Aplikacion
Këngëtarja e madhe, Parashqevi Simaku, ka rrëfyer për herë të parë arsyen pse u largua nga Shqipëria. Në një intervistë për “Opinion”, ajo tregon se fillimisht udhëtoi drejt Italisë, me një pasaportë të blerë.
“Nëna ime më tha, do shkoj të shoh vëllain tim në Itali, që ishte një nga këto refugjatët. Qante gjithmonë, aman tha se ti je shumë e njohur. Me mikeshën time shkova në ambasadë. Ai ambasadori italian më kishte parë gjithmonë në këto mbrëmjet që bënte partia për Krishtlindje dhe më mbante mend. I thashë të lutem…Po ti je Parashqevia, tha! Mos ki merak tha, se do e marr Dash Dervishin në telefon. Do bësh gati guest room, se isha edhe e varfër.
S’kisha asnjë lekë! Dhuratë e kisha, më sollën atë makinën diplomatike. Vjen një burrë e grua nga New York-u, dhe ata donin që të argëtoheshin, të hapnin muzikë në New York. Ishin nga Dibra e Maqedonisë, burrë e grua. Erdhën dhe më blenë një pasaportë. Ishte pasapotë e blerë, kalabreze. Victoria Marini! Unë flisja italisht, dukesha si italiane”, rrëfeu Simaku.
Në 9 mars 1992, mbërriti në New York të Shteteve të Bashkuara.
“U shokova kur erdha. Gjëja e parë thoja është pse është qielli kaq i lartë, në Shqipëri ato retë i kemi si kapele. Më dukej sikur kisha shkuar në një botë tjetër. Shqiptarët këtu më donin shumë.”
Thekson se në atë fitonte shumë me muzikën.
“Për ne ishte përrallë!”
Emocionuese/ Vajza nga Peja takohet pas 26-vitesh me shqiptaren që e priti gjatë luftësSakrifica e qindra-mijëra familjeve shqiptare që hapën dyert për shqiptarët e Kosovës gjatë luftës është rikthyer në vëmendje pas në takimi të veçantë.
Një grua nga Tirana është ritakuar pas shumë vitesh me vajzën nga Peja, të cilën në vitin 1999 e mbajti në duar teksa ishte vetëm një fëmijë i vogël.
Sot, zonja Lirie ka shkuar në Pejë, ku është ritakuar dhe ka rikrijuar fotografinë pas plot 26 vitesh. Momenti i veçantë është ndarë në rrjetet sociale nga Melisa Zekaj.
Jorida Tabaku do të kandidojë për kryetare e Bashkisë Tiranë?Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se opozita do të nisë një betejë të re institucionale dhe politike, si në Tiranë, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, për të denoncuar problematikat e këtij procesi.
“Nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë,” tha Tabaku, duke theksuar se brenda dy javësh në Parlamentin Evropian do të zhvillohet një debat i posaçëm mbi zgjedhjet në Shqipëri.
“Tani është koha që opozita të bëjë betejën për zgjedhjet. PD do përdor edhe platformën e Parlamentit por edhe çdo platformë tjetër për debat publik por sot ne nuk mund të sillemi sikur ska ndodhur asgjë”, shton deputetja e PD-së.
E pyetur nëse do të ishte e gatshme të kandidonte për kryetare të Bashkisë së Tiranës, Tabaku e shmangu një përgjigje direkte duke theksuar se është aktualisht deputete në Parlamentin e Shqipërisë dhe se çështjet e kandidaturave janë vendime të brendshme të PD-së.
“Unë kandidova për deputete në Parlamentin e Shqipërisë dhe jam deputete në Parlamentin e Shqipërisë pastaj gjërat e tjera të mëdhaja janë diskutime që si takojnë as medias, se çfarë bën Partia Demokratike”
Nga ana tjetër, Tabaku theksoi gjithashtu se procesi i integrimit europian mbetet një forcë e rëndësishme ndryshimi.
