zoom

Day Archive“Mos m’i bëj mua këto lojëra”/ Gazetarja Hoxha përplaset me avokatin e Metës

Përmendja e një shtetaseje amerikane në dosjen e Ilir Metës i cili u mor i pandehur sot në SPAK, u kthye në çështje debati në studion e Top Story.

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani foli për emrin ‘Rebeka’ të përmendur në dosje, ndërsa u përfshi në debat me gazetaren Anila Hoxha.  Sipas avokatit ndaj Ilir Metës janë montuar prova dhe nuk ka asnjë fakt kundër tij.

Pjesë nga debati në studio:

Cakrani: Ndaj Metës është ngirutr një kala e madhe baltë 30-vjeçare. Opinioni publik ka dëshirë të dëgjojë për politikanë të korruptuar. Si do goditet kundërshtari politik nëse nuk i monton prova. Z.Meta me Kastriot Ismailin njihet që fëmijë. Çlidhje ka korrupsioni i Metës me CEZ-DiA. Kur është lidhur ajo kontratë Meta nuk ka qenë fare ministër i Ekonomisë. Përmendet një Rebeka. Kur është marrë nën hetim është përmendur një ish-kryeministër, nuk është folur për Metën. Ndaj z.Meta nuk ka asnjë fakt penal. Në rolin e tij si ish kryeministër nuk ka një shkresë.

Duma: Përmendet zonja Rebeka?

Hoxha: Jo, ndoshta…

Cakrani: E ke lexuar dosjen?

Hoxha: Nuk ke përballë një prokurore

Cakrani: Më gjeni një provë që Ismailaj i ka kryer një favor Metës. Jo nuk flitet kështu

Hoxha: Nuk jam Altin Dumani dhe Arben Kraja. Mbrojtjen bëje në gjykatë. Thash gjë unë që IliR Meta është fajtor? Thash gjë në emër të SPAK? Mbaj vendin si avokat pa akuzuar të tjerë. Le të ruajmë etikën. Fol si avokat me fakte. Këto ujërat politike dhe të avokatit mos i bëj me mua se po flas e balancuar. Nuk e pranoj këtë gjuhë avokati.

Cakrani: Ju po mbroni SPAK-un apo politikën? Kam ardhur t’i flas publikut se çfarë ka ndodhur me ish presidentin. Ndaj presidentit është ngritur një baltë e madhe qëllimisht nga politika.

Hoxha: Kë ke politikan në këtë studio.

Cakrani: Më gjykon mua publiku këtu

Hoxha: Avokati ka të drejtë. Çështjen e kë të fituar.

Cakrani: E di ti shumë mirë e ke lexuar dosjen.

Përçarje në PD/ Andia Ulliri kërkon mandatin e Arjan Ndojës në Durrës

Deputetja Andia Ulliri, që kandidoi në listat e Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore në qarkun e Durrësit pretendon se mandate që mori Arjan Nodja i takon asaj, për shkak të kuotës gjinore.

Nga kqyrja që i kam bërë faqes zyrtare të KQZ-së, rezulton se nga ana juaj është shpallur si i zgjedhur (mandatuar) kandidati Arian Ndoja, i cili ishte i renditur i pari për nga votat parapëlqyese.
Unë besoj se ky veprim nga ana juaj nuk përbën një vendim të ligjshëm, por vetëm një projeksion, i cili bie ndesh me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me Kodin Zgjedhor, si dhe me qëndrimin e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, i cili është paraqitur edhe në Gjykatën Kushtetuese.
Në mënyrë të pashpjegueshme nga ana juaj është anashkaluar hapur përcaktimi ligjor i referuar në Kushtetutë dhe i sanksionuar në Kodin Zgjedhor, ku përcaktohet qartë që 1 në çdo 3 deputetë duhet të jetë i gjinisë më pak të përfaqësuar”, shkruan Ulliri në kërkesën dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndërkohë, po sot, Aulon Kalaja kandidati demokrat i listave të hapura në zgjedhjet e 11 majit në Durrës kërkoi që SPAK të hetojë Këshillin e Ministrave. Dyshimet e tij lidhen me vendimin e këshillit të ministrave mbi faljen e gjobave te papaguara e të pa ekzekutuara nga 2015 e në vijim.

