Aplikacion
Procesi i numërimit në Qarkun e Korçës ka nisur dhe deri më tani janë numëruar 8 nga 429 kuti votimi, kryesisht nga zonat e Devollit dhe Pustecit.
📊 Rezultatet paraprake:
• 🟩 Partia Socialiste (PS): 1,119 vota – 67.47%
• 🟦 Partia Demokratike – AASHM: 639 vota – 30.59%
• 🔸 Nisma Thurje: 0.58%
• 🔸 Partia Socialdemokrate (PSD): 0.10%
• 🔸 Partia Mundësia: 0.77%
• 🔸 Subjekte të tjera: 0.29%
Në këtë fazë të hershme të numërimit, Partia Socialiste po mban një avantazh të dukshëm ndaj rivalëve, me një diferencë të ndjeshme ndaj koalicionit PD-AASHM. Procesi i numërimit vijon./ Zoom.al
“Mos fol pallavra”/ Agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturatRezultatet e Exit Poll-it të Albanian Post, të cilat nxjerrin ndjeshëm fituese Partinë Socialiste u kthyen në faktor debati këtë të diel.
Pas kryedemokratit Sali Berisha, edhe Belind Këlliçi iu përgjigj ashpër këtij anketimi që ia atribuon plotësisht analistit Baton Haxhiu.
Belind Këlliçi: Nuk e di në ç’a halli qenka, se të pyesësh edhe Edi Ramën nuk ta jep këtë poll. Kjo është qoka e fundit që Batoni i bën regjimit edhe janë halle të tij personale që pak na interesojnë. Ta shohim a do i dalë apo jo.
Baton Haxhiu: Po pastaj ç’a u bën atyre fjalive të tua apo do i harrosh?!
Belind Këlliçi: Ti ke qenë me mua përballë në studio, ke thënë s’kam marrë lekë nga inceneratori i Tiranës dhe të kam nxjerrë faturat.
Baton Haxhiu: Asnjëherë s’kam marrë! Leje mos fol pallavra.
Belind Këlliçi: Si të dalin këto Exit Poll-et, ta dinë qytetarët. Të paguan inceneratori i Tiranës Baton, e di një Shqipëri e tërë. Më padit për shpifje nëse s’është ashtu. Do vij bashkë me faturat e Batonit.
Nga exit poll-i në fjalë rezulton se socialistët kanë marrë 79 mandate, ose pesë më shumë se katër vjet më parë. Ndërkohë demokratët e Sali Berishës rezultojnë me 54 mandate.
Nga ana tjetër , PSD-ja e Tom Doshit mund të marrë tre mandate, ku dy i ka në Shkodër dhe një në Tiranë me 2.2% të votave në rang vendi.
Partia Mundësia e Agron Shehaj merr 3.6% të votave në rang kombëtar, por arrin të marrë vetëm 2 mandate, për shkak të shpërndarjes së gjerë të votave në gjithë Shqipërinë dhe përqendrimit vetëm në qarkun e Tiranës.
Me 1 mandat është Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, si dhe Lulzim Basha në Tiranë, ndërkohë që Adriatik Lapaj dhe koalicioni i tij rezultojnë pa asnjë mandat./ Zoom.al
Incidenti në zyrën e PS, reagon i revoltuar Erion Braçe: Unë s’kam lekë për të blerë vota! Këlliçin e thirra unëErion Braçe ka reaguar i revoltuar në lidhje me incidentin e ndodhur në zyrën e PS-së, në zonën e tij elektorale, ku PD denoncoi se persona, punonjës të administratës kanë kryer krime zgjedhor.
Me anë të një videomesazhi në rrjetet sociale, Braçe mohon akuzat dhe tregon edhe bisedën sipas tij me Belind Këlliçin, të cilit shprehet se i ka thënë që “nuk ka lekë për të blerë vota”.
Sipas Braçes, Këlliçi i është përgjigjur se “nuk ka dyshim tek ai, as te Fatmir Xhafaj dhe as te Pandeli Majko”.
“Këlliçin e kam thirrur unë të hyjë në zyrë, i kam hapur dollapë, i kam treguar plaçka, kokoshka e ushqime, se këta për këtë kategori janë dhe më ka thënë se unë nuk dyshoj se ke blerë vota. Këtë nuk e bën as ti, as Majko dhe as Xhafa. Në zonën time jo që nuk është prekur votë në zonën time, por kurrë nuk është harxhuar lekë. Unë ia thashë në sy atij mostre që nuk kam lekë për të blerë vota. Nuk kam pasur kurrë lekë për të vlerë vota. Unë nuk e bej, ndërsa Belindi dhe lloji i tij e bën këtë. Nuk ka një provë të vetme që të akuzojë një njeri të vetëm nga PS në njësinë 5 ku jam unë përgjegjës, që të ketë blerë gjysmë vote. E vërteta është që banda shëtitëse e Këlliçit ka sulmuar një ambient pune. Ka goditur një grua dhe një burrë. Procesverbali që ka mbajtur policia ka evidentuar vetëm kokoshkat, asgjë tjetër. Unë kam kërkuar që pakot e kokoshkave të hapeshin se mos kishte lekë atje,”- tha Braçe./ Zoom.al
Klasifikohet e parregullt një kuti në Kamëz. Çfarë ndodhi gjatë transportit për në KZAZNë Kamëz pritet të nisë së shpejti procesi i numërimit të votave, por nuk do të përfshihen të gjitha kutitë e parashikuara.
