Aplikacion
Washington Examiner
Ekipi i fushatës së Presidentit Donald Trump, i përçmuar nga kritikët liberalë dhe i tallur për vetëbesimin e tij përballë propagandës mediatike që promovonte kandidaturën e atëhershme të nënpresidentes Kamala Harris për vitin 2024, ka fituar çmimin si ekopi më i mirë në këtë fushë.
Shoqata Bipartizane Amerikane e Konsulentëve Politikë u dha këshilltarëve të fushatës së Trump-it, anketuesve dhe ekipit mediatik çmimin më të lartë të saj, “Pollie”.
Çmimi për “Fushatën e Vitit” iu dha ekipit të Trump-it të drejtuar nga Susie Wiles dhe Chris LaCivita.
“Fushata e Donald J. Trump për vitin 2024, e drejtuar nga Susie Wiles dhe Chris LaCivita, ishte një “master class” në zbatimin strategjik dhe kontrollin e mesazhit. Wiles mbikëqyri një operacion kombëtar të koordinuar ngushtë, duke e mbajtur fushatën të disiplinuar dhe të përqendruar, ndërsa LaCivita, me drejtimin e dhomës së luftës dhe strategjisë së reagimit të shpejtë, formësoi narrativën mediatike dhe neutralizoi sulmet e opozitës. Udhëheqja e tyre përmbysi të shtatë shtetet vendimtare, siguroi votën popullore dhe mundësoi rikthimin historik të Trump-it në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë jo të njëpasnjëshëm,” thuhej në përshkrimin e çmimit.
Anketuesi i Trump-it, Tony Fabrizio, u shpall si “Anketuesi Republikan i Vitit”.
“Tony Fabrizio ishte një forcë kyçe pas fitores së Trump-it në 2024, duke ofruar të dhëna dhe strategji jashtëzakonisht të sakta si anketuesi kryesor gjatë një cikli të trazuar — duke përfshirë aktakuza, një përpjekje për atentat dhe një ndërrim historik kandidati. Memorandumet e tij formësuan mesazhet e Partisë Republikane, rrëzuan sondazhet e gabuara dhe udhëzuan fushatat në të gjithë vendin. Me 38 vite përvojë, ai gjithashtu mentoroi brezin e ri, duke vulosur trashëgiminë e tij,” thuhej në çmim.
Ndër fituesit e çmimeve të “Ekselencës së Fushatës 2025” ishin edhe figura të tjera kyçe të kampit Trump, si drejtori politik i fushatës James Blair dhe drejtuesi i Make America Great Again Inc., Taylor Budowich. Ndërkohë, Meredith O’Rourke, Drejtoreshë Kombëtare e Financave e Trump-it, fitoi çmimin “Mbledhësja Republikane e Fondeve e Vitit” për mbledhjen e mbi 2 miliardë dollarëve për fushatat e Trump-it, komitetet dhe inaugurimin — duke vendosur rekorde dhe duke riformësuar strategjinë e mbledhjes së fondeve të Partisë Republikane për epokën dixhitale.
Fushata e Kamala Harris nuk fitoi asnjë çmim ekselence.
Ashtu si te votimi për Oskarët, kolegët në këtë industri gjykojnë gjithçka, nga fushatat, reklamat, dërgesat me postë, madje edhe “fletëpalosjet e derës,” dhe shumë çmime ndahen sipas partisë, Demokratike ose Republikane. / Përgatiti në shqip Zoom.al
Sonila Meço kundër Neda Balluku: Prindërit nuk janë egoistë, janë të rrasakapiturDeklarata e opinionistes Neda Balluku në rrjetet sociale ka nxitur reagime të ndryshme në publik. Në një postim në Instagram Story, ajo u shpreh:
“Mos ia lini kalamajt prindërve tuaj për t’i rritur. Ua nxitë jetën!”
Postimi është interpretuar si kritikë ndaj prindërve që përfshijnë gjyshërit në mënyrë të vazhdueshme në procesin e rritjes së fëmijëve.
