Aplikacion
55-vjeçari shqiptar, i cili vrau ish-gruan e tij në Itali nuk shpreh pendesë për krimin e kryer.
“Doja ta bëja, kam shpëtuar fëmijët e mi”. Kështu deklaroi pas arrestimit autori i dyshuar i vrasjes me thikë të ish-gruas së tij 45-vjeçare shqiptare, Gentiana Hudhra, në Tolento të Italisë.
Krimi i rëndë u krye nga 55-vjeçari në mes të qytetit, ku dëshmitarë ishin dhjetra kalimtarë të rastit.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, autori, Nikollaq Hudhra fillimisht e ka goditur me thikë ish-gruan e tij, e më pas e ka shkelmuar teksa ajo binte përtokë e plagosur rëndë dhe në fund është ulur në një stol aty pranë, duke e parë ndërsa ajo jepte shpirt.
45-vjeçarja shqiptare ishte duke shkuar në punë në momentin që u sulmua nga ish-bashkëshorti i saj me të cilin kishte dhe dy fëmijë të rritur.
Mediat italiane shkruajnë se tashmë hetimet e policisë janë përqëndruar tek historiku i marrëdhënies mes viktimës dhe autorit, pasi nuk përjashtohet mundësia që 45-vjeçarja të jetë dhunuar apo kërcënuar më parë nga autori ndonëse nga verifikimet nuk ka patur denoncime prej saj./ Zoom.al
Erdogan telefonon Trump për luftën, ja çfarë diskutuanPresidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka shprehur gatishmërinë e Turqisë për të ndërmjetësuar në krizën mes Iranit dhe Perëndimit për programin bërthamor të Teheranit, gjatë një bisede telefonike me presidentin amerikan Donald Trump të zhvilluar të dielën.
Sipas një deklarate zyrtare nga Presidenca e Turqisë, Erdogan i tha Trumpit se Ankara është e gatshme të luajë rol aktiv për të ndihmuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që kanë përshkallëzuar situatën dhe kanë çuar në përplasje mes Izraelit dhe Iranit.
Erdogan paralajmëron për “katastrofë që mund të djegë gjithë rajonin”
Gjatë telefonatës, Erdogan përshëndeti deklaratat e fundit të Trumpit për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje paqeje mes Teheranit dhe Tel Avivit, duke e inkurajuar që të marrë veprime konkrete.
“Kërkohet veprim i menjëhershëm për të shmangur një katastrofë që mund të vërë flakën të gjithë rajonit,” u shpreh Erdogan sipas deklaratës zyrtare.
Netanjahu: Unë dhe Trump jemi plotësisht të koordinuar me njëri-tjetrinKryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se ai dhe presidenti amerikan, Donald Trump janë plotësisht të koordinuar.
Në një intervistë për Fox News, Netanyahu u pyet nëse i ka kërkuar Trumpit bomba “shkatërruese bunkerësh” të prodhuara në SHBA, armë që mund të shkatërrojnë objektiva nëntokësore. Ai u përgjigj duke thënë se “Nuk do të hyj në diskutimet e mia me presidentin. Por kuptoni që vendimet e tij janë vendime të tij”.
Ai thotë gjithashtu se Izraeli tashmë ka dëmtuar aftësinë bërthamore të Iranit, duke përfshirë një sulm ndaj një centrali bërthamor në Isfahan.
Në lidhje me konfliktin e armatosur, kujtojmë që Trump ka deklaruar se SHBA-të nuk janë të përfshira në këtë ngjarje.
Tragjike/ Mbytet 22-vjeçari në lumin MatNjë ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të diele në veri të vendit.
Një i ri, rreth 22 vjeç është mbytur teksa lahej në lumin Mat. Sipas informacioneve paraprake, 22-vjeçari ishte futur në ujë me disa të afërm të tij kur nuk u pa të dilte më nga lumi.
