Aplikacion
Elon Musk i është kundërpërgjigjur Donald Trump, pasi ky i fundit u shpreh se është zhgënjyer nga ai.
Në një postim në platformën X, Musk hodhi një ‘bombë’, ku shkruan “Trump është në listën Epstein. Kjo është arsyeja pse nuk u bënë publike“, tha ai, duke i uruar… mirëmëngjes presidentit amerikan!
Kujtojmë se pedofili dhe tutori Jeffrey Epstein kishte shumë lidhje të profilit të lartë, duke përfshirë ish-presidentë amerikanë, kryeministra të huaj dhe Princin Andrew të Britanisë. Ai njihte gjithashtu yje të Hollivudit, akademikë, njerëz në industrinë e modelimit dhe modës dhe figura të tjera publike.
Rinumërimi i votave të Tiranës/ Këlliçi: Pretendojmë mandatin e 14-tëKomisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi sot (5 Qershor) që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës dhe pretendimit të kandidatit të PD, Asllan Dogjani.
Ndërkohë, deputeti fitues i PD në Tiranë, Belind Këlliçi, në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, është shprehur se Partia Demokratike pretendon mandatin e 14 në kryeqytet.
Sipas tij, ka të dhëna që në rrethinat e Tiranës janë bërë manipulime me numërimin e votave.
Këlliçi theksoi se në Tiranë janë rreth 17,200 vota të pavlefshme.
“Pretendimi i Asllan Dogjanit dhe i Partisë Demokratike bëhet për mandatin e 14 të PD në Tiranë. Unë kam qenë një nga të parët që e kam nxjerrë këtë tezë, sepse aty është kërkuar dhe rinumërimi i të gjithë votave të pavlefshme. Në Tiranë janë rreth 17,200 vota të pavlefshme. Ne na duhen dhe rreth 2180 vota, por ajo është një çështje e cila varion sepse ka të bëjë kujt i merret mandati. Është në raport dhe me partinë Mundësia dhe me Partinë Socialiste. Por fokusi duhet të mbetet te votat e pavlefshme. Kemi një raportim që në zonat rurale të Tiranës është bërë një manipulim që ka pjesë dhe është i konsiderueshëm në rezultat që mund të ndikojë në mandatin e 14. Manipulimi është bërë në numërim dhe tek votat e subjektit.“- tha Këlliçi.
“Më ka ardhur letër”/ Kërcënohet me jetë Jenishehri pasi publikoi skemën kundër SerbisëI ftuar në emisionin “Fiks Fare” ish deputeti Selami Jenishehri foli për herë të parë për letrën kërcënuese që i është adresuar.
Ky kërcënim sipas tij ka ardhur pasi ai ka bërë publike skemën që do të çonte Kombëtaren Shqiptare në fitoren e sigurtë kundrejt Serbisë.
Pas letrave që i kam shkruar Sylvinho-s dhe Armando Dukës nuk më ka kontaktuar askush vetëm në shtëpi më ka ardhur një letër kërcënuese. Në të thuhet nëse do mësosh shqiptarët të mundin serbët mendoje a do mundesh të jetosh më apo jo“, tha Jenishehri.
I pyetur për skemën e tij që do të çonte ekipin shqiptarë drejt fitores ditën e shtunë, ai u shpreh se skema e tij është e testuar. Sipas tij skema është më e mirë dhe më e avancuar sesa ajo e miratuar nga FIFA .
“Unë e mësoj një sportisti 4 mënyra të driblojë kur e ka përball kundërshtarin, 2 mënyra kur e ka në krah dhe
1 kur e ka nga pas” shpjegoi Jenitshehri në Fiks Fare. Por edhe pse ai i është drejtuar disa herë më letra kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje, iu drejtuar edhe trajnerit të kombëtares Sylvinho.
I pyetur nga Juli dhe Xhemi nëse ka kontaktuar dikush me të nga federata apo stafi i ekipit kombëtar Jenishehri e mohoj duke hedhur dhe akuza të forta për shitje të ndeshjes.
Kurban Bajrami: 5 kuriozitete që ndoshta nuk i keni dëgjuar më parëTherja simbolike lidhet me një histori të lashtë
Kurban Bajrami bazohet në historinë e profetit Ibrahim (Abraham), i cili ishte gati të flijonte të birin si akt bindjeje ndaj Zotit.
