Aplikacion
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, bëri një parashikim të frikshëm, sipas të cilit Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga Xi Jinping dhe Vladimir Putin.
Sipas Rutte-s, Kina do të fillojë duke kërkuar të pushtojë Tajvanin, ndërkohë që do të sigurojë që presidenti rus të sulmojë njëkohësisht territorin e NATO-s, mes frikës se Putini po i ka vënë syrin republikave baltike, të cilat më parë ishin pjesë e BRSS-së, Estonia, Letonia dhe Lituania gjithsesi.
Rusia reagoi sot, duke iu drejtuar ish-kryeministrit holandez Rutte në Twitter, duke pretenduar se ai kishte “ngrënë shumë nga kërpudhat magjike që holandezët i donin”, ndërsa paralajmëroi se ai duhet të presë me padurim një të ardhme në një kamp pune të tmerrshëm në Siberi.
Ai sheh një bashkëpunim të fshehtë midis Kinës dhe Rusisë për Tajvanin dhe më pas një sulm rus ndaj Evropës.
“Por ai ka të drejtë për një gjë: duhet të mësojë rusisht. Mund të jetë e dobishme në një kamp siberian”, shkroi ish-presidenti rus.
Duke theksuar nevojën urgjente për riarmatim dhe forcimin e buxheteve ushtarake, Rutte i tha New York Times në një vizion të frikshëm për të ardhmen: “Le të mos jemi naivë për këtë. Nëse Xi Jinping sulmon Tajvanin, ai së pari do të sigurohet që të telefonojë partnerin e tij shumë më të vogël në të gjithë këtë, Vladimir Vladimirovich Putin, i cili banon në Moskë, dhe t’i thotë: ‘Hej, unë do ta bëj këtë dhe kam nevojë që ti t’i mbash të zënë në Evropë duke sulmuar territorin e NATO-s.”
“Ndoshta kështu do të shkojë kjo, dhe për t’i penguar ata, duhet të bëjmë dy gjëra”, shtoi ai.
Duke vazhduar përshkrimin e tij të tmerrshëm, Rutte tha: “Një gjë është se NATO, kolektivisht, është aq e fortë sa rusët nuk do ta bëjnë kurrë këtë. Dhe së dyti, partneriteti Indo-Paqësor, diçka që Presidenti Trump po e promovon shumë, sepse ne kemi këtë lidhje të ngushtë, duke punuar së bashku në industrinë e mbrojtjes, inovacionin midis NATO-s dhe Indo-Paqësorit.”
Rutte paralajmëroi se Putini po riarmatoset me një ritëm të shpejtë, duke këmbëngulur që vendet perëndimore duhet të rrisin shpenzimet e mbrojtjes.
“Kemi një sfidë të madhe gjeopolitike përpara nesh. Dhe kjo është para së gjithash Rusia, e cila po rindërtohet me një ritëm dhe shpejtësi të paparë në historinë e kohëve të fundit”, tha ai.
Rutte e vlerësoi Trumpin për përpjekjet e tij për të bërë përparim me Putinin.
“Ai është personi që e theu bllokimin me Putinin. Kur u bë president në janar, ai i nisi këto diskutime me Putinin dhe ishte i vetmi që ishte në gjendje ta bënte këtë”, tha shefi i NATO-s.
Megjithatë, kjo ende nuk kishte çuar në një marrëveshje paqeje.
“Nuk jemi ende atje dhe kjo do të thotë që ndërkohë duhet të siguroheni që Ukraina të ketë atë që i nevojitet për të qëndruar në garë”, tha ai.
Fiket pas 6 ditësh zjarri në landfillin e ElbasanitZjarri në landfillin e Elbasanit është fikur pas gjashtë ditësh.
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, tha se vatra fillestare e zjarrit është tashmë e izoluar ndërsa pjesa e mbetur përbëhet kryesisht nga gazra dhe avuj.
“Tashmë është vënë në kontroll situata, nuk kemi vatra të reja, nuk kemi përhapje të vatrave ekzistuese. Do vazhdojmë të kapsulojmë pjesët që janë të ekspozuara nga agjentët natyrorë”,tha ai.
Ndërkohë Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, e konsideroi këtë operacion si ndër më të vështirin të viteve të fundit.
“Kemi pasur të bëjmë me materialet plastike dhe komponime të tjera ndotëse që kanë e bërë zjarrin jashtëzakonisht të vështirë për t’u shuar”,tha ai.
