zoom

Day ArchiveZbulohet agjenda. Dhëndri i Trump-it vjen në Tiranë më 17 maj?

Tirana do të jetë mikpritëse e një forumi të rëndësishëm ekonomik më 17 maj, ku pritet të diskutohet potenciali i investimeve në Shqipëri, Ballkan dhe tregjet në zhvillim. Një nga folësit kryesorë të këtij eventi duket se do të jetë edhe Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas agjendës së publikuar të forumit “Invest in a Connected Europe”, Kushner do të mbajë një fjalim në orën 10:05 deri në 10:20 të paradites, në cilësinë e themeluesit dhe CEO-s së kompanisë “Affinity Partners”. Ai pritet të flasë në panelin me temë “How Far Can Investment Go in Uniting Albania, Emerging Markets, and Beyond?”, ku do të trajtohet roli i investimeve si urë lidhëse mes tregjeve të konsoliduara dhe atyre në zhvillim.

“Si mund të identifikojnë investitorët vizionarë dhe të zgjerojnë mundësitë që gjenerojnë përfitime dhe thellojnë ndërlidhjen ekonomike në Shqipëri, në rajon dhe më gjerë në peizazhin global?”-thuhet në prezantimin e panelit.

Pas fjalës së Kushner, është planifikuar marrja e fjalës nga ana e kryeministrit Edi Rama. Ende nuk dihet nëse Kushner do të jetë fizikisht i pranishëm në Tiranë apo do të marrë pjesë në mënyrë virtuale./ Zoom.al

Mziu komenton humbjen: Çfarë të bënim?! Rama bleu 300 euro votën

Deputeti demokrat Xhelal Mziu foli për analizën e zgjedhjeve dhe mbjedhjen e thirrur me urgjencë nga Sali Berisha ne seline blu.

Mziu deklaroi se qeveria Rama bleu një votë 300 euro duke tjetërsuar vullnetin qytetar.

“Ne nuk jemi badiguardë. Nga humbja në humbje se një votë 300 euro, ça të bëjmë ne? Kur policia vihet në shërbim të ndarjes së parave, kur Prokuroria nuk reagon kur ne i kapim me para. Në Kavajë nuk ka patronazhistë, në Fushë-Krujë janë dy grupe kriminale brenda. Bandë kriminale është Edi Rama”, tha Mziu.

Berisha porosi drejtuesve politikë pas humbjes në zgjedhje: Faktoni me prova grabitjen e votave

Kryedemorkati Sali Berisha ka thirrur në një takim urgjent mbrëmjen e së mërkurës drejtuesit politikë të qarqeve të PD gjatë fushatës elektorale.

Ai duke ju drejtuar atyre, Berisha tha se çdo drejtues qarku duhet të mbledhin dhe paraqesin çdo provë që fakton se është grabitur vota.

Berisha kërkoi të dokumentohet çdo gjë me provë, për të vërtetuar se vota e shqiptarëve është grabitur.

Detyra numër një në këtë fazë, prandaj ju kam thirrur këtu është mbrojtja e votës duke paraqitur dhe faktuar të gjithë universin kriminal të qarqeve tuaja, të gjithë ndërhyrjet kriminale në qarqet tuaja, çdo evidentim mbasi beteja jonë për mbrojtjen e votës së shqiptarëve është betejë për fatin vendimtar të Shqipërisë dhe demorkacisë shqiptare. Është betejë të cilën ne do ta fitojmë”, tha Berisha.

Humbja e thellë/ Edmond Spaho largohet nga politika: I shokuar nga rezultati i 11 majit

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Korçës, Edmond Spaho, ka njoftuar përmes një statusi në Facebook se zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku ai nuk arriti të siguronte një mandat deputeti, ishin të fundit në karrierën e tij aktive në Parlament.

Në një reagim, Spaho shkruan se është i shokuar nga rezultati i zgjedhjeve, duke falënderuar familjen, strukturat e PD-së dhe qytetarët që e kanë mbështetur gjatë karrierës së tij politike 35-vjeçare.

Spaho nuk arriti të fitojë mandatin e deputetit në një qark historik për PD-në si Korça, në një proces zgjedhor ku partia demokratike pësoi një humbje të thellë, duke siguruar vetëm 50 mandate në rang kombëtar.