“Ky kapitull u mbyll”/ Ronaldo largohet nga Al Nassr

Ky kapitull u mbyll. Historia ende duhet të shkruhet. I jam mirënjohës të gjithëve”. Me këtë postim të shkurtër Cristiano Ronaldo i ka dhënë lamtumirën Al Nassr pas 2 sezoneve ku fitoi vetëm Arab Club Champions Cup, duke mos përmbushur ambiciet e portugezit.

Megjithatë në 105 ndeshje realizoi 93 gola dhe dha 19 asiste. Mesazhi u dha pas humbjes në javën e fundit të kampionatit që la jashtë sezonit të ardhshëm të Champions League Aziatike skuadrën e Stefano Pioli.

Mediat ndërkombëtare prej kohësh përmendin një kalim të Cristiano Ronaldo te një nga skuadrat pjesëmarrëse në Botërorin e Klubeve që do të mbahet nga 14 qershori deri më 13 korrik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Palmeiras, Al Ahly, Al Hilal, Pachuca apo Monterrey kanë shprehur interes për 40-vjeçarin.

Murrizi vë bast: Do të arrestohen dy deputetë të PD

Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, që njihet për antikonformizmin e tij si dhe për opozitën e fortë ndaj qeverisë socialiste, por edhe si oponent i Berishës, ka deklaruar dje në media se do arrestohen dy deputetë të PD.

Ai tha ndër të tjera: “Mund të ikin vetë ata të së mbyllurës se nuk i tremb as unë e as Iliri (Alimhemeti). Se do hyjnë ca në burg, ja po e them tani. Dhe nuk i fus në burg unë, por do i fusë llumi i tyre. Shumë informacion kam. A kam gënjyer ndonjëherë tani këto 10 vite? Mbaje si bast!”, shtoi Murrizi.

Por kush dy deputetët e listës së mbyllur të PD-së në qarkun Tiranë që do të arrestohen?

Ja lista e 13 deputetëve demokratë që kanë fituar me 11 maj:

1-Sali Berisha

2-Edi Paloka

3-Albana Vokshi

4-Belind Këlliçi

5-Flamur Noka

6-Jozefina Topalli

7-Besart Xhaferri

8-Fatmir Mediu

9-Erisa Xhixho

10-Klevis Balliu

11-Mesila Doda

12-Tedi Blushi

13-Jorida Tabaku

Atëhere kush janë dy deputetët nga kjo listë që Myslim Murrizi parashikon se do të arrestohen nga SPAK? Pak a shumë për njerin dihet, por cili është tjetri që ish-deputeti i PD deklaroi se ka burime të sigurta. Kohajonë/

Emmanuel dhe Brigitte Macron largohen nga Vietnami dorë për dore pas shuplakës

Çifti Macron paraqiti një pamje krejtësisht të ndryshme pas largimit të tyre nga Vietnami. 

Emmanuel dhe Brigitte Macron i ngjitën së bashku shkallët e avionit presidencial, duke qëndruar pranë njëri-tjetrit dhe duke buzëqeshur.
Me të mbërritur në Xhakarta të Indonezisë, ata zbritën shkallët duke u kapur fort me njëri-tjetrin.

Një ditë më parë, pamjet e drejtpërdrejta nga mbërritja e tyre treguan Brigitte Macron duke goditur me shuplakë burrin e saj.

Presidenca franceze u përpoq ta minimizonte të gjithë çështjen, duke thënë se e pamë çiftin në një moment relaksi dhe të butë. Kjo u tha edhe në deklaratat e presidentit francez, i cili dënoi “teoritë” në lidhje me të dhe gruan e tij.

