Aplikacion
36-vjeçari Arbër Gorgea u plagos mbrëmjen e sotme në zonën e Fllakës, në Durrës, nga të shtënat me armë zjarri.
Nga burimet policore mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë një shkolle, në kufirin midis zonës së Shënavlashit dhe Fllakës.
Sipas të dhënave paraprake, autorët kanë qëlluar nga një automjet tip “Ford” në lëvizje, duke e goditur të plagosurin në krahun e majtë me armë të llojit pistoletë. Pas ngjarjes, ai ka arritur të shkojë vetë deri te Komisariati i Policisë, ku ka kërkuar ndihmë për të shkuar në spital.
36-vjeçari ka qenë i plagosur edhe dy vite më parë në një tjetër atentat, duke ngritur dyshime për një përplasje të vazhdueshme mes palëve.
Aktualisht, ai ndodhet në sallën e operacionit në Spitalin Rajonal të Durrësit, ndërsa forca të shumta policie janë të pranishme në ambientet e spitalit dhe në vendin e ngjarjes. Hetimet janë në vijim për të zbardhur motivin dhe autorët e sulmit.
Alarmi për bombë te Plaza, i rremëKa rezultuar fals alarmi për bombë në parkingun e një hoteli në Tiranë.
Pas disa orësh kërkimesh e verifikimesh nga forcat RENEA ka rezultuar se alarmi ka qenë fals.
Ka qenë recepsionistja e hotelit e cila ka dhënë alarmin pë rbombë, pasi sipas saj ishte njoftuar nga dikush që në parkingun e hotelit ishte vendosur një bombë.
Fatmirësisht e gjitha ka rezultuar të ishte një alarm fals.
Njoftimi:
Në vijim të paraprakes së dhënë pak më parë e cila bënte fjalë për një telefonatë se ishte vendosur një sasi eksplovizi në parkimin e një hoteli në rrugën “Abdi Toptani” ju informojnë se gjatë kontrollit nga sherbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat xheniere nuk kanë konstastuar asgjë të jashtëligjshme.
Grabitje Fushë Mamurras/ Autori ende i paidentifikuar, detajetNjë ngjarje e pazakontë ka ndodhur pranë autostradës, në afërsi të zonës së Fushë Mamurrasit, ku një taksist është grabitur nga pasagjeri që kishte marrë për udhëtim drejt veriut të vendit.
Sipas burimeve policore, pasagjeri i kishte kërkuar taksistit që të devijonin nga rruga kryesore dhe të hynin në fshatin Fushë Mamurras. Por sapo automjeti kishte përshkuar disa metra, situata ka ndryshuar.
Pasagjeri jo vetëm që nuk ka paguar udhëtimin, por ka arritur t’i grabisë taksistit edhe një shumë prej 400 mijë lekësh të vjetra (40 mijë lekë të reja), përpara se të largohej në drejtim të paditur.
Drejtuesi i taksisë ka bërë menjëherë denoncim pranë Komisariatit të Policisë së Kurbinit, ndërsa uniformat blu kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Policia po punon për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe është duke përdorur kamerat e sigurisë në zonë për të ndihmuar në hetim.
PD kërkesë urgjente Presidentit të Republikës: Ndaloni përfshirjen në procesin zgjedhorGazment Bardhi, në emër të Grupit Parlamentar të PD, i ka kërkuar Presidentit të Republikës Bajram Begaj që të mos ndërhyjë përmes Kabinetit të tij, në procesin e administrimit të zgjedhjeve.
Duke ju referuar rastit të anëtarit të KAS Ilirjan Rusmali, që rezulton njëkohësisht të jetë edhe Këshilltar Ligjor i Presidentit të Republikës, Bardhi sqaron se angazhimi i Kabinetit të Presidentit në procesin e administrimit të zgjedhjeve nënkupton që Institucioni i Presidentit të Republikës po cënon rëndë parimin e neutralitetit dhe përfaqësimit të unitetit të popullit.
“Ndërhyrja juaj në procesin zgjedhor, përmes Kabinetit tuaj, minon figurën e Presidentit të Republikës dhe e bën atë palë të certifikimit të një farse të plotë elektorale, sic provoi edhe Raporti Paraprak i Vëzhguesve të OSBE-ODIHR, ku theksohet shkrirja e shtetit me partinë në pushtet. Është e papranueshme që shkrirja e shtetit me partinë në pushtet të shtrihet deri tek figura e Presidentit të Republikës apo Institucioni i Presidentit të Republikës. Kjo dëmton në mënyrë të pakthyeshme rolin dhe përgjegjësinë tuaj si Kryetar i Shtetit, si institucion kushtetues mbi palët politike apo si unifikuesin e popullit.” – shkruan Bardhi.
Më poshtë letra e plotë që Grupi Parlamentar i PD i ka dërguar Presidentit të Republikës:


Një alarm për vendosje eksplozivi ka ngritur në këmbë forcat e policisë mbrëmjen e sotme në kryeqytet.
Rreth orës 19:35, në Sallën Operative të DVP Tiranë është marrë një telefonatë nga një punonjëse e stafit të një hoteli në rrugën “Abdi Toptani”, e cila ka raportuar se është njoftuar nga një person i panjohur për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e hotelit.
