Aplikacion
Luani
Luani nuk bën gabime. Të paktën kështu mendon vetë. Në mbretërinë e tij, ai është ai që di, vendos dhe udhëheq dhe, siç dihet, mbretërit nuk kërkojnë falje.
Nëse e përballni me një gabim, do t’ju shikojë me një shprehje që thotë: “Vërtet mendon se kjo ishte një gabim?” Edhe nëse e kupton (në heshtje) se ka gabuar, do të përpiqet t’ju zbusë me sharmë, komplimente apo një ftesë për kafe, por fjalën “më fal” me gjasë nuk do ta dëgjoni.
Akrepi
Akrepi nuk harron. Dhe nuk pranon humbje. Kur bën një gabim, në mendjen e tij fillon një operacion i tërë strategjik: si ta rregullojë situatën pa pasur nevojë të kërkojë falje.
Mund të bëjë gjithçka për ju, madje t’ju shpëtojë nga një apokalips, por jo të thotë “më fal”? Vetëm nëse ndodh ndonjë dukuri e rrallë qiellore. Akrepi e ndien thellë kur gabon, por t’i tregojë dikujt këtë dobësi i duket tepër e vështirë. Për të, një ndjesë është si të heqë të gjithë mbrojtjen dhe këtë nuk e bën lehtë.
Ujori
Për Ujorin, kërkimi i faljes shpesh duket i pakuptimtë. Pse të kërkojë falje kur gjithçka është relative dhe e vërteta ka shumë shtresa? Kur bën një gabim, Ujori priret të tërhiqet dhe të ofrojë një shpjegim teorik për sjelljen e vet. Në vend të “më fal”, mund të dëgjoni: “E di, kur mendon më thellë, sjellja jonë është produkt i konstrukteve shoqërore…”
Nëse prisni një falje të drejtpërdrejtë, do të zhgënjeheni. Por nëse adhuroni diskutime filozofike me tri kapituj, jeni në vendin e duhur.
Demi
Demi rrallë e pranon fajin, sepse është i bindur se vepron drejt. Edhe kur bën diçka gabim, mendon se rrethanat nuk i kanë lënë zgjidhje tjetër. Nuk është se nuk dëshiron të kërkojë falje, thjesht nuk e sheh të nevojshme.
Falja e tij mund të vijë në formën e një darke të shijshme, një rafti të riparuar apo faktit që ju lejon të zgjidhni filmin për mbrëmje. Nëse prisni ndjesë me fjalë, ndoshta më mirë të kënaqeni me gjestet e tij të heshtura, por domethënëse, për pajtim.
Menopauza, këshilla se si ta kaloni në një mënyrë të shëndetshmeGjatë tranzicionit të menopauzës, gratë mund të vërejnë simptoma shqetësuese si valët e nxehtësisë ose probleme me gjumin.
Gjithashtu gjatë kësaj kohe rreziku për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës dhe osteoporozës rritet.
AgroWeb.org në këtë artikull ju sugjeron të ndiqni këshillat e mëposhtme, për më tepër lehtësim të simptomave dhe një jetë më të shëndetshme gjatë kësaj faze.
Këshilla si ta kaloni më lehtë këtë fazë tranzicioni
Të qenurit i shëndetshëm dhe kujdesi ndaj simptomave shqetësuese mund të ndihmojë në lehtësimin e kësaj faze tranzicioni.
Është gjithashtu e rëndësishme të menaxhoni rrezikun që shtohet për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës dhe osteoporozës.
Si të jeni më të kujdesshëm?
Nëse jeni një duhanpirës, merrni në konsideratë të hiqni dorë prej tij.
Ndiqni një regjim të shëndetshëm ushqimor, me pak yndyrna, të lartë në fibra, me shumë fruta, perime dhe ushqime me drithëra të plota.
Sigurohuni që të merrni mjaftueshëm kalcium dhe vitaminë D.
Mësoni se cila është pesha juaj ideale dhe përpiquni ta ruani atë ose të humbisni peshë nëse jeni mbi peshë.
Bëni ushtrime pa peshë, të tilla si ngjitja e shkallëve ose kërcimi, të paktën 3 ditë në javë për të ruajtur shëndetin e kockave.
