zoom

Day ArchiveInter gjen zëvendësuesin e Calhanoglu

Interi po punon që të mos gjendet i papërgatitur në rast të largimit të Hakan Calhanoglu.

Duket se fati i mesfushorit turk është vendosur: ai dëshiron të nisë një kapitull të ri të karrierës së tij. E nisur nga kjo, drejtuesit zikaltër po eksplorojnë disa mundësi për t’i dhënë trajnerit Kivu një lojtar cilësor në mesfushë.

Portugezja “A Bola” raporton se afrimi i ri mund të flasë sërish turqisht. Pëlqehet futbollisti i Benficës, Orkun Kokcu, dhe portugezët nuk do të bëjnë rezistencë nëse paguhet shifra e duhur.

Calhanoglu është një hap larg Galatasarayt dhe Interi e lë të lirë për të paktën 25 milionë euro. Kokcu ka një klauzolë shitjeje me vlerë 150 milionë euro, por drejtuesit portugezë mund ta shesin atë nëse zikaltërit paguajnë 40 milionë euro.

24-vjeçari luan si mesfushor i avancuar, por dallohet edhe për aftësitë mbrojtëse, si edhe është përdorur në krah, kur është parë e nevojshme. Në 91 takime, ai ka realizuar 19 gola dhe dallohet për gjuajtjen e tij të djathtë.

Interesim për futbollistin turk ka edhe nga skuadra e Romës.

Tragjedia në Teksas! Thellohet bilanci, shkon në rreth 90 numri i viktimave

Mes kërkimeve për të gjetur të zhdukurit, Teksas përballet me paralajmërime të tjera për stuhi dhe rrebeshe shiu.

Autoritetet kanë dhënë alarmin se në rajon priten më shumë stuhi gjatë orëve të ardhshme.

Numri i viktimave siç raportojnë mediat e huaja ka shkuar në të paktën 89, 75 prej të cilëve janë vetëm në qarkun Kerr.

Ndërsa kapmi Mystic u godit nga përmbytjet katastrofike, konfirmoi se të paktën 27 vajza dhe anëtarë të stafit ishin mes viktimave.

Megjithatë autoritetet vazhdojnë përpjekjet e kërkim shpëtimit, ndërsa frika për një rritje të bilancit të numrit të viktimave është e lartë.

Medi Iseni reagon ashpër pas deklaratës së Stresit për arrestimin e Noizyt

Pas arrestimit të raportuar të Noizyt në Zvicër, Stresi la të kuptohet se për ngjarjen mund të ishte fajtor Medi Iseni, me të cilin pati një konflikt vitin e kaluar.

Por Medi nuk ka qëndruar në heshtje, në një reagim të fortë në rrjetet sociale, ai e ka quajtur Stresin “të pabesë” dhe ka përmendur incidentin e diskotekës si një sulm të organizuar, ku ai thotë se është tradhtuar.

“Prita ka vra më burra se unë. Zoti është i madh, vonon po nuk harron,” – shkruan ai, duke lënë të nënkuptohet se drejtësia do të vihet në vend.

Sipas tij, fshirja e disa materialeve online është provë se gjithçka ka qenë e planifikuar. Autoritetet zvicerane vazhdojnë hetimet për rastin.

Zbardhet dosja/ I kërkuari i drejtësisë Prekë Kodra përdori një grua të moshuar për kapanonet në Theth

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ndërtimin pa leje të 10 kapanoneve në fshatin turistik të Thethit, të denoncuara më parë në prokurori nga autoritetet lokale, por që kjo e fundit nuk nisi asnjë hetim.

Burime bëjnë me dije se ka dyshime të forta se shtetasja Lene Prroni, e cila është pronarja e tokës ku janë vendos kapanonet, është përdorur nga i kërkuari i drejtësisë Prek Kodra.

Ky i fundit dyshohet se ka investuar për vendosjen në mënyrë të paligjshme të këtyre objekteve që përdoren për turizëm me qëllim përfitim monetar, por në letra rezulton emri i të moshuarës. Ndërkohë që ky biznes turistik i ngritur kundër ligjit, administrohet nga djali i saj.