Menjëherë pas njoftimit, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje, duke rrethuar zonën dhe evakuuar klientët dhe stafin e hotelit si masë sigurie. Paralelisht, janë njoftuar forcat xheniere, të cilat kanë kryer kontrolle të imtësishme në ambientet e brendshme dhe të jashtme të godinës.
Aktualisht, po kryhen veprimet hetimore për verifikimin e plotë të informacionit dhe zbardhjen e burimit të njoftimit. Policia do të japë një informacion më të detajuar sapo të përfundojnë kontrollet dhe procedurat përkatëse.
Të shtëna me armë zjarri në Durrës/ Qëllohet një person, detajet e paraNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Fllakës, në Durrës, ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri.
I plagosuri është identifikuar si Arbër Gorgea, 35 vjeç, i cili është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit. Burime nga spitali bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka marrë trajtim mjekësor për plagët e marra.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Deri më tani nuk dihen motivet e ngjarjes dhe nuk raportohet për persona të shoqëruar.
“Rreth orës 20:00, në zonën e Fllakës dyshohet se për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Durrës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, sqarimin dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes,”- thuhet në njoftimin zyrtar të policisë./ Zoom.al
Lajm i fundit/ Alarm për bombë në qendër të TiranësNjë telefonatë anonime, e cila njofton për një bombë ka mbërritur në Policinë e Tiranës.
Sipas telefonatës, lënda plasëse thuhet se është e vendosur në parkingun e hotel Plazës në qendër të kryeqytetit.
Forcat e policisë kanë mbërritur pranë vendit të dyshuar për të kryer verifikimet./ Zoom.al
Pas sherrit të bujshëm/ Elia Zaharia “bëhet e gjallë”Pas një divorci që bëri bujë publike me Princ Lekën, Elia duket se po ndërton një kapitull të ri në jetën e saj.
E ftuar në emisionin “Rudina”, këtë të premte, aktorja foli për herë të parë pas ndarjes, duke u treguar e rezervuar për detajet, por e qartë në emocionet që ka kaluar. Elia e përshkroi këtë periudhë si “komplekse”, por tha se ka nxjerrë një mësim të madh: “Dimensionin e faljes.”
“Do e them me një fjalë, Rudina: dimensionin e faljes. Kjo për mua nuk ka të paguar,” – u shpreh ajo me qetësi.
Për Elian, prioriteti tashmë është mirëqenia e vajzës së saj, e cila mbetet në qendër të çdo vendimi dhe reflektimi.
“Dua që ajo të ndjehet ngrohtë shpirtërisht dhe të marrë dashuri nga të dyja krahët. Për mua kjo është e vetmja gjë që vlen,” – tha ajo me emocione.
Moderatorja Rudina Magjistari theksoi rëndësinë e kohës në shërimin e raporteve njerëzore, duke nënvizuar se edhe kur një marrëdhënie ndryshon formë, ajo nuk çbëhet, por mbetet pjesë e një rruge që duhet kuptuar dhe respektuar.
Familja për Elian është bërë themeli më i fortë në këtë periudhë. Me zërin që dridhej nga ndjeshmëria, ajo falënderoi prindërit dhe rrethin e ngushtë për mbështetjen e pakushtëzuar.
“Jam me shumë fat. Prindërit e mi nuk janë vetëm familja ime, por edhe miqtë e mi më të mirë. Them: ‘O Zot, duhet t’i duam dhe t’i falënderojmë për aq kohë sa i kemi.’”
Kujtojmë që Elia Zaharia dhe Princ Leka njoftuan ndarjen e tyre në janar të vitit të kaluar, duke e cilësuar fillimisht si një “vendim për shkak të funksionalitetit të humbur të martesës”. Më vonë, në media u publikuan pamje dhe dëshmi të tensionuara që e shndërruan ndarjen në një ngjarje publike të zhurmshme. Saga përfundoi me një vendim gjykate ku Princ Leka u dënua me 16 muaj shërbim prove, ndërsa Elia u shpall e pafajshme.
Sot, ajo duket se ka zgjedhur qetësinë, reflektimin dhe mbi të gjitha – faljen. Dhe siç thotë vetë: “Koha i vë gjithmonë gjërat në vend.”
Edi Rama në Mynih për finalen e Champions/ E nxjerr zbuluar youtube-ri i njohur (VIDEO)Youtube-ri i njohur amerikan, IShowSpeed është takuar për herë të dytë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pas vizitës së tij të parë në Tiranë, ku u prit zyrtarisht në ambientet e Kryeministrisë.
Takimi i fundit ka ndodhur në mënyrë të rastësishme në Mynih të Gjermanisë, aty ku nesër do të zhvillohet finalja e shumëpritur e Champions League mes Interit dhe PSG-së.
Rama duket i ulur në zonat VIP të stadiumit, së bashku me djalin e tij, Zaho dhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka të cilin ia prezantoi edhe Youtube-rit.
Speed: “U bë kohë që s’jemi parë, miku im shqiptar!”