POSTIMI I PLOTË: 

Te nderuar miq,

Jam i shokur me rezultatin e zgjedhjeve te 11 Majit!

Keto zgjedhje ishin te fundit te karrieres sime aktive ne Parlament.

Deshiroj te falenderoj pafundesisht familjen time per sakrificat e medha qe ka bere gjate 35 viteve per te me krijuar mundesine te ndiqja pasionin tim.

Falenderoj antaret dhe simpatizantet e Deges se PD Maliq dhe te Qarkut Korce per mbeshtetjen e vazhdueshme qe me kane dhene. Pa ata nuk do kisha arritur asgje ne politike.

Deshiroj te falenderoj me shume mirenjohje qytetaret qe me besuan dhe votuan gjate 35 viteve dhe tju kerkoj ndjese qe nuk munda te bej edhe me shume per ta.

I uroj Partise Demokratike te gjeje forcen per te kaluar gjendjen e rende ku ndodhet dhe te arrije te rikthehet ne shprese per Shqiperine.

Me shume mirenjohje,

Edmond Spaho

“Do t’i ha të gjallë”/ Alizoti pendohet për deklaratën: Jam bërë vegjetarian! 

Drejtuesi politik i PD për qarkun Elbasan, Tomorr Alizoti, foli sot për mediat para se të hynte në selinë e PD për të marrë pjesë në mbledhjen e drejtuesve politikë të thirrur nga kreu i PD-së, Sali Berisha.

Alizoti u pyet lidhur me deklaratën e tij të famshme që ai bëri gjatë fushatës.

“Do i ha të gjallë patronazhistët dhe socialistët”, ishte deklarata e Alizotit në fushatë. “Po tani pas humbjes së PD çfarë do të bëni, a do i hani të gjallë socialistët?”, u pyet sot ai  nga gazetarët.

“Jam bërë vegjetarian”, u përgjigj Alizoti shkurt.

Berisha mbledhje me drejtuesit politikë: Vota u shndërrua në krim

Gjatë mbledhjes me drejtuesit politikë të qarqeve pas humbjes së zgjedhjeve, kreu i PD Sali Berisha u shpreh se kjo ishte vjedhja më e madhe e votave në historinë 33-vjeçare të pluralizmit politik.

“Falënderim për gjithë strukturat e angazhuara që patën si rezultat plaçkiten dhe grabitjen më të të madhe të votës në historinë 33-vjeçare të pluralizmit politik shqiptar. Në këto zgjedhje, u faktua në mënyrën më të pakundërshtueshme sesa më i madh vjedhja dhe korrupsioni, aq më shumë shndërrohen në votë, dhe vota në krim.

Pra rrethi vicioz në këtë narkoshtet që krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim, pati proporcione të papara ndonjëherë më parë. Njeriu që grabiti zgjedhjet, regjimi që grabiti zgjedhjet e 11 majit, nuk e bëri këtë fshehtas, e bëri publikisht duke përdorur për këtë qëllim të gjithë potencialin e narkoshtetit me vendime qeverie”-u shpreh Berisha.

Ndërron jetë presidenti më i varfër në botë

José “Pepe” Mujica – Ish-presidenti i Uruguait dhe një prej figurave më të dashura në politikën botërore, ndërroi jetë sot më 13 maj 2025, në moshën 89-vjeçare, pas një beteje me kancerin e ezofagut.

Nga guerrilas në president

Mujica lindi më 20 maj 1935 në Montevideo. Në vitet ‘60 ai u bë pjesë e lëvizjes së armatosur marksiste Tupamaros, frymëzuar nga Revolucioni Kuban. Gjatë diktaturës ushtarake në Uruguai, ai u arrestua dhe kaloi më shumë se një dekadë në burg, shpesh në izolim total. U lirua në vitin 1985 pas një amnistie të përgjithshme.

Karriera politike dhe presidenca (2010–2015)

Pas lirimit, Mujica themeloi Lëvizjen e Pjesëmarrjes Popullore, pjesë e koalicionit të majtë “Fronti i Gjerë”. Ai ishte Ministër i Bujqësisë nga 2005 deri në 2008 dhe u zgjodh president në vitin 2009, duke marrë detyrën në 2010.

Gjatë presidencës së tij, ai realizoi reforma progresiste të thella: legalizoi abortin, martesat mes të njëjtës gjini, dhe kanabisin, si dhe nxiti politika për energjinë e rinovueshme dhe zhvillimin ekonomik.

