zoom

Day ArchiveJozi thumbon Ledrin pasi tha se s’do bënte bashkëpunim me të

Jozi ka bërë një “seancë” me pyetje-përgjigje në Instagram dhe sigurisht, nuk mungoi një pyetje lidhur me intervistën e Ledrit për “Pushime on Top”, ku u shpreh se nuk do të bënte bashkëpunim me Jozin, por me Gjestin po.

Jozi, përfitoi nga rasti dhe iu përgjigj pyetjes së një personi kurioz duke thënë: “Qingjat në tufë; luani vetëm në fron”.

Nuk dihet nëse deklaratat kanë prapaskena, apo çdo gjë lidhet me shpullën e Jozit ndaj Gjestit, këngëtarit nga Kosova.

Vëmendje njerëz! Jozi sapo thumboi Ledrin!
PAMJE TË RËNDA/ Boksierin e zë korrenti teksa feston fitoren

Ndodhi e pazakontë gjatë një eventi boksi në Tajlandë, ku një luftëtar rus i MMA-së përjetoi një moment dramatik gjatë festimit të fitores së tij.

Phuket ishte mikpritës i edicionit të katërt të VVEED Boxing, i organizuar nga Weed Boxing Championship, një promovim që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në arenën ndërkombëtare. Në këtë mbrëmje u zhvilluan gjithsej tetë duele, por njëri prej tyre u bë viral për arsye që askush nuk do t’i kishte imagjinuar.

Protagonist i momentit ishte Ivan Parshikov, një luftëtar rus me përvojë në disa nga organizatat më të njohura si ONE Championship, RCC dhe ACA. Parshikov hyri në ring me një rekord prej 21 ndeshjesh profesionale, 16 fitore dhe 5 humbje, teksa e mbylli duelin me një fitore bindëse me nokaut.

Drama nisi pas përfundimit të ndeshjes. Gjatë festimit të fitores, Parshikov u ngjit mbi litarët e ringut për të entuziazmuar publikun, por kur preku një pjesë të strukturës metalike për të ruajtur ekuilibrin, u godit papritur nga energjia elektrike.

Momenti ishte tronditës, aq sa Parshikov u shtang dhe u rrëzua jashtë ringut. Për fat të mirë, ai u ngrit menjëherë në këmbë, duke treguar se nuk kishte pësuar lëndime serioze. Në një kthesë edhe më të çuditshme, ai u drejtua menjëherë nga pishina pranë ringut dhe u hodh në të, duke notuar në drejtim të kundërt, një mënyrë krejt e pazakontë për të përmbyllur një mbrëmje sportive.

So much to unpack in this video, ex ONE Championship fighter Ivan Parshikov was fighting at a weed fighting event in Thailand.

He electrocuted himself then jumped in a pool like nothing happens.. wtf😂pic.twitter.com/4sCeKT963w

— esr0128 (@esr0128) June 27, 2025
EMRI/ Tregu shqiptar pritet të zgjerohet me një bankë të re

Brenda këtij viti sektorit bankar në vend pritet t’i shtohet edhe banka më e vjetër e Turqisë, e krijuar që prej kohës së Perandorisë Osmane.

Banka Ziraat, pas aplikimit që ka bërë vitin e kaluar, ka plotësuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe është gati të shërbejë në tregun shqiptar. Nga një vlerësim paraprak i bërë nga Banka e Shqipërisë duket se kushtet plotësohen, por një vendimmarrje përfundimtare pritet të merret gjatë vitit.

Nëse kjo bankë fiton licencën në Shqipëri, bëhet e dyta me kapital turk në vendin tonë, dhe licencimi i parë pas 18 vitesh që prej vitit 2007 kur banka e fundit e huaj mori të drejtën të operonte në Shqipëri.

Ziraat është bankë me profil kryesisht bujqësor, dhe që ka dhënë kontribut të rëndësishëm në këtë sektor në Turqi. Por në Shqipëri, fokusi i saj në kreditim nuk do të jetë vetëm tek bujqësia por edhe më gjerë në fushat e tjera.

Banka Ziraat është shtetërore në Turqi, e cila u themelua si një fond modest bashkëpunimi në vitin 1863, tani renditet ndër asetet më të vlefshme në vend, me filiale në 20 shtete të ndryshme.

Nëse ajo arrin të hapë degë në Shqipëri, bëhemi shteti i pestë në Ballkan ku ka hyrë Ziraat, pasi ajo ka filial në Kosovë, Greqi, Bosnje-Hercegovinë dhe në Malin e Zi.