“Këto ishin zgjedhjet e para ku Shqipëria kishte hapur negociatat dhe kisha shpresuar që Qeveria të kishte një sjellje tjetër. Kjo për hir të vullnetit politik që duhet të ketë për procesin e imtegrimit që kësaj radhe sjellja të ishte ndryshe, kësaj radhe ishte më keq se çdo herë tjetër. Nëse ka një forcë që mund ta ndryshojë edhe procesin zgjedhor edhe luftën ndaj krimit të organizuar por dhe çështje të tjera, është forca që ka procesi i imtegrimit. Është e nevojshme që hapësirën parlamentare ta përdorim për këtë. Këtë e arrijmë duke ushtruar kontrolle për zgjedhjet por dhe për të gjithë problematika të tjera,”- tha Jorida Tabaku./ Zoom.al
Noka plas bombën/ Votuesit tanë nga Anglia futën GPS në zarf, janë akoma në LondërSekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka treguar një tjetër mënyrë, sipas tij, se si vota është manipuluar.
Noka pohoi se mbështetës të Partisë Demokratike në Angli dhe Greqi kanë futur GPS në zarfet ku kanë qenë votat e tyre, por sipas asaj që tregon GPS, akoma ndodhen në këto vende, pa ardhur në Shqipëri.
“Ne kemi paraqitur fakte pa fund. Disa mbështetës tanët kanë votuar në seri në grup në Angli, kemi degë të organizuar atje. Këto zarfe i kanë nisur me GPS. E konfirmoj këtë, prandaj kam një person në Britani. Konfirmoj që gjithë votat e tyre sot e kësaj dite janë në Londër, asnjë nuk ka ardhur në Shqipëri, Taulanti i ka numër këto vota këtu. E njëjta situatë është në Selanik. Minimalisht 500 votues kanë futur GPS brenda zarfit dhe sot e kësaj dite, të konfirmuar, vazhdojnë të mbeten atje, ska ardhur asnjë në Shqipëri. Ndërkohë, gjatë numërimit, si psh në një grup zarfesh të Beratit për votat e Diasporës, kishim 99% për PS. As në kohën e Enver Hoxhës nuk ndodhte kështu,”- tha Noka per News24./ Zoom.al
Noka: PS-ja sot në Parlament, sikur nuk kishte fituar! Ne jemi misionarë të votës së lirëNoka tha edhe një herë se 11 maji ishte një farsë, të cilën PD e kishte paralajmëruar.
Më tej, Noka shtoi se administrata dhe shteti, madje dhe SHISH shërbyen si patronazhistë për votën në favor të deputetëve socialist.
Deputeti demokrat tha se PD tani është me mision, pasi vota është e shenjtë dhe nuk mund të manipulohet.
Flamur Noka: “Një farsë e paralajmëruar. Me anë të rezolutave të PPE dhe më gjerë. Të organizatave kryesore botërore të qendrës së djathtë. Ku theksohet shteti elektoral, presioni, patronazhimi i votës, ku theksohet që Shqipëria është narko-regjim. Nuk ka zgjedhje. Ju e patë edhe sot. Ata dukeshin sikur s’kishin fituar. Ishin në një heshtje mortore. Ishin sikur i kishte rënë mortja. Ju doli situata jashtë kontrollit. U bë një batërdi. U njësuan shteti me partinë e pushtetit. Për herë parë në 30 vjet, krimi përqendroi votën. Në një shtet demokratik opozita e ka përballjen me forcën e pushtetit.
Në një sistem demokratik kush është garanti i rregullave zgjedhore, i votës së lirë? Shteti. A kishte një garant të tillë? Jo. PD dhe aleatët bën betejë me partinë e pushtetit, me shtetin të kthyer në shtet elektoral. Çdo punonjës i administratës ishin shndërruar në një militant partie, që kishte detyrë jo vetëm të votonte, por edhe të çonte 20 vota. Për regjimin. Ne pamë policia, si kurrë ndonjëherë, në shërbim të partisë për të ,mbledhur vota, me patronazhim edhe policët. Sipas informacioneve, edhe SHISH, dy nëndrejtorët angazhuan rrjetin e bashkëpunëtorëve të shërbimit me detyrë patronazhimin. Ku është kjo? A janë zgjedhje këto? A ndodh në ndonjë vend tjetër të NATO, BE? A ndodh kjo skemë kriminale në ndonjë vend të NATO? Vota është e shenjtë.
