zoom

Day ArchiveNuk siguroi mandat në zgjedhje, flet mjeku Alimehmeti

Kandidati i listës së hapur të PD në Tiranë Ilir Alimehmeti nuk arriti të siguronte një ulëse në Kuvend në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ai ishte ‘kokë me kokë’ me Jorida Tabakun, ndërsa siguroi 18055 vota.

Mjeku i njohur kërkoi disa orë më parë nga KQZ pamjet filmike të procesit të numërimit të votave.

“Unë nuk e konsideroj veten të sakrifikuar. Nga ky aspekt do e shohim këtë pikë si një punë që jep një shembull që gjërat edhe bëhen, janë të mundura të bëhen dhe shpejt dhe pa zhurmë, sfera e madhe është raporti që na e dha OSBE ODIHR, PD kishte më shumë mandate për zgjedhje të ndershme, mandatet do të ishin më tepër, nga ky aspekt ne kemi kohën për të diskutuar nëse flasim garë të pabarabartë atëherë pjesa tjetër e çështjes kthehet në rrugë malore përkundrejt pushtetit, paratë.

Brenda hapësirës dhe procedurave është mundësia që kërkohet të shikohet numërimi dhe ballafaqimi me procesverbale dhe si hidhen në sistem. Ndjesitë personale janë më pak të rëndësishme, duhet pasur kujdes, lodhja bën të vetën. S’është një proces as i lehtë, as i shkurtër, KQZ jep numra që ka numëruar më shumë seç ka deklaruar që kanë qenë votues, mundet të ndodhi, ti në dorë i ke, me stilolapsa në duar i ke, zgjedhje pas zgjedhjesh, i dinë njerëzit, s’ka një teknologji që doli në 2025.”- ka thënë Alimehmeti.

Zbulohet mesazhi i plotë i Ramës pas sherrit të socialistëve: Mos ushqeni qenërinë mediatike

Numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare të 11 votave, nuk po kontestohet vetëm nga opozita, por edhe nga mazhoranca, ku një numër i madh kandidatësh pretendojnë për tjetërsim të votave preferenciale brenda llojit.

Kanë qenë Xhemal Qefalia, Blerina Gjylameti, Etilda Gjonaj, Frrok Gjini, etj, të cilët kanë depozituar shkresat në KQZ ku kërkojnë pamjet filmike të numërimit të votave.

Veç kërkesave në KQZ, një debat ka patur edhe në grupin e WhatsAppit të kandidatëve të PS-së së Tiranës, ku për të qetësuar situatën është dashur ndërhyrja e vetë Edi Ramës.

Lapsi.al ka siguruar mesazhin e plotë që Edi Rama u ka dërguar kandidatëve këtë të hënë, ku u “sugjeron” që të mos e hedhin këtë hap, pra kërkesave për pamjet filmike në KQZ, pasi sipas tij nuk do të ketë ndryshime në rezultat.

Madje duket se Rama ka hallin se sherri mes kandidatëve të PS-së me akuza ndaj njëri-tjetrit për tjetërsim të votave, do të ushqente “qenërinë mediatike”, siç i konsideron ai analistët dhe gazetarët.

“Kam marrë njoftim me trishtim për disa iniciativa individuale, për të kërkuar filmime, rinumërime e ku di unë çfarë tjetër për votën preferenciale!

Natyrisht që s’mund të ndaloj askënd të veprojë me kokën e vet, por, duke qenë se këtu në këtë dritare jemi ende një skuadër – dhe unë dua që kështu të mbetemi – do të këshilloja që të mos i hyhet asaj rruge. Sepse, së pari, humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën, kur në fakt nuk ka asnjë shans, zero, që me gjithë ata sy mbi ekrane, të ketë devijime vote në përmasa që do ta mbushnin hendekun e kujtdoqoftë me ata që kanë dalë fitues – jo me 10 a 20, por me shumë më tepër vota diferencë nga pasuesit në klasifikim.” – thuhet në SMS-në e Ramës.

“Së dyti, kjo do të thotë të hidhet hije mbi njerëzit tanë, që kanë qëndruar pafundësisht nëpër tryeza numërimi, e që nuk e meritojnë kurrkund një hije të tillë dyshimi për kontributin e tyre të madh.

E së fundi, përfytyrojeni vetë se sa keq do të ndjehet kushdo që do t’i hyjë kësaj rruge, duke ushqyer qenerinë mediatike, kur në fund, mali i mbarsur mund të mos pjellë as një mi!” – thuhet në mesazhin e Ramës.

