zoom

Day ArchivePamje të rënda/ Ky është pasagjeri që mbijetoi nga përplasja e avionit

Një pasagjer ka arritur t’i shpëtojë tragjedisë ajrore që ndodhi në Indi.

Mediat raportojnë se i mbijetuari, Vishwash Kumar Ramesh, shtetas britanik me origjinë indiane, ndodhet aktualisht i shtruar në spitalin e qytetit, vetëm pak metra larg vendit të aksidentit.

Sipas autoriteteve policore, Ramesh ishte ulur në vendin 11A — një vend pranë dritares në avionët e tipit Boeing 787, i pozicionuar afër krahut të avionit. Përkrah tij udhëtonte edhe vëllai i tij, i cili humbi jetën në aksident.

Në dëshminë e tij për mediat, Ramesh ka rrëfyer momentet dramatike:
“30 sekonda pas ngritjes në ajër u dëgjua një zhurmë e fortë, pastaj avioni u përplas.”

Ai i ka treguar ekipit të shpëtimit edhe kartën e imbarkimit si provë për vërtetësinë e dëshmisë së tij. Më tej ka shpjeguar se jeton në Londër prej rreth 20 vitesh dhe kishte ardhur në Indi për të vizituar të afërmit.

Në momentin e përplasjes, Ramesh nuk e dinte se ku ndodhej vëllai i tij.

“Kur arriti të çohej pas aksidentit, pa rreth vetes trupat e pajetë, tym, flakë dhe copa të shpërndara të avionit”, raporton gazeta italiane “La Repubblica”.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërkohë që numri i viktimave është më shumë se 290./ Zoom.al

Makina bie në kanal në Milot-Thumanë, disa të plagosur. Njëri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Milot-Thumanë, pranë fshatit Fushë-Gjorem.

Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal, duke lënë të plagosur katër persona nga e njëjta familje.

Sipas të dhënave paraprake, njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Të gjithë të lënduarit janë transportuar me autoambulanca drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën mjekësore të specializuar.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Deri më tani, dyshohet se humbja e kontrollit të mjetit mund të jetë shkaktuar nga shpejtësia./ Zoom.al

4 shenjat më me fat të kësaj vere

Dashi

Dashi do të përjetojë një verë plot emocione dhe rilindje shpirtërore. Do të lidhen me konceptin e “shtëpisë” dhe paqes së brendshme, duke kërkuar marrëdhënie kuptimplota, qofshin romantike, miqësore apo familjare. Jupiteri, duke kaluar në shenjën e Gaforres, forcon intuitën e tyre dhe i ndihmon të dëgjojnë thirrjen e tyre të brendshme. Nevoja për kujdes dhe lidhje kuptimplote del në pah.

Gaforrja

Gaforrja po shkëlqen këtë verë. Me Jupiterin në shenjën e tyre, ata do të shohin mundësi të reja, vetëbesim dhe frymëzim që do t’u vijnë si një magnet. Udhëzimi i tyre i brendshëm do të jetë më i fortë se kurrë, duke i ndihmuar ata të lidhen në mënyrë kuptimplote me njerëzit dhe qëllimet e tyre.

Peshorja

Për Peshoren, kjo verë është një mundësi e artë për partneritete dhe marrëdhënie të reja. Ndërsa Jupiteri kalon në shenjën e Gaforres, do të tërheqni njerëz dhe mundësi që përputhen me potencialin tuaj më të lartë. Mençuria e tyre e brendshme do ta udhëheqë drejt vendimeve të duhura.

Bricjapi

Bricjapët lënë pas pavarësinë e tepërt. Kjo verë sjell romancë, lidhje emocionale dhe njerëz mbështetës.

Partneritetet – qofshin profesionale apo personale – do të luajnë një rol vendimtar. Jupiteri i inkurajon ata të hapen, të besojnë dhe të ndërtojnë lidhje që forcojnë shpirtin.

Tragjedia në Indi/ Fotoja e fundit brenda avionit para aksidentit

Mes 290 viktimave nga tragjedia ajrore në Indi janë edhe anëtarët e një familjeje mjekësh.

Dr. Komi Vyas punonte në një spital në Udaipur dhe kishte lënë vendin e saj të punës për t’u bashkuar me bashkëshortin, Dr. Prateek Joshi, i cili tashmë punonte në Londër.

