zoom

Day ArchiveCiao Ledri! Sara Hoxha dhe Erik Fullani arratisen në Siçili

Sara Hoxha dhe Erik Fullani nuk fshihen më – Dyshja ka lënë të kuptohet për publikun e gjerë se ndodhet në Siçili.

33-vjeçarja feston ditëlindjen e saj, ku pjesë e arratisjes luksoze duket se ështe bërë edhe i dashuri i saj i ri.

Ndonëse çifti nuk e ka konfirmuar zyrtarisht lidhjen, fotot dhe momentet e shpërndara në rrjetet sociale nga festa private e blogeres kanë ndezur edhe më shumë komentet rreth romancës së tyre.

Zërat lidhur me dyshen më të re në showbiz u konfirmuan pas një fotoje ku Sara dhe Eriku shfaqeshin duke pushuar së bashku.

Nënë e një vajze, Poem, Sara tanimë ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj personale, pas ndarjes me reperin Ledri Vula./ Zoom.al

“Big Brother VIP 5” po afron: Ja cilët emra po përfliten si banorët e parë të mundshëm

Nuk ka kaluar shumë kohë nga finalja e sezonit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, por etja për edicionin e radhës është tashmë e ndjeshme në publik.

Ndërsa Top Channel nuk ka dhënë ende një datë zyrtare për nisjen, prapaskenat dhe emrat e parë kanë nisur të qarkullojnë me shpejtësi.

Sipas burimeve jozyrtare, disa figura të njohura të ekranit po përmenden si kandidatë të mundshëm për të hyrë në shtëpinë më të famshme në vend. Në mesin e tyre përfliten:

•Hygerta Sako, moderatorja e sportit dhe ish-Miss Shqipëria, që mund të sjellë një energji të re në format;

•Isli Islami, i njohur për mëngjeset televizive dhe lidhjen e ngrohtë me publikun;

•Kelvi Kadilli, gazetari me humor të mprehtë dhe që shpesh thyen rregullat e formalitetit në ekran;

•Vitmar Basha, këngëtari dhe artisti i papritur në çdo paraqitje;

•si edhe një emër më pak i njohur për publikun e gjerë, Kostana, e cila ka qenë pjesë e disa programeve televizive më parë dhe shihet si një hyrje “surprizë”.

Ndonëse asgjë nuk është zyrtarizuar, thashethemet dhe pritshmëritë janë një sinjal i qartë se BBV5 ka nisur të marrë jetë.

Jasir Asani drejt Japonisë

Jasir Asani mund të vazhdojë karrierën në elitën e futbollit japonez. Klubi i mirënjohur, Yokohama Marinos, ka paraqitur ofertë zyrtare te Gvangju për sulmuesin kuqezi. 

Bëhet fjalë për një transferim me vlerë një milion euro, edhe sepse kontrata e Asanit në Korenë e Jugut përfundon në dhjetor të vitit 2025.

Sulmuesi cilësohet si një prej investimeve më të rëndësishme të Yokohamës, që në këtë sezon kërkon të evitojë rënien nga kategoria.

Yjet e sotëm favorizojnë këto shenja: A je ti në listë?

Sot, planetët duken duke sjellë energji pozitive për shenjën e Binjakëve, një ditë perfekte për të marrë iniciativa të reja dhe për të zgjeruar horizontet. 

Në anën tjetër, Peshqit duhet të jenë të kujdesshëm me vendimet financiare dhe të shmangin impulsivitetin.

Për shenjat si Luani dhe Virgjëresha, yjet sugjerojnë kohë për reflektim dhe përqendrim te vetja, ndërsa Dashi do të ndiejë frymëzim të ri në marrëdhëniet personale.

Samiti në Hagë pritet të konfirmojë Shqipërinë si mikpritëse të samitit të NATO-s më 2027

Samiti i javës së ardhshme në Hagë pritet ta konfirmojë Shqipërinë si mikpritëse të samitit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior, NATO, në vitin 2027.

Drafti i deklaratës së samitit të sivjetshëm të NATO-s, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë, konfirmon se Shqipëria do të jetë nikoqire më 2027.

Samiti i sivjetshëm i NATO-s mbahet në Hagë të Holandës javën e ardhshme, ndërsa ai i vitit 2026 do të mbahet në Turqi.

