zoom

Day Archive”Ai edhe mund ta ketë shkelur ligjin, por…”/ Lapaj përgjigjet për akuzat mbi pasurinë e vjehrrit gjyqtar

Para dhe gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, drejtuesi i koalicionit “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, u akuzua se kishte përdorur para të shumta për mitingje brenda dhe jashtë vendit, një pjesë e të cilave nga vjehrri i tij që ishte kryetar i Gjykatës së Sarandës deri në fund të vitit 2017, kur doli nga sistemi.

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lapaj tha se që nga dita kur ka filluar punë si avokat në vitin 2014, e deri kur vjehrri u largua nga puna, ai i kishte ndaluar vetes të merrte pjesë në procese gjyqësore në gjykatën e Sarandës.

“Shko në Gjykatën e Sarandës bëj një kërkesë dhe thuaj: që nga dita që Adriatiku është martuar, deri në ditën që ky zotëria ka qenë gjyqtar, a ka zhvilluar ndonjë proces gjyqësor në atë gjykatë? Dhe sa kohë ka qenë ai gjyqtar?

E dini që nga dita kur jam martuar unë ai është larguar nga sistemi. Kanë kaluar vetëm dy muaj. Unë jam martuar në dhjetor të vitit 2017.

Që nga dita kur djali është identifikuar si i dashuruar, pra, që në universitet dhe deri në ditën që ai u largua nga sistemi, a ka pasur ndonjë gjyq të zhvilluar nga Adriatik Lapa në Gjykatën e Sarandës? A jeni në gjendje ta verifikoni këtë?

Që nga dita kur kam filluar punë si avokat në vitin 2014, e deri kur ai zotëria u largua nga puna, unë ia kisha ndaluar vetes të merrja pjesë në procese gjyqësore në atë gjykatë. Që nga dita kur kam përfunduar shkollën dhe jam bërë avokat, e deri në ditën që ai doli nga sistemi, unë nuk kam pranuar të bëj gjyqe në atë gjykatë. Kam zhvilluar vetëm dy gjyqe: një me trup gjykues nga Gjirokastra dhe një tjetër që ishte çështje e thjeshtë, pa ndonjë rëndësi dhe pa lidhje. Ai nuk ka qenë fare pjesë e atyre gjyqeve. Jam ruajtur që të mos shkoj fare në atë gjykatë. Aspak.

Pjesa dërrmuese, u rrotulluan nga çdo anë…pasi u morën me Sorosin dhe e panë që s’pinte më ujë, ajo kë ka pas ky me njollë në biografi?  Ky që ka i martuar me vajzën e filanit. Çfarë thonë njerëzit? Njerëzit i thonë gjyqtarë, po gjyqtarët njerëz të korruptuar. Ti biem këtij te vjehrri. Po unë jam unë, ore ai, dhe mund ta ketë shkelë ligjin. Unë tani mbaj përgjegjësi për të? Se s’ka dhe logjikë,”- tha Lapaj./ Zoom.al

“Atmosfera ndaj Serbisë ishte si në vaki”, Shakohoxha akuzon: Stadiumi u mbush me drejtora

Mbrëmjen e sotme në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” u diskutua për ndeshjen e ditës së shtunë mes Shqipërisë dhe Serbisë e luajtur në “Air Albania” dhe që u mbyll në barazim pa gola.

I ftuar në lidhje direkte, komentatori Dritan Shakohoxha u shpreh se stadiumi ishte si vaki dhe nuk kishte fare entuziazëm dhe mbështetje për kombëtaren.

Ai theksoi më tej se 90% e tifozëve në tribunave ishin mbushur me drejtora dhe vajza të showbizzit dhe që nuk ishin për të mbështetur skuadrën.

“Stadiumi ishte si vaki. Nuk e kam pa kurrë stadiumin kaq pak entuziast. Tifozeria realisht në ndeshjen me Serbinë nuk ishin entuziaste dhe mbështetës për skuadrën.

Tifozeria në stadium me gjithë respektin që kam për ata që kanë paguar për të parë ndeshjen nuk ishte lojtari i 12-të.

Ishte heshtje totale në pjesën më të madhe të kohës 90% e atyre të tribunave janë jo drejtora ose showbizz dhe nuk ishin për të mbështetur skuadrën,”- tha Shakohoxha./ Zoom.al

Sulmi me armë ndaj familjes së saj, Lala: Më kanë kërcënuar edhe me vajzat e mia

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar këtë mbrëmje në Top Story, ka rrëfyer vështirësitë e të qenit gazetar në vendin tonë dhe kryesisht kur mbulon kronikën e zezë.

