zoom

Day ArchivePër herë të katërt në histori, Napoli shpallet kampion i Seria A

Napoli është shpallur kampion i Seria A për sezonin 2024-2025, si dhe për herë të katërt në historinë e saj.

Në ndeshjen e fundit të këtij sezoni, Cagliari me portierin shqiptar Alen Sherri në portë, nuk kanë arritur dot që ta ndalin, duke fituar me rezultatin e pastër 2-0 në stadiumin legjendar “Diego Armando Maradona”.

Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte e shënoi golin e parë në minutën e 42-të, kur Mattia Politano asistoi për Scott McTominay, i cili realizoi me një goditje akrobatike.

Ndërkohë, në minutën e 51-të, Amir Rrahmani asistoi nga mbi 60 metra për Romelu Lukakun, i cili finalizoi saktë për 2-0. Pas këtij goli, e gjithë stoli i Napolit dhe trajneri Conte shpërthyen në festë, teksa rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Ky është titulli i dytë i mbrojtësit të Kosovës, Amir Rrahmanit me Napolin, pas triumfit të parë para dy sezonesh nën drejtimin e Luciano Spallettit.

Ndërkohë, fitore 0-2 mori edhe Interi përballë Comos, por fitorja e Napolit e bëri të pavlefshme triumfin e zikaltërve, të cilët shpresonin vetëm në një ndalesë të ekipi të Contes.

Napoli e mbyll sezonin me 82 pikë, një më shumë se Interi, ndërsa Antonio Conte ka ndërtuar një skuadër jashtëzakonisht konkurruese brenda futbollit italian./ Zoom.al

Bushati ngre dyshime: Si u tolerua banda e Troplinëve deri pas zgjedhjeve?

Analisti Andi Bushati ka ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si SPAK ka menaxhuar çështjet e ndërhyrjeve kriminale në zgjedhjet në Durrës dhe Shkodër.

Në një intervistë për edicionin e pasdites në SYRI TV, Bushati kritikoi ashpër kreun e SPAK, Altin Dumani, i cili deklaroi se “kriminaliteti dhe zgjedhjet janë çështje të ndara”, duke nënvizuar se kjo qasje rrezikon të fshehë ndërhyrjet politike pas fasadës së drejtësisë.

“Nëse SPAK e ka pasur në vëzhgim bandën e Troplinëve për muaj me radhë, si ka mundësi që nuk doli asnjë provë për lidhjen e tyre me blerjen e votës? A duhet të ngremë dyshime këtu?”, u shpreh Bushati, duke përmendur edhe denoncimet publike të opozitës dhe gazetarëve në terren për lidhjet e kësaj bande me kandidatë të Partisë Socialiste në Durrës.

Ai shtroi disa pyetje thelbësore:

Sipas Bushatit, nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Ai kujtoi edhe rastin e Bajrave në Shkodër, të cilët u liruan përpara zgjedhjeve vendore dy vite më parë, duke shtuar se “SPAK bëri sikur i goditi, ndërkohë që qyteti u mbajt nën presion”.

Bushati e përmbylli analizën me një pyetje:

“A është drejtësia duke mbuluar politikën? Sepse nëse kjo është e vërtetë, kemi përballë një krizë shumë më të thellë sesa thjesht kriminalitet zgjedhor.”

Ardiana Matoshi “trondit” rrjetin me veshjen e saj në Kuvend

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe aktorja e njohur, Ardiana Matoshi, ka tërhequr sërish vëmendjen në seancën e 20-të konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Këtë herë jo për ndonjë deklaratë politike, por për paraqitjen e saj të veçantë.

E njohur për stilin e saj të lirshëm dhe eksperimentues në veshje, Matoshi u shfaq në sallën e Kuvendit me një fustan të bardhë të shkurtër me pika të zeza, të kombinuar me geta të bardha dhe taka të kuqe.

Kombinimi i ngjyrave dhe stilit tërheqës nuk kaloi pa u vënë re nga kolegët e saj dhe mediat që e ndoqën seancën.

