Aplikacion
Java e Hënës së Re në Binjakë sjell ndryshime dhe ndikime të veçanta për çdo 12-të shenjat e horoskopit.
Astrologia Meri Shehu në programin “Rudina” në Tv Klan analizoi ndikimin e kësaj Hëne të re.
Kjo Hënë e re sipas astrologes ndodh në një moment të rëndësishëm astrologjik: me Diellin, Mërkurin dhe Hënën në shenjën e Binjakëve, ndërkohë që Saturni ka hyrë në Dash. Kjo përputhje planetare sjell energji të reja, fillime të rëndësishme dhe mundësi për zhvillime personale, emocionale dhe profesionale.
“Kjo është java e Hënës së re në Binjak dhe nesër kemi Hënën e re në Binjak. Por, kemi dhe një takim të Mërkurit që është futur sot në Binjak, me Diellin në Binjak, në datën 27. Kjo do të thotë që këta që duan të bëjnë takime të rëndësishme, ose i ka marrë malli për një njeri të dashur, ose duan të shprehin një ide, ose duan të duken bukur, në datën 27 le t’i lënë takimet. Nesër kemi Hënën e re”, tha astrologia Meri Shehu.
Më poshtë do të gjeni dhe vlerësimet me yje, që astrologia dha për secilën shenjë. Shenja më me fat për këtë javë është Binjaku, i cili mori 5 yje.
Dashi, 3 yje – Hëna e re në Binjak për Dashët do të thotë që kemi një ide të re, por mbi të gjitha është futur Saturni në Dash dhe kontakton bukur me këtë Hënën e re. Ata që kanë lindur ditët e para të shenjës së Dashit kryesisht do të kenë një takim shumë emocional, shumë profesional, shumë erotike, por do të bëjnë dhe një hapje të re. Kryesisht të lindurit në ditët e para të shenjës, të tjerët do të shikojnë që kanë shumë erotizëm. Dhjetë ditësh i tretë shpërthen nga dashuria.
Demi, 2 yje – Saturni në Dash dhe Hëna e re në Binjak nuk janë disi komponentë shumë pozitivë. Hëna në Binjak, megjithatë do të ndihmojë në një çështje ekonomike këto dy-tre ditë. Nëse Demët e lindur në dhjetë ditëshin e parë kanë lënë një situatë ekonomike ose një bisedë të ngrirë, besoj se kjo bisedë do të shkrijë dhe do të kemi një rezultat pozitiv për Demët këtë periudhë.
Binjakët, 5 yje – Është futur Dielli në Binjak, Hëna e re në Binjak dhe bëjnë një lidhje të bukur me Saturnin që është futur në Dash. Mesa duket Binjakët e lindur në dhjetë ditëshin e parë, iu plotësohet një dëshirë, iu ndodh një mrekulli. Kjo vlen vetëm për Binjakët e lindur në dhjetë ditëshin e parë, të tjerët do të kenë çështje erotike.
Gaforrja, 2 yje – Janë një shenjë që me Saturnin në Dash duan të tregojnë që janë aty gjithmonë, ose vigjilentë, ose që kanë një punë që nuk ua merr kush. Me Hënën e re në Binjak do të bëhet një ndryshim, por do të jetë i fshehtë në lidhje me punën e tyre. Shumë Gaforre të lindura në dhjetë ditëshin e parë do të bëjnë një marrëveshje të fshehtë këto ditë, e cila do të tregojë më vonë se çfarë avantazhesh do të marrin Gaforret për të qëndruar në pozicionet e tyre të rëndësishme.
Luani, 4 yje – Si shenjë zjarri Luanët ndikohen nga Hëna e re, kështu që nga nesër do të bëjnë një fillim të ri, një hapje të re në lidhje me punën, kontaktet me jashtë, ose me çështjet ligjore. Përfitojnë një favorizim kryesisht Luanët e lindur në dhjetë ditëshin e parë të shenjës së tyre, të tjerët me Afërditën në Dash do të kenë një njohje në jetën erotike.
