zoom

Day ArchiveTrump pas takimit me Këshillin e Sigurisë: Mund të bashkojmë forcat me Izraelin

Takimi i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, me këshilltarët e tij të sigurisë kombëtare në Dhomën e Situatave në Shtëpinë e Bardhë, i cili zgjati më shumë se një orë, ka përfunduar.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë përditësim nga Shtëpia e Bardhë ose nga vetë Donald Trump në lidhje me vendimet e marra.

Burime të Shtëpisë së Bardhë i thanë CBS se takimi do të shqyrtonte mundësinë e bashkimit të forcave të SHBA-së me Izraelin dhe goditjes së objekteve bërthamore në Iran, përfshirë Fordow.

Zyrtarët amerikanë thanë se Trump po i mban të gjitha opsionet të hapura, por këmbëngulën se Uashingtoni nuk ka qenë i përfshirë në fushatë deri më tani.

Opsioni më i mundshëm që Trump po shqyrton është përdorimi i bombave gjigante amerikane “shkatërruese bunkerësh” kundër uzinës bërthamore të varrosur thellë në Fordow të Iranit, të cilën bombat izraelite nuk mund ta arrijnë.

“New York Times” raportoi se Trump po shqyrton gjithashtu mundësinë që avionët cisternë amerikanë të furnizohen me karburant për avionët luftarakë izraelitë, në mënyrë që ata të mund të kryejnë misione me rreze të gjatë veprimi.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se çmontimi i programit bërthamor të Iranit, të cilin vendet perëndimore thonë se Teherani po e përdor për të blerë armë bërthamore, megjithëse qeveria iraniane e mohon këtë, mbetet një përparësi për Trump.

Më parë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump hodhi poshtë vlerësimin e Drejtoreshës së Inteligjencës Kombëtare (DNI) Tulsi Gabbard se Irani nuk po zhvillon armë bërthamore, duke kundërshtuar publikisht shefin e tij të inteligjencës për herë të parë që nga fillimi i mandatit të tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Duke hedhur poshtë kritikat e Gabbard, Presidenti Trump duket se përqafoi justifikimin e Benjamin Netanyahut për sulmet ajrore të Izraelit kundër objekteve ushtarake dhe bërthamore në Iran, pasi kryeministri izraelit pretendoi se Teherani ishte në prag të pajisej me një armë bërthamore.

Duke folur me gazetarët në Air Force One, ndërsa kthehej në Uashington nga samiti i G7 në Kanada, Trump u pyet se sa afër besonte se ishte Irani me pajisjen me armë bërthamore. “Shumë afër”, u përgjigj ai.

Tensionet në Lindjen e Mesme, eksperti: Nëse bie Irani, radhën e ka Turqia!

Ekspertët dhe teologët paralajmëronë përshkallëzim të mëtejshëm në Lindjen e Mesme, madje edhe tejkalim të kufijve në rast se bie Irani.

Eksperti i marrdhënieve ndërkombëtare Marlind Laci, theksoi se bnëse bie Irani, synimi i Izraelit do të jetë Turqia.

Në të njëjtën linjë ishte edhe ish-Myftyu i Tiranës, Ylli Gurra, i cili tha se tensioni dhe lufta në Lindjen e Mesme është shkruar qartë edhe në librat e shenjtë.

“Netayahu e përmendi po këkrohet një perandori Osmane. Izraeli nëse ka ardhur momenti nëse 3-4 vite po shkojmë te ajo fjala popullore, po cënon në derë të Xhamisë. Jo populli, pasi populli aty ka qenë që në kohën e profetit Musa. Por qeveria e Netanyahut po i çon përtej imagjinatës gjakun e derdhur të civilëve në Gaza, për ta çuar në pjesën Nil-Eufrat. Ata ushqehen që fëmijë.”- tha Gurra.

Erdogan: Izraeli i udhëhequr nga Netanyahu kërcënimi më i madh

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, akuzoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu si “kërcënimin më të madh” për rajonin e Lindjes së Mesme, në një telefonatë me emirin e Katarit, tha zyra e tij. 