Ajo foli për sulmin me armë që i është bërë disa vite më parë në drejtim të banesës së prindërve të saj, ku në të ndodheshin edhe dy vajzat e saj të mitura. Gazetarja tregoi se edhe para 3 vitesh sërish ka marrë mesazhe kërcënuese, ku i përmendin vajzat.

“Është ndër momentet më të vështira të jetës sime, sepse në banesën e prindërve të mi ishte vëllai im i vetëm, dhe dy vajzat e mia të vogla. Një nga predhat nuk është hequr as sot, ka mbetur te koka e krevatit të vëllait tim. Nuk kam asnjë dyshim që ai sulm lidhej me profesionin tim. E kam të vështirë të flas për atë ngjarje.

Para disa kohësh e kam referuar në fakt, më ka tronditur një mesazh që përmendte vajzat e mia, rreth 3 vite më parë, është një gjë që po hetohet. Mbaj mend një rast kur është vrarë kryekomisar Adem Tahiraj, unë isha në ditët e fundit të shtatzënisë dhe makina e televizionit tim ishte larg. Unë raportoja dhe në atë moment filloi shi i tmerrshëm.

Më erdhi polici dhe me tha të lutem mos rri në postboll. Në ato momente dhe Anila Hoxha më kapi dhe më tha “lere këtë dreq pune, dhe futu në furgon” dhe me futi brenda, dhe aty kuptova që kisha qenë keq,”- tha Lala./ Zoom.al

Kush donte ta eleminonte? Atentati ndaj shqiptarit, dyshime për vrasës me pagesë

Skenarë shqetësues po hapen rreth plagosjes së Fatos Cenajt, një 59-vjeçar shqiptar me banim në Itali.

Në orët e fundit, hipoteza e një të shtëne të pavullnetshme, qëlluar nga një pushkë i ndonjë banori të zonës me qëllim testimin e një arme të re është hedhur poshtë. Gjurmët e një prite po fitojnë terren.

Zona ku ndodhi ngjarja të dielën në mëngjes, më 8 qershor, pak pas orës tetë në via Casoni Basse në Fontaniva është në mes të fshatit. Në fakt, një vend ideal për të goditur dhe për t’u arratisur pa u vënë re. Po hetohet hipoteza se një makinë iu afrua 59-vjeçarit nga pas, ndërsa ai po ngiste biçikletën e tij për të shkuar në punë në një fermë aty pranë, rreth dy kilometra larg shtëpisë.

Nga dritarja, një vrasës me pagesë mund ta ketë qëlluar nga afër derisa ai ra në tokë. Plaga e shkaktuar në lartësinë e veshit është pothuajse e padukshme. Kjo do të sugjeronte përdorimin e një pistolete për përdorim sportiv.

Ajo që dyshohet është se Fatos Cenaj, gjatë karrierës së tij si polic në Shqipëri mund të shkelur mbi interesat e ndonjë krimineli të profilit të lartë, i cili, vite më vonë, organizoi dikë për t’u hakmarrë ndaj tij. Tani mbetet për t’u parë nëse ish-rojtari i ligjit do të mbijetojë. Gjendja e tij është ende kritike. Ai është në një prognozë të rezervuar në rrezik për jetën.

Familja e tij përjashton mosmarrëveshje të tjera të mëparshme. Hetuesit po përpiqen përmes një aktiviteti të kujdesshëm teknik të përgjojnë të gjitha linjat telefonike që në kohën e tentativës së vrasjes kishin qenë të lidhura me qelizat e Fontaniva dhe konkretisht ato në afërsi të Via Casoni Basse. Një zonë ku është e lehtë të arrish me makinë dhe të largohesh i pashqetësuar./ Zoom.al

Kreu i NATO-s jep alarmin: Jemi të rrezikuar seriozisht nga Rusia

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi se Rusia po përhap terrorizëm nga ajri dhe theksoi se aleanca duhet të përgatitet seriozisht për një përballje të mundshme ushtarake.

Sipas Reuters, Rutte pritet të kërkojë një rritje pesëfish (400 për qind) të kapaciteteve të mbrojtjes ajrore, për të përballuar kërcënimet në rritje që vijnë nga Rusia, veçanërisht në lindje të Evropës.

“NATO duhet të forcojë menjëherë mburojën që mbron qiellin. Rreziku është real, dhe ne duhet të jemi të gatshëm,”- pritet të deklarojë ai.

Përveç mbrojtjes ajrore, Rutte do të bëjë thirrje për shtim masiv të kapaciteteve ushtarake, duke përfshirë mijëra automjete të blinduara, tanke dhe miliona predha artilerie, shkruan Skynews.

