zoom

Day Archive“E doja si djalin tim”/ Ish-diplomati Çepani tregon telefonatën e fundit me Gerti Bogdanin: I thashë që…

Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut, Edlira Çepani u surprizua nga babai i saj, ish-diplomati Çlirim Çepani, teksa ishte e ftuar në “S’e Luan Topi” në Top Channel.

Ndër të tjera ai u ndal te dhëndri i tij i ndjerë, Gerti Bogdani, të cilin e përshkroi si një njeri të mirë, ndërsa theksoi se e donte si djalin e tij.

Më tej Çlirim Çepani foli për telefonatën e fundit me dhëndrin, një ditë para se ky i fundit të ndërronte jetë.

Pjesë nga biseda në studio:

Çlirim Çepani: Momentet tona ishin të vështira, por kemi forcën. Do të kalojmë çdo gjë. Sa hyra u befasova se me doli fotografia e Gretit, mu duk sikur u ngjall. E kisha si fëmijën tim, jo si dhëndër, por jeta i ka këto. Do t’i ka kalojmë. Edlira është tepër e fortë, shumë e zgjuar, është një njeri që sfidon pavarësisht fatkeqësisë. I kanë ngjarë edhe fëmijët.

Jam shumë krenar për Edlirën, jo vetëm për qëndrimin e saj. Është kënaqësi e madhe e prindërit kur fëmija lë një emër të mirë. Gerti ishte djalë i shkëlqyer, me medalje ari. La një emër shumë të mirë, e donte familjen, na donte ne, edhe unë e doja si djalin tim.

Edlira Çepani: Nuk ka gjë më të bukur se të arrish të bësh krenarë prindërit.

Çlirim Çepani: Nuk rri dot pa takuar fëmijët e Edlirës dhe atë vetë. Natën e fundit, ishte në një emision për zgjedhjet në Amerikë dhe më merr në darkë vonë. Kur mbaroi vonë më merr ne telefon, sikur u ndamë. Më thotë: Më ndoqe? “Të ndoqa fjalë për fjalë,”- i thashë. I thashë: Shkëlqyeshëm në çdo gjë, në pjekurinë dhe anën diplomatike. Ishte telefonata e fundit.

Gerti Bogdani ndërroi jetë më 18 shtator 2024, në moshën 44-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak. Ngjarja ndodhi në ambientet e Hotel Rogner në Tiranë, ku ai po konsumonte kafe me miqtë e tij./ Zoom.al

Aksident i rëndë në Gjermani/ Ministria jep lajmin e trishtë: Vdesin tre shqiptarë

Një aksident tragjik ka ndodhur në qytetin Koblenz të Gjermanisë, ku kanë humbur jetën tre shqiptarë dhe janë plagosur 4 të tjerë.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është informuar nga autoritetet gjermane për një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 25 maj, pranë qytetit Koblenz, ku janë përfshirë disa shtetas shqiptarë,”- thuhet në një njoftim zyrtar.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur dhe po marrin trajtim në spitalet lokale.

Shqiptarët kanë qenë në një festë familjare dhe po ktheheshin në shtëpi me një minibus nëntëvendësh, kur për rrethana ende të panjohura mjeti ka dalë jashtë rruge.

Një burrë 53 vjeç dhe dy gra të moshës 47 dhe 65 vjeçe kanë mbetur të vdekura, ndërsa katër persona të tjerë midis moshës 20 dhe 66 vjeçe janë plagosur.

Ata janë me origjinë shqiptare dhe të huaj, por identitetet nuk janë bërë ende me dije.

Viktimat i konfirmon dhe Ministria e Jashtme, pas kontaktit me autoritetet gjermane, ndërsa garanton se strukturat konsullore kanë ofruar mbështetjen e nevojshme për qytetarët e prekur.

Sipas MEPJ, hetimet për rrethanat e aksidentit janë ende në vijim.

Megjithatë, mediat gjermane shkruajnë se minibusi doli nga autostrada A48 dhe u përmbys, por asnjë mjet tjetër nuk është përfshirë në aksident, ndaj dyshimet bien mbi rolin e shoferit.