Virgjëresha, 3 yje – Janë zhytur dhe kanë përveshur mëngët në çështjet ekonomike dhe e ndjejnë që në këtë tre vjeçar me futjen e Saturnit në Dash do të merren më shumë me menaxhimin e çështjeve të tyre ekonomike. Duan që ai xhepi i tyre të jetë gjithmonë i kontrolluar. Kështu, që në çështjet trashëgimish dhe parash do të jenë shumë të rëndësishme. Por, një gjë është e sigurt, që Virgjëreshët nuk do të investojnë dot kaq kollaj. Është një periudhë që Virgjëreshët duhet të qëndrojnë kontrollues.
Peshorja, 3 yje – Janë një nga shenjat e favorizuara me Hënën e re në Binjak. Nesër do të marrin një lajm të mirë për një udhëtim, për një çështje studimore, për një kontakt me jashtë, do i aprovohet një lutje, një kërkesë, pse jo një martesë dhe një propozim. Por, kryesisht të lindurit në ditët e para të shënjës. Të tjerët ndoshta do të martohen me një buxhet të mirë ekonomik, që do iu vijë nga një bashkëpunim, sidomos atyre të lindurve në dhjetë ditëshin e tretë.
Akrepi, 2 yje – Hëna e re do i favorizojë në çështjet ekonomike. Kështu që një lajm të mirë ekonomik do e marrin Akrepët e lindur në dhjetë ditëshin e parë, kurse ata të dhjetë ditëshit të tretë do të kenë një lajm të mirë pune. Të tjerët do të kenë angari pune dhe do të lodhen nga pak. Kujdes shëndetin!
Shigjetari, 3 yje – Hëna e re përballë shenjës së tyre, për Shigjetarët do të thotë që një mundësin e re dhe një bisedë shumë serioze që do të bëjnë me dike të afërt do i vendosë Shigjetarët në një plan familjar. Të gjithë Shigjetarët e dhjetë ditëshit të parë që kanë pasur një problem familjar, ose një biznes familjar, supozohet që ta rregullojnë këto dy-tre ditë. Një takim shumë i rëndësishëm ndodh për Shigjetarët në datën 27 me takimin e Mërkurit përballë shenjës së tyre me Diellin në Binjak.
Bricjapi, 1 yll – Kanë futur “zjarrin në shtëpi”, sepse është futur Saturni aty, është dhe Afërdita, kështu që kanë një pasiguri në çështjet familjare. Hëna e re do i ndihmojë për mirë që të ngrenë atë murin e rrëzuar që është krijuar në një çështje familjare, por në lidhje me njerëzit me të cilët bashkëpunojnë. Është gremisur një mur i rëndësishëm, por do të ngrenë. Por, kujdes mos i merr euforia dhe fantazia, u duk sikur po ngrenë “Murin Kinez” dhe kjo do të ishte fatale.
Ujori, 4 yje – Një nga shenjat do të jenë dominante edhe për këtë tre vjeçar, sepse Saturni në Dash do të tregojë që kanë pjekurinë për të çuar ide të rëndësishme dhe momente krize, për t’i çuar përpara dhe t’i rregullojnë. Kështu që këto ditë do të kenë lajme të mira, vendimmarrje dhe kontakte shumë pozitive në jetën personale. Mbi të gjitha do të vendosin për një çështje personale me një ndryshim. Do të ndryshojnë me kë do rrinë dhe do të avancojnë në jetën e tyre erotike.
Peshqit, 3 yje – Do të merren vetëm ekonominë. Kemi një takim të bukur të Mërkurit midis Mërkurit dhe lidhjes me Neptunin që është në shenjën e Dashit dhe për Peshqit është një fantazi në çështjet ekonomike. Duke ëndërruar shumë ekonomikisht, mund të ëndërrojnë dhe një gjë që mund të quhet si një mrekulli, e cila do i realizohet vetëm Peshqve të lindur në ditët e para të shenjës së tyre./ Tv Klan
Berisha: Grupi i Xhabaftëve zëvendësoi Rakipin me Gonxhen në VorëKryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se angazhimi maksimal i bandave në Vorë, ku ajo e Xhabaftëve zëvendësoi Orlando Rakipin me Blendi Gonxhen, ku ky i fundit siguroi mbi 5 mijë vota në Vorë.