Mësohet se nga 89 kuti votimi të vendosura në shkollën “Hillary Clinton” do të numërohen vetëm 88, pasi një prej tyre është shpallur e pavlefshme.
Gjatë dorëzimit në KZAZ është konstatuar se një nga kutitë, ndonëse ishte vulosur dhe shoqëruar me procesverbalin përkatës, kishte disa fletë jashtë saj.
Kjo parregullsi ka çuar në vendimin që kutia të mos përfshihet në numërim. Ende nuk është bërë e qartë nëse fletët dolën jashtë gjatë mbylljes së kutisë apo gjatë transportit, por pavarësisht kësaj, kutia është skualifikuar nga procesi.
Si pasojë, votat që ndodheshin brenda saj nuk do të merren në konsideratë, ndonëse qytetarët kishin shprehur vullnetin e tyre./ Zoom.al
Numërohet kutia e parë në Pustec, sa vota kanë marrë PS dhe PDËshtë numëruar kutia e parë në Pustec. PS ka marrë 150 vota, ndërsa PD 118.
Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë kanë marrë secila nga një votë, ndërsa partia Mundësia e Agron Shehajt ka siguruar 3 vota.
Në Kallamas, PS ka marrë 134 vota, ndërsa PD 35.
Procesi i votimit në këtë bashki ka qenë i qetë dhe pa incidente./ Zoom.al
Rezultati i votimit elektronik, PS sulmon Celibashin: Vendim arbitrar, i gabuar dhe zhgënjyesPartia Socialiste ka sulmuar Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve të drejtuar nga Ilirjan Celibashi, për vendimin e mospublikimit të rezulatit të votimit elektronik në Vorë dhe njësinë nr.10 në Tiranë.
Në një deklaratë nga selia e PS-së, Helena Kaçe deklaroi se ky është një vendim arbitrar, i gabuar dhe zhgënjyes për rolin e KQZ si garant i Sovranit popull, e jo i nevojave taktike të partive politike.
Celibashi u shpreh se për mospublikimin e rezultatit pranoi kërkesën e PD-së, e cila kërkonte që rezultati të publikohej nesër në mëngjes për të mos spekulluar mbi rezultatin e përgjithshëm.
Deklarata
Mosnxjerrja e rezultateve të Vorës dhe Njësisë 10 nga KQZ, me një vendim arbitrar që bie ndesh me logjikën e votimit elektronik, me traditën e shpalljes menjëherë të rezultatit, si edhe me vetë arsyen e investimit jo të vogël që është bërë për infrastrukturën elektronike, është një vendim arbitrar, i gabuar dhe zhgënjyes për rolin e KQZ si garant i Sovranit popull, e jo i nevojave taktike të partive politike.
Jemi të keqardhur për këtë dhe u bëjmë thirrje Partisë Socialiste të Vorës si edhe mbështësve tanë në Vorë të ruajnë qetësinë.
Rezultati është në kuti dhe mos kini asnjë dyshim se asgjë dhe askush nuk e ndryshon dot atë. Ju jeni dallandyshja e parë e një fitoreje që do të jetë e paharrueshme në historinë e Partisë Socialiste.
Urime, urime, urime!
Të gjithë socialistët e përfshirë në proces në të gjithë Shqipërinë duhet të ruajnë qetësinë, t’u shmangen provokimeve dhe të nxjerrin me durim fitoren nga kutitë ku populli Sovran ka kyçur vendimin e tij historik./ Zoom.al
Incidenti te Petro Nini, reagon Braçe: Struktura kriminale do të mbyllë në shtëpi socialistëtDeputeti Erion Braçe ka reaguar pas një incidenti në një zyrë të Partisë Socialiste në Tiranë, të cilën demokratët e denoncuan si një bazë ku kryheshin krime zgjedhore.
Ai ka akuzuar demokratët se kanë ushtruar presion për të trembur socialistët që të mos kryejnë aktivitetin e tyre dhe të mos votojnë. Braçe tha se zyra në fjalë ishte zyra e tij elektorale.
“Është pjesë e një strukture kriminale që ka tentuar të mbyllë socialistët në shtëpi. Keni ndonjë pretendim që unë kam prekur qoftë edhe ndonjë votë të vetme? Jo. Padijenia është gjë e rëndë shumë,”- u shpreh Braçe.
