Telefoni i tij u mbyll më pas dhe ne humbëm çdo kontakt”, mësohet të jetë shprehur menaxheri i fermës së kuajve të Aleksandër Sadikajt, në Memaliaj.
I pyetur nëse Eraldo i kishte dhënë më shumë detaje rreth njerëzve që do takonte në qytetin e Durrësit, menaxheri i fermës së kuajve, tha se ai kishte thënë vetëm që do takonte disa njerëz.
Por asgjë konkrete më shumë. Apo të linte të kuptonte se kishte diçka shqetësuese te ai. Fakti që ai mori me vete vetëm 10 mijë lekë të vjetra, lë të kuptohet se ai do atë kthehej shpejt në Memaliaj.
Por edhe që Eraldo nuk ishte një djalë që kishte para, përsa kohë që edhe këtë udhëtim të fundit të tij, e bëri me para të marra borxh.
“Nga ai moment nuk kam më kontakte me Eraldon. Dhe jemi të shqetësuar për fatin e tij. Këtë dëshmi e kam dhënë dhe në polici”, është shprehur për emisionin “Në Shënjestër” menaxheri i fermës në Memaliaj.
Të njëjtin shqetësim shprehu te menaxheri i fermës së kuajve edhe e fejuara e 30 vjeçarit, tashmë të zhdukur, prej 20 ditësh Eraldo Muçi.
E cila e kishte kontaktuar menaxherin e sipërmarrjes në pronësi të familjes Sadikaj, nëpërmjet instagramit, ku e kishte pyetur nëse kishte kontakte me Eraldon. Vajza, e cila rezulton të jetë me banim në Durrës, dhe që me 30-vjeçarin kishte krijuar një lidhje.
E cila më pas u lidh edhe me prindërit e tij.
“Vajza na shkroi. Ajo kërkonte të dinte nëse kishim informacion se ku ishte djali. Por ne nuk dinim asgjë rreth fatit të tij. Ne djalin e kemi rritur më shumë vështirësi. Prej ditës kur djali është zhdukur nuk kemi vënë gjumë në sy, as unë, as burri”, ka treguar nëna e Eraldo Muçit.
Ndërkohë që menaxheri rrëfeu më tej se në Memaliaj, Eraldo qëndronte në shoqërinë e 3 djemve. Të cilët edhe këta janë marrë në pyetje nga policia. Por nga ana e tyre ata kanë deklaruar se ai nuk u kishte shfaqur asnjë shqetësim. Dhe po kështu nuk kishin asnjë kontakt me të që prej mbrëmjes së datës 15 qershor.
Vështirësitë marrin fund për 2 shenja të zodiakut nga dita e sotmeGaforrja
Këtë javë, marrëdhëniet tuaja mund të kenë nevojë për kujdes shtesë. Hëna e Plotë mund t’ju bëjë të ndiheni më emocionalë, të pafuqishëm ose të lodhur. Do t’ju duhet qëndrueshmëri, durim dhe ndoshta më shumë kujdes për veten. Komunikimi në marrëdhëniet tuaja mund të jetë i vështirë, veçanërisht nëse jeni të lodhur, kështu që është e rëndësishme të mos i lini gjërat të dalin jashtë kontrollit. Gjithashtu, ka të ngjarë të ndiheni pak të shkëputur nga ata përreth jush këtë javë, prandaj kini kujdes të mos nxitoni në përfundime negative. Nëse mund ta shmangni këtë, keni arritur shumë tashmë. Stresi dhe lodhja mendore mund ta bëjnë gjithçka të duket më e rëndë, kështu që është thelbësore të kujdeseni për veten, të pushoni sa më shumë të jetë e mundur dhe të flini mirë natën. Nëse ndiheni të largët, kjo mund të jetë rezultat i aspekteve planetare këtë javë – veçanërisht me Saturnin që fillon të kthehet në retrogradë. Do t’ju duhet të gjeni një ekuilibër midis punës, marrëdhënieve dhe aktiviteteve të tjera. Mund t’ju duhet të shtyni ose modifikoni diçka dhe të vendosni disa kufij. Nëse ka tension ose thuhen fjalë të ashpra në një marrëdhënie të rëndësishme, komunikimi i qartë dhe i ndershëm do të ndihmojë në zgjidhjen e problemit. Nuk duket se ky është një fund apo një ndarje – por për ta siguruar këtë, mund t’ju duhet të kapërceni emocionet e forta që lindin këtë javë.