Sipas dosjes së prokurorisë, e cila ka dhënë vendim për të mos nisur hetimet për këto objekte, e moshuara ka kërkuar leje në bashki por nuk ia kanë dhënë pasi nuk ka të drejtë ta përfitojë. Edhe pse objektet sipas autoriteteve vendore janë pa leje, prokuroria e Shkodrës me në krye prokuroren e çështjes Elsa Gjeli, thotë ndër të tjera se nuk ka nisur një hetim, pasi objektet janë pa themele.

Prek Kodra, është një emër i njohur për botën e krimit i cili ka dalë në dosjen ‘Metamorfoza’, ku nga hetimet ka rezultuar se ky i fundit kishte planifikuar vrasjen e Albin Kurtit dhe dy politikanëve të tjerë nga Kosova.

Në arsyetimin e saj për mosnisje të hetimeve, Prokuroria e thekson:

Në nenin 199/a të Kodit Penal është parashikuar figura e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”. Në këtë dispozitë ligjore parashikohet në mënyrë qartë se: 

“1. Ndërtimi i kryer pa leje, në shkelje të rëndë të lejes ose në kushtet e një lejeje të shfuqizuar në tokën në pronësi të vet, dënohet me burgim deri në një vit. 

2. Po kjo vepër, e kryer për plotësimin e nevojave për strehim sipas ligjit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

3. Po kjo vepër, e kryer në tokën publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. 

4. Po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda apo e kryer për qëllime fitimi, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet.”.

Në lidhje me objektin e veprës penale, theksohet se vepra penale objekt hetimi është parashikuar nga Kodi Penal në pjesën e posaçme të tij, në Kreun II, Seksioni XI, të titulluar “Vepra penale që cënojnë regjimin juridik të tokës”.

Objekt i këtyre veprave janë marrëdhëniet juridike të vendosura për të mbrojtur regjimin juridik të tokës, paprekshmërinë e saj, si edhe destinacionin e përcaktuar dhe mënyrën e menaxhimit të tokës. Në mënyrë të posaçme, neni 199/a, si pjesë e këtij seksioni, synon të mbrojë paprekshmërinë e tokës, nga ndërtimet e paligjshme të kryera në tokën e të pandehurit apo të personave të tjerë. 

Pra, objekti i kësaj vepre është toka si një send i veçantë në qarkullimin civil si dhe regjimi i ndërtimeve. Sikurse do të analizohet edhe në anën objektive të kësaj figure penale, nuk rezulton që ky objekt të jetë cënuar nga veprime të kundraligjshme të personave të caktuar.

Në lidhje me anën objektive (actus reus), ajo është element i domosdoshëm për përgjegjësinë penale sepse, nëse nuk ka veprim ose mosveprim të dënueshëm nuk ka vepër penale. 

Pra, nga përmbajtja e nenit 199/a të Kodit Penal rezulton se një element i domosdoshëm i figurës së veprës penale është ndërtimi pa leje si dhe vendi ku ndërtohet, që lidhet domosdoshmërisht me tokën. Qëllimi i ligjvënësit nëpërmjet kësaj figure të veprës penale ka qenë të mbrojë regjimin juridik të tokës dhe ndërtimeve, nga ndërtimet pa leje. 

Neni 199/a i Kodit Penal është një dispozitë blankete, që të referon në ligje të tjera, për të kuptuar nocionet “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Tokë”. Po ashtu, për të përcaktuar nëse ligjvënësi nëpërmjet kësaj dispozite ka si qëllim të penalizojë çdo ndërtim pa leje, si shtesa pa leje, ndërtime jashtë projektit, shtesa katesh pa leje apo ka për qëllim të mbrojë vetëm ato ndërtime që ndërtohen mbi tokë, vlerësohet se duhet të japë kuptimin e ndërtimit të paligjshëm dhe kuptimin e tokës. 