Pas ngjarjes, u vu re një tension mes çiftit. Brigitte Macron refuzoi t’i jepte dorën burrit të saj dhe zbriti shkallët duke u mbajtur pas parmakut.

PD nuk gjen qetësi/ Kërkon përsëritje të zgjedhjeve edhe në Shkodër

Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka bërë një tjetër ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës.

Në shkresën drejtuar KAS, PD-ASHM kërkon që të përsëriten zgjedhjet në të gjithë qarkun e Shkodrës, duke pretenduar se janë bërë manipulime.

Sipas denoncimeve të PD-ASHM, institucionet që duhet të ishin neutrale – nga bashkitë te degët vendore të ministrive – janë angazhuar aktivisht në favor të partisë qeverisëse.

Zyrtarë të ndryshëm janë akuzuar se kanë shpërndarë përfitime, kanë ushtruar presion dhe kanë kërcënuar votues potencialë të opozitës.

“Qytetarët janë vënë përballë një zgjedhjeje jo të lirë, por të blerë ose të imponuar. Aty ku funksionon Partia-Shtet, nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme,” thuhet në deklaratën e PD-ASHM.

Për më tepër, opozita ka akuzuar për përdorimin e grupeve kriminale në zonat rurale, të cilat kanë ushtruar frikë dhe presion mbi votuesit, duke ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin. Këto veprime, sipas tyre, kanë ndikuar që PD-ASHM të mos arrijë të marrë të paktën 6 mandate në një qark që tradicionalisht ka qenë bastion i së djathtës.

Deri tani, PD ka bërë ankim për qarkun e Kukësit, Vlorës dhe Gjirokastrës.

Meta nga burgu: Proces i Ramaformës do shkrihet si akullorja

Ilir Meta ka reaguar sërish nga burgu pas njoftimit të SPAK për mbylljen e hetimeve.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka deklaruar se kjo ishte një lëvizje e paralajmëruar që sipas tij vjen me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

“Fill pas farsës elektorale, siç edhe e prisja, m’u komunikua me urdhër të Edi Ramës marrja si i pandehur”, shkruan Meta, duke shtuar se kjo është pjesë e një skenari politik për ta goditur atë dhe Partinë e Lirisë.

Meta ka hedhur poshtë akuzat, duke i quajtur ato një “fletërrufe pa asnjë provë penale” dhe ka shprehur bindjen se gjyqi do të provojë pafajësinë e tij. Ai e cilësoi këtë proces si një “Ramaformë të fabrikuar prej vitesh” që, sipas tij, do të “shkrihet si akullorja në kulmin e vapës”.

Ish-Presidenti gjithashtu theksoi se kjo betejë do ta bëjë Partinë e Lirisë “më të fortë se kurrë më parë”, duke e cilësuar atë si mbrojtëse të kauzave me rëndësi jetike për interesin kombëtar.

Hetimet ndaj Metës dhe Kryemadhit kanë nisur në dhjetor të vitit 2019, ndërkohë që SPAK pritet të përgatisë aktakuzën për dërgimin e çështjes në gjykatë.

Trump i dërgon mesazh Putinit: Po luan me zjarrin!

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka ashpërsuar tonet ndaj homologut të tij rus Vladimir Putin, pasi Rusia vijon të sulmojë fort mbi Ukrainë.

Në reagimin e tij në “Truth Social”, Trump shkruans e Putin po “luan me zjarrin”, duke vijuar më tej se durimit po i vjen fundi.

“Ajo që Vladimir Putini nuk e kupton është se, po të mos isha unë, gjëra shumë të këqija do të kishin ndodhur tashmë në Rusi. Dhe kur them shumë të këqija, e kam seriozisht. Ai po luan me zjarrin!”, shkruan Trump në reagimin e tij.

https://truthsocial.com/@realDonaldTrump/114580564427808609

Kjo deklaratë e fortë vjen në një moment kur Rusia ka ndërmarrë disa nga sulmet më të rënda me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës, që prej fillimit të luftës në vitin 2022.

