Aplikacion
Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Musk dhe Trump, të parë si aleatë të ngushtë që nga zgjedhjet presidenciale të SHBA-së të vitit 2024, shkëmbyen kërcënime të enjten për kontratat e revokuara qeveritare dhe shkarkimin e tij, pasi njeriu më i pasur në botë kritikoi projektligjin gjithëpërfshirës të taksave dhe shpenzimeve të presidentit republikan, sipas medias së huaj.
“Nëse ai [kishte nevojë për azil politik], sigurisht, Rusia mund ta ofronte atë”, tha Dmitry Novikov, nënkryetari i parë i Komitetit të Çështjeve Ndërkombëtare, në komentet për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS.
Megjithatë, Novikov, një anëtar i Partisë Komuniste, tha se beson që Musk “po luan një lojë krejtësisht të ndryshme dhe nuk do të ketë nevojë për azil politik”.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nuk pranoi të jepte mendimin e tij për këtë mosmarrëveshje kur iu kërkua të komentonte të premten.
“Kjo është një çështje e brendshme e Shteteve të Bashkuara dhe ne nuk kemi ndërmend të ndërhyjmë”, u tha Peskov gazetarëve. “Jemi të bindur se presidenti i SHBA-së do ta trajtojë këtë situatë vetë.”
Rusia më parë i ka dhënë azil informatorit amerikan Edward Snowden dhe blogerit britanik pro-Kremlin Graham Phillips.
Musk dha dorëheqjen javën e kaluar si kreu i një agjencie federale, të njohur si DOGE, që synonte uljen e shpenzimeve të qeverisë amerikane. Ai tha se projektligji i shpenzimeve i Trump do të shtonte borxhin e SHBA-së, duke e bërë presidentin të thoshte se ishte “shumë i zhgënjyer” nga kritikat e miliarderit.
Musk, i cili dhuroi 300 milionë dollarë për fushatën e Trump në vitin 2024, më vonë argumentoi se presidenti republikan nuk do të kishte fituar rizgjedhjen pa mbështetjen e tij.
Përplasja ka tronditur tashmë tregjet, me aksionet e Teslës së Muskut që kanë rënë ndjeshëm dhe miliarderi që është zotuar të përfundojë një program kyç hapësinor amerikan.
Lajm i fundit/ Plagosje në Ksamil, disa turq qëllojnë një shqiptarNjë ngjarje e minutave të fundit është shënuar në jug të vendit.
Sipas informacioneve paraprake, një grup shtetasish turq kanë rrahur duke dëmtuar rëndë një shqiptar.
Nuk janë ende të qarta rrethanat e ngjarjes./ Zoom.al
Anuela Ristani i jep burrit makinën dhe shoferin e Bashkisë/ “Shpërthen” para kamerave: LegenaDrejtuesit e institucioneve tona, të cilëve iu vihen në dispozicion, automjete bashkë me shofer, e nganjëherë edhe me badigard, e kanë kthyer në normalitet shfrytëzimin e tyre për nevoja të familjes.
Në disa raste ne kemi denoncuar abuzimin që bëhet me makinat, karburantin dhe burimet njerëzore që paguhen nga taksat tona. Protagonistët e temave tona, janë drejtues të rangjeve të ndryshme, që nga ish ministrja e jashtme Olta Xhaçka e cila kishte vënë në dispozicion të nënës së saj notere një makinë të ministrisë, apo ish drejtorja e Illyrian gard e cila përcillte fëmijët për në shkollë me makinën e institucionit.
Raste të ngjashme ka patur me shumicë, kur drejtorë, kryetarë të bashkive apo edhe ministrat, e nisin ditën duke përcjellë fëmijët në kopësht apo në shkollë, në mos vetë, përmes shoqëruesve të tyre me rrogë shteti. Kjo tendencë e abuzimit me pushtetin kishte zënë rrënjë edhe në bashkinë e Tiranës, kur vetë kryetari Erjon Veliaj, çonte çdo ditë në kopësht djalin e tij.
Por ndoshta ky përdorim i aseteve shtetërore në dispozicion të fëmijëve, nuk përbën ndonjë çudi në këtë vend kur shkelja e ligjit bëhet çdo ditë hapur.
Problemi është se nganjëherë abuzimi kthehet në ves, dhe nuk mjafton aq sa thamë më sipër, por zullumi duhet të kapërcejë çdo nivel dhe ai mjeti që shteti të ka vënë në dispozicion, duket se i rri ngushtë familjes.
