zoom

Day ArchiveE fundit/ Një tjetër tërmet godet Tiranën

Një tjetër tërmet ka goditur vendin mbrëmjen e kësaj të premteje. Lëkundje të lehta u ndjenë në kryeqytet dhe zonat përreth.

Epiqendra raportohet rreth 9 kilometra nga drejtimi veri-perëndim i Tiranës dhe thellësia 5 kilometra.

Lekundje sizmike kanë prekur vendin gjatë dy ditëve të fundit. Lëkundjet kanë qenë të lehta deri në 4.5 ballë pa shkaktuar dëme, por megjithatë kanë nxitur shqetësim te qytetarët./ Zoom.al

Skandali me ujin në Durrës/ Bashkia “fle gjumë” në mes të sezonit

Prej katër ditësh, banorët e pallatit Arabi në lagjen 13, zona e plazhit në Durrës, janë pa furnizim me ujë të pijshëm.

Shkak për këtë situatë është bërë dëmtimi i linjës së rrjetit kryesor të ujësjellësit e cila është çarë dhe nuk është riparuar deri tani.

Banorët kërkojnë nga bashkia Durrës dhe ujësjellës kanalizime të bashkisë të veprojnë menjëherë dhe të zgjidhin problemin në fjalë, pasi mungesa e ujit po rëndon përditshmërinë dhe higjienën e tyre, sidomos në këto ditë të nxehta vere.

“Gjithe pallati arabit ne zone e plazhit lagja 13 nuk ka uje u be 4 dite nese mundeni ta postoni. Linja errjetit kryesor eshte e carë”, shkruan qytetari në denoncimin për JOQ.

Është turp që një zonë turistike si Durrësi, të hyjë në sezon veror pa ujë.

Kjo krijon një imazh të shëmtuar te turistët që zgjedhin të vizitojnë qytetin bregdetar, ndërsa vështirëson jetesën e banorëve të cilët kanë mbetur pa ujë.

Jo vetëm Durrësi por edhe Vlora prej një muaji po vuan nga mungesa e ujit, kurse banorët dhe ata pak turistë që vizitojnë vendin tonë detyrohen të vuajnë kushte “mesjetare” kurse autoritetet nuk marrin asnjë masë parandaluese.

Trump i përgjigjet Khameneit: E shpëtova nga një vdekje e turpshme

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Ajatollah Ali Khamenei, liderit suprem të Iranit, lidhur me konfliktin me Izraelin.

Në një postim të gjatë në platformën e tij “Truth Social”, Trump akuzon Khamenei-n për gënjeshtra dhe manipulim të realitetit, duke thënë se ai nuk ka fituar asnjë luftë dhe se vendi i tij është në gjendje të rrënuar.

“Pse i ashtuquajturi Udhëheqës Suprem, Ajatollah Ali Khamenei i Iranit të shkatërruar nga lufta, do të pretendonte kaq paturpësisht dhe pa kuptim se e fitoi luftën me Izraelin, kur e di që pretendimi i tij është një gënjeshtër?”, shkruan Trump.

Ai vazhdon duke theksuar se gjatë presidencës së tij, ai ndaloi shkatërrimin total të Iranit, edhe pse kishte në dijeni se ku ndodheshin “tre centralet bërthamore të liga” të vendit.

“E shpëtova nga një vdekje vërtet e shëmtuar dhe e turpshme, dhe ai duhet të thotë ‘Faleminderit, President Trump!’”, përfundon ai në deklaratën e tij.

Detajet nga “dasma e shekullit”/ 27 fustane nusërie, rreth 1 miliardë $ shpenzime dhe të ftuarit VVIP

Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez kurorëzuan dashurinë e tyre me një dasmë spektakolare në Venecia, një prej qyteteve më romantike në botë.

Midis gondolave, pallateve historike dhe të ftuarve me famë botërore, kjo ngjarje u cilësua menjëherë si “dasma e shekullit”.