Në momentin e fundit, Zoti i dërgoi një dash për ta zëvendësuar. Ky veprim është bërë simbol i sakrificës, besimit dhe nënshtrimit ndaj vullnetit hyjnor.
Festohet në të njëjtën kohë me Haxhin në Mekë
Kurban Bajrami përkon me kulmin e pelegrinazhit islamik në Mekë, i njohur si Haxh. Besimtarët që ndodhen në Arabinë Saudite në këtë kohë kryejnë ritualin e therjes së kurbanit pas përfundimit të riteve të Haxhit.
Jo të gjithë besimtarët janë të detyruar të therin një kafshë
Vetëm myslimanët që kanë mundësi financiare janë të detyruar të bëjnë kurban. Ndërsa ata që nuk kanë mundësi, mund të marrin pjesë në festa dhe të ndihmohen nga të tjerët – theksi është gjithmonë tek ndarja dhe solidariteti.
Kurbani shpesh dhurohet në formë donacioni online
Në ditët e sotme, shumë njerëz që jetojnë larg vendlindjes ose nuk kanë mundësi ta kryejnë fizikisht therjen, dhurojnë para online për organizata bamirësie që bëjnë kurbanin në emër të tyre dhe ua shpërndajnë mishin familjeve në nevojë.
Një nga ditët më humane të vitit
Gjatë Kurban Bajramit, miliona kilogramë mish shpërndahen në mbarë botën për të varfrit. Në disa vende afrikane apo aziatike, është dita e vetme në vit kur shumë njerëz hanë mish.
Ministrat dhe ministret e Mbrojtjes të NATO-s ranë dakord në Bruksel që shtetet anëtare të forcojnë masivisht aftësitë e tyre ushtarake. Por të dhënat konkrete konsiderohen si tepër sekrete.
Për shkak të kërcënimit nga Rusia ministrat dhe ministret e Mbrojtjes të NATO-s ranë rënë dakord për programin më të madh të armatimit prrej disa dekadash. Ministrat u takuan në Bruksel. Programi parashikon një zgjerim të konsiderueshëm të aftësive parandaluese dhe mbrojtëse në vitet e ardhshme. Programi përmban objektiva të reja për aftësitë ushtarake. Ato specifikojnë saktësisht se me çfarë duhet të kontribuojë në të ardhmen secili prej vendeve aleate për parandalimin dhe mbrojtjen e përbashkët. Prioriteti më i lartë u jepet aftësive të tilla si sistemet e armëve me rreze të gjatë veprimi, mbrojtjes ajrore dhe forcave tokësore të lëvizshme.
Të dhënat konkrete rreptësisht sekret
Megjithatë NATO i klasifikoi të dhënat konkrete për planet si tepër sekrete, në mënyrë që aleanca të bëhet për Rusinë një kundërshtare sa më pak e paparashikueshme që të jetë e mundur. Sipas informacioneve të agjencisë gjermane të lajmeve dpa, kërkesat e deritanishme për kapacitetet ushtarake janë rritur me 30 përqind. Sipas ministrit Federal të Mbrojtjes, Boris Pistorius, vetëm ushtria gjermane Bundeswehr do të ketë nevojë për deri në 60,000 ushtarë aktivë shtesë për të përmbushur kërkesat e reja të NATO-s.
Politikani sociademokrat e quajti këtë një veprim të fuqishëm dhe tha se vitet e ardhshme Gjermania do të formojë dhe “do të pajisë plotësisht” njësi të reja ushtarake.
