zoom

Day ArchivePSG “shpartallon” Interin në Mynih dhe shpallet për herë të parë kampion Europe

Paris Saint-Germain është kampion i Evropës për herë të parë në histori. Klubi francez realizoi një finale të jashtëzakonshme në Allianz Arena, duke shkatërruar Interin me rezultatin e thellë 5-0 në një mbrëmje që do të hyjë në historinë e klubit dhe të Ligës së Kampionëve.

Ekipi i Luis Enrique-s dominoi ndeshjen nga fillimi në fund, me yje si Doué, Dembele, Hakimi, dhe në fund Mayulu, që e përmbyllën spektaklin.

Kronologjia e golave:


⚽ 12′ – Achraf Hakimi shënon pas një aksioni të bukur nga Doué (1-0).
⚽ 20′ – Doué dyfishon pas asistit të Dembele (2-0).
⚽ 63′ – Doué shënon dopietën personale, me asist nga Vitinha (3-0).
⚽ 73′ – Khvicha Kvaratskhelia realizon të katërtin, sërish me asist nga Dembele (4-0).
⚽ 87′ – Mayulu përmbyll spektaklin me golin e pestë, duke vulosur një fitore historike (5-0).

PSG shkruan historinë

Kjo ishte finalja e parë e fituar ndonjëherë nga PSG në Champions League, duke kurorëzuar dekada investimesh dhe ambicieve të mëdha me trofeun më të lakmuar në futbollin evropian.

Ndërsa PSG feston, Inter largohet me kokën ulur pas një performance të dobët dhe humbjeje të thellë që do të mbetet gjatë në kujtesë./ Zoom.al

E rëndë në Tiranë/ Punëtori bie nga pallati ku punonte dhe vdes

Një ngjarje e rëndë është raportuar në kryeqytet këtë të shtunë.

Punonjësi i ndërtimit, i cili vinte nga Bosnje-Hercegovina, ka ndërruar jetë, pasi u rrëzua nga lartësia.

“Më datë 31.05.2025, në rrugën “Brigada VIII”, dyshohet se gjatë punës në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën punëtori, shtetasi i huaj V. N., rreth 48 vjeç,(Bosnjë-Hercegovinë)”, njofton policia./ Zoom.al

Champions League/ Incidente në metronë e Mynihut, përplasen tifozët (VIDEO)

Është shënuar incidenti i parë mes tifozëve të Inter dhe atyre në PSG në Mynih teksa na ndajnë vetëm pak orë nga finalja e madhe e Champions Leauge.

Incidenti është shënuar në një metro në qytetin gjerman.

Tifozët e Interit që po prisnin trenin për të udhëtuar drejt Allianz Arena kuptuan se në vagona kishte tifozë të Parisit dhe kur dyert u hapën, pati përleshje midis dy palëve.

Për fat të mirë, raportet flasin për lëndime të lehta, por ekziston frika se incidente të ngjashme do të ndodhin edhe në pika të tjera ndërsa i afrohemi orës së ndeshjes.

Megjithatë policia ka marrë masat dhe mbi 5000 policë dhe agjentë janë në gatishmëri./

Horoskopi mujor/ Qershori sjell shpenzime të larta dhe shpërthime xhelozie

Qershori sjell energjinë e ndryshimit, hapen mundësi të papritura në punë, marrëdhëniet dashurore hyjnë në faza më të thella dhe shëndeti kërkon më shumë vëmendje dhe paqe.

Zbuloni se çfarë e pret shenjën tuaj këtë muaj, saktësisht, konkretisht dhe pa shmangie.

Dashi

Puna: Në fillim të muajit, do të ketë një bisedë serioze me shefin tuaj në lidhje me përgjegjësitë e reja. Iniciativa juaj sjell përparim.

Financat: Gjysma e parë e muajit sjell shpenzime më të larta, ndoshta të lidhura me shtëpinë. Fundi i muajit sjell stabilizim.

Dashuria: Do të merrni një mesazh nga ish-i dashuri juaj, pyetja është nëse do ta hapni përsëri derën apo do ta mbyllni përgjithmonë.

Shëndeti: Tensioni në shpatulla dhe qafë, futni shtrirje të përditshme.

Demi

Puna: Ndryshimi i prioriteteve në një projekt do të kërkojë që ju të përshtateni shpejt. Tregoni fleksibilitet.

