Aplikacion
Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka ankimuar në KAS vendimin e KQZ-së për certifikimin e rezultatin edhe në qarqet Durrës dhe Lezhë.
PD kërkon pavlefshmëri të gjithë rezultatit zgjedhor. Gjithashtu kërkon përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore të këtij qarku. Më parë PD ka ankimuar edhe rezultatet e zgjedhjeve në Kukës, Korçë dhe Berat.
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS do të zhvillojë nesër më 29 maj seancë publike për shqyrtimin e tre kërkesave ankimore të depozituara nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Këto ankesa lidhen me kundërshtimin e vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për miratimin e tabelave përmbledhëse të rezultatit në qarqet Berat, Gjirokastër dhe Vlorë, për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj 2025.
Seanca do të nise në orën 10:00 ku KAS do të shqyrtojë kërkesën ankimore nr. 38, ku kërkohet pavlefshmëria e zgjedhjeve në qarkun Berat dhe përsëritja e tyre. Në orën 12:30, do të trajtohet kërkesa ankimore nr. 40, që ka të njëjtin objekt kundërshtimi për vendimin e KQZ-së Nr. 1318 mbi rezultatin e votimeve në qarkun Gjirokastër.
Ndërsa orën 15:00, KAS do të shqyrtojë kërkesën ankimore nr. 39, për zgjedhjet në qarkun Vlorë. KAS pritet të shqyrtojë pretendimet e paraqitura nga PD për parregullësitë dhe të marrë një vendim mbi ligjshmërinë e procesit zgjedhor në zonat përkatëse.
Saturni kalon në Dash pas 30 vitesh: Cilat shenja të zodiakut preken më shumëSaturni do të jetë në Dash nga 24 maji deri më 1 shtator 2025, në të cilën pikë planeti do të kthehet në retrogradë në Peshq për disa muaj, përpara se të kthehet në Dash nga 14 shkurti 2026 deri më 13 prill 2028.
Saturni ishte për herë të fundit në Dash në vitin 1996. Planeti thuhet se është në deklinacionin e tij në këtë shenjë zjarri, që do të thotë se fuqia e tij është pak e zvogëluar. Ky pozicion konsiderohet “i pakëndshëm” astrologjikisht, pasi identiteti gjaknxehtë i kësaj shenje dëshiron gjithçka të shpejtë dhe të menjëhershme, dhe Saturni ka të bëjë me lojën afatgjatë, durimin dhe planifikimin e gjërave.
Saturni nga kjo pozicion na kujton se progresi kërkon rrezik dhe guxim, por edhe planifikim dhe të menduar të strukturuar. Entuziazmi ynë përkthehet në veprim me logjikë dhe gjen vlerë kur zgjat.
Nëse i përkisni njërës prej shenjave të mëposhtme të zodiakut dhe e përdorni këtë kohë në mënyrë korrekte, atëherë do të përfitoni nga ajo që Saturni ka për të ofruar nga Dashi.
Dashi
Mund të ndjeni presion në çdo fushë të jetës suaj – megjithatë, nëse bëni një hap prapa, do të mësoni se si të kujdeseni për veten dhe ata përreth jush në mënyrë më efektive. Kjo është një kohë kur përqafoni përgjegjësinë dhe moshën madhore. Për të qenë versioni i rritur i vetes, është e rëndësishme të jesh i vendosur në mendimet e tua, por jo kokëfortë – ta pranosh kur gabon.
Gaforrja
Pritjet e të tjerëve bëhen shumë më të larta se tuajat dhe kjo ushtron shumë presion mbi ju. Doni t’i kënaqni të gjithë, por mos harroni të mos e lini veten pas dore. Në të njëjtën kohë, qëndroni të palëkundur në qëllimet tuaja dhe mos harroni se për të fituar diçka duhet të humbisni diçka tjetër. Nëse, për shembull, qëllimi juaj është rritja ekonomike, atëherë duhet të pranoni se do të humbisni mundësinë për t’u argëtuar jashtë punës. A mund ta bësh?
Peshorja
Vendosja e kufijve me partnerin dhe familjen tuaj do të jetë e vështirë. Edhe pse gjithmonë u jep bujarisht të tjerëve, bujaria jote duhet të njihet dhe të shpërblehet. Respekti i ndërsjellë është një rrugë me dy kahje. Nëse dikush nuk po ta ofron, atëherë është koha të rishqyrtoni dinamikën aktuale në marrëdhënien tuaj.
