Aplikacion
Gazetarja Klodiana Lala zbuloi në “Çim Peka Live” detaje të reja për një ngjarje të rëndë me armë ku u përfshi Eduart Koboci, 27 vjeç, banues jashtë vendit.
Sipas rrëfimit të tij, ai u qëllua me nëntë plumba pranë spitalit “American 3” në Tiranë, pasi katër persona tentuan të hapnin makinën e tij me xhama të zinj.
Koboci u largua me shpejtësi dhe më pas u përfshi në aksident me një tjetër automjet. U largua me vrap dhe tashmë është në kërkim nga policia për largim nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë, autorët e sulmit nuk janë shpallur në kërkim. Sipas Lalës, ata kanë lidhje të forta me polici. Njëri prej tyre është Arnold Cara, kushëri i biznesmenit Ylli Cara, i cili më herët ka qenë ortak me ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Lala akuzon se ngjarja po fshihet dhe policia po vepron si një strukturë private në shërbim të interesave të individëve me pushtet. Dosja, sipas saj, nuk është dorëzuar në prokurori dhe gazetarëve u është kërkuar të heshtin.

Pjesë nga intervista:
Bëhet fjalë për një 27-vjeçar, i quajtur Eduart Koboci, jeton jashtë vendit, mësoj nga rrëfimi i tij, i cili një mbrëmje pasi lejoi një të njohur të tij në zonën e Yzberishtit, kthehet me qëllim që të niset për në drejtim të Kishës së Laçit.
Ndalova, tha, je mokent pranë spitalit American 3, sepse po shkëmbeja disa mesazhe dhe nuk doja të shkëmbeja mesazhe në automjet, nga frika e ndonjë aksidenti. Makina ime tha është me xhama të zinj dhe nuk dallohet se kush është brenda, dhe papritmas erdhën 4 persona dhe tentuan të hapnin dyert.
Dyert, tha, nuk u hapën dhe ata tentuan të godisnin në të dyja anët e automjetit.
Në atë moment, nga frika rrëfen ai, i kam dhënë gaz me shpejtësi dhe kam tentuar të largohem.
Në atë moment, e kanë qëlluar në drejtim të automjetit të paktën 9 herë sipas tij.
Qëlluar me armë, dhe këto janë fakte që duhet t’i verifikojë prokuroria dhe policia.
Unë kam dhe një foto e cila tregon se unë jam takuar me personin.
Ai pretendon se është shpallur në kërkim pasi në momentin që është larguar me automjetin e tij, automjeti tjetër ku udhëtonin agresorët e ka goditur nga pas dhe ky ka përplasur një automjet që kishte para.
Makina, tha, nuk ndezi dhe unë dola nga automjeti dhe kam ikur me vrap.
Unë, tha, jam në kërkim, dhe absolutisht nëse ka kryer vepër penale, ky personazh unë nuk e di çfarë përfaqëson në jetën e vet, duhet patjetër ta hetojë prokuroria për largim nga vendi i aksidentit.
Ndërkohë agresorët të cilët e kanë sulmuar, nuk janë shpallur në kërkim deri më tani nga policia dhe mbrohen nga policia.
Kur u bënë kërkime se kush ishin personat që ky person akuzonte, në fakt më rezultojnë njerëz të cilët duhen hetuar, me lidhje shumë të forta në polici.
Arnold Cara është kushëriri i parë i biznesmenit Ylli Cara, ish ortak me drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit zotin Ilir Proda.
Ylli Cara përmendet edhe në dosjen e vetingut të Ilir Prodes për shkak se kanë pasur marrëdhënie biznesi dhe për shkak se një banesë që ka patur në pronësi Ylli Cara ia ka kaluar em pas në pronësi Ilir Prodes.
Mua më rezulton se për shkak të kësaj lidhje unë ngrij dyshime të plota se përse ata nuk janë hetuar dhe nuk janë shpallur në kërkim.
Çfarë ndodhi më tej, kjo dosje nuk u dorëzua në prokurori.