Në një moment, kamerat kapën deputeten e PDK-së, Ganimete Musliu, duke ngacmuar me humor Matoshin për zgjedhjen e saj të veshjes, një episod që nxiti të qeshura në sallë dhe më pas zuri vend në diskutimet në rrjetet sociale.

“Kisha me ja futë një plumb”/Operacioni “Ura”, detaje nga komunikimi në SkyECC të Orges Mollës me Emri Hysenajn

Kanë dalë dhe transkripte të komunikimeve të koduara në aplikacionin Sky ECC të anëtarëve të organizatës së trafikut të lëndëve narkotike pas zhvillimit të operacionit “Ura” në Shqipëri dhe Itali.

Në dosjen e SPAK janë zbardhur përgjimet midis Orges Mollës dhe Emri Hysenaj, në lidhje me lekët që shtetasi Emri Hysenaj i detyrohet për trafikun e lëndës narkotike si dhe përmendën emrat e bashkëpunëtorëve të tjerë që frekuentonin Gravina-n dhe që ishin të përfshirë në këtë rrjet trafiku të llojit kokainë si dhe shtetasit shqiptarë që kanë emër të bashkëpunëtorëve të tjerë siç është Gëzim Thartori.

Më poshtë përgjimet e transkpriptuara

Me llafin… H1IQJ2 ——-me the që do i marrë borxh me shqipt të martën maksimumi ja mbyllim te gjitha…. un me ty sa kam një njefim njefet si motra qe kemi j jet bashkë…. ku kal flejt dhe ku kal hongër kal barku kal ardh ke bari….

LBG3TC — Buk… Bashk….

H1IQJ2 — Dhe nuk…. ka kal hongër buk dhe kal flejt un kur kam ardh ne bari….

LBG3TC — Dhe nuk….

H1IQJ2 — sa kemi qe njifemi ne….e du….

LBG3TC — Me ofendime…. Ke un ke Kent… Nejt…. Se ti nuk….

H1IQJ2 — o erme sa kemi qe njifemi dhe mos gaboj kemi dimu e 8 vjet…. apo me shum….i sekont se te shkruj un….

Në datën 19.12.2020 në orën 11:14 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e SkyECC LBG3TC, i identifikuar si Emri Hysenaj, në lidhje me lekët që shtetasi Emri Hysenaj i detyrohet për trafikun e lëndës narkotike si dhe përmendën emrat e bashkëpunëtorëve të tjerë që frekuentonin Gravina-n dhe që ishin të përfshirë në këtë rrjet trafiku të llojit kokainë si dhe shtetasit shqiptarë që kanë emër të bashkëpunëtorëve të tjerë siç është Gëzim Thartori:

H1IQJ2 — shokona gazi me… a ka gazi…

LBG3TC — U t’shashe gjo, thashë sa të foli me Gëzim ai më tha qe telefonii i Gëzimit më çante dhe Damin për atë Daminin ishim tu fol dje, ai e thirri nga telefoni i Gëzimit.

Si të dha me Gëzimin ti, po mos qe nga telefoni i Gëzimit kishte mujt me thirr se po kisha me ja fusë një plumb në kokë. I thashë atij Daminat i kishte ne Gravina ke ai lokali i vjeter” … H1IQJ2 — po mora me t’njejtin kamion kam bo 3.500 thashë un me 1 dit…. kto ma muabetet….

Në datën 23.12.2020 në orën 07:27 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e SkyECCLBG3TC, i identifikuar si Emri Hysenaj, në lidhje me lekët që shtetasi Emri Hysenaj i detyrohet për trafikun e lëndës narkotike si dhe shkëmbëjnë foto të parave që do ti dërgojë :

IMG-1610655415512 … Deri tani isha tek porti nuk gjeta njeri te besum kam pas ndërrmen te vi te ti sot vet Po nuk i mbolla ditlughe kujtova se do i merrja te gjinha sot ca te mare edhe nesër do te dergoj ose do nisim vet Po ti i mbllo te gjitha leket….