Koncepti i ndërtimit pa leje jepet në ligjin nr. 9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar. Në nenin 3, nën titullin “Përkufizime” të këtij ligji, parashikohet shprehimisht se: “…a) “Ndërtim pa leje” është objekti, për të cilin është përfunduar konstruksioni dhe mbulesa, i destinuar për banim, veprimtari ekonomike dhe/ose funksione të tjera (si për shembull, social-kulturor, arsim, shëndetësi e të tjera të këtij lloji), për të cilin nuk janë respektuar procedurat e përcaktuara në ligjin nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”.

Më tej Prokuroria thekson:

Si pasojë, këto punime, kategorizohen si ndërhyrje të cilat nuk kanë domosdoshmëri për t’u pajisur me leje ndërtimi, por me deklaratë paraprake punimesh, të normuara dhe të disipinuara me anë të nenit 7, pika 3 të VKM nr. 408, datë 13.05.2015, e ndryshuar “Punime të tjera”: i. struktura që instalohen për nevoja të çastit dhe/ose të përkohshme, pa themele, me materiale të çmontueshme, pa përdorur struktura beton-armeje, blloqe betoni, muratura e soleta dhe që hiqen në çdo rast, brenda një afati kohor maksimal 12-mujor nga momenti i lëshimit. 

Vetë Policia Gjyqësore në informacion e referuar nga ana e saj ka theksuar se edhe Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Shkodër në shkresën e dërguar Komisariatit të Policisë Shkodër, ka përcaktuar se fakti përbën kundravajtje administrative, pra nuk e ka kallëzuar si një krim. 

Pra, në analizë të legjislacionit të përmendur më lart veprimet e kryera, nuk janë veprime të cilat cënojnë anën objektive të veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a të Kodit Penal. Në këto kushte, kur mungon pasoja si element i domosdoshëm i anës objektive të kësaj vepre penale (nuk kemi ndërtim të paligjshëm), kryerja e këtyre punimeve nuk përbën objekt material të kësaj vepre penale dhe për rrjedhojë fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.

Në lidhje me subjektin (aktiv) të veprës penale, vlerësohet se në rastin konkret plotësohet ky element, patur parasysh nenin 12 të Kodit Penal ka parashikon se “Ka përgjegjësi penale personi që në kohën e kryerjes së një krimi ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç. Personi që kryen një kundërvajtje penale ka përgjegjësi kur ka mbushur moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç”.

Përsa i përket anës subjektive të kësaj figure krimi, fillimisht evidentohet se ky element i figurës së veprës penale lidhet me qëndrimin psikik që mban personi kundrejt veprës së kryer prej tij. Ana subjektive karakterizohet nga dy elementë përbërës: Faji, pa të cilin nuk mund të ketë përgjegjësi penale “nullum crimen, nulla poena sine culpa ” (neni 4 i Kodit Penal), në dy format e tij dashjen dhe pakujdesinë, si dhe nga motivet dhe qëllimet. 

Figura e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal kërkon si formë faji dashjen e drejtëpërdrejtë. Gjithashtu, vlerësohet se, ana subjektive e figurës së veprës penale zbulohet dhe qartësohet nëpërmjet anës objektive, sepse proceset e brendshme psikike dhe psikologjike jo vetëm që ngacmohen nga faktorë të jashtëm, por edhe materializohen në veprimtarinë kriminale gjatë dhe nëpërmjet procesit të zhvillimit të anës objektive. 

Në këto kushte, përderisa nuk provohet se ka fakt penal, atëherë nuk kemi as faj, pasi mungon si elementi intelektual ashtu dhe ai volutiv, që të ekzistojë faji si element thelbësor i përgjegjësisë penale.

Për të pasur një figurë konkrete të veprës penale është e domosdoshme ekzistenca e të gjithë elementëve përbërës të saj të marra së bashku, të cilët janë: a) objekti i veprës penale; b) ana objektive; c) subjekti dhe ç) ana subjektive. Provueshmëria e elementëve objektive dhe subjektive të figurës së veprës penale, shërben si bazë për të vënë një person përpara përgjegjësisë penale. Gjithashtu, vepra penale e kryer në mënyrë të plotë, atëherë kur ekzistojnë të katër elementët e saj: objekti, ana objektive, subjekti dhe ana subjektive. 