Policia e shtetit është kthyer në një polici private e Ilir Prodes, dhe pas kësaj ngjarje, unë ju garantoj se faktet do të dalin një ditë, u është kërkuar gazetarëve të caktuar të mos japin zë kësaj historie. Dhe një histori tjetër që po përfshin biznesmenin Cara.
Hekuri i pistë dhe i bllokuar mund t’ju shkaktojë probleme nëse keni për të hekurosur një “mal të tërë” me rroba.
Për të pastruar hekurin nga jashtë :
Bëni një përzierje me 2 lugë gjelle sodë buke dhe 1 lugë uji.
Përhapemi këtë pastë në pllakën e hekurit dhe mund ta lini kështu nja dy minuta. Pastaj e pastroni me nje pecetë të lagur dhe nëse është e nevojshme të përdorni edhe shkopat e veshëve për të pastruar vrimat ku del avulli.
Për të pastruar hekurin nga brenda:
Pasi e keni boshatisur depozitën e hekurit nga uji i mbetur hidhi brenda një përzierje me 3/4 uji dhe 1/4 uthull molle.
Gradojeni në maksimum dhe avulli të jetë duke çliruar dhe ndërkohë mund të hekurosësh një pecetë kuzhine që të dalin nga vrimat papastërtitë apo gurëzat që kanë zënë përbrenda.
Pas disa minutash gjatë nxjerrjes së avullit, do të shihni mbetjet që do të lëshojë hekuri mbi pecetë. Por edhe ndërkohë që ftohet, duhet lënë ashtu me pllakën poshtë që të vazhdojë të nxjerrë papastërtitë./ Living
Parashikimi i horoskopit për javën e parë të korrikutDashi
Ka ardhur koha të zgjoheni dhe të tregoheni më të vendosur. Duhet të jeni gati për të pranuar sfida të reja dhe ta bëni gjithçka me gjallërinë që ju karakterizon. Pas një momenti ngadalësimi, tani është koha për t’u ndier sërish të motivuar. Por kujdes, mos synoni t’i bëni të gjitha njëherësh. Forca e vërtetë qëndron në aftësinë që të dini të planifikoni. Në sferën e dashurisë, beqarët mund të takojnë dikë që ua ndez kureshtjen, ndërsa çiftet do të rigjejnë pasionin. Ju pret një ndryshim i rëndësishëm. Ky është momenti për të zgjedhur atë që ju bën vërtet të lumtur.
Demi
Ka diçka në ajër që ju bën të jeni më vigjilentë. Ndjenja e nervozizmit dhe lodhja do t’ju shoqërojnë gjatë gjithë javës. Do të punoni me ritme të ngjeshura dhe ndjenja se nuk keni kontroll mbi gjithçka mund t’ju bëjë të ndiheni inferiorë. Mos u bëni impulsivë. Shpesh nevoja për përsosmëri të çon të kërkosh tepër te vetja dhe te të tjerët. Përpiquni të tregoheni më të butë dhe mos shkaktoni tensione të panevojshme, sidomos në familje apo çift. Në dashuri, kush po përjeton një marrëdhënie të ndërlikuar duhet të sqarohet mirë, edhe nëse është e vështirë. Beqarët janë më mosbesues se zakonisht dhe priren të mbyllen në vetvete. Nga aspekti praktik, është më mirë të shtyhen vendimet e mëdha për kur të jeni më të kthjellët. Qetësia dhe shkëputja nga zhurmat e qytetit do t’ju ndihmojnë të rigjeni veten dhe të kuptoni çfarë dëshironi vërtet.
Binjakët
Javë sqarimesh dhe ndryshimesh të vogla dhe të mëdha. Tashmë e konsideroni veten më të pjekur dhe ndieni nevojën për t’u çliruar nga zakonet e vjetra, dinamikat e vjetra ose lidhjet që nuk ju përkasin më. Dëshira për t’u çliruar nga barrët është e fortë, por nuk do të jetë e lehtë ta arrini nëse vazhdoni të mbani pesha që nuk ju takojnë. Mund të tundoheni të thoni gjithçka që mendoni, por përpiquni t’i matni mirë fjalët. Në marrëdhëniet emocionale, shmangni kërkimin e përgjigjeve përfundimtare. Në këtë moment është më mirë të jeni vëzhgues sesa protagonistë. Ata që kanë një marrëdhënie do të bëjnë plane për të ardhmen, ndërsa beqarët mund të takojnë një person që zgjon dëshirën, por edhe disa dyshime. Pavarësisht pasigurive tuaja, koha do të sqarojë çdo gjë.