Ne jemi me mision, misionarë të votës së lirë. Mision i shenjtë për çdo njeri që ndjen se ka detyrime për këtë vend. Ju them sot, se 11 maji tregoi se jemi në diktaturë të re më të egër se diktatura ideologjike.”
Izraeli pranon armëpushim me Hamasin, pritet përgjigja e grupit militantIzraeli ka pranuar propozimin e ri për armëpushim me Hamasin, të paraqitur nga i dërguari amerikan Steve Witkoff.
Ndërkohë, Hamasi, nga ana tjetër, ka deklaruar se “po shqyrton propozimin e ri të Witkoff” dhe se po “e studion me përgjegjësi, në një mënyrë që i shërben interesave të popullit, ofron lehtësim dhe arrin një armëpushim të përhershëm”.
Një zyrtar izraelit i tha agjencisë Reuters se propozimi kërkon lirimin e 10 pengjeve të gjallë dhe 18 pengjeve të vdekur, pasuar nga një armëpushim 60-ditor. Zyrtari nuk dha detaje rreth fillimit të negociatave.
Sipas Forumit të Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u tha familjeve të pengjeve më herët gjatë ditës se e kishte pranuar propozimin e Witkoff. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, konfirmoi se “i dërguari Witkoff dhe presidenti i paraqitën Hamasit një propozim për armëpushim, të cilin Izraeli e miratoi” dhe shtoi se diskutimet vijojnë.
“Shpresojmë që të arrihet një armëpushim në Gaza, në mënyrë që të mund t’i kthejmë të gjithë pengjet në shtëpi”, shtoi Leavitt.
Sula i kthehet opozitës: Është viktimë! Ja pse nuk shkova në KuvendU mbajt sot seanca e radhës e Kuvendit, në vazhdën e seanca të mëparshme, për t’i lënë vendin Kuvendit të ri pas shtatorit.
E ndërsa ende ai është deputet i Shqipërisë, Dashnor Sula nuk ishte këtë të enjte në sallë. Në Top Story ai tha se e kishte të pamundur të ishte për shkak të një angazhimi familjar. Por do të jetë në seancat e radhës që kanë mbetur.
Ai tha se kur të jetë në sallë do të bëjë dhe një propozim.
“Unë e kisha të pamundur për një angazhim familjarë. Ishte një seancë jo seancë, thjeshtë një qasje siç ka qenë e kaluara, një aktor force dhe gjithçka që ka mazhoranca, dhe një viktimë siç ishim dhe vazhdon të jetë viktimë më e madhe, opozita. Në seancat e tjera do të jem, dhe do bëj një propozim për deputetët, që më mirë Shqipëria të kthehet në monarki kushtetuese, sepse ai parlament është pa vlerë. Jemi republike kryeministrore”, tha Sula.
Studentja shqiptare bën zbulimin e jashtëzakonshëm: Diagnostikimi i depresionit me AIHana Selmani, një vajzë e re nga Shkupi, sapo ka publikuar studimin e saj të parë shkencor mbi një program inovativ që përdor inteligjencën artificiale për të zbuluar dhe diagnostikuar depresionin, me një shkallë saktësie mbresëlënëse prej 99%.
Hana u diplomua në Shkenca Kompjuterike në Universitetin e Nju Jorkut, Abu Dhabi. Duke qenë se kishte ndjekur shkollën e mesme në Shkollat Ndërkombëtare Nova në Shkup, ajo kishte treguar prej kohësh interes për teknologjinë dhe shkencat kompjuterike.
