zoom

Day ArchiveKëshilla për çdo shenjë të zodiakut që planifikon të martohet

Sipas astrologjisë, çdo shenjë e zodiakut duhet të përgatitet siç duhet para se të martohet.

Këto janë disa këshilla për çdo shenjë të zodiakut që planifikon të martohet.

Dashi
Durimi bën më shumë mrekulli në jetën martesore sesa mendoni.

Demi
Mos ngecni në rutinë. Vazhdoni të dilni me partnerin tuaj për të mbajtur gjallë dashurinë tuaj.

Binjakët
Ky udhëtim i përbashkët është shumë më interesant nga sa mendoni.

Gaforrja
Mos harroni të kujdeseni dhe ta doni veten në marrëdhënie.

Luani
Mësoni ta lini pas dore egon tuaj.

Virgjëresha
Nuk ka martesë perfekte, as marrëdhënie perfekte. Ju jeni thjesht njerëz.

Peshorja
Mos harroni magjinë.

Akrepi
Ka njerëz të tjerë që e duan personin me të cilin martohesh po aq sa e do ti.

Shigjetari
Angazhimi nuk të pengon të vazhdosh të jetosh jetën tënde dhe të ndjekësh ëndrrat e tua.

Bricjapi
Jeta martesore ka përgjegjësi.

Ujori
Mësoni të jeni më të hapur dhe fleksibël në marrëdhënie.

Peshqit
Mos prisni të ardhmen, gëzoni çdo moment të tashëm me njeriun tuaj të zemrës.

Aksidenti me tre të miturit me monopatinë/ Gazetari: Shoferi nxitoi të kapte semaforin

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e djeshme, më 25 qershor, në kryeqytet, ku një makinë përplasi dy monopatinë.

Si pasojë kanë mbetur lë lënduar tre të mitur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Gazetari Merin Maçi në emisionin “Opinion” në Tv Klan tregon se si është gjendja shëndetësore e tre të miturve. Dy të mitur ndodhen në gjendje shëndetësore stabël, ku kanë dëmtime të lehta në krah dhe këmbë. Kurse djali tjetër ndodh në intubim në gjendje të rënduar.

Ai ka marrë lëndime të shumta, sidomos në kokë. Për shkak se ka qenë pasagjer në njërën prej monopatinave. Ai ka marrë goditjen e parë, dhe më të rëndë nga makina, kurse lëndimet të tjera i ka marrë nga shembja në tokë.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:47 tek vendi i quajtur si “Ura e ish-Dajtit”, ku një automjet ka përplasur dy monopatinë, ku lëviznin tre të mitur. Njëri prej tyre ka qenë në gjendje të rënduar dhe kjo ka bërë që në momentet e para të ngjarjes qytetarët të mendonin që kishte humbur jetën, për shkak të prezencës së madhe të gjakut në vendin e ngjarjes, por edhe për shkak të dëmtimeve të mëdha që kishte marrë. Për momentin ai është ende në gjendje të rënduar shëndetësore, ndodhet në intubim për shkak të goditjeve të forta që ka marrë në kokë. Pasi ka qenë personi që ka marrë goditjen e parë, sepse ka qenë pasagjer në një prej monopatinave, kurse goditjen e dytë e ka marrë pasi ka rënë në tokë. Ndërkohë dy të miturit e tjerë ka dëmtime të lehta në krah dhe në këmbë, por gjendja e tyre është e stabilizuar”, thotë gazetari.

Më tej gazetari sqaron të gjithë dinamikën e ngjarjes. Drejtuesi i mjetit ishte duke lëvizur nga Xhamia e Namazgjasë, për në drejtim të “Urës së ish-bllokut”, kurse tre fëmijët e mitur nga godina e kryeministrisë për në drejtim të Ministrisë së Brendshme. Në këtë moment drejtuesi i mjetet ka qenë me shpejtësi pak më të lartë se normat e lejuara, bazuar në pamjet filmike që gazetari u referohet, shoferi ka tentuar të kapë semaforin me dritë jeshile, kurse fëmijët gjatë gjithë kohës kanë lëvizur me të kuqe dhe pa masa mbrojtëse.