Gaforrja
Kjo javë do të jetë si një ogur i mirë për ju. Do të keni mundësinë të reflektoni dhe të rigjeni harmoninë. Emocionet do të jenë të forta dhe më në fund do të jeni në gjendje të kuptoni se çfarë dëshironi vërtet. Është një kohë e favorshme për të kultivuar ëndrrat tuaja dhe për t’u frymëzuar nga gjithçka që ju rrethon. Ata që janë në një marrëdhënie do të përjetojnë ditë romantike dhe plot ëmbëlsi, ndërsa beqarët mund të kenë një takim emocionues. Puna po ecën pa probleme, por mos e nënvlerësoni pushimin. Organizoni një udhëtim të shkurtër, ose edhe meditoni, për t’u rigjeneruar. Më e mira ende nuk ka ardhur.
Luani
Kjo javë ju sheh si protagonistë absolutë. Keni sharmin, karizmën dhe një dritë që tërheq këdo që është rreth jush. Është një periudhë e përsosur për të bërë njohje të reja dhe për të filluar diçka të rëndësishme, si në dashuri ashtu edhe në planin profesional. Kush ka një projekt në sirtar mund të fillojë ta strukturojë atë në mënyrë konkrete. Zemra është e trazuar, dashuri të reja, kthime të papritura ose një pasion që ju bën të ndiheni të gjallë. Lëreni veten të udhëhiqeni nga instinkti dhe mos kini frikë të guxoni. Kush ka një lidhje të qëndrueshme mund të planifikojë një udhëtim romantik ose të bëjë plane në çift.
Virgjëresha
Jeni në një moment reflektimi të thellë, po përpiqeni të riorganizoni disa aspekte të jetës suaj, por po kuptoni se disa çështje të koklavitura kërkojnë më shumë kohë për t’u zgjidhur. Ndjenja se nuk i keni të gjitha nën kontroll mund t’ju shqetësojë, por edhe në momentet e pasigurisë mund të ndërtohen gjëra të qëndrueshme. Këtë javë do t’ju duhet qetësi, rregull dhe hapësira të vogla vetëm për ju. Shmangni mjediset shumë të zhurmshme ose situatat kaotike, në mënyrë që të ruani ekuilibrin tuaj të brendshëm. Në sferën e dashurisë ndieni dëshirën për stabilitet, por keni edhe frikë ta lëshoni veten. Nëse keni pasur zhgënjime të mëparshme, kini parasysh se ato i përkasin së kaluarës. Lejojeni veten të përfshiheni nga emocione të reja.
Peshorja
Ditët në vijim do të jenë intensive dhe paksa të pakëndshme, por edhe të dobishme për të nxjerrë në pah të vërteta që po i shmangnit. Jeni në një fazë pastrimi të brendshëm, gjithçka që nuk ju përfaqëson më, keni tendencën ta largoni nga vetja. Kjo vlen si për marrëdhëniet, ashtu edhe për qëllimet që i keni vënë vetes. Mos kini frikë të lini pas gjithçka që nuk ju bën të ndiheni mirë. Në dashuri, çiftet e forta do ta forcojnë edhe më marrëdhënien përmes një konfrontimi të sinqertë, ndërsa ato më të brishta mund të arrijnë në një kryqëzim. Beqarët janë në fazën e eksplorimit, nuk është momenti i duhur për t’u lidhur, por më tepër për të kuptuar se çfarë doni vërtet. Do të merrni një propozim interesant, por duhet të vendosni shpejt nëse duhet ta pranoni ose jo. Ndiqni instinktin tuaj.