Mundohuni të jeni fizikisht aktiv edhe në mënyra të tjera për të ruajur dhe përmirësuar shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Dhe mbi të gjitha mos harroni që menopauza nuk është një sëmundje që duhet trajtuar!
Menopauza është gjendje fiziologjike dhe si e tillë nuk ka nevoje për trajtim.
Mjekimet që jepen kanë për qëllim vetëm lehtesimin e shenjave dhe të simptomave për parandalimin apo trajtimin e gjendjeve kronike që shfaqen me plakjen e gruas.
Konsultohuni me mjekun tuaj për të marrë edhe më tepër këshilla nëse simptomat ju shqetësojnë./AgroWeb
Zegjinesë i “buzëqesh fati”, siguron vendin në ParlamentZegjine Çaushi ia del të futet në Parlament si deputete.
Edhe pse rinumërimi i votave në Fier e nxori humbëse të mandatin për 10 vota, Zegjineja nga shtatori do të shkojë në Parlament si deputete falë vendimit të Maldrita Bardho.
Kjo e fundit ishte ajo që, për pak orë, i mori mandatin Zegjinesë, por më pas ia fali sërish duke dhënë dorëheqjen.
Postimi i Maldrita Bardhos:
“Pasi ndoqa me vëmendje rinumërimin e votave për qarkun Fier, ndihem e lumtur dhe e nderuar që kontributi im i gjatë në Partinë Socialiste është vlerësuar nga bashkëqytetarët e mi dhe ata më kanë konsideruar të denjë për ti përfaqësuar në parlamentin shqiptar.
Megjithatë, unë kam marrë një vendim të rëndësishëm, që kam dëshirë ta ndaj me të gjithë, një vendim që e kam marrë përpara se të niste rinumërimi dhe që sot m’u përforcua përfundimisht.
Unë do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe për Lushnjën, me të gjithë mundësitë e mia, por pa qenë pjesë e parlamentit shqiptar.
Do t’i lë me shumë kënaqësi vendin tim, koleges dhe mikes time, Zegjine Çaushi, Zegjinesë që ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën se sa për veten këtë fushatë, duke u vënë në shenjestër të sulmeve të pamerituara nga politika e vjetër, nga politika e përbaltjes që ka frikë nga zërat e rinj, Zegjinesë nga e cila sot më ndajnë vetëm 10 vota dhe që padyshim e meriton të jetë në sallën e Kuvendit, për të përfaqësuar të rinjtë, sidomos vajzat.
Ju falenderoj nga zemra thellësisht dhe do të jem aty për të gjithë ju që më votuat, me të njëjtin entuziazëm dhe forcë që vetëm ne socialistët kemi!”, ka shkruar ajo.
Zegjine Çaushi fitoi mandatin pas numërimit të zgjedhjeve të 11 majit, por Bardho i mori mandatin pas rinumërimit në Fier me 10 vota diferencë./ Zoom.al
Meta i shkruan Ahmetajt letër nga burgu: Nesër…Pas një izolimi 20-ditor në paraburgim, Ilir Meta, Presidenti i Partisë së Lirisë, ka treguar përmes një postimi në Facebook se sot më në fund është lejuar të takojë dy vajzat dhe motrën e tij.
“U emocionova, por edhe u mërzita. Në dhomën e takimit mungonte djali im”, shkruan Meta, duke shprehur një ndjesi të përzier për këtë takim të vonuar me pjesë të familjes së tij.
Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024, pas një urdhri të lëshuar nga SPAK, dhe sipas tij, përveç kufizimeve fizike, tani është vendosur edhe një izolim i qëllimshëm ndaj zërit dhe fjalës së tij publike.
Për këtë arsye, ai paralajmëron një formë të re komunikimi me publikun: letrat e hapura. Personazhi i parë që do t’i drejtohet me një letër të tillë është ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, aktualisht në arrati dhe nën hetim nga drejtësia shqiptare.
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Sot u thirra sërish para një Komisioni Disiplinor, si gjyq ushtarak, për një gabim “shumë të rëndë”: Dje dhashë një intervistë në mesditë për gazetaren Aida Tancica në MCN TV, nga telefoni i Avokatit tim, Kujtim Cakrani.