“Të tre të miturit kanë qenë pa masa mbrojtëse dhe të paktën nga dinamika e ngjarjes, sensi i tyre i lëvizjes ka qenë nga godina e kryeministrisë për në drejtim të Ministrisë së Brendshme. Kurse automjeti ku udhëtonte 41-vjeçari ka qenë duke lëvizur nga Xhamia e Namazgjasë, për në drejtim të “Urës së ish-bllokut”. Në momentin kur ai ka kaluar semaforin, shpejtësia sipas ekspertizës ka qenë disi e lartë përtej normës së lejuar, sepse ka nxituar për të kapur semaforin jeshil dhe të paktën nga këqyrja paraprake e kamerave është futur në momentin që semafori sapo ka ndezur ngjyrën portokalli. Ndërkohë sa i takon tre të miturve, të tre ata dyshohet se kanë lëvizur me semafor të kuq. Kjo është edhe problematika që haset nga përdoruesit e monopatinave”, sqaroi më tej gazetari Merin Maçi.

Ndarje mes Sara Berishës dhe Dj PM? Zbulohet e vërteta rreth çiftit

Pas ditëlindjes së DJ PM, mungesa e një urimi publik nga partnerja e tij, ndezi dyshime në rrjete sociale mbi një ndarje të mundshme.

Fansat nisën të spekulonin për një krizë në marrëdhënien e tyre, veçanërisht pasi asnjëri prej tyre nuk postoi asgjë që lidhej me festën apo njëri-tjetrin. Por duket se gjërat janë ndryshe nga sa mendohej.

E vërteta është zbuluar nga një koment i Einxhel Shkirës në një foto të postuar së fundmi nga Sara.

Kurioze jam nëse është zgjuar PM kaq herët për plazh?!” – shkroi Einxhel, duke lënë të kuptohet se Sara dhe PM ndodhen së bashku në pushime, por asnjëri prej tyre nuk ka ndarë foto së bashku.

Mesa duket, çifti ka zgjedhur heshtjen dhe qetësinë larg syve të publikut, duke shijuar kohën e tyre pa zhurmën e rrjeteve sociale.

Tjetër vatër zjarri në jug, flakët i afrohen Ksamilit

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në Ksamil, në një zonë pranë një resorti turistik.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të izoluar flakët, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në banesa.

Në 24 orët e fundit janë raportuar disa vatra zjarri në jug të vendit, përfshirë dhe një tjetër në fshatin Çukë të Sarandës.

Temperaturat e larta dhe erërat kanë ndikuar në përhapjen e flakëve.

Pentagoni zbulon detajet e sulmit ndaj centraleve bërthamore në Iran

Pas debateve mbi efikasitetin e sulmit mbi centralet bërthamore në Iran, shefi i Pentagonit Pete Hegseth dhe gjenerali i lartë Dan Caine dolën para mediave duke shfaqur një video ku demonstrohej fuqia e bombave të hedhura nga ushtria amerikane në bazën bërthamore iraniane në Fordow.

Në të shfaqej pasoja që lë një bombë bunkeri e ngjashme me ato të hedhura mbi centralet bërthamore në Iran javën e kaluar, ku vetëm një prej tyre peshonte mbi 13 mijë kilogramë. Në sulmin e 21 qershorit, ushtria amerikane përdori 14 të tilla mbi bazat bërthamore.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë informacioni që sugjeronte se Irani kishte zhvendosur uraniumin për ta mbrojtur atë nga sulmet amerikane. Ai tha se aftësitë bërthamore të Teheranit me këtë sulm të suksesshëm ishin penguar me vite.

Vetë shefi i Shtëpisë së Bardhë ka akuzuar CNN, FOX dhe “New York Times” për përhapje lajmesh të rreme në lidhje me këto sulme, pas publikimit të një raporti sekret, teksa kërkoi dhe përjashtimin e gazetares së CNN-it.

Edhe shefi i CIA-s, John Ratcliffe, mbështet pretendimet e Donald Trump se sulmi amerikan i shkaktoi dëme të mëdha programit bërthamor të Iranit. Ai tha se Iranit do t’i duhen dekada të tëra që të rregullojë dëmet që u shkaktuan nga sulmet amerikane të së dielës.

Ndërsa lideri i Iranit, Ajatollah Khamenei, bëri daljen e parë publike pas sulmeve të ushtrisë amerikane. Në një video-mesazh uroi popullin iranian për atë që e cilëson si fitore ndaj Izraelit, duke shtuar gjithashtu se edhe në këtë përballje Republika Islamike i dha një shuplakë të fortë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Alimehmeti akuzon KAS pas rinumërimit: Sistemi të reformohet, duhet analizë brenda PD

Beteja e rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës nuk i dha mandatin e deputetit, siç Ilir Alimehmeti besonte.

