Aplikacion
Nuk ka fitues në sfidën Shqipëri-Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.
Ndeshja e luajtur në Arenën Kombëtare kishte emocione dhe grintë në fushë, por asnjë rast nuk mjaftoi për të zhbllokuar rezultatin.
Pasi Kombëtarja Shqiptare humbi mundësinë në minutën e 45 të shënonte përmes penalltisë, në pjesën e dytë Kombëtarja e Serbisë tentoi të shënonte me Terzic në minutën e 53, por Strakosha bëri një pritje spektakolare.
Minutat e lojës u shoqëruan edhe me tensione të vogla, kur tifozët provokonin duke hedhur shishe në fushë. Dy herë u ndal sfida për këtë arsye sepse miqtë ankoheshin tek arbitri për tifozët kuqezi.
Në minutën e 67, arbitri kërkoi nga dy kapitenët të bënin thirrje për qetësi dhe më pas ndeshja vazhdoi normalisht./ Zoom.al
Shqipëri-Serbi/ Mbyllet pa gola pjesa e parë e lojës, Manaj humbet penalltinë45 minuta lojë nuk mjaftuan për asnjë nga ekipet kombëtare për të shënuar golin e zhbllokimit të sfidës.
Kombëtarja Shqiptare nuk e gjeti dot rrugën e golit, edhe pse tentoi disa herë të kalonte mbrojtjen e Serbisë dhe ta dërgonte topin në rrjetë.
Raste më të pakta pati Kombëtarja e Serbisë, të cilët goditën në portën kundërshtare vetëm një herë.
Pjesa e parë e lojës tregoi një dominancë të Shqipërisë në fushë, e cila u shfaq më kërkuese se ekipi kundërshtar.
Por Manaj dështoi të shënonte nga pika e bardhë e 11 metërshit në minutën e fundit të pjesës së parë, kur u akordua penallti, duke e mbyllur këtë pjesë me barazimin 0-0./ Zoom.al
Tenderi për Spaçin i jepet ish-kandidatit të PSD-së me dosje penaleNjë nga kampet dhe burgjet më famëkeqe të periudhës së diktaturës komuniste në Shqipëri, Burgun e Spaçit, është rikthyer në qendër të vëmendjes ditët e fundit për shkak të ndërhyrjeve restauruese që po i bëhen.
Projekti i ndërhyrjes ka nxitur reagime të ashpra publike sepse është perceptuar si një tentativë për të mbuluar apo zbutur historinë e rëndë që fshihet pas atyre mureve. Të mbijetuarit e Spaçit dhe komuniteti kanë dënuar fuqishëm ato punime, duke theksuar se asnjë “makijazh” nuk mund të fshijë vuajtjet dhe torturat e kryera aty.
Në prill 2024, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore shpalli dhe finalizoi tenderin për ndërhyrjet konservuese dhe restauruese në Burgun e Spaçit.

Fitues i tenderit u shpall kompania “MARTINI KONSTRUKSION & REAL ESTATE” sh.p.k, me pronar Benard Martini, i cili ka kandiduar për Partinë Social Demokrate në vitin 2021. Fondi total i akorduar për këtë projekt ishte rreth 12.8 milionë lekë (afërsisht 130 mijë euro).
Kontrata u lidh në mes të prillit 2024 dhe firma kishte disa javë për të përfunduar punimet.
Por, sipas dokumenteve dhe informacioneve të siguruara, kompania fituese është e lidhur me pushtetin dhe ka histori të dyshimta në aktivitetin e saj.

Pronari Benard Martini, i cili më parë ka pasur një firmë për skela dhe ka qenë kandidat politik, ka deklaruar para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se ka qenë i proceduar për disa vepra penale:

Pyetja që ngrihet në këtë situatë është si u lejuan punimet nga një firmë me lidhje politike dhe problematika ligjore?
A do të ketë një hetim të plotë për mënyrën e menaxhimit të këtij projekti dhe përfundimin e punimeve?/ Zoom.al
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ku një 14-vjeçar ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme.
I mituri është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë, ndërsa ekipet mjekësore po marrin masat për trajtimin e tij.
Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes po hetohen nga autoritetet përkatëse./ Zoom.al
“Mora fjalë”/ Tifozët mbushin stadiuminPjesa më e madhe e tifozëve kuqezinj ka hyrë tashmë brenda stadiumit “Arena Kombëtare”, duke krijuar një atmosferë të zjarrtë dhe plot emocion.
Ndërsa stadiumi po mbushet me entuziazëm, lojtarët e Kombëtares shqiptare kanë zbritur në fushë për të bërë nxemjen para fillimit të sfidës vendimtare kundër Serbisë.
Në këto momente, nga shkallët e stadiumit dëgjohet me zë të lartë kënga e njohur patriotike “Mora Fjalë”, që tifozët e këndojnë njëzëri, duke dhënë energji dhe përkrahje maksimale për skuadrën./ Zoom.al
“Serbi, Serbi, të q**sha m*trën”/ Tifozët presin me ofendime autobusin e Kombëtares serbeAutobusi i ekipit kombëtar të Serbisë ka mbërritur i pari në stadiumin “Arena Kombëtare” për sfidën ndaj Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Pamjet tregojnë praninë e shtuar të forcave të policisë që shoqëronin mjetin gjatë gjithë rrugës.
Gjatë kalimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, tifozë shqiptarë shoqëruan autobusin me vërshëllima dhe këngë ofenduese.
Një episod i veçuar ndodhi kur një fëmijë hodhi një shishe uji drejt autobusit. Reagimi i policisë ishte i menjëhershëm, duke ndërhyrë për të shmangur çdo përshkallëzim të situatës./ Zoom.al
Kuqezinjtë gati për Serbinë/ Sylvinho surprizon me formacioninKombëtarja shqiptare zbret sot në fushën e “Arenës Kombëtare” për t’u përballur me Serbinë, në një nga ndeshjet më vendimtare të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.
Trajneri Sylvinho ka vendosur të eksperimentojë me formacionin, duke hedhur në fushë:
Portë: Thomas Strakosha
Mbrojtje: Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Mario Mitaj
Mesfushë: Qazim Laçi, Kristjan Asllani, Medon Shehu, Ernest Muçi (me Hoxhën si alternativë)
Sulm: Armando Broja dhe Rey Manaj
Skuadra e drejtuar nga trajneri Sylvinho vjen e motivuar pas fitores bindëse 3-0 ndaj Andorrës në muajin mars dhe kërkon të kapitalizojë avantazhin e fushës dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të tifozëve shqiptarë.
Atmosfera në Tiranë është elektrizuese, me qytetin të veshur kuqezi dhe mijëra tifozë që kanë krijuar një energji të rrallë në rrugët dhe sheshet përreth stadiumit./ Zoom.al

Shefi i Komisariatit të Policisë së Himarës, Neritan Buzi, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.
Deri tani, nuk janë bërë të ditura arsyet që e kanë çuar Buzin drejt këtij vendimi.
Sipas raportimeve, pas dorëheqjes, Buzi është transferuar për të vijuar detyrën në strukturat e policisë në pikën kufitare të Qafë Botës.
Dorëheqja e tij vjen në një kohë kur zona e bregdetit po përgatitet për sezonin turistik, ku pritet rritje e pranishme e forcave të rendit për të garantuar sigurinë./ Zoom.al
FOTO-LAJM/ Tifozët kuqezi shkelin me këmbë flamurin serbVetëm pak orë na ndajnë nga nisja e përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2026 dhe tifozët kanë filluar të hyjnë në ambientet e stadiumit “Arena Kombëtare”.
Tifozët i nënshtrohen kontrolleve të sigurisë dhe paraqesin biletat për të hyrë në tribunat e stadiumit.
Policia është e pranishme në çdo segment përreth stadiumit, për të garantuar qetësinë dhe mbarëvajtjen e eventit.
Qindra tifozë të tjerë nga ana tjetër kanë mbushur rrugët e Tiranës, nën ritme të këngës popullore dhe me flamuj kuqezinj.
Ata kanë krijuar një atmosferë elektrizuese në mbështetje të Kombëtares për një fitore historike, ndërsa nuk ka munguar edhe një incident.
Disa tifozë janë parë teksa kapin flamurin serb dhe e hedhin në tokë e më pas e shkelin me këmbë, një veprim që mund të shihet si provokim apo nxitje për dhunë.

Përballja me Serbinë ka një ngarkesë të veçantë emocionale dhe historike për shqiptarët, duke kujtuar sfidat e kaluara dhe tensionet ndër vite./ Zoom.al
Sylvinho lë jashtë listës katër lojtarë, do ta ndjekin sfidën nga tribunaKatër lojtarë të Kombëtares shqiptare nuk do të jenë pjesë e grupit të ndeshjes për sfidën ndaj Serbisë që luhet sot në “Arenën Kombëtare”.
Bëhet fjalë për Mario Dajsinanin, Medon Berishën, Adrian Bajramin dhe Adrion Pajazitin, të cilët do ta ndjekin takimin nga tribuna.
Trajneri Sylvinho është detyruar të përjashtojë përkohësisht katër emra nga lista, për shkak të rregullores së UEFA-s që lejon vetëm 23 futbollistë të aktivizohen në një ndeshje zyrtare.
Në total, tekniku brazilian ka grumbulluar 27 lojtarë për dy përballjet e qershorit: sot ndaj Serbisë dhe më 10 qershor në transfertë kundër Letonisë.
Vendimi për lënien jashtë të këtyre lojtarëve është pjesë e menaxhimit taktik dhe logjistik të skuadrës, ndërsa ata mbeten në grup dhe në dispozicion për ndeshjen e ardhshme./ Zoom.al