Akrepi
Ditët në vijim do të nxjerrin në pah disa dobësi që keni dashur t’i mbani nën kontroll. Nuk është e lehtë të tregosh veten të pambrojtur, por do të jetë e nevojshme ta bëni, veçanërisht në marrëdhëniet më intime. Dikush mund të ketë ndjesinë se duhet të japë gjithmonë më shumë, pa marrë mjaftueshëm në këmbim. Nëse ndieni se një lidhje ju rëndon, ose se po ju shteron energjitë në vend që t’ju pasurojë, ndoshta është koha për të qartësuar gjërat. Edhe në planin e punës do të ketë situata jo të qarta për t’u përballur. Më mirë të mos i besoni shumë dukjes. Në dashuri, ata që janë në çift duhet të shmangin kontrollin ose xhelozitë. Tregohuni të hapur me partnerin. Ata që janë vetëm, nga ana tjetër, mund të takojnë një person tërheqës, por të vështirë për ta bërë për vete. Ecni me hapa të ngadaltë, pa i idealizuar të tjerët.
Shigjetari
Javë dinamike, plot lëvizje, ide dhe mundësi. Energjia juaj do të jetë ngjitëse dhe do t’ju çojë të përjetoni situata të pazakonta, por shumë stimuluese. Beqarët janë në formë të shkëlqyer, takimet dhe flirtimet verore do të jenë në rendin e ditës. Çiftet do të gjejnë gjuhën e mirëkuptimit. Në punë, ata që duan të zgjerojnë aktivitetin do të gjejnë mundësinë e duhur. Mos lejoni që dyshimet t’ju pengojnë. E ardhmja është më e sigurt nga sa mendoni. Vlerësoni me kujdes shpenzimet, entuziazmi mund t’ju shtyjë ta ekzagjeroni.
Bricjapi
Pas javësh të ngarkuara, do të ndieni nevojën për të rigjetur fokusin tuaj. Puna dhe përgjegjësitë ju kanë mbajtur nën presion, por tani është koha të lidheni me atë që ju bën të ndiheni mirë. Nevoja për të shijuar shëtitjet në natyrë, për heshtje dhe thjeshtësi do të jetë e fortë. Përfitoni nga çdo rast për të ngadalësuar, qoftë edhe me rutina të vogla relaksuese. Në dashuri, ata që janë në çift duhet t’i bëjnë gjërat në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndërsa beqarët do të jenë më të hapur ndaj njohjeve të reja. Mos bëni asgjë me zor, le të ndodhë gjithçka natyrshëm. Moment i shkëlqyer për të riorganizuar financat ose për të menduar për një investim të vogël të dobishëm për vjeshtën.
Ujori
Java në vijim mund t’ju duket më e lodhshme se sa keni menduar, si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Do të ndieni presionin e disa afateve që po afrohen dhe, në disa momente, do t’ju duket sikur nuk keni as kohë as burime të nevojshme për të përfunduar gjithçka që keni planifikuar. Disa marrëdhënie, veçanërisht ato që lidhen me kontekstin familjar apo të punës, do të kërkojnë më shumë vëmendje dhe diplomaci. Shmangni konfrontimin e drejtpërdrejtë dhe, nëse është e mundur, distancohuni nga situatat që ju shkaktojnë tension. Edhe në planin emocional do të fillojë një fazë reflektimi, do ta keni të vështirë të hapeni me të tjerët dhe njohjet e reja nuk arrijnë t’ju bëjnë kureshtar siç do të dëshironit. Jepini vetes kohë, jo gjithçka duhet të ndodhë menjëherë. Më shumë se sa të kërkoni përgjigje, përqendrohuni në atë që mund të rregulloni te vetja. Rigjetja e qetësisë do të jetë hapi i parë për të tërhequr atë që vërtet dëshironi.
