Aplikacion
Deri në orën 20: 30 numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 3538 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë.
Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.
Kështu socialistët kanë deri tani 82 mandate, pasi një ia mori PD në Lezhë, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.
Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike ka 52 mandate, duke iu shtuar ai i Lezhës, pasi ia mori Partisë Mundësia mandatin e dytë.
Sa i përket partive të reja, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë që Partia Mundësia ka 2 mandate dhe Lëvizja Bashkë një mandat.
PD përmbys rezultatin në Lezhë, si projektohen mandatetKa ndryshuar sërish rezultati i votave në qakrkun e Lezhës ndërsa janë numëëruar 145 nga 245 kuti votimesh.
Aktualisht PD ka marrë 17412 vota dhe PS 17244 vota.
Nëse do të përktheheshin në mandate do të ndaheshin 4 për Partinë Demorkatike dhe 3 për Partinë Socialiste.
Numërohen 409/508 kuti në Elbasan. PS “blindon” mandatin e 10-të, diferencë e thellë me PDNë qarkun e Elbasanit janë numëruar deri tani 409 kuti votimi nga 508 që janë gjithsej.
PS ka marrë 63329 vota, ndërsa PD ka siguruar 30318 vota.
Sipas të dhënave të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezulton se PS-ja ka një diferencë prej rreth 28 mijë votash.
E përkthyer në mandate, socialistët kanë deri tani 10 mandate, kurse Partia Demokratike 4.
PS “bën namin” në burgje/ Fiton 100% votat e PojskësPartia Socialiste ka siguruar një tjetër fitore simbolike në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, këtë herë në burgun e Pojskës. Nga 36 gra të burgosura që kanë ushtruar të drejtën e votës, përfshirë 33 të paraburgosura, PS ka marrë 100% të votave.
Kjo është hera e dytë që socialistët dalin fitues në një institucion penal në Qarkun e Korçës, pas rezultatit të mëparshëm në burgun e Drenovës, ku gjithashtu fituan me një rezultat të thellë.
Fitoret në këto qendra votimi konfirmojnë një mbështetje të plotë për Partinë Socialiste në këto ambiente specifike, ndërkohë që numërimi i votave vijon në të gjithë qarkun.
Numërohen mbi 3 mijë kuti në të gjithë vendin, si ndahen votatVijon numërimi i votave në të gjithë vendin. Deri tani janë numëruar më shumë se gjysma e kutive të votimit.
Rezulton se nga 3122 kuti të numëruara nga 5225 në total, Partia Socialiste ka marrë 433413 vota, PD-ASHM ka marrë 279529, ndërsa forcë e tretë në rang vendi ndodhet PSD me 30519.
Sipas projeksioneve të deritanishme nëse këto vota do të përktheheshin në mandate PS do të merrte 83 mandate, PD 51 mandate, PSD 3 mandate, Partia Mundësia e Agron Shehaj, Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt dhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit do të merrnin secila nga 1 mandat.
Ndëkrohë ka nsiur dhe numërimi i votave për kandidatët në disa qarqe të vendit.
“Isha i dehur, më kthe lekët”, çfarë ka ndodhur mes Shkëlzenit dhe Loredana Bratit?Së fundmi ish-banorja e “BBV4”, Loredana Brati organizoi një festë ditëlindjeje, ku kanë qenë të ftuar disa nga VIP-at shqiptar.
Një ndër ta ishte edhe Shkëlzen Oruçi, i cili ka bërë një postim ku me sa duket shfaqet i ‘penduar’ për paratë që ka hedhur në ditëlindjen e saj.
Zeni tregon se ka qenë i dehur dhe i kërkon Loredanës në formë shakaje që t’i kthejë të paktën gjysmën e parave.
“Na i kthe gjysmën e lekëve se kemi hedh shumë nga pija”, shkruan Shkëlzeni duke e shkaëruar me disa ‘emoji’ humori.
