zoom

Day Archive“Shansi i fundit” i Veliajt/ Gazetarja: Ka pak mundësi të lirohet nga Gjykata e Lartë

Gazetarja Klodiana Lala, ka komentuar procesin ndaj Erion Veliajt, që vijon të jetë në paraburgim që nga shkurti i këtij viti.

Lala tha se pritet që vendimi i Gjykatës së Lartë për masën e sigurisë ndaj Veliajt të jepet brenda korrikut, ndërkohë që shtoi se precedentët e kësaj gjykate, e bëjnë të besojë se Veliaj ka pak gjasa të lirohet.

Megjithatë Lala tha se rasti Veliaj, ka një komponent më shumë se rastet e Berishës dhe Metës, që u rrëzuan, pasi ai vijon të jetë kryebashkiak i Tiranës dhe ushtron një funksion, ndaj gjykata do ta analizojë edhe këtë fakt.

Veliaj ka ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë. Ai pretendon se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret, mundësia që zoti Veliaj të arratiset jashtë vendit, për të intimiduar provat. Pretendojnë se Veliaj, duke qenë kryetar bashkie duhe të ushtrojë detyrën.

Sipas ligjit, pasi caktohet relatori, caktohet një datë. Besoj se do të shqyrtohet brenda korrikut. Praktika ka treguar se, duke marrë në konsideratë rastet e tjera, brenda korrikut besoj se do të shqyrtohet. Kjo çështje mund shqyrtohet pa praninë e palëve, siç ishte në rastin e zotit Meta.

Gjyqtarja është Albana Boksi, ka shkuar nga apeli i krimeve të rënda. Është konsideruar me integritet, ka kaluar vettingun. Ka qenë nga grupi i parë i gjyqtarëve që shkuan nga apeli i posaçëm në Gjykatën e Lartë. Por është treshe gjykuese, jo një gjyqtare e vetme, është e rëndësishme të shohim edhe gjyqtarët e tjerë.

Ka patur edhe zhvillime me rëndësi, dy seanca në Apelin e Posaçëm. Njëra do të jetë ditën e nesërme, për informacionin dy mujor. Avokatët pasi të njihen me provat e prokurorisë, mund të kërkojnë zëvendësimin e masës së sigurisë. Mbetet për t’u parë se çfarë provash do të sjellin prokurorët për këto dy muajt e dytë.

I vetmi ndryshim i zotit Veliaj në raport me funksionarët, ka të bëjë me detyrën. Qëndrimi do të jetë, prevalon qëndrimi i prokurorisë, apo detyra e tij? Sepse Meta, Berisha, Beqja, nuk kishin detyrë. Pra balancohen. Është kaq i fortë dyshimi për prishje provash, apo janë provat kaq të forta, sa e duan Veliajn në burg? Apo mund të hetohet në gjendje të lirë dhe të ushtrojë detyrën? Në rastet e tjera nuk ka patur diskutim të tillë.

GJL nuk ka liruar për veprat penale korrupsion. Gjasat për tu liruar janë të pakta, por i vetmi aspekt që është ndryshe, është ushtrimi i detyrës, aty insistojnë edhe avokatat“, tha Lala në TPZ.

100 metra nën tokë/ Ky është mali ku Irani fsheh sekretet bërthamore

Një uzinë për pasurimin e uraniumi e ndërtuar nën tokë, e aftë t’iu rezistojë sulmeve me raketa pa pësuar shumë dëme: vetëm amerikanët kanë bombat e duhura për ta dëmtuar atë.

Çelësi është i mbrojtur nga “mali i shenjtë”, nga objekti bërthamor i Frodow-it. Është brenda këtij bunkeri gjigant që Irani ka instaluar një pjesë të centrifugave të nevojshme për pasurimin e uraniumit. Një objektiv i vështirë edhe për aviacionin izraelit, që deri tani ka qenë në gjendje vetëm të “gërvishtë” pjesën e jashtme të këtij impianti jetik.

Republika Islamike, që në ditët e para të ekzistencës së saj, ka ndjekur me kujdes gjithçka ndodhte në Lindjen e Mesme. Duke mbajtur parasysh përvojat e veta, gjithmonë të vështira, dhe ato të fqinjëve. Për tetë vjet ka luftuar me Irakun, duke përdorur edhe raketat tokë-tokë, një mjet lufte që sot është i pazëvendësueshëm. Gjatë asaj periudhe, Irani ishte dëshmitar i sulmit izraelit ndaj reaktorit bërthamor irakian të Osirakut, akti i parë i kundër-proliferimit i ndërmarrë nga Tel Avivi. Dhe e kuptoi se, nëse dëshironte të zhvillonte sektorin atomik, duhej të mendonte edhe si ta mbronte atë.