Nuk ka ende të dhëna se shoferi 22-vjeçar ka qenë nën ndikimin e alkoolit ose drogës, tha policia, duke i kërkuar publikut të mos përfshihej në spekulime.

“Është një aksident shumë, shumë i tmerrshëm,”- ka shtuar një zëdhënës i policisë së Koblenzit./ Zoom.al

Tentoi të vrasë një person me sopatë/ Kapet “mat” duke u arratisur fieraku

Një nga autorët e ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Shtyllas, ku babë e bir tentuan të vrisnin shtetasin Ll. M., është arrestuar nga Policia në momentin që po përpiqej të largohej nga vendi.

Pas disa orësh kërkimesh intensive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe Drejtoria Vendore e Policisë Fier morën informacion se autori i shpallur në kërkim, shtetasi N. P., 40 vjeç, po largohej në drejtim të Sarandës me synimin për të kaluar në Greqi.

Forcat operacionale të Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, ndërhynë në kohë dhe bënë të mundur kapjen e tij në stacionin e autobusëve në momentin që po hipte në autobusin e linjës Konispol.

Në vijim të veprimeve procedurale, ndaj 40-vjeçarit u ekzekutua urdhri i ndalimit për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme ligjore.

Dalin pamjet e rrëmbimit të bujshëm/ Momenti kur djali i biznesmenit arratiset nga makina (VIDEO) 

Momente tronditëse janë kapur në një video të publikuar sot nga mediat greke, ku shfaqet çasti dramatik i arratisjes së një 24-vjeçari, djali i një biznesmeni të njohur në Athinë, nga duart e rrëmbyesve të tij.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 6 majit në rajonin e Hymettus, kur i riu u rrëmbye pranë një servisi makinash. Videoja dokumenton momentin kur ai, i lodhur dhe i plagosur nga goditjet e përsëritura me thikë dhe kaçavidë, arrin të hapë derën e një makine të bardhë ku mbahej peng dhe t’ia mbathë me vrap.

Sipas raportimeve, pavarësisht torturës fizike, i riu shfrytëzoi një moment pakujdesie nga rrëmbyesit dhe arriti të kërkojë ndihmë, duke kontaktuar një mik.

Zbulimet që po dalin në dritë rreth këtij rasti kanë tronditur opinionin publik në Greqi. Katër persona janë arrestuar për rrëmbimin, përfshirë këngëtarin e njohur Ivan Greko, të cilët kishin inskenuar një skemë të ashtuquajtur “rrëmbimi i tigrit”, me qëllimin për të përfituar pasuri dhe para nga viktima.

Hetimet zbuluan se viktima u sulmua brutalisht menjëherë pas rrëmbimit dhe më pas u mbajt peng për disa orë në automjetin e rrëmbyesve. Autoritetet greke janë duke vijuar hetimet për të zbardhur plotësisht motivet dhe përfshirjen e të dyshuarve në ngjarjen kriminale.

Çfarë pritet nga yjet këtë fundmaji? Horoskopi sjell surpriza të mëdha

Ndërsa hyjmë në ditët e fundit të majit, yjet duket se kanë vendosur të përziejnë pak kartat për shumë prej nesh.

Lëvizjet e fundit planetare po sjellin ndryshime të mëdha në jetën personale dhe atë profesionale, veçanërisht për disa shenja që do ndihen sikur fati më në fund po u buzëqesh.

Luani, Demi dhe Peshorja janë në qendër të vëmendjes këtë fundmuaji! Luanët mund të përballen me një rikthim nga e kaluara, Demat do ndiejnë një shtysë për të marrë kontrollin mbi financat, ndërsa Peshoret do marrin një propozim që nuk duhet ta refuzojnë.

Por nuk përjashtohen as surprizat emocionale për Ujorin dhe Gaforren, të cilët mund të përjetojnë një takim që do ndryshojë mënyrën si shohin dashurinë.

Astrologët paralajmërojnë: kjo është periudha ideale për të lënë pas marrëdhëniet e lodhura dhe për të ndjekur intuitën – ajo nuk do t’ju zhgënjejë!