E organizuar në tri ditë dhe në disa nga vendet më ikonike të Venecias, thuhet se ka kushtuar deri në 48 milionë euro. Shifra që do të trondiste çdo njeri të zakonshëm, për miliarderin e Amazon, Jeff Bezos, përfaqëson më pak se 0.01% të pasurisë së tij personale prej rreth 230 miliardë dollarësh. Në përpjesëtim, kjo është si një europian mesatar që shpenzon 23 euro për një mbrëmje në piceri me partneren.

Lauren Sánchez surprizoi me 27 fustane të ndryshëm gjatë eventeve, ndërsa të ftuarit, nga Oprah Winfrey, Kim Kardashian, te Leonardo Di Caprio, përbënin një listë të artë yjesh.

Ngjarja u shoqërua me masa sigurie të forta: ndalim fluturimesh, kontrolle në kanale, zona të izoluara dhe prani të forcave të blinduara. Qyteti u transformua për të ruajtur privatësinë e çiftit dhe të ftuarve të tyre nga paparacët dhe kuriozët.

Sipas një studimi nga Jfc, impakti ekonomik total i dasmës për Venecian pritet të jetë rreth 957 milionë euro, ose afërsisht gati 70% të xhiros turistike vjetore të qytetit. Ministrja italiane e Turizmit, Daniela Santanchè, e cilësoi këtë një mundësi për të rindezur sektorin pas një rënieje në fillim të vitit 2025.

Pas konflikteve/ Arbenita i heq vajzës mbiemrin e Feros

Një dokument i publikuar së fundmi nga Arbenita Ismajli në Instagram ka tërhequr vëmendjen e publikut: në të, vajza e saj Nina figuron me mbiemrin “Ismajli”, jo më atë të babait të saj, reperit Fero.

Certifikata, që duket të jetë nga kopshti ku ndjek aktivitetet Nina, ka hapur diskutime të reja në rrjet për ndryshimin e mundshëm të mbiemrit të vajzës. Ende nuk është konfirmuar nëse bëhet fjalë për një vendim zyrtar apo thjesht për një referencë të përkohshme.

Ndërkohë, marrëdhëniet mes prindërve të saj vijojnë të jenë të tensionuara. Fero ka akuzuar disa herë publikisht Arbenitën për shkelje të marrëveshjes së kujdestarisë, duke deklaruar se nuk i lejohet të takojë vajzën për periudha të gjata.

Për momentin, nuk ka asnjë deklaratë nga ana e reperit lidhur me mbiemrin e vajzës. Por ky detaj i vogël ka rikthyer edhe një herë vëmendjen mbi betejën ligjore dhe emocionale që vijon mes dy ish-partnerëve.

Shteti, aksioner në investimin e Kushner

Shqipëria do të jetë aksionere nëpërmjet Korporatës së Investimeve Shqiptare në resortin turistik elitar që do të ndërtohet në Sazan nga investitori Jared Kushner.

Kompania që do të përfaqësojë shtetin në këtë projekt tashmë është krijuar dhe më 26 qershor është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit me emrin “Albanian State Development & Real Estate” pak ditë pasi Jared Kushner dhe Ivanka Trump vizituan Vlorën. 

Në ekstraktin e regjistrimit të kompanisë thuhet se: “Kjo shoqëri duhet të sigurojë menaxhimin, zhvillimin dhe administrimin e përgjegjshëm të pasurive të paluajtshme në pronësi, përdorim apo përgjegjësi administrimi të kompanisë, duke maksimizuar vlerën e tyre dhe duke garantuar përdorim optimal; Pjesëmarrja si përfaqësues i shtetit në partneritete apo investime strategjike si dhe në çdo rast të përcaktuar me vendim të organeve të shoqërisë, lidhur me projektin e investimit “Resorti Turistik- Ishulli i Sazanit apo çdo projekt tjetër të autorizuar.”

