Aplikacion
Autoritetet italiane në bashkëpunim me SPAK goditën një organizatë me bazë në Durrës të trafikimit në sasi të mëdha të kokainës dhe heroinës drejt Italisë dhe vendeve të tjera të Europës.
Në total u lëshuan 52 masa sigurie, ku 40 prej tyre janë për shtetas shqiptarë dhe 12 të tjera për shtetas italianë, teksa në krye të grupit dyshohet se qëndronte Xhevdet Troplini, i njohur si “Poja”, dhe dy bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë Elvis Doçi dhe Adi Çoba.
Burime për mediat bëjnë me dije se një prej urdhër-arresteve të lëshuara nga autoritetet italiane është për shtetasin Redi Tusha. Ai rezulton të jetë vëllai i Ervis Tushës, nga Shijaku.
Ky i fundit është njëri prej truprojeve të Sali Berishës, i cili shihet shpesh në daljet e tij publike, sidomos gjatë protestave. Ende nuk dihet roli që ka patur Redi Tusha në organizatë dhe akuzat që rëndojnë ndaj tij.
Ky është i forti i Durrësit që ka vënë në rresht gjithë kriminelët e ShqipërisëPër herë të parë, është publikuar imazhi i Elvis Doçit, i njohur ndryshe si “Visi i Pojës”, një nga personazhet më të përfolur të botës së krimit në Shqipëri, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet në kuadër të operacionit të gjerë antikriminal “Ura”.
Elvis Doçi, lindur në Durrës më 15 tetor 1978, është nipi i Xhevdet Troplinit, i njohur si “Poja”, një emër i njohur në rrethet kriminale për përfshirjen në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve. Për më shumë se dy dekada, aktiviteti i Doçit ka qenë nën vëzhgimin e autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane, por identiteti i tij vizual ka mbetur i fshehur. Vetëm pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, autoritetet kanë mundur të sigurojnë gjurmë konkrete dhe më në fund, imazhin e tij.
Dumani e përshkruan Visin e Pojës si një figurë kyçe në botën e krimit të organizuar në Shqipëri, duke e konsideruar atë një negociator të aftë në fushën e trafikut të drogës. Poja, xhaxhai i tij, është përshkruar si udhëheqës i një prej grupeve më të dhunshme dhe më të organizuara kriminale që ka vepruar brenda dhe jashtë Shqipërisë, me lidhje të forta në Itali, Gjermani dhe Amerikën e Jugut.
Përgjimet e operacionit “Ura” kanë zbuluar bashkëpunimin e ngushtë mes Doçit dhe një tjetër personazh të botës së krimit, Adi Çoba. Sipas të dhënave, Visi i Pojës ka qenë një nga trafikantët më të rëndësishëm të drogës në vend.
Në të kaluarën, Elvis Doçi është dënuar në Itali: në Padova, më 2003, ai u dënua me 3 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike. Ndërkohë, në Shqipëri, ai ka qenë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit (OFL) dhe emri i tij është përmendur në disa ngjarje të rënda kriminale, ndonëse jo gjithmonë zyrtarisht.
Në planin ekonomik, Doçi rezulton të ketë interesa në disa biznese në Durrës dhe përreth: një kompani ndërtimi me emrin “Cara na” në Rrashbull, një bar-kafe në Durrës të quajtur “Port Side” në bashkëpronësi me Bukurije Doçin, një bar në Fushë Krujë dhe një tjetër në Sukth me emrin “Vintage”, në bashkëpronësi me Edmir Bakallin.
Që prej 17 majit 2024, Doçi është në kërkim nga SPAK dhe autoritetet kanë intensifikuar përpjekjet për kapjen e tij. Publikimi i imazhit të tij shihet si një hap i rëndësishëm në këtë drejtim, me shpresën se qytetarët mund të ndihmojnë në lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Tjetër “sherr” në Shtëpinë e Bardhë/ Trump përplaset me presidentin e Afrikës së JugutNë një takim të tensionuar në Shtëpinë e Bardhë më 21 maj 2025, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përballi Presidentin e Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, me akuza të pabazuara për gjenocid dhe konfiskim të tokave ndaj qytetarëve të bardhë në vendin e tij.