Në fund të draftit të deklaratës thuhet: “Ne shprehim mirënjohjen tonë për mikpritjen e xhymert nga Mbretëria e Holandës. Mezi presim takimin tonë të ardhshëm në Turqi më 2026, i cili do të pasohet nga një takim në Shqipëri”.

Sipas draftit të deklaratës, udhëheqësit e NATO-s riafirmojnë angazhimin për mbrojtje kolektive sipas Nenit 5 dhe vendosmërinë për të mbrojtur qytetarët dhe demokracinë. Ata zotohen për rritjen e shpenzimeve në mbrojtje në të paktën 5 për qind të PBB-së deri në vitin 2032 – 3.5 për qind për kapacitetet ushtarake dhe 1.5 për qind për infrastrukturën kritike, inovacionin dhe industrinë e mbrojtjes.

Mbështetja për Ukrainën mbetet e fortë dhe do të përfshihet në llogaritjet e shpenzimeve të mbrojtjes. Aleanca angazhohet gjithashtu të forcojë industrinë e përbashkët të mbrojtjes, të heqë barrierat tregtare dhe të promovojë bashkëpunimin teknologjik mes aleatëve, sipas draftit të deklaratës.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama – i cili muaj më parë e fitoi mandatin e katërt – kishte paralajmëruar verën e kaluar se Shqipëria do ta mirëpriste samitin e NATO-s më 2027.

Kryeqyteti shqiptar, Tirana, ishte mikpritëse e një takimi të rëndësishëm këtë vit, pasi mblodhi liderët e mëdhenj evropianë për samitin e Komunitetit Politik Evropian në maj.

Shqipëria është pjesë e NATO-s që nga viti 2009 dhe kjo do të jetë hera e parë që ajo mirëpret samitin e saj.
NATO-ja e ka një bazë ajrore në Shqipëri, përkatësisht në Kuçovë, të vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ajo u përurua në mars 2024, pasi NATO-ja investoi afërsisht 50 milionë euro në të, ndërsa Qeveria shqiptare shpenzoi më shumë se 5 milionë euro.

Shqipëria është në bisedime me NATO-n edhe për ndërtimin e një baze detare në Porto Romano në bregdetin e Adriatikut./REL

Në kërkim për dosjen e Laert Haxhiut/ Arrestohet në Manchester Lorenc Lala

Shtetasi shqiptar Lorenc Lala, i kërkuar për vrasje për arsye gjakmarrjeje është arrestuar ditën e sotme në Britaninë e Madhe me qëllim ekstradimin në vendin tonë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në zbatim të vendimit të vitit 2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan (dosje e kaluar pranë SPAK), e cila ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale:

“Vrasje për arsye gjakmarrjeje”,

“Sigurimi i mjeteve dhe kushteve për kryerjen e vrasjes”,

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e veçantë të bashkëpunimit,

“Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

📌 Përmbledhje e ngjarjes:

Në fshatin Gjocaj, Peqin, në vitin 2021, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. B.

Shtetasi L. L. dyshohet se ka pasur rolin e organizatorit dhe financuesit të kësaj vrasjeje, si dhe ka siguruar mjetet dhe kushtet për kryerjen e saj. Po ashtu, pas ngjarjes, ka ndihmuar në transportimin dhe largimin e autorëve nga vendngjarja.

Arrestimi i tij u bë i mundur falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, që ka në fokus lokalizimin dhe arrestimin e personave në kërkim për vepra të rënda penale.

Veprimet e mëtejshme procedurale për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë janë në proces, në bashkëpunim me autoritetet britanike.

VIDEO/ Edi Rama përplaset me Ermal Dredhën në ditëlindjen e PS

Duket se ditëlindja e Partisë Socialiste nuk ka shkuar ashtu siç duhet.


Pavarësisht festës, te qeshurave dhe trokitjeve të gotave, kamerat kanë kapur edhe një moment dhe jo aq të këndshëm. Kryeministri Edi Rama shfaqet mes një diskutimi me kryebashikun e qytetit të Vlorës, Ermal Dredha ndërsa ky i fundit duket fare i pakënaqur.