Sherri mes kandidatëve socialistë në Whatsapp, Rama e Balla qetësojnë situatën

Të enjten kur numërimi votës së kandidatëve në Parkun Olimpik po progresonte, ethet e kandidatëve shpërthyen në grupin Whatsapp të kandidatëve socialistë të Tiranës.

 Sipas Top Chanel, fillimisht drejtuesi i diasporës në PS Taulant Balla ka siguruar kandidatët se çdo votë do të numërohet me korrektësinë maksimale.

Ai u ka kujtuar ndëshkimet ligjore për numëruesit nëse tjetërson vullnetin e votuesve.

Më pas ka komentuar me plot shqetësim një kandidat nga lista e hapur i cili synonte një mandat të dytë dhe në fakt e fitoi “ndeshjen” në minutë të fundit.

Komenti më i ashpër ka ardhur nga një kandidate femër e njohur për sportivitetin në jetën e përditshme por irritimi i saj dukej qartë.

“I kam gati emrat për kallëzim penal të atyre që kanë prekur votën time”-ka shkruar ajo.

Të dy këto mesazhe më pas janë fshirë nga moderatori i grupit një prej  bashkëdrejtuesve politik të Tiranës.

Ka ndërhyrë Edi Rama përmes një mesazhi zanor ku kërkon qetësi dhe maturi përballë fitores dhe ka kërkuar qetësi në procesin e numrit të votës së kandidatëve nga diaspora.

Nga sot, këto shenja të zodiakut do të shohin përmirësim të financave të tyre

Demi
Sezoni i Binjakëve fillon të martën, më 20 maj, duke sjellë mundësi të reja financiare në jetën e Demit. Nuk do të mungojnë propozimet e reja, por është e preferueshme të investohet në zgjidhje afatgjata sesa në entuziazëm të çastit, me qëllim rritjen e të ardhurave të përgjithshme.

Bricjapi
Nëse Bricjapët heqin dorë nga mendimet e tepërta dhe marrin rreziqe, financat e tyre do të përmirësohen. Hëna në tremujorin e fundit në Ujor përfaqëson një mundësi për të mos lejuar që pasiguria dhe frika të dominojnë jetën e tyre. Ata tashmë janë të suksesshëm, por mendimi i tepërt dhe dashuria për sigurinë i pengojnë. Nëse duan të kenë sukses, duhet të përqendrohen te vlerat e tyre, në mënyrë që të çlirohen nga ankthet dhe frikërat.

Peshqit
Saturni do të kalojë nëpër Dash të shtunën, më 24 maj, duke e vendosur theksin në shtëpinë e vetëvlerësimit, financave dhe guximit. Kjo fushë e jetës së Peshqve përfaqëson gjithashtu talentet e tyre, kështu që është një kohë e mirë për të reflektuar mbi dhuratat e tyre dhe si t’i shfrytëzojnë ato. Çelësi i kësaj periudhe është guximi. Ata mund të kenë nevojë të marrin rreziqe për të mësuar se çfarë duhet për t’u ndjerë të sigurt. Kjo fazë do t’i ndihmojë ata të stabilizojnë financat e tyre dhe të konsolidojnë suksesin e tyre.

Mori të vetmin mandat të PD në listën e hapur në Tiranë, reagon Jorida Tabaku

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, e cila ishte kandidatja më e votuar e PD në zgjedhjet e 11 majit në listën e hapur në Qarkun e Tiranës, ku mori 20274, duke lënë pas mjekun Ilir Alimehmeti dhe Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në rrjetet sociale.

Jorida Tabaku arriti të marrë mandatin e vetëm që PD mundi të nxjerrë nga lista e hapur, pasi në total mori vetëm 13 mandate, ku 12 mandate merreshin nga lista e mbyllur.

Pas fitores, Tabaku falenderoi të gjithë ata që e votuan dhe e mbështetën në këtë garë më anë të një statusi në Facebook.

Reagimi i Tabakut:

Falenderime pa fund për këdo që më votoi, që më mbështeti dhe që ishte me mua në këtë sfidë të radhës, e cila për të thënë të drejtën nuk ishte aspak e lehtë.

Mirënjohje çdo demokrati që punoi, trokiti në çdo derë dhe më shoqëroi në çdo ecje e në takime që nisnin në agim dhe përfundonin në mbrëmje, duke bërë të mundur që sot të kem këtë mbështetje!

U jam pafund mirënjohëse të gjithë demokratëve; anëtarëve, aktivistëve, komisionerëve, numëruesve, drejtuesve lokalë. Për lodhjen, sakrificën dhe forcën e besimit! Ju jeni Partia Demokratike!

