Aplikacion
Fero është akuzuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan për tri vepra penal. Por, përveç tij tashmë në hetime është edhe Arbenita Ismajli.
Gazeta Insajderi, ka mësuar nga burimet se me datë 13.06.2025, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka lëshuar një dokument ku konfirmohet nisja e hetimeve ndaj saj.
Modelja e njohur dyshohet për mospërfillje të Gjykatës, pasi nuk iu është bindur urdhrit apo vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës. Arbenita, nuk i’a ka mundësuar kontaktin me fëmijën, reperit Fero.
“Se nga data 19.03.2025, në Gjilan, e pandehura Arbenita Shabani Ismajli, me dashje nuk i është bindur urdhrit apo vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës, në Republikën e Kosovës, respektivisht aktvendimit mbi pajtimin gjyqësor, përmes procesverbalit me numër C.nr.3508/2024, të datës 12.06.2024 ashtu që, e pandehura pasi që është njoftuar lidhur me revokimin e autorizimit nga i dëmtuari ish bashkëshorti i saj Feronit Shabani, me të cilin autorizim, të pandehurës i është lejuar nga ana e të dëmtuarit, që fëmijën e tyre Nina Shabani ta marrë me vete jashtë Republikës së Kosovës, e pandehura edhe pse në dijeni lidhur me revokimin e autorizimit, asnjëherë nga momenti i revokimit me datë 19.03.2025, nuk i’a ka mundësuar kontaktin me fëmijën të dëmtuarit si baba biologjik, duke vepruar në kundërshtim me aktvendimin e formës së prerë, në të cilin është përcaktuar kontakti me fëmijën dy herë në muaj, vikendin e parë dhe të tretë përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan”, thuhet në dokumentin të cilin e ka parë Insajderi.
Prokurori i shtetit, pas vlerësimit të informatave, provave dhe materialeve të tërësishme të dorëzuara nga policia, ka ardhur në përfundim për të filluar hetimet në drejtim të veprës penale të lartshënuar. Me datë 21.12.2024, prokurori për të mitur ka ngritur aktakuzë kundër Arbenita Ismajlit.
Tentoi të vrasë me thikë bashkatdhetarin, arrestohet 40-vjeçari shqiptarShtetasi shqiptar K. B, 40 vjeç, u arrestua nën dyshimin se ka tentuar të vrasë një shtetas tjetër shqiptar në Tuz të Malit të Zi mëngjesin e sotëm.
Shërbimi i urgjencës i Departamentit të Sigurisë në Podgoricë u informua sot në mëngjes rreth orës 6 të mëngjesit nga Shërbimi i Mjekësisë Emergjente në Tuz se një person ishte paraqitur për të kërkuar ndihmë mjekësore me lëndime të pësuara nga përdorimi i një objekti të mprehtë, i cili, pas ndihmës së parë, u transportua në Qendrën Klinike të Malit të Zi për kujdes të mëtejshëm mjekësor.
Zyrtarët e policisë nga Departamenti i Sigurisë në Podgoricë, pas kontrollit në Qendrën Klinike të Malit të Zi, përcaktuan se personi në fjalë ishte B. B 31 vjec, një shtetas shqiptar, i cili kishte pësuar një lëndim në shpatullën e djathtë, të shkaktuar me një teh të mprehtë, me shumë gjasa një thikë. Një ekzaminim mjekësor përcaktoi se parametrat vitalë të B. B ishin të qëndrueshëm, njoftoi Drejtoria e Policisë. Policia thotë se një konflikt verbal ka ndodhur midis B. B dhe K. B në një lokal në Tuz.
Përmes masave dhe veprimeve të mëtejshme, oficerët e policisë identifikuan të dyshuarin në këtë incident, K. B, 40 vjec, gjithashtu shtetas shqiptar, dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë në Podgoricë, u ndërmorën aktivitete gjithëpërfshirëse me qëllim gjetjen dhe ndalimin e të dyshuarit, të cilat në një kohë të shkurtër rezultuan në lokalizimin dhe ndalimin e tij në qytetin Drume, Komuna e Tuzit. Me atë rast, te K. B u gjet një thikë, e cila dyshohet se është përdorur në kryerjen e krimit.
K. B. do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, së bashku me një kallëzim penal për dyshimin se ka kryer veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.
Kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës ishte falsNjë kërcënim me bombë të shtunën në Kuvendin e Kosovës – që detyroi evakuimin e deputetëve dhe shtyrjen e seancës konstituive për në mbrëmje – ka qenë i rrejshëm, njoftoi prokurori që e hetoi rastin.