Të pranishëm duke dëgjuar diskutimin ndodhet Bledi Çuçi dhe figura të tjera të PS.


Nuk dihet cilat janë arsyet e përplasjes së dy socilistëve por kujtojmë se kohët e fundit qyteti i Vlorës po përballet me zjarrje të vazhdueshme në fushën e mbjetjeve, gjë për të cilën nuk kanë munguar akuzat ndaj bashkisë.

https://www.facebook.com/share/v/1HgXL3Xbus/?mibextid=wwXIfr

Trump i vendos afatin e fundit Iranit

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, mbajti një konferencë të rregullt për mediat, kur ndër të tjera foli edhe për luftën Izrael-Iran dhe konfliktin në Lindjen e Mesme.

Pas trajtimit të temave të brendshme, Leavitt iu përkushtua konfliktit mes Izraelit dhe Iranit.

“E di që ka pasur shumë spekulime lidhur me vendimmarrjen e Presidentit dhe nëse SHBA-të do të përfshihen apo jo”, tha ajo.

Më pas Leavitt lexoi një citat të drejtpërdrejtë nga Donald Trump.

“Duke marrë parasysh mundësinë e konsiderueshme që negociatat me Iranin mund të ndodhin ose jo në të ardhmen e afërt, unë do të marr vendimin tim nëse do të ndërhyj brenda dy javëve të ardhshme.”

Dy ditë më parë, Presidenti Trump deklaroi se SHBA-të kanë informacion të saktë se ku fshihet lideri i Iranit dhe i bëri thirrje për dorëzim pa kushte.

Përplasje e fortë brenda SPAK/ Dumani shkarkon Krajën

Ajo që nuk pritej në këto ditë të nxehta qershori, në fakt ka ndodhur duke u dëgjuar si një rrufe në qiell të hapur, brenda mureve të strukturës së posaçme SPAK.

Dy njerëzit me influencën më të madhe në këtë prokurori, Altin Dumani dhe Arben Kraja, kanë pasur një konflikt mes tyre duke çuar në përplasje të menjëhershme ndaj njëri-tjetrit.

E për pasojë, kjo situatë ka sjellë reagimin e menjëhershëm të titullarit të institucionit, Altin Dumanit, i cili ditën e sotme, ka vendosur të shkarkojë nga posti i Drejtorit të Marëdhënieve me Jashtë, Arben Krajën.

Ende të paqarta mbeten arsyet e kësaj krisje mes dy drejtuesve, por tashmë një gjë e tillë ka ndodhur dhe Arben Kraja, nga sot nuk është në nivel drejtues në SPAK.

“…një arsye e madhe ka ndodhur, të cilën e dine vetëm ata të dy, që solli këtë situatë të papritur…”-tha një burim pranë SPAK.

Gazetari i “Ora News” Elton Qyno, ka mësuar se po ditën e sotme me firmën e kreut të SPAK, Dumani ka emëruar në vend të Arben Krajës, prokuroren Dorina Bejko.

Bejko fillimisht hyri në SPAK si prokurore e komanduar nga prokuroria e Pogradecit, e pas komandimit 4 mujor, KLP-ja e emëroi definitisht si pjesë të organikës së SPAK.

Nga sot e në vijim Bejko do mbajë postin e Drejtorit të Marëdhënies me Jashtë në SPAK, ndërsa mësohet se paralelisht me këtë detyrë do përfaqësojë dhe akuzën në dosjet e saj që ka çuar për gjykim.

Heqja e menjëhershme e “spaletave” të drejtorit, ka bërë që Dumani të çojë Arben Krajën, si prokuror të thjeshtë në sektorin e krimit-ekonomik në SPAK.

Nga sot, Kraja, do vijojë punën si prokuror i thjeshtë në këtë sektor, ndërsa u fut menjëherë në listë për të marë çështje të reja përmes shortit elekronik.

Kjo vendimarje nuk e përjashton Krajën nga komisioni për përzgjedhjen e titullarit të BKH-së, ku ai është së bashku me Altin Dumanin dhe Behar Dibrën. Pasi ligji parashikon se anëtarët e këtij komisioni duhet të jenë 3 prokurorët më të vjetër.

