zoom

Day ArchiveU plagos rëndë gjatë grabitjes, arrestohet shqiptari në Itali (EMRI)

Zbardhen detaje të reja nga grabitja që përfundoi në vrasje në Itali, ku ishin të përfshirë 3 shqiptarë.

Xhuljan Kurti, 28 vjeç, shtetas shqiptar, është arrestuar nga karabinierët, me urdhër të Prokurorisë Publike, si një nga tre personat e dyshuar për tentativën e grabitjes që përfundoi me vrasje.

Ai është vendosur nën masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa mbi të rëndojnë disa akuza të rënda: tentativë vjedhjeje, grabitje dhe posedim i paligjshëm i armës së zjarrit.

Kurti ishte një nga shokët e Rivaldo Rusit, 25-vjeçarit shqiptar që u vra nga pronari i shtëpisë, Aurelio Valiante, gjatë përpjekjes për të grabitur banesën e tij. Sipas hetuesve, Rusi u qëllua me pushkë gjahu dhe më pas trupi i tij u zhvendos dhe u fsheh, ndërsa personi i tretë i dyshuar për grabitjen vijon të jetë në arrati.

Kurti fillimisht ndodhej në spital në gjendje të rëndë pas ngjarjes dhe pas përmirësimit shëndetësor, autoritetet ekzekutuan ndaj tij urdhrin e arrestit.

Ndërkohë, Aurelio Valiante, 58 vjeç, nuk është arrestuar, por ndodhet nën hetim për vrasje dhe fshehje të një kufome. Ai dhe familja e tij janë zhvendosur në një vend të sigurt, për shkak të kërcënimeve./ Zoom.al

VIDEO/ Fenomen i pazakontë në det

Pjesa kontinentale e Portugalisë po përjeton një valë të fuqishme të nxehti, pjesë e një fenomeni të gjerë që ka përfshirë një pjesë të madhe të Evropës Perëndimore, me temperatura që në disa zona të Gadishullit Iberik, Greqisë dhe Francës kanë arritur deri në 42°C.

Krahas temperaturave ekstreme, moti i paqëndrueshëm ka sjellë reshje të papritura, stuhi dhe breshër, sidomos në brendësi të territorit portugez.

Por pamjet më befasuese erdhën nga bregdeti, ku të dielën pasdite, pushuesit u surprizuan nga një fenomen spektakolar dhe i rrallë meteorologjik: re dallgësh.

Fenomeni, i njohur si “roll cloud”, u shfaq në disa plazhe portugeze. Re që lëviznin horizontalisht mbi sipërfaqen e oqeanit, avancuan drejt bregut duke krijuar një pamje mbresëlënëse, që u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale. Retë u shoqëruan me erë të fortë.

Sipas ekspertëve të motit, ky fenomen krijohet nga bashkëveprimi mes masave ajrore të ndryshme dhe flladit të detit.

Vrasja e shqiptarit në Itali/ Bastiset shtëpia e autorit: Gjakun e lajm me gjak!

Ngjarja e rëndë që çoi në vrasjen e 25-vjeçarit shqiptar Rivaldo Rusi në Itali vijon të shkaktojë tensione.

Mediat italiane raportojnë se një grup personash, të dyshuar si shqiptarë, kanë hyrë me forcë në banesën e Aurelio Valiante, 58-vjeçarit italian që qëlloi për vdekje të riun shqiptar gjatë një tentative grabitjeje.

Ngjarja ka ndodhur në Foria të Centola-s, në rrugën “Via Carpine”. Sipas informacioneve, autorët kanë vepruar gjatë natës, kur shtëpia ishte bosh. Ata kanë thyer një ballkon dhe janë futur brenda, jo për të vjedhur, por për të parë nëse Valiante ndodhej aty.

Më pas janë larguar në heshtje, duke lënë pas gjurmë dëmtimi si provë të pranisë së tyre.

Në atë kohë, Valiante dhe familja e tij ishin zhvendosur nga autoritetet në një vend të mbrojtur, pasi ishin vënë nën kërcënime serioze nga persona që kërkonin hakmarrje për vdekjen e Rusit.

Në rrjetet sociale qarkullojnë mesazhe të ashpra, ku përdorues shqiptarë kanë publikuar thirrje për hakmarrje, përfshirë shprehjen: “Gjakun e lajm me gjak”./ Zoom.al

Zhduket pa gjurmë Eraldo Muçi, mik i ngushtë i Aleksandër Sadikajt. Familja ngre alarmin

Prej më shumë se dy javësh, Eraldo Muçi, 30 vjeç nga Memaliaj, rezulton i zhdukur në rrethana të pazbuluara.

I riu, i njohur si një nga personat më të afërt të të ndjerit Aleksandër Sadikaj, është larguar nga banesa dhe nuk është parë më që nga momenti kur u pa në autostradën Durrës-Tiranë.