Tragjike në Zvicër, 5 skiatorë gjenden të vdekur në alpe

Pesë skiatorë u gjetën të vdekur dje në malin Ribfissorn në Alpet Zvicerane, pranë Zermatt në kantonin Valais, sipas policisë vendase.

Dy alpinistë që ngjiteshin në Ribfissorn ngritën alarmin dje pasdite pasi vunë re praninë e çizmeve të skive në rrëzë të majës, por pa takuar pronarët e tyre.

Të pestë u gjetën të vdekur me helikopter, sipas policisë, e cila nuk ka dhënë informacion në lidhje me rrethanat e incidentit apo identitetin e viktimave.

Kompensim për fëmijët nën 18 vjeç/ Ruani faturat për çdo shpenzim!

Të gjithë çiftet më fëmijë nën 18 vjeç, duke nisur nga ky vit do të kenë disa procedura të reja tatimore,në mënyrë që të përfitojnë ribursimet që parashikon ligji i tatimit të mbi të ardhurat.

Konkretisht prindi më të ardhurat më të larta në familje do ti rimbursohen 48 mijë lekë për çdo fëmijë. Po kush ka të drejtë të përfitojë këtë rimbursim?

“Të gjithë ato familje apo individë që do të plotësojnë në DIVEN në 2026, për llogari të vitti 2025 do të duhet të bëjnë dhe një aplikim në tatime për rimbursim. Ky aplikim shoqërohet me një certifikatë familjare. Nëse ka dy fëmijë, familja do të përfitojë rimbursim 48.000 x 2. Për këtë procedurë prindërit nuk kanë asnjë detyrim shtesë, përveç plotësimit të deklaratës”, sqaron Armand Hysko kontabilist

Por, kjo është hera e parë që shteti do të apliklojë kompensime. Përfitues janë me qindra familje në Shqipëri, ndaj mbetet për t’u parë se si do ta menaxhoja administrate tatimore këtë proces.

“Duke qenë se përfitues janë gati 300 mijë familje, do të shihet në vitin e ardhshëm se si do të reagojë administrata tatimore, sa e shpejt do të jetë ajo në menaxhimin e këtij procesi”, tha ai.

Por ligji parashikon dhe një tjetër kompensim për fëmijët në shumën 100 mijë lekë në vit, vetëm për qëllim arsimi. Kushti është nëse të ardhurat janë më të ulëta se 1.2 milion lekë në vit.

“Ky lloj përfitimi është me kusht. Nuk e përfitojnë të gjithë familjet Vetëm ata me të ardhura më të ulëta se 1.2 milion lekë në vit. Edhe për këtë procedurë aplikon prindi me të ardhuart më të larta, mes të dyve”, u shpreh Hysko.

Por që të përfitohet ky kompensim, prindërit që sot duhet të ruajnë faturat e shkollës apo fatura e kursve për arsimim.

“Do të njihen edhe faturat e kurseve për arsimim, siç janë kurset për gjuhët e huaja, kurse për shkollim privat, por nuk njihen kurset për qëllime artistike”, sqaroi ai.

Pavarësisht se sa janë shpenzimet vjetore për fëmijët, kompensimi për arsim është vetëm 100 mijë lekë. Por, nëse prindërit nuk e dokumetojnë me fatura shpenzimesh, ata do të përfitojnë aq fatura sa do të dorëzojnë kur të kryejnë aplikimin./vizionplus.tv

Berati “përplas” aleatët/ Lefter Maliqi: Eno Bozdo të ngul thikën pas shpine

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar se do të nisë një tur falënderimesh në qarkun e Beratit, jo për të festuar rezultatin zgjedhor, por për të shprehur mirënjohje ndaj qytetarëve që e votuan dhe për të kërkuar ndjesë për rezultatin zhgënjyes.

“Nga nesër nis turin e kontakteve të falënderimeve, takime dorë për dorë, aspak festë, sepse nuk është kohë për festë por për reflektim”, deklaroi Maliqi për Report TV.

Në prononcimin e tij, Maliqi nuk i kurseu kritikat ndaj Partisë Demokratike dhe drejtuesit politik të saj në qarkun e Beratit, Eno Bozdo, duke e akuzuar për ndikim në humbjen e mandatit të tretë opozitar. Sipas tij, Bozdo ka punuar për ta bojkotuar atë dhe ka dështuar në organizimin elektoral, përfshirë mitingun në Berat.