Në Abu Dhabi, ajo punoi së bashku me Profesor Mai Oudah, drejtuese e Laboratorit të Bioinformatikës dhe nën mbikëqyrjen e saj, Hana zgjodhi të eksploronte se si të dhënat nga mikrobioma – bashkësia e mikroorganizmave në zorrën e njeriut – mund të ndihmonin në zbulimin e sëmundjeve mendore.
Kjo shënoi fillimin e projektit të saj të diplomës, i cili përfundimisht evoluoi në një botim shkencor. Projekti i saj përqendrohet në ndryshimet mikrobike që dallojnë njerëzit me depresion nga ata pa të, duke përdorur mjete të të mësuarit automatik.
Në studim, teknikat e të mësuarit automatik u përdorën për të ndërtuar një model parashikues bazuar në të dhënat e mikrobiomës nga zorra. Hana dhe ekipi i saj punuan me një set të dhënash laboratorike që përmbante profile të mikrobiomës nga 43 individë të diagnostikuar me depresion dhe 47 pa të.
Modeli kompjuterik u trajnua për të dalluar midis këtyre dy grupeve bazuar në frekuencën e baktereve të ndryshme të pranishme në zorrën e tyre.
Për të përmirësuar performancën, u përdorën teknika të përzgjedhjes së karakteristikave për të zgjedhur 30-50 bakteret më informuese dhe diskriminuese. Këto baktere të identifikuara mund të shërbejnë gjithashtu si biomarkues të rinj për depresionin, duke sugjeruar lidhje të mundshme biologjike për studime të mëtejshme.
Performanca e modelit ishte jashtëzakonisht e lartë dhe sipas rezultateve të testimit, ai klasifikoi me saktësi 99% të rasteve të depresionit. Ky rezultat përputhet ngushtë me rezultatin AUC prej 0.991 (99.1%) të raportuar në studimin e publikuar nga Springer.
Qëllimi kryesor i modelit është të krijojë një mjet diagnostikues efektiv, të arritshëm dhe të përballueshëm për shqyrtimin e depresionit – karakteristika që janë thelbësore, veçanërisht duke pasur parasysh sfidat financiare me të cilat përballen shpesh sistemet e kujdesit shëndetësor.
“Performanca përfundimtare është pothuajse perfekte, me një shkallë saktësie prej 99%. Motivimi pas këtij projekti ishte të zhvillohej një mjet efektiv, i arritshëm dhe me kosto të ulët”,është shprehur Hana Selmani.
Përveç saktësisë së lartë, programi jep kontribute të rëndësishme në shkencë: ai shërben si një urë lidhëse midis bioinformatikës dhe psikologjisë, duke bashkuar studimet e inteligjencës artificiale dhe mikrobiomës me kërkimin e shëndetit mendor. Përfitimet kryesore të programit përfshijnë:
Studime ndërdisiplinore:
Hulumtimi i saj lidh të mësuarit automatik me të dhënat e mikrobiomës dhe depresionin, duke përdorur teknika të përparuara optimizimi për modelet (përzgjedhja/inxhinieria e veçorive).
Bioshënjues të rinj:
Programi identifikon një profil prej 30-50 mikrobesh specifike që dallojnë individët me depresion. Këta mikrobe kanë potencial të madh si bioshënjues – ato mund të studiohen më tej nga biokimistët për të kuptuar më mirë ndikimin e tyre të mundshëm në shëndetin mendor.
Diagnoza e arritshme:
Mjeti u ofron mjekëve dhe pacientëve një mundësi fillestare dhe të përballueshme për shqyrtimin e depresionit. Duke pasur parasysh që diagnozat tradicionale psikologjike shpesh janë të shtrenjta dhe të paarritshme për shumë njerëz, veçanërisht në rajonet me burime ose specialistë të kufizuar të kujdesit shëndetësor, platforma e Hanës mund të ofrojë lehtësim domethënës.
Pavarësisht suksesit të modelit të saj të klasifikimit, Hana thekson se ai është vetëm një ndihmë diagnostikuese – diagnoza përfundimtare duhet të bëhet nga një psikiatër i kualifikuar. Një sfidë tjetër mbetet interpretimi: megjithëse modeli mund të identifikojë modelet e mikrobiomës që lidhen me depresionin, është ende e paqartë nëse këto ndryshime bakteriale shkaktojnë depresion apo vijnë si pasojë e tij.
