Aplikacion
Ministria e jashtme e Rusisë ka lëshuar një thirrje të re për ndalimin e “përshkallëzimit të konfliktit të armatosur” dhe “veprimeve provokuese” në konfliktin që e vendos Iranin kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.
“Ne edhe një herë bëjmë thirrje për ndalimin e shpërthimit të përshkallëzimit të armatosur dhe për t’i dhënë fund veprimeve dhe retorikës provokuese”, tha ministria në një deklaratë në Telegram. “Sot, më shumë se kurrë, është jetike të kthehemi te përpjekjet politike dhe diplomatike dhe në pajtueshmëri me ligjin ndërkombëtar.”
Deklarata gjithashtu bëri thirrje për një ndalim të menjëhershëm të “agresionit të paprovokuar të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, përpjekjeve të hapura për ndryshim regjimi dhe shkeljes së sovranitetit të kombeve”.
Sulmet iraniane ndaj bazave/ Reagon TrumpPresidenti i SHBA, Donald Trump, ka reaguar pas sulmit iranian mbi bazat ajrore amerikane në Doha të Katarit dhe në Irak.
Me anë të një postimi në Truth Social, Trump, falenderon Emirin e Katarit për gjithçka që ka bërë në kërkimin e paqes në Rajon.
Ndërsa thekson se nga sulmi iranian, nuk ka patur as amerikanë dhe as qytetarë të Katarit të vrarë apo të plagosur.
Postimi i Trump:
Dua të falënderoj Emirin e Lartë të Katarit për gjithçka që ka bërë në kërkimin e Paqes për Rajonin. Lidhur me sulmin e sotëm në Bazën Amerikane në Katar, kam kënaqësinë të raportoj se, përveçse nuk ka pasur amerikanë të vrarë ose të plagosur, dhe shumë e rëndësishme, nuk ka pasur as katarianë të vrarë ose të plagosur. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!
Në një tjetër postim Trump thekson se falenderon iranin që dha njoftimin më herët dhe nga sulmi nuk u lëndua asnjë amerikan, ndërsa shton se pas këtij sulmi të dobët Irani të ketë gjetur paqen.
Postimi:
Irani zyrtarisht i është përgjigjur shkatërrimit tonë të objekteve të tyre bërthamore me një përgjigje shumë të dobët, të cilën e prisnim, dhe e kemi kundërshtuar shumë në mënyrë efektive. Janë qëlluar 14 raketa – 13 u rrëzuan dhe 1 u “lirua”, sepse po shkonte në një drejtim jo kërcënues. Jam i kënaqur të raportoj se ASNJË amerikan nuk u lëndua dhe mezi u shkaktua ndonjë dëm. Më e rëndësishmja, ata e kanë nxjerrë gjithçka nga “sistemi” i tyre dhe, shpresojmë, nuk do të ketë më URREJTJE. Dua të falënderoj Iranin që na dha njoftim të hershëm, gjë që bëri të mundur që të mos humbiste asnjë jetë dhe askush të mos lëndohej. Ndoshta Irani tani mund të vazhdojë drejt Paqes dhe Harmonisë në Rajon dhe unë do ta inkurajoj me entuziazëm Izraelin të bëjë të njëjtën gjë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!
DONALD J. TRUMP, PRESIDENT I SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS
Skandali/ Shteti shpall investitor strategjik rrjetin e supermarketeve LiDL, i fal qindra mijëra m2 tokëNga Zoom.al
Me vendimin më të fundit të Komitetit të Investimeve Strategjike, qeveria shqiptare ka vendosur t’i japë statusin “Investim Strategjik me Procedurë të Veçantë” gjigandit gjerman të supermarketeve LiDL, duke i vënë në dispozicion 200 mijë metra katrorë tokë shtetërore në Porto Romano, me qira afatgjatë, për ndërtimin e një qendre logjistike.
Në teori, vendimi duket si një lajm i mirë. Sepse bëhet fjalë për një investim prej 105 milionë euro, premtimi për 2,500 vende pune dhe futja në treg e një prej emrave më të fuqishëm të shitjes me pakicë në Europë. Por në praktikë, ky vendim ngre pyetje serioze për konkurrencën, trajtimin e barabartë dhe standardet e shtetit të së drejtës në raport me operatorët e tjerë të së njëjtës fushë.