Maliqi u shpreh se kishte pritshmëri të ishte i dyti në listën zgjedhore, bazuar në mbështetjen popullore dhe diskutimet paraprake me liderët politikë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Ai pretendon se ka marrë mbi 5 mijë vota personalisht, në një kohë kur të gjithë kandidatët opozitarë në total morën rreth 13 mijë vota.

Ai theksoi gjithashtu se zgjedhjet në Berat janë karakterizuar nga manipulime dhe përdorim i administratës publike për qëllime elektorale, duke përmendur denoncime në polici dhe Prokurori për përdorimin e zyrave shtetërore në fushatë, përfshirë ato të bashkive dhe hipotekave në Berat, Skrapar dhe Dimal.

“Unë kam fituar vetë në të gjitha garat e mia politike. Kam dhuruar mandate në 2009 për PD-në. Por kësaj radhe prisja të isha i dyti në listë për të garantuar fitoren e mandatit të tretë, ndoshta edhe të katërt në Berat,” tha Maliqi, duke shtuar se e ka ndarë këtë pakënaqësi edhe me opozitën dhe me Berishën personalisht.

Ai paralajmëroi se do të faktojë publikisht manipulimet zgjedhore në zonat e Beratit, Poliçanit dhe Dimalit, duke i kërkuar SPAK-ut të veprojë pa vonesë.

U kapën te Gjiri i Lalzit/ Gjykata jep masat për Xhevdet Plakun dhe 6 të arrestuarit e tjerë

Gjykata e Durrësit ka dhënë masat e sigurisë për Xhevdet Plakun dhe 6 të arrestuarit e tjerë dy ditë më parë në Gjirin e Lalëzit.

Arrest me burg:
Voltan Xhani
Fatjon Qesja
Jugert Xhani
Oltion Hasani
Xhevdet Plaku (Kis)
Flobenc Meçja (Gega)

Detyrim paraqitje; ndalim dalje jashtë shteti:
Alfred Hasanaj

Xhevdet Plaku, i njohur me nofkën “Akili” ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi është arratisur nga burgu i Ankonës në janar të këtij viti. 45-vjeçari ishte dënuar në shtetin fqinj për trafik droge.

Ndërsa Flobens Meçja, alias Gega alias Drini nga Shkodra ishte shpallur në kërkim nga SPAK-u prej një viti, si pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”. 43 -vjecari akuzohet për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”.

I arrestuari tjetër, Voltan Xhani është i dyshuari kryesor për organizimin e vrasjes së Elis Rroshkodolit në Shkodër në gusht 2024. Sipas policisë, 39 vjeçari, resident në Holandë, ka siguruar armët dhe makinat që u përdorën në vrasje, ndërsa i vëllai, Jugerti e ka përkrahur në krim.

Nuk është ankth, por të menduarit e tepërt… dhe ka një rrugëdalje

Ankth? Një neuroshkencëtare zbulon: ‘Detoksi i dopaminës’ mund të të ndihmojë të ndalosh së menduari tepër një herë e mirë

“Mendimi i tepërt çon në hezitim dhe stres, duke e bërë jetën më të ndërlikuar nga ç’duhet.

Por shpesh, njerëzit e injorojnë, duke e lejuar të shndërrohet në një rreth vicioz të dyshimit ndaj vetes, mundësive të humbura dhe marrëdhënieve të tendosura,” thotë Dr. Sylvia Mercer, Ph.D. në neuroshkencë.

Me kalimin e kohës, mendimi i tepërt të bën të ndihesh i mbingarkuar, i bllokuar dhe sikur je gjithmonë një hap prapa—në marrëdhënie, karrierë, zhvillim personal, kujdes për veten, madje edhe në jetën në shtëpi. Ai ndikon në çdo aspekt të jetës tënde.

Shumë njerëz më pas kërkojnë këshilla nga ekspertët për ndërgjegjësimin (mindfulness), marrjen e vendimeve dhe vetëbesimin, por e vërteta e hidhur është…

“Madje edhe disa terapistë të sjelljes nuk dinë realisht si të përballen me mendimin e tepërt.”