“Programi zbulon depresionin me saktësi të lartë, por nuk shpjegon lidhjen midis profilit të mikrobiomës dhe depresionit — a ndikon depresioni në mikrobiomë apo mikrobioma shkakton depresion? Këto janë pyetje për kërkime të mëtejshme biologjike”, është shprehur ajo.
Për këtë arsye, bioshënuesit e identifikuar nga modeli i saj mund të shërbejnë si pikënisje për eksperimentet biologjike të ardhshme.
Duke parë përpara, Hana planifikon të vazhdojë karrierën e saj akademike me një diplomë masteri në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo është tashmë në proces të botimit të artikullit të saj të dytë shkencor, këtë herë në fushën e sigurisë së çipave elektronikë. Ajo shpreson që projekti i saj i bazuar në inteligjencën artificiale përfundimisht të miratohet nga kompanitë e teknologjisë ose institucionet publike të shëndetit, në mënyrë që të ofrojë përfitime të gjera.
Alarmuese! Haribo përmban kanabis/ Kompania tërheq produktet nga treguKompania e njohur gjermane Haribo ka njoftuar tërheqjen nga tregu të pakove me ëmbëlsira “1 kg Haribo Happy Cola F!ZZ” në Holandë, pasi në disa prej tyre janë zbuluar gjurmë kanabisi.
Ky vendim u mor pas raportimeve nga konsumatorë që ndiheshin keq pas konsumimit të produktit.
Sipas BBC, disa persona, përfshirë edhe anëtarë të një familjeje, kanë raportuar marrje mendsh dhe simptoma të tjera të pakëndshme, çka çoi autoritetet e sigurisë ushqimore në Holandë (NVWA) të ndërhyjnë. Mostrat e marra nga produktet rezultuan pozitive për prezencën e substancave të paligjshme, konkretisht kanabis.
Një zëdhënës i Haribo-s konfirmoi se kompania po bashkëpunon ngushtë me Policinë holandeze për të hetuar burimin e kontaminimit. Deri tani, janë identifikuar tre pako të kontaminuara, por si masë paraprake, Haribo ka vendosur të tërheqë të gjithë stokun e shpërndarë në Holandë, pavarësisht faktit se produkti ka afat skadimi deri në janar 2026.
NVWA ka bërë thirrje publike:
“Mos i hani ëmbëlsirat Haribo Happy Cola F!ZZ!”
Kompania Haribo ka theksuar se siguria e konsumatorëve mbetet prioriteti kryesor, dhe se incidenti po trajtohet “shumë seriozisht”. Ndërkohë, theksohet se tërheqja e produktit bëhet vetëm në Holandë, dhe nuk ka asnjë indicie se produkte të tjera në tregjet e jashtme janë prekur.
Hetimet vijojnë, ndërsa ende nuk është përcaktuar numri i saktë i personave të prekur nga ky incident i pazakontë. Autoritetet holandeze po përpiqen të zbulojnë sesi ka përfunduar kanabisi në një produkt për fëmijë dhe familjarë.
Braçe tallet me LaCivita: Thashë se iku pa më takuarNë ditën e parë të rikthimit në Kuvend pas zgjedhjeve, deputeti socialist Erion Braçe ka bërë një postim ironik ndaj konsulentit të fushatës së PD-së, Chris LaCivita.
Braçe ka nxjerrë disa foto ku shfaqet me deputetin tjetër socialist Vullnet Sina, i cili ka një ngjashmëri të madhe me diplomatin amerikan ku shkruan:
“Sherifi është në qytet! Thashë se iku pa më takuar qoftë edhe një herë, por ja ku është nën kontratë ende.”
Më poshtë Braçe sqaron se është Vullnet Sina, ndërsa ka përshëndetur edhe rezultatin e tij në zgjedhje.