Gjithashtu, një tjetër pikë kyçe në fjalimin e tij është dyfishimi i aftësive të mbështetjes logjistike dhe mjekësore, për të siguruar që forcat e NATO-s të jenë të përgatitura për operacione të gjera dhe të zgjatura nëse nevoja do ta kërkonte.

Deklarata e Rutte vjen në një kohë tensionesh të shtuara ndërkombëtare, me përshkallëzim të konfliktit në Ukrainë dhe shqetësime të thella për destabilitetin e mundshëm në Ballkanin Perëndimor dhe vendet baltike./ Zoom.al

Flamuri i UÇK-së u ndalua në stadium, reagojnë ashpër Tifozat Kuq e Zi: Shqipëria është e përjetshme, ju jeni…

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar ashpër ndaj veprimeve gjatë ndeshjes Shqipëri–Serbi, ku u ndalua shfaqja e flamurit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Ata e konsiderojnë këtë si një shkelje të identitetit kombëtar dhe një tentativë për të fshehur historinë e luftës për liri.

Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, grupi i njohur i tifozëve shprehet:

“800 mijë kërkesa për bileta thanë. Në fund, stadiumi kishte mbi 2 mijë karrige bosh. Tifozët shqiptarë i’u nënshtruan kontrolleve që s’i gjen as në aeroportet më të rrepta të botës, e jo më në sport. Në asnjë stadium, në asnjë sport, në asnjë vend të botës nuk ndalohen simbolet e kombit tënd.

Dje u konfiskuan bluza e shalla me mbishkrimet nga më të ndryshmet: “O sa mirë me qenë Shqiptar!”, “Prishtina”, “Kosova”, “Shkëndija” etj. Simboli i UÇK-së? As që diskutohet. Për pak flamuj të futur brenda pamë skena qesharake e përçmuese: mbi 20 policë u vërsulën të zhveshin një djalë që mbante në gjoks shqiponjën dykrenare dhe stemën e UÇK-së. Ky “krim” nuk ndalohet me ligj në asnjë qytet të Shqipërisë – pse stadiumi qenka më i veçantë? Në stadiumin tonë, ku duhet t’i këndohet vendit dhe identitetit tonë, simbolet tona kombëtare u trajtuan si një rrezik.

Sa për simbolin e UÇK-së, ua përsërisim: ne, Tifozat Kuq e Zi, marrim përsipër çdo gjobë që mund t’ju vendoset për të. Dërgoni faturat që sot. Pra, flamurin e UÇK-së nuk do t’a ndalni kurrë! As ju, as miqtë tuaj në beograd, e askush në këtë planet. E kemi shpalosur në çdo ndeshje të Kombëtares tash e 21 vite, dhe njejtë do të veprojmë edhe nesër në Riga, e në ndeshjet e rradhës. Të shtunën u futëm në stadium vetëm për këtë gjë. Pasi arritëm qëllimin dhe shpalosëm flamurin e UÇK-së, lëshuam përsëri stadiumin. Ju sfidojmë të na ndalni.

Edhe “dënimet” për këtë gjë janë shpifje, siç ishte lajmi i rremë për “dënimin e tribunës” apo shorti farsë i biletave. Simbolin e UÇK-së nuk na e kanë ndaluar në asnjë stadium europian, e as në dy Europianet e fundit. Vetëm në beograd e në stadiumin që menaxhoni ju. Kjo ndjenjë e inferioritetit ndaj shkijeve është e paparë nga ana e FSHF-së. Të mjerë! Historia do t’ju mallkojë. Do t’ju mallkojë gjaku i mijëra dëshmorëve që luftuan nën atë simbol. Do t’ju mallkojë edhe gjaku i mijëra fëmijëve të masakruar që s’u lanë të rriteshin kurrë, vetëm pse ishin Shqiptarë.

I gjithë ky spektakël u bë që të shesin në Nyon idenë se “jemi miq” me armikun më të madh historik të kombit shqiptar. Hasmi mik nuk bëhet kurrë. Miqësinë e shkijeve do ta shohim përsëri në tetor.

Për ju kjo është punë; për ne është pasion. Ju paguheni në fund të muajit; ne jetojmë për ndeshjen e rradhës. Dhe do të jemi aty edhe të martën në Riga. Jo me biletat që na i ndaluat, as me ‘30 biletat’ që ua keni ndarë stafit tuaj për t’u mburrur se “kaq tifozë kishim”, por me zemrën e pasionin që nuk e blini dot. Siç kemi qenë 21 vjet, nga Rejkjaviku në Tbilisi, do të jemi prapë në çdo cep të botës ku luan Shqipëria.