Erdogan tha se “do të vazhdojë përpjekjet e tij për t’i dhënë fund spirales së dhunës dhe se Netanyahu ka provuar edhe një herë se është kërcënimi më i madh për sigurinë e rajonit”, sipas presidencës.

Erdogan ka qenë një nga kritikët më të mëdhenj të kryeministrit Izraelit Netanjahi që kur ky i fundit nisi pushtimin e plotë të Rripit të Gazës rreth dy vjet më parë.

Pse këto ishim votimet më të mira që mund të kishim

Nga Andi Bushati

Materilalet filmike për manipulimin e votës që po publikon me një frekuencë këmbëngulëse opozita, jo vetëm që i kanë qesharakëzuar në maksimum këto votime, por ato kanë ngritur edhe një dyshim që po dëgjohet gjithnjë e më shpesh: Mos vallë jemi rikthyer edhe tek vjedhja në kuti?

Ky fenomen që ishte zhdukur nga garat elektorale shqiptare që në fillim të viteve 2000, periudhë prej së cilës manipulimet u bënë më sofistikuara, duke i dhuruar ditëve të zgjedhjeve togfjalëshin “të qeta dhe pa probleme”, duket se është rishfaqur. Ai ka rihapur debatin nëse sfidat zgjedhore të epokës Rama paracaktohen shumë kohë përpara datës kur njerëzit hedhin fletën në kuti, apo në të kundërt, hilet vijojnë deri në momemtin e fundit.

Kjo përplasje e re, e prodhuar nga ajo që po shohim me sytë tanë, i është mbivendosur edhe shumë dilemave të tjera që po shakatojnë polemika, pothuajse në çdo studio televizive, pas 11 majit. Sa ndikoi në këtë proces prezenca e grupeve kriminale? Po paraja e tyre e pisët që po betonizohet nga Tirana në Dhërmi? Sa rol luajtën aty mediat e kapura? Sa influencë pati fakti se opozita hyri në betejë me një sërë udhëheqësisht të saj të persekutuar politikisht nga “drejtësia”? Cila qe pesha reale e fragmentarizimit të saj, që u arrit, si falë lobingjeve alla McGonigal, të financuara me paratë e korrupsionit, po aq dhe falë gjykatave që qenë të vetmet që nuk i shikonin Bashën dhe Alibeajn si mbretër lakuriq dhe vijonin të mabanin të asfiksuar PD-në?

Në fakt, një gabim që bën shumica e këtyre debatuesve, madje mes tyre edhe eksponentë të opozitës, është se dikush e vë theksin tek njëri fenomen, e dikush tek një tjetër manipulim, duke pamundësuar që të shikohet se gjithçka që ka ndodhur është pjesë e së njëjtës tërësi. 11 maji sanksionoi përfundimisht se Rama dhe Rilindja nuk përfitojnë nga të çarat e sistemit, se ata nuk bëjnë hile, apo manipulime duke ia hedhur atij, por ata thjeshtë e kanë shkallmuar atë. Këto votime vulosën se Shqipëria nuk është më një demokraci dhe prandaj “zënkat” se cilët elementë të paligjshëm luajtën rol në rezultat janë thjesht budallallëqe naive.

“Nuk konkludohet kështu, me një të rënë të Lapsit”, mund të thotë dikush që s’do ti shohë faktet dhe përton ta vërë trurin në punë.

Për të gjithë ata që ende se besojnë që këto votime që nuk u zhvilluan brenda një sistemi demokratik ka disa pyetje të tjera që mund të renditen për t’i kthjelluar.

Ku ndodh në një të tillë (le ta gjejnë qoftë dhe një të vetëm) që partia në pushtet të marrë më shumë vota edhe se kur ka qenë në opozitë (2009-2013) edhe se kur ishte ne mandatet e para qeverisëse? (2017-2021)? Ku ndodh që në krye të jetë një njeri i vetëm? (Si alibi Rama përmend rastin gjerman të Merkelit apo atë holandez të Rytes, por ata kanë qeverisur të kontrolluar nga koalicione dhe jo si të vetëm në timon)?