Gjithashtu në dokument thuhet se “Albanian State Develompent & Real Estate” do të ketë të drejtën të planifikojë, projektojë dhe zbatojë projekte të rëndësishme ndërtimore duke u fokusuar në zhvillimin urban për projektin e Sazanit.

Temperaturat e larta rrezik për një kategori njerëzish, mjekët: Si të veproni këto ditë përvëluese

Temperaturat e larta kanë mbërritur deri në 40 gradë Celsius në disa zona të vendit që në fillim të kësaj vere.

Tirana sot regjistron 35 gradë, ndërsa dielli përvëlues ka boshatisur rrugët e qytetit. Qytetarët kërkojnë freski kudo ku munden nga uji i ftohtë e deri te hijet e pemëve nëpër parqe apo rrugica.

Meteorologët paralajmërojnë se vala e të nxehtit do të vazhdojë edhe për disa ditë. Ndërkohë, rreziku për goditje nga dielli dhe dehidratim është i lartë, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

“Rekomandohet të qëndrojmë gjithmonë të hidratuar, të shmangim alkoolin, kafeinën, pijet energjike. Të vendosim syze dielli, kremra mbrojtës. Rekomandohet që temperaturat në ambientet e shtëpisë të qëndrojnë rreth 25-27 gradë, pra një temperaturë konstante”, tha Naun Sinani, spacialist i ISHP-së.

Mjekët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, sidomos nga grupet më të rrezikuara: Personat mbi 65 vjeç, fëmijët, gratë shtatzëna dhe ata që punojnë në ambiente të hapura, si ndërtues, pastrues apo bujq.

Personat që ekspozohen më shumë në diell rrezikojnë të jetë të dehidratuar apo si quhet ndryshe humbja e lëngjeve, duke sjellë kështu marrje mendsh dhe pafuqi. Këto kategori që janë më të rriskuara, këshillohet të mos dalin në diell pasi mund të vinë dhe pasoja të tjera siç është goditja në trru”, shtoi ai.

Të gjithë qytetarët që ndjejnë simptoma si marrje mendsh, dobësi, djersitje të tepërt, lëkurë të thatë apo konfuzion, duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore menjëherë, pasi këto janë shenja të qarta të goditjes nga nxehtësia.

Rrëzohet avioni në Francë, ka viktima

Një fluturim privat përfundoi në tragjedi këtë të premte pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në qytetin francez Sanfol, pranë Chartres, në Francën perëndimore, rreth 90 kilometra në jugperëndim të Parisit.

Sipas autoriteteve lokale, të tre personat në bordin e avionit u vranë. Prefektura njoftoi se aeroplani u rrëzua në një zonë banimi, por “nuk goditi një shtëpi”. Dëmi i vetëm material u regjistrua në një makinë të parkuar.

Viktimat janë dy burra dhe një grua. Moshat e tyre nuk janë bërë ende të ditura. Avioni i përkiste klubit të fluturimit të Aeroportit Metropolitan të Chartres.

Pas aksidentit, trafiku në zonë u ndalua dhe u vu në vend një devijim trafiku. Autoritetet kompetente kanë nisur një hetim për shkaqet e aksidentit.

Haaland kërkon të shkruajë historinë, arrin kuotën e 300 golave më shpejt se Messi e Ronaldo

Erling Haaland ka arritur një tjetër moment historik në karrierën e tij të jashtëzakonshme, duke shënuar golin e 300-të në fitoren e thellë 5-2 të Manchester City ndaj Juventusit në Kupën e Botës për Klube.

Sulmuesi norvegjez realizoi golin e tretë të Cityt në fillim të pjesës së dytë, duke vulosur një arritje që pak lojtarë në historinë e futbollit e kanë përjetuar kaq herët.

