Aplikacion
Pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, Gazment Bardhi ka reaguar me një mesazh falënderues dhe emocional për demokratët dhe mbështetësit e opozitës, duke shprehur zhgënjimin për rezultatin që sipas tij nuk reflekton vullnetin real të qytetarëve.
“Me zemër të thyer se zgjedhjet nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve, dua të falenderoj me përulësi të gjithë ata demokratë që i besuan votën Partisë Demokratike,”- deklaron Bardhi.
Duke iu referuar situatës në qarkun e Fierit, ai akuzon qeverinë për përdorim të burimeve shtetërore dhe lidhje me krimin e organizuar.
“Ne ishim njerëzit e lirë përballë një bande ministrash dhe drejtorësh të korruptuar, që përdorën shtetin dhe krimin për të ruajtur pushtetin,”- thekson ai.
Në mesazhin e tij, Bardhi shpreh mirënjohje për të gjithë ata që u angazhuan në procesin zgjedhor, duke përfshirë strukturat e partisë, komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit, të cilët i cilëson si “të palodhur”.
Ai mbyll deklaratën me një mesazh qendrese: “Ne do të qëndrojmë së bashku të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë!”/ Zoom.al
Jorida Tabaku: Gara në PD e pabarabartë, fushata strapacueseDeputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila është pjesë e listës së hapur të PD në Tiranë, ka ngritur shqetësime të forta lidhur me mënyrën se si është zhvilluar gara brenda partisë.
Në një lidhje direkte për emisionin “Log” në News24, Tabaku deklaroi se procesi zgjedhor ka qenë i pabarabartë dhe jashtë çdo parashikimi.
“Vota e kandidatëve është shumë e shpërndarë. Ky proces ka prodhuar një listë të paparashikueshme. Ne nuk e dimë çfarë ndodh nga një zonë në tjetrën,” – tha ajo, duke theksuar se struktura e listave të hapura dhe fushata në të gjithë qarkun e Tiranës ka qenë një sfidë e vështirë, veçanërisht për gratë në politikë.
Sipas Tabakut, ndërsa anëtarësia e PD-së ka treguar vlerësim për të, vota ende po numërohet dhe një analizë e thelluar e rezultatit do të bëhet në një moment të dytë.
“Të jesh në listë të hapur, të jesh grua dhe të bësh fushatë në gjithë qarkun është vërtet strapacuese,” – u shpreh ajo.
Duke e zgjeruar kriticizmin përtej Partisë Demokratike, Tabaku vuri në pikëpyetje edhe standardet zgjedhore në rang kombëtar:
“Këto zgjedhje tregojnë se, ndonëse Shqipëria ka hapur negociatat me BE-në, ende nuk di të organizojë zgjedhje të rregullta. Ky ka qenë një nga proceset më të parregullta që kam parë,” – përfundoi ajo.
Deklaratat e Tabakut vijnë në një moment të ndjeshëm për PD-në, ndërsa gara e listave të hapura ka nxjerrë në pah tensione dhe paqartësi brenda strukturave të partisë.
Alba Pollozhani largohet nga Ferma Vip 2Fermerja Alba Pollozhani është larguar nga Ferma Vip 2. Agai ka marrë një vendim i cili është lexuar nga kryeplaku Albano.
“Alba Pollozhani largohet menjëherë nga Ferma Vip2,”- thuhej në zarfin e dërguar nga Agai.
Ky vendim vjen gati 24 orë pasi vetë ish-fermerja shprehu gjatë spektaklit që donte të largohej menjëherë nga Ferma. Por sipas rregullores, dëshira e shprehur për t’u larguar, zbatohet 24 orë më vonë./ Zoom.al
Gerta Gixhari rikthehet në ekran, ja ku do ta shohim moderatorePas suksesit dhe bujës që krijoi në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Albania”, Gerta Gixhari është gati për një tjetër kapitull të rëndësishëm në karrierën e saj televizive.
Këtë herë, jo si konkurrente, por si moderatore në një nga formatet më të ndjekura të ekranit shqiptar.
Burime për Vip Magazine bëjnë me dije se gazetarja dhe ish-lojtarja e BBVA-së do të bëhet pjesë e panelit të emisionit “Goca dhe Gra”, i cili transmetohet në “Top Channel”. Kjo lëvizje shënon një largim nga RTSH-ja, me të cilën Gerta ka bashkëpunuar më herët, dhe një hyrje në një prej shtëpive më të mëdha mediatike në vend.