Ku ndodh që, sa më shumë të vertetohen vjedhjet, aq më lart të shkojnë përqindjet? Ku ka një vend tjetër që konsiderohet demokratik me liderin e opozitës përmbi një vit të izoluar, me kreun e partisë së dytë më të madhe në burg, me shefin e minoritetit më të rëndësishën, që i rëmbejnë fitoren e Himarës me gjykatë?

Ku ndodh që SPAK-u dhe policia të kapin hajdutë votash vetëm nga opozitat, duke këmbëngulur në tezën absurde se këtu vjedhin ata që në fund humbasin? Ku ndodh që të gjitha mediat e mëdha (mbi 90% e audiencës) të mos zhvillojnë asnjë debat, se si jemi qeveriusur në katër vite, nga frika se i prishin punë atij që i mban pronarët e tyre me para?

Boll të hapësh pak sytë dhe e kupton fare lehtë se këto ndodhin në regjime që i përafrohen modelit putinian, ku cari i Kremlinit, që fitoi herën e parë me pak më shumë se 50% garën e fundit u ngjit në 88%.

Pra dhe fabula shqiptare është tejet e thjeshtë: ne nuk kemi zgjedhje të lira, nuk kemi drejtësi dhe media të pavarura pasi nuk jetojmë më në demokraci.

Të bësh sikur se kupton këtë dhe të analizosh ato që ndodhin sot me klishetë e sistemit të deri djeshëm do të thotë të marësh përsipër një rol sa absurd aq edhe qesharak.

Më e lehtë do të ishte të pranoje se tashmë kemi hyrë në një periudhë autokratike, duke ndryshuar bashkë me dorëzimin përballë këtij realiteti edhe mënyrën e të menduarit të gjërave. Në këtë qasje të re mund të gjenden edhe “anë pozitive”. Vërtet ka votime dhe jo zgjedhje, po sërish opozita merr gjysëm milioni vota. Vërtet nuk ka garë, po parti të reja futen në parlament. Vërtet nuk ka media të lira, ama ka individë të cilëve u lejohet të shfryjnë publikisht në studio televizive, ndonëse pa asnjë efekt. Vërtet nuk ka SPAK dhe gjykata të pavarura, ama ndonjë hajdut i parave publike vazhdon e shkon në burg. Pra ka ende arsye për tu gëzuar, sepse gjërat mund të qenë edhe shumë më keq, duke i zhdukur një nga një edhe këto iluzione të vogla. Prandaj, në këtë kuptim, 11 maji ishte pjella më e mirë që mund të dilte nga një bark që ka përfunduar të jetë demokratik. Pastaj, pasi kemi mbledhur mendjen për këtë jemi të lirë të diskutojmë pa frikë nëse vota vidhet para se të vijë tek kutia, apo procesi vijon njësoj deri në fund.

Kancelari gjerman: Izraeli po kryen me Iranin punën e ndyrë për të gjithë ne!

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka shprehur mbështetje të fuqishme për Izraelin dhe fushatën e tij ushtarake kundër Iranit, teksa ka folur për mediat gjermane në margjina të samitit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7) që këtë vit po mbahet në Kanada.

“Kjo është puna e ndyrë që Izraeli po e bën për të gjithë ne”, ka thënë Merz në një intervistë për transmetuesin ZDF.

“Edhe ne jemi viktima të këtij regjimi. Ky regjim i mullahëve i ka sjellë botës vdekje dhe shkatërrim”, ka thënë ai.

Merz ka sugjeruar, gjithashtu, se sulmet izraelite në Iran mund të çojnë në rrëzimin e udhëheqësisë së Republikës Islamike.

“Besoj se sulmet e ditëve të fundit e kanë dobësuar regjimin e mullahëve dhe nuk e shoh që do të mund t’i kthehen forcës së dikurshme, duke e bërë të ardhmen e shtetit më të paqartë”, ka thënë Merz.

“Për të qenë i sinqertë, e kam vështirë të imagjinoj se regjimi i mullahëve do t’iu kthehet funksioneve të vjetra. Figura të mëdha të udhëheqësisë ushtarake dhe Gardës Revolucionare Islamike nuk janë më gjallë dhe gjërat nuk do të jenë siç ishin”.