Kështu lindi plani për ndërtimin e strukturave nëntokësore, të afta për të përballuar goditje, siç është Fordow dhe, më së fundmi, Kolan Gaz, në jug të Natanzit.

Ndërtimi i “laboratorit” nisi gjatë viteve 2006-2007, ndërsa regjimi e pranoi ekzistencën e tij vetëm në vitin 2009. Zgjedhja e vendndodhjes u përcaktua nga karakteristikat e zonës malore, e përkryer për t’u përdorur si “strehë”. Sipas disa interpretimeve, ekziston edhe një aspekt simbolik: rajoni i Fordow-it ka pasur një përqindje të lartë “dëshmorësh” gjatë konfliktit me trupat e Sadam Huseinit dhe ndodhet jo shumë larg qytetit të shenjtë të Qomit, një pikë referimi për fenë shiite.

Natyrisht, ky aspekt i dytë është i parëndësishëm në krahasim me kërkesat për siguri dhe vlerën e kërkimit shkencor në një fushë strategjike. Impianti do të përbëhet nga një sërë hapësirash të mëdha, ku janë vendosur pajisjet.

Një raport i institutit britanik RUSI vlerëson se këto hapësira ndodhen në një thellësi prej 90-100 metrash – mjaftueshëm për të përballuar një sulm ajror izraelit.

Aviacioni disponon armë anti-bunker dhe ka përdorur shumë të tilla për të eliminuar drejtuesit e Hezbollah-ut që strehoheshin në galeri të ndërtuara nën ndërtesa, por nuk ka në arsenalin e tij bombat GBU-57A të zhvilluara nga Pentagoni, që mund të lëshohen vetëm nga bombarduesit B-2.

Pikërisht për këtë arsye, këto ditë vëzhgues dhe diplomatë kanë përsëritur në media: vetëm me një ndërhyrje amerikane është e mundur të dëmtohet Fordow, dhe as kjo nuk është e sigurt.

Janë formuluar disa hipoteza, duke marrë parasysh shtresat e betonit, dheut dhe materialeve të tjera të përdorura nga punëtorët për ta kthyer “qendrën” në një fortesë. Por gjithmonë me një dozë dyshimi për shkak të mungesës së të dhënave të sakta. Mbrojtja e brendshme shoqërohet nga kundërmasa përreth perimetrit, për të parandaluar sulme nga komando të huaja.

Disa muaj më parë, një rikonstruksion i publikuar në New York Times për planet e IDF-së nuk përjashtonte një ndërhyrje të forcave speciale pas një sulmi ajror, një alternativë për të kompensuar mungesën e bombave mjaftueshëm të fuqishme. Dhe një aksion i trupave elitare izraelite në Siri, në mars, me inkursionin në fabrikën e fshehtë të raketave nëntokësore në Maysaf, u interpretua nga disa si një provë gjenerale në funksion të një operacioni të mundshëm në Iran.

Është e pritshme që pasdaranët të kenë shtuar numrin e trupave për ta bërë tepër të rrezikshme çdo ndërhyrje të armikut, apo edhe një sabotim të thjeshtë, një tjetër metodë e përdorur nga Mossad për të dëmtuar Natanzin.

Por ka disa letra që mund t’i luash vetëm një here, kundërshtari mëson mësimin, edhe pse pikërisht episodet e fundit tregojnë se në Teheran dikush nuk e ka bërë deri në fund detyrën, mes gabimeve dhe nënvlerësimeve. Në rrethana si këto, informacionet mund të shërbejnë si mjegullnajë, aq më tepër në një krizë të pafundme, me skenarë të përsëritur dhe një kuadër gjithnjë e më të paqëndrueshëm./Corriere della Sera

Irani gati për hakmarrje, lëshon urdhër evakuimi për kanalet televizive izraelite

Teherani ka lëshuar urdhër evakuimi për kanalet izraelite të lajmeve pas sulmit izraelit në ndërtesën e transmetuesit shtetëror të Iranit, raportoi televizioni shtetëror iranian. 

“Irani ka lëshuar një njoftim evakuimi për kanalet izraelite N12 dhe N14. Ky urdhër vjen në përgjigje të sulmit armiqësor nga armiku sionist kundër Shërbimit të Transmetimit të Republikës Islamike të Iranit”, tha televizioni shtetëror në Teheran.

Lufta e drejtëpërdrejtë mes dy vendeve armiq të vjetër po shkon në ditën e pestë ndërsa nuk duket se ka asnjë shenjë për paqe. Izraeli ka shënjestruar kryesisht infrastrukturën bërthamore të Iranit ndërsa ky i fundit objekte banimi.