Trump paraqiti video dhe artikuj që pretendonin se fermerët e bardhë po përndiqeshin dhe vriteshin, duke përmendur edhe liderin opozitar Julius Malema dhe duke sugjeruar arrestimin e tij.
Presidenti Ramaphosa i hodhi poshtë këto pretendime, duke theksuar se nivelet e larta të vrasjeve në Afrikën e Jugut prekin kryesisht qytetarët me ngjyrë. Ai sqaroi se ligji i ri për reformën e tokës, i cili lejon shpërndarjen pa kompensim në interes publik, ende nuk është zbatuar dhe çdo vendim mund të sfidohet në gjykatë.
Takimi, që filloi me biseda miqësore për golf dhe praninë e golfistëve të njohur Ernie Els dhe Retief Goosen, u dominua nga këto akuza, duke lënë në hije qëllimin e Ramaphosës për të diskutuar marrëdhëniet tregtare dhe mineralet kritike.
Pavarësisht tensioneve, Ramaphosa mbeti i qetë dhe i hapur për dialog, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve. Shtetet e Bashkuara mbeten partneri i dytë më i madh tregtar i Afrikës së Jugut pas Kinës.
Ky takim pason vendimin e administratës Trump për të anuluar ndihmën për Afrikën e Jugut, për të dëbuar ambasadorin e saj dhe për të ofruar strehim për afrikanerët e bardhë, duke thelluar më tej tensionet diplomatike midis dy vendeve.
Qeveria zgjat lejeqendrimin për shtetasit ukrainas në ShqipëriNë mbledhjen e sotme të qeverisë u vendos kohëzjatja e qëndrimit të shtetasve ukrainas në vendin tonë, që ishte deri në 3 vjet dhe tashmë është bërë në katër vjet.
Ky vendim merret si pasojë e zgjatjes së luftës Rusi-Ukraina, që tashmë i ka kaluar 3 vjet. Dhe për t’u ardhur në ndihmë shtetasve ukrainas në vendin tonë, Qeveria ka zgjatur afatin e qëndrimit.
V E N D I M PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.169, DATË 18.3.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E AFATIT TË HYRJES DHE QËNDRIMIT TË SHTETASVE TË UKRAINËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në pikën 1, të vendimit nr.169, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, togfjalëshi “… 3 (tre) vjet …” zëvendësohet me “… 4 (katër) vjet …”.
Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
Finalja e Europa League, formacionet zyrtare për Tottenham dhe Manchester UnitedTottenham dhe Manchester United do të masin forcat nga ora 21:00 në finalen e Europa League që do të luhet në Bilbao.
Totenhem i ka fituar të tri përballjet e mëparshme të këtij sezoni me United. Plot tetë gola të shënuar, ndërsa kanë pësuar tre.
Dy skuadra angleze, që nuk kërkojnë vetëm trofeun, por dhe biletën për në Champions. Kujtojmë se sezoni i tyre ka dështuar në kampionat dhe shpresa e vetme për Europën mbetet nga kjo finale.
Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare nga trajnerët Postekoglu dhe Amorim. Surprizat nuk mungojnë, ndërsa Postekoglu ka preferuar që Son të jetë në stol.

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka njoftuar me dhimbje ndarjen nga jeta të sopranos së njohur Redrina Kokona, një artiste që ka lënë gjurmë të thella në skenën operistike shqiptare.

Me një karrierë që shtrihet në gati tri dekada, Redrina ishte më shumë se një këngëtare – ajo ishte një frymëzim për kolegët dhe publikun, një emër i dashur që mishëronte përkushtimin, pasionin dhe shpirtin e muzikës klasike.
E diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Universitetin e Arteve në Tiranë në vitin 1998, ajo nisi rrugëtimin e saj artistik me një talent të spikatur dhe një dashuri të palëkundur për artin lirik. Në vitin 2000 iu bashkua Trupës së Korit të TKOB-së, duke u bërë një pjesë e pandashme e skenës së institucionit.
Redrina nuk ishte thjesht pjesë e korit – zëri i saj u dallua në shumë role solistike, ku spikati për ndjeshmërinë dhe elegancën në interpretim. Ajo do të kujtohet me dashuri nga publiku si Fiordiligi në Così fan tutte, Frasquita në Carmen, Kate Pinkerton në Madama Butterfly, Musetta në La Bohème, Anina në La Traviata dhe Una novizia në Suor Angelica.