I pyetur nëse beson që Shtetet e Bashkuara do të përfshihen në fushatën ushtarake kundër Iranit, Merz ka thënë se beson që “nuk ka vendim ende nga Qeveria amerikane”.

“Tani varet se sa do të jetë gati regjimi i mullahëve për t’u kthyer në tavolinën e negociatave. Nëse jo, atëherë mund të ketë zhvillime të këtij lloji”, ka thënë ai.

Izraeli ka nisur të premten fushatë ajrore duke goditur qendra ushtarake dhe bërthamore brenda Iranit, duke thënë se synon t’ia pamundësojë armikut të tij posedimin e armëve bërthamore.

Mirëpo, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka sugjeruar se fushata ushtarake mund të ketë edhe qëllime tjera.

Ai ka thënë një ditë më parë se Izraeli “është duke ndryshuar fytyrën e Lindjes së Mesme” me këtë fushatë, e cila mund të rezultojë me “ndryshime radikale” brenda shtetit.

Netanyahu sugjeron se vrasja e liderit suprem të Iranit “do t’i jepte fund konfliktit”
Irani udhëhiqet prej liderëve klerikë prej Revolucionit Islamik të vitit 1979, dhe është akuzuar nga Perëndimi për abuzime me të drejta të njeriut dhe shtypje brutale të disidentëve.

Liderët e grupit G7 kanë bërë thirrje të hënën për shtensionim në Lindje të Mesme, duke theksuar se Izraeli “ka të drejtë të mbrojë veten” dhe që civilët duhet mbrojtur në të dyja anët. /rel

E rëndë në Korçë/ Gruaja dërgohet me urgjencë në spital pas kontaktit me energjinë elektrike

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të marte në fshatin Neviçisht të Korçës.

Nga informacionet paraprake mësohet se një grua ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për 64-vjeçaren  me iniciale I.D.

Ajo është transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen rrethanat se si 64-vjeçarja ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Eliona Pitarka bëhet nënë për herë të tretë, zbulohet “sekreti” i gjinisë

Eliona Pitarka ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë, duke ndarë lajmin e gëzueshëm me ndjekësit përmes një videoje të ëmbël në Instagram. 

Në postimin e saj, ajo shfaq foshnjën, por e kijdesshme të mos tregonte gjininë të cilën, siç ka thënë nuk e ka ditur as vetë gjatë shtatëzënisë.

Megjithatë pak kohë më vonë influencerja zbuloi se bebja ishte vajzë duke e bërë Oitarkën tashmë nënë të tre vajzave.

Emrin e foshnjës Eliona ende nuk e ka zbuluar megjithë komentet dhe kërkesën e shumtë të ndejkësve.

Eliona Pitarka ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë, duke ndarë lajmin e gëzueshëm me ndjekësit përmes një videoje të ëmbël në Instagram. 

Në postimin e saj, ajo shfaq foshnjën, por këtë herë ka vendosur të mos zbulojë ende gjininë e bebit.

Irani thirrje banorëve të Izraelit: Largohuni nëse e doni jetën

Shefi i shtabit të forcave të armatosura të Iranit, Abdolrahim Mousavi, u bën thirrje banorëve të Haifës dhe Tel Avivit të evakuohen, duke paralajmëruar për sulme “ndëshkuese” të afërta.

“Operacionet ndëshkuese do të kryhen së shpejti”, thotë Mousavi në një deklaratë video të transmetuar nga televizioni shtetëror në ditën e pestë të konfrontimit vdekjeprurës.

Duke iu referuar Izraelit, Mousavi tha se “banorët e territoreve të pushtuara, veçanërisht Tel Avivit dhe Haifës, nxiten fuqimisht të largohen nga këto zona për hir të jetës së tyre”.

Gardat Revolucionare të Iranit thanë më parë se kishin nisur një sulm që synonte bazat ajrore izraelite nga të cilat pretendojnë se avionë luftarakë janë ngritur për të goditur Republikën Islamike.

“Në valën e re të sulmeve, një operacion raketor në shkallë të gjerë u krye kundër bazave ajrore të ushtrisë së regjimit sionist, të cilat janë bazat nga të cilat avionët luftarakë të regjimit ngrihen drejt vendit tonë të dashur”, thanë Garda në një deklaratë të transmetuar nga televizioni shtetëror.