Ju në ato zyra jeni të përkohshëm. Shqipëria është e përjetshme.

p.s. Sa për shkijet, i kemi mundur e do t’i mundim gjithmonë.

Tifozat Kuq e Zi

O sa mirë me qenë Shqiptar!”/ Zoom.al

Si do të jetë formacioni? Silvinjo: Në Letoni kemi ardhur për tre pikë

Shqipëria përballet në Rigan me Letoni, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit.

Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp, para ndeshjes që do luhet të martën.

“Ndeshja e dytë është më e vështirë, këtë e thonë edhe trajnerë të tjerë. Ne nuk e kemi vendosur ende për formacionin.

Kemi një lloj avantazhi, duke qenë se kemi shumë lojtarë që mund të zgjedhim në pozicione të ndryshme. Kemi Muçin, Pajazitin, Asllanin apo Dakun.

Manaj ka përvojë, është përvojë, e njoh prej shumë vitesh. Ka shumë personalitet. Marr unë përgjegjësinë.

Në futboll ka gjithmonë presion, kemi edhe 5 ndeshje të tjera, futbolli nuk të jep kohë.

Na duhen pikë, Letonia ka mundur Andorrën, nuk mund të them vendimtare, por si ndeshje kjo është e rëndësishme,”- tha ai./ Zoom.al

Padia e Irena Gjokës për shpifje, SPAK thërret Sali Berishën

Sali Berisha është thirrur për të dëshmuar ditën e nesërme në SPAK, lidhur me një padi që gjyqtarja e GJKKO-së Irena Gjoka ka bërë ndaj tij për veprën penale të shpifjes.

Berisha është thirrur për t’u marrë në pyetje si person në dijeni, nga prokurori i SPAK-ut Elvin Gjokaj, ditën e nesërme në orën 10:00.

“Nëse nuk paraqitet, do të kryhet shoqërimi me forcë,”- thuhet në fletëthirrjen e SPAK-ut për Berishën.

Gjyqtarja Gjoka ka paditur Argita Malltezin për shpifje, pas deklaratave të saj, por edhe të Jamarbër Malltezit dhe Sali Berishës, se gjyqtarja që ka qenë pjesë e seancave ndaj ish-kryeministrit është e dënuar në Greqi. Gjyqtarja i ka hedhur poshtë këto pretendime.

Padia e Irena Gjokës për shpifje, SPAK thërret Sali BerishënFletëthirrja e SPAK-ut për Berishën

“1500 euro është vetëm për një…” – Enca Haxhia shokon me deklaratën: Ja sa fitoj në “OnlyFans”

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia, ka ndarë disa detaje rreth aktivitetit të saj në platformën ‘OnlyFans’, gjatë një interviste të dhënë.

Gjatë rubrikës së lojës “Truth or Dare”, ajo u pyet nëse i ishte ofruar ndonjëherë shuma prej 1500 eurosh për një fotografi të këmbëve.

Në përgjigje të pyetjes, këngëtarja i shokoi të gjithë me deklaratën teksa u shpreh:

“1500 është vetëm një gisht,” tha Enca në emisonin “Goca dhe Gra”.

Deklarata e saj jo vetëm që shkaktoi të qeshura dhe habi në studio, por nënkuptoi edhe një realitet tjetër, fitimet që Enca gjeneron në OnlyFans janë shumë më të mëdha nga sa mund të mendohet.

Kjo deklaratë ka ngjallur interes në publik, duke hapur diskutime mbi përfitimet ekonomike që mund të vijnë nga përfshirja në platforma të tilla, por gjithashtu edhe mbi mënyrën se si figurat publike i përdorin këto kanale për të shpërndarë përmbajtje.

Këngëtarja ka qenë prej kohësh një prej figurave publike më të komentuara për vendimin për të qenë pjesë e platformës për të rritur, por duket se për të, kjo është një zgjedhje e ndërgjegjshme dhe një burim i mirë i të ardhurave.

Merret zyrtarisht i pandehur ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi

Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur sot në SPAK, i shoqëruar me avokatin e tij. 

Mësohet se ish-kryetarit të Bashkisë Kavajë, i është komunikuar zyrtarisht akuza për “shpërdorim detyre”.

Sipas burimeve zyrtare nga organet e drejtësisë, hetimet kanë zbuluar dyshime të arsyeshme se Rroshi ka abuzuar me dy tendera ne vlerën e 33 milion eurove.

Çështja u kallëzua nga KLSH dhe fillimisht nisi në Gjykatën e Durrësit , por kjo gjykatë shpalli moskompetencë për këtë arsye më pas i kaloi GJKKO-së.