Nëse mungon njëri prej këtyre elementëve, vepra penale nuk ekziston. Tch/

Dëmtimi i Musiala, agjenti në krah të Donnarummas: Nuk e bëri me qëllim

Lojtari i Bayernit, Jamal Musiala theu këmbën, gjatë një përplasje me Donnarumman, në ndeshjen ndaj PSG (Kupa e Botës për Klube).

Kritikat për portierin kanë qenë të shumta, me shumë personazhe të sportit që nuk janë “kursyer” aspak.

Agjenti i Donnarummas, Vincenzo Raiola përkrahu “gardianin”, në një intervistë të dhënë së fundmiu.

“Është çështje e të dhjetave të sekondës. Gigio preku topin i pari dhe nuk mundi ta shmangte goditjen. Ai absolutisht nuk donte ta dëmtonte Musiala-n. Ai është një person shumë i ndjeshëm, aq sa sapo u kthye në dhomën e zhveshjes e ndezi telefonin më herët se zakonisht për të dërguar mesazh, u shokua”.

Për fjalët e Neuer: “E kuptoj që ai po mbron një shok skuadre, por të gjithë reagojnë ndryshe. Në dhjetor, Gigio rrezikoi të humbiste një sy në një përplasje me Singo-n. Dhe në vitin 2014 ishte Neuer ai që dëmtoi Higuaín-in…”.

Vrasja e Ilaria Sulës/ Zbulohen mesazhet kërcënuese që ish i dashuri i dërgoi para krimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e studentes shqiptare në Itali, Ilaria Sula nga ish-i dashuri i saj.

Në telefonin e autorit Mark Antony Samson hetuesit kanë zbuluar mesazhet e fundit të tij me Ilarinë.

“Ose kthehu tek unë ose do ta vras”,  shkruante Samson, informojnë mediat e huaja.

Ngjarja ndodhi më 25 mars 2025, në banesën e Mark Samson në Romë. Hetimet tregojnë se pas një konflikti të ashpër, ai vrau Ilarian dhe më pas fshehu trupin e saj në një valixhe, të cilën e hodhi në një zonë pyjore në periferi të qytetit.

Prokuroria italiane po shqyrton të gjitha rrethanat që çuan në këtë krim të rëndë, përfshirë ndikimin e identitetit të rremë akademik dhe manipulimit dixhital në sjelljen e autorit.

Nga Zogu te Rama: Shqipëria si projekt personal i udhëheqësve

Dikur, shqiptarët thoshin me bindje: “Shtet për herë të parë ndërtoi Ahmet Zogu.” Ai ishte figura që e identifikonte shtetin. Kur Zogu u largua, bashkë me të ra edhe struktura që kishte ngritur. Më pas erdhi Enver Hoxha. Edhe për të, në vitet e tranzicionit u tha gjatë se “Shtet kishte bërë Enver Hoxha”. Diktatori e ndërtoi shtetin mbi figurën e tij. Ishte ai që vendoste për gjithçka, për jetën e individit, për bukën, për librin, për martesat, për emërimet, për pushkatimet. Kur Enveri u zhduk, shteti u tret me të. Por “Shqipëria e tij” mbeti gjatë.

Në vitet ’90, një figurë e re u ngjit në skenën politike: Sali Berisha. Edhe ai ndërtoi një formë gati personale të qeverisjes. Publikoi numrin e tij personal të telefonit për qytetarët që kishin halle. Ai ishte shteti. Ai u përgjigjej qytetarëve një për një, sepse besonte se qeverisja identifikohej me të.