Kur herën e parë fola me gazetaren Beti Njuma, më thanë ke shkelur rregulloren se ke folur pas orës 20:00, ndërkohë sot u thirra nga “Disiplina” për arsyen e vërtetë, se nuk duan të komunikoj me gazetarët.
Çfarë dallkaukësh! Mirë që ping-pongun ma kanë ndaluar, por tani duan të më ndalojnë edhe lirinë e fjalës.
Nuk mbaron me kaq.
Po sot, më në fund pas 20 ditësh, më lanë të takohesha me motrën dhe dy nga tre fëmijët. U mërzita fillimisht kur në takim pashë vetëm motrën dhe dy vajzat, por jo djalin.
Më sqaruan se Besi po priste jashtë se rregullorja nuk lejon më shumë se 3 veta në takim, kur ndërkohë gjatë 8 muajve, në një takim në javë që kam bërë me familjarët, siç do i paraburgosur tjetër, i kam takuar të 4-ët bashkë.
Në këto kushte, kur masat represive përforcohen çdo ditë me “risi”, kam vendosur të realizoj një formë të re komunikimi me publikun, me letra të hapura.
Nesër, letra e parë e hapur, do të jetë për Z. Arben Ahmetaj.
Rinumërimi i votave në qarkun e Fierit zbuloi qindra vota të tjetërsuara dhe prodhoi ndryshim rezultati brenda listës së hapur të Partisë Socialiste, ku Zegjine Çaushi humbi vendin e deputes ndaj kandidates tjetër socialiste, Maldrita Bardho.
Por numri 2 i qeverisë, Belinda Balluku, njëherazi drejtuese politike e qarkut të Fierit e konsideron këtë si “produkt të gabimit njerëzor dhe të lodhjes”.
“Është e kuptueshme lodhja dhe si rrjedhojë, gabimi njerëzor”, i tha Balluku BIRN përmes një zëdhënësi, duke shtuar se numëruesit kishin punuar për 7 ditë me radhë. Ajo këmbënguli gjithashtu se nuk kishte pasur deformim të votës duke e vënë theksin te mosndryshimi i rezultatit të partive politike.
“Deformim i vullnetit të votuesve, në kuptimin tim do të thotë, ndikim në ndryshim të rezultatit… Fakti që subjektet politike edhe pas rinumërimit, ruajtën plotësisht renditjen e tyre dhe votat plus apo minus ishin minimale, tregon se nga numëruesit e të gjitha forcave, është bërë një punë e përgjegjshme dhe më e rëndësishmja”, tha Balluku.
Përfituesi kryesor i votave të tjetërsuara rezultoi të ishte zv.ministri i Ballukut, Ceno Klosi, i cili në fund të procesit të rinumërimit kishte 813 vota më tepër sesa në kuti.
Duke iu referuar këtij rasti, Balluku këmbënguli se diferenca e madhe e votave lidhej me numrin e madh të votave që Klosi kishte marrë.
“Ndryshimet në rinumërim nuk kanë afektuar renditjen e kandidatëve dhe marzhi i gabimit padyshim është relativ me numrin e votave,” tha ajo.
Zëvendëskryeministrja Balluku minimizoi edhe ndryshimin e rezultatit mes dy kandidateve Çaushi e Bardho, duke thënë se vendimmarrja se si do të procedohej ishte në dorën e këtyre të fundit.
“Rasti i 10 votave diferencë mes Maldrita Bardhos dhe Zegjine Caushit, sigurisht do të jetë një çështje që do të mbetet në diskrecionin e plotë të kandidateve për të proceduar më tej,” tha ajo, ndërsa shtoi se rinumërimi provoi fitoren e Partisë Socialiste.
Rihapja e kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun Fier, që u mbyll të mërkurën zbuloi tjetërsim të votave brenda listave të hapura të subjekteve zgjedhore, duke kaluar me qindra vota në favor të kandidatëve të caktuar të Partisë Socialiste dhe koalicionit të drejtuar nga Partia Demokratike.
Pothuajse gjysma e votave të tepërta të Klosit ishin devijuar nga kandidati tjetër socialist, Klevis Jahjaj. Nga krahur tjetër, kandidatja demokrate Silvana Hasaj ka rezultuar se ka marrë afro 700 vota plus në mënyrë të padrejtë, ndërsa kandidatët e tjerë në listën e përbashkët të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” rikuperuan dhjetra vota që nuk u janë njohur gjatë procesit të numërimit.