Dr. Mercer pohon se kjo deklaratë buron nga përvoja e saj. Ajo ka punuar për më shumë se 25 vjet me disa nga ekspertët më të shquar në fushë.

Ka takuar shumë terapistë të njohur të sjelljes për zbulimet e tyre.

Por kur bëhej fjalë për të zgjidhur mendimin e tepërt, edhe këta ekspertë të mëdhenj e kishin të vështirë të gjenin një zgjidhje të qëndrueshme.

“Dua që çdo njeri të kuptojë këtë:”

Nëse lidheni emocionalisht shumë shpejt…

Nëse humori juaj varet nga mënyra se si të tjerët ju përgjigjen…

Nëse vini re ndryshimet më të vogla në sjelljen e të tjerëve…

Nëse analizoni tej mase çdo mesazh që merrni…

Nuk është faji juaj. Është mënyra si truri juaj ka mësuar të ju mbrojë, shpjegon Dr. Sylvia Mercer.

“Për këtë arsye, ditari, meditimi dhe forca e vullnetit nuk funksionojnë më.”

Kur mendimi i tepërt merr kontrollin, ndikon në çdo aspekt të jetës, thotë Dr. Mercer:

Por ka më shumë se kaq.

Mendimi i tepërt ndikon në trurin tuaj, duke e bërë më të vështirë përqendrimin tek ajo që ka rëndësi vërtet.

Për të përballuar mendimet negative, truri fillon të kërkojë shpërqendrime të shpejta.

Por këto shpërqendrime japin vetëm lehtësim të përkohshëm dhe ju mbajnë të ngecur në të njëjtin cikël.

Ekspertët kanë këndvështrime të ndryshme për mendimin e tepërt.

Në vend që të eksplorojnë shkaqet e vërteta, shumë thjesht ju thonë: “Mos u shqetëso kaq shumë dhe merr një vendim” ose “Mos i analizoni të gjitha.”

Por problemi qëndron këtu…

Këshilla të tilla nuk funksionojnë kurrë.

Madje, mund t’ju bëjnë të ndiheni edhe më të ngecur dhe të mundur.

Vetëm sa shtojnë më shumë zhgënjim, konfuzion dhe dyshim ndaj vetes, shpjegon Dr. Mercer.

Përveç ndjekjes së këshillave, njerëzit provojnë gjithçka:

❌ Shkruajnë në ditar, me shpresën për qartësi, por përfundojnë duke analizuar çdo detaj edhe më shumë.

❌ Meditojnë, por gjatë gjithë kohës analizojnë nëse “po e bëjnë siç duhet”.

❌ Shikojnë një video vetëndihmëse pas tjetrës, duke pritur për një mrekulli që nuk vjen kurrë.

“Kur asgjë nuk duket se funksionon, njerëzit më pyesin të dëshpëruar: ‘Çfarë mund të bëj atëherë?’. Për t’iu përgjigjur kësaj, më është dashur të shkoj më thellë në studimin e mendimit të tepërt,” thotë Dr. Mercer.

Lidhja mes mendimit të tepërt dhe dopaminës

Në dekadat e fundit, kërkimet kanë treguar se mendimi i tepërt rindërton rrugët neurale të trurit, duke ndikuar në aftësinë për të marrë vendime dhe zgjidhur probleme, duke rritur stresin dhe dyshimin ndaj vetes, dhe duke ulur vetëbesimin.

Dhe këtu bëhet interesante.

Mendimi i tepërt nuk buron thjesht nga pasiguria apo ankthi. Ai është i lidhur ngushtë me mënyrën se si funksionon dopamina në tru.

Nëse niveli i dopaminës është i çrregulluar, truri kërkon vazhdimisht lehtësim të menjëhershëm, duke ju tërhequr drejt shpërqendrimeve si rrjetet sociale, serialet apo ushqimet e shpejta.

Kjo ndjekje e vazhdueshme për shpërblime të shpejta ndërpret sistemin natyror të shpërblimit të trurit.

Si rezultat, krijohet një cikël pa fund ku…

Sa herë ndiheni të stresuar ose të kapur në mendime, truri përqendrohet tek shpërqendrimet, në vend që të zgjidhë problemet reale.