Peshqit
Ditë të mbushura me frymëzim dhe dëshirë për të bërë diçka të re. Jeni gati të braktisni frikërat e vjetra dhe të përjetoni përvoja të reja, si emocionale ashtu edhe profesionale. Ndjeshmëria juaj mund t’ju ndihmojë të orientoheni, nëse do të dini të tregoheni racionalë. Ata që janë në çift do të ndiejnë nevojën të flasin hapur për problemet e tyre, ndërsa ata që janë vetëm mund të përfshihen nga një takim i rastësishëm, por shumë intensiv. Bëjini të plota orët e gjumit, pasi rrezikoni të mos pushoni mjaftueshëm. Merrni kohë për pushim dhe rrini më shumë me njerëzit që ju bëjnë të ndiheni mirë. Një lajm i këndshëm do të vijë brenda pak ditësh
Arjan Curri bën deklaratën e fortë: Berisha do të dënohetSali Berisha nuk u paraqit sot në GJKKO, ku pritej të niste gjyqi për çështjen “Partizani”. Ish-kryeministri pretendon se nuk është njoftuar zyrtarisht për seancën.
Gjykata dorëzoi fletëthirrjen të premten, e pranuar nga dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, por mbrojtja argumentoi se njoftimi ishte jashtë afateve ligjore.
Analisti Arjan Curri, në emisionin “Top Story”, e cilësoi këtë si një strategji për të shtyrë gjyqin, duke parashikuar se procesi mund të përfundojë me dënim për Berishën.
“Mendoj që ky gjyq do përfundojë me një dënim për Sali Berishën se nuk është hapur kot. Gjkko nuk ka nxjerrë ndonjë të pafajshëm, dënimi penal të heq nga politika përfundimisht, Duke ditur këtë e vetmja gjë që i mbetet, është çdo lloj manovre që ta shtyjë sa më shumë, shkalla e parë dhe e dytë të shkonte disa vite. Nëse do shkonte këtu, i bie të shtyjë jetën e tij në politikë.
Nëse avokatët sëmuren me rrallë ka shumë manovra, mund të sëmuret vetë Berisha, mund të shkojë deri në 4 vjet,. Nuk është vetëm Berisha, është dhe ndërtuesi dhe financieri, mjafton një nga ata të mos jetë dhe seanca shtyhet. Është një strategji e zgjuar. Fitorja e kohës në këtë rast, është veprimi i zgjuar. Kjo është një betejë që mund të zgjasë disa vite nga Sali Berisha dhe mbrojtja e tij”, u shpreh Curri./ Zoom.al
Moti për nesër, ja qyteti ku termometri do të regjistrojë 40 gradëDitën e martë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare përgjatë maleve në mesditë e pasdite.
Era me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 7-15 m/s.
Deti do të jetë me valëzim 1-3 ballë.
Termometri nesër do të regjistrojë vlerën rekord 40 gradë në Berat, ndërsa në qytete të tjera temperaturat do të luhaten mes 35-39 gradë./ Zoom.al


Rudenc Myrte, polic i burgut të Drenovës, është arrestuar sot nga autoritetet, pas një hetimi disa mujor të prokurorisë.
Ai ishte nën përgjim prej kohësh dhe dyshohet se fuste kanabis dhe sende të paligjshme brenda burgut.
Arrestimi u krye me urdhër të prokurorisë, pasi u dokumentuan veprimet e paligjshme./ Zoom.al
Gjermania ofron strehim gati falas, luftë shpopullimitPopullsia në Gjermaninë lindore po tkurret. Projektet e strehimit me çmime të përballueshme synojnë të tërheqin njerëzit përsëri në rajon.
“Nuk ke problem të gjesh një banesë të përballueshme në çmim. Nuk ke bllokime trafiku dhe as orë të pikut të trafikut. Dhe nuk kam pasur kurrë vështirësi në gjetjen e një vendi parkimi”, thotë Anika Franze, duke buzëqeshur nga pas tavolinës së saj në qendër të qytetit të vogël Guben në kufirin lindor të Gjermanisë me Poloninë.