Ata udhëtonin së bashku me tre fëmijët e tyre të vegjël: djemtë binjakë Nakul dhe Pradyut, pesë vjeç, dhe vajzën Miraya, tetë vjeçe.

Pak para tragjedisë, mjekja kishte ndarë në rrjetet sociale një selfie nga kabina e avionit, ku familja shfaqej e buzëqeshur: çifti i ulur në njërën, ndërsa tre fëmijët ishin përballë, të gjithë të lumtur për nisjen e udhëtimit drejt jetës së re në Londër.

Fatkeqësisht, ky udhëtim u kthye në tragjedi. Telefoni i mjekes dyshohet se është djegur në flakët e zjarrit.

Miq të familjes kanë konfirmuar se si Dr. Komi Vyas, ashtu edhe bashkëshorti i saj, kishin kontribuar për vite me radhë në Spitalin Paqësor të Udaipurit. Dr. Joshi ishte transferuar më herët në Londër dhe vetëm këtë javë ishte kthyer për të marrë familjen me vete drejt një jete të re./ Zoom.al

Tragjedi! Nëna dhe djali mbyten në pishinë (EMRAT+FOTO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, ku një nënë e re dhe djali i saj i mitur kanë humbur jetën tragjikisht në një pishinë.

Lajmin e hidhur e ka bërë publik kryetari i komunës së Deçanit në Kosovë, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Jam i hidhëruar për lajmin e trishtë të ditës së sotme. Na e keni vrarë zemrën sot! Lagjës sonë ka me i mungu buzëqeshja e mirësia jote Elzina Halit Ramosaj dhe birit tënd Elonit!”, u shpreh ai, ndërsa ka postuar edhe fotot e tyre.

Sipas mediave në Kosovë, tragjedia dyshohet se ka ndodhur jashtë kufijve të Kosovës, ndërsa ende pritet një reagim zyrtar nga policia për rrethanat e ngjarjes. Paraprakisht raportohet se fillimisht ka qenë fëmija i mitur që ka rënë në pishinë, ndërsa nëna ka hyrë për ta shpëtuar, por fatkeqësisht të dy kanë humbur jetën./ Zoom.al

Gjermania planifikon një pako të re ndihme për Ukrainën

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se Qeveria në Berlin po planifikon një pako të re me ndihmë ushtarake për Kievin gjatë këtij viti, teksa Rusia po intensifikon sulmet e saj ndaj Ukrainës.

Gjermania do të miratojë edhe 1.9 miliard euro mbështetje ushtarake për Ukrainën, tha Pistorius gjatë një konference për media me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Kiev më 12 qershor.

Paketa e re e ndihmës “nuk është finalizuar ende, por punohet në të”, tha ai, duke shtuar se fondet do të jenë të qasshme “në javët në vijim sapo të merret vendimi nga Parlamenti”.

Paratë shtesë do të bëjnë që vlera e përgjithshme e mbështetjes që Gjermania do t’i japë Ukrainës gjatë këtij viti të arrijë në rreth 9 miliardë euro, tha Pistorius. Berlini veçse i ka dhënë afër 7 miliardë euro ndihmë Ukrainës.

Rritja e financimit do të përdoret për një plan të mbështetur nga Gjermania që synon që Ukraina të prodhojë vetë armë me rreze të gjatë veprimi, tha ministri.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha muajin e kaluar se të dy vendet do të zhvillojnë së bashku “sisteme armësh me rreze të gjatë veprimi”.

Qeveria në Berlin ka qenë prej kohësh nën presion për të furnizuar armë që forcat ukrainase mund t’i përdorin për të goditur objektiva thellë brenda territorit rus, siç kanë bërë aleatët e tjerë perëndimorë.

Në veçanti, Kievi ka qenë i interesuar të sigurojë raketat gjermane të tipit Taurus, të cilat kanë një rreze veprimi prej mbi 500 kilometrash.

Qeveria paraprake gjermane e udhëhequr nga Olaf Scholz, kishte refuzuar të dërgonte raketa Taurus në Ukrainë, nga frika se mund të përshkallëzohen tensionet me Rusinë.

Kancelari i ri, Friedrich Merz, më herët kishte shprehur mbështetje për dërgimin e raketave Taurus, por nuk ka bërë ndonjë ndryshim në qëndrimin e Qeverisë që nga marrja e detyrës muajin e kaluar.

Së fundi, Merz ka refuzuar të komentojë mbi këtë çështje, duke u thirrur në një politikë të “paqartësisë strategjike”.