Prandaj duhet një tjetër mjet shtetëror, në dispozicion. Por tani le të bëhemi konkretë. Është e hënë data 2 Qershor 2025, dhe kjo autoveturë e bardhë me targë AB649LD, që po del nga një garazh në Kodrën e Diellit, është pronë e bashkisë Tiranë. Shoferi në timon quhet Ladimir Kapaj, edhe ai punonjës i këtij institucioni….
Ku qëndron problemi këtu? Për ta mësuar këtë na duhet të bëjmë 3 km deri në hyrjen e presidencës, kur nga mjeti zbret ky zotëri, i cili në realitet nuk ka aspak lidhje as me shoferin dhe as me makinën e bardhë nga e cila zbriti. Zotëria në fjalë quhet Bledi Cikopana, punonjës i kabinetit të presidentit të republikës.
Me sa duket bashkia e Tiranës, duke parë mungesën e mjeteve për stafin e presidencës, paska vendosur të kontribuojë, me autovetura elektrike dhe me shoferë në dispozicion të punonjësve të presidencës.
Në fakt jo. Sepse përtej ironiës, zoti Cikopana, është bashkëshorti i kryetares aktuale të Bashkisë së Tiranës, zonjës Anuela Ristani, Dhe kjo që sapo patë nuk është diçka që ndodhi vetëm një ditë. Mjeti në fjalë është tërësisht në dispozicion të familjes së zonjës kryetare.
Në garazhin në Kodrën e Diellit dita nis herët. Shoferit personal të zonjës Ristani i bashkohet edhe kolegu i tij, i cili ka një detyrë tepër të rëndësishme, të shoqërojë familjarët.
Dy vartësit presin rreth 15 minuta deri kur secili prej tyre niset në destinacionin e paracaktuar. Njëri me makinën ngjyrë gri me targë AB338OA në dispozicioon të zonjës Ristani që lëviz drejt një destinacioni te cilin do ta zbulojmë pak më vonë, dhe tjetri, që më përpara përcjell vajzën e saj në shkollë, dhe më pas kthehet dhe merr bashkëshortin… zotin Cikopana.
E gjitha kjo vajtje-ardhje e mjetit të bardhë, zgjat rreth një orë. Më pas makina parkohet tek bashkia në pritje të ndonjë pune të shpejtë për llogari të bashkisë… Por jo për shumë kohë, sepse dreka vjen dhe familjarët e kryetares duhen dërguar në shtëpi.
Është e martë data 3 Qershor 2025… Makina e bardhë niset nga Kodra e Diellit duke kryer me përpikmëri itinerarin e paracaktuar drejt presidëncës. Zoti Cikopana zbret nga makina dhe shkon drejt zyrës. Në të njëjtën kohë, shoferi i bashkisë që ai ka në dispozicion, largohet për të bërë ndonjë punë për të cilën paguhet nga taksat tona.
Tani le të kthehemi pak tek mjeti ngjyrë gri me të cilin lëviz kryetarja Ristani. Këtu nuk do të kishim diçka të pazakontë nëse çdo ditë në orën 8 të mëngjesit, qytëtarja e parë e Tiranës të shkonte në zyrën e saj, me makinën e vënë në dispozicion sipas protokollit. Në realitet itinerari është krejt i ndryshëm….
Sepse dita për zonjën Ristani nis jo në punë por në palestër. Fundja shëndeti mbi të gjitha. Punët në bashkinë e Tiranës po shkojnë aq mirë së fundmi, sa edhe mund të presin.
Ora shënon 9.10 minuta dhe kryetarja e bashkisë sapo ka dalë nga palestra. Tashmë me veshjen zyrtare, ajo drejtohet për në zyrë…. atje ku e presin hallet e qytetarëve.
Është dita e tretë e vëzhgimit tonë. Mjeti i bardhë është i saktë si një orë zvicerane. në të njëjtin vend merr bashkëshortin e kryetares, për ta çuar në punë…Thuajse në të njëjtën kohë mjeti ngjyrë gri i kryetares mbërrin përpara palestrës. Duket se zonja Ristani po ndjek një program shumë të ngjeshur me ushtrime.
Por le të kthehemi tek hyrja e presidencës atje ku makina e bardhë sapo ka mbërritur. Në përballjen me ne bashkëshorti i kryetares ka preferuar heshtjen, ndërkohë që mjeti i bardhë i drejtuar nga punonjësi i bashkisë Ladimir Kapaj, është larguar menjëherë.
Por ndoshta zonja kryetare mund të ketë mirësinë që të na sqarojë se pse një makinë e bashkisë së Tiranës vihet tërësish në dispozicion të burrit të saj, dhe pse ajo çdo ditë shkon me një orë vonesë në zyrë, pa ndonjë shkak që lidhet me punën që bën.