Për momentin, nuk është konfirmuar përbërja e plotë e panelit të ri. Ajo që dihet është se Einxhel Shkira nuk pritet të jetë pjesë e këtij sezoni, për shkak të shtatzënisë dhe një pauze të paralajmëruar nga angazhimet televizive.
Vlora mbyll numërimin, PS fiton thellë me mbi 29 mijë vota/ PD mbetet me 3 deputetëMbyllet numërimit në qarkun e Vlorës, ku janë numëruar 449 nga 449 kuti.
PS fitoi 9 mandate, ose ndryshe 53235 vota.
Ndërsa PD siguroi vetëm 3 mandate, pasi arriti të grumbullonte 24134 vota.

Partia Demokratike ka humbur një tjetër mandat, duke shkuar në 50 mandate në të gjithë Shqipërinë.
Pas numërimit të 1237 kutive të votimit nga 1282 në total plus dhe votat e diasporës, Partia Mundësia e Agron Shehajt ka marrë mandatin e 2-të në Tiranë, duke ia hequr Partisë Demokratike.
Tashmë PD ka shkuar në 13 mandate, ndërsa PS ka “blinduar” mandatin e 19-të.
Në këtë situatë nga lista e hapur e PD del vetëm një mandat, të cilin e merr aktualisht Ilir Alimehmeti.
Ndërkohë pak minuta më parë PD humbi dhe mandatin e katërt në qarkun e Vlorës të cilin ia rrëmbeu PS pas numërimit të votave të diasporës.
Çfarë është “treni bullgar” dhe si manipulohet vota prej tijNjë fenomen pak i dëgjuar i quajtur “treni bullgar” ka dalë në dritë në këto zgjedhje me akuzat e opozitës për përdorim e kësaj skeme në këto zgjedhje.
Sipas raportimeve të publikuara nga portale të ndryshme, kjo metodë manipulimi nuk është e re, por daton prej dekadash dhe është përdorur në vende të ndryshme të Europës Lindore. Ekspertët e zgjedhjeve thonë se përmes kësaj skeme mund të kontrollohen dhe manipulohen qindra mijëra vota në një ditë votimi.
Si funksionon “Treni Bullgar”?
1. Organizatori i skemës, jashtë qendrës së votimit, ka një fletë votimi të marrë më parë në mënyrë të paligjshme ose të falsifikuar. Kjo fletë plotësohet sipas interesave të organizatorit dhe i dorëzohet një votuesi të rekrutuar.
2. Votuesi hyn në qendrën e votimit me fletën e mbushur nga jashtë, ndërsa merr zyrtarisht fletën e tij të paplotësuar nga komisioni.
3. Në dhomën e fshehtë, ai fsheh fletën zyrtare të pastër dhe fut në kuti atë që i është dhënë nga jashtë. Fletën e papërdorur e dorëzon jashtë tek organizatori.
4. Kjo fletë zyrtare, e papërdorur, plotësohet sërish dhe i jepet votuesit tjetër – duke vazhduar ciklin në mënyrë të pandërprerë.
5. Efektiviteti i skemës qëndron në kontrollin pothuajse të plotë që organizatori ka mbi votën, pasi votuesi nuk paguhet nëse nuk dorëzon një fletë të pastër për rishfrytëzim.
Ekspertët paralajmërojnë se kjo metodë e ndërlikuar por sistematike është shumë e rrezikshme për integritetin e procesit zgjedhor, pasi manipulimi nis e mbaron me vetëm një fletë të vetme të marrë në mënyrë të paligjshme. Nëse përdoren disa fletë të tilla në zona të ndryshme, efekti manipulues mund të përfshijë gjithë vendin.
Pavarësisht denoncimeve, autoritetet nuk kanë reaguar zyrtarisht për këto akuza.
Meloni uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Vijojmë bashkëpunimin për avancimin e Shqipërisë drejt BEKryeministrja e Italisë, Georgia Meloni, ka uruar kryeministrin e Shqiëprisë Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, meloni uron Ramën për rikonfirmimin në detyrë, ndërsa thekson se do të vazhdojë puna e mëtejshme mes dy qeverive për të arritur objektiva të përbashkëta, duke përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe avancimin e rrugës evropiane të Shqipërisë.
