Aplikacion
Gazetarja e kronikës, Dorjana Bezat, e ftuar në “Top Story” ka dhënë një panoramë të sagës së vrasjeve mes familjes Kaza dhe Gjoni në Lezhë.
Ajo u shpreh se fakti që Pjetër Kaza u vra në derën e shtëpisë së tij tregon që kjo ngjarje lidhet me pistën e hakmarrjes, ku 57-vjeçari është viktima e pestë. Sipas saj, autorët kishin mundësi ta vrisnin kudo Pjetër Kazën, pasi ai po kthehej nga puna, por vendosën ta ekzekutonin në derën e banesës, për të treguar se e vranë për hakmarrje.
”Vrasja në Lezhë është një tregues që kanë dështuar disa kode qoftë sociale, kanunore dhe hetimit. Zanafillën e ka në vitin 1994 dhe sot flasim për një person që ka qenë i pafajshëm, më 7 janar 1994 Ndue Kaza vëllai i viktimës së Pjetrit, ka qenë një person i arsimuar, por për shkak të kushteve ai u vesh si polic, bëri një kurs siç ka qenë në atë vite por arsimimin e kishte si mësues matematike. Në një nga kontrollet u ndesh me dy persona të armatosur dhe ata e qëlluan.
Më pas vëllai i tij kreu vrasjen e personave që i kishin vrarë vëllain. Ngjarja u përsërit në 2004 kur Kanuni vrau edhe jashtë territorit në Belgjikë ku u vra vëllai tjetër i Pjetrit dhe nipi i viktimës së vitit 1994, dy viktima me dy viktima, do ishte mbyllur me një vrasje. Por Pjetër Kaza u vra në derën e banesës, autorët mund të kishin shumë hapësira për eliminimin se ai ishte kthyer nga puna, por ky ishte një mesazh që ata kanë dashur të përcjellin, policia i ka orientuar hetimet drejt kësaj piste, se ai nuk kishte konflikte të tjera.
Nga komunikimet që kam pasur me familjen Kaza, nga familja Gjini ka pasur tentativa për pajtim, se në ’94-ën u vra nga një pakujdesi dhe ata nuk qëlluan ndaj familjes Kaza por ndaj uniformës së policisë, se ishin ndjerë të kërcënuar”, tha Bezat.
Bushati: S’ka zgjedhje normale, Rama kontrollon çdo hallkë të shtetitAndi Bushati ka ngritur akuza të drejtpërdrejta ndaj mënyrës se si zhvillohet procesi zgjedhor në Shqipëri, duke deklaruar se problemi nuk është çështje manipulimesh të minutës së fundit, por një deformim sistematik që zgjat prej vitesh.
Në një intervistë për “Syri TV”, Bushati u shpreh se zgjedhjet e 11 majit nuk ishin një garë demokratike, por një votim nën kontrollin total të partisë në pushtet.
“Zgjedhjet nuk janë vjedhur as ditën e fundit, as katër ditët e fundit, as katër muajt e fundit. Ky është një proces katërvjeçar. Fakti që sot nuk kemi zgjedhje, por kemi votime, është rezultat i këtij procesi të gjatë deformimi”, tha ai.
Bushati përmendi një sërë faktorësh që sipas tij e kanë deformuar thellësisht garën zgjedhore, përfshirë përdorimin e administratës shtetërore, ndikimin e drejtësisë, kontrollin mbi mediat dhe presionin ndaj biznesit.
“PD nuk ka garuar me një rival politik, por me një parti-shtet që kontrollon çdo hallkë të sistemit. Kjo nuk është një fushatë demokratike, por një farsë në të cilën rezultatet dihen që përpara se të votohet”, theksoi ai.
Në vijim, analisti ndaloi edhe te ankesat për 130 mijë fletë votimi që, sipas opozitës, mungojnë:
“Edhe sikur t’i gjejmë apo t’i heqim këto fletë, problemi është shumë më i madh. Pse LSI nga 200 mijë vota përfundon në zero? Pse një opozitar si Berisha izolohet për një vit të tërë? Pse çështja e vulës u zvarrit në pafundësi? Këto nuk janë çështje teknike, por politike. Dhe pas tyre qëndron kapja e sistemit.”