Hapja sërish e kutive i uli dhjetëra vota kandidatit demokrat, pasi u vlerësuan si të pavlefshme. Por Alimehmeti akuzon Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ se është bërë pjesë e manipulimit të rezultatit, me leximin e gabuar të fletëve të votimit.

“Ata që janë mësuar të fusin duart, vazhdojnë të ndikojnë numëruesit. KAS i quan vota të shtuara ato vota që me vendim administrativ ka ndërhyrë te vullneti i qytetarëve, të cilët kanë votuar te mbiemri, si me sistemin e vjetër zgjedhor. Pra, kur këto vota duhet të ishin të vlefshme!”, thotë Alimehmeti.

Në vazhdën e parregullsive të zgjedhjeve, e cilëson procesin e rinumërimit mjeku që kandidoi për deputet. Si dhe shpreh pakënaqësi për sistemin elektoral, që edhe pse ndër më të votuarit në PD, nuk do të jetë në Parlament.

Alimehmeti tregon për Top Channel edhe nevojën për analizën e brendshme: “Parimi duhet të jetë që në Parlament përfaqësues duhet të jenë më të votuarit. Por ky sistem nuk e lejon.”

Mendoni se duhet të kishit mbështetje më të madhe nga struktura e partisë?

“Kjo është pjesë e analizës së kandidatit apo edhe në nivel qarku. Por gjithmonë ka vend për më mirë.”

Megjithëse Alimehmeti nuk shfaqet i penduar për rrugëtimin politik deri më tani, e duket se ka plane për të ardhmen: “Njerëzit pa plane nuk mund të funksionojnë. Në momentin e duhur do i ndaj!”. tch/

Kushtetuesja e Kosovës: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh

Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se deputetët janë të obliguar që jo më vonë se 30 ditë të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit, duke zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët.

Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur për ligjshmërinë e refuzimit të votimit të fshehtë.

Seanca konstituive, e përbërjes së re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit, ka nisur më 15 prill dhe deri më tani janë zhvilluar 37 vazhdime të saj – por, deputetët nuk kanë arritur të zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët.

Në vendim, Kushtetuesja tha se seanca konstituive e nisur më 15 prill konsiderohet e papërfunduar për shkak se ende nuk janë zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët.

Sipas Kushtetueses, në bazë të nenit 66 të Kushtetutës (Zgjedhja dhe Mandati), kjo seancë është dashur të përmbyllet brenda 30 ditëve nga shpallja zyrtare e rezultateve të zgjedhjeve.

Më 27 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

“Gjykata theksoi se seanca konstituive e Kuvendit është një akt kushtetues dhe si i tillë realizohet vetëm pas përmbushjes së të gjitha elementeve thelbësore të konstituimit, përfshirë zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve”, u tha në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Çfarë thuhet në aktgjykim?

Në aktgjykim, Kushtetuesja tha se mandati i deputetit dhe ai i Kuvendit është i ndërlidhur dhe përfaqësimi i popullit nga deputetët nuk mund të jetësohet pa konstituimin e Kuvendit.

Për konstituimin e Kuvendit, në aktgjykim u tha se të gjithë deputetët duhet të votojnë.

“Zgjedhja e kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit është parakusht që Kuvendi të fillojë të funksionojë dhe kjo kërkon nga të gjithë deputetët të jenë të pranishëm dhe të votojnë për konstituimin e Kuvendit, në mënyrë që ky i fundit të fillojë sa më shpejtë të funksionojë si organ ligjvënës, vendimmarrës”, u tha në vendim.

Gjykata kujtoi se partia fituese, në këtë rast, Lëvizja Vetëvendosje, e ka të drejtën e propozimit të kandidatit për kryeparlamentar. Megjithatë, Kushtetuesja tha se kjo e drejtë njëkohësisht është detyrim për grupin më të madh parlamentar për “bashkëpunim në mirëbesim dhe konsultim konstruktiv me grupet e tjera parlamentare për të gjetur konsensusin apo kompromisin e nevojshëm”.

“Kjo e drejtë në asnjë mënyrë nuk mund të rezultojë në bllokimin e konstituimit të Kuvendit”, u tha në aktgjykim, ku u shtua se ky detyrim “vlen edhe për grupet tjera parlamentare të cilat në frymën e bashkëpunimit dhe konsultimeve konstruktive propozojnë kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit”.