Sot, SPAK, me anë të një njoftimi zyrtar, informoi publikun për ekzekutimin e masave të arrestit për një grup të strukturuar kriminal në fushën e krimeve doganore, me vlera dhjetra miliona euro dëm për Shqipërinë dhe vende të BE-së.
Një ndër emrat është dhe Matilda Duzha, e cila, ndryshe nga anëtarët e tjerë të grupit, do të qëndrojë në një masë të lehtë sigurie, detyrim paraqitje.
Nga hulumtimi ynë rezulton se Matilda Duzha është bashkëshortja e shtetasit Luan Duzha.
Luan Duzha aktualisht është deputet në Kuvendin e Shqipërisë, nën logon e PS./ Syri tv
Kush janë filmat me fitime rekordFilmi për fëmijë “Lilo & Stitch” dhe filmi tjetër aksion “Mission: Impossible – The Final Reckoning” kanë arritur të grumbullojnë gati 500 milionë Dollarë nga shitjet e biletave në të gjithë botën.
Projekti i dashur për familje vendosi një rekord të ri për nga fitimet, tejkaluar ato të filmit të vitit 2022 “Top Gun: Maverick”.
Të ardhurat e larta të këtyre dy projekteve kinematografike shënojnë një fillim shumë të mirë për kinematë me fillimin e verës.
Gjithashtu, kjo u jep një shtysë pronarëve të teatrove pas një Marsi të zymtë, kur shitjet e biletave ranë me 45% krahasuar me një vit më parë.
Shitjet e biletave nga filmat në SHBA dhe Kanada janë rritur me 21% nga një vit më parë, kur grevat e skenaristëve dhe aktorëve në Hollywood në vitin 2023 ndërprenë prodhimin e filmave.
Megjithatë, industria e filmit është ende duke u rimëkëmbur pas pandemisë së Covid-19 që mbylli kinematë dhe teatrot në mbarë botën.
Balerina e njohur bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e vajzësLajm i bukur: balerina e njohur shqiptare, Isida Mollaymeri, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.
Përmes një postimi në Insta Story, Isida ka ndarë me ndjekësit emocionin e madh të kësaj etape të re në jetën e saj. Ajo ka zbuluar gjithashtu se vogëlushja quhet Ajlin, një emër i ëmbël që tashmë ka marrë zemrat e fansave të saj.
Ky është një moment i veçantë për balerinën, e cila prej vitesh ka qenë një figurë e dashur për publikun shqiptar në skenën e kërcimit dhe televizionit. Kujtojmë se Iconstyle, ishte media e parë që zbuloi se balerina ishte në pritje të ëmbël.

Ethet e finales së Champions kanë pushtuar Milanon. Të gjithë tifozët e Interit duan të shohin ndeshjen kundër Paris Saint Germain.
Për këtë arsye, në orët në vijim është parashikuar një “eksod” i vërtetë drejt Gjermanisë.
Rreth 40 mijë njerëz pritet të udhëtojnë drejt Mynihut për të mbështetur skuadrën e zemrës. Pavarësisht faktit nëse e kanë vendin të siguruar në stadium apo jo.
Pak ditë më parë, një pjesë e ultrasve të Interit protestuan për mungesën e biletave, duke akuzuar klubin se i kërkon në mbështetje, por për ndeshje të tilla biletat shpërndahen për sponsorët dhe agjencitë, e jo për tifozët.
Në takimin me historinë, zikaltërit nuk do të mungojnë.
Pak rëndësi ka nëse mund të hynë në “Allianz Arena”.
Nga 40 mijë mbështetës që do të jenë të shtunën, bileta kanë diçka më tepër se 18 mijë prej tyre.
Një shans i mirë janë 30 mijë vendet e shitura nga UEFA, përpara se të mësoheshin ekipet finaliste.
Mediat italiane kanë besim se të paktën gjysma e këtyre biletave do të përfundojnë në duart e tifozëve të Interit.
Në të kundërt, një alternativë mbeten fan-zone me ekrane gjigande.
Mesazhi është i qartë, me apo pa bileta, për tifozët ka rëndësi vetëm të jenë në finalen e Champions.