IMG-1610656618692 ….. vijon biseda në datë 14.01.2021 ora 19:08 — Se 7 buke te kuece kam hum po mi japin nga pesqind euro po i nxer se i kapon gocat qe i kam dhe thash po ky nuk eshte problemi jot ti do marish leket e tuja…. Po do vi vet se s’ben….

(Bari), e transportuar nëpërmjet kamionçinës Nissan Cabstar me targë CS520NH.

Dorëzimi është bërë në rrugën Giovanni Falcone n.60 në Noicattaro (Bari) një personi të paidentifikuar i cili i ka dhënë shtetasit Agron Ganaj shumën prej 76.000 (shtatëdhjetë e gjashtë mijë euro) për lëndën narkotike. (Episodi i datës 07 shtator 2020).

Sipas rakordimeve të kryera midis Skuadrës së Përbashkët Hetimore është dakortësuar se në lidhje me këtë episod, shtetasi Eklil Nderjaku së bashku me shtetasi të tjerë të përfshirë, janë akuzuar nga Autoritetet e Drejtësisë Italiane dhe konkretisht janë kërkuar caktim masash sigurimi nga Prokuroria e Barit, Itali po në kuadër të kësaj Skuadre të Përbashkët Hetimore.

Sulm me thikë në stacionin e trenit në Gjermani/ Plagosen disa persona

Të paktën 12 njerëz janë lënduar në një sulm me thikë në stacionin hekurudhor në qendër të Hamburgut të premten, njoftuan autoritetet.

Gjashtë nga të lënduarit janë në gjendje kritike për jetën, sipas autoriteteve.

Shërbimi i zjarrfikësve në Hamburg tha se tre njerëz pësuan lëndime të rënda, dhe tre të tjerë lëndime të lehta, raportoi agjencia gjermane e lajmeve DPA.

I dyshuari për sulmin u arrestua në vendngjarje, tha policia gjermane në X.

Autoritetet nuk dhanë asnjë informacion për të dyshuarin apo hollësi rreth sulmit.

Stacioni në qendër të Hamburgut, qyteti i dytë më i madh në Gjermani, është ndër më të dendurit. /REL

“Ura”/ GJKKO jep vendimin për 14 të arrestuarit, ja masat

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendimin për verifikimin e masave të sigurimit të 14 të arrestuarve gjatë operacionit “URA”.

Gjyqtarja Rudina Palloj la në fuqi masat arrest me burg për 11 të dyshuarit dhe masën detyrim paraqitje tre të tjerëve, mes tyre dhe për avokatin Armand Tragaj.

GJKKO ka vendosur masën arrest me burg për Orgest Molla, Altin Morina, Akil Ndrejaku, Musa Koça, Rando Aliu, Sokol Isteri Tatani, Ligor Çombashi, Altin Pjetri, Ervin Zeqiri, Gëzim Thartori dhe Alfred Hysa.

Ndërkohë për Bexhet Mema, Ervis Deti dhe Armand Tragaj ka dhënë masën detyrim paraqitje.

Kujtojmë që gjatë seancës avokati Tragaj ka dekaruar se ai nuk ka lidhje me grupin kriminal, duke theksuar se dyshimet e arsyeshme të ngritura nga pala italiane nuk lidhen me asnjë provë të vetme.

Më tej ai ka kërkuar që të jetë pranë familjes, për shkak se është mjaft i rënduar psikologjikisht, dhe po ashtu ka njeërz të sëmurë.

Jam i rënduar psikologjikisht dhe vazhdimi i kësaj mase do të rëndoj situatat e mia familjare, ku unë jam me dy prindër të sëmurë, njerkën të paralizuar, vëllain në psikiatri dhe bashkëshorten më femijë të vogël. Dhe për këtë fakt kërkoj të jem pranë familjes”, ka deklaruar Tragaj para gjykatësve.