Në përgjigje, gazetarja Sonila Meço reagoi me një qëndrim kundër kritikës së përgjithësuar, duke shkruar:
“Mos u ngutni të gjykoni prindër që ua rrisin fëmijët gjyshërit. Sepse shumë nuk kanë zgjedhje tjetër në vendin ku jetojmë. Jo prej egoizmi, por pamundësie. Morali pa dhembshuri, ndonjëherë është privilegj me ton të lartë.
Por prindërit nuk janë bërë egoistë. Janë bërë të rraskapitur. Dhe është faji i një modeli që nuk e mbështet prindërimin, nuk investon tek fëmijët, nuk njeh barrën që mban familja shqiptare çdo ditë.”
Ky shkëmbim ka hapur diskutim në rrjet për rolin e gjyshërve në familjet shqiptare, duke nxjerrë në pah perspektiva të ndryshme mbi ndarjen e përgjegjësive brenda familjes dhe sfidat ekonomike apo sociale që ndikojnë në këto vendime./ Zoom.al
Çudit Artan Hoxha: Një fierak u kap në luftën Rusi-Ukrainë duke shpërndarë kokainëGazetari Artan Hoxha ka ngritur alarmin për përhapjen e lëndëve narkotike sintetike në festivalet verore që organizohen përgjatë bregdetit shqiptar, ku sipas tij, veçanërisht gjatë aktiviteteve me pjesëmarrje të madhe rinore, shpërndahet një sasi e konsiderueshme droge që vjen kryesisht nga Kosova.
I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, Hoxha deklaroi se këto festivale janë kthyer në “terren të hapur” për trafikimin dhe konsumimin e ekstazisë dhe lëndëve të tjera narkotike, të cilat blihen lirë në Kosovë dhe shiten me çmime shumë më të larta në Shqipëri.
“Rritja e festave verore rinore, aty është me tender kush merr aksesin për ta furnizuar. Ajo e Shëngjinit ka 15 mijë njerëz. Në fund, kur mbaron aktiviteti, policia bën ca arrestime dhe kapen kosovarë, sepse janë operatorët e rinj në treg,” u shpreh ai. Sipas Hoxhës, vetëm në një rast janë kapur mbi 11 mijë doza ekstazi, me vlerë të shumëfishtë në tregun shqiptar.
Gazetari solli edhe një shembull nga jashtë vendit, ku një shqiptar nga Fieri u kap në portin e Odesës në Ukrainë duke transportuar kokainë. Sipas tij, konflikti Rusi-Ukrainë ka rritur ndjeshëm kërkesën për drogë në zonat e luftës, sidomos në mesin e ushtarëve që përballen me trauma të thella.
“Mbaj mend që sapo filloi konflikti u kap një shqiptar në Odesë me 30 kg kokainë, ndërsa ngarkesa e plotë ishte 250 kg. E konsumojnë ushtarët. Shoqëri në traumë – janë ata. Si do ta përballojnë ndryshe? Kërkesa në atë zonë është rritur ndjeshëm,” tha Hoxha.
“100 grupe kriminale me 1 mijë anëtarë”/ Eksperti i sigurisë: Ja roli i shqiptarëve në FinlandëEksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka komentuar operacionin e policisë finlandeze dhe SPAK ku u godit një grup të trafikut të drogës, i cili akuzohet se trafikonte drogën nga Spanja dhe Holanda në Finlandë.
SPAK ka lëshuar 11 urdhra arresti, të cilat janë miratuar nga gjykata, ndërsa janë arrestuar 9 nga 11 personat dhe për dy të tjerët vijon puna për kapjen.
Softa teksa shpjegoi se si funksionojnë grupet e shqiptarëve në Finlandë tha se nuk beson se ka qenë operacion i përbashkët, por ka pasur shkëmbime informacionesh.
“Vendet skandinave tashmë janë trazuar sepse prezenca e të huajve përfshirë shqiptarët, është bërë problematike për vetë këto shoqëri. Të paktën në Finlandë janë rreth 100 grupe me nga 1 mijë anëtarë, ku ka edhe shqiptarë janë bërë pjesë aktive e tyre. Shqiptarët nuk kanë dominancë, por bashkëpunojnë me rrjetet lokale.