Sirenat u aktivizuan më herët këtë mbrëmje në një pjesë të gjerë të Izraelit jugor, duke përfshirë bazat ajrore izraelite. IDF thotë se të dy raketat balistike u interceptuan.

Hakerat izraelitë nisin “aksionin”/ Irani merr vendimin drastik, izolon vendin nga interneti

Izraeli ka nisur një luftë masive kibernetike kundër infrastrukturës dixhitale të Iranit, citojnë mediat iraniane komandën e sigurisë kibernetike të vendit.

Shumë nga sulmet u zmbrapsën me sukses, shton komanda.

Ndërkohë, një sërë raportesh tregojnë se Irani po kufizon aksesin e publikut në botën e jashtme, pasi telefonat fiks duket se nuk janë më në gjendje të marrin ose të bëjnë thirrje telefonike ndërkombëtare.

Irani nuk ofroi asnjë pranim të kufizimit, i cili ka ndodhur gjatë protestave mbarëkombëtare në të kaluarën dhe gjatë luftës Iran-Irak të viteve 1980.

Faqet e internetit ndërkombëtare gjithashtu dukeshin të kufizuara për përdoruesit e internetit. Megjithatë, faqet e internetit lokale dukeshin se funksiononin. Kjo ka të ngjarë të sinjalizojë se Irani ka ndezur të ashtuquajturin “rrjet hallall”, versionin e internetit të kontrolluar lokalisht nga Irani që synon të kufizojë atë që publiku mund të shohë.

Ndërkohë, Irani u ndalon zyrtarëve qeveritarë dhe truprojave të tyre të përdorin të gjitha pajisjet e komunikimit të lidhura me rrjetet. Ndalimi përfshin telefonat celularë, orët inteligjente dhe laptopët.

Irani nuk dha detaje mbi arsyen e ndalimit, i cili u raportua nga agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Fars. Megjithatë, ajo sugjeron se Irani dyshon se Izraeli përdori nënshkrime dixhitale nga elektronika për të nisur sulmet e tij, të cilat kanë shkatërruar udhëheqjen ushtarake të Iranit.

Televizioni shtetëror iranian i kërkon publikut të heqë aplikacionin e mesazheve WhatsApp nga telefonat e tyre inteligjentë, duke pretenduar pa ofruar asnjë provë se aplikacioni mblodhi informacionin e përdoruesve për t’ia dërguar Izraelit. WhatsApp mohoi çdo raport të tillë.

Xhaka më pranë Milanit, Igli Tare takohet me agjentët e mesfushorit

Milan vazhdon të eksplorojë mundësinë e transferimit të mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka, dhe drejtori sportiv Igli Tare së fundmi ka zhvilluar takime me përfaqësues të lojtarit për të diskutuar më tej marrëveshjen.

Milani po synon të rindërtojë mesfushën gjatë merkatos së verës, pas largimit të Tijjani Reijnders te Manchester City, largimit të pritshëm të Ruben Loftus-Cheek dhe një transferimi të mundshëm të Yunus Musah te Napoli.

Xhaka është një lojtar që kuqezinjtë e pëlqejnë shumë, ashtu si edhe trajneri i ri Massimiliano Allegri, i cili dëshiron me forcë ta sjellë mesfushorin me përvojë në “San Siro”.

Sipas “Football Italia”, drejtori sportiv i Milanit, Tare, u takua në Gjermani me agjentët e Xhakës për të gjetur kushtet e duhura që do ta bindnin Bayer Leverkusenin të pranojë shitjen e mesfushorit 32-vjeçar, i cili ka kontratë deri në verën e vitit 2028.

Leverkuseni, i cili këtë verë ka shitur lojtarë kyç si Florian Wirtz dhe Jeremie Frimpong, dëshiron të mos humbasë edhe një titullar tjetër dhe pritet të kërkojë një shumë të lartë për transferimin.

Megjithatë, Milani do të vazhdojë përpjekjet për të siguruar nënshkrimin e Xhakës gjatë ditëve apo javëve në vazhdim.