Ai nuk kurseu as partitë e reja që morën pjesë në zgjedhje:
“Adriatik Lapaj që fliste për 13 deputetë, doli me 1. Agron Shehaj me gjithë fushatën, mori një tjetër mandat. Pyetja është: këto zgjedhje i quajnë normale? Apo janë thjesht pjesë e fasadës që i jep legjitimitet kësaj maskarade?”
Në përmbyllje, Bushati dha një mesazh të qartë për qytetarët:
“Ne nuk mund të flasim më për zgjedhje në Shqipëri. Po, votohet. Por zgjedhje të vërteta nuk ka. Dhe kjo nuk është më thjesht një çështje e opozitës, por e të gjithëve – e çdo partie, çdo kandidati dhe çdo qytetari që ka ende respekt për votën e vet.”
Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me LiminÇifti mjaft i përfolur i “Ferma VIP 2”, Alba dhe Limi janë nën vëzhgimin e ndjekësve, edhe pse jashtë fermës.
Bashkë apo të ndarë? Kjo është pyetja që i shqetëson më shumë ndjekësit e tyre, por këtë përgjigje e dha sot Alba gjatë spektaklit të Ferma VIP.
Alba Pollozhani tha se ajo vijon t’a shoh fermën nga jashtë së bashku me Limin, teksa ka pohuar se marrëdhënia e tyre vazhdon.
Pjesë nga biseda:
Luana Vjollca: Të ka lënë Limi kohë të shohësh fermën?
Alba: Nuk është se na ngelet dhe shumë kohë, por mundohemi.
Luana Vjollca: Kjo do të thotë që ata janë ende bashkë.
Alba: Po, e ndjekim bashkë.
130mijë vota të zhdukura? KQZ i përgjigjet kërkesës së PDKomisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike, e cila sipas përllogaritjeve të të dhënave të KQZ-së për zgjedhjet e 11 Majit pretendonte se mungonin 130 754 fletë votimi të papërdorura dhe i kërkonte instituciuonit të zgjedhjeve të niste hetimin për ta sqaruar.
KQZ në thelb nuk pranon që fletët mungojnë, por thotë se dyshimi i PD-së për “mungesë” të 130 mijë fletëve vjen nga keqinterpretimi i shifrave në dokumentet e QV-ve. KQZ e drejtuar nga Ilirjan Celibashi llogarit edhe fletët e votimit të Vorës dhe njësisë nr.10 në Tiranë, ku u bë votimi elektronik, teksa për të tjerat thotë se është bërë pasqyrim gabim në procesverbalet.
Në shkresën e depozituar në KQZ, PD bënte bilancin mbi bazën e të dhënave zyrtare, ku deklaronte se janë:
Përgjigja e KQZ:
I nderuar Z. Nuri
Në përgjigje te kerkesës tuaj lidhur me verifikim të menjëhershëm të fletëve të votimit tö përdorura për zgjedhjet e datës I I Maj 202* ju informojmë se:
Numri prej 1,935,328 flete votimi të papërdorura përfshin vetëm sasinë e raportuar të këtyre fletëve sipas procesverbaleve të çdo QV-je.
Këtij numri i duhen shtuar edhe:
Një vendim i paprecedentë vjen nga grupimi më i zjarrtë i tifozëve të Kombëtares shqiptare, Tifozët Kuq e Zi, të cilët kanë bërë të ditur se nuk do të jenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” për ndeshjen e 7 qershorit 2025.
Në një deklaratë të fortë publike, grupimi shprehet se, për herë të parë që nga themelimi i tyre 21 vite më parë, do të mungojnë në mbështetje të Kombëtares në shtëpi, përveç një rasti të mëparshëm më 14 tetor 2014, kur nuk u lejuan të merrnin pjesë në Serbi.
Këtë herë, thonë ata, ndalesa nuk vjen nga armiqtë, por nga vetë Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), të cilën e akuzojnë për përjashtim të qëllimshëm dhe manipulim të sistemit të biletave.
“Nuk morëm pjesë në farsën e organizuar me pretekstin e një ‘shorti’ të rremë. Ky sistem është ndërtuar për të favorizuar agjencitë turistike dhe për të ushqyer pazaret e zakonshme”, thuhet në deklaratën e tyre.