Trupi i pajetë u nxor disa minuta më parë nga disa banorë të zonës dhe forcat e policisë./ Zoom.al
Yjet kanë folur dhe disa shenja thjesht po i çojnë gjërat në ekstrem! Nëse ndihesh i lodhur nga vetja (ose nga të tjerët), ndoshta horoskopi ka një shpjegim.
Ja kush po “shkëlqen” pak si shumë këtë muaj:
Dashi – Lider, po, por këtë muaj po komandon si në stërvitje ushtarake. Lëri të tjerët të marrin pak frymë!
Gaforrja – Ndjeshmëria jote është kthyer në një telenovelë. Jo çdo fjalë është një sulm personal, relaksohu!
Luani – Po të duam shumë, por jo çdo ditë është premierë filmi me ty në rolin kryesor. Ul dritat!
Virgjëresha – Perfeksionizëm level hard. Po analizon edhe mënyrën si thithin ajër të tjerët. Jepi pak pushim mendjes!
Akrepi – Je aq misterioz, saqë njerëzit s’e dinë më a je mik apo armik. Dil pak nga errësira, të lutem.
Izraeli thyen rekord/ Shënon sulmin më të largët ndonjëherë, goditet avioni iranianIDF konfirmon se Forcat Ajrore Izraelite bombarduan një aeroplan iranian të furnizimit me karburant në Aeroportin e Mashhadit në Iranin verilindor, rreth 2,300 kilometra larg Izraelit, duke shënuar “sulmin më të largët që nga fillimi i operacionit”.
“Forcat Ajrore po punojnë për të arritur epërsi ajrore në të gjithë Iranin”, thotë ushtria. Një zjarr i madh mund të shihet në Aeroportin e Mashhadit pas sulmit izraelit.
Sulmi në Aeroportin e Mashhadit potencialisht shënon sulmin më të largët të Forcave Ajrore Izraelite ndonjëherë. Në vitin 1985, Forcat Ajrore Izraelite goditën selinë e Organizatës për Çlirimin e Palestinës në Tunizi, gjithashtu mbi 2,000 kilometra larg Izraelit.
Olta Gixhari i zbulon romancën Sara Hoxhës dhe Erik Fullanit? (VIDEO)Prej disa ditësh, rrjeti po “zien” me lajmet që qarkullojnë mbi romancën e re mes Sara Hoxhës dhe milionerit Erik Fullani, djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanin.
Dyshimet nisën nga disa pamje nga jugu ku u aludua se ishin me pushime bashkë. Por duket se mikesha e ngushtë e Sarës, aktorja Olta Gixhari i ka ‘’nxjerrë zbuluar’’ duke konfirmuar lidhjen e dyshes.
Eriku dhe Sara janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në festën e ditëlindjes së djalit të Olta Gixharit, Zeos.
Festa e ditëlindjes e realizuar në Tiranë mblodhi një rreth të vogël miqsh ku mes tyre edhe Sara Hoxha me Erik Fullanin. Kjo konfirmon romancën mes tyre pasi Fullani nuk është parë më herët në këtë rreth, dhe Olta si mikeshë e ngushtë e Sarës e ka ftuar.
https://www.instagram.com/reel/DK5J2lZNzLF/?igsh=MW83dWI0Y2h3bWw0bw==
Djali i Grida Dumës prek me dedikimin për të atin pas ndarjes nga jetaDitët pas ndarjes nga jeta të diplomatit të njohur Ilir Shqina kanë qenë të mbushura me dhimbje për familjen, miqtë dhe kolegët e tij të shumtë.
Sot, një reagim i ndjerë nga i biri i tij ka prekur zemrat e shumë njerëzve, duke ndriçuar edhe më shumë figurën e një njeriu që ka lënë pas një trashëgimi të pasur shpirtërore dhe profesionale.
“Kanë kaluar disa ditë që nga ndërrimi nga jeta e babait tim madhështor, Iliri Shqinës,” shkruan djali i tij në një mesazh publik plot emocione. “Prita për ta lënë mendjen të qetësohet dhe për t’i lënë dhimbjes kohën e vet të nevojshme.”