Postimi i Melonit:
Do të doja t’i shprehja urimet e mia të përzemërta Kryeministrit. @ediramaal për rikonfirmimin e tij si kreu i qeverisë shqiptare. Miqësia e thellë dhe bashkëpunimi strategjik që lidh dy kombet tona është forcuar më tej falë nismave të përbashkëta, rezultat i dialogut konstruktiv dhe një dëshire të përbashkët për t’iu përgjigjur sfidave globale me zgjidhje inovative. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të forcuar më tej lidhjen midis dy qeverive tona dhe për të arritur objektiva të përbashkëta, duke përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe avancimin e rrugës evropiane të Shqipërisë.
3 shenjat e horoskopit më me fat për javënVirgjëresha
Lëre të shkojë, kjo është këshilla e javës. Të dielën, më 18 maj, Urani do të udhëtojë në zemrën e Diellit në Demi, duke sjellë një dhuratë të papritur nga universi. Urani tenton të sjellë kthesa dhe kthesa tronditëse, kështu që nuk duhet të lidheni me një plan ose vizion specifik që keni për jetën tuaj. Është koha të çliroheni për të përjetuar bollëkun e vërtetë që universi ka rezervuar për ju. Ndërsa Dielli formon një lidhje me Uranin në Dem, do të keni një nevojë të thellë për të nderuar shpirtin tuaj. Kjo do të sjellë një seri të shpejtë ngjarjesh në të cilat rrjedha e jetës suaj do të transformohet dhe ju do të hyni në një vijë të re kohore. Kini kujdes me ndryshimet e papritura, ofertat e fundit dhe dëshirat tuaja të brendshme. Pavarësisht se si është jeta juaj tani, universi mund t’ju ndihmojë të ngriheni dhe të sillni bollëkun që gjithmonë keni ëndërruar.
Luani
Bëni një hap jashtë asaj që dini. Keni nevojë të bini në sy dhe të tërheqni vëmendjen. Megjithatë, kur mund të punosh më qetësisht, pa bujë, atëherë shkëlqen më shumë dhe arrin atë që dëshiron. Kjo është pikërisht ajo që ju rezervon java që ka filluar, pasi ju lejon të manifestoni atë që është më e mira për ju dhe që do t’u sjellë dobi të dashurve tuaj. Pasi të ndaloni së shqetësuari për t’u dukur perfekt ose për të pasur miratimin e të tjerëve, më në fund mund të filloni të jetoni për veten. Në këtë mënyrë, mund të bëheni altruistë dhe të bëni një ndryshim në botë.
Peshqit
Lëreni shpirtin tuaj të tregojë rrugën. Hëna e Plotë në Akrep do të ngrihet në shtëpinë tuaj të aventurës, udhëtimit dhe zgjerimit, duke sjellë fat në këto fusha të jetës suaj duke filluar nga 12 maji. Akrepi sundon jo vetëm aventurat fizike dhe jetën që ëndërroni, por edhe lidhjen e thellë shpirtërore që është pjesë e qëllimit tuaj në këtë jetë. Hëna e plotë në Akrep sinjalizon diçka të mrekullueshme. Mund t’ju duhet të udhëtoni ose të zgjidhni midis mundësive të shumta. Ajo që po vjen në jetën tënde tani nuk ka të bëjë vetëm me kënaqësinë apo pasurinë, por me marrjen më në fund të konfirmimit se ishe në rrugën e duhur dhe tani e tëra çfarë duhet të bësh është të përqafosh zgjedhjet e tua dhe t’i shijosh ato.
Që prej nisjes së procesit të numërimit në qarkun e Fierit, një detaj që mori vëmendje dhe po komentohet gjatë është mungesa në terren e drejtuesit politik të PD në këtë qark, Gazment Bardhi.
PD deri tani ka siguruar vetëm 4 mandate në Fier, nga 12 që ka fituar PS, ndërsa zhdukja e Bardhit është komentuar si fshehje pas humbjes së thellë.
Ish-deputetja demokrate, Ori Nebiaj zbuloi se ka folur me të, duke treguar se ajo ka shprehur pakënaqësi për këtë sjellje politike që përfaqësuesit e partive mungojnë në terren, pavarësisht rezultatit.
“Patjetër që kam folur. Kam qenë edhe në Fier. Kam folur edhe me numëruesit atje. Nuk më ka pëlqyer padyshim që s’ka pasur një prezencë të vazhdueshme të përfaqësuesve të partisë në qendrat e numërimit. Kjo nuk më pëlqen, nuk më ka pëlqyer asnjëherë të them të drejtën. Ajo është zonë shumë e vështirë, shumë e madhe dhe Bardhi vjen me një eksperiencë si drejtues qarku në Elbasan”, tha në “Euronews Albania”, Ori Nebiaj./ Zoom.al