zoom

Day ArchiveYlli Manjani zbardh prapaskenat: Bankers “i hëngri kokën” Llallës, aksionet donte t’i blinte…

Një nga kompanitë më të mëdha të nxjerrjes së naftës në vend, “Bankers Petroleum”, është vënë në qendër të një hetimi penal për evazion të përmasave të mëdha.

Autoritetet bëjnë me dije se kjo kompani, gjatë gjithë periudhës nga viti 2004 deri në vitin 2024, ka raportuar humbje të vazhdueshme, pavarësisht të ardhurave të mëdha nga shitjet dhe eksportet e naftës bruto.

Pas aksionit të policisë një ditë më parë në ambientet e Bankers, juristi Ylli Manjani ka deklaruar në emisionin “Now” në Euronews Albania se hetimet tatimore ndaj kompanisë “Bankers Petroleum” kanë ndodhur edhe në të kaluarën, por për arsye të ndryshme nuk janë përmbyllur.

Manjani kujtoi një rast të bujshëm nga viti 2017, kur ish-kryeprokurori Adriatik Llalla deklaroi se ishte vënë nën presion diplomatik për të ndalur një hetim të nisur nga Prokuroria e Fierit ndaj Bankers.

“Sherri për Bankers i ka ngrënë kokën Adriatik Llalës. Në 2017, Llalla denoncoi një debat me ambasadorin amerikan Donald Lu, i cili i kishte kërkuar të mbyllte hetimin sepse kishte interes për SHBA. Madje, në atë kohë përflitej se Soros kishte interes të blinte aksione në Bankers”, tha Manjani.

Operacioni i ndërmarrë së fundmi çoi në arrestimin e disa zyrtarëve të kompanisë, përfshirë drejtorin ekzekutiv të saj, shtetasin kinez Hongping Xiao, dhe ish-drejtorin Leonidha Çobe.

Ndaj tyre dhe personave të tjerë rëndojnë akuza të rënda si: falsifikimi i dokumenteve tatimore, fshehja e të ardhurave, pastrimi i parave, dhe shpërdorimi i detyrës./ Zoom.al

“Një hyrje zjarr”/ Parashikimi i horoskopit për fundjavën

Dashi

Kemi një hyrje shumë të fortë të Venusit mbi Uranin. Ky Venus do të ndihmojë për zgjerime sociale dhe lëvizje, në përgjithësi shoqëri dhe miqësi të reja, por nuk do të mungojë buzëqeshja edhe në drejtim të lekut.

Demi

Duket sikur do të jenë shumë më të qetë dhe më të qartë në lëvizjet e tyre në shërbim të emocionit. Ka ardhur momenti të analizojnë saktë mënyrën se si ndihen. Nëse tregohen racionalë do të shohin që gjërat mund të rregullohen dhe korrigjohen lehtësisht, si me xhepin, si me zemrën.

Binjakët

Binjakët e kanë Venusin te familja e vet, dhe do të marrin më të mirën e këtij Venusi që ka të bëjë me pjesën e shoqërisë, diskutimit, flirtit për ata që janë në kërkim, me zhvillimet sociale apo kreative.

Gaforrja

Kanë planetin e fatit dhe Diellin me vete. Duket sikur ky Venus në pozicionin që ndodhet do t’i ndihmojë shumë për të mbyllur çështje që i përkasin ekonomisë. Borxhe, lekë të mbartur… ky muaj dhe kjo lëvizje do të ndihmojë shumë.

Luani

Me Mërkurin te vetja dhe me këtë Venus me këtë hyrje pozitive, kanë nevojë për argëtim, për t’u ndjerë fëmijë ose fëmijë gjysmë të rritur për të dhënë ngjyrat maksimale. Duke qenë se është prezent edhe Marsi nuk do të mungojë edhe shqetësimi në lidhje me ecurinë e karrierës së tyre.