Le t’i marrim me radhë e të shohim përse statusi i “Investitorit Strategjik” i jepet vetëm LiDL.
Shqipëria ka prej vitesh rrjete të mëdha supermarketesh të konsoliduara, si Conad, Spar, Coop, Big Market, apo Xhangolli, etj, që kanë krijuar dhjetëra dyqane në qytete të ndryshme, kanë punësuar mijëra njerëz, kanë investuar miliona euro në logjistikë, magazina, rrjete shpërndarjeje dhe janë përballur me të gjitha kostot e tregut shqiptar.
Kanë paguar taksa dhe kanë derdhur miliona për çdo centimetër tokë, magazinë e dyqan që shfrytëzojne.
Asnjëri prej tyre nuk ka përfituar ndonjëherë statusin e investitorit strategjik, apo më keq akoma, të ketë marrë tokë shtetërore me qira afatgjatë për të ndërtuar qendra logjistike për biznesin e vet privat.
Pra, në teori, shqiptarëve u shiten dokrra të tipit “ky rrjeti i supermarketeve do investojë para e do hapë vende të reja pune”. Në praktikë, ky rrjeti i supermaketeve, për cilësinë e ushqimeve të të cilit ka dhjetëra artikuj nëpër mediat europiane, po favorizohet në mënyrë të paprecedentë dhe me një kontratë që ngre shumë dyshime, të cilën Zoom.al ka nisur ta investigojë.
Me këtë vendim qeveria shqiptare jo vetëm po favorizon dukshëm një biznes privat, i cili nuk është as i ri e as unik në tregun shqiptar, por edhe po dëmton konkurrencën e ndershme dhe rrjetet ekzistuese të supermarketeve.
Në Shqipëri tregu është i lirë, por qeveria po ndërhyn në këtë rast duke i dhënë privilegje njëanshmërisht një biznesi, në dëm të të tjerëve.
Në thelb, logjika e një investimi strategjik parashikon mbështetjen e sektorëve prioritarë si energjia, infrastruktura, turizmi, bujqësia apo inovacioni teknologjik, por jo shitja me pakicë e produkteve ushqimore, për të cilën ekzistojnë dhjetëra rrjete te konsoliduara supermarketesh e mijëra biznese të vogla anembanë Shqipërisë.
LiDL, përtej markës së njohur dhe çmimeve konkurruese, është një rrjet supermarketesh që do të konkurojë drejtpërdrejt me ata biznese që e kanë ndërtuar punën e tyr prej vitesh me mund dhe pa mbështetje shtetërore.
Pra, a është ndërtimi i një magazine për shitje produktesh, kryesisht të importuara, një akt “strategjik”? A përmbush ky investim kriteret e interesit publik në të njëjtën mënyrë si një port, një rrugë, apo një hidrocentral?
Qeveria shqiptare e ka marrë vendimin për faljen e 200 mijë metrave katrorë tokë publike pa transparencë.
Sipas vendimit, LiDL përfiton tokë shtetërore në një nga zonat më të lakmuara logjistike të vendit, si Porto Romano, zona që është në qendër të transformimit të Portit të Durrësit.
Ndërkohë, operatorët e tjerë kanë blerë tokë me çmime tregu ose kanë marrë me qira prona private për të ngritur logjistikën e tyre.
Qeveria duhet të tregojë se me çfarë baze ligjore një kompani e huaj përfiton tokë publike, ndërsa kompani të tjera shqiptare, që kanë me mijëra punonjës dhe janë tatimpagues të rregullt, nuk kanë pasur të njëjtin trajtim?
Me një qendër të madhe logjistike dhe ndihmën e shtetit, LiDL do të ketë një avantazh të jashtëzakonshëm kundrejt konkurrentëve. Do të ketë kosto më të ulëta logjistike, akses të drejtpërdrejtë në infrastrukturë publike dhe ndihmë institucionale.
Mbetet për t’u parë si do të reagojnë operatorët e tjerë ndaj këtij vendimi.