Tani, në vitin 2025 dhe Edi Rama është në pushtet prej 12 vitesh. Dhe ai po bën saktësisht të njëjtën gjë, por në mënyrë më të sofistikuar. Ai është kudo. Lexon ankesat e qytetarëve në rrjete sociale, i thërret nëpër Town Hall-e që të përballen me drejtuesit vendorë e me drejtorët që “s’u kanë zgjidhur hallet”, vendos kush duhet të shkarkohet në bashki dhe kush duhet të lavdërohet. Ai është arkitekti, kuratori dhe regjisori gjithçkaje. Ai vendos se kush projekt për kullë apo hotel në bregdet do të miratohet. Ai vendos për logon në fanellën e kombëtares. Ai është gjithçka: edhe qeveri qendrore, edhe pushtet vendor, edhe inspektor i terrenit, edhe komentator.

Në pamje të parë, duket sikur po punon fort për të rregulluar gjithçka. Në të vërtetë, bën thjesht teatër. Sepse të gjithë e dimë që, çështjen e hapësirave publike, atë që ai denoncon sot në Vlorë e Tiranë, nuk e zgjidhi për 11 vite kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës. Përkundrazi, atëherë u shënua kulmi i uzurpimeve urbane, i ndërtimeve pa kriter, pa respektuar asgjë. Asokohe “qahej” se nuk e lejonte qeveria. Tani ka 12 vjet si kryeministër dhe prapë nuk e ka zgjidhur këtë problem në asnjë qytet të Shqipërisë.

Atëherë, përse gjithë ky show? Disa kritikë thonë se “Rama nuk ka më çfarë të japë në këtë mandat”. Ekonomia është e stërmunduar, administrata është e konsumuar dhe e korruptuar. Dhe entuziazmi ka kohë që ka rënë. Ndaj, për të ruajtur kontrollin dhe perceptimin e “të pazëvendësueshmit”, ai ka vendosur të bëjë shfaqje, të përforcojë idenë se vetëm ai mund të verë rregull në këtë vend, të pastrojë kazanët e plehrave, të zhbëjë betonin dhe të shpëtojë qytetet. Ai denoncoi në drekë disa shtëpiza në Theth, policia nuk vonoi më shumë se 2 orë për t’i shembur. Pa Ramën, policia s’bën asgjë. Ai thote se trotuaret e Tiranës janë zaptuar, Gjergj Luca del i pari për t’i hequr, ministri i brendshëm direkt pas tij.

Por nëse do ta kishte seriozisht, së pari Edi Rama nuk do e lejonte këtë shkatërrim urban për mbi 1 dekadë që është në pushtet. Nuk do të toleronte që të njëjtët drejtues lokalë që ai vetë i promovoi, të shndërroheshin në shënjestra publike vetëm për hir të spektaklit. Në vend të transparencës dhe barazisë përballë ligjit, Rama ofron një tjetër shfaqje të personalizimit të shtetit.

Ky është modeli: kur nuk ke më çfarë të shesësh, ofron dramë. Kur nuk ke më vizion, ofron protagonizëm. Kur nuk ndërton dot institucione, zmadhon karrigen e pushtetit nga ku komandohet gjithçka, duke krijuar idenë se vetëm një person i vetëm mund të shërojë çdo plagë që ka ky vend.
Shqipëria po përjeton fatkeqësisht ripërsëritjen e historisë së udhëheqësve të saj, por tani në formën më tragji-komike të saj./ Zoom.al

Tërmeti i fortë godet Greqinë, magnituda dhe epiqendra

Një tërmet i fortë ka goditur Kretën pak minuta më parë.

Mediat greke bëjnë me dije se forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 5.

Epiqendra e  tërmetit ka qenë 31 kilometra në lindje-verilindje të Zakrosit, ndërsa thellësia fokale ishte 7.8 kilometra.

Aktualisht nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëme materiale.

Mbi gjysmë milioni euro për një Kuvend që nuk e ka nisur punën

Pa kryer asnjë punë, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës dhe asistentët e tyre po i kushtojnë buxhetit të shtetit qindra mijëra euro.

Tashmë dyzet e tri përpjekje për të konstituar Kuvendin, kanë dështuar. Për disa deputetë të rinj, kjo situatë është shumë larg pritshmërive të tyre.