Humbja e saj lë një boshllëk të ndjeshëm në komunitetin artistik shqiptar. TKOB dhe të gjithë ata që patën fatin ta dëgjojnë dhe ta njohin do ta kujtojnë gjithmonë me respekt dhe mirënjohje.
Flick rinovon kontratën me Barcelonën deri në 2027Hansi Flick ka rinovuar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2027.
Katalanasit kanë zyrtarizuar vendimin për trajnerin gjerman, të cilit i përfundonte bashkëpunimi me përfundimin e edicionit të ardhshëm.
Rinovimi me trajnerin gjerman ishte paralajmëruar më parë. Flick u tregua magjik këtë sezon duke fituar tre trofe.
Fillimisht Superkupën, më pas Kupën e Mbretit dhe në fund kampionatin. Të gjitha përballë Realit, përballë së cilit numëroi vetëm fitore.
Kush e dominon parlamentin e ri/ Ja profili i deputetëve të sapozgjedhurNë seancën konstituive të parlamentit të ri më 8 shtator, për herë të parë do të betohen 67 deputetë të rinj.
Pjesa tjetër rikthehen për të vazhduar jetën parlamentare.
Sipas Top Channel, në jetëshkrimet e atyre që do të ulen në parlamentin e ri, sikurse edhe në legjislaturat e shkuara, profesionet më dominuese të deputetëve të dalë nga 11 maji janë ato të ekonomistëve dhe juristëve.
31 është edhe numri i deputetëve të rinj që kanë studiuar ekonomi – financë dhe administrim biznesi.
Në krah të njeriut të shifrave dhe gazetarisë në parlament Erion Braçe do të jetë edhe ekonomisti tepelenas Tërmet Peçi, bashkë me dy socialistët e tjerë fitues Ceno Klosi dhe Petrit Malajn.
Ndërsa studimi në Amerikë i Belind Këlliçit pritet të jetë një vlerë e shtuar në parlament kur do të flitet për çështjet e menaxhimit ekonomik.
DEPUTETËT EKONOMISTË
Erion Braçe Ekonomi
Tërmet Peçi Ekonomi
Ervin Demo Ekonomi
Petrit Malaj Ekonomi
Adi Qose Ekonomi
Ceno Klosi Ekonomi
Klevis Jahaj Ekonomi
Bora Muzhaqi Ekonomi
Xhelal Mëziu Ekonomi
Bledjon Nallbati Ekonomi
Mesila Doda Ekonomi
Besart Xhaferi Ekonomi/Shkenca politike
Bujar Leskaj Ekonomi /Jurist
Delina Ibrahimaj Financë-Bankë
Ornaldo Rakipi Financë Kontabilitet
Elton Korreshi Financë
Milva Ekonomi Statistikë/Ekonomi
Antoneta Dhima Plan Financë
Anila Denaj Financë/ Menaxhim Bankar
Ledina Alolli Marketing
Jorida Tabaku Administrim Biznesi
Klodiana Capja Administrim Biznesi
Xhenis Cela Administrim Biznesi
Etleva Budini Administrim Biznesi
Evis Kushi Administrim Biznesi
Enno Bozdo Administrim Biznesi
Marjana Koçeku Agro-Biznes
Fidel Kreka Menaxhim Biznesi
Belind Kellici Shkenca Menaxhimi
Genti Lakollari Inxhinieri Agro Ushqim
Dhimitër Kruti Inxhinieri Agrare
27 është numri i juristëve deputetë, të cilët do të jenë pjesë e parlamentit të ri. Krahas atyre me shumë mandate si Ulsi Manja, Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi apo Fatmir Xhaxha ekspertizës juridike të parlamentit i shtohet ajo e ish-gjyqtarit Gjin Gjoni dhe ish-prokurorit Arjan Ndoja, përfshi atë të Adriatik Lapajt.