Duke folur për gazetarë pranë ndërtesës së Kuvendit, prokurori Zejnullah Gashi tha se kërcënimi erdhi nga një burrë përmes telefonit dhe se një hetim kibernetik për ketë është duke u zhvilluar.
“Kërcënimi ka qenë i rrejshëm dhe deri tani nuk ka diçka që ia vlen të ceket për rezultatet në vendin e ngjarjes”, tha ai.
Zejnullahu shtoi se kërcënimi u bë nga një “person anonim, me zë mashkulli në gjuhën angleze dhe me një theks që ne mendojmë se është nga një shtet jomiqësor”.
Më herët, Policia e Kosovës konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se sot në orët e paradites kishte pranuar informatë “për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së”.
Pas marrjes së kërcënimit, autoritetet e sigurisë i larguan shpejt deputetët, mediat dhe të gjithë të pranishmit nga ndërtesa dhe oborri i Kuvendit, kur ata po bëheshin gati ta mbanin vazhdimin e radhës të seancës konstituive.
Në vendngjarje dolën prokuroria dhe hetuesit policorë, të cilët, së bashku me njësitë dhe ekspertët përkatës për deminim, kryen kontrolle.
Më herët, Arben Loshi, zëvendës i sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, tha se policia kërkoi evakuimin e të gjithëve nga ndërtesa dhe oborri i Kuvendit, sepse “një person ka bërë një telefonatë në gjuhën anglez duke kërcënuar se një bombë e vendosur brenda ndërtesës së Kuvendit do të shpërthejë brenda 10 minutave”.
Ai tha se, pas alarmit për bombë, seanca që duhej të fillonte në orën 11:00, do të mbahet sonte në orën 20:00.
Konfuzioni nga falja e gjobave administrative dhe strategjia për taksat e mjeteve të pensionistëveKonfuzion për faljen e detyrimeve të tatimpaguesit dhe individët krijuan edhe dy nisma të tjera të qeverisë. Së pari, ishte hyrja në fuqi e vendimit për shfuqizimin e gjobave administrative të vendosura nga 1 janar 2025 deri në 30 Nëntor 2024.
Kjo falje krijoi konfuzion te individët dhe bizneset, sidomos për institucionet zbatuese që përfshiheshin, si: Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU), Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake.
Vendimi hyri në fuqi 3 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve vendore. VKM-ja përcaktonin procedurat që do të ndiqnin institucionet më lart dhe qytetarët për gjobat që ishin shfuqizuar nëpërmjet një ligji që kishte hyrë në fuqi qysh në muajin dhjetor 2024.
Nëpërmjet ligjit “Për shfuqizimin e masave administrative të vendosura nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024 nga inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit, inspektorati kombëtar i mbrojtjes së territorit, autoriteti kombëtar i ushqimit, inspektorati shtetëror shëndetësor, si dhe Policia e Shtetit e Policia bashkiake”, përcaktonte faljen e gjobave për individë dhe biznese, për ndërtime pa leje apo ndërhyrje pa njoftim paraprak, si te objektet për qëllime banimi dhe aktivitet biznese, kryesisht në blegtori.
Po ashtu parashikohej falja e gjobave për ata që nuk zbatuan rregullat gjatë periudhës së pandemisë së Covid-19.
Një tjetër dokument strategjik i publikuar nga Këshilli i Ministrave shkaktoi perceptim për faljen e taksave dhe gjobave për automjetet në pronësi të pensionistëve.
Ndër disa lehtësi fiskale që projektoheshin për t’u ndërmarrë për moshën e tretë deri në 2030 te “Dokumenti politik për moshimin dhe plani i veprimit 2025-2030” ishte edhe heqja e taksës vjetore për automjetet vetiake të të moshuarve mbi 65 vjeç dhe reduktimi i gjobave dhe kamat-vonesave.
Strategjia u shoqërua me keqkuptim dhe reagime pasi shumë pensionistë debitorë menduan se falja do të zbatohej menjëherë. Shqetësimi për perceptim të gabuar pas publikimit të strategjisë u ngrit për Monitor nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), pasi në rang vendi deri në qershor 2025, rezultojnë 249,882 mjete debitorë, ku një pjesë dërmuese e tyre ishte në pronësi të pensionistëve.
Shuma totale e borxhit të papaguar për taksën vjetore të mjeteve të përdorura (TVMP) dhe taksën e mjeteve luksoze (TVML) arrinte vlerën e rreth 17 miliardë lekëve, ose afërsisht 170 milionë USD, me detyrime që datojnë nga viti 2012 deri më Qershor 2025.