Pesë përqind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen
Në takimin e tyre në Bruksel, ministrat dhe ministret e Mbrojtjes po përgatisin edhe samitin e NATO-s që do të zhvillohet në fund të muajit në Hagë. Fokusi është rritja e shpenzimeve të shteteve anëtare për mbrojtjen.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka propozuar që deri në vitin 2032 vendet e NATO-s duhet të shpenzojnë të paktën 3.5 përqind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto (PBB) për mbrojtjen dhe 1.5 përqind të PBB-së për infrastrukturën që lidhet me mbrojtjen – si p.sh. rrugë dhe ura. Gjermania dhe Franca kanë rënë tashmë dakord me këtë propozim, ndërsa vende si Spanja dhe Italia konsiderohen si kundërshtare të qëllimeve të tilla ambicioze. DW/
Gjendet i pajetë prezantuesi i famshëm (VIDEO)Në një zonë shkëmbore të plazhit Agia Marina në Symi të Greqisë (ishull), ku ishin përqendruar kërkimet për prezantuesin e zhdukur të BBC-së, trupi i Michael Mosley u gjet pas pesë ditësh.
Çadra që ai mbante në dorë ditën që u zhduk u gjet pranë tij, ndërsa ai mbante edhe një orë dixhitale. Pak pas orës 14:00, të së enjtes mbërriti nga Rodosi në Symi mjeko-ligjor.
Kryebashkiaku i Symi-t, Lefteris Papakaloudakas, kishte hipur në varka me gazetarët për t’u treguar atyre vendet e rrezikshme. Atje, duke filmuar me kamera, pikasën trupin e prezantuesit 67-vjeçar, që dyshohet se ndodhej në atë vend për të bërë video me pamje nga zona.
Në varkë ndodhshin gazetarë nga disa media dhe televizione greke, si dhe kolegët e tij nga mediat e huaja dhe BBC. Sipas përshkrimeve, trupi i prezantuesit britanik nuk ishte i dukshëm me sy të lirë, por u “kap” nga kamerat e telefonave celularë, të cilët regjistruan pamjet dhe u desh të “zmadhonin” në vendngjarje.
Roja Bregdetare u thirr menjëherë në vendngjarje për të rrethuar zonën. Sipas Independent, zjarrfikësit kanë hetuar një sistem shpellash që nga dje, të cilin banorët i përshkruajnë si “humnera”. Siç shpjegojnë ata, rrjeti i shpellave, i cili ndodhet në një plazh piktoresk, përbëhet nga dhjetëra tunele, të cilat mund të mbushen shpejt me ujë deti.
Dr. Mosley u pa për herë të fundit duke u larguar nga plazhi i Agios Nikolaos në orën 13:30 të së mërkurës. kur besohet se po shkonte në shtegun bregdetar për t’u kthyer në Pedi aty pranë.
“Paralizohet” qarkullimi në Tiranë/ Qindra makina ngecin nga Dogana në PaskuqanQarkullimi në segmentin e Unazës së Madhe është paralizuar pasditen e sotme, për shkak të një bllokimi të rëndë në afërsi të Doganës.
Trafiku është përkeqësuar ndjeshëm në drejtim të Paskuqanit, ku janë krijuar radhë kilometrike automjetesh.



Radhët e gjata janë krijuar për shkak të ngarkesës së madhe të lëvizjeve, një histori kjo e përsëritur dhe që pritet të rëndohet edhe më shumë përgjatë sezonit veror./ Zoom.al
Presidenti Donald Trump priti në Zyrën Ovale kancelarin gjerman Friedrich Merz të enjten, në takimin e parë të të dy liderëve.
Merz i dorëzoi kreut të Shtëpisë së Bardhë një dhuratë simbolike: një kopje të certifikatës së lindjes së gjyshit të Trump-it, Friedrich Trump, i cili emigroi nga Gjermania drejt SHBA-së në fillim të shekullit të kaluar.

Dokumenti ishte vendosur në një kornizë të artë, një detaj që i referohet stilit të njohur të presidentit amerikan dhe dekorit të zyrës së tij.
Nga takimet me Talo Çelën tek planet e vrasjeve/ Alibej “zbërthehet” para togave të zezaErion Alibej vijon të japë dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në seancën e sotme ai ka folur për vrasjen e vëllait dhe xhaxhait të tij, ngjarje e ndodhur në prag të ndërrimit të viteve në dhjetor të vitit 2018. Alibej thotë se pas atentatit që i mori dy familjarët e tij, u detyrau të kthehej në një ‘hetues privat’, në mënyrë që të zbulonte autorët dhe kjo gjë e bëri që të lidhej me anëtarë të krimit të organizuar.