Kushti i Putin për paqe në Ukrainë: Të ndalet zgjerimi i NATO-sKushtet e Presidentit rus, Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përfshijnë një kërkesë që udhëheqësit perëndimorë të zotohen me shkrim për të ndaluar zgjerimin e NATO-s në lindje dhe për të hequr një pjesë të sanksioneve ndaj Rusisë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë vazhdimisht se dëshiron t’i japë fund konfliktit më vdekjeprurës evropian që nga Lufta e Dytë Botërore dhe ka treguar zhgënjim në rritje me Putinin ditët e fundit, duke paralajmëruar të martën se udhëheqësi rus po “luante me zjarrin” duke refuzuar të angazhohej në bisedime për armëpushim me Kievin, ndërsa forcat e tij shënuan përparime në fushën e betejës.
Pasi foli me Trump për më shumë se dy orë javën e kaluar, Putin tha se kishte rënë dakord të punonte me Ukrainën për një memorandum që do të përcaktonte konturet e një marrëveshjeje paqeje, duke përfshirë kohën e një armëpushimi. Rusia thotë se aktualisht po harton versionin e saj të memorandumit dhe nuk mund të vlerësojë se sa kohë do të zgjasë kjo.
Kiev dhe qeveritë evropiane e kanë akuzuar Moskën për zvarritje ndërsa trupat e saj përparojnë në Ukrainën lindore.
“Putin është gati të bëjë paqe, por jo me çdo çmim”, tha një burim i lartë rus me njohuri mbi diskutimet në Kremlin, i cili foli me kusht anonimiteti.
Tre burimet ruse thanë se Putini dëshiron një premtim “me shkrim” nga fuqitë e mëdha perëndimore për të mos zgjeruar aleancën e NATO-s të udhëhequr nga SHBA-të drejt lindjes, shkurtim për përjashtimin formal të anëtarësimit të Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë dhe republikave të tjera ish-sovjetike.
Rusia gjithashtu dëshiron që Ukraina të jetë neutrale, të hiqen disa sanksione perëndimore, një zgjidhje për çështjen e aseteve sovrane të ngrira ruse në Perëndim dhe mbrojtje për rusfolësit në Ukrainë.
Burimet thanë se nëse Putini e kupton se nuk është në gjendje të arrijë një marrëveshje paqeje sipas kushteve të tij, ai do të përpiqet t’u tregojë ukrainasve dhe evropianëve me anë të fitoreve ushtarake se “paqja nesër do të jetë edhe më e dhimbshme”.
Kremlini nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi raportimin e Reuters. Putin dhe zyrtarët rusë kanë thënë vazhdimisht se çdo marrëveshje paqeje duhet të adresojë “shkaqet rrënjësore” të konfliktit, që praktikisht është shqetësimi i tyre për çështjen e zgjerimit të NATO-s dhe mbështetjes perëndimore për Ukrainën.
Kievi ka thënë vazhdimisht se Rusisë nuk duhet t’i jepet e drejta e vetos mbi aspiratat e saj për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s. Ukraina thotë se ka nevojë që Perëndimi t’i japë asaj një garanci të fortë sigurie për të penguar çdo sulm të ardhshëm rus.
Shenjat e horoskopit që do të takojnë shpirtin binjak në qershorQershori i vitit 2025 pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme dhe përvoja të forta emocionale për dy shenja të zodiakut.
Astrologët parashikojnë se kjo periudhë do të jetë plot me takime pozitive, marrëdhënie të reja dhe emocione intensive.
Binjakët
Qershori u sjell binjakëve bukuri të shtuar dhe magnetizëm të papërmbajtshëm. Fati duket se ka përgatitur një njohje të veçantë për ju, një njohje që do të jetë ndryshe nga çdo takim që keni bërë deri më tani. Qoftë një takim i rastësishëm në jetën tuaj të përditshme apo një kontakt i ri përmes një rrethi të përbashkët, menjëherë do të ndjeni se po ndodh diçka më e thellë.
Mos kini frikë të hapeni dhe të shprehni ndjenjat tuaja. Ndershmëria gjatë kësaj kohe është çelësi për të tërhequr një marrëdhënie autentike dhe kuptimplote. Lejoni veten ta përjetoni këtë lidhje pa frikë.
Gaforrja
Për gaforret, qershori sjell trazira të forta emocionale, me mundësinë e takimit me një person që do t’ju magjepsë. Kjo është një lidhje pasionante që mund të trondisë themelet e perceptimeve tuaja aktuale të marrëdhënieve.
Kjo dashuri e papritur mund t’ju çojë në një rrugë të re, duke nxjerrë në pah mendime dhe dëshira që nuk i kishit njohur më parë. Është një moment transformimi, një urë lidhëse midis së kaluarës dhe së ardhmes. Besoji procesit dhe ndiq zemrën tënde, edhe nëse gjithçka duket e pasigurt.