Prokurori që do hetojë helmimin me salmonelë të fëmijëve në Gramsh, është vëllai i kryebashkiakut

Ngjarja e rëndë e helmimit të fëmijëve në kopshtin publik nr. 1 në Gramsh e bërë publike pak ditë më parë e më pas e konfirmuar nga ISHP ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur pikëpyetje serioze mbi funksionimin e institucioneve shtetërore.

Në një vend ku siguria e fëmijëve duhet të ishte përparësi, rrezikimi i jetëve të tyre kërkon përgjegjësi të menjëhershme dhe veprime të qarta ligjore. Por në vend të përgjegjshmërisë, rasti po merr trajtën e një skenari të njohur: minimizim të problemit dhe mbyllje në heshtje.

Ajo që e rëndon më tej situatën është fakti se hetimin e kësaj ngjarjeje e ka marrë përsipër Prokuroria e Elbasanit, ku kryeprokuror është Kreshnik Ajazi, ironikisht vëllai i kryetarit të Bashkisë Gramsh, Besion Ajazi. Ky fakt përbën një konflikt të qartë interesi dhe ka ngjallur dyshime të forta për ndërhyrje në procesin hetimor.

Në një deklaratë publike, kreu i bashkisë tentoi të minimizojë situatën, duke e cilësuar si disa “raste të izoluara” të fëmijëve që janë paraqitur në spital me simptoma të dyshimta. Ai mohoi çdo helmim masiv dhe theksoi se analizat ende nuk janë përfunduar.

Në vend që të merreshin masa të menjëhershme për të zbardhur shkaqet dhe për të garantuar sigurinë e fëmijëve në institucionet publike, situata rrezikon të mbyllet në mënyrë të paracaktuar, përmes një sistemi drejtësie që në këtë rast, sipas kritikëve, po përdoret si mburojë për të mbrojtur pushtetin vendor. Joq/

Mishi me salmonelë ende në treg? AKU e mohon: E asgjësuam

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit reagoi pas lajmeve se një ngarkesë mishi derri me salmonelë është ende në treg.

Sipas raportimeve, bëhet fjalë për më shumë se 4 ton fileto derri të infektuara me salmonelë, që kanë hyrë në Shqipëri dhe vazhdojnë të konsumohen e të shiten për qytetarët.

Subjekti importues i mishit është  “Frigo ALBA”me administrator Z. Luan Jazexhiu dhe Ledio Koka.

Madje, sipas “Ora News”, ka pasur tentativa për të shitur produktin nën kosto.

AKU e mohon diçka të tillë dhe siguron konsumatorët se mishi është asgjësuar dhe se ata janë të sigurtë.

Reagimi i plotë i AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të informimit të publikut dhe transparencës, shpreh shqetësimin për përhapjen e lajmeve të pavërteta të publikuara në disa media dhe portale në lidhje me sigurinë ushqimore.

AKU sqaron opinionin publik se sasia prej 4516, 75 kg fileto mish derri e importuar nga Brazili, është bllokuar nga ky Autoritet më datë 28.1.2025, pas raport analizave të kryera, ku ka rezultuar i kontaminuar me salmonella spp.

Nisur nga ky fakt, sasia e mishit fileto derri ka qëndruar e bllokuar në magazinat e subjektit importues, deri më datë 16.4.2025, kohë kur subjekti importues ka bërë kërkesë për asgjësim, autoriteteve kompetente si: Inspektoriati Kombëtar i Mbrotjes së Territorit (Drejtoria e Inspektimit të Mjedisit të Ujërave), Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Tiranë dhe Drejtorisë Rajonale AKU Tiranë.

Sigurojmë konsumatorët se sasia prej 4516, 75 kg fileto mish derri është asgjësuar në prani të të gjithë përfaqësuesve të autoriteteve kompetente të lartpërmenduara.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është në gatishmëri të plotë për garantimin e sigurisë ushqimore, në mbrojtje të shëndetit të konsumatorit./ Zoom.al