Arjan Curri shpërthen në studio: Ku është Gazment Bardhi? E kanë marrë peng?Analisti Arjan Curri sulmoi Gazment Bardhin për sjelljen politike që tregoi pas nisjes së procesit të numërimit në qarku Fier.
Ai vuri në dukje gjatë një interviste televizive se Bardhi është zhdukur nga terreni, aty ku po numërohen votat, por edhe nga ekranet mediatike.
“Ka ndonjë informacion për Gazment Bardhin? Sepse nuk po duket gjëkundi, dhe jemi të shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë e tij”, iu drejtua me ironi Curri, Andi Mustafajt në studio.
Mustafaj u përpoq të shmangë debatin, duke thënë se nuk ka informacion.
“Nuk kam dijeni për situatën e tij. Jam në Fier dhe nuk jam në kontakt të drejtpërdrejtë”, tha ai.
Curri vijoi me komente të forta, duke thënë:
“Mos ndoshta është marrë peng? A është në gjendje të mirë? A është lokalizuar?”
Kandidati demokrat u përpoq të qetësonte situatën: “Jo, nuk ka asnjë rrezik për diçka të tillë.”
Por analisti nuk ndaloi kritikat:
“Zgjedhjet nuk fitohen nga zyra. Nuk fitohen duke braktisur numërimin për të ndjekur ndonjë ndeshje futbolli.”/ Zoom.al
Në qarkun e Shkodrës janë numëruar deri më tani 237 nga 405 qendra votimi dhe të dhënat paraprake nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë një epërsi të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj.
Koalicioni PD-ASHM kryeson me 41% të votave, duke siguruar 5 mandate deri në këtë fazë të numërimit. Partia Socialiste renditet e dyta me 35%, duke marrë 4 mandate.
Një rritje të ndjeshme ka shënuar edhe Partia Socialdemokrate (PSD), e cila me 20% të votave ka arritur të fitojë 2 mandate, duke u shfaqur si surpriza e këtyre zgjedhjeve në Shkodër./ Zoom.al
Ndeshja Shqipëri-Serbi/ FSHF tregon si mund të blihen biletatShqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026”.
Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm nga tifozët shqiptarë, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka vendosur të ndjekë një procedurë të posaçme për shpërndarjen e biletave.
FSHF njofton se nuk do të ketë shitje të menjëhershme, për të evituar mbingarkesën dhe për të garantuar menaxhimin sa më transparent të kërkesës.
Procedura që do të ndiqet është si më poshtë:
Federata thekson se kjo metodë ka për qëllim të sigurojë një shpërndarje të drejtë, duke marrë parasysh se kërkesat pritet të tejkalojnë ndjeshëm kapacitetin e stadiumit./ Zoom.al
Vëzhguesi i OSBE/ODIHR: Shqipëria nuk mund të futet në BE kështu siç është sotMichael Gahler, vëzhgues i OSBE-ODIHR në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, ka deklaruar se Shqipëria nuk do të futet në BE kështu siç është sot.
Gahler u rekomandoi të gjithë aktorëve përkatës t’i marrin rekomandimet seriozisht.
“Rekomandimet dhe këto që do të vijnë nga Parlamenti Europian unë absolutisht që do sugjeroja që aktorët e interesuar këtu, por do të doja ë kisha konsensus të gjerë të partive politike, për përmirësimin e procesit zgjedhor.
Kjo është një nga aspektet qe çon drejt BE. Çështja të tjera që përmendët që kanë të bëjnë me korrupsionin, të tjera gjëra që shkojnë përtej zgjedhjeve sigurisht që do të adresohen të jeni të sigurt. Ky vend nuk do të futet në BE kështu siç është sot, ama ka shumë gjëra që mund të përmirësohen dhe zgjedhjet janë të rëndësishme. Unë rekomandoj me forcë të gjithë aktorëve përkatës t’i marrin rekomandimet seriozisht”, tha ai.