Një jetë me përulësi

Mujica u bë simbol global i thjeshtësisë dhe përulësisë. Jetoi në një fermë të vogël me bashkëshorten e tij, Lucía Topolansky, dhuronte rreth 90% të pagës së tij presidenciale dhe ngiste një Volkswagen Beetle të vjetër. Refuzoi të jetonte në pallatin presidencial dhe fitoi pseudonimin “presidenti më i varfër në botë”.

Trashëgimia

Përtej politikës, José Mujica mbeti një figurë që frymëzoi botën me mesazhet e tij për ndershmëri, solidaritet dhe modestinë në pushtet. Ai mbeti aktiv në jetën publike edhe pas përfundimit të mandatit, duke dhënë ligjërata dhe intervista që preknin zemrat e miliona njerëzve.

Vdekja e tij u prit me nderime në të gjithë Amerikën Latine dhe më gjerë, duke lënë pas një trashëgimi të rrallë në historinë moderne të politikës.

VIDEO/ Endri Shabani zbulon partneren: Dhe po humba në politikë, kam fituar në jetë

Gjatë një daljeje televizive në Euronews Albania, ku ishte i ftuar për të komentuar rezultatet e zgjedhjeve të fundit, Endri Shabani surprizoi me një deklaratë që tejkaloi pritshmëritë e debatit politik.

I pyetur për mendimin e tij mbi ecurinë e zgjedhjeve dhe rezultatet e deritanishme, Shabani u përgjigj ndër të tjera se pavarësisht politikës, ai është i fituar në jetë.

Nga një qendër votimi ku po numërohen votat preferenciale, ai tha se partnerja ka qenë një mbështetje e madhe për të, duke qëndruar gjatë gjithë kohës pas tij.

Ndërkohë mbetet e paqartë nëse Shabani do t mund të futet në parlamentin e ri pasi subjekti politik me të cilin ai u fut në garë ka siguruar vetëm një mandat në qarkun e Tiranës. / Zoom.al

View this post on Instagram

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Rama në fjalimin e fitores: Linda mbetet opozita ime e vërtetë, falenderoj fëmijët për mbështetjen

Kryeministri Edi Rama në daljen e tij të parë publike para shqiptarëve pas firtores së 11 majit, ju është drejtuar qytetarëve me një fjalim falenderues.

Nuk ka munguar as falenderimet dhe batutat e tij për familjen, ku tha se e vetmja opozitë e tij mbetet bashkëshortja Linda Rama.

Unë sot jam shumë krenar për Rean dhe Gregun që vazhdojnë mos na shkakotojnë asnjë dhimbje koke. Duke duruar sidomos Rea agresione verbale nga më të ndryshme. Falenderimin më të veçantë e kam për opozitën time të paepur, bashkëshorten time Lind Ramën. Ajo është shtylla që mban të katër këndet e këtij tavani, shumë faleminderit grua. Flas dhe me emrin rtënd duke falenderuar Zahon që na rri pas si bateri me energji diellore”, tha Rama.

SKANDAL! Alba Pollozhani shtatzanë me Lim Hotin, doli nga Ferma Vip për të abortuar?

Lim Hoti dhe Alba Pollozhani ishin dy nga personazhët më të komentuar në këtë sezon të Ferma Vip. Kjo jo vetëm për deklaratat dhe lojën e tyre, por edhe për romancën që nisën bashkë.

Mbrëmjen e djeshme ka qenë Alba e cila është larguar nga Ferma dhe pas saj ka vendosur të largohet edhe Limi.

Së fundmi ka qarkulluar lajmi se Alba është parë në një nga spitalet e Tiranës, pasi dyshohet se ajo mund të jetë në një pritje të një fëmije me Limin. E duket se arsyeja e daljes së saj ka qenë ndoshta për të kryer abort.

Pas daljes menjëherë ata kanë bërë një intervistë të shkurtër në ambjentet pas fermës dhe nuk kemi parë asnjë dalje tjetër të tyre në media. Gjithashtu ata nuk kanë bërë asnjë deklaratë apo postim të tyre në rrjete sociale. Këtu ngrihen dyshimet se mund të rikthehen në primen e ardhshëm, dhe të pretendohet se kanë qenë të dy të izoluar.