Ai e përshkruan të atin si një figurë qendrore në jetën e tij, një mbështetje e palëkundur dhe një udhërrëfyes i përhershëm:
“Babi, ti je përgjithmonë! Ndjej thellë boshllëkun e humbjes tënde fizike, por ti qëndron me mua dhe je mbrojtësi im.”
Në rrëfimin e tij, djali përkujton me krenari dhe mall ndikimin që Ilir Shqina ka pasur në formimin e tij si njeri:
“Ke farkëtuar tek unë forcat më të nevojshme për jetën… më ke treguar mrekullitë e studimeve, arritjeve dhe historisë njerëzore, që tani i mbaj si pjesë të identitetit tim.”
Ndër të tjera, ai ndalet edhe te pasioni dhe përkushtimi i babait të tij për diplomacinë, një fushë ku Ilir Shqina ka dhënë një kontribut të çmuar për përparimin ndërkombëtar të Shqipërisë.
“Ke balancuar drejtësinë me interesat dhe ke mirëkuptuar njerëz në vendet më të rëndësishme të botës.”
Mes dhimbjes, rrjedh edhe një ndjesi qetësie dhe mirënjohjeje:
“Tani je në një vend më të mirë… më shikon mua duke ecur përpara, dhe e kupton që edhe pa prezencën tënde fizike, unë do të jem mirë dhe ne do të jemi mirë.”
Reagimi mbyllet me një premtim të heshtur, një lidhje që sfidon kohën dhe largësinë:
“Do të më drejtosh në një botë që e njihje më mirë se shumëkush… Je gjithmonë i imi dhe gjithmonë do të të dua!”
Alarm mbi Izrael/ Irani lëshon një tjetër valë sulmeshForcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë njoftuar se alarmet e sulmit ajror janë aktivizuar në disa zona të vendit, pas identifikimit të raketave të lëshuara nga Irani në drejtim të territorit izraelit.
Në një deklaratë zyrtare, ushtria izraelite bëri të ditur se Forcat Ajrore janë duke vepruar për të kapur dhe goditur objektivat kur është e nevojshme, me qëllim eliminimin e kërcënimit në burim.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ndjekin me kujdes udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm, për të garantuar sigurinë e tyre në kushtet e një situate të tensionuar dhe dinamike.
Ndërkohë, televizioni shtetëror iranian ka konfirmuar se Irani ka nisur një valë të re raketash “si hakmarrje” ndaj Izraelit, në vijim të përshkallëzimit të tensioneve mes dy vendeve.
Më herët gjatë ditës, IDF kishte paralajmëruar se Irani kishte lëshuar raketa drejt Izraelit, ndërsa kjo është faza më e fundit në një seri sulmesh dhe kundërsulmesh që po rrisin shqetësimet për një përshkallëzim të madh rajonal.
Priten përditësime të mëtejshme mbi situatën në orët në vijim.
Gomonia plagos turistin në plazhin e Gjipesë, detajet e paraRreth orës 13:40, në plazhin e Gjipesë ka ndodhur një incident i rëndë në det, ku është dëmtuar një pushues nga një mjet lundrues.
Sipas të dhënave paraprake, shtetasi K. V., 27 vjeç, banues në Orikum, duke drejtuar një gomone me dokumentacion të rregullt, jashtë zonës së sigurisë dhe në një distancë të konsiderueshme nga tapat që kufizojnë zonën e notimit, dyshohet se ka dëmtuar aksidentalisht shtetasin D. S., 46 vjeç, banues në Gjermani, i cili ishte duke bërë zhytje në afërsi të mjetit.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Dhërmi kanë ndërhyrë duke i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit dhe më pas kanë organizuar transportimin e tij të menjëhershëm drejt spitalit, ku po merr trajtim mjekësor.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit lundrues, K. V., është shoqëruar në Stacionin e Policisë Dhërmi për sqarime të mëtejshme, së bashku me disa dëshmitarë të ngjarjes./ Zoom.al