Për ngjarjen, Prokuroria e Elbasanit ka nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e ndotjes dhe origjinën e zjarrit. Deri më tani, as për këtë rast dhe as për ato të mëparshme, nuk ka një shkak zyrtar të konfirmuar për shpërthimin e flakëve.
“Mundësi financiare dhe propozime”, zbuloni tre shenjat më me fat të Horoskopit për javën që vjenJavës që vjen, yjet duket se favorizojnë Dashin, Demin dhe Luanin.
Kjo javë sjell energji pozitive për çështje financiare, vetëbesim profesional dhe vendime të guximshme.
Dashi – Një javë me mundësi të mëdha në horizont! Kalimi i Merkurit në shenjën e Demit sjell propozime dhe mundësi të reja financiare. Kjo është koha për të reflektuar mbi vlerën tuaj dhe për të pranuar që meritoni më shumë.
Çfarë pritet?
Mundësi për ngritje në detyrë apo fillim biznesi
• Propozime të reja pune
• Rritje vetëbesimi dhe shpërblime të merituara
Të hënën, ndodh një bashkim i rrallë midis Merkurit dhe Jupiterit. një energji e fuqishme për të ndërmarrë veprime që lidhen me financat. Shfrytëzojeni këtë periudhë, sepse nuk do të përsëritet deri në vitin 2037!
Demi – Një javë me mundësi të mëdha për përfitime financiare. Jupiteri, planeti i bollëkut, ka hyrë në shenjën tuaj që në fillim të korrikut dhe po forcon pozicionin financiar. Tani që po i afrohet fundit të qëndrimit në Binjakë, është koha për të vepruar!
Këshillë: Besoni intuitës, ajo do t’ju udhëheqë më saktë se logjika këtë
Luani – Kjo javë sjell ndërgjegjësim dhe vendosmëri në fushën profesionale.Të mërkurën, Hëna në Virgjëreshë lidhet me Uranin në Dem, duke theksuar rëndësinë e vlerësimit të vetes dhe punës suaj. Nëse jeni në një pikë ku po mendoni të ndryshoni punë, filloni një projekt të pavarur ose rrisni çmimet tuaja, tani është momenti i duhur.
Çfarë pritet?
Vetëbesim në karrierë
• Rritje page ose kontrata të reja
• Vlerësim më i lartë për aftësitë dhe eksperiencën tuaj
Këshilla e javës: Yjet ofrojnë mundësi, por veprimi është në dorën tuaj. Mos kini frikë të kërkoni atë që meritoni!
Grida bën rrëfimin e rrallë: Çfarë kam bërë për dashurinëGrida Duma ka ndarë detaje mbi përjetimet dhe pikëpamjet e saj personale, sa i përket dashurisë. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo tha se nuk bën dot pa dashurinë.
“Dashuria është gjithëkuptimi i gjësë, i së gjithës. Dashuria është gjithçka, pa dashurinë nuk bëj asgjë. Çdo gjë që bëj e dua deri diku, shumë apo pak, por pa e dashur nuk e bëj,” tha ajo.
Më tej, Duma theksoi se ndonjëherë duhet të ndryshojmë për të mos humbur personin e zemrës.
“Dashuria në distancë mbahet gjallë deri diku. Për mua nuk është dashuri është iluzion. Unë dua gjërat reale, gjërat me të cilat njerëzit janë bashkë, përjetojnë çdo gjë bashkë. Egoja pengon shumë, ajo nuk është një gjë që…
Që të akomodosh tjetrin duhet të lësh nga egoja jote shumë. Kam mësuar ta bëj, nuk e bëja kollaj. Por fillon ta bësh që të mos humbësh tjetrin. Njeriu duhet të ndryshojë,” shtoi ajo.
Por a ka sakrifikuar vetë ajo për dashurinë? Mesa duket po, sidomos këtë vitin e fundit.
“Gjëja më e madhe që kam bërë për të mos humbur dikë, kam ndryshuar shumë nga vetja, është gjëja më e dhimbshme për mua. Mendoj që bëj çdo ditë sakrifica. Sidomos këtë vit kam bërë shumë sakrifica”, u shpreh Duma.
E trishtë/ Orinda Huta humb babainKëngëtarja dhe moderatorja e njohur Orinda Huta ka humbur të atin.
Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes disa fotove me të ndjerin, Isuf Huta, në rrjetet sociale.