Aktualisht në Shqipëri operojnë 11 banka nga të cilat gjashtë janë me kapital të huaj. Përvecc Ziraat në tregun shqiptar këtë vit pritet të hyjnë edhe 2 institucione të tjera bankare, Banka Shqiptare e Zhvillimit dhe Banka Evropiane e Investimeve.

Edhe djali i Diddy në akuzë për përdhunim

Justin Combs akuzohet se ka  bindur një grua nga Luiziana të udhëtonte në Los Angeles për t’u përdhunuar në grup nga babai i tij, Sean “Diddy” Combs, dhe dy “burra të tjerë të maskuar”.

Sipas një padie të siguruar nga Page Six, Justin dyshohet se e ka bindur gruan e paidentifikuar të udhëtojë për në Kaliforni në prill 2017 me pretekstin se do t’i siguronte asaj një punë në industrinë e argëtimit.

Gruaja pretendoi se ishte strehuar në një shtëpi në Beverly Hills për disa ditë dhe në fund u përdhunua nga disa burra, përfshirë themeluesin e Bad Boy Records. Ajo pretendoi se kishte kontaktuar me Justin, tani 31 vjeç, në vitin 2017 nëpërmjet Snapchat dhe pretendoi se ai i kërkoi asaj foto eksplicite, të cilat ajo i dërhoi.

Sipas dokumenteve, disa ditë më vonë, pretendoi gruaja, Justin e ftoi atë në Kaliforni për një fundjavë për të diskutuar karrierën e saj të ardhshme. Ajo rrëfeu se Justin i tha se mund t’i siguronte një punë nëpërmjet lidhjeve të Diddy-t.

Kur gruaja mbërriti në Los Angeles, u mor nga një shofer dhe u dërgua në një shtëpi, ku dyshohet se qëndroi natën e parë me Justin.

Sipas padisë,  ajo dhe Justin “u relaksuan” dhe “folën”, dhe kur ajo pyeti nëse do të largoheshin nga shtëpia, ai dyshohet se tha: “Jo”.

Në njërën nga ditët, gruaja pretendoi se ai i ofroi alkool, pilula dhe marihuanë. Pasi mori drogën, tre burra mbërritën në shtëpi me maska, njëri prej të cilëve dyshohet se ishte Diddy, tani 55 vjeç.

Gruaja pretendoi se e dinte se ishte reperi i “I’ll Be Missing You” nga “sjelljet” e tij, duke shtuar se Justin e quante “Pops”. Më pas u shoqërua në një dhomë gjumi dhe i thanë: “Më mirë ta lejosh këtë të ndodhë. Përndryshe.”

“Pavarësisht se sa padi ngrihen, kjo nuk do ta ndryshojë faktin se Z. Combs nuk ka sulmuar seksualisht ose trafikuar kurrë askënd – burrë apo grua, të rritur apo të mitur”, tha një avokat i reperit.

“Ne jetojmë në një botë ku kushdo mund të ngrejë një padi për çfarëdo arsye. Për fat të mirë, ekziston një proces gjyqësor i drejtë dhe i paanshëm për të gjetur të vërtetën, dhe Z. Combs është i bindur se do të fitojë në gjykatë.”

5 verëra shqiptare mes më të mirave në botë

Decanter World Wine Awards, një nga konkurset më të mëdha dhe me ndikim në botë i verërave, ka publikuar rezultatet për verërat më të mira për vitin 2025 dhe mes fituesve është edhe Shqipëria me 5 verëra, ku 4 prej tyre kanë fituar medalje bronzi dhe një argjendi.

Këtë vit, verërat nga 57 vende u vlerësuan nga 248 ekspertë ndërkombëtarë.

Nymphaion Superior 2020, karnavalet Debinë e bardhë, Serenata dhe Xha Beqo janë 4 verërat e vlerësuara me medalje bronzi ndërsa vera Arya Shesh i zi është vlerësuar me medalje argjendi.

Nymphaion Superior dhe Arya Shesh i zi janë verëra nga Kantina Arianiti, Karnavalet Debinë e bardhë dhe Serenata janë nga Kantina Korça2000 dhe Xha Beqo nga Alpeta.

Në ndarjen e çmimeve të vitit 2025, u dhanë 50 medalje “Best in Show” (që përfaqësojnë vetëm 0.30% të të gjitha verërave të degustuara), së bashku me 137 medalje Platini dhe 732 medalje ari, të dyja një rritje krahasuar me vitin e kaluar.