Ata theksojnë se hipokrizia e FSHF-së, e cila shpesh flet për gjithëpërfshirje, nuk përputhet me realitetin: “Futbolli është kthyer nga një aktivitet popullor në një event për të pasurit. Biletat shkojnë deri në 1000 euro, çka e bën të pamundur pjesëmarrjen e një familjeje shqiptare të zakonshme.”
TKZ-ja ngre alarmin për atë që e konsideron “politikë përjashtuese” të Federatës:
“Gjithpërfshirja i ka të gjithë brenda, përveç se TKZ-në. Aty janë agjencitë, politikanët dhe rrethi i Presidentit të FSHF-së. Por BESNIKËT, ata që kanë ndjekur Kombëtaren në shi, në borë dhe në çdo skaj të Europës, nuk kanë vend.”
Në përfundim, grupimi lëshon një mesazh të qartë dhe kritik:
“Le të fitojë njëherë Kombëtarja. Por pa ne, sepse ky nuk është më futbolli që ne kemi dashur dhe ndjekur për dekada.”
Brooklyn dhe Nicola: Çfarë thonë pas mosmarrëveshjeve me familjen BeckhamBrooklyn Beckham dhe partnerja e tij Nicola Peltz kanë thyer heshtjen për herë të parë pas përplasjes me familjen e Brooklynit.
Në një intervistë të fundit, ata hapën zemrën për ndërhyrjet që ka pasur jashtë, duke përfshirë këshillat e prindërve të Nicola-s, Nelson dhe Claudia Peltz.
Lidhja e tyre me familjen Beckham është bërë temë diskutimi, ku Brooklyn tashmë ka treguar një qëndrim më të kujdesshëm për babanë e tij, David Beckham.
Ai përmendi, Cloud 23, duke zbuluar se ky numër ka kuptimin e tij personal, duke shënuar datën e angazhimit dhe moshën që kishte atëherë, duke lënë pas çdo referencë të drejtpërdrejtë për familjen e tij.
Një tjetër moment që tërhoqi vëmendje ishte që Brooklyn, gjatë intervistës, tregoi se ka mbi 100 tatuazhe, por ato që i sheh më të veçanta janë ato që i ka bërë në nder të gruas së tij. Ai përmendi tatuazhin me sytë e Nicola-s në qafë dhe betimet e tyre të martesës. Ndërkohë, ai e injoroi të gjitha tatuazhet e tjera që ka bërë për familjen e tij.
Ky qëndrim ka ngritur pyetje për marrëdhënien e tij me prindërit, të cilët ende janë në qendër të kritikave pas përplasjes me të birin.
Profesori që kërcënoi vajzën e Melonit tenton vetëvrasje/ Konsumoi alkol dhe medikamenteProfesori italian Stefano Addeo, i cili pak ditë më parë shkaktoi reagime të forta pasi kërcënoi me jetë vajzën e kryeministres Giorgia Meloni, është përpjekur t’i japë fund jetës së tij.
Sipas mediave italiane, 65-vjeçari, mësues i gjuhës gjermane në një shkollë të mesme në provincën e Napolit, konsumoi një sasi të madhe alkooli së bashku me medikamente, në një tentativë të qartë për vetëvrasje. Ai u transportua me urgjencë në spitalin e Nolas në gjendje kritike, me “kod të kuq”.
Fatmirësisht, mjekët konfirmuan se Addeo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, megjithëse mbetet nën vëzhgim të rreptë mjekësor. Ndërkohë, karabinierët kanë nisur hetimet dhe janë duke mbledhur të gjitha të dhënat për të rindërtuar ngjarjen.
Para këtij akti, profesori kishte lënë një letër drejtuar vetë kryeministres Meloni, në të cilën kërkonte falje për deklaratat e bëra dhe shprehte dëshirën për ta takuar personalisht.
“I kërkoj asaj, nëse është e mundur, të më takojë që ta them duke e parë në sy”, shkruan ai në letrën e publikuar nga gazeta “Roma”.
Addeo pranon plotësisht fajin për fjalët e thëna, të cilat i cilëson si “të papranueshme dhe të papërshtatshme”.