“Kërcimi ynë i fundit babo,” shkruan ajo, krahas fotove me të atin.“
Në një tjetër postim, këngëtarja ndan detajet e funeralit, teksa mes reshtave shton se i ati ka qenë një bekim për të.

“Ne kemi qenë të bukuar nga prezenca e tij në jetë dhe do të mbesë gjithmonë në kujtimet tona!”
“Jam e dashuruar”/ Klaudia Pepa flet për partnerin e riBalerina e njohur Klaudia Pepa, në një intervistë për “S’e Luan Topi”, ka rrëfyer se është një një lidhje dashurie.
Ajo tregoi se partneri i saj nuk është personazh publik, ndaj ka zgjedhur të mos e bëjë public imazhin e tij.
“Jam e dashuruar, jam me dikë, por personi është larg dritave, larg ekranit, kështu që preferojmë për momentin të mos kemi dalje publike. Por, sigurisht që do të vijë momenti që do ta them,” tha ajo.
Nga ana tjetër, e pyetur nëse ka në plan të bëhet nënë, balerina theksoi se nuk është ende momenti i duhur në jetën e saj për të ndërmarrë këtë hap:
“Padyshim që dua të bëhem nënë, por kur të vijë momenti i duhur, me personin e duhur.”
Prima balerina e televizionit Klan, ishte finalistja e talent show-t të njohur “Amici” në Itali. Ajo nuk mundi të shpallej fituese, por falë talentit të saj, producentja Maria De Filippi i ofroi një vend në trupën e profesorëve të spektaklit. Që nga ajo kohë, Klaudia Pepa është zhvendosur në Itali, ku është angazhuar në shumë shfaqje të ndryshme.
Përmbytjet katastrofike në Texas, shkon në 59 numri i viktimaveNumri i viktimave nga përmbytjet në Texas ka shkuar në të paktën 59.
Gurvernatori i qarkut Dan Patrick u shpreh i shqetësuar për situatën duke paralajmëruar se ekziston rreziku që numri i viktimave të vijojë të rritet në orët në vijim.
Texas ndodhet në një situatë kaotike për shkak të motit të keq stuhive dhe përmbytjeve katastrofike, shkruan BBC.
Shërbimi Kombëtar i Motit, ka paralajmëruar se parashikohet që të ketë më shumë reshje shiu në zonën qendrore të Teksasit.
Ndërkohë kërkimet për të zhdukurit vijojnë ende.
Një reagim lidhur me këtë situatë shqetësuese ka ardhur edhe nga Papa Leoni i XIV, i cili ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet që kanë humbur të afërmit e tyre”.
Shkarkimi i zyrtarëve të burgut të Drenovës, kush janë drejtuesit e rinjPas shkarkimit të dy zyrtarëve të burgut të Drenovës, për shkak Laert Haxhiut i burgosur i sigurisë së lartë iu gjet telefon, emërohen dy drejtues të rinj në këtë burg.
Ministri i drejtësisë Ulsi Manja ka emëruar si drejtor në këtë burg Lorent Nakon.
Ndërkohë, shef i policisë së burgut Drenovë është emëruar Artan Kocibelli.
Shkak për largimin nga detyra të dy zyrtarëve Fatjon Fasho dhe Sokol Kacoli u bë sekuestrimi i një telefoni në qelinë e Laert Haxhiu, një i burgosur i sigurisë së lartë dhe i konsideruar me rrezikshmëri. Për sekuestrimin e telefonit, SPAK po kryen hetime duke kqyrur jo vetëm aparatin, por edhe duke bashkëvepruar me autoritete të tjera, pasi ka dyshime që bisedat e të fortit të Lushnjës janë sinjalizuar nga përgjimet që po mbahen për një çështje tjetër nën zhvillim e sipër.
Laert Haxhiu konsiderohet si kreu i një grupi kriminal me anëtarë që kryen së paku 17 ngjarje dhe krime që u urdhëruan në vite në ndryshme në Shqipëri. Por ndërkohë hetimet duket se kanë indicie edhe për çështje të narkotrafikut, të pafinalizuara ende.
Haxhiu, etiketuar ndryshe si rivali i Aldo Bares u ekstradua nga Greqia, ndërkohë që ndaj tij gjykata e ka shprehur një dënim të përjetshëm për atë që njihet si masakra e Lushnjës.