Virgjëresha

Marsin e ka te vetja, Venusi është në kulmin e Horoskopit të tyre. Nevoja për të zgjeruar bazën në të cilën do të shtojnë të ardhurat e tyre është domosdoshmëri deri në fundin e korrikut. Në këtë katër ditësh nuk do të mungojë mundësia për të treguar më të bukurën e shpirtit të tyre.

Peshorja

Edhe për Peshoren është argëtues ky Venus. I jep ngjyra, vëmendje. Do ta gjejnë veten në qendër të vëmendjes edhe me lojën e flirtit. Do të vendosin pikat mbi “i” për sa i përket punës, jo vetëm për verën, por edhe në vazhdimësi.

Akrepi

Ky Venus do të ndihmojë në zgjidhje të problemeve familjare. Duhet ruajtur qetësia dhe ekuilibri i komunikimit deri të dielën. Ta marrin me qetësi, çështjet do të zgjidhen me lehtësi dhe presin kalimin në një fazë tjetër e cila do të jetë shumë më e shpejtë dhe më e kontrolluar prej tyre.

Shigjetari

Një Venus përballë, një Saturn në hyrje të drejtpërdrejtë me Neptunin te Dashi dhe gjithashtu kanë dhe Mërkurin te Luanët. Një hyrje zjarr. Nëse është një shenjë që është e privilegjuar këtë periudhë është Shigjetari dhe duhet ta përdorë këtë periudhë për të zgjidhur çdo shqetësim që ka pasur që nga vjet në prill.

Bricjapi

Venusin e kanë në një pjesë shumë të rëndësishme të hartës së tyre. Ata që janë në kërkim diku buzë detit do të gjejnë binjakun e vet kështu që është një periudhë në të cilën familja, ndërtimi i njohjeve të reja është baza dhe qëllimi i kësaj hyrje të Venusit te Binjakët.

Ujori

Ky Venus është favorizues. Ka një lloj vështirësie në mënyrën se si merren vesh me njerëzit që kanë përballë, por me njerëzit që kanë afër dhe ngjitur do të merren vesh shumë mirë. Nëse kanë në plan të shfrytëzojnë diçka të rëndësishme në korrik për çështjet e punës duhet të nisin nga paraditja e ditës së sotme.

Peshqit

Është një hyrje e cila ndihmon shumë për të zgjidhur çështje që i përkasin trupit të tyre, i përkasin shëndetit. Çfarë problemesh kanë pasur në 2-vjeçarin e fundit, do të duhet të vendosën në axhendë gjatë korrikut.  Ta marrin shtruar në drejtim të erosit, të marrin seriozisht menaxhimin e lekut dhe të marrin seriozisht zgjidhjen e shqetësimeve që kanë pasur që prej hyrjes së Saturnit te Peshqit vjet në fundi ne marsit.

Aksident në Tiranë, “Range Rover-i” përplas motorin

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryqëzimin e Bulevardit të Ri, pranë ish-Stacionit të Trenit në Tiranë.

Një automjet tip Range Rover është përplasur me një motor.

Nga përplasja, drejtuesi i motorit ka marrë dëmtime të lehta në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./ Zoom.al

Situatë kritike në Kretë nga zjarret, mijëra banorë braktisin shtëpitë

Përhapja e madhe e zjarreve si pasojë e erërave të forta në ishullin jugor grek, Kretë, i ka detyruar mijëra banorë dhe turistë të evakuohen, thanë zyrtarët të enjten.

Moti i nxehtë dhe i thatë në Greqi – që nuk është i pazakontë për këtë periudhë të vitit – e ka rritur rrezikun e përsëritjes së zjarreve verore që goditën vendin në vitet e fundit.

Në Kretë, rreth 5.000 njerëz janë evakuuar për shkak të zjarreve që shpërthyen mbrëmjen e së mërkurës, tha të enjten presidenti i Shoqatës Rajonale të Hoteleve për AFP.

Yorgos Tzarakis tha se rreth 3.000 turistë dhe 2.000 banorë janë larguar, kryesisht gjatë natës, si “masë paraprake” nga zonat pranë qytetit turistik të Ierapetras në Kretë.