Franca kryesoi përsëri numrin e medaljeve me 187 çmime të nivelit të lartë, duke përfshirë 14 medalje “Best in Show”, 33 medalje Platini dhe 140 medalje ari. Shampanja siguroi 27 çmime kryesore, duke përfshirë tre verëra vintage “Best in Show”.

Italia forcoi pozicionin e saj me 138 medalje të nivelit të lartë (nga 107 në vitin 2024), duke përfshirë gjashtë medalje “Best in Show” dhe 30 medalje Platini.

Toskana udhëhoqi garën me një medalje “Best in Show” për Tenuta Meraviglia Maestro di Cava Bolgheri Superiore 2020, e njëjta verë që arriti një medalje Platini në vitin 2024 me verën e vitit 2019.

Rajoni gjithashtu siguroi tetë medalje të tjera Platini dhe 20 medalje ari. Piemonte nuk ishte shumë larg me dy medalje “Best in Show”, 5 “Platin” dhe 19 “të artë”, duke përfshirë një medalje të parë ari për “Erbuluce, për Tenuta Roletto, Erbaluce di Caluso, Passito 2013”.

Spanja vazhdoi rritjen e saj të gjithanshme, duke arritur një numër prej 105 medaljesh të nivelit të lartë, duke përfshirë pesë medalje “Best in Show”, 16 medalje Platini dhe 84 medalje ari. Ky grumbullim mbresëlënës shfaqi pikat e forta të vendit në verërat e kuqe, të bardha dhe të gazuara.

Franca ndalon zyrtarisht pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në plazhe, parqe, oborre publike dhe stacione autobusësh prej të dielës, ka thënë Qeveria.

Dekreti, i publikuar në Gazetën Zyrtare të shtunën, do të ndalojë pirjen e duhanit edhe jashtë bibliotekave, shkollave, pishinave, dhe synon mbrojtjen e fëmijëve nga duhanpirja pasive.

Në dekret nuk janë përmendur cigaret elektrike, ndërsa ata që shkelin ndalesën do të përballen me gjobë prej 135 eurosh.

“Duhani duhet të zhduket nga vendet ku ka fëmijë”, ka thënë Ministrja për Shëndet dhe Familje, Catherine Vautrin në maj, duke përmendur “të drejtën e fëmijëve për të thithur ajër të pastër”.

Hapësirat jashtë kafiterive janë përjashtuar nga ndalesa.

Sipas autoriteteve franceze, çdo vit në këtë shtet vdesin 75.000 njerëz si pasojë e komplikimeve të lidhura me duhanin.

Sipas një ankete të realizuar së fundmi, gjashtë në 10 francezë – 62 për qind – janë për ndalimin e pirjes së duhanit në ambiente publike.

Burg përjetë “Skillës”, anëtarit të grupit “Hellbanianz” në Londër. Vrau me thikë Lumturi Zeqjan

Anëtari grupit ‘Hellbanianz’ i njohur me pseudonimin “Skilla”, Sabajet Shuti, 31 vjeç, është dënuar në Londër me burgim të përjetshëm, nën akuzën e vrasjes së 27-vjeçarit Lumturi Zeqja.

Vëllai i Shutit, Emirlion Shuti , 30 vjeç, edhe ai pjesë i Hellbanianz i njohur me pseudonimin “Mili HB”, u shpall fajtor për përleshje në po të njëjtën ngjarje. Ai mori një dënim me 20 muaj burg i konvestuar në shërbim prove.

Gjykata dëgjoi se si Sabajet Shuti nisi sulmin mbrëmjen e 16 tetorit 2022 në Church Lane, Leytonstone.

Sabajet Shuti

Lumturiu po qëndronte jashtë një kafeneje me mikun e tij kur vëllezërit Shuti mbërritën rreth orës 22:40 me dy makina. Vëllezërit shkuan në një kafene tjetër, por pak më vonë Emirlion Shuti u kthye në njërën nga makinat dhe filloi ta ngiste atë përgjatë rrugës.

Shoku i Lumturiut iu afrua Emirlionit dhe i tha të ndalonte, por në vend që ta bënte këtë, Emirlioni doli nga makina dhe foli me vëllain e tij dhe të tjerët që ishin jashtë kafenesë. Situata u përshkallëzua shpejt pasi Emirlion Shuti e goditi me grusht shokun e Lumturiut. Gjatë grindjes që pasoi, Sabajet Shuti nxori një thikë dhe e goditi dy herë Lumturiun, dhe shokun e tij një herë.