Alarmi për bombë në Kuvend/ Sveçla zbulon kush e bëri telefonatënMinistri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë të shtunën se autoritetet kosovare e kanë identifikuar përdoruesin e numrit telefonik nga i cili u bë një kërcënim për sulm me bombë në Kuvendin e Kosovës të shtunën.
Kërcënimi me bombë të shtunën në institucionin më të lartë ligjvënës të Kosovës – që detyroi evakuimin e deputetëve dhe shtyrjen e seancës konstituive për në mbrëmje – ishte i rrejshëm, sipas autoriteteve kosovare.
Sveçla tha të dielën në Facebook se numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS.
“Shfrytëzuesi i numrit ka qenë ose është shtetasi serb Lazar Zhivkoviq. Në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq”, tha Sveçla pa dhënë ndonjë hollësi për këtë.
Mlladiq, ish-gjenerali i serbëve të Bosnjës – i njohur me nofkën “kasapi i Ballkanit” – qëndron në qendrën e ndalimit të OKB-së në Hagë që nga dënimi i tij përfundimtar në vitin 2021.
Mlladiç udhëhoqi forcat serbe të Bosnjës gjatë luftës në Bosnje nga viti 1992 deri më 1995.
Ai u dënua nga Tribunali i Hagës me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit, shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës, gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnje e Hercegovinë.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e shpërndau njoftimin e Sveçlës dhe tha se i përgëzon institucionet shtetërore për “reagimin e shpejtë dhe profesional”.
“Konfirmimi se ky kërcënim e ka origjinën në Serbi dëshmon edhe një herë luftën aktive hibride të Serbisë ndaj vendit tonë”, tha Kurti.
Të shtunën, prokurori që e hetoi rastin, Zejnullah Gashi, tha se kërcënimi erdhi nga një burrë përmes telefonit dhe se një hetim kibernetik për ketë është duke u zhvilluar.
Zejnullahu shtoi se kërcënimi u bë nga një “person anonim, me zë mashkulli në gjuhën angleze dhe me një theks që ne mendojmë se është nga një shtet jomiqësor”, pa përmendur emrin e shtetit.
Policia e Kosovës, në orët e vona të së shtunës, tha se “bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se kërcënimet kanë ardhur përmes një numri të telefonit i cili dyshohet se është nga Serbia”.
“Policia në bashkëpunim me prokurorinë kompetente do të vazhdojë hetimet e mëtejme, duke marrur të gjitha masat hetimore, përfshirë edhe komunikimet me partnerë ndërkombëtar të sigurisë, për të lokalizuar mjetet, rrjetet e komunikimit që janë përdoruar në këtë kërcënim”, tha policia.
Pamje të rënda/ 3 vajza në Fier godasin dhe denigrojnë bashkëmoshataren: Na thuaj të hëngsha k****!Një rast i rëndë bullizmi nga qyteti i Fierit është publikuar në rrjet, ku një adoleshente ka rënë viktimë e tre bashkëmoshatareve të saj.
Ngjarja ka ndodhur në Fier, dhe sipas pamjeve të publikuara, tre nga vajzat të cilat në video e thërrasin njëra tjetrën me emrat Kejsi, Nenda dhe Marsi, bullizojnë një bashkëmoshataren e tyre.
Ato e keqtrajtojnë vajzën adoleshente, duke u kapur për flokësh dhe qelluar me pëllëmbë. Vajzat e detyrojnë të renë që t’i thotë fjalë ofenduese, madje dhe t’i kërkojë falje. Në një moment vajza me emrin Marsi dëgjohet duke i thënë:
“Guxo përmendma emrin tim, thuaj ka thënë Marsi kështu…unë do të rrj*p si pula. Do t’i heq këto leshtë e kokës, do të bëj tullace, do të qeth zero moj k*** femër. Unë të mbajta afër moj, të pranova si motrën time.”
Më pas vajzat marrin në telefon një djalë të quajtur Romeo, dhe detyrojnë adoleshenten t’i thotë fjalë banale. Më pas Marsi e qëllon me pëllëmbë dhe e hedh në ferra.
Një rast i rëndë bull*zmi është denoncuar së fundmi nga qytetarët në redaksinë e JOQ Albania, ku disa vajza adoleshente bull*zojnë dhe keqtrajtojnë një bashkëmoshataren e tyre.
— JOQ Albania (@JoqAlbania) July 6, 2025
Ngjarja ka ndodhur në Fier, dhe sipas pamjeve të publikuara nga ana jonë, tre nga vajzat të cilat në… pic.twitter.com/v72vMMW8WI