Gjykata Kushtetuese tha se është detyrë dhe e drejtë e të gjithë deputetëve të Kuvendit që të gjejnë mënyrën për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët të Kuvendit.

Vjen anija e rradhës/ 15 emigrantë të tjerë drejt Gjadrit

Një tjetër grup emigrantësh të cilëve u është refuzuar azili në Itali pritet të mbërrijë këtë të enjte në portin e Shëngjinit.

Sipas burimeve, anija që transporton 15 emigrantë është ankoruar rreth orës 18:00 në portin verior.

Pas zbarkimit, emigrantët do t’i nënshtrohen procedurave të zakonshme në qendrën pritëse, përpara se të transferohen në kampin e Gjadrit, ku do të qëndrojnë sipas marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane.

Ky është kontingjenti i katërt i emigrantëve që mbërrijnë në Shqipëri, në zbatim të dekretit të ri të qeverisë italiane të drejtuar nga Giorgia Meloni, për zhvendosjen e përkohshme të emigrantëve me kërkesë azili të refuzuar. Marrëveshja ka ngjallur debat të gjerë si në Shqipëri ashtu edhe në Itali, për sa i përket trajtimit të emigrantëve dhe procedurave të ndjekura në këtë proces.

Mbappe ngre padi kundër Paris Saint-Germain, pretendon ngacmim dhe shantazh

Beteja ligjore midis Kylian Mbappe dhe Paris Saint-Germain ka arritur në një nivel të ri.

Zyra e prokurorit të Parisit njoftoi të martën (24/6) se kishte hapur një hetim gjyqësor kundër individëve të paidentifikuar për ngacmim moral, pas një padie të ngritur nga superylli francez kundër kampionëve evropianë.

Dy hetues janë emëruar, sipas një burimi pranë çështjes – siç raportohet nga gazeta franceze “L’ Equipe” -, për të hetuar akuzat e sulmuesit të Real Madridit.

Rasti ka të bëjë me sezonin e tij të fundit në Paris, në vitin 2023, kur klubi dyshohet se ushtroi presion të padurueshëm mbi Mbappe për të nënshkruar një kontratë të re, madje duke e ndaluar atë të stërvitej me ekipin e parë, në një përpjekje për ta detyruar atë të rinovonte.

Mbappe paraqiti një ankesë më 16 maj për ngacmim moral dhe përpjekje shantazhi, kryesisht duke denoncuar vendosjen e tij “jashtë ekipit”.

Kjo taktikë është kritikuar rëndë në Francë, ndërsa që në janar 2024, shoqata e futbollisteve profesionale femra paraqiti një ankesë kundër individëve të panjohur, duke akuzuar klube të ndryshme për ngacmim moral dhe shantazh, duke krijuar këto taktika për të nxjerrë qëllimisht lojtare të caktuara jashtë loje, me qëllim që, sipas shoqatës, të “maksimizojnë çmimet e transferimeve”.

Siç dihet, përveç pjesës penale, Kylian Mbappe është gjithashtu në një mosmarrëveshje financiare me Paris Saint-Germain.

Megjithatë, Paris Saint-Germain është nën presion edhe nga raste të tjera të ngjashme, siç është ai i Keira Hamraoui. Ndërkombëtarja franceze u ankua gjithashtu se ishte nën presion për t’u larguar, pas një dëmtimi, me rastin e saj që tashmë po hetohet nga Njësia Speciale për Shtypjen e Krimeve kundër Personave (BRDP).

FOTO/ Ky është shqiptari i vrarë gjatë grabitjes në Itali

Publikohet fotoja e 25-vjeçarit shqiptar të vrarë gjatë një tentative grabitjeje në shtëpinë e një ndërtuesi në Itali.

Rivaldo Rusi u qëllua për vdekje me pushkë nga pronari i vilës, Aurelio Valiante.

Ky i fundit u zgjua nga gjumi për shkak të zhurmave dhe pa 3 shqiptarë që po përpiqeshin ta grabisnin.

Ai pranoi se ka vrarë 25-vjeçarin shqiptar Rivaldo Rusi dhe ka fshehur trupin e tij. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës mes të dielës dhe të hënës.

Një nga plumbat plagosi rëndë një të ri tjetër shqiptar, 28 vjeç, i cili është ende i shtruar në spital në Napoli. Biznesmeni akuzohet për vrasje, fshehje të një kufome dhe lëndime të rënda trupore./ Zoom.al