Nezir Krakit, bllokimi i konstituimit të Kuvendit po i vështirëson punën dhe angazhimin si ligjvënës.

Ai u zgjodh për herë të parë në zgjedhjet e 9 shkurtit si deputet i partisë Guxo – pjesë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Alternativën, që fitoi shumicën e votave.

Mandatin e deputetit të Kuvendit të Kosovës thotë se e ka marrë për të kontribuar në jetën politike dhe parlamentare si ligjvënës, “e jo kot së koti”.

Kraki dhe deputetët tjerë të zgjedhur – 120 gjithsej – marrin paga sikur Kuvendi të ishte funksional.

Që nga 15 prilli, kur ka filluar seanca konstituive, ata kanë përfituar dy paga e gjysmë, edhe pse shumica e 43 vazhdimeve kanë zgjatur vetëm disa minuta, për shkak të mosmarrëveshjeve mbi zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe mënyrën e votimit.

Deri tani, 103 deputetë kanë marrë dy paga e gjysmë, ndërsa 17 të tjerë, që kanë mandatin e deputetit, por vazhdojnë të mbajnë funksione në Qeverinë në detyrë të Kosovës, janë paguar nga ekzekutivi.

Kostoja totale për pagat e deputetëve, nga 15 prilli deri më 30 qershor, ka arritur në 478.692 euro.

Përveç pagave të tyre, buxheti i shtetit mbulon edhe pagat e zyrtarëve të lartë personalë të deputetëve, që ndryshe njihen si asistentë.

Kabinat në Theth që përplasën Ramën me Prokurorinë/ Pronari, snajperisti që do vriste Albin Kurtin

Kabinat pa leje në Theth, të cilat përplasën kryeministrin Edi Rama me prokurorinë e Shkodrës, janë në pronësi të Prek Kodrës, bëjnë me dije mediat.

Ky i fundit, person që në vitin 2021, në një dokument të Njësisë Kundër Terrorizmit të Kosovës, kishte planifikuar për të vrarë me snajper kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe 2 politikanë të tjerë të njohur Kosovarë.

Ai është shpallur në kërkim edhe nga SPAK në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, me akuzë për disa ngjarje kriminale. Nga lidhjet me grupin Bajri në Shkodër, përfshirja në atentatet me pagesë me snajper, deri tek ai i zbuluar nga bisedat e SKY ECC, ndaj Ardian Çapjas në Elbasan, për llogari të Suel Çelës.

Emri i Kodrës u kthye në vëmendje, pasi kryeministri Rama reagoi ashpër ndaj një ndërtimi pa leje në zonën e Thethit. Kreu i qeverisë tha se bëhet fjalë për një ndërtim në zemër të Thethit, në shkelje të ligjit dhe akt kriminal, i cili edhe pse është referuar në Prokurori nga organet përkatëse, nuk është ndërmarrë asnjë veprim.

Kryeministri u shpreh se ka mbetur pa fjalë nga vendimi i prokurores Elsa Gjeli, e cila presupozohet që të mbrojë pasuritë e përbashkëta të vendit, dhe jo të lejojë krime të tilla mjedisore. Teksa lexoi vendimin, kryeministri e cilësoi si një “jerm” nga ana e prokurores, dhe që “është një pjesëz e përroi psikik të pashtershëm në formën e një vendimi të mos fillimit të çështjes penale”.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci ka ndarë edhe foto nga ndërtimi pa leje, ku IKMT ka nisur prishjen, duke u shprehur “bollë me tokë e xanum”.

Në një përgjigje ndaj kryeministrit Rama, po sot, Prokuroria e Shkodrës thotë se ‘rasti nuk konsiderohet ndërtim pa leje’. Prokuroria thotë se strukturat kanë qenë kontejnerë të përkohshëm pa themele, të vendosura mbi pllaka guri, dhe si të tilla nuk përmbushin kriteret për të konsideruar objekt ndërtimi.