SQARIM
Ky artikull i Zoom.al nuk është kundër hyrjes së LiDL-it në tregun shqiptar. Përkundrazi, prania e një marke të tillë sjell konkurrencë dhe për pasojë mund të ketë edhe përfitime për konsumatorët.
Por problemi është trajtimi i pabarabartë. Nëse Big Market apo Conad do të kërkonin sot 200 mijë metra katrorë tokë shtetërore në Porto Romano, a do ta merrnin? A do t’u jepej statusi i “investitorëve strategjikë? Secili prej tyre është i ftuar ta provojë që nesër, pavarësisht nëse mbajnë emra shqiptarë apo të huaj.
Sigurisht që LiDL nuk ka gjasë të jetë favorizuar nga emri apo prejardhja. Kontrata e shtetit me të bie erë. /Zoom.al
Sulmi ndaj bazës amerikane në Katar, Khameni: Nuk kemi shkelur të drejtat e askujtLideri Suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka reagur pas sulmeve mbi bazën ajrore amerikane në Doha të Katarit.
Ai i është përgjigjur deklaratave të Katarit, duke theksuar se sulmet iraniane nuk kanë shkelur të drejtat e askujt.
“Ne nuk kemi shkelur të drejtat e askujt. As nuk do të pranojmë kurrë që dikush të shkelë të drejtat tona dhe nuk do të dorëzohemi para shkeljes së askujt. Kjo është logjika kombit të Iranit”, shkruan në “X”, Khameni.
Ndëkrohë më herët Pentagoni konfirmoi se forca e armatosur iraniane sulmoi bazën amerikane në Doha, ndonëse raketat janë rrëzuar dhe nuk ka raportime për viktima.
Irani tha se numri i raketave të nisura më 23 qershor ka qenë i njëjtë me numrin e bombave të nisura nga Shtetet e Bashkuara në qendrat bërthamore iraniane një ditë më parë.
Sulmi është dënuar ashpër nga shtetet rajonale: Arabia Saudite, Egjipti, Jordania, Bahrejni dhe Omani. Katari ka thënë se situata e sigurisë është stabile dhe nuk ka arsye për shqetësim.
Zhduket Khamenei i Iranit, dyshimetPresidenti Donald Trump po përpiqet të shmangë përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit me Iranin, shkruan CNN.
I dërguari i tij për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me zyrtarë iranianë që pas sulmeve ajrore të SHBA-ve ndaj objekteve bërthamore gjatë fundjavës, sipas dy burimeve të njohura me çështjen.
Megjithatë, përpjekjet diplomatike po përballen me vështirësi serioze. Shkak është mungesa e liderit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei.
Zyrtarët amerikanë besojnë se, duke qenë 86 vjeç dhe me pushtet absolut, Khamenei duhet të miratojë çdo vendim të rëndësishëm diplomatik, por komunikimi me të është bërë shumë i vështirë, gjë që ka ngadalësuar apo penguar negociatat.
Khamenei nuk ka publikuar asnjë mesazh të regjistruar që pas sulmeve amerikane. Mediat raportojnë se ai është zhdukur prej katër ditësh dhe ka dyshime të forta lidhur me gjendjen shënderësore të liderit suprem.
Ndërkohë kanalet e komunikimit mes SHBA-ve dhe Iranit, si drejtpërdrejt ashtu edhe përmes ndërmjetësve, kanë qenë të pasigurta dhe të ndërprera herë pas here, sipas zyrtarëve amerikanë.
Pavarësisht kësaj, Presidenti Trump ka deklaruar se shpreson që pas sulmeve të fundjavës, Irani të rikthehet në tryezën e bisedimeve, të cilat kishin ngecur që përpara se Izraeli të niste sulmet ndaj objektivave iraniane në fillim të këtij muaji.
Sipas zyrtarëve, SHBA-të kanë mbajtur komunikim të vazhdueshëm në prapaskenë me Iranin gjatë gjithë krizës aktuale.
NYT: Irani e ka informuar Katarin para sulmitSipas New York Times, Irani thuhet se ka koordinuar sulmin ndaj bazës amerikane me Katarin, me qëllim që të minimizoheshin viktimat. Lajmi citohet nga tre zyrtarë iranianë.