Gjithashtu Berisha u ndal edhe të zyrat klandestine në Tiranë, të cilat siguruar vazhdimin e trenit bullgar, ku votuesit merrnin fletën, e sillnin me votën e kërkuar dhe merrnin paratë.
“Në këto zgjedhje në të cilat, qytetet e mëdha të vendit dominohen nga bandat. A e patë çfarë ndodhi atë ditë në Vorë? Unë jam detyruar të shkoj në Vorë dhe të bëj një sulm të egër publik kundër organizatës kriminale Xhabafti, sepse ata terrorizonin qytetin. Ne armë tjetër përveç denoncimit s’kemi. Ditën e votimit ata fusnin dhe nxirrnin njerëzit…dhe nuk lëviznin nga vendi, ishin një Roberti tjetri Albert e me radhë dhe cili është rezultati? Rezultati është rreth 5 mijë vota Blendi Gonxhe dhe 2 mijë vota Oralndo Rakipi, në një kohë kur Oralando kishte marrë 6 mijë vota në 2021.
Ajo bandë është bandë legale tani në Tiranë, atë kishte Erion Veliaj, iku ai tani e mori Gonxhja. Ajo kontrollon jo vetëm Vorën por një pjesë të Tiranës. Gonxhen e nxorën me 20 e ca mijë vota.
Kjo është banda e Xhabaftëve për Tiranën.“- tha Berisha.
Festa e Liverpulit për pak sa nuk kthehet në tragjedi/ Makina futet mes turmësFesta madhështore për titullin kampion të skuadrës së Liverpool-it në Premier League u rrezikua seriozisht mbrëmjen e sotme, pasi një automjet hyri papritur në mes të turmës së tifozëve të mbledhur në qendër të qytetit.
Ngjarja ndodhi gjatë paradës së organizuar me autobusë të hapur, ku qindra tifozë po festonin përgjatë një rruge 10 milje të gjatë për të përshëndetur skuadrën kampione. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momente paniku, ndërsa policia dhe shërbimet e urgjencës ndërhynë menjëherë në vendngjarje.
Për fat të mirë, asnjë person nuk ka humbur jetën dhe nuk raportohet për lëndime serioze. Shoferi i automjetit është arrestuar në vendngjarje nga forcat e rendit.
“Shërbimet e emergjencës janë aktualisht në vendngjarje. Do të japim më shumë përditësime sapo të kemi,” njoftoi policia në një deklaratë zyrtare.
Kordonë policorë rrethuan zonën menjëherë pas incidentit, ndërsa ambulanca dhe forcat e shpëtimit janë në terren. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat që çuan në këtë incident të rrezikshëm. Nuk është konfirmuar ende numri i saktë i të lënduarve, ndërsa qytetarëve u është kërkuar të shmangin zonën deri në përfundimin e operacioneve.
Festa e titullit kampion, e cila kishte mbledhur tifozë nga gjithë qyteti dhe më gjerë, vijoi me masat e shtuara të sigurisë.
Rama: Humbëm një tjetër gjyq në Apel, 500 mijë euro dëmshpërblim për një aksident pa viktimaKryeministri Edi Rama ka pranuar gjatë një takimi me kandidatët socialistë për zgjedhjet se shteti shqiptar ka humbur një tjetër proces gjyqësor, duke u detyruar të paguajë një dëmshpërblim prej 500 mijë eurosh për një aksident automobilistik të ndodhur tetë vite më parë.
Rama theksoi se vendimi u mor në mënyrë të menjëhershme nga Gjykata e Apelit, ndonëse në ngjarjen në fjalë nuk pati as viktima e as të plagosur.
