zoom

Day ArchiveFundjava sjell fat për këtë shenjë horoskopi, një surprizë e këndshme po vjen!

Nëse je i/e shenjës së Gaforres, përgatitu: kjo fundjavë pritet të të surprizojë! Diçka që ke pritur prej kohësh mund të ndodhë, qoftë një mesazh i papritur, një takim emocionues apo një mundësi që lidhet me punën apo financat.

Hëna, që është planeti yt udhëheqës, ndikon fuqishëm këto ditë, duke të dhënë më shumë intuitë dhe ndjeshmëri. Mos i injoro sinjalet e brendshme, ato do të të çojnë në drejtimin e duhur.

Këshilla e ditës: Bëhu gati të thuash “po” ndaj diçkaje që zakonisht do të kishe refuzuar. Fati shpesh vjen kur guxojmë të ndryshojmë rutinën.

Dhe nëse s’je Gaforre, mos u mërzit – universi ka planet e veta për të gjithë… vetëm ki sytë hapur!

Reagon Netanjahu, mesazh popullit iranian

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar pas kundërpërgjigjes së Iranit, drejt Tel Aviv dhe Jeruzalemit.

Netanyahu thotë se lufta e Izraelit nuk është me popullsinë e Iranit, por lidershipin. Paralajmëroi më shumë goditje kundrejt Iranit, në zona ushtarake dhe bërthamore. Kryeministri izraelit iu drejtua qytetarëve iranianë, duke u bërë thirrje të ngrihen dhe që zërin i tyre të dëgjohet.

Ai theksoi se qëllimi i Izraelit është të ndalojë kërcënimin bërthamor dhe të raketave që vjen nga Irani. “Teksa ne arrijmë qëllimin tonë, po hapim rrugën edhe për ju që të arrini lirinë tuaj,” tha ai.

Në fund, Netanyahu i bëri thirrje popullit iranian të bashkohet rreth flamurit dhe historisë së vet.

Përplasja Izrael-Iran, Putin propozon të ndërmjetësojë

Presidenti rus Vladimir Putin kontaktoi sot si Masoud Peskov ashtu edhe Benjamin Netanyahu dhe deklaroi “gatishmërinë” e tij për të ndërmjetësuar për t’i dhënë fund armiqësisë.

Putin i shprehu ngushëllime Pesekianit për të vdekurit dhe tha se veprimet e Izraelit shkelin Kartën e Kombeve të Bashkuara, sipas agjencive ruse të lajmeve.

Presidenti iranian përsëriti se Teherani nuk kërkon të pajiset me armë bërthamore dhe se është gati të ofrojë garanci për organizatat ndërkombëtare përkatëse.

Në telefonatën e tij me Netanyahun, Putin theksoi se çështjet që lidhen me programin bërthamor të Iranit duhet të zgjidhen përmes diplomacisë. Ai theksoi gjithashtu se ishte “i gatshëm të merrte një rol ndërmjetësues në mënyrë që të shmangte një përshkallëzim të ri të tensionit “, i cili do të kishte “pasoja katastrofike për të gjithë rajonin”.

Irani: Hakmarrja sapo ka nisur, asnjë vend në Izrael nuk do të jetë i sigurt

Garda Revolucionare e Iranit tha se kreu sulme kundër dhjetëra objektivave në Izrael këtë të

premte në mbrëmje.

Duke folur për Reuters, një zyrtar i lartë iranian tha: “Hakmarrja jonë sapo ka filluar, ata do të paguajnë një çmim të lartë për vrasjen e komandantëve, shkencëtarëve dhe njerëzve tanë.”

Zyrtari shtoi se “askund në Izrael nuk do të jetë i sigurt” dhe se “Hakmarrja jonë do të jetë e dhimbshme”.

Televizioni shtetëror iranian po raporton gjithashtu se të paktën një avion luftarak izraelit u rrëzua nga mbrojtja ajrore dhe se piloti i tij është ndaluar, raporton Reuters.