Organizatat e shoqërisë civile që monitorojnë procesin zgjedhor i konsiderojnë rezultatet e rinumërimit në Fier si shtrembërim të vullnetit të votuesve me urdhër politik të partive dhe kërkojnë hetim penal.
“Rinumërimi i Fierit duhet të shoqërohet me një hetim penal për KZAZ-të problematike, për të vendosur përpara ligjit trafikuesit partiakë të votave, të cilët në thelb kanë shtrembëruar vullnetin e qytetarëve, pasi në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një gabim njerëzor, por me një urdhër politik,” tha Rigels Xhemollari, drejtues i “Qendresa Qytetare”./ Reporter.al
Rama paralajmëron uljen e çmimit të naftës në ShqipëriÇmimi i naftës për konsumatorët shqiptarë mund të ulet brenda vitit.
Këtë herë jo vetëm si reflektim i ndryshimit të çmimit në tregjet globale, por si një ndërhyrje e qeverisë, në përpjekje për të vendosur një ekuilibër të ri çmimi, më të ulët, për përdoruesit e mjeteve.
Diçka të tillë e paralajmëroi vetë kryeministri Edi Rama, i cili njoftoi se së shpejti në tregun e naftës do të hyjë edhe vetë qeveria, për të importuar dhe shpërndarë arin e zi.
“Ne po përgatitemi që të ndërhyjmë në sektorin e naftës. Në kuptimin që qeveria do të jetë shumë aktive në krijimin e kushteve dhe të skemave të bashkëpuimit me sipërmarrjen dhe të baskëpunimit me faktorët ekonmikë për të rritur të ardhurat. Na duhet me patjetër që të ndërtojmë një proces të ri dhe po e përgatisim ku qeveria do të jetë pjesë e forcave në sektorin e naftës. Duam të ndërhyjmë për të vendosur një ekuilibër të ri çmimi për konsumatorët. E kemi studiuar për një kohë të gjatë dhe e shohim plotësisht të mundshme dhe të beshme dhe besoj që brenda këtij viti do të jemi pjesë si qeveri në importin e naftës dhe në shpërndarjen e naftës, në bashkëpunim me të gjithë aktorët e tjerë që do t’ju bëjmë jetën më të lehtë sepse do të kenë qeverinë si garante të importit dhe shpërndarjes së naftës. Do të percaktojmë një çmim më të arsyesëm sesa çmimi aktual i i naftës në Shqipëri. Ka ardhur koha të veprojmë në një mënyrë tjetër, do të jetë një e mirë e madhe sepse duke marrë pjesë drejtpërdrejt qeveria si aktor, edhe politika e naftës për sektorin bujqesor do të jetë e ndërtuar ndryshe”, tha Edi Rama./ Zoom.al
Tedi Blushi kërkon të takojë dhe të flasë në telefon me Metën: Jam në pritjePartia e Lirisë ka depozituar një ankesë zyrtare pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qosja, ku denoncon kufizimin e paligjshëm të të drejtave të Ilir Metës, ndërkohë që është në qeli.
Në ankesë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, shpreh shqetësimin për ndalimin e takimeve dhe komunikimeve telefonike me Metën, një masë e cila, sipas tij, është vendosur në mënyrë të papritur, pa bazë ligjore dhe në kundërshtim me standardet e të drejtave të njeriut.
Blushi bën thirrje për ndërhyrje të menjëhershme për të ndalur këtë praktikë, duke kërkuar që të lejohet që të takohet me Metën dhe të flasë në telefon me të.
Kërkesa e plotë
Lënda: Për lejimin e takimeve dhe rivendosjen e lidhjes telefonike me Z. Ilir Metaj, i paraburgosur në IEPV “Jordan Misja”, Tiranë
Drejtuar: Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve,
Për Dijeni: Ministrit të Drejtësisë,
Drejtuesit të SPAK,
Komisionit për Çështjet Ligjore,
Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut,
Znj. Klodilta Bushka (Kryetare)
I nderuar Z. Qosja,
Në mënyrë arbitrare, pa asnjë njoftim paraprak, në shkelje të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, si edhe në shkelje të vendimit Nr. 209, datë 6.4.2022 “Për miratimin e rregullores së përgjithshme të burgjeve”, prej datës 1 korrik 2025, Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj i është kufizuar e drejta e tij ligjore për të realizuar kryerjen e bisedave telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Z. Tedi Blushi.