Lumturi Zeqja

Të dy vëllezërit Shuti ikën nga vendi i ngjarjes duke e lënë Lumturiun të vdekur në trotuar. Shërbimet e urgjencës mbërritën, por pavarësisht përpjekjeve të tyre nuk mundën ta shpëtonin. Shoku i tij u dërgua në spital për një ndërhyrje kirurgjikale urgjente dhe për fat të mirë i mbijetoi sulmit.

Detektivët filluan të mblidhnin prova dhe nga qasja në pamjet e kamerave të sigurisë dhe telefonave celularë arritën të identifikonin se kush ishte përgjegjës.

Një ditë pas vrasjes, Sabajet Shuti bëri plane për t’u larguar nga Mbretëria e Bashkuar. Ai ndryshoi pamjen e tij duke rruar mjekrën dhe më pas udhëtoi për në Folkestone përpara se të kalonte Kanalin në Francë. U lëshua një urdhër arresti për të dhe rreth një vit pas sulmit, më 3 tetor 2023, Sabajet Shuti u arrestua në Suedi. Ai u ekstradua përsëri në Mbretërinë e Bashkuar për t’u përballur me pasojat e veprimeve të tij.

Gjatë periudhës ndërmjetëse, detektivët kishin arrestuar dhe të akuzuarin Emirlion Shutin për rolin e tij në sulm.

Nafta në lumin Vjosa, Albpetrol: Mbetje të prodhuara nga aktiviteti 60-vjeçar

Kompania Albpetrol ka reaguar nëpërmjet një deklarate pas videos së publikuar nga CEO-ja i River Watch, Ulrich Eichelmann, i cili tregoi në rrjetet sociale se si kishte ndryshuar ngjyrë lumi Vjosa për shkak të ndotjes nga nafta.

Albpetrol shkruan se vendburimi i Gorisht-Koculit, nga ku është publikuar edhe videoja, është një vendburim 60-vjeçar si pasojë e industrisë së nxjerrjes së naftës në këtë zonë. Gjatë aktivitetit në zonë prej gjashtë dekadash, kompania shkruan se ky vendburim ka prodhuar mbetje të shumta, “të cilat deri para pak vitesh nuk janë trajtuar sipas protokolleve teknike

“Të cilat ne zbatojmë rigorozisht sot për eliminimin e tyre”, thuhej në deklaratë.

Albpetrol thotë se është angazhuar plotësisht për të rehabilituar pjesën e lumit të ndërlidhur me zonën naftëmbajtëse sipas kushteve teknike dhe hapësirave financiare në një kohë sa më të shkurtër.

“Aktualisht, në zonë nuk ka asnjë aktivitet të ri ndotës prej shumë kohësh. Operimet zbatojnë protokollet teknike të nxjerrjes dhe evadimit në përputhshmëri të manualeve dhe në respekt të plotë të mbrojtjes së mjedisit. Albpetrol po e zvogëlon çdo vit sasinë e mbetjeve të trashëguara e kjo vërtetohet nga veprimet e ndërmarra zyrtarisht”, deklaroi Albpetrol.

Sipas tyre, kjo njollë “aktivizohet në temperatura të larta, pasi gjatë pjesës tjetër të vitit, nuk ka rrjedhje të këtyre mbetjeve”,

“Ky është një fakt tjetër që mund të provohet lehtësisht edhe nga ekspertët e mbrojtjes së mjedisit dhe raportimet e mediave. Kompania Albpetrol do të vijojë me një plan masash të përcaktuar qartë, të pastrojë zonat e ndotura për dhjetëra vite me radhë, duke i kushtuar kujdes të veçantë mbrojtjes dhe rehabilitimit të mjedisit, sidomos në mbrojtje të pasurisë tonë natyrore kombëtare, Lumit Vjosë”, deklaroi Albpetrol.

Ai që i bëri publike pamjet e masakrës mjedisore në Parkun Kombëtar të Vjosës ishte CEO i River Watch, Ulrich Eichelmann. Lumi Vjosa cilësohet si më i egri në Europë.