Nëse flasim për punën e strukturave të posaçme, janë gjithë këto operacione të organizuara të cilat bëhen me Francën, me Spanjën, me Italinë, me Finlandën, ndaj nëse flasim për një punë të përbashkët për 18 muaj, e bërë për 4 vite me grupe të përbashkëta, a i ka kjo strukturë kaq shumë burime njerëzore? Ka shumë ngarkesë dhe unë nuk e di a i bëjnë dot. Unë mendoj se më shumë janë informacione që vijnë dhe mbi bazën e informacioneve sigurisht janë shkëmbimet e informacioneve që vijnë. Nuk mendoj se janë skuadra të përbashkëta të cilat hetojnë kaq shumë aktivitet kriminal me kaq dosje voluminoze”,-tha Softa.
“Ulen gjakrat” Shqipëri-Greqi/ Ministrat e Jashtëm takohen në Athinë, çfarë u diskutuaQysh në fillim nga mënyra e pritjes te përqafimet dhe shtrëngimet e herëpashershme të duarve, u duk se takimi mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë do të rrezatonte një atmosferë tepër miqësore, pas shumë muajve problematikë në marrëdhëniet dypalëshe.
Duke iu referuar zhvillimeve gjeopolitike globale të dhimbshme, kreu i diplomacisë greke, Gjerapteritis, ka theksuar se bashkëpunimi rajonal, veçanërisht mes vendeve fqinje, merr një rëndësi të jashtëzakonshme për forcimin e stabilitetit dhe mirëqenies në rajon dhe se hijet që kanë rënduar në marrëdhëniet mes Athinës e Tiranës duhet të zhduken dhe të mos përsëriten.
“Duhet të shohim nga e ardhmja me një këndvështrim pozitiv, mbi bazën e respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe në kërkim të marrëdhënieve miqësore dhe të fqinjësisë së mirë. Duke lënë pas nacionalizmat ballkanikë dhe faktorët që sjellin prapambetje dhe destabilizim.Është në interes të të dy popujve që të kultivojmë interesat e përbashkëta dhe të punojmë për të luftuar stereotipet”, u shpreh ministri i jashtëm i Greqisë, Georgios Gerapteritis.
Gerapetriti i është referuar respektimit të plotë dhe të detyrueshëm për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të Pakicës Kombëtare Greke, që përbën një përparësi të madhe për Athinën.
“Pakica Kombëtare Greke është një nga hallkat më të forta në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona. Prej shekujsh përbën një urë komunikimi dhe mirëkuptimi mes dy popujve.E njëjta gjë mund të thuhet edhe për numrin e madh të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi”, tha Gerapteritis.
Ministri i jashtëm grek ka bërë me dije edhe një fakt që pak ishte i njohur për origjinën e homologut të tij shqiptar.
“Kemi fatin e mirë që në Shqipërinë fqinje të shërbejë si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme një njeri me aftësi të jashtëzakonshme dhe një njeri që flet gjuhën tonë: Gjuhën e arsyes evropiane. Por edhe gjuhën greke, për shkak të prejardhjes së tij greke, të cilën sot e nderon”, tha ai.
Nga ana e tij, ministri Hasani theksoi lidhjet historike mes dy vendeve dhe angazhimin e përbashkët për thellimin e marrëdhënieve strategjike.
“Sot me mikun tim, afirmuam angazhimin tonë të përbashkët për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe në një frymë miqësie, partneriteti dhe respekti të ndërsjellë. Këto marrëdhënie bazohen në interesat tona strategjike, në partneritetin tonë në NATO dhe synimin e përbashkët për një Evropë më të bashkuar“, tha Hasani.
Gjithashtu. kryediplomati shqiptar ka shtuar se ky është një moment i përshtatshëm për zgjidhjen e një sërë çështjesh të pazgjidhura të trashëguara nga e kaluara.
“Sa i përket çështjeve të hapura, ndamë bindjen se ky është momenti i duhur për t’i trajtuar me qasje të pjekur dhe konstruktive. Është në interesin e përbashkët të të dy vendeve që këto çështje që burojnë nga e kaluara historike apo sfida të së tashmes, të adresohen në mënyrë të përgjegjshme përmes dialogut të hapur, mekanizmave të dakordësuar dhe në respekt të së drejtës ndërkombëtare“, u shpreh Hasani.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Igli Hasani më pas është pritur edhe nga presidenti i Greqisë, një pritje që nuk bëhet për gjithë ministrat e Jashtëm që vizitojnë Greqinë.