38-vjeçarja lindi në Berlinin Lindor, dikur Republika Demokratike Gjermane, dhe jetoi në të njëjtin lagje për pjesën më të madhe të jetës së saj para edhe pas rënies së Murit të Berlinit. Por për shkak të ritmit të ngjeshur dhe situatës së çmimeve të banimit në kryeqytet, ajo kishte kohë që mendonte të largohej.
Gjatë një udhëtimi nëpër Brandenburg, ajo dëgjoi në radio për një program “Banim me provë” në Guben. Palëve të interesuara u jepet mundësinë të jetojnë aty deri në një muaj për vetëm 100 euro në javë. Synimi: të inkurajohen njerëzit të vendosen në qytet dhe kështu të sfidojnë rënien në rritje të popullsisë në Gjermaninë lindore.
Anika Franze ka jetuar në Guben për tetë muaj, dhe tani drejton projektin që e solli në qytet. Ajo jeton në një apartament me dy kate prej 100 metrash katrorë, të marrë me qira për të njëjtin çmim që do të paguante për një dhomë në një apartament të përbashkët në Berlin.
“Është gjithmonë qetësi këtu, nuk ka as zhurma, ka më pak mbeturina në rrugë dhe gjithmonë takon njerëz që njeh”, shpjegon ajo në një tur të shkurtër në qytet. Vitin e kaluar, 30 persona morën pjesë në programin në Guben, gjashtë prej të cilëve më vonë u zhvendosën atje përgjithmonë. Këtë vit, kanë mbërritur 40 aplikime tashmë në tavolinën e Franzes: nga e gjithë Gjermania, Belgjika, madje edhe nga Algjeria, Egjipti dhe Brazili.
Guben, i famshëm për industritë e tekstilit dhe prodhimit të kapeleve para ribashkimit, është vetëm një nga qindra qytete industriale në Gjermaninë lindore që përjetoi ndryshime të mëdha demografike pas ribashkimit gjerman në vitin 1990. Rënia e lindjeve, migrimi i të rinjve, veçanërisht, në landet perëndimore dhe rritja e jetëgjatësisë e kanë përshpejtuar plakjen demografike.
“Na mungon një brez i tërë”, u shpreh kryetari i bashkisë, Fred Mahro, për gazetën berlineze “taz”. Vërtetë, Gubeni aktualisht ka 16,600 banorë, kurse 30 vjet më parë, kishte pothuajse dyfish më shumë. Vlerësimet parashikojnë se popullsia do të vazhdojë të bjerë në vitet e ardhshme, ashtu si edhe numri i njerëzve në moshë pune, ndërsa mosha mesatare, aktualisht 58 vjeç, do të vazhdojë të rritet.
Një sipërmarrje jo e lehtë, pasi një në katër emigrantë mendon të largohet nga Gjermania, sipas një studimi të kohëve të fundit nga Instituti për Kërkime në Punësim, IAB. “Pakënaqësia me politikën ishte një nga arsyet kryesore dhe mendoj se kjo ka shumë të bëjë me zhvillimet e fundit këtë një vit e gjysmë, atmosfera në Gjermani ka ndryshuar vërtet”, thotë Schultz.
Në luftën për të tërhequr banorë të rinj, landet lindore të Gjermanisë po luftojnë kryesisht me reputacionin e tyre si vatra për ekstremizmine krahut të djathtë. Guben bëri bujë edhe në vitin 1999 kur azilkërkuesi algjerian Farid Guendoul vdiq nga gjakderdhja pasi u ndoq nga neonazistët.
Në zgjedhjet federale në shkurt të vitit 2025, pothuajse 39 përqind e banorëve votuan për Alternativën për Gjermaninë (AfD), të cilën Zyra e Brandenburgut për Mbrojtjen e Kushtetutës e kishte klasifikuar së fundmi si ekstremiste të krahut të djathtë. “Njerëzit kanë paragjykimet dhe klishetë e tyre, por nga përvoja ime, prapë mund të lidhesh me ta. Ata mund të kenë nevojë vetëm për pak kohë, sepse nuk janë mësuar me kaq shumë diversitet”, shpjegon Anika Franze. Ajo është gjithashtu e zhgënjyer sepse ka shumë fokus te AfD, pasi më shumë se 60 përqind e njerëzve votuan për partitë e moderuara.