“Sot kemi humbur një gjyq në Apel, ku i kërkohet shtetit të paguajë 500 mijë euro për një përplasje me makinë të ndodhur 8 vite më parë, në një rrugë ku nuk pati të vdekur apo të plagosur. Shoferi dhe bashkudhëtarja paditën shtetin për rrezikim jete. Vendimi u mor me shpejtësi rrufe”, tha Rama.
Duke e cilësuar këtë si një rast flagrant të padrejtësisë dhe të paaftësisë për të korrigjuar gabimet e sistemit gjyqësor, kreu i qeverisë u shpreh i shqetësuar për vonesat e mëdha në dhënien e drejtësisë për qytetarët e zakonshëm.
“Nuk japim drejtësi për shumë shqiptarë që presin në Apel për vite me radhë, ndërkohë që raste të tilla zgjidhen brenda ditës. Edhe për shtetin nuk i korrigjojmë dot gafat dhe poshtërsitë në sallat e gjyqeve”, tha ai.
Në përfundim, Rama theksoi se e vetmja rrugë për të garantuar të ardhmen e drejtësisë është mbështetja pa ekuivok e institucioneve të pavarura, duke vënë theksin te roli i SPAK-ut.
“Ne kemi në dorë të udhëheqim me forcën e shembullit dhe të jemi mburojë e pathyeshme për pavarësinë e drejtësisë, veçanërisht për institucionet si SPAK”, përfundoi ai.
Hëna e Re në Binjakë: Çfarë sjell për secilën shenjë horoskopiMë 26 maj 2025, në orën 11:02 PM EST (5:02 AM më 27 maj sipas orës së Shqipërisë), ka ndodhur Hëna e Re në Binjakë në 6°05’.
Kjo ngjarje shënon një fillim të ri në ciklin hënor dhe sjell energji të fuqishme për komunikim, mendim të qartë dhe ndryshime të papritura.
Kjo Hënë e Re është një kohë e përshtatshme për të vendosur qëllime të reja, për të filluar projekte të reja dhe për të pastruar mendjen nga mendimet e vjetra që nuk na shërbejnë më.
Ndikimi i saj është veçanërisht i theksuar për Binjakët, Virgjëreshën, Shigjetarin dhe Peshqit .
Kjo Hënë e Re është një ftesë për të rishikuar mënyrën se si mendojmë, komunikojmë dhe ndërveprojmë me botën përreth nesh. Binjakët, të sunduar nga Mërkuri, nxisin kureshtjen, fleksibilitetin dhe dëshirën për të mësuar. Kjo Hënë e Re është një kohë e përshtatshme për të vendosur qëllime të reja, për të filluar projekte të reja dhe për të pastruar mendjen nga mendimet e vjetra që nuk na shërbejnë më.
Fokusi është në komunikim dhe lidhje. Kjo është një kohë e mirë për të ndarë idetë tuaja dhe për të ndërtuar ura të reja me të tjerët. Mund të ndiheni të frymëzuar për të mësuar diçka të re ose për të udhëtuar.
Çështjet financiare dhe vetëvlerësimi janë në qendër të vëmendjes. Mund të ndiheni të nxitur për të rishikuar buxhetin tuaj ose për të kërkuar mënyra të reja për të rritur të ardhurat.
Kjo është Hëna juaj e Re personale, duke sjellë mundësi për rritje personale dhe fillime të reja. Është një kohë e shkëlqyer për të vendosur qëllime dhe për të ndjekur pasionet tuaja.
Një kohë për reflektim dhe për të lënë pas të kaluarën. Mund të ndiheni të nxitur për të pastruar mendjen dhe për të përgatitur veten për një fillim të ri.
Miqësitë dhe rrjetet sociale janë në fokus. Kjo është një kohë e mirë për të zgjeruar rrethin tuaj shoqëror dhe për të bashkëpunuar në projekte të reja.
Karriera dhe qëllimet afatgjata janë në qendër të vëmendjes. Mund të ndiheni të nxitur për të ndjekur një rrugë të re profesionale ose për të rishikuar qëllimet tuaja.