Ideohet shkëmbimi i bujshëm, Igli Tare “troket” në derën e Barcelonës

Një shkëmbim i bujshëm është duke u ideuar në aksin “Barcelonë-Milano”.

Sipas gazetës spanjolle, “Mundo Deportivo”, Barcelona ka hedhur “grepat” për Rafael Leaon teksa po mendohet një shkëmbim me mbrojtësin Ronald Araujo, duke përfshirë dhe një vlerë të caktuar parash.  

Milani ka bërë këtë propozim ndërsa të dy klubet po kërkojnë të ristrukturojnë skuadrat e tyre gjatë kësaj vere.   

Megjithatë, tarifat e larta të transferimeve mund ta bëjnë Leaon një opsion më realist, në raport me dy emrat e tjerë që kanë qarkulluar së fundmi, Luis Diaz dhe Niko Uilliams. Sulmuesi portugez ka qenë prej kohësh në radarët e klubit katalanas.  

E ardhmja e Araujos mbetet e pasigurt, pavarësisht rinovimit të fundit. Ky shkëmbim mund të ndihmojë Barcelonën që të përmbushë kërkesat e ‘Fair Play-it Financiar’.   

Vendimi përfundimtar mund të varet më shumë nga çështjet financiare sesa ato sportive. Në orët në vijim, drejtori Igli Tare, pritet të vendosë pikat mbi “I” në lidhje me këtë tratativë merkatoje.  

Parashikimi i motit, ja kur rikthehet shiu në vend

Meteorologu Hakil Osmani ka bërë një parashikim të motit për javën.

Sipas tij, në zonat bregdetare temperaturat do të jenë 19 gradë Celsius dhe gjatë mesditës do të rriten rreth 30 gradë Celsius.

Meteorologu theksoi se java do të ketë ngritje të temperaturave, por një interval vranësirash dhe shiu do të jenë prezentë ditën e martë dhe të mërkurë.

Osmani më tej tha se moti në fundjavë do të jetë kryesisht me diell.

“Në zonat bregdetare do të jenë rreth 19 gradë Celsius dhe gjatë mesditës do të rriten rreth 30 gradë Celsius. Do të kemi një javë me ngritje të temperaturave.

Por ditët e martë dhe të mërkurën mund të kemi edhe disa vranësira. Në pjesën më të madhe të kohës, era do të ketë edhe intervale të shkurtra. Ata që duan të bëjnë plazh do të jenë të favorizuar sepse do të ketë një fundjavë me diell,”- tha Osmani./ Zoom.al

Eksperti i sigurisë: Irani do të godiste Shqipërinë me raketa, ja qyteti që ishte shënjestruar

Shqipëria është pozicionuar krah Izraelit në luftën ndaj Iranit për arsye historike të ditura, por edhe për shkak se vendi ynë strehon muxhahedinët, kundërshtarët e regjimit të Iranit.

Muxhahedinët strehohen në një kamp në Manzë të Durrësit dhe prej andej ata ishin përfshirë edhe në aktivitet kibernetik ndaj regjimit të Teheranit.

Eksperti Xhavit Shala, i ftuar në Klan News në rubrikën “Përballë Lajmit” tha se Irani ka synuar të godiste Shqipërinë me raketa, pikërisht kampin e muxhahedinë në Manzë të Durrësit, por kjo ide nuk u realizua.

Por më pas ndodhi sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë.

Kjo bëri që Irani pastaj të ndërmarri dy hapa; Njëri ngeli projekt ide dhe tjetri u bë realitet. E para, sulmi kibernetik që ishte nga më të ashpërit, Shqipëria nuk ishte sprovuar asnjëherë, ka qenë nga më të ashpërit që ka bërë, që cënoi integritetin e të dhënave shtetërore.

Nga ana tjetër ata u përgatitën për të bërë goditjen me raketa dhe me dronë  ndaj Shqipërisë. Ka dokumente për këtë, ka botime gazetash. Sidomos në 2023 ose më përpara, një gazetë iraniane e nxorri dhe skemën ku do godiste, ishin paralajmërime të gjitha këto, do goditej në Manzë.”/ Zoom.al

Turistja çeke mbytet në plazhin e Golemit

Një turiste çeke është mbytur në plazhin e Golemit.

Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Enkeleda Arapi, turistja është një grua e moshës rreth 79 vjeç.

Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat në të cilat turistja ka ndërruar jetë, teksa paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrore (atak kardiak).