“Çfarë mendojnë njerëzit që jetojnë këtu? Si është e mundur që qeveria nuk reagon menjëherë, pasi kjo nuk është një zbulim plotësisht i ri. 7 vite më parë, kur ne erdhëm për herë të parë këtu, pamë që kishte naftë që lundronte në rrjedhjen e poshtme të lumit Vjosa nga këtu. Dhe kishte artikuj në gazeta që thonin se nafta vinte nga fushat e naftës në rrjedhjen e sipërme, rreth 1 kilometër larg, por asgjë nuk ndodhi. Tani situata është edhe më keq, jam i sigurt”, shprehej ai.

Për shkak të situatës edhe gjallesat që jetonin në atë habitat kanë ngordhur.

Eichelmann është një ekologjist dhe ambientalist gjerman që jeton në Vjenë prej 29 vjetësh. Ai është autor i një dokumentari për abuzimet me mbrojtjen e klimës dhe pasojat e të ashtuquajturave energji të gjelbra. Ndërsa në vitin 2012, ai themeloi organizatën për ruajtjen e lumenjve “River Watch”.

Lumi Vjosa në Shqipëri, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës, është shpallur nga Qeveria Shqiptare si “Park Kombëtar”. Lugina e Vjosës, një muaj më parë, ka marrë edhe rekomandimin zyrtar nga UNESCO për shpalljen “Rezervat Biosfere”, një hap i rëndësishëm për përfshirjen e saj në listën e trashëgimisë natyrore të agjencisë ndërkombëtare.

Temperaturat e larta, shtohen vatrat e zjarreve – AKMC: Situata në monitorim, të bëhet kujdes

Me hyrjen në kulmin e stinës së verës dhe rritjen e temperaturave në shumë zona të vendit, rreziku nga zjarret në ambiente të hapura është shtuar ndjeshëm.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes raportojnë se janë shënuar 9 vatra zjarri, por situata është aktualisht nën kontroll, pa pasoja në njerëz apo gjënë e gjallë.

Në disa raste, zjarret kanë përfshirë sipërfaqe me barishte dhe shkurre, duke shkaktuar djegien e rreth 0.5 hektarëve tokë. Dëme materiale janë raportuar edhe në dy banesa, një në Kavajë dhe tjetra në Shëngjin.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë përfshirë forcat operacionale të Mbrojtjes Civile me mbështetjen e 64 automjeteve zjarrfikëse.

Pavarësisht kontrollit të situatës, autoritetet paralajmërojnë se rreziku mbetet i lartë në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, ndërsa në qarqet e tjera vlerësohet si “i moderuar”.

Duke qenë se temperaturat pritet të mbeten të larta, Mbrojtja Civile, mbetet në gadishmëri të vazhdueshme për çdo rast emergjence.

Qytetarët ftohen të tregojnë kujdes të shtuar në këto ditë të nxehta dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarrvënie. Çdo rast i dyshimtë duhet të raportohet menjëherë pranë autoriteteve përkatëse.

Incidenti në Lezhë/ Policia: I riu pa leje drejtimi i rrezikoi jetën, efektivi qëlloi me armë gomën e mjetit! AMP nis hetimin

Tentativa e një 26-vjeçari për t’i shpëtuar policisë, rrezikoi jetën e efektivit që i kërkoi të ndalonte dhe të qytetarëve përreth.

Sipas Policisë së Lezhës, ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur “Gajush”, kur blutë i bënë shenjë për ndalim automjetit.

“26-vjeçari rezultoi se drejtonte automjetin me leje drejtimi të hequr për një shkelje të mëparshme dhe gjatë komunikimit të punonjësit të policisë për ta shoqëruar për veprime të tjera në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, ai ka refuzuar t’i bindet urdhrave të ligjshëm të punonjësit të policisë dhe me veprimet e tij për t’u larguar, ka paraqitur rrezik qartësisht të dukshëm për jetën e punonjësit të policisë, i cili, në kushtet e rrezikut të drejtpërdrejtë, real dhe të çastit dhe me qëllim parandalimin e një pasojë më të rëndë, përdori armën e shërbimit duke qëlluar në gomën e automjetit që drejtohej nga shtetasi J. D., duke bërë të mundur ndalimin e tij, ku gjatë kontrollit iu gjet edhe një armë e ftohtë pa leje nga organet kompetente”, njofton Policia e Lezhës.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi J. D., dhe pasagjeri që ndodhej me të, shtetasi E. S., 20 vjeç, të dy banues në Lezhë, janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, ku ndaj drejtuesit të mjetit po kryhen veprimet e nevojshme hetimore për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor nga strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ka nisur hetimin për rastin.