Rama: “Si je? Ky është presidenti i federatës tonë.”
Speed: “Më ka marrë malli për Shqipërinë, duhet të kthehem sërish.”
Rama: “Sigurisht, je gjithmonë i mirëseardhur.”
Speed: “Kur të vij në Shqipëri, do të të bëj telefon.”
Kryeministri po ndjek Festivalin e Champions League në Londër, një ditë larg finales së madhe.
Festivali i UEFA Champions League është një ngjarje zyrtare e UEFA-s e quajtur “UEFA Champions Festival”, e cila organizohet çdo vit në qytetin pritës të finales së Champions League.
Çfarë përfshin “UEFA Champions Festival”?
Ky festival është falas për publikun dhe synon të sjellë atmosferën e Champions League në qytet për tifozët e të gjitha moshave, pavarësisht nëse kanë bileta për ndeshjen finale apo jo. Ai përfshin:
• Ekspozimin e Kupës së Champions League, ku tifozët mund të bëjnë fotografi.
• Koncerte live dhe performanca muzikore.
• Takime me legjenda të futbollit (ish-lojtarë të famshëm të Champions League).
• Aktivitete interaktive për fëmijë dhe familje, si mini-fusha futbolli, lojëra, simulatorë, etj.
• Zona dedikuar sponsorëve me aktivitete promovuese.
• Shfaqje kulturore dhe gastronomi nga vendi pritës./ Zoom.al
Ideja e varësisë ndaj sheqerit është një temë mjaft e diskutuar dhe shpesh kategorizohet si një “sjellje jonormale” kur bëhet fjalë rreth të ushqyerit.
Çfarë është varësia ndaj sheqerit?
E përkufizuar si një varësi emocionale ose psikologjike ndaj ushqimeve dhe pijeve me sheqer, duket se varësia ndaj sheqerit në një interpretimin fjalë për fjalë të termit, mund të mos ekzistojë.
Në fakt, disa ekspertë pajtohen se ka dallime neurobiologjike midis një varësie ndaj një substance siç mund të jetë aklooli, dhe diçkaje që ju nevojitet për të mbijetuar, siç është ushqimi.
Sipas Shoqatës Amerikane të Psikologjisë, varësia ndaj ushqimit është një term i diskutueshëm, i përdorur nga disa studiues për të përshkruar paralelet midis vështirësive që disa njerëz përjetojnë në kufizimin e varësisë ndaj të ngrënit dhe varësisë ndaj substancave.
Ndryshe nga varësia, është e vështirë të identifikohet një ushqim që qëndron në themel të “varësisë nga ushqimi”. Por studime të ndryshme kanë treguar se konsumi i sheqerit mund të pasqyrojë sjelljen e varësisë.
A mund të jeni të varur nga sheqeri?
Midis studiuesëve e nde ka debate nëse sheqeri shkakton vërtetë varësi fizike.
Në bazë të disa studimeve, disa njerëz mund të jenë më të prirur të dëshirojnë të konsumojnë më tepër sheqer se të tjerët, dhe jo të gjithë kanë një preferencë të lartë për gjërat e ëmbla.
Duket se në konsumin e të ëmbëlave luajnë rol preferencat personale si edhe gjenetika.
Pse mund të ndiheni të varur nga sheqeri?
Ka arsye fizike dhe psikologjike që ju bëjnë të ndiheni të varur nga sheqeri.
Fizikisht, ju mund të mos konsumoni mjaftueshëm ushqim gjatë ditës, kështu që dëshira për sheqer intensifikohet sepse trupi juaj sinjalizon se ka nevojë sa më shpejt për energji.
Arsyet psikologjike janë më komplekse, dhe ju mund të ndiheni të varur nga sheqeri për disa arsye.
Mund t’ju jetë bërë zakon dhe trupi juaj është i kushtëzuar ta dëshirojë sheqerin më shpesh.
Nëse jeni të stresuar ose nëse keni mungesë gjumi, hormonet tuaja të urisë shtohen, duke e bërë më të vështirë kontrollimin e dëshirës për ushqime të ëmbla.
Gjithashtu kur konsumoni ushqime me sheqer, në tru gjenerohen sinjale që japin një ndjesi shpërblimi, gjë që mund të përforcojë dëshirën e vazhueshme për të konsumuar këto lloj produktesh.
Si të kontrolloni dëshirën për sheqer
Dëshira për sheqer dhe zakonet e të ngrënit mund të jenë mënyra juaj për të përmbushur ose kompensuar një nevojë emocionale.
Për shembull, shumë njerëz kërkojnë sheqer kur janë të lodhur, të zemëruar, të trishtuar ose të mërzitur.
Identifikimi i ndjenjave tuaja mund të jetë një mënyrë e fuqishme për të frenuar këtë dëshirë.
Po ashtu konsumi i mjaftueshëm i proteinave, fibrave dhe drithërave të plota në çdo vakt, mund të mbajë të qëndrueshme nivelet e sheqerit në gjak dhe të frenojë dëshirat për sheqerna.
Menaxhimi i stresit përmes ushtrimeve, kujdesit për veten dhe meditimit, është një mënyrë tjetër efikase./AgroWeb.org