Gjermania vendos kufizime dhe rregulla të reja për shtetësinëQeveria gjermane më 28 maj u pajtua për planet për të vendosur kufizime ndaj bashkimeve familjare për disa migrantë dhe për të ashpërsuar rregullat për marrjen e shtetësisë.
Ashpërsimi i politikave të migracionit ishte premtimi kyç i kancelarit të ri konservator, Friedrich Merzh, gjatë fushatës për zgjedhjet e shkurtit dhe Qeveria e tij menjëherë ka vendosur kontrolle në kufijtë e Gjermanisë pasi ai mori detyrën e kancelarit më herët gjatë këtij muaji.
Ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt, u tha gazetarëve të mërkurën se masat e reja janë të rëndësishme për uljen e migrimit të parregullt.
Pezullimi i bashkimeve familjare do të zgjasë të paktën dy vjet dhe do të prekë personat që nuk kanë status të plotë të refugjatit.
Dobrindt tha se ky vendim do të ndihmojë në “lehtësimin” e punës së këshillave lokalë, që janë të caktuar për të ofruar ndihmë dhe integrim të personave të sapoardhur në këtë shtet.
Ai kujtoi se masa të ngjashme ishin në fuqi mes vitit 2016 dhe 2018, në kohën kur Evropa u përball me krizën e migrantëve.
Dobrindt gjithashtu njoftoi për heqjen e një reforme që ishte zbatuar nga qeveria paraprake, sipas së cilës, emigrantët mund të aplikonin për shtetësi pas tre vjetësh qëndrimi në Gjermani nëse mund të dëshmonin se kishin pasur “sukses në integrim”. Kërkesa për qëndrim tani do të rritet përsëri në pesë vjet.
Sipas ministrit Dobrindt, masat e reja do të ndihmojnë në uljen e “faktorëve tërheqës” për migrantët që ndryshe mund të përpiqen të hyjnë në Gjermani në mënyrë të parregullt.
Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD) prej kohësh është kundër imigracionit, teksa figurat kryesore të partisë kërkojnë dëbime masive të të huajve.
Merz është akuzuar nga kritikët se po përpiqet të fitojë mbështetje nga AfD-ja me retorikën e tij, por ai insiston se marrja e masave për migracionin është mënyra e vetme për të kundërshtuar rritjen e popullaritetit të së djathtës ekstreme.
AfD-ja arriti rezultatin e saj më të mirë ndonjëherë, pak mbi 20 për qind, në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në shkurt.
Vendimet e të mërkurës pritet të miratohen nga Parlamenti para pushimeve të verës, që fillojnë në korrik.
Kontrollet më të ashpra në kufi, të prezantuara më herët këtë muaj, synojnë kthimin e të gjithë migrantëve të paligjshëm, përfshirë azilkërkuesit, dhe këto masa kanë irrituar disa nga fqinjët e Gjermanisë.
“Nuk është habi që këto vendime kanë nxitur kritika”, tha Dobrindt.
“Por, ato janë të nevojshme për të treguar qartë se kemi ndryshuar kursin sa i përket migracionit”. Rel/
Parlamenti rikthehet nesër, zbardhet mesazhi i Bardhit për deputetët e PDDitën e nesërme, në orën 12:00, Parlamenti pritet të zhvillojë seancën e parë plenare pas zgjedhjeve të 11 majit.
Kjo seancë shënon rikthimin e aktivitetit parlamentar në një klimë politike të tensionuar, ku opozita ka paralajmëruar qëndrime të forta.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është drejtuar me një mesazh deputetëve të opozitës, duke theksuar se në këtë seancë do të synojnë të denoncojnë procesin zgjedhor që, sipas tij, ishte i manipuluar.
“Të nderuar kolegë, nesër në orën 12:00 është seanca plenare e Kuvendit, në të cilën do të marrim pjesë dhe do të bëjmë gjithçka për të paraqitur faktet e plota për farsën elektorale të 11 majit”, thuhet në mesazhin e Bardhit drejtuar deputetëve demokratë.
Opozita ka qenë kritike ndaj mënyrës si u zhvilluan zgjedhjet e fundit, duke i cilësuar ato si të deformuara nga krimi dhe blerja e votës. Seanca e nesërme pritet të shoqërohet me debate të forta mes palëve politike./ Zoom.al