DEPUTETËT JURISTË
Ulsi Manja Jurist
Damian Gjiknuri Jurist
Oerd Bylykbashi Jurist
Gazment Bardhi Jurist
Fatmir Xhafaj Jurist
Saimir Korreshi Jurist
Blendi Himci Jurist
Ivi Kaso Jurist
Adriatik Lapaj Jurist
Gjin Gjoni Jurist
Arian Ndoja Jurist
Ani Dyrmishi Jurist
Saimir Hasalla Jurist
Olsi Komici Jurist
Bledi Çomo Jurist
Bledar Cuci Jurist
Gent Strazimiri Jurist
Ramadan Likaj Jurist
Igli Hasani Fakulteti Drejtësisë
Belinda Balluku Juriste
Aurora Mara Juriste
Aulona Bylykbashi Jurist
Adea Pirdeni Juriste
Erjona Ismaili Juriste
Elda Hoti Juriste
Greta Bardeli Juriste
Erisa Xhixho Juriste
Krahas doktorit të vjetër Sali Berisha dhe në mungesë të doktorit të ri Ilir Alimehmeti, i cili mori mbi 16.000 vota, por nuk u fut dot në parlament, në sallën e kuvendit të ri do të kemi 12 ligjvënës të cilët profesionin e parë në jetë kanë patur atë të mjekut.
DEPUTETËT MJEKË
Sali Berisha Mjek
Bardh Spahia Mjek
Flamur Noka Mjek
Asfloral Haxhiu Mjek
Tritan Shehu Mjek
Enriketa Jaho Mjeke
Klodiana Spahiu Mjeke
Ilirian Pendavinji Mjek
Zija Ismaili Mjek
Brunilda Mersini Mjeke
Loer Kume Stomatolog
Manjola Luku Farmaciste
8 deputetë janë me profesion inxhinier.
DEPUTETËT INXHINIERË
Blendi Klosi Inxhinieri Elektronike
Niko Peleshi Inxhinieri Elektronike
Fatmir Mediu Inxhinieri Gjeologji Miniera
Edi Paloka Inxhinieri Gjeo Fizike
Albana Vokshi Inxhinieri/Administrim Publik
Besa Spaho Inxhinieri Ndërtimi
Onid Bejleri Inxhinieri Civile
Redi Muci Inxhinier Strukturash
Nuk do t’i mungojnë parlamentit të ri deputetët biznesmenë nga të dy kahet politikës.
Atyre ekzistues si Vullnet Sinaj, Flamur Hoxha dhe Agron Shehaj do t’i bashkohen edhe Vasil Llajo me Skënder Pashajn.
Rikthehet në parlament në grupin e biznesmenëve Tom Doshi.
DEPUTETËT BIZNESMENË
Vullnet Sinaj Biznesmen
Flamur Hoxha Biznesmen
Agron Shehaj Biznesmen
Tom Doshi Biznesmen
Vasil Llajo Biznesmen
Skender Pashaj Biznesmen
Gjashtë pedagogët në parlament do t’i udhëheqë profesori Agron Gjekmarkaj, nënkryetar aktual i kuvendit.
DEPUTETËT NGA BOTA UNIVERSITETARE
Agron Gjekmarkaj
Jorida Tabaku
Iris Luarasi
Ina Zhupa
Hatixhe Konomi
Zamira Sinaj
Tetë është numri i deputetëve që vijnë nga fusha e arsimdhënies.
DEPUTETËT ARSIMTARË
Alma Selami Mësuesi
Ana Nako Mësuesi
Marjeta Neli Mësuesi
Lindita Nikolla Mësuesi
Luan Baci Histori Gjeografi
Vangjel Dule Anglisht
Luciano Boçi Gjuhë Letërsi
Mirela Furxhi Përkthyese
Taulant Balla nuk do të mbetet vetëm në parlament si studiues i shkencave politike. Do të ketë në krah Sara Milen bashkë me dijen e marrë në Londër prej demokratit Klevis Balliu, i cili rikthehet në parlament.
DEPUTETËT E SHKENCAVE POLITIKE
Taulant Balla Shkenca politike
Sara Mila Shkenca Politike
Klevis Balliu Shkenca Politike
Arkend Balla Shkenca politike
Nuk do të mbeten pa përfaqësim në parlament shkencat sociale si dhe nga shkencat e natyrës.