Financat: Injeksione të papritura parash, një bonus i vogël ose shlyerje e borxhit të vjetër janë të mundshme.

Dashuria: Demat e lirë fillojnë të komunikojnë me një person nga puna në një mënyrë intensive dhe interesante.

Shëndeti: Probleme me gjumin, fikni ekranet të paktën një orë para gjumit.

Binjakët

Puna: Një udhëtim pune sjell njohje dhe mundësi të reja, hapuni për bashkëpunim.

Financat: Hyrje përmes angazhimit shtesë në gjysmën e dytë të muajit, menaxhoni tepricën tuaj me mençuri.

Dashuria: Një bisedë vendimtare rreth të ardhmes së marrëdhënies sjell qartësi dhe një dinamikë të re.

Shëndeti: Ndjeshmëri ndaj ndryshimeve të motit, dëgjoni trupin tuaj.

Gaforrja

Puna: Do të punoni nën një xham zmadhues, do të jeni të saktë dhe do të përqendroheni në detaje.

Financat: Shpenzimet që lidhen me familjen ose shtëpinë mund t’ju çekuilibrojnë përkohësisht.

Dashuria: Hëna është e mbushur me butësi, por edhe me shpërthime të mundshme xhelozie.

Shëndeti: Probleme me tretjen të shkaktuara nga stresi, konsumoni më shumë lëngje dhe një dietë të lehtë.

Luani

Puna: Do të merrni një ofertë të rëndësishme, çelësi është vetëbesimi, por edhe puna në grup.

Financat: Muaj i qëndrueshëm, por kini kujdes me shpenzimet më të mëdha në fund të qershorit.

Dashuria: Një dashuri e vjetër po rikthehet, a do ta lejosh të kthehet në jetën tënde?

Shëndeti: Aktiviteti fizik sjell lehtësim fizik dhe mendor.

Virgjëresha

Puna: Vlerësimi mujor sjell një mundësi për t’u dalluar përmes numrave konkretë.

Financat: Konfuzion i mundshëm administrativ, kontrolloni llogaritë tuaja dhe shmangni blerjet impulsive.

Dashuria: Pa një bisedë të sinqertë, partneri juaj mund të ndihet i distancuar.

Shëndeti: Stomak i ndjeshëm, shmangni mëngjeset stresuese dhe anashkalimin e vakteve.

Peshorja

Puna: Mundësia për lidership sjell si sfida, por edhe një mundësi të shkëlqyer për rritje personale.

Financat: Hyrje parash nga një burim shtesë, por fundi i muajit sjell një shpenzim të papritur.

Dashuria: Një marrëdhënie e re mund të fillojë në internet ose me një person nga një qytet ose vend tjetër.

Shëndeti: Lodhje fizike, më shumë pushim dhe më pak kryerje e shumë detyrave njëkohësisht.

Akrepi

Puna: Ndryshimet nga lart sjellin pasiguri, por edhe mundësinë për të pozicionuar veten me mençuri.

Financat: Shpenzimet më të mëdha që lidhen me transportin ose teknologjinë, jini racionale.

Dashuria: Partneri juaj pret hapje, mos i mbani gjërat për vete.

Shëndeti: Tensioni mendor, është e rëndësishme të çliroheni fizikisht dhe të shmangni mbylljen në vetvete.

Shigjetari

Puna: Ndryshimi i ekipeve ose hapësirave mund t’ju nxjerrë nga ritmi në fillim, por sjell motivim të ri.

Financat: Shpenzime të papritura për shkak të udhëtimit, por edhe mundësia e fitimeve shtesë.

Dashuria: Një person i ri në jetën tuaj ndan botëkuptimin tuaj, klikimi është i fortë.

Shëndeti: Përdoreni energjinë tuaj të tepërt për aktivitete që ju bëjnë vërtet të lumtur.

Bricjapi

Puna: Negociatat po shkojnë mirë për ju, do të merrni atë që keni kërkuar, por jini të qartë në komunikimin tuaj.

Financat: Periudhë e qëndrueshme, por mos merrni rreziqe me investime të mëdha pa këshilla shtesë.

Dashuria: Partneri/partnerja juaj sugjeron një zhvendosje së bashku, një apartament, martesë, punë në bujqësi…

Shëndeti: Dhimbje shpine dhe kyçesh, keni nevojë për më shumë lëvizje.