Sipas raportimeve të gazetares Klodiana Lala, familja e tij ka depozituar një kallëzim në polici dhe kërkon ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të zbuluar se çfarë i ka ndodhur të vetmit djalë të shtëpisë.

Para zhdukjes, Eraldo kishte ndaluar në fermën e kuajve të familjes Sadikaj, dhe më pas kishte udhëtuar drejt Durrësit. Që nga ajo kohë, telefonat i janë fikur.

Familjarët shprehen të shqetësuar dhe dyshojnë se mund të jetë viktimë e një ngjarjeje të rëndë kriminale, ndoshta për shkak të lidhjes së tij me rrethin e Sadikajt, i vrarë me tritol në vitin 2022 në Tiranë.

Policia po heton disa pista, përfshirë edhe mundësinë e një konflikti të lidhur me hakmarrjen mes grupeve kriminale.

Aleksandër Sadikaj u vra me tritol në makinë, pranë TEG-ut, në qershor 2022./ Zoom.al

Tiranë/ Një person bie nga pallati dhe humb jetën

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Tiranë, ku një i moshuar ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e pallatit ku jetonte.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, më 30 qershor, në rrugën “Ferit Xhajko”, ndërsa autoritetet po hetojnë për të zbardhur rrethanat e plota.

“Dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banon shtetasi B. T., 86 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njoftoi policia./ Zoom.al

FOTO/ Ky është polici që u arrestua dje, fuste sende të paligjshme në burg

Del fotoja e policit që u arrestua një ditë më parë, i akuzuar se fuste sende të paligjshme në burgun e Drenovës.

Rudenc Myrte ishte në përgjim prej muajsh.

Hetimet paraprake tregojnë se në disa raste ai dyshohet se ka futur drogë, ndërsa të tjera detaje pritet të bëhen publike në deklaratën zyrtare që pritet nga autoritetet në orët në vijim.

Arrestimi i Myrtes vjen një ditë pas një aksioni të Njësisë Operacionale të Burgjeve, ku në qelinë e Laert Haxhiut, i dënuar me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjës, u gjet një aparat celular. Hetimet janë në vijim për të zbardhur se si pajisja ka përfunduar në qeli dhe nëse ka lidhje me veprimtarinë e paligjshme të Myrtes./ Zoom.al

Tragjedi në Britani/ Pema zë poshtë 7-vjeçaren shqiptare (EMRI)

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin shqiptar në Britaninë e Madhe dhe më gjerë, pasi një vajzë 7-vjeçare me origjinë shqiptare humbi jetën pas rënies së një peme mbi disa fëmijë në parkun Chalkwell në Essex.

Ngjarja tragjike ndodhi të shtunën rreth orës 15:00.

Viktima është identifikuar si Leona Ruka, me banim në Dagenham, e cila ndodhej në park për të takuar të afërmit e saj. Gjatë kohës që po luante bashkë me katër fëmijë të tjerë, një pemë e madhe u rrëzua papritur mbi ta.

Një dëshmitar i ngjarjes tha për BBC se për të larguar pemën u deshën 40 deri në 50 persona, të cilët bashkëpunuan me shërbimet e emergjencës në përpjekje për të shpëtuar fëmijët e zënë poshtë saj.

Për fat të keq, Leona ndërroi jetë në vendngjarje nga plagët e marra. Një vajzë tjetër 6-vjeçare mbeti e plagosur rëndë dhe ndodhet në spital në gjendje kritike, ndërsa tre fëmijët e tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta.

Familja Ruka ka ndarë një mesazh emocional për vajzën e tyre të ndjerë:

“Leona ishte më shumë sesa thjesht një fëmijë, ajo ishte një dritë në jetën tonë… një shpirt inteligjent dhe kurioz, plot energji, dashuri dhe kreativitet. Ajo ndriçonte çdo dhomë ku hynte dhe çdo zemër që prekte.”

Ngjarja ka ngjallur reagim të gjerë në komunitet, ndërkohë që është nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve për funeralin e Leonës. Deri tani janë mbledhur mbi 30 mijë paund, ndërsa një pjesë e shumës pritet të shkojë edhe për familjen e vajzës 6-vjeçare që po lufton për jetën në spital.

Autoritetet britanike kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit të pemës dhe nëse ngjarja ka ndodhur si pasojë e neglizhencës nga autoritetet vendore që administrojnë parkun./ Zoom.al

Zhdukje misterioze në Malësi të Madhe, asnjë gjurmë nga i moshuari prej 3 javësh (EMRI)

Prej 21 ditësh nuk ka asnjë gjurmë nga 78-vjeçari Lekë Ndreshaj, i cili është zhdukur në rrethana të mistershme në fshatin Bzhetë të Malësisë së Madhe.

I moshuari ishte nisur për të marrë pjesë në një ceremoni mortore, por pas një momenti ku është ndjerë keq, ka humbur çdo kontakt me familjen dhe komunitetin.