Në fakt për këtë na u desh të presim edhe një orë tjetër, deri sa ajo të dilte nga palestra. Ndërkohë zonja Ristani e humbet toruan duke folur gjëra që nuk kishin aspak lidhje me pyetjen e thjeshtë: Pse ka vendosur një makinë të bashkisë në dispozicion të burrit, i cili punon në Presidencë?!
Meqë pas daljes nga palestra zonja Ristani nuk na dha asnjë përgjigje, përkundrazi nisi një lumë fyerjesh, kërkuam të flasim edhe njëherë me të, kësaj radhe në dyert e bashkisë ku me sa duket të njoftuar më parë, e prisnin një skuadër e tërë policësh.
Por sërish pa eezultatin që prisnim! Në kulmin e zemërimit, zonja Ristani na akuzon se po përndjekim fëmijën e saj, ndërkohë që për hir të etikës kemi hequr çdo pamje që tregojnë përcjelljen në shkollë të vajzës së saj me makinën e bashkisë. Sidoqoftë ky është halli i saj dhe jo i yni.
Kur argumentet përplasen me mungesën e arsyes dhe të normave të edukatës, vazhdimi i këtij diskutimi me zonjën kryetare duket një mision tërësisht i pamundur…. Por sidoqoftë, shpresojmë që kjo që sapo patë, të shërbejë për dy gjëra.
E para që makina e bashkisë me targë xxxxxx, dhe shoferi i saj të rikthehen në punët e përditshme të këtij institucioni, pa u detyruar të vihen çdo ditë në shërbim të bashkëshortit të kryetares.
Dhe e dyta, që kjo e fundit, ta shtyjë orarin e palestrës për më darkë, dhe të rikthejë prioritetet që ka kryeqyteti…. sepse banorët e Tiranës nuk i kanë asnjë borxh kësaj zonje… përkundrazi…/Emisioni “Piranjat”, Syri.tv
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në GazaTë paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës.
Mbrojtja Civile e enklavës palestineze njoftoi sot se palestinezët në enklavën e vogël po shënojnë ditën e parë të festës myslimane të Sakrificës (Bajrami i Kurbanit).
Në total, Mbrojtja Civile regjistroi 38 viktima, përfshirë 11 nga një sulm në Jabalia, në Rripin verior të Gazës, siç njoftoi Mohammed Al-Mughayir, zëdhënës i kësaj organizate të ndihmës së shpejtë.
Ndërkohë Gaza e shkatërruar, e rrethuar dhe e zhvendosur disa herë për shkak të urdhrave të ushtrisë izraelite po vuan gjithashtu një krizë të tejskajshme të urisë pasi prej tre muajsh Izraeli ka bllokuar masivisht futjen e ushqimeve dhe ndihmave humanitare.
E konfirmon Departamenti amerikan i Shtetit: Ballkani, pjesë e strategjisë për emigrantëtVendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve të huaj pa status të rregulluar, konfirmoi Departamenti amerikan i Shtetit për Radion Evropa e Lirë.
Ai nuk i komentoi raportimet e mediumit amerikan, Bloomberg, se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po përpiqet t’i bindë vendet e Ballkanit që t’i pranojnë migrantët e dëbuar – kryesisht nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela – të cilëve u është hequr statusi i përkohshëm ligjor në SHBA.
Shtetet e Bashkuara, thuhet në përgjigje, nuk i komentojnë detajet e komunikimit diplomatik me shtetet e tjera, në kuadër të strategjisë për dëbimin e shtetasve të huaj pa status të rregulluar.
“Partnerët amerikanë dhe udhëheqësit rajonalë po punojnë ngushtë me ne për t’i dhënë fund krizës së migrimit të paligjshëm dhe masiv”, theksoi Departamenti amerikan i Shtetit, duke shtuar se zbatimi i politikës së migracionit të administratës së presidentit Trump, është një nga prioritetet kryesore të tij.
“Largimi nga SHBA-ja i të huajve, për të cilët ekzistojnë urdhra përfundimtarë për dëbim, si dhe dëbimi i imigrantëve të paligjshëm, i mbron Shtetet e Bashkuara nga terroristët e huaj dhe kërcënimet e tjera ndaj sigurisë kombëtare dhe rendit publik”, thuhet në përgjigje.
Nga Departamenti amerikan i Shtetit theksuan, gjithashtu, se bashkëpunimi i vazhdueshëm me qeveritë e huaja është kyç për parandalimin e migrimit të paligjshëm dhe masiv, si dhe për sigurinë kufitare.