Kjo Hënë e Re sjell një dëshirë për të zgjeruar horizontet tuaja përmes udhëtimeve, studimeve ose eksplorimit të ideve të reja. Është një kohë e mirë për të ndjekur pasionet tuaja intelektuale.
Çështjet e intimitetit dhe financave të përbashkëta janë në fokus. Mund të ndiheni të nxitur për të thelluar lidhjet tuaja ose për të rishikuar marrëdhëniet financiare.
Marrëdhëniet personale dhe bashkëpunimet janë në qendër të vëmendjes. Kjo është një kohë e mirë për të forcuar lidhjet ekzistuese ose për të filluar partneritete të reja.
Fokusi është në shëndetin dhe rutinën tuaj të përditshme. Mund të ndiheni të nxitur për të përmirësuar zakonet tuaja ose për të filluar një regjim të ri shëndetësor.
Kjo Hënë e Re sjell energji kreative dhe romantike. Është një kohë e mirë për të ndjekur pasionet tuaja artistike ose për të thelluar lidhjet romantike.
Çështjet familjare dhe shtëpia janë në fokus. Mund të ndiheni të nxitur për të bërë ndryshime në ambientin tuaj të jetesës ose për të forcuar lidhjet familjare.
E fundit/ Arrestohet i shumëkërkuari Dritan Gjika, “koka” e rrjetit të kokainës nga Amerika LatineËshtë arrestuar në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, 47-vjeçcari shqiptar Dritan Gjika, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia spanjolle për trafik droge, pastrim parashash dhe organizatë kriminale.
Mediat spanjolle raportojnë se arrestimi i Gjikës është bërë gjatë një operacioni të koordinuar nga Njësia Kombëtare e Interpolit në Ekuador, në bashkëpunim me homologët e saj në Abu Dabi (Emiratet e Bashkuara Arabe) dhe në Spanjë.
Theksohet se falë punës hetimore dhe shkëmbimit të informacionit përmes programit PAçTO 2.0, më 26 maj 2025 u bë e mundur kapja me qëllim ekstradimi e Dritan Gjikës, i cili është subjekt i dy Njoftimeve të Kuqe të Interpolit për trafik droge, pastrim parash dhe organizatë kriminale.
Kush është Dritan Gjika.
47-vjeçari shqiptar Dritan Gjika shkoi për herë të parë në Ekuador në vitin 2009-të. Por pak kohë ëm aps ai do të bëhej një nga personat më të kërkuar në vend, pasi udhëhiqte një organizatë kriminale që operonte si në Ekuador ashtu edhe në Spanjë, duke dërguar sasi të mëdha të substancave të kontrolluara në vendet e Amerikës Qendrore dhe në Europë (në veçanti në Holandë, Belgjikë dhe Spanjë).
Struktura kriminale që ai drejtonte përfshinte një nivel drejtues, logjistikë dhe bashkëpunëtorë që punonin në realizimin e këtyre veprave penale, me ndihmën e kompanive të ligjshme që përdornin për pastrimin e parave dhe fshehjen e veprimtarive tregtare e financiare.
Gjithashtu, pjesë e kësaj rrjete ishin edhe punonjës të porteve detare, të cilët vepronin si informatorë dhe ndihmonin kriminelët të maskonin dhe të ndotin kontejnerët me lëndët e paligjshme, duke përdorur metodën e ashtuquajtur “grepi i verbër”.
Deklarata e parë si drejtor i Milanit, flet Igli TareKlubi legjendar italian Milan ka zyrtarizuar emërimin e Igli Tares si drejtor sportiv i klubit.
Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate zyrtare të klubit kuqezi, ku thuhet se Tare do të raportojë drejtpërdrejt te Administratori i Deleguar, Giorgio Furlani.
Në deklaratën e tij të parë pas marrjes së postit, Tare falenderoi klubin dhe premtoi se do të bëjë më të mirën.