Nga buallicë në yll i politikës: Çfarë nuk po kupton Andi Bushati nga Sara Mila

Shkruar nga redaksia e Zoom.al


Nga të gjitha të papriturat e zgjedhjeve të 11 majit, një gjë nuk mund t’i kishte shkuar nëpërmend askujt përpara rezultateve: që votat do të prodhonin një “yll” në qiellin politik të Rilindjes. Jo një yll të zakonshëm që ngrihet ngadalë me karrierë, me debat, me kontribut, me rezistencë. Por një yll që shndriti befas, me një dritë aq të fuqishme, saqë u duk si t’u kishte rënë syve të 18,666 qytetarëve të Elbasanit duke u sjellë një frymëzim të përbashkët. Një flakë e beftë, një dritë që ndriçoi nëpër listat e PS-së, duke u shndërruar në “trending” politik, një kampione absolute e Partisë Socialiste.

Për çudi, e panjohur dhe pa eksperiencë në politikë, Mila theu çdo rregull duke bindur me verbëri gati 19 mijë elbasanllinj se do të bëjë për qytetin diçka që të tjerët nuk e bëjnë dot. 

Gazetari dhe analisti i njohur, Andi Bushati e mori atë mbrëmë si shembull për të treguar anomalitë e këtyre zgjedhjeve. Përveç epitetit, (që për mendimin e redaksisë sonë është i tepërt), krahasimi që Bushati bëri mes saj dhe votave të Jorida Tabakut besojmë se qëndron tërësisht. 

Por Bushati vazhdon të mendojë se politika është një rrugë, jo një ashensor. Mendon se fushata është kontakt me qytetarët, jo me listën e “çunave të lagjes”. Mendon se gratë në politikë duhet të ecin vetë, jo të shtyhen nga një dorë e padukshme, si ajo e një superkrimineli të kërkuar nga drejtësia Suel Çela, siç e akuzon Sali Berisha i PD-së, që për Andin është realitet, por për PS-në është thashethem. Është vajza e sistemit, i atij sistemi të ngritur nga kryeministri i madh Edi Rama, që nuk pyet shumë se nga vjen një vajzë apo një djalë, mjafton t’i sjellin vota e pushtet.

Sara Mila, megjithatë, nuk është më “vajza që u fut në listë”. Pas 11 majit ajo është “Deputetja” me “D” të madhe. Është “zëri i vajzave socialiste”, “simboli i rezistencës rilindase”. Sara nuk është më një individ, ajo është një simbol, është sistem. Dhe sistemi do që të sjellësh vota, s’ka rëndësi nga i merr e si i merr. 

Ajo është precedenti i vajzave që duan të hyjnë në politikë pa pyetur se nga kush vijnë votat, se kush i detyron njerëzit të venë shenjën tek emri i saj, mjafton që votat të vijnë me shumicë.

Sara Mila tani është thesi më i madh me vota i PS-së. Dhe Bushati mund ta kishte quajtur pikërisht kështu. Ajo është thesi që e bëri krenare Partinë Socialiste. Ajo është njëfarë projeksioni “Belinda Balluku” e së ardhmes! 

Kështu duhet ta shohim sot e tutje, që të mos i vëmë thjesht epitete, por t’i shqyejmë më shumë sytë për të parë realitetin që e ka prodhuar atë.

Sepse Sara Mila nuk është më një emër në listë, por një precedent në politikë. Është metafora e sistemit. Një model që funksionoi në përfeksion. Ne tani duhet ta vëzhgojmë jo vetëm si u prodhua, por edhe çfarë interesash do të mbrojë me zërin e saj të fortë në parlament. Me siguri që do ta ngrejë kartonin vetëm për të mbrojtur ata që e bënë deputete. /Zoom.al

Një histori e re, Stephen Graham zbulon detaje për “Adolescence 2”

Stephen Graham, aktori i cili luante babain e Jamie në serialin me 4 pjesë, “Adolescence” ka shprehur këndvështrimin e tij lidhur me sezonin e dytë.

Seriali, i cili nuk pritj të kishte këtë sukses, ka arritur mbi 100 milionë shikime në Netflix dhe  producentët po bisedojnë lidhur me “Adolescence 2”.

Është ende një mundësi”, tha Graham për Variety. Megjithatë, është i vetëdijshëm se ky lloj suksesi nuk vjen dy herë. “Kjo ndodh një herë në jetë”, shprehet ai.