I pyetur të enjten nëse Gjermania po shqyrton aktualisht mundësinë e dërgimit të raketave Taurus në Ukrainë, ministri Pistorius tha: “Përgjigjja ime është jo”./REL

Parashikimi i motit për nesër, e premte 13 qershor

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell. Në mesditë në lindje nuk do të mungojnë vranësira të pakta deri mesatare-kalimtare përgjatë relieveve malore.


Era do të jetë e lehtë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s
Deti do të jetë me valëzim 1- 2 ballë.

Ndeshja Serbi-Shqipëri/ Ja stadiumi ku do të luhet ndeshja

Sfida e shumëpritur Serbi-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, do të luhet në Beograd.

Fillimisht ishte përfolur që kjo përballje të zhvendosej në Leskovac, për arsye sigurie dhe për të shmangur tensionet e derbit ballkanas, por në fund është marrë vendimi për të luajtur në kryeqytetin serb.

Federata e Futbollit të Serbisë konfirmoi përmes rrjeteve sociale se ndeshja me Shqipërinë do të zhvillohet më 11 tetor në stadiumin “Rajko Mitić” në Beograd. Po në këtë stadium do të luhet edhe përballja me Anglinë më 9 shtator. Sa i takon ndeshjes së fundit të grupit kundër Letonisë, ajo do të zhvillohet më 16 nëntor në stadiumin “Dubočica” në Leskovac.

Federata serbe sqaroi se vendimi u mor pas analizave të detajuara, ku përveç aspektit sportiv, u vlerësuan edhe çështjet organizative dhe të sigurisë në bashkëpunim me UEFA-n. Si stadiumi më i madh në vend, “Rajko Mitić” konsiderohet si impianti më i përshtatshëm për ndeshjet e këtij niveli.

Në deklaratën zyrtare, Federata i bën thirrje tifozëve për mbështetje masive:


“Ju ftojmë të mbushni tribunat e stadiumit tonë më të madh dhe të ndihmoni ekipin në ndeshjet vendimtare për kualifikimin në Kupën e Botës 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada.”/ Zoom.al

Tragjedia ajrore në Indi, mbi 290 viktima

Një aksident ajror katastrofik ka tronditur Indinë dhe mbarë botën. Më shumë se 290 persona kanë humbur jetën kur një avion i kompanisë Air India, me destinacion Londrën, u rrëzua vetëm pak minuta pas ngritjes nga qyteti perëndimor i Ahmedabad-it, të enjten. Autoritetet e kanë cilësuar këtë si katastrofën më të rëndë ajrore në botë gjatë dekadës së fundit.

Në bord ndodheshin 242 pasagjerë, por viktimat përfshijnë edhe persona që ndodheshin në tokë, pasi avioni u përplas mbi një konvikt të një kolegji mjekësor gjatë orëve së drekës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe shumë viktima mes studentëve dhe banorëve lokalë.

Sipas të dhënave të deritanishme, të paktën një pasagjer ka mbijetuar. Nga shtrati i spitalit, ai tregoi për mediat se dëgjoi një zhurmë të fortë menjëherë pas ngritjes, pak sekonda para se avioni të përplasej.

“30 sekonda pas ngritjes, dëgjova një zhurmë të madhe dhe më pas ndodhi përplasja. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Kur u zgjova, pashë trupa rreth meje. U ngrita dhe vrapova. Ishte tmerr”, rrëfeu ai.

I mbijetuari shtoi se po udhëtonte me vëllain e tij, i cili ishte ulur në një rresht tjetër dhe që për momentin rezulton i zhdukur.

Policia lokale ka konfirmuar se trupat e viktimave përfshijnë pasagjerë të avionit si dhe banorë të ndërtesës ku avioni u rrëzua. Ndër viktimat ndodhet edhe një zyrtar i njohur lokal. Për identifikimin e trupave, autoritetet u kanë kërkuar familjarëve të ofrojnë mostra të ADN-së./ Zoom.al

E rëndë në Cakran/ I riu gjendet i pajetë në oborr

Një ngjarje e rëndë u raportua nga policia këtë të e enjte në Cakran.

Një i ri, i moshës 28-vjeçare, u gjet i pajetë në oborrin e banesës së tij.

Sipas policisë, ai dyshohet se ëahtë vetëvarur.

Hetimet për ngjarjen po vazhdojnë për të zbardhur motivet që e shtynë të riun drejt aktit tragjik./ Zoom.al