Për momentin, Anika Franze shijon një jetë që është më e qetë se në kryeqytetin gjerman. Tani ia ka dalë të përmbush edhe një ëndërr fëmijërie: të mësojë kalërimin. “Nuk e di nëse dua të plakem këtu, por gjithashtu nuk e di nëse do ta bëja këtë në Berlin.”/ DW
Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri, kërkesë zyrtarë TiranësTurqia ka kërkuar zyrtarisht nga Shqipëria të mos avancojë me idenë e krijimit të një shteti bektashi.
Kjo kërkesë erdhi përmes kreut të Komisionit të Jashtëm të Turqisë, Fuat Oktay, i cili ndodhet në një vizitë në Tiranë.
Ankaraja i kërkoi zyrtarisht qeverisë shqiptare të mos avancojë me krijimin e një shteti bektashi dhe po ashtu të stopojë iniciativën e prezantuar nga kryeministri Rama për një republikë fetare brenda shtetit shqiptar.
Kjo kërkesë i është përcjellë palës shqiprtare nga kreu i Komisionit të Jashtëm të Turqisë me Fuat Oktay, i cili këtë të hënë nisi një seri takimesh në Tiranë në krye të një delegacioni ligjvënësish turq.
Qëndrimin e palës turke në lidhje me këtë temë e zbuloi për MCN deputeti i opozitës Kreshnik Çollaku, sipas të cilit pozicioni i shtetit turk është në një linj me opozitën shqiptare.
Edhe në këtë takim, delegacioni turk ka përsëritur kërkesën për pastrimin e vendit nga ata të cilët i cilëson anëtar të organizatës së Fetullah Gulen
Ndërkohë, Kuvendi i Shqipërisë ka shpërndarë një njoftim për shtyp në lidhje me takimin dypalësh ku sqaron se pjesë e diskutimeve ka qenë edhe prespektiva euroatlantike e Kosovës:
“Znj. Spiropali dhe z. Oktay diskutuan mbi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe intensiv parlamentar midis Kuvendit dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare, mbështetjen e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë, miqësisë dhe marrëdhënieve tradicionale mes njerëzve tanë, bashkëpunimin e gjithanshëm dypalësh, partneritetin në NATO, perspektivën euro-atlantike të Kosovës si edhe kontributin e dy vendeve tona për sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë”.
Sipas njoftimit në focus të takimit kanë qenë edhe rritja e bahskëpunimit në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë mes dy vendeve./ MCN
EMRI/ Kush është punëtori që humbi jetën në BeratIdentifikohet punëtori 66-vjeçar që humbi jetën pasditen e kësaj të hëne në një kantier ndërtimi në Berat.
Burime konfirmojnë se bëhet fjalë për shtetasin Ramadan Hatija, i cili u aksidentua në vendin e punës në lagjen “Kushtrimi”.
Shkak i këtij aksidenti të rëndë dyshohet të ketë qenë mungesa e sigurisë në ambientin e punës.
Ramadan Hatija u dërgua me urgjencë në spital, por nuk u mbijetoi dot plagëve të marra./ Zoom.al
Tërmeti në Napoli, ndërpritet qarkullimi i trenaveNjë tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter u shënua pak pas mesditës në Napoli.
Sizmiologët e konsideruan atë më të fuqishmin në 40 vitet e fundit, ndërsa u regjistruan edhe disa paslëkundje.
Aktualisht nuk raportohet për dëme materiale, por qarkullimi i trenave në qendrën hekurudhore të Napolit është pezulluar si masë paraprake.
Autoritetet kanl aktivizuar protokollin e pezullimit të qarkullimit hekurudhor për tërmete me magnitudë më shumë se 4.
Pjesë e masave është ndalimi i qarkullimit të trenave në zonat përreth Napolit dhe e linjës që lidh Bagnolin me Pozzuolin.
Ndërkohë, nisjet nga Roma drejt jugut po vazhdojnë normalisht./ Zoom.al