Ujori

Puna: Rregullat e reja në vendin e punës sfidojnë kreativitetin dhe përshtatshmërinë tuaj.

Financat: Një kontroll më i mirë mbi shpenzimet ju lejon të planifikoni investime më të mëdha në fund të verës.

Dashuria: Shfaqet një ish-partner, është një provë apo një përpjekje e dytë?

Shëndeti: Lodhje mendore, keni nevojë për më shumë heshtje dhe hapësirë ​​për veten tuaj.

Peshqit

Puna: Muaji sjell mundësinë për të ndryshuar punë ose për t’u bashkuar me një ekip të ri, është koha për të bërë një hap përpara.

Financat: Stabilizim dhe mundësi për të ardhura shtesë përmes punës me kohë të pjesshme.

Dashuria: Afërsia dhe mbështetja dominojnë marrëdhënien, do të ndiheni të dashur dhe të sigurt.

Shëndeti: Luhatjet e humorit, natyra dhe uji janë terapia juaj.

Hamas i përgjigjet propozimit amerikan, ja çfarë do të ndodh

Hamas-i ka dorëzuar përgjigjen për propozimin e armëpushimit që u paraqit nga i dërguari për Lindjen e Mesme i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, drejtuar ndërmjetësve.

Grupi palestinez thotë në një deklaratë zyrtare, se sipas marrëveshjes, do të lirojë dhjetë pengje dhe 18 trupa të pajetë në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga ana e Izraelit.

“Ky propozim synon të arrijë një armëpushim të përhershëm, një tërheqje gjithëpërfshirëse nga Rripi i Gazës dhe të sigurojë ndihmat për popullin dhe familjet tona. Vendimi u mor pas një sërë konsultash ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

“Ky propozim synon të arrijë një armëpushim të përhershëm, një tërheqje gjithëpërfshirëse nga Rripi i Gazës dhe të sigurojë ndihmat për popullin dhe familjet tona. Vendimi u mor pas një sërë konsultash ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

“Berisha nuk heq dorë nga PD”, Topi: Rama ka “në xhep” edhe 2029-ën

Bamir Topi parashikon se PD do të drejtohet nga Sali Berisha për një kohë të pacaktuar.

Në një intervistë në News24, ish-kreu i shtetit tha se Berisha nuk do të heqë dorë nga PD-ja.

Këtë tezë të tij Topi e argumenton me mënyrën se si u ndërtuan listat e mbyllura të PD-së, duke shkelur rregullin që ishin primaret ato që përcaktonin.

Topi tha se Berisha e dinte që do të ishte në opozitë edhe pas 11 majit.

“Këta njerëz janë zgjedhur (në listën e mbyllur) për të garantuar opozitë të qëndrueshme në Parlament. Ai (Berisha) ka qenë i bindur që do të ishte në opozitë”, tha ai.

Ai tha më tej se Rama ka të sigurt të fitojë edhe mandatin e ardhshëm.

“E kemi bërë këtë analizë për situatën e Shqipërisë në vitin 2030. Këtu kam qenë kur të kam thënë zgjedhjet janë në 2025, ku është 2029-a që ai nuk e përmend? Ai tregon që e ka në xhep. Pse e ka në xhep? Sepse e ka të thjeshtë, rezultati përcaktohet në tavolinë sepse i tillë është sistemi. A ka anomali më të madhe që ti merr vota të duash dhe përkthehen në një mandat ose nuk përkthehen fare. Është anomali.”- Tha Topi.

Shqiptarja Mira Murati, ndër 50 gratë më të pushtetshme në botë!

Mira Murati, një nga figurat më të shquara në fushën e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale, është tashmë zyrtarisht mes 50 grave më të pushtetshme në botë, sipas listës më të fundit të publikuar nga revista prestigjioze Fortune.

Në renditjen e kaluar ajo pozicionohej në vendin e 57-të, por këtë vit ka shënuar një ngjitje domethënëse, duke u renditur në vendin e 47.

Ky progres reflekton jo vetëm ndikimin e saj të vazhdueshëm në industrinë globale të teknologjisë, por edhe fuqinë dhe vizionin që ajo përfaqëson si një lidere inovative.