Nisur nga numri i lartë i debitorëve të taksave të mjeteve DPSHTRR nisi t’u bëjë thirrje debitorëve për shlyerje të detyrimeve të papaguara.
Ndërsa që prej muajit janar si pjesë operacionale të planit për mbledhjen e detyrimeve përfshinte edhe dërgimin e mesazhe të personalizuara nëpërmjet e-Albania, ku debitori njoftohej për shumën e papaguar të taksave të makinave (përfshirë principalin, gjobat dhe kamatëvonesat).
Me tej pronarit debitor të mjetit nuk i ofrohet asnjë nga shërbimet prej transportit rrugor, përfshirë moskolaudimin e mjetit apo procedurat për ndryshimin e pronësisë.
Në planin e masa përfshihej edhe dërgimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor në fillim të vitit, e listës së plotë të debitorëve Drejtorive Rajonale të Tatimeve, me qëllim marrjen e masave për mbledhjen e taksave të papaguara për makinat nga bizneset, si dhe Drejtorive Rajonale të Policisë sipas qarqeve.
Ku për rastet e evidentuara të qarkullimit të mjetit në mungesë të kolaudimit, drejtuesi penalizohet me gjobë ose sekuestrim mjeti.
Të dhënat e debitorëve i janë dërguar edhe Bashkive, të cilët janë arkëtues 25% të taksave vjetore të mjeteve./ Monitor
Vdiq tragjikisht, Liverpool i paguan familjes së Diogo Jotës pagën për dy vitet e mbetura të kontratësLiverpooli është thellësisht i tronditur nga humbja e Diogo Jotës dhe reagimi i klubit ndaj vdekjes së tij ka shkuar përtej zisë .
Kjo përfshin udhëtimin e disa anëtarëve të ekipit, stafit teknik dhe drejtuesve të klubit në Gondomar për homazhe, si dhe vendimin për t’i paguar familjes së lojtarit dy vitet e mbetura të kontratës së tij – raporton gazeta “Record”, një shumë prej 14.000.000 euro
Të enjten, në një deklaratë zyrtare, klubi anglez shprehu dëshirën e tyre për të “përjetësuar” fanellën me numër 20, në nder të kontributit të Jotës në fitimin e Premier League këtë vit – titullin e 20-të kampion në historinë e “Reds”.
Për më tepër, tifozët e klubit legjendar kanë kërkuar në rrjetet sociale që fanella me numër 20, të cilën ai e veshi gjatë pesë sezoneve me Liverpoolin, ku fitoi katër trofe, të tërhiqet përgjithmonë.
Aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin, përplasen dy makina! PamjetNjë aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin e rrugës kombëtare ,Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë.
Dy automjete janë përplasur mes tyre, ndërsa për fat të mirë, drejtuesit kanë pësuar vetëm dëmtime të lehta.
Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave e mjeteve të përfshira në ngjarje. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona në rrezik për jetën.
Segmenti ku ndodhi aksidenti njihet për ngjarje të shpeshta të kësaj natyre. Banorët e zonës kanë protestuar disa herë për mungesën e masave të sigurisë rrugore, duke ngritur shqetësimin se aksidentet në këtë pjesë të rrugës janë bërë pothuajse të përditshme.
Autoritet rrugore dhe policia kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Një nga motorët e aeroplanit të Ryanair u përfshi nga flakët, duke e detyruar kapitenin të evakuonte aeroplanin në pistën e Aeroportit të Palma de Mallorca mëngjesin e sotëm, 5 korrik.
Disa pasagjerë nuk pritën për të dalë në mënyrë të rregullt dhe u hodhën në pistë nga krahët e aeroplanit.
Të paktën 18 pasagjerë u raportohet se mbetën të lënduar nga incidenti.
Pamjet dramatike nga aeroporti tregojnë qytetarë të panikuar që hidhen nga aeroplani dhe vrapojnë për siguri pasi ekuipazhi ngriti alarmin pak pas mesnatës. Fluturimi po përgatitej për nisje kur shërbimet e emergjencës u njoftuan për zjarrin në bord.
Shkaku i flakëve mbetet i panjohur dhe destinacioni i synuar i aeroplanit nuk është konfirmuar ende nga zyrtarët. Shërbimet e emergjencës reaguan, duke dërguar katër ambulanca në vendngjarje. Sipas një zëdhënësi të qendrës së koordinimit të reagimit emergjent të Ishujve Balearik, gjashtë nga pasagjerët e plagosur u dërguan në spital me lëndime të lehta.