Përshkallëzon lufta/ Irani nis hakmarrjen, shpërthime të forta në Izrael (VIDEO)

Irani ka nisur sulmin ajror ndaj Izraelit si kundëpërgjigje ndaj sulmit të natës së sotme, duke lëshuar qindra raketa balistike.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se janë dëgjuar shpërthime të forta në Tel Aviv dhe në Jeruzalem, ndërsa në qytete shihen re të mëdha tymi.

Ndërkohë Izraeli ka aktivizuar sistemin mbrojtës. Ushtria izraelite thekson se ka aktivizuar mbrojtjen ajrore dhe po kap sulmet iraniane.

Kujtojmë që pak më herët Izraeli nisi një valë të re sulmoesh në Iran ku synimi janë objektet strategjike të Iranit.

Veliaj: Po të mos isha arrestuar nuk do e kishit kuptuar çfarë keni humbur

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar me trendin e videove të Tik Tok ku nuk ka kursyer ironitë apo mesazhet e koduara. 

Në një postim të fundit, Veliaj shkruan: Efekti i fluturës është i çmendur sepse nëse nuk do të isha arrestuar, ju ende do të mendonit se Tirana u ndërtua vetë, administratori i Tik Tokut tim do të punonte në heshtje dhe askush nuk do të kishte kuptuar se çfarë kryebashkiaku keni hunbur(përkohësisht). 
https://vm.tiktok.com/ZMSyvbDNo/

Nuk dihet kujt i dërgohet mesazhi apo kush nuk ia ka kuptuar vlerat kryebashkiakut përpara arrestimit të tij, megjithatë videot e llogarisë së Veliajt, e kanë rikthyer atë në vëmendje gjatë ditëve të fundit. 

Veliaj u arrestua ne 10 shkurt të këtij viti dhe që prej asaj kohe po qëndron në qelli për tu përballur me një lumë akuzash të ngritura nga SPAK. 

Murtaja në qarkullim/ Ndalohet shitja e dhenve dhe dhive në territorin shqiptar

Është ndaluar përkohësisht lëvizja e kafshëve të gjalla të llojit dhen dhe dhi, nga ferma në fermë, shtegtimi dhe kullotja në kullota, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu, ndalohet përkohësisht tregtimi i dhenve dhe dhive në tregjet e kafshëve të gjalla, mjedise të hapura, panaire dhe grumbullime të tjera në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Lejohet lëvizja e kafshëve të gjalla të llojit dhen dhe dhi vetëm për në thertore, e shoqëruar me certifikatë shëndetësore veterinare, e lëshuar nga veterineri zyrtar.

Ky vendim vjen pas shpërthimit të murtajës te bagëtitë e imëta.

Trump: Dija gjithçka për sulmet e Izraelit, Teherani është ende në kohë për marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump, i tha agjencisë Reuters se Shtetet e Bashkuara “dinin gjithçka” për sulmet e Izraelit ndaj ndërtesave bërthamore iraniane.

Në një intervistë për këtë agjenci, Trump vuri në pikëpyetje nëse Irani ende ka program bërthamor pas breshërisë së sulmeve izraelite në mbarë vendin.

Ai po ashtu tha se bisedimet bërthamore mes SHBA-së dhe Iranit ende janë të parapara që të vazhdojnë këtë të diele, edhe pse shprehu dyshime nëse ato do të mbahen.

Udhëheqësi amerikan përsëriti se nuk është vonë që Irani të arrijë një marrëveshje për programin bërthamor.

“Kam tentuar që ta shpëtojë Iranin nga turpërimi dhe vdekjet”, shtoi ai.

Kur u pyet për mundësinë e një lufte rajonale si rezultat i veprimeve të Izraelit, Trump tha se nuk është i shqetësuar se mund të ndodhë diçka e tillë.

Më herët gjatë së premtes, Trump paralajmëroi Iranin se duhet të bëjë marrëveshje për programin e vet bërthamor “para se të jetë tepër vonë”, pak orë pasi Izraeli bombardoi objektet bërthamore iraniane si dhe ato ushtarake në të gjithë vendin, duke i vrarë një gjeneral të lartë dhe dy zyrtarë të tjerë ushtarakë.