Murati, dikur drejtoreshë e teknologjisë në OpenAI dhe një nga mendjet kyçe pas suksesit të ChatGPT, tronditi botën e teknologjisë kur dha dorëheqjen nga kompania në shtator të vitit 2024.

Vetëm gjashtë muaj më pas, ajo riktheu vëmendjen botërore me lansimin e startup-it të saj të ri, Thinking Machines Lab – një projekt i Inteligjencës Artificiale që po krijon jehonë të madhe, pavarësisht se ende funksionon në mënyrë të fshehtë.

Edhe pse detajet për këtë sipërmarrje janë të kufizuara, ndikimi i saj është i dukshëm.

Në maj 2025, Murati ishte në prag të mbylljes së një investimi rekord prej 2 miliardë dollarësh, që pritet të vlerësojë Thinking Machines në mbi 10 miliardë dollarë një prej raundeve më të mëdha të financimit në historinë e teknologjisë.

Me këtë arritje, Mira Murati jo vetëm që vendos emrin e saj në mesin e grave më me ndikim në botë, por edhe forcon rolin e shqiptarëve në skenën globale të inovacionit dhe lidershipit.

PSG apo Inter? Sot finalja e Champions League

Paris Saint Germain apo Inter? Cili do të jetë kampioni i Europës për sezonin 2024-2025. Sot në Mynih prej orës 21:00 do të luhet për trofeun më të rëndësishëm për klube në kontinent, Champions League.

Dy skuadra me stile të ndryshme loje. Inter mbështetet te përvoja me futbollistëve, të cilët ishin edhe në finalen e 2 viteve më parë, ndërsa te Paris Saint-Germain është një grup më i ri ku po punohet prej kohësh për lavdinë europiane.

Lideri te zikaltërit mbetet Lautaro Martinez, i cili ka shënuar 9 gola në këtë sezon të Champions League, ndërsa parisienët mbështeten te Ousmane Dembele, autor i 8 golave.

Inter është ekipi i fundit italian që e ka marrë Champions në 2010, ndërsa skuadrat franceze krenohen vetëm me suksesin e 1993 të Marseille.

Në fushë sot në mbrëmje pritet një rivalitet i fortë që mund të shkojë edhe te penalltitë. Tek Inter ku janë të gjithë të gatshëm, ndërsa pritet që shqiptari Kristjan Asllani të jetë në stol, por i gatshëm që të godasë 11-metërshat nëse do të jetë e nevojshme.

Edhe te Paris Saint Germain grupi është i plotë. Trajnerët e të dy ekipeve do t’i besojnë titullarëve të përhershëm, pasi duan që të arrijnë objektivin më të rëndësishëm të sezonit.

“Më kujtohet që në prezantimin tim thashë që objektivi im ishte të fitoja një trofe të rëndësishëm dhe ky është Champions”, tha Luis Enrique, trajneri i PSG-së.

“Arritëm deri këtu në mënyrën më të mirë, pastaj ndeshja mund vendoset nga episode. Duhet të tregohemi të zotë që të shfrytëzojmë ato”, Simone Inzaghi, trajneri i Interit.

Atmosfera është ndezur nga tifozët, të cilët kanë qenë të shumtë në rrugët e Mynihut.

Jo të gjithë do të jenë në stadium, pasi ka edhe nga ata pa biletë, por duan që suksesin ta festojnë aty ku luhet finalja.

Këtë ndeshje Inter do ta luajë me shirit të zi në krahë, pasi këtë të shtunë u shua ish-presidenti i klubit nga 1984-1995, Ernesto Pellegrini.

Tronditet qeveria italiane, vajza e Giorgia Melonit kërcënohet me jetë

Një postim i bërë në rrjetet sociale, i cili përmbante kërcënime të rënda ndaj vajzës së Kryeministres Giorgia Meloni, ka tronditur opinionin publik dhe ka nxitur reagime të ashpra në të gjithë spektrin politik italian.

Një përdorues i Instagramit, i cili pretendohet se është punonjës i Ministrisë së Arsimit dhe Meritës (MIM), ka shkruar një mesazh ku i uron vajzës së vogël të Melonit “të njëjtin fat si Martina Carbonaro”, një vajzë nga Afragola që ndërroi jetë në rrethana tragjike.

Ky mesazh u shpërnda dhe u denoncua nga partia Fratelli d’Italia, e cila e cilësoi postimin si “të frikshëm dhe të papranueshëm”.