Trajneri Pep Guardiola nuk i kurseu fjalët e lavdërimit për Haalandin pas ndeshjes. “I kërkoj vetëm të bëjë lëvizjen e parë. Nuk ka presion përtej kësaj. Ai është një makinë dhe ne duhet ta mbështesim. Sot ishte i jashtëzakonshëm. Të shënosh 300 gola në moshën 24-vjeçare është diçka e rrallë,” u shpreh spanjolli.

Statistikat flasin vetë: Haaland ka shënuar 123 gola për Manchester Cityn, 86 për Borussia Dortmundin, 29 për Salzburgun, 20 për Molden dhe 42 gola për Norvegjinë në vetëm 43 ndeshje. Në total, ai ka arritur kuotën e 300 golave në vetëm 370 ndeshje zyrtare – shumë më shpejt se emra legjendarë si Lionel Messi (418 ndeshje) dhe Cristiano Ronaldo (554 ndeshje). Madje, edhe Kylian Mbappé kishte nevojë për 409 ndeshje për të kapur këtë shifër.

Për krahasim, Messi kishte arritur kuotën e 300 golave në moshën 25-vjeçare, ndërsa Ronaldo e kishte bërë këtë në moshën 27-vjeçare. Ndërkohë, Haaland ka ende shumë vite përpara për të ndjekur rrugën e tyre dhe ndoshta për të vendosur rekorde të reja.

Megjithatë, stili i Haalandit ndryshon dukshëm nga ai i dy ikonave të futbollit modern. Ai është një “numër 9” klasik – i pozicionuar për të finalizuar – çka reflektohet edhe në numrin më të ulët të asistimeve krahasuar me Messi-n dhe Ronaldo-n në të njëjtën pikë të karrierës. Por përsa i përket efikasitetit dhe shpejtësisë në shënim, ai tashmë ka vendosur një standard të ri.

Nëse vazhdon me këtë ritëm, Haaland mund të jetë në rrugën e duhur për të qenë një prej golashënuesve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Dhe fakti që ende nuk ka hyrë në kulmin e tij fizik e teknik, e bën këtë perspektivë edhe më të frikshme për kundërshtarët.

Trump tregon si e shmangu konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë

Gjatë një konference për shtyp këtë të premte, Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin në një luftë të madhe.

Trump deklaroi se ndërhyri duke u thënë se, nëse e bënin këtë, nuk do të kishin më tregti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Trump deklaroi se ndërhyri duke u thënë se, nëse e bënin këtë, nuk do të kishin më tregti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin. Po shkonte drejt një lufte të madhe. U thashë: Nëse përplaseni, nuk ka më tregti me Shtetet e Bashkuara. Ata thanë: Ndoshta nuk do të përplasemi.

Kështu ndodhi edhe me Indinë dhe Pakistanin të cilat po shkonin drejt një konflikti bërthamor. Po negocioja me të dyja palët. Dhe i thashë Scott-it, i thashë Howard-it: Anuloni të gjitha marrëveshjet me Indinë dhe Pakistanin. Nuk do të tregtojnë me ne nëse janë në luftë. Ata telefonuan prapë: Çfarë të bëjmë?

U thashë: Shikoni, nëse doni tregti me SHBA-të, shumë mirë. Nëse doni të filloni të përdorni armë bërthamore kundër njëri-tjetrit, nuk do ta lejojmë këtë.

Dhe të dyja palët ranë dakord. Të dyja kanë udhëheqës të mirë. Ranë dakord të mos e bëjnë.

E ndaluam, bëmë shumë punë. Po ne kemi bërë punë të shkëlqyer. Nuk e di nëse ka pasur ndonjë president që ka bërë më shumë se kaq.

Presidenti Putin më telefonoi dhe tha: Do të doja shumë të të ndihmoja me Iranin. I thashë: Më bëj një nder. Iranin do ta zgjidh unë. Më ndihmo me Rusinë. Duhet ta zgjidhim këtë çështje,” tha Trump.