Samiti në Tiranë/ Serbia voton kundër deklaratës së përbashkët, arsyeja: NATO

Shqipëria mikpriti ditën e sotme samitin e liderëve të SEECP në Tiranë, ku 13 liderët e Europës Juglindore diskutuan mbi disa çështje të rëndësishme që shqetësojnë sot jo vetëm Europën, por mbarë botën.

Në fund të takimit Samiti i SEECP doli me një deklaratë të përbashkët, ku kundër votoi Serbia dhe Bosnja.

Burime bëjnë me dije se shkak që Serbia dhe Bosnja nuk votuan pro deklaratës ishin arsyet së në deklaratë ishin të përfshira dy pika si:

Dënimi i agresionit rus ndaj Ukrainës

-Referenca ndaj NATO-s si aleancë që kontribuon në sigurinë euroatlantike

VIDEO/ Goditi televizionin iranian LIVE, ushtria: Përdorej nga forcat e armatosura

Në ditën e katërt të luftimeve, Izraeli dhe Irani po shkëmbejnë sulme të ashpra mes tyre.

Vetëm pak minuta më herët ushtria izraelite goditi gjatë transmetimit live, televizionin shtetëror iranian.

Pamjet tregojnë momentin:

IDF konfirmoi se bombardoi ndërtesën e transmetuesit shtetëror të Iranit në Teheran duke thënë se ajo përdorej nga forcat e armatosura të Iranit.

“Kjo qendër u përdor nga forcat e armatosura për të çuar përpara operacionet ushtarake nën mbulimin civil, duke përdorur mjetet dhe asetet e veta”, pretendon IDF.

Para sulmit, IDF lëshoi ​​një paralajmërim evakuimi për një pjesë të madhe të Teheranit ku ndodhet ndërtesa e transmetuesit dhe bëri telefonata me njerëzit në zonë, thotë ajo.

“Sulmi u krye gjithashtu në një mënyrë të synuar për të minimizuar sa më shumë dëmin ndaj civilëve të papërfshirë”, shton IDF./ Zoom.al

66 mln euro tendera për kompaninë e gruas së drejtorit, SPAK zbarkon në Bashkinë e Tepelenës

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zbarkuar këtë të hënë në Bashkinë e Tepelenës, ku sipas informacioneve të Syri TV po verifikohen një sërë dosjesh të lidhura me tendera publikë.

Dyshohet për afera korruptive që përfshijnë favorizime të operatorëve dhe abuzime me fondet shtetërore. Kjo Bashki drejtohej nga Tërmet Peçi, deri para zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, kur vendosi të jepte dorëheqjen dhe të kandidonte për deputet ku fitoi edhe mandatin.

Tërmet Peçi është kallëzuar në SPAK nga Partia Demokratike më 30 Prill, sipas një deklarate për shtyp nga selia blu.

Kallëzimi është bërë referuar emisionit “Plug”, ku denoncoi se drejtori i Bashkisë së Tepelenës Lorenc Bami në vitin 2017 në emër të bashkëshortes Aleksandra Bami dhe në bashkëpunim me shtetasin Hekuran Hoxha themeluan kompaninë “NG STRUCTURES shpk”.

Kjo kompani ka marrë 18 milionë euro tendera nga Bashkia e Tepelenës dhe Gjirokastrës dhe 66 milionë euro tendera në total nga institucionet publike, ku spikasin ato të rindërtimit.

“NG STRUCTURES” rezulton që të jetë kompania e përzgjedhur dhe nga “IUMENTIS shpk”, kjo e fundit me firmën e Tërmet Peçit ka përfituar tokë publike dhe leje ndërtimi për thertoren rajonale të Qarkut Gjirokastër, e më pas kalon paratë te kompania e gruas së Lorenc Bamit.

Ndërkohë, pas largimit si aksionere nga shoqëria NG STRUCTURES, Aleksandra Bami, gruaja e drejtorit Lorenc Bami themelon kompanië “Artreum Generation” me ortak themelues Mateo Shehu, i biri i Gjolek Shehu pronarit të “IUMENTIS”.  Kompania “Artreum Generation” ka marrë nënkontraktimin e një tjetër tenderi në Bashkinë Memaliaj për ndërtimin e Ujësjellësit.

Gjithashtu, motra e Tërmet Peçit, Manjola Haska, një mësuese, drejtoreshë shkolle është shndërruar në investitore dhe përfituese e fondeve të AZHBR, pasi me VKB të posaçme, i vëllai kryebashkiak i ka dhuruar mijëra metra katrorë tokë publike në fshatin Rexhin për ndërtimin e një Agroturizmi dhe ka përfituar një fond në vlerën 220.000 euro nga fondet e IPARD./ Zoom.al