Fati do të favorizojë këto shenja të zodiakut në ditët në vijimZbuloni më poshtë, shenjat më fatlume të ditëve të ardhshme:
Virgjëresha
Dashurohuni me çdo pjesë të jetës suaj. Të premten, më 6 qershor, fati është në favorin tuaj ndërsa Venusi zhvendoset në Demi, sundimtarin e shtëpisë së bollëkut, zgjerimit dhe fillimeve të reja. Venusi sundon romancën, pasurinë dhe përmbushjen. Në këtë fushë të jetës suaj, ju udhëzoheni të krijoni jetën që doni. Energjia e Demit përfaqëson gjithashtu udhëtimin, zhvendosjen ose mësimin në distancë, kështu që është e rëndësishme të lini pak hapësirë për relaksim. Zona juaj e rehatisë nuk ka pse të zhduket. Këto përvoja të reja dhe vende të reja në fund të fundit do t’ju ofrojnë dashurinë dhe sigurinë që kërkoni. Venusi në Demi është një kohë unike e bukur dhe e bollshme. Pavarësisht nëse po përgatiteni për udhëtim, kolegj apo pushime verore, ky është shansi juaj për t’u dashuruar me jetën tuaj dhe për të marrë pohim për vendimet që keni marrë në të kaluarën. Demi është një shenjë toke që shijon kënaqësitë natyrore, por gjithashtu kërkon stabilitet. Sigurohuni që t’i vini gjërat në rregull gjatë kësaj kohe, duke rishikuar çdo plan ose rregullim, në mënyrë që të mund të shijoni magjinë që ju pret.
Akrepi
Hape veten ndaj rastësisë. Ke nevojë për një ndryshim, por frika të bën të dyshosh në vetvete. Jeta që ëndërron kërkon sakrificë dhe duhet të ndalosh së frenuari veten dhe të fillosh të besosh se ia vlen. Këtë javë do të kesh një mundësi tjetër – por varet nga ti nëse do ta shfrytëzosh apo jo. Mundohu të gjesh pak kohë për veten dhe mendimet e tua për të sqaruar se çfarë po ndodh brenda teje. Të dielën, më 8 qershor, Mërkuri do të kalojë nëpër Gaforre, duke sjellë një ofertë të menjëhershme udhëtimi, pasurie dhe romance. Me energjinë emocionale të Gaforres, mund ta kesh të vështirë të thuash po ose të besosh se kjo është vërtet një mundësi. Por beso vetes dhe instinkteve të tua. Ndryshimet e nevojshme rrallë janë të rehatshme, por të gjitha janë pjesë e rritjes tënde. Mundohu të çlirohesh nga frika që të kanë mbajtur prapa, në mënyrë që të mund të përqafosh të renë që do të hapet para teje.
Bricjapi
Lërini mënjanë planet e së kaluarës, pasi ato nuk janë gjithmonë ato që duhet të ndiqni. Lejoni veten të ndiheni të hapur ndaj të panjohurës në mënyrë që të përfitoni nga mundësitë e reja që vijnë në jetën tuaj gjatë Hënës në Virgjëreshë në shtëpinë tuaj të fatit. Virgjëresha është një shenjë toke si ju dhe pasqyron këtë tendencë – për të planifikuar shumë ose për të provuar të kontrolloni gjithçka. Megjithatë, në këtë fushë të jetës suaj, duhet t’i lejoni vetes të ndryshoni dhe të përqafoni një plan të ri dhe hyjnor. Qëndroni të hapur ndaj përvojave të reja që sfidojnë bindjet ose qëllimet tuaja të mëparshme dhe gjithmonë jini të gatshëm të merrni rreziqe.
Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi aksidentin tragjik që ndodhi, të dielën, në plazhin e Durrësit.
Turisti 34-vjeçar me shtetësi britanike, Sylvester Obeg, i cili humbi jetën në një aksident detar në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë në ujë.
Ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar shkakun e vdekjes, ndërkohë që shoqja e tij, 31 vjeçe, që ndodhej në motor me të, ka dalë nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas burimeve spitalore, 31-vjeçarja britanike iu nënshtrua kontrolleve të plota mjekësore dhe qëndroi nën vëzhgim për 24 orë në pavionin e sëmundjeve të brendshme të spitalit të Durrësit.
Ajo ka treguar dinamikën e ngjarjes. Pas marrjes me qira të një motorri uji (jet ski), gjatë lëvizjes me shpejtësi dhe një manovre të forte në thellësi, mjeti u përmbys duke zënë poshtë tij 34-vjeccarin që dhe pse ishte me jelek shpëtimi nuk mundi të mbijetojë.
Ndërkohë, lidhur me ngjarjen policia e Durrësit arrestoi operatorin turistik që ofronte mjetet ujore, nën akuzën e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. Ai kishte lejuar viktimën të drejtonte motorin pa leje përkatëse, duke rrezikuar jetën e klientëve të tij. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.
Plagosi 15-vjeçarin në një piceri/ Kapet autori, tregon ku hodhi armënËshtë arrestuar 21-vjeçari Aldi Neziri, autori i dyshuar i plagosjes së 15-vjeçarit në një piceëri në lagjen “Ali demi” në Tiranë dy ditë më parë.
Kanë qenë forcat e policisë së komisariatit numër 1 të cilët kanë vënë në pranga 21-vjeçarin, e akuzuar për plagosje e rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.
I riu ka treguar se ka hedhur armën e krimit( armë zjarri artizanale) në një kosh mbeturinash në “Don Bosko”.
Ndërkohë, i mituri që mbeti i plagosur vijon të marrë trajtim mjekësor në spitalin e Traumës, edhe pse ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
LAJM I FUNDIT/ Jep dorëheqjen Komandanti i Gardës së Republikës, Ermal OnuziKomandanti i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi ka dorëzuar dorëheqjen nga posti i tij.
Nuk dihet ende motivacioni i tërheqjes së Onuzit nga posti i rëndësishëm.
Ai u emërua në këtë detyrë vetëm në shtator të vitit 2024, pra ende pa u bërë një vit./ Zoom.al
Droga drejt Finlandës/ Dalin emrat e të arrestuarve, mes tyre një gruaJanë bërë publike emrat e 9 të arrestuarve në Shqipëri në kuadër të operacionit të koduar “PIETARI”, një aksion i përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve finlandeze, që çoi në goditjen e një grupi të strukturuar kriminal shqiptar të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe substancave sintetike.
Sipas burimeve zyrtare, në mesin e të arrestuarve ndodhen dy prej drejtuesve kryesorë të grupit, Dorjan Luzaj, 51 vjeç, dhe Geraldo Seferaj, 30 vjeç, të dy me origjinë dhe banim në Vlorë. Po ashtu, është vënë në pranga edhe një grua, shtetasja Kela Qevani, 44 vjeç.
Të arrestuarit në kuadër të operacionit “PIETARI”:
Gjithashtu, burime pranë grupit hetimor konfirmojnë se edhe shtetasi Elton Tavani është subjekt i një mase sigurie “arrest me burg”, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi nuk u arrit të ndaloheshin gjatë fazës operacionale. Njëri prej tyre dyshohet se është larguar jashtë Shqipërisë.
Sipas deklaratës së SPAK, grupi kriminal, i përbërë dhe drejtuar nga shtetas shqiptarë, ka trafikuar sasi të mëdha të lëndëve narkotike drejt territorit finlandez, përfshirë kokainë, amfetaminë, kanabis, ekstazi dhe substanca të tjera me rrezik të lartë për shëndetin publik.
Trafiku dhe shpërndarja:
Lëndët narkotike transportoheshin nga Holanda dhe Spanja, për t’u shpërndarë më pas në qytete të ndryshme të Finlandës, falë një rrjeti të sofistikuar shpërndarësish lokalë dhe ndërkombëtarë. Grupi kriminal kishte ndërtuar një mekanizëm të mirëorganizuar që synonte përfitime të konsiderueshme financiare nga aktivitetet e paligjshme.
Episodet më të rëndësishme të dokumentuara (2022–2024):