“Nëse do të ishim në një dramë të zakonshme, do ta shihnim nga perspektiva e Katie dhe do të shihnim ç’po ndodhte më pas me familjen e saj. Por ndjeva se e kemi parë këtë. E kemi parë shumë herë. Por nuk kemi parë këtë”, thotë  ai dukej vijuar se kjo anë ishte e prerë dhe e qartë:

“Doja të sigurohesha se Jamie nuk vinte nga një ambient familjar me nënën e alkoolizuar, baba të  dhunshëm apo se ishte ngacmuar nga ndonjë i afërm. Pa dashur të shpreh mungesë respekti, por këto  janë gjërat që ndodhin në dramat e zakonshme që janë të kuptueshme. Doja ta shkundja paksa kutinë dhe të shihja ç’mund të gjenim aty.”

Kujtojmë që në serial tregohet që Jamie vjen nga një familje krejt normale, por ai nuk kishte parë kurrë të atin, Eddie, që ta përkëdhelte në fëmijëri. Gjithsesi, dukej se ai ishte një fëmijë krejt normal që luante deri vonë në dhomën e tij, nuk sillte probleme derisa një ditë ndodh ngjarja tronditëse: ai akuzohet për vrasjen e shoqes së tij të klasës.

Kirurgu sekret i transformimit të Kris Jenner tashmë ka një emër!

Kur Kris Jenner zbriti në pistën e festës së Lauren Sánchez në Paris me pamjen e saj të rinovuar, menjëherë të gjithë sytë u fokusuan te fytyra e saj e tendosur.

Fotot nga nata u përhapën me shpejtësi, duke ndezur mijëra komente. “A është vërtet 69 vjeç?”, “Cili është sekreti pas këtij transformimi?”. E gjithë bota sociale dëshironte të zbulonte se si Jenner arriti të sfidojë kohën me një pamje kaq rinore.

Pas ditësh vëzhgimesh dhe spekulimesh, misteri u zgjidh: Dr. Steven Levine, kirurgu i njohur i Upper East Side në New York, ka qenë arkitekti i këtij rezultati mahnitës. Me diplomë nga NYU Medical School dhe mes të preferuarve të emrave më të mëdhenj të Hollywood-it, Dr. Levine ka ndërtuar një reputacion të pathyeshëm falë qasjes së tij precize, ku “më pak është më shumë”. Ai realizon ndërhyrje estetike që ruajnë natyralitetin, duke forcuar linjat e fytyrës pa humbur ngjyrat e emocioneve që secili prej nesh reflekton.

“Muaji ideal”/ Ja cilat janë tre shenjat më me fat të horoskopit për Qershorin

Binjakët

Qershori është muaji ideal për të përcaktuar prioritetet e nevojave tuaja emocionale, pa humbur fokusin te qëllimet dhe ambiciet.

Edhe pse Binjakët kanë tendencë të shpërqendrohen lehtësisht nga stimujt e shumtë të jetës, kjo fazë ofron qetësi dhe qartësi të shtuar. Ka ardhur momenti të largoheni nga rrethanat që ju kufizojnë dhe të zgjidhni alternative që ju zhvillojnë.

Demi

Më 6 qershor, venusi hyn në shenjën tuaj dhe ju mbush sharm dhe energji pozitive. Planeti i dashurisë dhe luksit ju bën të rrezatoni, si në jetën tuaj personale ashtu edhe në atë profesionale.

Tensionet e majit largohen dhe hapet rruga për qetësi, gëzim dhe rritje të vetëbesimit tuaj. Prisni zhvillime të këndshme në marrëdhëniet tuaja, por edhe në financat tuaja. Vetëvlerësimi juaj është rritur dhe universi duket se komploton në favorin tuaj.

Shigjetari

Sezoni i Binjakëve sjell fat të shtuar në fushën e marrëdhënieve për Shigjetarët. Me Hënën e Re dhe Merkurin që sjellin energji dhe qartësi të re, ndiheni më të përqendruar, më të shoqërueshëm dhe të gatshëm të rilidheni në mënyrë kuptimplote me njerëzit përreth jush. Qershori favorizon lidhje më të thella dhe momente romantike.