Më herët, nënprefekti Yannis Androulakis i tha transmetuesit grek Mega se “evakuimet u kryen në shumë hotele dhe turistët u transferuan në mënyrë të sigurt në një palestër të mbyllur në komunën e Ierapetras”, në juglindje.

Autoritetet vepruan sepse avionët zjarrfikës nuk ia dolën të arrinin zonat e prekura gjatë natës, shtoi ai.

“Momentalisht, ka tri fronte aktive” tha Androulakis. “Për shkak të erërave të forta, zjarri ka përparuar me shpejtësi”.

Rreth 270 zjarrfikës, 10 helikopterë dhe dronë janë dërguar për t’i luftuar zjarret, tha Vassilios Vathrakoyannis, zëdhënës i shërbimit zjarrfikës.

Ekspertët thonë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu po shkaktojnë zjarre më të shpeshta dhe më intensive dhe katastrofa të tjera natyrore./REL

Shuhet aktori i njohur, pësoi arrest kardiak

Aktori i njohur amerikan Michael Madsen ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare.

Ai u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Malibu. Sipas menaxherit të tij, shkaku i vdekjes besohet të ketë qenë një arrest kardiak.

Madsen njihej si “gangsteri i përhershëm” i kinemasë, për shkak të roleve të tij të shumta si personazh i fortë dhe enigmatik.

Ai kishte një karrierë që zgjati mbi katër dekada, dhe u bë i famshëm për interpretimet e tij në filma të suksesshëm si: Kill Bill: Vol. 1, Reservoir Dogs, Thelma & Louise, Donnie Brasco./ Zoom.al

Të shtëna në Durrës, qëllohet me pistoletë 35-vjeçari

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen me armë zjarri të një 35-vjeçari në zonën e Shkafanës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45, kur shtetasi A. D., 35 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me pistoletë shtetasin M. J., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar dy persona të akuzuar për plagosjen, A. D. dhe bashkëpunëtori i tij, R. A., ndaj të cilëve është dhënë urdhër-arrest dhe janë shpallur në kërkim./ Zoom.al

Trump flet në telefon me Putin, çfarë u diskutua mes dy liderëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, zhvilluan një bisedë telefonike ditën e sotme, e gjashta në muajt e fundit.

Telefonata, e cila zgjati rreth një orë, u përqendrua kryesisht në zhvillimet në Lindjen e Mesme, me theks të veçantë te Irani, si dhe në situatën e konfliktit në Ukrainë, sipas zyrtarëve rusë.

Këshilltari për politikën e jashtme i Kremlinit, Yuri Ushakov, tha se presidenti Putin theksoi rëndësinë e zgjidhjes së çështjes iraniane vetëm përmes mjeteve diplomatike, duke u shprehur se të gjitha mosmarrëveshjet dhe situatat e tensionuara ndërkombëtare duhet të zgjidhen në mënyrë politike dhe paqësore.

Nga ana tjetër, Presidenti Trump e riktheu çështjen e përfundimit të luftës në Ukrainë, një temë që mbetet thelbësore në axhendën ndërkombëtare të SHBA-së. Sipas Kremlinit, Putin është shprehur se Moska mbetet e angazhuar për një zgjidhje të negociuar, por theksoi se bisedimet do të mbeten dypalëshe, mes Rusisë dhe Ukrainës, pa ndërmjetësim ndërkombëtar.

Putin nënvizoi gjithashtu se Rusia nuk do të tërhiqet nga objektivat e saj strategjikë, duke përmendur synimin për të eliminuar, sipas tij, shkaqet kryesore që çuan në shpërthimin e konfliktit në Ukrainë.

Sipas zyrtarëve rusë, nuk është diskutuar për një takim të mundshëm ballë për ballë mes dy liderëve, por është konfirmuar se kanalet e komunikimit telefonik do të mbeten të hapura dhe të rregullta./ Zoom.al

Ndjekja si në filma dje në Tiranë/ Dalin pamjet, momenti kur “Audi Q8” thyen traun dhe arratiset

Janë publikuar pamjet filmike të ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme në Tiranë, në zonën e ish-Bllokut, ku forcat speciale “Shqiponja” të Policisë së Shtetit u vunë në ndjekje të një automjeti tip “Audi Q8”, në të cilin udhëtonin Joni Sadikaj dhe Skerdi Sina.