“Siç ka thënë sekretari i Shtetit, [Marco] Rubio, ne mbetemi të vendosur në përpjekjet tona për t’i dhënë fund migrimit të paligjshëm dhe masiv dhe për të forcuar sigurinë e kufijve amerikanë. Në këtë drejtim, çdo shtet duhet urgjentisht të pranojë kthimin e shtetasve të vet, që nuk kanë bazë ligjore për të qëndruar në Shtetet e Bashkuara”, theksoi Departamenti i Shtetit.
Në disa raste, thuhet po ashtu në përgjigje, mund të bashkëpunohet edhe me vende të tjera për të lehtësuar largimin nga Shtetet e Bashkuara të shtetasve të vendeve të treta që nuk kanë bazë ligjore për të qëndruar në SHBA.
Çka raportoi Bloomberg?
Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar mediumin Bloomberg News, raportoi më 5 qershor se administrata e presidentit Trump po ushtron trysni ndaj Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit që t’i pranojnë migrantët e dëbuar nga Shtetet e Bashkuara.
Po atë ditë, Radio Evropa e Lirë pyeti Qeverinë e Kosovës nëse administrata amerikane i ka dërguar edhe asaj një kërkesë të tillë, por nuk mori përgjigje.
Në prill, edhe Wall Street Journal raportoi se Uashingtoni po shqyrton mundësinë e dëbimit të migrantëve në Moldavi, Kosovë dhe vende të tjera të Ballkanit./ REL
Si u gjet i riu i gjallë tre ditë pas aksidentit/ Policia jep detajet Policia e Dibrës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e pabesueshme ku një i ri u gjet i gjallë tre ditë pasi ishte aksidentuar dhe kishte përfunduar në një përrua.
Uniformat blu bëjnë me dije se ishin njoftuar nga disa kalimtarë të rastit që kishin konstatuar automjetin e përmbysur pranë shtratit të përroit, larg aksit rrugor.
Pas verifikimeve paraprake, është bërë e mundur identifikimi i drejtuesit të automjetit – shtetasi I.N., 35 vjeç, banues në Maqellarë. Ky i fundit rezultonte i zhdukur që prej një dite më parë, pasi babai i tij kishte kallëzuar në polici largimin e tij nga banesa dhe mungesën e kontaktit.
Burime nga Policia bëjnë me dije se 35-vjeçari është gjetur i plagosur brenda automjetit dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë mjekësore më të specializuar.
Njoftimi zyrtar i Policisë së Dibrës:
“Sot, më datë 06.06.2025, rreth orës 18:30, shërbimet e Policisë janë njoftuar se pranë rrethrrotullimit të Shupenzës është gjetur nga disa banorë të zonës një automjet i përmbysur pranë lumit.
Menjëherë forcat e rendit kanë shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimet rezultoi se drejtuesi i automjetit është shtetasi I.N., 35 vjeç, i shpallur në kërkim ditën e djeshme pas kallëzimit të babait të tij për largim nga banesa.
Shtetasi I.N. është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.”
Policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Gazetari serb provokon Gjimshitin me pyetje për bashkëshorten, përgjigja e tijKapiteni i kombëtares kuqezi Berat Gjimshiti ishte në konferencë për shtyp së bashku me trajnerin Silvinjo këtë pasdite, një ditë para sfidës mes Shqipërisë dhe Serbisë që do të luhet në “Air Albania”, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.
Gjatë bisedës me gazetarët, Gjimshiti u përball me një pyetje të sikletshme që kishte të bënte me bashkëshorten e tij e cila është me origjinë serbe.
Pyetja e gazetarit serb: Duke qenë se bashkëshortja juaj është nga Serbia, a keni folur me të për ndeshjen dhe situatën?
Megjithatë, kapiteni nuk përtoi t’i kthente një përgjigje korrekte;
“ Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private, jam për futboll dhe këto çështje janë të futbollit, jo personale të Gjimshitit, kështu e lëmë me futboll,”- tha Gjimshiti./ Zoom.al
Një ditë para ndeshjes me Serbinë/ Çfarë thonë Silvinjo dhe GjimshitiTrajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi, që do luhet në “Air Albania”.
Trajneri Silvinjo: Ata janë ekip i fortë, këtë e dimë. Janë një ekip fizikisht shumë i mirë. Besoj se nesër do të shikojmë një ndeshje shumë të bukur. Të gjithë trajnerët e përgatisin një ndeshje për ta fituar. Dëgjova edhe trajnerin e kundërshtarit, që gjithashtu përgatit ndeshjen për ta fituar. Rrugëtimi drejt Botërorit është shumë i shpejtë dhe do presim si do shkojë, por futemi në ndeshje për të marrë 3 pikët.