DEPUTETË NGA SHKENCAT SOCIALE DHE SHKENCAT E NATYRËS
Albana Koçiu Shkenca Sociale
Erjon Mile Shkenca Sociale
Pirro Vengu Histori Filozofi
Jozefina Topalli Shkenca Matematike/ Fizike
Igli Cara Biokimi
Fadil Nasufi Biologji kimi
Eduard Shalsi Biologji Kimi
Ogerta Manastirliu Inxhinieri Kimi shkenca natyre
Ekspertizën e marrëdhënieve ndërkombëtare në parlament do ta sjellin tre deputetë. Mes tyre kryetarja aktuale e kuvendit Elisa Spiropali dhe ish-shefja e diplomacisë Olta Xhaçka.
DEPUTETËT E MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
Elisa Spiropali Marrëdhënie Ndërkombëtare
Olta Xhacka Marrëdhënie Ndërkombëtare
Erion Malaj Diplomaci
Nëse vala e punës parlamentare do t’i lodhë deputetët e rinj, ata s’kanë pse të dalin jashtë perimetrit të parlamentit për t’u qetësuar. Kanë në gjirin e tyre tre kolegë që vijnë nga psikologjia.
DEPUTETËT PSIKOLOGË
Romina Kuko Psikologji
Kiduina Zaka Psikologji
Ermal Pacaj Psikologji
Si asnjëherë më parë, komuniteti i medias do të ketë në parlamentin e ri katër ish-gazetarë, të cilët duhet të mbajnë peshën e ligjvënësve e për tu komportuar nga gazetaria te politika frontale parlamentare.
Ish-kryeredaktori i një gazete si Tedi Blushi dhe zëri i analizës politike Iris Luarasi do ulen në kahe të kundërta në sallën e parlamentit.
DEPUTETËT GAZETARË
Arbjan Mazniku Gazetari / Komunikim Publik
Tedi Blushi Gazetari
Iris Luarasi Gazetari
Ardit Bido Gazetari
Vendet e lëna bosh të ish-deputetëve me formim ushtarak si Xhemal Qefalia dhe Denis Deliu do të zënë tre të tjerë.
DEPUTETËT USHTARAKË
Kastriot Piroli Akademia Skënderbej /Ushtarak
Agron Malaj Akademi ushtarake Skënderbej
Ervin Hoxha Shkenca sociale/ Akademi Sigurie
Nuk do të mungojnë deputetët që vijnë nga fusha e menaxhimit si Ermal Elezi. Arkitektët do t’i përfaqësojë Ilva Gjuzi, ndërsa Sabina Jorgo do të sjellë në parlament eksperiencën e menaxhimit të Burime Njerëzore dhe Rekrutimit./ Zoom.al
“Më mirë burg sesa në Shqipëri”/ Vret veten emigranti që do të dërgohej në GjadërNjë emigrant maroken, Hamid Badoui, i moshës 42-vjeçare, që do të dërgohej nga Italia në Shqipëri i ka dhënë fund jetës.
“Vdekja e tij është pasojë e drejtpërdrejtë e politikave strukturore të izolimit dhe përjashtimit që prekin njerëzit me prejardhje migratore,”- thotë Organizata për Azil dhe Emigracion në shtetin fqinj.
Sipas Amnesty International Italy, “Modeli Shqipëri” – i promovuar nga qeveria italiane si një mjet inovativ për menaxhimin e migracionit – e thellon edhe më shumë këtë logjikë: struktura jashtë territorit kombëtar, izolim gjeografik, akses i vështirë dhe i kufizuar në garancitë ligjore, pengesa për të drejtën në kujdes shëndetësor, ndalim administrativ i përhapur dhe i përdorur në mënyrë ndëshkuese, në vend që të jetë një masë e fundit siç parashikohet nga e drejta ndërkombëtare.
Në një reagim zyrtar, thuhet se qendrat në Itali dhe në qendrat e reja në Shqipëri, njerëzit jetojnë në kushte degraduese, pa akses në kujdes të duhur mjekësor, në një klimë të braktisjes së vazhdueshme dhe mungesës së informacionit. Protestat, aktet e vetëlëndimeve dhe vetëvrasjet janë simptoma të dukshme të një sistemi të ndërtuar për të izoluar dhe ndëshkuar. Vdekja e Hamid Badoui është pasojë e drejtpërdrejtë e një sistemi politik që përdor frikën dhe dhunën si mjete për (mos)menaxhimin e lëvizjes njerëzore.