Në videon e bërë publike shihet momenti kur dy motora me katër efektivë të “Shqiponjave” afrohen në parkingun e një qendre tregtare, ku ndodhej automjeti i dyshuar. Dy të rinjtë, të cilët rezultonin në kërkim dhe të dyshuar për mbajtje të armëve pa leje, nuk iu bindën urdhrit të policisë.

Me shpejtësi ata arratisen, duke thyer traun e parkingut, dhe lënë pas një ndjekje të rrezikshme në rrugët e zonës së “Vasil Shantos”, “ish-Bllokut” dhe “Myslym Shyrit”.

Gjatë ndjekjes, “Audi Q8” përplasi tre automjete të tjera, ndërsa në një moment, të rinjtë hodhën nga dritarja një armë zjarri tip pistoletë, e cila më pas u sekuestrua nga policia.

Arratisja përfundoi me një arrestim dhe një shpallje në kërkim: Skerdi Sina, 29 vjeç, u ndalua nga efektivët, ndërsa Joni Sadikaj, 26 vjeç, është ende në arrati dhe vijon të kërkohet nga policia./ Zoom.al

Zbardhen porositë e Ramës për deputetët e Tiranës dhe drejtuesit e bashkisë

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar deputetëve të mazhorancës që të jenë të pranishëm në terren dhe të angazhohen drejtpërdrejt me qytetarët për të identifikuar problematikat që ata përballen në përditshmëri.

Burime nga mbledhja e zhvilluar pasditen e kësaj të enjteje në kryeqytet bëjnë me dije se Rama ka vendosur një afat prej dy javësh për këtë proces, pas së cilës do të organizohet një tjetër takim ku do të shqyrtohen të gjitha çështjet e mbledhura.

Në takim morën pjesë deputetët aktualë, si dhe ata që dolën fitues apo jo-fitues në zgjedhjet e 11 majit, së bashku me drejtorët e Bashkisë Tiranë dhe administratorët e njësive administrative.

Fokusi kryesor i diskutimeve ishte menaxhimi i hapësirave publike, një temë që pritet të trajtohet me prioritet nga strukturat vendimmarrëse lokale dhe qendrore. Kryeministri kërkoi që çdo deputet të raportojë konkretisht problematikat që ndesh në zonat që mbulon, duke synuar një qasje më të drejtpërdrejtë ndaj nevojave të komunitetit.

Burimet theksojnë gjithashtu se nuk është diskutuar çështja e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë./ Zoom.al

Detaje nga vdekja tragjike e sulmuesit të Liverpool

Bota e futbollit është tronditur nga një ngjarje tragjike këtë të enjte: Diogo Jota, sulmuesi i përfaqësueses portugeze dhe i klubit anglez Liverpool, ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare pas një aksidenti të rëndë rrugor në provincën spanjolle të Zamorës, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas raportimeve nga BBC Sport, Jota kishte kryer së fundmi një ndërhyrje të vogël kirurgjikale dhe, për shkak të këshillave mjekësore për të shmangur fluturimet, kishte zgjedhur të udhëtonte me makinë drejt Santanderit për të kapur një traget drejt Anglisë. Ai po kthehej në Liverpool për t’iu bashkuar stërvitjes parasezonale të planifikuar të hënën.

Aksidenti ndodhi në kilometrin 65 të autostradës A-52, në zonën malore të Sanabria-s. Automjeti në të cilin udhëtonte Jota, së bashku me vëllain e tij André, gjithashtu futbollist profesionist, doli nga rruga dhe shpërtheu në flakë. Të dy vëllezërit nuk arritën të mbijetonin, ndërsa zjarri përfshiu edhe zonën përreth./ Zoom.al