Nga ana tjetër, Belind Këlliçi i Partisë Demokratike ka akuzuar se aty po kryhej krim zgjedhor. Ai tha se brenda zyrës ishin dy drejtore të punësuara në shtet si dhe persona të tjerë, që pasi u zbuluan nga aktivistët e PD-së, mblodhën listat dhe dokumentet dhe u larguan me shpejtësi./ Zoom.al
“Kemi marrë një indicie që këtu kryhej krim elektoral. Dhe kemi ardhur për të parë. Kanë qenë dy drejtoresha, të cilat i kemi dhe me emra. Dhe në momentin që kemi konstatuar personat brenda, u kemi kërkuar çfarë po bëni? Ata kanë hequr menjëherë listat, dokumentat, i kanë futur në çanta dhe janë larguar me vrap. Më pas ka ardhur Braçe dhe ka deklaruar se kjo është zyra e tij elektorale,”- u shpreh Këlliçi./ Zoom.al
Berisha akuza PS: Po zbulohen çerdhe krimi elektoral. Pas Petro Ninit, zyrë ilegale dhe në AstirKryetari i PD-së, Sali Berisha ka denoncuar PS-në se ka hapur zyra ilegale elektorale në Tiranë duke kryer krim zgjedhor. Berisha tha se pas zyrës te Petro Nini, një tjetër zyrë u zbulua nga strukturat e PD-së gjatë ditës së sotme në Astir.
Sali Berisha: Po zbulohen zyrat ilegale të PS, çerdhe krimi elektoral, krahas asaj që u kap në flagrancë deputeti Erion Brace, është dhe një tjetër zyrë ilegale në Astir dhe ajo po procedohet sipas ligjit. Ka një qëndrim të vendosur të strukturave tona për të denoncuar përpjekjet e dështuara të Ramës.
Tensione dhe përplasje mes socialistëve dhe një grupi demokratësh u regjistruan pranë gjimnazit “Petro Nini” në Tiranë, në një zyrë që besohet se është e Partisë Socialiste.
Gjithçka nisi pas një denoncimi në rrjetet sociale, ku disa simpatizantë të PD-së filmuan brenda këtij ambienti disa persona që sipas tyre ishin partronazhistë socialistë, duke aluduar se po kryenin krime zgjedhore./ Zoom.al
Numërohen kutitë e para në Vorë me votim elektronik, ja rezultati i deritanishëmËshtë bërë publik rezultati i numërimit elektronik të 6 kutive të para në Bashkinë e Vorës, nga 44 qendra votimi.
Mësohet se në 4 qendra votimi të Vorës kryeson koalicioni opozitar. PD-ASHM kanë siguruar 522 vota, ndërsa Partia Socialiste ka marrë 501 vota.
PD-ASHM janë në avantazh të ngushtë prej 21 votash kur pritet të dalë edhe rezultati i 38 QV të Vorës.
Qendra e votimit: 2037
PD-ASHM – 111
PS – 87
Qendra e Votimit: 2038
PD-ASHM – 106
PS – 74
Qendra e Votimit: 2038/01
PD-ASHM – 129 vota
PS – 68 vota
Qendra e Votimit: 1558
PD-ASHM – 42 vota
PS – 124 vota
Qendra e Votimit: 1301
PD-ASHM – 35 vota
PS – 85 vota
Qendra e Votimit: 2037.01
PD-ASHM – 99 vota
PS – 63 vota/ Zoom.al
”M’u zhduk”/ Tensione te “zyra e patronazhistëve” në Tiranë, Erion Braçe përplaset me gazetarenTensione dhe përplasje mes socialistëve dhe një grupi demokratësh janë regjistruar pranë gjimnazit “Petro Nini” në Tiranë, në një zyrë që besohet se është e Partisë Socialiste.
Gjithçka ka nisur pas një denoncimi në rrjetet sociale, ku disa simpatizantë të PD-së filmuan brenda këtij ambienti disa persona që sipas tyre ishin partronazhistë socialistë, duke aluduar se po kryenin krime zgjedhore.
Në video dallohet konfrontimi, teksa ata që ndodheshin brenda zyrës largohen me shpejtësi, disa madje duke vrapuar.
Duket se pas kësaj videoje, në vend kanë shkuar përfaqësues të opozitës Tedi Blushi, Adriana Kalaja dhe Belind Këlliçi. Me të shkuar atje, ata janë konfrontuar me përfaqësuesit socialistë, ndër ta edhe deputeti Erion Braçe. Ky i fundit raportohet se ka thënë se zyra i përket grupit të tij elektoral.
Braçe është përplasur edhe me gazetaren Ambrozia Meta, teksa gazetarja ka kërkuar shpjegime pse zoti Braçe dhe persona të tjerë ndodheshin në një zyrë pa sinjalistikë elektorale.
Forca të shumta të policisë janë parë në vendngjarje duke u përpjekur të qetësojnë situatën.
Pjesë nga përplasja:
“Ti dhe ky banditi këtu”. ( I drejtohet përfaqësuesit të PD-së dhe Ambrozia Metës. M’u zhduk po të them! Nuk po të llogaris,”- i thotë Braçe.
Ambrozia Meta: Pse jeni në atë zyrë ku ka pasur persona të fshehur? Pse vini fshehurazi? Mos më prek me dorë. A është zyrë e juaja apo jo. A është zyrë e PS-së, pse vini fshehurazi?/ Zoom.al