Kemi bërë 5-6 ditë rresht stërvitje me lojtarët, por që nesër do t’ju bëj me dije formacionin. Kemi dhe një stërvitje të fundit sot. E kam pak a shumë më mendje 11-shen që do startojë nesër, por të shohim si do vendosim.
Nuk kemi asgjë për të fshehur. Ata kanë parë 5-6 ndeshje të fundit tonat, po ashtu ne kemi parë ndeshjet e tyre, i kemi analizuar. Nuk mendoj që kanë arritur të kapin ndonjë element. Ata na njohin, ne i njohim.
Është një ndeshje ndryshe, shpresojmë që t’ju dhurojmë një ndeshje të bukur nga aspekti sportiv. Të dyja skuadrat kanë lojtarë të mirë, po ashtu kanë trajner të mirë. Kam dëgjuar që ka pasur mbi 800 mijë kërkesa nga tifozët, janë me fat ata që janë në stadium, janë një lojtar shtesë për skuadrën tonë. Të gjithë lojtarët janë gati dhe shpresoj të shijojmë një ndeshje të bukur nesër.
Kapiteni Berat Gjimshiti: Duhet të fokusohemi te kundërshtari ynë dhe te vetja. Gjithmonë luajmë për të fituar, jemi 100% të fokusuar. Mesazhi do jetë që të japim gjithçka në fushë, të lemë gjithçka në fushë, besoj që jemi përgatitur më mirë për këtë ndeshje, kemi pasur më shumë kohë për të analizuar kundërshtarin.
Ekipi i Serbisë ka shumë lojtarë të fortë, jo vetëm individualisht, duhet të fokusohemi te gjithë ekipi dhe besoj ky do jetë çelësi i suksesit nesër.
Ndahet nga jeta diplomati Ilir Shqina, ish-bashkëshorti i Grida DumësËshtë ndarë nga jeta ditën e sotme diplomati Ilir Shqina, një figurë e njohur e shërbimit të jashtëm dhe administratës publike shqiptare.

Lajmi u bë i ditur nga ish-ministrja e Integrimit Europian, Majlinda Bregu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehu dhimbjen për humbjen dhe vlerësoi kontributin e tij në shërbim të vendit.
“Ilirin e kam njohur fillimisht si pedagog të ri në universitet, dhe më pas pata fatin ta kem këshilltar diplomatik në Ministrinë e Integrimit Europian. Nuk kishim të njëjtat bindje politike, por ai solli në administratë atë që mungon shpesh: korrektësinë, dinjitetin dhe maturinë,”- shkroi Majlinda Bregu.
Ilir Shqina ka qenë i martuar për 22 vite me ish-politikanen (sot moderatore), Grida Duma dhe bashkë kishin edhe një djalë.

Martesa e tyre mori fund në vitin 2019, kur Grida Duma bëri kërkesë për divorc./ Zoom.al
3 shenjat e horoskopit që do kenë sukses në karrierë në dekadën e ardhshmeLuani
Me besim dhe guxim, Luani do të hyjë në dekadën e re me energji të reja. Në vitet e ardhshme, përdorni karizmën tuaj të lindur dhe aftësitë e lidershipit për të ndërtuar një rrugë plot sukses dhe arritje personale. Ka ardhur koha të ndiqni ëndrrat tuaja. Besojini vetes dhe ecni përpara me besim.
Shigjetari
Etja juaj për aventura dhe përvoja të reja është e pangopur. Dekada e ardhshme ju fton ta përqafoni atë si një udhëtim vetëzbulimi dhe rritjeje personale. Qoftë duke udhëtuar në vende të largëta, duke studiuar apo duke ndjekur diçka të re, ndiq kuriozitetin tënd. Lëre të të udhëheqë nëpër shtigje që nuk i ke imagjinuar kurrë dhe mos e shih të panjohurën si pengesë, por si një ftesë.
Ujori
Vitet e ardhshme janë ideale për të shfrytëzuar shpirtin tuaj inovativ dhe për të bërë një ndryshim. Keni fuqinë për të sjellë ndryshime domethënëse. Mos kini frikë të thoni të vërtetën tuaj, edhe nëse kjo do të thotë të shkoni kundër rrymës. Autenticiteti juaj është arma juaj më e fuqishme. Rrethoni veten me njerëz me të njëjtat mendime që besojnë në një botë më të mirë, njësoj si ju.