Alibej tha gjithashtu se kishte grumbulluar të gjitha informacionet dhe ia kishte dorëzuar drejtësisë pas vetëdorëzimit.
“Për vrasjen e Endritit shkova, qëndrova disa ditë në Roterdam dhe më pas u ktheva në Shqipëri. I shkruaj Genc Tafilit se kishte diçka për të më treguar. Pas disa ditësh vjen në shtëpinë time bashkë me Dorian Dulin. Takohemi dhe diskutojmë. I them: “Çfarë kishe, se më kërkove?” Më thotë që Dorian Dulit i kanë ardhur në takim në Shkodër Talo Çela dhe ia ka sjellë me urdhër të Kamer Mehjes. Endriti dikur ka qenë me Kamer Mehjen dhe e ka qëlluar me shpullë Endritin. Ikin nga shtëpia. Në atë moment i shkruaj Suel Çelës dhe i kërkoj takim ta bëj me Kamer Mehjen. Kameri më thotë: “Nuk vij dot, se janë katunarët aty”, duke iu referuar Çapjave. Më thotë: “Hajde, takohemi te tregu.” Unë doja arsyen se kush ma ka vrarë familjen. Shkoj te tregu bashkë me Andi Zylyfin dhe më pret, dhe gjej Kamer Mehjen, Mario Çelën dhe djalin e Kamerit dhe diskutojmë. I shpjegoj dhe i them: “Kam marrë vesh kështu gjëra,” dhe më thatë: “Nuk jam takuar kurrë me Endritin.” Mbaroj takimin me Kamerin. Më vjen një informacion për vrasjen e Endritit. Një mik imi që rri në burgun e Peqinit shkon në burgun e Fushë-Krujës. Quhet Ervis dhe i thërrasin Ermal. Atje takon Flobens Mecen – i thërrisnin Çoli. Kam qenë me Altin Ndocin në burg – thotë Çoli – dhe shpjegon se kërkoi takim me Dorian Dulin. Po pasi janë ngritur nga tavolina, kanë qenë shumë të gëzuar. Takim ka qenë: Talo Çela, Mikel Kanani dhe Altin Ndoci. Biseda që është bërë ka qenë: “Sa lekë do, vetëm na vrit Erjonin.” Sipas Çolit, Dorian Duli thotë: “Nuk më intereson.” Unë takohem me Ardian Collakun, e kam pasur informator shumë të brendshëm. Në një bisedë, kur Collaku ka pyetur Mikelin pse nisi kjo punë, i thotë: “Ka qenë shumë i paparë Endriti.” Ardian Collakut nuk i ka munguar asgjë nga unë – me lekë, me telefon. Ardian Çollaku doshte të lidhte kontakte. Prej tij unë kam marrë vesh për herë rë parë se kush ishte Dashnor Dumani. Ai më tregoi se vëllai i tij kishte grabitur një kambist në lagjen Kala. Unë kisha sistemin TIMS që kontrolloja gjithë çka doja. Të gjithë këta emrat nisa ti identifiko. I kisha më foto dhe gjithe hyrje daljet e tyre. Të gjithë, nga Copjat, Qosja, Dumanin. Po grumbulloja shumë informacion. Jo se po harroja Suel Celën. Ai kujtonte se më kishte lënë në gjumë, por unë nuk kam fjetur asnjëherë të vetme. Madje, mendoj se unë e kam lënë Suel Celën në gjumë. Unë po humbja besimin tek institucionet e drejtesisë në Elbasan. Mësoj se Abedin Mama ka bërë një takim në Elbasan me Ardi Veliun dhe Tonin Vocajn. Kjo mu përputh edhe me ndërrimin e drejtorëve. E mora si informacion. Ndërkohë kërkoja për ekzekutorët e familjarëve të mi. E kam bërë vetë hetuesin, prokurorin, gjyqtarin. I kam vënë në dispozicion drejtësisë të gjitha informacionet e mia. Pasi jam vetëdorëzuar, i pari që kam informuat ka qenë Leonard Palushi. Në paraburgim me vjen prokurori, që më akuzonte për Xhoni Rustën, Ridvan Suka. I tregova gjithë ca dija, pasi ai kishte edhe hetimin e vrasjes së familjarëve të mi. Unë nuk doja ti hyja luftës, pasi kisha shumë familje që i kishin të gjithë sytë tek unë,”- thotë ai.