Përmbytjet shkatërruese në Teksas, kërkime të dëshpëruara për vajzat e zhdukura në kampin verorUn avión de Ryanair se incendió en el Aeropuerto de Palma de Mallorca, según informa el Diario de Mallorca. Dieciocho personas resultaron heridas, seis de ellas hospitalizadas.
— Mavica (@mavica81) July 5, 2025
Los informes preliminares dicen que el incendio se produjo durante los preparativos previos al vuelo. pic.twitter.com/R0JufEY9Af
Të paktën 27 persona, përfshirë 9 fëmijë, kanë vdekur në përmbytjet shkatërruese që kanë përfshirë Qarkun Kerr në Teksas.
Përmbytjet kanë shkatërruar një kamp veror për vajza të krishtera të vendosur në brigjet e lumit Guadalupe.
Ndërkohë rreth 20 fëmijë janë ende të zhdukur.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka quajtur katastrofën “të tmerrshme” dhe thotë se përmbytjet janë “tronditëse”.
Ndërsa Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, thotë se operacionet e shpëtimit do të vazhdojnë, duke bërë thirrje për lutje nga komuniteti.
Siguroi vendin në Parlament/ Reagon Zegjineja: Gazooo….Zegjine Çaushi ka siguruar një vend në Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme, pas tërheqjes së kandidates së Partisë Socialiste, Maldrita Bardho, nga mandati i deputetes.
Në një reagim në rrjetet sociale, Çaushi falënderoi Bardhon për atë që e quajti një vendim “guximtar dhe befasues”, duke shtuar se ky zhvillim i jep asaj një ndjenjë edhe më të madhe përgjegjësie në përfaqësimin parlamentar.
“Kam vendosur të bëj këtë komunikim publik, pasi e ndjej të nevojshme të falënderoj kolegen time, Maldrita Bardho, për vendimin e guximshëm dhe befasues që më bën edhe më të përgjegjshme për detyrën time në Kuvendin e Shqipërisë”, shkruan Çaushi.
Ajo u ndal gjithashtu në përballjet publike të deritanishme, duke u shprehur se është “anatemuar në banaqet e studiove televizive dhe politikanëve që ulërasin emrin e saj për të mbuluar zullumet e tyre”, por shton se nuk trembet dhe se “koha do tregojë” çfarë do të përfaqësojë ajo në Kuvend.
Në fund të reagimit të saj, Çaushi nuk kurseu një “thumbim” ndaj drejtuesit të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, duke e cilësuar si “politikani më i dështuar”.
“Një bombë do të shpërthejë brenda 10 minutash”/ Mesazhi që alarmoi Kosovën“Maldrita, të falënderoj edhe njëherë shoqe, je fisnike, model për mua. Gazo, je politikani më i dështuar, iu ke ngelur ne derë e s’spo dinë të të heqin qafe”, tha Zegjine Çaushi./ Zoom.al
Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Arben Loshi, ka bërë të ditur përmbajtjen e mesazhit kërcënues që çoi në evakuimin e godinës së Kuvendit mëngjesin e sotëm.
Sipas Loshit, kërcënimi është dërguar përmes një mesazhi të shkruar në gjuhën angleze, ku thuhej se një bombë ishte vendosur në ndërtesën e Kuvendit dhe se do të shpërthente brenda 10 minutave.
Ai nuk e konfirmoi se kujt konkretisht i është dërguar mesazhi, duke sqaruar se këto të dhëna i zotëron vetëm Policia e Kosovës.
“Nuk mund të konfirmoj apo mohoj diçka që nuk e dimë saktë kush është njoftuar. Njoftimin për evakuim na e dha Policia, të cilët kanë të gjitha të dhënat”, tha Loshi.
Në bazë të urdhrit të Policisë së Kosovës, është bërë menjëherë evakuimi i deputetëve, stafit dhe mediave që ndodheshin në ambientet e Kuvendit, pak minuta para nisjes së seancës konstituive.
Policia konfirmoi zyrtarisht se kërcënimi ishte marrë me SMS, dhe se njësitë përkatëse, përfshirë ato për deminim, janë duke kryer kontrolle të imtësishme në objekt dhe rreth tij.
Ndërkohë, seanca e shtyrë e Kuvendit, e cila duhej të niste në orën 11:00, është riplanifikuar për në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme, në pritje të përfundimit të kontrolleve të sigurisë./ Zoom.al