Miratimi me votë besimi në Senat i dekretit të ri për Shqipërinë, i cili u shndërrua në ligj, konfirmon strategjinë e qeverisë për të ndjekur politika që nuk respektojnë të drejtat themelore të njeriut, në emër të një qasjeje thjesht propagandistike./ Zoom.al
SPAK jep detaje për operacionin “Ura”: Si u sollën 4.5 milionë euro nga Italia në ShqipëriProkuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha njoftim zyrtar për megaoperacionin “Ura” të finalizuar këtë të mërkurë, duke shkatërruar një grup të madh kriminal dhe dy nëngrupe të tjera me bazë në qytetin e Barit, Itali, të përfshirë në trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike drejt Evropës dhe Amerikës Latine.
Pas një hetimi të gjatë dhe të koordinuar, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, së bashku me Gjykatën e Barit, kanë konfirmuar 52 masa sigurie, nga të cilat 49 janë masa arresti me burg. Mes tyre, 40 janë shqiptarë, sipas SPAK.
Sipas hetimeve, pagesat për sasitë e drogës kryheshin nga Italia drejt Shqipërisë, duke përdorur si mjet transporti shoferët e linjave të autobusëve ndërkombëtarë. Autoritetet raportojnë se vlera e përgjithshme e transaksioneve të dokumentuara arrin në rreth 4.5 milionë euro.
Në territorin shqiptar janë sekuestruar pasuri me vlerë disa milionë euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktivitetet kriminale të këtij rrjeti.
Njoftimi i plotë:
Në kuadër të një hetimi të përbashkët ndërkombëtar, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës së Barit (DDA), me mbështetjen e Eurojust dhe përmes ngritjes së një Skuadre të Përbashkët Hetimore, ekzekutuan sot, më 21 maj 2025, një operacion të gjerë kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale.
Operacioni rezultoi në 52 masa sigurimi personale, përkatësisht:
Në total, janë proceduar 40 shtetas shqiptarë dhe 12 shtetas italianë, të përfshirë në tre grupe të organizuara kriminale – njëra me bazë në Durrës dhe dy të tjera në rajonin e Puglias, Itali.
Në total, janë proceduar 40 shtetas shqiptarë dhe 12 shtetas italianë, të përfshirë në tre grupe të organizuara kriminale – njëra me bazë në Durrës dhe dy të tjera në rajonin e Puglias, Itali.
Gjatë hetimeve të zhvilluara në periudhën 2020–2025, janë dokumentuar 40 episode të trafikimit të lëndëve narkotike, përfshirë edhe sekuestrimin e sasive të konsiderueshme heroine dhe kokaine në Shqipëri, Itali dhe vende të tjera të Europës. Një nga episodet përfshinte transportin e 255 kg heroinë dhe kokainë në Bari, përmes korrierëve ndërkombëtarë.
Sekuestrimet e pasurive janë kryer paralelisht në të dy vendet dhe përfshijnë:
Në Shqipëri:
Më parë, gjatë hetimeve janë sekuestruar 3 milionë euro “cash”.
Në Itali:
Hetimet u bazuan në metoda të avancuara hetimore si përgjime telefonike dhe ambientale, regjistrime video,vëzhgime dhe kontrolle,analiza të komunikimeve të koduara në platformën SKYECC, dëshmi të tre bashkëpunëtorëve të drejtësisë.
Autoritetet evidentuan se pagesat për lëndët narkotike kryheshin nga Italia drejt Shqipërisë përmes shoferëve të linjave ndërkombëtare të autobusëve, ndërsa vlera totale e transaksioneve të drogave të dokumentuara arrin në 4.5 milionë euro.
Gjithashtu, është dokumentuar edhe transferimi i mbi 500 mijë dollarëve nga Shqipëria drejt Amerikës Latine, si parapagim për një sasi prej 500 kg kokaine që nisej nga Guayaquil, Ekuador.
Procedurat aktualisht ndodhen në fazën e hetimit paraprak, dhe autoritetet ligjzbatuese në të dy vendet po vijojnë punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal dhe korruptiv.