“Nuk ka asnjë justifikim për fjalët e mia. Marr përgjegjësi të plotë, edhe pse kurrë nuk kam pasur ndërmend të uroj vdekjen e një fëmije. Ishte një frazë e pafat që nuk më përfaqëson as si burrë, as si mësues”, shkruan ai.
Në fund të letrës, Addeo i drejtohet kryeministres me ndjesë për dhimbjen që i ka shkaktuar asaj dhe familjes së saj:
“Vajza juaj nuk duhej të përfshihej kurrë në këtë situatë. Më vjen keq sinqerisht dhe shpresoj që pendesa ime të jetë një hap i vogël drejt së vërtetës dhe respektit”.
Riaktivizohet zjarri në Darzezë/ Nis ndërhyrja nga ajriNdërsa zjarri masiv në Darzezë u riaktivizua këtë të hënë, ka nisur ndërhyrja edhe nga ajri për shuarjen e tij.
Në pamundësi për të izoluar flakët përmes forcave tokësore, në ndihmë ka ardhur helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura.
Forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit, Roskovecit, punonjës të pyjores dhe banorë të zonës i janë po vinojnë gjithashtu aksionin për shuarjen e flakëve në masivin pyjor të Darëzezës.
Zjarri i djeshëm masiv u shua mëngjesin e sotëm , por në mesditë vatrat e zjarrit u riaktivizuan duke u përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme.
Terreni i vështirë ranor e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse duke detyruar efektivët të përdorin mjete rrethanore. Ndërkohë bashkia Fier ka vënë në dispozicion edhe një traktor me zinxhir për hapjen e korridoreve. Riaktivizimi i vatrave të zjarrit në Darëzezë ka ndodhur paralelisht me një një tjetër vatër zjarri në kodrat e Zhupanit ku edhe në këtë zonë ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse ka qënë e kufizuar.
Ngjarje e rëndë në Sarandë: Prokurorja kërcënohet në zyrë nga dy shtetaseNjë incident i rëndë është regjistruar këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Sarandë, ku një prokurore është kanosur brenda zyrës së saj nga dy shtetase.
Sipas burimeve paraprake, dy gratë, identiteti i të cilave nuk është bërë ende publik, janë të afërme të një të miture, viktimë e një vepre penale të ndodhur pak ditë më parë në qytet. Prokurorja, e cila kishte në ngarkim çështjen, mësohet se kishte kërkuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për autorin e dyshuar të ngjarjes.
Të pakënaqura me këtë vendim, dy të afërmet janë paraqitur në ambientet e institucionit të akuzës dhe kanë kërkuar një takim me prokuroren. Gjatë këtij takimi, sipas burimeve, ato kanë përdorur gjuhë fyese dhe e kanë kërcënuar prokuroren brenda në zyrë.
Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Komisariatit të Policisë Sarandë, të cilat kanë shoqëruar dy shtetaset e dyshuara dhe kanë marrë dëshmitë e tyre. Për shkak të konfliktit të interesit, hetimet për këtë ngjarje i janë kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës.
Ngjarja po hetohet për veprën penale “Kanosja e gjyqtarit”, e parashikuar nga neni 317 i Kodit Penal. Ndërkohë, si provë kyçe pritet të shërbejnë pamjet filmike nga kamerat e sigurisë së Prokurorisë së Sarandës, të cilat tashmë janë sekuestruar nga autoritetet.
“Mungojnë fletë votimi”, PD kërkesë urgjente KQZ-së: Nisni hetim administrativPartia Demokratike i ka drejtuar një kërkesë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve këtë të hënë.
Në kërkesë shprehet shqetësimi për mungesën e 130 mijë fletëve të votimit brenda vendit, që sipas saj, nuk përputhet numri i numri i fletëve të votimit të prodhuara me votat e gjetura në kuti.
Lidhur me këtë shqetësim, Partia Demokratike nisjen urgjente të një hetimi administrativ për përmbajtjen e fletëve të votimit në të gjitha kutitë në mbarë vendin.
Në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Partia Demokratike dhe koalicioni “Shqipëria Madhështore” i udhëhequr prej saj, morën 50 mandate deputetësh.