Sipas burimeve, Irani kishte për qëllim të ndërmerrte një kundërsulm simbolik ndaj SHBA-ve, por pa shkaktuar një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.
Kjo strategji ngjan me atë të vitit 2020, kur Irani kishte paralajmëruar Irakun përpara se të lëshonte raketa balistike mbi një bazë amerikane në territorin irakian, si hakmarrje për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani.
Situata e tensionuar në Lindjen e Mesme, Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve shqiptarëPas situatës së tensionuar në Lindjen e Mesme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme lëshon një njoftim për qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik, të ndjekin njoftimet e autoriteteve vendase, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore.
Për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë në:
AMBASADA SHQIPTARE NË KATAR
Email: [email protected]
Tel: +974 77180778
AMBASADA SHQIPTARE NË KUVAJT
E-mail: [email protected]
Tel: +965 2524 0627
AMBASADA SHQIPTARE NË ARABI SAUDITE
Email: [email protected]
Tel: +966501422449
AMBASADA SHQIPTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE
Email: [email protected]
Tel: +971 50 980 7881
Lindja e Mesme ka shtuar masat e sigurisë dhe ka rritur nivelin e alarmit pas sulmeve hakmarrëse të Iranit ndaj bazave amerikane në Katar dhe Irak.
Pas Katarit edhe Kuvaiti ka njoftuar mbylljen e hapsirës ajrore dhe ndalimin e përkohshëm të fluturimeve.
Autoritetet e Bahrejnit kanë njoftuar gjitashtu mbylljen e përkohshme të hapësirës ajrore, për shkak të shqetësimeve në rritje për një përgjigje të mundshme ushtarake nga Irani.
Siria e cila ka disa baza amerikane është vënë në gatishmëri të lartë në rast të ndonjë sulmi të mundshëm.
Ambasadat e SHBA-ve dhe Britanisë në Katar kishin lëshuar më herët deklarata ku u rekomandohej qytetarëve të tyre të qëndronin të strehuar derisa të kishin njoftime të mëtejshme.
Irani kishte paralajmëruar se do të hakmerrej ndaj bazave amerikane dhe personelit ushtarak në Lindjen e Mesme, pas sulmit të SHBA-ve ndaj objekteve të saj bërthamore të dielën.
Në luftë përfshihet edhe Katari: Do t’i përgjigjemi Iranit drejtpërdrejtëKatari ka dënuar sulmin e Iranit ndaj bazës ajrore amerikane Al Udeid në këtë shtet dhe tha se “Katari rezervon të drejtën për t’u përgjigjur drejtpërdrejt në një mënyrë ekuivalente me natyrën dhe shkallën e këtij agresioni të paturp, në përputhje me ligjin ndërkombëtar”.
Në një postim në X, zëdhënësi i ministrisë së punëve të jashtme të Katarit, Majed Al Ansari, shtoi se “mbrojtja ajrore e Katarit e pengoi me sukses sulmin dhe i ndërpreu raketat iraniane” dhe nuk kishte pasur viktima.
Ai tha se Katari kishte paralajmëruar për rreziqet e përshkallëzimit izraelit në rajon dhe bëri thirrje për “ndërprerjen e menjëhershme të të gjitha veprimeve ushtarake dhe për një kthim serioz në tryezën e negociatave dhe dialogun”.
Eskalimi i fundit përfshin në konfliktin e nisur fillimisht mes Izraelit dhe Iranit, edhe Katarin vend i cili kishte kërkuar një zgjidhje përmes negociatave.
Lajm i fundit/ Irani sulmon bazën ushtarake amerikaneMediat ndërkombëtare raportojnë se Iran ka sulmuar bazat amerikane në Kartar.
Në Katar ku SHBA-të kanë një nga bazat më të mëdha në Lindjen e Mesme, janë dëgjuar shpërthime të forta, të cilat dyshohet se kanë ardhur si pasojë e goditjes me raketa të bazave ushtarake amerikane.
Agjencia e lajmeve REUTERS shkruan se dyshohet për 6 raketa iraniane të lëshuara mbi bazën amerikane.