Luani
Duket se këtë javë mund të përballeni me sfida në sferën profesionale dhe do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje shëndetit tuaj. Nuk priten probleme serioze, por mund të ndiheni të rraskapitur ose fizikisht të rraskapitur. Kushtojini vëmendje sinjaleve që ju dërgon trupi juaj. Puna juaj mund të jetë një burim presioni dhe kjo mund të ndikojë në energjinë tuaj. Mos e shtyni veten vetëm për të qenë produktiv. Retrograda e Saturnit mund të sjellë dyshime nëse po shpërbleheni për përpjekjet tuaja, ndërsa hyrja e Uranit në Binjakë mund të sjellë situata të paparashikuara në punën në grup. Hëna e Plotë në Bricjap ushtron presion në jetën tuaj të përditshme dhe ndoshta ky presion mund ta bëjë gjithçka të duket më e rëndë nga sa është në të vërtetë. Lajmi i mirë është se gjërat do të bëhen më të menaxhueshme nëse i lejoni vetes të ndaleni për një kohë, të refuzoni punën shtesë dhe të përqendroheni në një gjë në të njëjtën kohë. Një ndryshim i vogël do të ketë ndikim të madh këtë javë.
Trump akuzon Putinin se flet “budallallëqe” për UkrainënPresidenti amerikan, Donald Trump, e ka akuzuar homologun e tij rus, Vladimir Putin të martën se flet “budallallëqe” për Ukrainën, dhe është zotuar se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë më shumë armë për Kievin që ta mbrojë veten kundër pushtimit rus.
Në deklarimet e tij për media, Trump është shprehur i zemëruar me liderin e Kremlinit për çështjen e luftës së nisur nga Moska gati tre vjet e gjysmë më parë.
“Putini na godet me shumë budallallëqe, nëse dëshironi ta dini të vërtetën”, u ka thënë Trump gazetarëve pas një takimi të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë.
“Ai është shumë i mirë gjatë gjithë kohës, por kjo rezulton pa ndonjë kuptim”.
Trump e ka përsëritur se është “shumë i pakënaqur” me Putinin prej bisedës së tyre të fundit javën e kaluar që nuk ka rezultuar me përparim drejt një marrëveshjeje për dhënie fund të luftës, për çka presidenti amerikan avokon prej kthimit në pushtet.
I pyetur për interesimin e tij në një projektligj të Senatit për më shumë sanksione ndaj Rusisë, Trump ka thënë se është duke e vëzhguar me shumë interesim.
Aksidenti fatal që i mori jetën futbollistit Diogo Jota, dalin detaje të rejaTë gjitha provat deri më tani zbulojnë se futbollisti portugez Diogo Jota ishte në timon kur makina e tij u përplas në një autostradë spanjolle dhe dyshohet se mund të ketë qenë duke tejkaluar shpejtësinë, njofton policia.
Lojtari 28-vjeçar i Liverpool-it humbi jetën së bashku me vëllain e tij, André Silva, 25 vjeç, pasi makina e tyre Lamborghini dyshohet se pësoi një shpërthim gome në provincën veriperëndimore të Zamorës, të enjten e kaluar.
Forcat e rendit të Guardia Civil në Spanjë deklaruan se automjeti ishte në tentativë për të parakaluar në autostradën A52, pranë Palacios de Sanabria, kur doli nga rruga dhe shpërtheu në flakë.
“Gjithçka tregon gjithashtu një shpejtësi të mundshme të tepërt përtej limitit të shpejtësisë së rrugës [autostradës],” tha policia lokale e trafikut të Zamorës.
Shenjat e gomave janë analizuar në një distancë të caktuar nga vendi ku ndodhi shpërthimi i gomës së Lamborghini-t. Policia theksoi se kishte studiuar gjurmët e lëna nga një prej gomave dhe se “të gjitha testet e kryera deri më tani tregojnë se shoferi i automjetit të aksidentuar ishte Diogo Jota”.