Së fundmi, falenderime nga zemra për familjen time; Saimirin dhe fëmijët, mamin, babin, Fisnikun dhe Lornën, si dhe familjen e madhe që ishte me mua deri në votën e fundit.

Fatkeqësisht nuk arritëm dot të sjellim rotacionin politik aq të nevojshëm për Shqipërinë, pasi ky sistem prodhoi edhe një garë të brendshme shpeshherë të padrejtë. Por përgëzime për të gjithë, veçanërisht për kolegun Alimehmeti, me të cilin ndamë sprintin e fundit të kësaj gare, për fushatën dhe mbi të gjitha, për qytetarinë.

Aksident me vdekje në Tiranë, 15-vjeçari përplas një person

Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në Yrshek të Tiranës.

Një 15-vjeçar duke drejtuar një automjet të familjarëve të tij, ka aksidentuar shtetasin S. V., 82 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë 82-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital.

Njoftimi:

Specialistët e qarkullimit rrugor bënë arrestimin e shtetasit të mitur 15 vjeç, pasi në Yrshek, ditën e sotme, rreth orës 14:40, dyshohet se duke drejtuar një automjet të familjarëve të tij, ka aksidentuar shtetasin S. V., 82 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë 82-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Nuk njihet më, Lim Hoti ndryshon pamjen dhe bën paralajmërimin e papritur!

Lim Hoti ishte një nga personazhet më në qendër të vëmendjes të këtij sezoni në “Ferma Vip”. Largimi i tij nga Ferma bashkë me Alba Pollozhanin bëri mjaft bujë, teksa flitet se ata janë në pritje të një fëmije.

Emri i vërtetë i tij është Blerim Hoti dhe prej vitesh është i njohur në rrjete sociale për shkak të miqësisë së tij me repera të njohur, ku dhe është bërë pjesë e disa videoklipeve.

Duket se tashmë Limi do ti perkushtohet muzikës dhe po përgatit këngën e tij të re. Nuk dihet ende nëse Alba do të jetë pjesë e këngës apo një bashkëpunim mes tyre, pasi dhe ajo ka publikuar disa këngë kohëve të fundit. Në klipin e ri Limi duket mjaft ndryshe me flokë të gjata.

Para disa vitesh Limi ka qenë në një lidhje me reperen Baby G dhe në atë kohë ata kanë publikuar edhe një këngë, e cila nuk doli aq e suksesshme dhe pas ndarjes së tyre kënga u fshi nga Youtube.

Telefonata me Putin/ Reagon Trump, ja çfarë u diskutua

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar pas bisedës telefonike dy-orëshe me presidentin rus, Vladimir Putin.

Trump u shpreh se telefonata shkoi shumë mirë, duke shtuar se Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat drejt një armëpushimi dhe më e rëndësishmja t’i japin fund luftës.

Gjithashtu presidenti amerikan ka nënvizuar se edhe Vatikani ka shprehur interes për të pritur negociatat.

“Sapo përfundova telefonatën time dy-orëshe me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë. Besoj se shkoi shumë mirë. Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat drejt një armëpushimi dhe më e rëndësishmja, një FUND të Luftës. Kushtet për këtë do të negociohen midis dy palëve, sepse ato i dinë detajet e një negociate për të cilën askush tjetër nuk do të ishte në dijeni. Toni dhe fryma e bisedës ishin të shkëlqyera. Nëse nuk do të ishte kështu, do ta thoja tani, në vend që të ndodhte më vonë”, është shprehur Trump.

Veliaj kërkon lirinë, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dorëzuar me postë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Apelit të GJKKO-së.


Mediat bëjnë me dije se Veliaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.  Rekursi është dorëzuar nga avokatët përmes postës.

Veliaj është nën hetim për korrupsion e pastrim parash. Ai  ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit të këtij viti.

Lajm i fundit/ Kërcënohet me jetë presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë një kërcënim me jetë përmes një e-mail.

Rastin e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.

Më poshtë e-maili përmes të cilit është kërcënuar Osmani.

Në përmbajtjen e e-mailit, mund të shihet përmbajtja e mesazhit kërcënues, që i është drejtuar presidentes Osmani.

Deri tani, nuk ka detaje shtesë për autorin apo autorët e mundshëm të këtij akti.

“Me tra nprit dekt me tlan partis dyt mundsin duhet deri tash kriminele antikushtetuese ordinere ti ha ropt tvraj”, shkruhet në mesazhin kërcënues.