Pra, mendja rrotullohet vazhdimisht rreth shqetësimeve pa adresuar shkaqet e vërteta.

“Kjo është arsyeja pse njerëzit që mendojnë tepër shpesh ndihen të ngecur, të kapur mes shpërqendrimeve dhe pavendosmërisë,” thotë Dr. Mercer.

Mënyrat e zakonshme (por joefektive) për të balancuar dopaminën dhe për të tejkaluar mendimin e tepërt

“Lidhja mes mendimit të tepërt dhe dopaminës më ngacmoi shumë, ndaj u konsultova me disa ekspertë për të thelluar më tej,” vazhdon Dr. Mercer.

Pas shumë bisedash, ajo krijoi një listë me mënyra për të përmirësuar balancën e dopaminës:

“Ishte tronditëse të zbuloja që këto zgjidhje ishin afatshkurtra dhe joefektive. Por duhej të ekzistonte një rrugëdalje. Dhe, siç zbulova më vonë, ekzistonte,” tregon ajo.

Ky ‘Detoks i Dopaminës’ doli të ishte mrekullibërës

Një ditë, gjatë një kërkimi mbi lidhjen mes kimisë së trurit dhe mendimit të tepërt, Dr. Mercer hasi rastësisht në një forum online.

Aty zhvillohej një bisedë aktive për një program të ri kundër mendimit të tepërt.

“Nuk ishte reklamë apo shitje. Ishte një bisedë e sinqertë mes njerëzve që luftonin me ankthin, pavendosmërinë dhe mendimin e tepërt.

Nuk kisha arsye të dyshoja në përvojat e tyre,” thotë ajo.

Një pas një, njerëzit në forum lavdëronin këtë program.

E përshkruanin si mjetin më efektiv për të rivendosur sistemin e shpërblimit të trurit dhe për t’u çliruar përfundimisht nga mendimi i tepërt.

Programi quhej Mindway.

“E shqyrtova nga afër. Për habinë time, ishte një nga programet më të avancuara që kisha hasur.

Mindway ofron një plan të personalizuar për të ndalur mendimin e tepërt, për të rritur vetëbesimin, për të eliminuar stresin dhe ankthin, për të përmirësuar marrëdhëniet — të gjitha duke zbuluar mënyra të reja për të pastruar mendjen dhe për të jetuar të pranishëm e të lumtur.

Ai identifikon pikët e tua të mbingarkesës dhe zbulon shkaqet e saj.”

“Nuk dukej si një qasje e zakonshme e përgjithshme; ishte një sistem i plotë për të rivendosur balancën e dopaminës dhe për të thyer ciklin e mendimit të tepërt.”

“Kurioze për potencialin e tij, ia prezantova disa klientëve të mi.”

“Mjaftojnë vetëm disa minuta në ditë për të përdorur Mindway. Madje fillova ta quaj ‘detoksi 5-minutësh i dopaminës’,” thotë me buzëqeshje Dr. Mercer.

Brenda pak ditësh, klientët e saj filluan të raportonin ndryshime të mëdha.

“Stresi, ankthi dhe dyshimi ndaj vetes pothuajse ishin zhdukur; vetëbesimi ishte rritur ndjeshëm; dhe ata kishin ndalur rrotullimin në ciklet e pafundme të mendimeve.

Mendime që i kishin rënduar për javë me radhë, më në fund ishin qetësuar.

Në javët që pasuan, u bënë më të qetë, më produktivë dhe më të sigurt në përballjen me mendime dhe vendime të vështira.”

Mindway nuk i ndihmoi vetëm të ndalonin mendimin e tepërt — ai ndryshoi tërësisht mënyrën si i qasen marrëdhënieve, sfidave dhe stresit.

“Është kaq emocionuese të shohësh njerëz që çlirohen nga mendimi i tepërt dhe bëhen të qetë, të sigurt, të përqendruar dhe të lumtur në marrëdhëniet, karrierën dhe jetën e tyre,” ndan Dr. Mercer.

Por, siç thotë vetë Dr. Mercer…

“Mos më beso verbërisht — provoje vetë.”