Alibej ka prekur edhe takimet me Nuredin Dumanin. Ai thotë se pas takimit me Nuredin Dumanin, i kishte dhënë atij 50 mijë euro dhe një telefon të koduar me aplikacionin SKY EÇ. Më tej, Alibej rrëfen bisedën me Dumanin për dy vrasjet e bujshme në Durrës, të dy të rinjve Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia. Armët ai thote se i merrnin nga një hoxhë në Tiranë.
Pjesë nga dëshmia
Erion Alibej: I dhashë 50 mijë euro Nuredinit dhe një celular me SKY EÇ. Lekët ishin nga trafiku i drogës. Me kamion, për transport, punoja me aq pak miq sa më kishin mbetur. Drogën e çonin shoferë rumunë.
Avokati Sokol Hazizaj: Ore, akuzohet ky për trafik droge? Se mesa di unë, jo!
Erion Alibej: Unë kisha rreth 200 mijë euro gjithsej. I thashë Dumanit që do betohem në Kuran dhe do të fal gjakun e vëllait, për shkak se Dashnor Dumani është personi që ka marrë pjesë në vrasjen e vëllait tim, Endrit Alibej. Regjistrimin 2 orë e 48 minuta me bisedën që kam bërë me Nuredinin nuk e kam, e kam fshirë. Pas bisedës me Dumanin, fola me Arjan Spahiun për paktin që bëmë. Mora 50 mijë euro dhe një telefon IPhone 6 të enkriptuar dhe kodin ia vura vetë. Një natë më shkruajti Nuredini: “Vëlla, mbaroi i pari. Shiko TV.” Pashë lajmet, ishte vrarë Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia. Këtë të dytin nuk e kisha dëgjuar më parë. I thashë Nuredinit: “Po ky pse?” Më tha: “Hajde, se dhe ky i atyre është.” Para se Nuredini të vijonte me këtë ngjarje, unë kisha lidhur kontakte me një hoxhë në Tiranë. Ai shiste armë. Blinim armë tek ky hoxha, rrinte te Fresku.
Erjon Alibej ka treguar se emrat e atentatorëve të familjes së tij ia ka rrëfyer Nuredin Dumani. Ai thotë se në takimin e tij me Nuredin Dumanin, ai i ka zbuluar emrat e ekzkeutorëve të familjarëve të tij. Ai tregon se takimi u organizua nga Arjan Spahiu, në një shtëpi të marrë me qira nga Alibej.
“Arjan Spahiu më tha se: “Kam informacion, i kam marrë vesh të gjitha dhe duhet të bëjmë një takim me Nuredin Dumanin.” Pranova. Diku në fund të shkurtit 2020, Nuredinin e mori Arjani dhe e solli në pallatin ku unë jetoja, në një shtëpi të marrë me qira. Nuredini kishte dëgjuar që unë hidhja lekë për Talo Çelën, dhe më tha se Talo është bërë i vështirë për t’u kapur, por unë e di kush janë ekzekutorët e familjes tënde. Filloi të më tregonte emrat: Talo Çela, Besmir Haxhia, Altin Ndoci. Edhe tek vëllezërit Baho dhe djali i dajës kanë qenë po këta – më tha. Unë e dija që kishte qenë edhe Dashnor Dumani, e kisha si informacion,”- tregon Alibej.
Në fund, Alibej thotë se Talo Çela ishte objektivi i tij kryesor.