Kjo masë represive e pajustifikuar, e panevojshme dhe e paargumentuar, në shkelje totale të ligjit është vendosur pa asnjë sqarim dhe transparencë nga ana e administratës së IEPV “Jordan Misja” edhe pse për regjistrimin e numrit tim telefonik, unë kam respektuar me përpikmëri të gjitha parashikimet ligjore.
Duke vlerësuar se kjo masë represive është një shkelje flagrante e ligjit, e Kushtetutës, e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, me pasoja të rënda në pengimin e qëllimshëm të aktivitetit politik dhe opozitar të Partisë së Lirisë, partia e dytë opozitare dhe forca e tretë politike në vend, kërkoj rivendosjen e menjëhershme të lidhjes telefonike me Presidentin e Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj, i cili ndodhet i paraburgosur në IEPV “Jordan Misja”.
Gjithashtu, dua t’u rikujtoj se në zbatimit të vendimit, datë 18 dhjetor 2024, të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, Z. Sotir Kllapi dhe Z. Arben Kraja, më është miratuar kërkesa për takim me Z. Ilir Meta, i paraburgosur në ambientet e IEPV “Jordan Misja”.
Në bazë të parashikimeve ligjore, kërkoj nga ana juaj të zbatohet ky vendim dhe të më mundësohen takimet me Z. Metaj, duke i mos njehsuar dhe llogaritur takimet e mia në funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, me takimet e të afërmve të tij familjarë.
Dua t’ju vë në dijeni se edhe pse kam leje të posaçme nga SPAK për t’u takuar me Z.Metaj, kjo e drejtë më është mohuar disa herë nga administrata e IEPV “Jordan Misja”, që gjithashtu ka shkelur ligjin duke mos lejuar edhe deputetët e Partisë së Lirisë, por edhe deputetë e eurodeputë të takohen me Z. Metaj edhe pse ligji ua jep këtë drejtë pa autorizim paraprak nga prokurori.
Me besimin se kërkesë-ankesa ime ligjore do të pranohet nga ana juaj duke i dhënë fund masave të tilla ndaluese dhe represive që nuk kanë referencë ligjore, mbetëm në pritje të përgjigjes tuaj.
Me respekt,
Sekretari i Përgjithshëm
Tedi Blushi
Skandalet me sigurinë ushqimore/ Rama: Të pezullohet menjëherë veprimtaria e AKU-së!Kryeministri Edi Rama kërkon pezullimin e menjëhershëm të veprimtarisë së AKU-së, duke e cilësuar atë si më shumë një burim shqetësimi sesa një partner për bizneset.
Sipas deklaratës, AKU po sjell më shumë dëm sesa dobi, duke u kthyer në një pengesë për sipërmarrësit në fushën e bujqësisë, por edhe për restorantet, baret dhe pikat e tregtimit ushqimor.
“Duhet menjëherë të pezullohet veprimtaria e AKU-së. AKU-ja duhet ndaluar me urgjencë që të vazhdoje të veprojë sepse me shumë se sa mirë bën dëm. Duhet pezulluar, duhet ngritur një komision i posaçme për të marrë në analizë të gjitha burimet njerëzore të AKU-së dhe procesi i bashkimit të atyre inspektorateve të ndryshme që është vendosur më ligj, duhet të kalojë nga një proces i seleksonimit të burimeve njerëzore që do merren me inspektim,.