Irani u përgjigj duke i lëshuar dhjetëra dronë dhe raketa ndaj objekteve izraelite. Ushtria e Jordanisë tha se ka rrëzuar disa prej tyre në hapësirën e vet ajrore.

Ndër objektet e goditura në Iran ishte edhe një komandë e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në Teheran, sipas televizionit shtetëror iranian. Sulmi vrau komandantin e IRGC-së, gjeneralmajor Hossein Salami, sipas agjencisë iraniane të lajmeve, Tasnim.

“Ende ka kohë që kjo kasaphane… të përfundojë”, shkroi Trump në platformën e tij sociale, Truth Social.

“Irani duhet të bëjë marrëveshje, para se të mos mbetet asgjë, dhe ta shpëtojë atë që dikur njihej si Perandoria Iraniane… THJESHT BËJE, PARA SE TË JETË VONË”, tha ai.

Irani kërcënon Izraelin: Do të ketë fat të dhimbshëm! Arratiset Netanyahu?

Ushtria izraelite njofton se ka vazhduar sulmet ndaj objektivave ushtarake iraniane, si pjesë e një fushate për të goditur infrastrukturën ushtarake të Iranit.

Ndërkohë, në një reagim të ashpër, kreu i ri i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, Mohammad Pakpour, paralajmëroi Izraelin për një “fat të hidhur dhe të dhimbshëm” me pasoja shkatërruese, duke theksuar se Irani do të hakmerret për sulmet e kryera.

Nga ana tjetër, mediat izraelite hedhin dyshime se Benjanim Netanyahu është larguar nga Izraeli, pas përshkallëzimit të situatëa.

Mediat raportojnë nisjen e aeroplanit presidencial “Wing of Zion” nga Aeroporti Ben-Gurion drejt Athinës, në një kohë kur Izraeli po zhvillon operacionin ushtarak “Rising Lion” kundër objekteve bërthamore iraniane.

Menjëherë pas fluturimit të Netanyahut, Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), gjenerali Effie Defrin, njoftoi se Irani ka lëshuar mbi 100 dronë drejt Izraelit, duke theksuar rritjen e tensioneve në rajon dhe gatishmërinë për të përballuar kërcënimet.

Situata mbetet e tensionuar dhe rrezikon të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme./ Zoom.al

2.3 milionë euro në bankë/ Si u pasurua deputeti Arkend Balla?

Deklarimi i pasurisë së deputetit Arkend Balla ngre shqetësime të mëdha lidhur me transparencën dhe integritetin e përfaqësuesve publikë në Shqipëri.

Një shumë prej 2.3 milionë eurosh në një llogari bankare, të cilën Balla e justifikon si “të ardhura nga paga”, duket e largët nga realiteti ekonomik shqiptar. Duke marrë parasysh se paga neto mujore e një deputeti është rreth 170,000 lekë, do të duhej një kursim absolut për vite të tëra, çka është praktikisht e pamundur në një jetë normale dhe përballë kushteve ekonomike të sotme në vend.

Ky deklarim ngre dyshime për burime të tjera financiare që nuk janë bërë publike dhe për një mungesë të theksuar transparence. Në një kontekst ku qytetarët përballen me vështirësi ekonomike të mëdha, si rritje qirash, papunësi dhe mungesë perspektive, një pasuri e tillë e pazakontë krijon një hendek të thellë mes realitetit të përditshëm dhe asaj që deklarohet nga një përfaqësues publik.

Për më tepër, akuzat që lidhen me përfaqësimin e interesave të grupeve kriminale në Kuvend përforcojnë perceptimin se politikanët nuk janë vetëm larg interesave të qytetarëve, por edhe të përfshirë në rrjete që dëmtojnë sundimin e ligjit dhe zhvillimin demokratik të vendit.

Në këtë situatë, roli i institucioneve të drejtësisë, sidomos SPAK-ut, bëhet vendimtar për të hedhur dritë mbi burimin real të kësaj pasurie dhe për të siguruar që askush të mos jetë mbi ligjin./ Zoom.al