Po përgatitet një raport ekspertize për gjykatat në lidhje me aksidentin, ndërsa hetimi është bërë më kompleks për shkak të intensitetit të zjarrit që shkatërroi pothuajse plotësisht automjetin.
Aksidenti tragjik ndodhi vetëm 11 ditë pasi Jota ishte martuar me partneren e tij prej shumë vitesh, Rute Cardoso, në Portugali. Çifti kishte tre fëmijë.
Dy vëllezërit ishin nisur drejt portit spanjoll të Santanderit, që Jota të mund të kthehej në Liverpool për stërvitjet parasezonale.
Ceremonia mortore u zhvillua në qytetin e tyre të lindjes, Gondomar, pranë Portos, gjatë fundjavës. Gjurmët e gomave thuhet se ishin të dukshme rreth 100 metra (330 këmbë) nga vendi i përplasjes.
Edhe pse kishte pasur spekulime se asfalti në vendin e aksidentit ishte i pabarabartë, policia spanjolle u tha mediave se zona nuk ishte konsideruar një “pikë e zezë” për aksidente dhe se rruga, teorikisht, mund të përballonte edhe shpejtësi mbi kufirin prej 120 km/orë (75 mph).
Tension në Theth/ Banorët nisin protestën: Do të pezullojmë shërbimetBanorët e Thethit janë ngritur në protestë në qendër të fshatit pas aksionit të IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje.
Ata kanë kërkuar që të ndalojë menjëherë prishja e bujtinave ose do të përshkallëzojnë veprimet e tyre.
Sipas banorëve, në rast se nuk ndalon prishja e bujtinave atëherë do anulojnë çdo prenotim dhe shërbim.
I pranishëm në terren është edhe Drejtori i Policisë së Shkodrës, Fatmir Lleshi.
Shpëtoi turistët por u mbyt vetë/ Vijojnë kërkimet për trupin e kapitenit në ShkodërKapiteni i një anije turistike, Arben Alamani është mbytur këtë të martë në liqenin e Shkodrës gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë.
Ende nuk është gjetur trupi i pajetë i 51-vjeçarit, teksa vijojnë kërkimet.
Dy turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
“Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes për qëllime turistike e Bashkisë Shkodër, shtetasi A. A., 51 vjeç, dyshohet se gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, është mbytur.
Turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, dhe vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 51-vjeçarit.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Aksioni për lirimin e hapësirave publike, i nisur nga kryeministri Edi Rama në mbarë vendin, po shkakton tërmet në disa bashki.
Pas Vlorës, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim të tensionuar dhe me tone të ashpra edhe në Bashkitë e Fierit dhe të Durrësit.
Kreu i qeverisë ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtuesve që varen nga dy bashkitë, si dhe të drejtuesve të institucioneve që nuk kanë përmbushur detyrën.
Në takimin me kryeministrin Rama ishin drejtues institucionesh, drejtorë rajonalë dhe deputetët e qarqeve përkatëse.
Ngjarje e rëndë në aeroportin e Milanos/ Vdes një person pasi u përplas me motorin e aeroplanitNjë ngjarje tragjike ka ndodhur të martën në mëngjes në aeroportin e Milanos, ku një burrë humbi jetën pasi u përplas me motorin e një aeroplani që po përgatitej për nisje drejt Asturias, në Spanjën veriperëndimore.
Sipas raportimeve të mediave italiane, burri hyri në pistë në mënyrë të paligjshme dhe u përplas fatalisht me motorin e avionit, ndërsa ky i fundit sapo ishte larguar nga stacioni i uljes dhe po përgatitej për ngritje.
Detajet mbi identitetin e viktimës dhe mënyrën se si ai arriti të depërtojë në pistë mbeten ende të paqarta. Autoritetet italiane kanë nisur një hetim për të zbuluar se si ai mundi të hyjë në zonën e rrezikshme të aeroportit nga jashtë perimetrit të sigurisë.
Për shkak të incidentit, fluturimet në aeroport u pezulluan përkohësisht, por u rifilluan pas mesditës, sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve të aeroportit./ Zoom.al