Këtu në komision duhet të jetë pjesë, duhet të ftohet Universiteti Bujqësor i Tiranës për të bërë një vlerësim serioz të burimeve njerëzore të AKU-së. AKU-ja është shqetësimi më i madhi, në vend që të jetë partneri më i i rëndësishëm, është shqetësimi i sipërmarrësve që janë në sektorin e bujqësisë, por është shqetësim edhe për të gjithë restorantet, kafenetë dhe pikat e tregtimit, sepse më shumë se sa bën mirë bën dëm”, tha Edi Rama.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është vënë në qendër të kritikave për mënyrën e funksionimit dhe për garantimin e sigurisë ushqimore pas skandaleve të njëpasnjëshme me produktet që konsumohen në tregun vendas. Qumështi, vezët, frutat, perimet, mishi kanë rezultuar jo pak herë me përmbajtje të lëndëve të rrezikshme, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve./ Zoom.al
Ndjekja në Tiranë/ Kush është i riu që arrestua nga policia, shok i…Skerdi Sina, 29 vjeç, shok i Aleksandër Sadikajt të vrarë në vitin 2022, është vënë në pranga këtë të mërkurë pas një ndjekjeje nga Policia e Tiranës në zonën e “Vasil Shantos”.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30, kur shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i kërkuan ndalimin një automjeti tip “Audi Q8”, në të cilin ndodheshin dy persona, për të cilët dyshohej se ishin të armatosur.
Drejtuesi i mjetit nuk iu bind urdhrit të Policisë, duke vijuar me shpejtësi dhe duke përplasur tre automjete gjatë arratisë.
Dy personat më pas braktisën automjetin në rrugën “Moskat” dhe gjatë largimit hodhën në rrugë një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua nga policia për ekspertizë.
Pas ndjekjes, u bë i mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e DVP Tiranë i pasagjerit, Skerdi Sina. Gjatë kontrollit fizik ndaj tij, u gjetën një krehër arme dhe municion. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit ka arritur të largohet dhe është identifikuar nga Policia, e cila vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Skerdi Sina kishte lidhje me Aleksandër Sadikajn, i vrarë në autostradën Tiranë-Elbasan në 11 qershor 2022. 27-vjeçari nga Berati u ekzekutua nga shpërthimi i një bombe të vendosur në makinën me të cilën po lëvizte.
Ai është shoku i dytë i Sadikajt që është vënë në qendër të vëmendjes së autoriteteve ditët e fundit. Disa ditë më parë, një tjetër shok i Sadikajt, Eraldo Muçi, është zhdukur pa gjurmë. Ai është denoncuar i humbur nga familjarët më 25 qershor./ Zoom.al
Aksion në Tiranë/ Policia në ndekje të një makine, detajetPolicia e Tiranës ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me kaosin e shkaktuar pasditen e sotme në kryeqytet, ku forcat “Shiponja” u vunë në ndjekje të një automjeti, me të cilin po lëviznin dy të rinj të armatosur.
Autoritetet bëjnë me dije se gjatë ndjekjes, dy të rinjtë kanë përplasur me makinë tre automjete të tjerë, teksa më pas kanë hedhur armën e zjarrit pistoletë në rrugë dhe janë arratisur.
Pasagjeri nuk ia ka dalë dot, pasi është arrestuar nga Policia, ndërsa drejtuesi i mjetit është shpallur në kërkim. Në pranga është vënë shtetasi Skerdi Sina, 29 vjeç.
Emri i tij nuk është i pa njohur për autoritetet. Në janar të këtij viti Sina u shpall në kërkim bashkë me 4 persona të tjerë pasi mbajtën të mbyllur në një banesë të marrë me qira ditore në Astir, një 21 vjeçare. Ata posedonin armë zjarri, teksa kishin konsumuar edhe lëndë narkotike.
“Rreth orës 16:30, në zonën e “Vasil Shantos”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i bënë shenjë ndalimi një automjeti tip “Audi Q8”, në të cilin ndodheshin dy persona, pasi kishin dyshime të arsyeshme se personat në automjet mund të ishin të armatosur. Drejtuesi nuk iu bind urdhrit të Policisë, vijoi lëvizjen me shpejtësi, përplasi tre automjete dhe më pas, së bashku me pasagjerin, braktisi automjetin në rrugën “Moskat”.
Gjatë largimit, dyshohet se këta shtetas hodhën në tokë një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua dhe do të dërgohet për ekzaminime të mëtejshme.
Si rezultat i ndjekjes nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e DVP Tiranë i pasagjerit në automjet, shtetasit Skerdi Sina, 29 vjeç, të cilit, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën një krehër dhe municion. Ndërkohë, është bërë identifikimi i drejtuesit të automjetit dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor i ngritur për rastin po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.”– thuhet në njoftim.