Kryeministrja Giorgia Meloni reagoi ashpër, duke e cilësuar incidentin si një tregues të “një urrejtjeje ideologjike të errët, që i ka kaluar të gjitha kufijtë”.

Ajo shtoi: “Nuk është më thjesht një përplasje politike. Është një klimë dhune që synon edhe fëmijët për të goditur prindërit. Politika duhet të bashkohet për ta ndalur këtë.”

Ministri i Arsimit, Giuseppe Valditara, ka urdhëruar kontrolle për të zbuluar identitetin e autorit të postimit dhe ka premtuar masa shembullore: “Asnjë tolerancë për dhunën,” tha ai.

Arianna Meloni, motra e Kryeministres dhe drejtuesja e sekretariatit të Fratelli d’Italia, reagoi me zemërim në rrjetet sociale: “Sa larg duhet të shkojmë? Dënimi duhet të jetë i fuqishëm dhe unanim. Motrës sime Giorgia dhe mbesës sime, përqafimi im më i ngrohtë.”

Reagime të forta kanë ardhur edhe nga figura të tjera politike: Galeazzo Bignami, president i deputetëve të FdI, kërkoi një “përgjigje shembullore”; Presidenti i Senatit, Ignazio La Russa, theksoi se “shprehja e urrejtjes ndaj një fëmije ofendon ndërgjegjen”; Ministri i Kulturës, Alessandro Giuli, kërkoi “vigjilencë dhe censurë nga të gjitha institucionet”.

Solidaritet me Melonin shprehën edhe përfaqësues të opozitës. Simona Malpezzi, senatore e Partisë Demokratike, tha: “Është e pabesueshme që dikush ngacmon një fëmijë për të sulmuar politikisht nënën e saj.” Ndërsa Pierferdinando Casini shtoi: “Solidariteti për vajzën e Kryeministres nuk duhet të jetë lajm – duhet të jetë një normë njerëzore.”

Michaela Biancofiore, senatore e grupit centrist në Senat, theksoi se “është frikacakëri të sulmosh një fëmijë dhe t’i urosh vdekjen me fjalë që nuk duhet të mendohen kurrë”.

Ngjarja ka ringjallur debatet mbi gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale dhe mbi përgjegjësinë e institucioneve për të mbrojtur jo vetëm zyrtarët e lartë, por edhe familjet e tyre nga sulme të tilla të ulëta dhe të rrezikshme.

Ikën një tjetër aleat/ Nard Ndoka: Nuk jam më me PD, na goditën pas shpine

Pas humbjes në zgjedhje, Partisë Demokratike i ka ikur një tjetër aleat. Bëhet fjalë për Partinë Demokristiane të drejtuar nga Nard Ndoka.

Ky i fundit i ftuar në Euronews Albania tha se PDK nuk mund të bashkëveprojë më me PD-në, pasi nuk ndjehen të vlerësuar nga ajo forcë politike në aspektin e peshës politike dhe se i ka goditur pas shpine.

Nard Ndoka sulmoi drejtpërdrejt Flamur Nokën dhe Jozefina Topallin, që sipas kreut të PDK-së, janë shumë xhelozë kundrejt tij dhe se e kanë sulmuar në mënyrë të turpshme.

“I vetmi njeri që mobilizonte opozitën, ishte Sali Berisha dhe arriti ta bëjë një gjë të tillë, por PD nuk mund te jetë më një aleatë e Partisë Demokristiane, nuk ndjehemi të vlerësuar nga ajo forcë politike në aspektin e peshës politike, të kontributit, të historisë tonë. Nuk janë vendimet e mia personale, ato do merren në vazhdimësi.

E shof si një parti të ngurtësuar, sidomos në raport me Partinë Demokristiane. I kemi qëndruar sa herë që ata kanë pasur nevojë, na kanë goditur pas shpine. E njof mirë PD-në me detaje. Kam pasur dhe shumë xhelozë kundrejt meje, me intriga siç është Flamur Noka, Jozefina Topalli, xhelozi politike që Partia Demokristiane të mos rritet. Berisha është ndikuar me presion dhe skema të gatshme, por të gjitha këto me firmën e tij. Ata kanë sulmuar partinë tonë në mënyrë të turpshme.”, u shpreh Nard Ndoka.