Një përplasje e tillë ishte e pa parashikueshme në këtë kohë, për shkak se Dumani dhe Kraja, ishin dy prokurorët më me influencë në këtë strukturë.

Aq më tepër që konflikti nga erdhi më pas ulja në detyrë e Krajës, vjen në një kohë kur SPAK, ka hyrë në ethet e zgjedhjes së kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Por njëherësh “sheri” ndodhi, kur vetë kreu i SPAK, Altin Dumani, është në metrat e fundit të finishit të mandatit të tij si Drejtues i Strukturës së Posaçme SPAK. Pasi në datën 19 dhjetor 2025, Altin Dumanit, i përfundon periudha 3 vjeçare e drejtimit të SPAK dhe një staturë e re prokurori do ti duhet t’ia zerë vendin.

Prej dy vite e gjysmë, Arben Kraja, drejtonte Zyrën e Marëdhënies me Jashmë në SPAK, duke mbajtur kontakte të drejtëpërdrejta me zyrat analoge në shumë vende të botës, përfshirë Zyrën e Esktradimeve në Dubai dhe “Eurojust”, prej nga vijnë kodet e përdoruesve të aplikacionit “Sky”, me të cilin SPAK ka organizuar disa operacione kundër krimit të organizuar.
Kohët e fundit Kraja, u pa në publik përkrah Altin Dumanit dhe homologëve italianë e Finlandezë, gjatë dy daljeve konferenciale në media.

Atë të arrestimit të anëtarëve të grupit “Troplini” në Durrës dhe një grupi tjetër Shqiptarësh, që kishin bërë trafik droge nga Spanja dhe Hollanda deri në Finlandë.

Por tashmë emri i tij në zinxhirin drejtues të SPAK, është retushuar, duke e lënë si prokuror të thjeshtë. Prokurori Arben Kraja, është Drejtuesi i Parë i SPAK, që mori detyrën 3 vjeçare qysh në dhjetor 2019 deri në dhjetor të vitit 2022.

Kraja ka një meritë të padiskutueshme në organizimin dhe funksionimin e institucionit të SPAK, pasi fillimisht ky organ hetimor ka nisur punën me 8 prokurorë dhe me një administratë që thuajse nuk ekzistonte.

Në 3 vitet e drejtimit të SPAK nga Arben Kraja, u desh një formatim i plotë dhe transformim i ambjenteve të brendshme, ku aktualisht SPAK dhe BKH-ja ushtrojnë detyrat funksionale të tyre.

I sulmuar shpesh herë nga subjektet politike për shkak të kaluarës së tij me hetuesinë e komunizmit, Kraja mundi të mbarojë mandatin 3 vjeçar si Drejtues i SPAK në dhjetor të vitit 2022.

Me ardhjen në krye të SPAK të Altin Dumanit, ky i fundit në Janar 2023 vendosi të largojë Ened Nakuqin nga Zyra e Marëdhënieve me Jashtë dhe në vend të tij, të vendosi si Drejtor, Arben Krajën.

Por tashmë pas 2 vite e gjysëm, për shkak të konfliktit të lindur me Altin Dumani, ish-drejtuesi i parë i këtij institucioni është ulur në detyrë, duke u larguar nga kjo drejtori.

Ende mbeten të paqarta arsyet e vërteta të krijimit të kësaj “çarje” mes dy miqësive brenda SPAK, Altin Dumanit dhe Arben Krajës. OraNews/

Më thellë se La Manshi/ Fabrika bërthamore e Iranit që vetëm amerika mund ta shkatërrojë

E fshehur në një mal jug të Teheranit ndodhet një fabrikë pasurimi që është thelbësore për ambiciet bërthamore të Iranit dhe për përpjekjet e Izraelit për ta çaktivizuar atë.

Fabrika bërthamore Fordo besohet të jetë e vendosur më thellë nën tokë sesa tuneli i Kanalit të La Manshit.

Vetëm Shtetet e Bashkuara mendohet se kanë një bombë me përmasa të mjaftueshme për ta shkatërruar atë.

Një goditje e tillë do të zgjerojë ndjeshëm konfliktin në Lindjen e Mesme.

Për të shkaktuar dëme të konsiderueshme, vendndodhja duhet të goditet me një municion që mund të depërtojë thellë nën sipërfaqe.