“Unë kërkoja vetëm Talo Çelën me çdo kusht, të gjallë, të vdekur. Doja çdo informacion për të. Djali i dajës më tha: “Pashë Fatos Gosen pas meje me një BMW, rrugës për në Peqin.” Talo ishte kryesori për mua, sepse ai dinte çdo gjë për mua, rrugët i njihte mirë, etj. Unë doja që ai të kapej nga policia, sepse e di që do fliste. Për të identifikuar autorët e masakrës së Bradasheshit, kam përdorur sistemin TIMS për të ndjekur lëvizjet e të dyshuarve. Kisha akses në TIMS përmes policit Leonard Allkja. Të gjithë këta emrat nisa ti identifikoj. I kisha më foto dhe gjithë hyrje daljet e tyre. Të gjithë, nga Çopjat, Qosja, Dumanin. Po grumbulloja shumë informacion. Jo se po harroja Suel Çelën. Ai kujtonte se më kishte lënë në gjumë, por unë nuk kam fjetur asnjëherë të vetme. Madje, mendoj se unë e kam lënë Suel Çelën në gjumë. Më 5 janar 2019 ishte larguar nga Shqipëria dhe këta të tjerët ishin në një ishull grek. Unë po humbja dhe besimin te institucionet. Dhe më thonë që Abedin Mana ka bërë takim me Tonin Vocaj te stadiumi “Qemal Stafa”. Kur jam vetëdorëzuar, i pari që kam takuar ka qenë Leonard Palushi. I kam treguar për autorët e vrasjes së vëllait. Më vjen prokurori në ambientet e paraburgimit, Ritvan Suka, dhe i them çdo gjë që i kam thënë Leonard Palushit. I thashë: “Pse nuk e bashkon çështjen?” Para se të dorëzohesha, i kam dhënë informacion tre punonjësve të policisë: Krenarit, Leonardit, Avniut. Pasi kam folur para policisë, grupi ekzekutor ka shkuar deri te fëmijët në shkolla. U kemi vënë në dispozicion edhe makinat dhe asnjë veprim nga policia”, tha Alibej.
Në dëshminë e dhënë në gjykatë në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”, Erjon Alibej ka treguar se kishte akses në sistemin TIMS. Alibej tha se kontrollonte të gjitha hyrje-daljet të personave që dyshonte se ishin të përfshirë në masakrën e Bradasheshit, ku iu vra i vëllai. Alibej thotë se i kishte me foto të gjitha hyrje-daljet për të gjithë, nga Çopjat e Qosja.
“Ardian Çollaku doshte të lidhte kontakte. Prej tij unë kam marrë vesh për herë të parë se kush ishte Dashnor Dumani. Ai më tregoi se vëllai i tij kishte grabitur një kambist në lagjen Kala,”- tha Alibej.
Opozita bojkoton, Kuvendi kalon me 71 vota ndryshimet në buxhetin e 2025Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 71 votat e mazhorancës ndryshimet në buxhetin e vitit 2025, teksa opozita e bojkotoi këtë votim.
Gjithashtu në seancën e sotme plenare që zgjati mbi 7 orë, u miratuan edhe disa projektligje të tjera, mes tyre edhe marrëveshja e sigurisë me Ukrainën.
Kujtojmë se Kuvendi ka kohë deri më 9 Korrik që të ndryshojë dhe miratojë ligje, teksa pritet që në seancat në vijim të miratohet edhe “Paqja Fiskale”, përmes të cilës do të falen gjobat dhe kamatvonesat për disa kategori.
Projektligjet e miratuara ditën e sotme:
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtën e detit mbi ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të diversitetit biologjik detar të zonave përtej juridiksionit kombëtar”.
Akti normativ nr. 3, datë 29.4.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 115/2024 “Për buxhetin e vitit 2025””.
Akti normativ nr. 4 “Për një shtesë në ligjin nr.8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar”.
Akti normativ nr. 5 “Për një shtesë në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar””.
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”.
Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën për Themelimin e Zyrës Evropiane të Komunikacioneve (ECO) Hagë, më 23 qershor 1993, të ndryshuar në Kopenhagë, më 9 prill 2002”.
Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit për Zhvillim të Abu Dhabi-t, për financimin e “Mbështetjes për buxhetin e përgjithshëm mbi përpjekjet për zhvillim”’.
Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Shqipërisë, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit “Doganat”, për bashkëpunim në fushën e doganave”.
Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Group, sh.a., (OSHEE) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e qëndrueshmërisë së OSHEE-së”.
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për punësimin e të rinjve, në favor të Republikës së Shqipërisë, për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III).
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për ekonominë dhe shoqërinë digjitale, në favor të Republikës së Shqipërisë për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III)”.
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për energjinë, në favor të Republikës së Shqipërisë, për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III)”.