“Të bëhesh pjesë e një Klubi si Milan ështënjë burim krenarie dhe përgjegjësie. Falënderoj klubin për besimin dhe jam i vendosur të jap maksimumin për ta rikthyer Milanin në majat e futbollit italian dhe europian.”-tha Tare.
Rama shpërblen deputetët humbës: Do të shërbeni diku tjetërKryeministri dhe njëkohësisht kreu i PS, Edi Rama dërgoi një mesazh për të gjithë deputetët që nuk arritën të triumfonin në zgjedhjet e 11 majit.
Ai tha se ua kupton mërzinë për humbjen individuale, teksa shtoi se të gjithë mund të rikandidojë sërish në zgjedhjet e ardhshme.
Rama u shpreh se nëse do të vazhdojnë me qëllimet e përbashkëta, të gjithë ata do jenë shumë të dobishëm në familjen e PS dhe për gjithë Shqipërinë.
“Unë dua t’ju them atyre që nga shtatori s’do të jenë më në parlament, ua kuptoj mërzinë. Nuk ka garë individuale që mund ta humbasësh pa u mërzitur. Por, ju siguroj se nëse do e shohin vendin e humbjes së punës në thonjëza, si një mundësi të re në një vend tjetër pune, po në shërbim të qëllimeve të përbashkëta, si mandate fitues, do jenë shumë të dobishëm në këtë familje dhe për gjithë Shqipërinë. Dhe nëse dëshirojnë të kthehen në Kuvend, do mund të garojnë sërish”, tha Rama.
Takimi i fitores/ Rama: Ky është mandati për historinëDy javë pas fitores së 11 Majit, Kryeministri Rama ka thirrur në një takim kandidatët dhe deputetët e Parlamentit të ardhshëm.
Lideri i socialistëve mbajti një fjalim pak më shumë se 45 minuta, në të cilin tha se mandati i katërt ishte mandat për historinë.
“Duhet ta nisim nga vetja për të ndarë mendjen si duhet mbi disa gjëra që duhen parë ndryshe, dhe duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe. Na duhet një mirëkuptim i plotë mes nesh dhe me familjen tonë europiane, sepse do ta përdorim fuqinë e mandatit të katërt”, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama në festën e fitores me deputetët nuk la pa ironizuar opozitën, e cila rezultatit zgjedhur ka hedhur akuza për vjedhje dhe manipulime.
Kryeministri hodhi poshtë çdo aludim për manipulim apo presion elektoral, duke thënë se rezultati i zgjedhjeve është fryt i një pune të gjatë dhe të programuar që pas zgjedhjeve vendore.
“Ne nuk kemi asnjë zhgënjim këtu. Avazi është siç e kemi ditur dhe siç e paralajmërova unë me precizionin e atij që tregon një film që e ka parë dhjetë herë. Ne morëm thjesht frytet e një pune të gjatë, këmbëngulëse, të programuar me një kalendar që pas fitores së zgjedhjeve vendore,”- u shpreh ai.
Më tej vijoi:
“Këto ditë universi i tyre paralele është mbushur me thasë reshë të zeza që derdhin ngado shiun e votave të vjedhura.
Zarfe votash që mësyjnë nga të katër anët që mësyjnë si tufa zogjsh prej letre, trena bullgar që përshkojnë malet dhe luginat e Shqipërisë për të shumëfishuar votat regjimit, vargmale me kanabis që lulëzojnë me bekimin e partisë shtet dhe me licencat imagjinare të shtetit parti, dhjetra deputetë të rinj dhe të reja këtu që kanë dalë nga shpellat e krimit.
Ne nuk kemi asnjë zhgënjim këtu, avazi është siç e kemi ditur dhe siç e paralajmërova unë me precizionin e atij që tregon një film që e ka parë 10 herë.
Ne morëm thjesht frytet e një punë të gjatë këmbëngulëse, të programuar me një kalendar qysh pas fitores se zgjedhjeve vendore.”/ Zoom.al