Familjarët e tij janë të dëshpëruar dhe kanë kërkuar ndihmë institucionale për të zbuluar fatin e të moshuarit. Ata i janë drejtuar me një kërkesë zyrtare kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar ndërhyrjen e tij të menjëhershme në këtë rast.

Djali i Lekë Ndreshajt ka vënë në dispozicion një shumë prej 50 mijë eurosh si shpërblim për këdo që ofron informacion të vlefshëm që çon në gjetjen e tij.

Kërkimet në terren deri më tani nuk kanë dhënë rezultat, ndërkohë që familja i bën thirrje qytetarëve, institucioneve dhe organeve të rendit të intensifikojnë përpjekjet për të zbardhur këtë ngjarje.

Njoftimi i plotë i familjarëve:

Tiranë, 30 Qershor 2025, Drejtuar: Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë. Lënda: Kërkesë urgjente për ndihmë shtetërore dhe mobilizim për gjetjen e qytetarit Lekë Ndreshaj

I nderuar Z. Kryeministër, Unë, Gëzim Lekë Ndreshaj, banues në Bruksel dhe biri i z. Lekë Ndreshaj, i drejtohem me këtë thirrje publike dhe urgjente për ndihmën tuaj në gjetjen e babait tim, i cili është zhdukur që prej datës 9 qershor 2025 në fshatin Bzhetë, Malësi e Madhe, gjatë pjesëmarrjes në një ceremoni mortore të dajës tim.

Që nga ajo ditë nuk kemi asnjë informacion për vendndodhjen apo gjendjen e tij. Kërkimet tona familjare dhe komunitare nuk kanë sjellë rezultat, ndërkohë që terreni i thepisur dhe mungesa e mjeteve teknike e bën të pamundur vazhdimin efektiv të kërkimeve pa ndihmën e shtetit.

Ju lutem me përulësi të mobilizoni: Forcat e Ushtrisë së Shqipërisë, Strukturat e Policisë së Shtetit, Administratën e Bashkisë së Malësisë së Madhe dhe njësive vendore, Helikopterë dhe dronë të pajisur me kamera termike dhe teknologji të specializuar për kërkim-nxjerrje.

Çdo orë që kalon është jetike. Familja jonë jeton në ankth dhe ka nevojë për ndërhyrjen tuaj të menjëhershme si kryetar i qeverisë dhe si përfaqësues i një shteti që nuk braktis qytetarët e vet në momente të tilla.

Për çdo informacion apo bashkëpunim, ju lutem na kontaktoni në: Email: [email protected], Telefon: +32 456 19 27 20 Me shpresë, dhimbje dhe respekt të thellë, Gëzim Lekë Ndreshaj, Bruksel, Belgjikë./ Zoom.al

Tronditet familja shqiptare në Greqi, e mitura bie nga ura dhe vdes

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Greqi, ku një vajzë 14-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën pas një incidenti tragjik.

Sipas raportimeve të mediave greke, e mitura ra nga një urë rreth 10 metra e lartë, duke pësuar dëmtime të rënda trupore.

Menjëherë pas ngjarjes, ajo u transportua me urgjencë në spitalin e Katerinit. Për shkak të gjendjes së saj të rënduar, mjekët vendosën ta transferojnë fillimisht në spitalin “G. Gennimatas” në Selanik dhe më pas në spitalin “Ippokrateio”.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta të mjekëve për ta mbajtur në jetë, vajza ndërroi jetë mbrëmjen e së hënës.

Rrethanat e sakta të ngjarjes janë ende nën hetim nga autoritetet greke./ Zoom.al

Bolonja e fiksuar pas Asllanit, i bën ofertën e parë zyrtare Interit

Bolonja është e fiksuar pas mesfushorit kquezi që luan në radhët e Interit, Kristjan Asllani.

Mediat italiane raportojnë se bolonjezët i kanë bërë ofertën e parë zyrtare Interit për Asllanin, duke ofruar 13 milionë euro.

Sipas mediave italiane bëhet me dije se oferta e Bolonjës po konsiderohet nga Interi, edhe pse për të ardhmen e tij do të vendoset pasi skuadra të kthehet nga botërori i klubeve.

Trajneri i Bolonjës, Vinçenco Italiano, e vlerëson shumë Asllanin dhe e sheh atë si profilin ideal për të marrë një rol të rëndësishëm në mesfushë në sezonin e ardhshëm, duke e konsideruar pjesë kyçe të projektit të tij.

Nga ana tjetër, drejtuesit e Interit ende nuk kanë dhënë një përgjigje zyrtare ndaj ofertës, duke preferuar të presin për të vendosur në mënyrë definitive pas përfundimit të angazhimit në Kupën e Botës për Klube dhe rikthimit të skuadrës në Itali.