zoom

Day ArchiveKandidati i PD-së në Korçë thirrje urgjente SPAK: Po blejnë vota tani natën

Kandidati i PD-së në Korçë, Enton Çaçani ka akuzuar se administrata e bashkisë së Kolonjës po shpërndan para në këmbim të votave.

Ai i bën thirrje urgjente SPAK-ut të merren masa, duke thënë se vijojnë me të njëjtin avaz si në çdo zgjedhje.

“Thirrje urgjente për Task-Forcën e SPAK!

Vëmendje për të gjitha strukturat dhe sidomos për komisionerët tanë!

Administrata e Bashkisë Kolonjë po shpërndan para dhe po blen vota. Po intimidon votuesit në këto momente kritike.

Si gjithmonë, ndjekin të njëjtin avaz të vjetër, dalin natën, në ditën e fundit, dhe ndajnë parat e krimit dhe korrupsionit.

Janë përpjekur të nxjerrin fletët e votimit nga QV-të dhe po mundohen të manipulojnë procesin. Do përpiqen ta bëjnë dhe nesër gjate votimit. Informacioni vjen i siguruar nga brenda tyre.

E kanë parë veten ngushtë, e ndiejnë që po humbin pushtetin. U janë errësuar sytë dhe janë kthyer në hienat e natës,”- shkruhet në postimin e tij./ Zoom.al

Të shtënat me armë në Peshkopi, shpallet në kërkim polici, babai i kandidatit të PS

Një incident është regjistruar pak momente më parë në një fshat në Peshkopi.

Është identifikuar dhe shpallur në kërkim polici, Esat Gjura, i cili ka qëlluar me armë zjarri. Po ashtu në kërkim është dhe një person tjetër. Sakaq mësohet se Gjura është babai i kandidatit të PS-së, Daniel Gjura.

Mediar raportojnë se forcat e FNSH-së ndodhen në vendin e ngjarjes./ Zoom.al

Kandidatja e PD-së denoncon tentativë për blerje votash në Shkozet: Provat i janë dorëzuar SPAK-ut (Pamjet)

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Iliriana Kuçana ka denoncuar sot një rast të dyshuar të shitblerjes së votës në zonën e Shkozetit.

Sipas Kuçanës, rreth orës 18:47 të pasdites, dy persona të identifikuar si Ard Nova dhe një tjetër me pseudonimin “Laku” janë parë duke shpërndarë zarfe nëpër banesa me një motor, në bashkëpunim me persona të tjerë. Ajo theksoi se momenti është filmuar dhe ekziston një video që përbën provë materiale për këtë veprimtari.

“Ky fakt tashmë është i provuar me filmimin e momentit të dhënies së zarfit. Materialet janë dorëzuar pranë SPAK-ut,” deklaroi Kuçana, duke shtuar se Partia Demokratike ka dokumentuar edhe raste të tjera të shkeljeve ligjore gjatë fushatës elektorale.

Ajo i bëri thirrje SPAK-ut të nisë menjëherë hetimet për këtë rast dhe për çdo rast tjetër të ngjashëm, përfshirë edhe fenomenin e asfaltit elektoral, që sipas saj është përdorur një ditë para zgjedhjeve si mjet presioni mbi votuesit.

“PD do të vazhdojë të dokumentojë çdo vepër penale dhe do t’i denoncojë sipas ligjit,” përfundoi Kuçana.

Denoncimi i Berishës: Gentian Berberi po shpërndan para me fugon policie për vota në Kukës

Sali Berisha, përmes qytetarit dixhital, ka denoncuar krimin elektoral të drejtorit të Drejtorisë së Policisë së Kukësit, Gentian Berberi.

Sipas denoncuesit, kryepolici i Kukësit Gentian Berberi pas presionit që ka bërë mbi bizneset që të votojnë kandidatin e PS-së, tani ka dalë hapur me urdhër të Edi Ramës dhe po shpërndan para për vota me fugon policie.

Postimi i plotë:

Krimineli elektoral Gentian Berberi ndan lekë me furgon policie.

Dënoj me forcën më të madhe krimin e shëmtuar të narko-komisarit Berberi.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Pershendetje dr drejtori i policise se qarkut te Kukesit pas presionit qe ka bere mbi bizneset qe te votojne per kandidatin e PS me urdher te Edi Rames ka dal hapur dhe shperndane lek per vote me furgon policie. Ju lutem denoncojeni kete kriminel!

Prokurorët e SPAK zbarkojnë në Fier, kontrolle deri në Roskovec 

Dy prokurorët e caktuar nga drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, për hetimin e krimeve zgjedhore në Qarkun e Fierit, Sotir Kllapi dhe Doloreza Musabelliu, kanë zbarkuar sot në terren për të monitoruar nga afër situatën, vetëm pak orë para nisjes zyrtare të procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare.

Sipas raportimeve mediatike, prokurori Sotir Kllapi, i shoqëruar nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe oficerë të policisë lokale, ka zhvilluar inspektime në disa zona të qarkut, përfshirë edhe bashkinë Roskovec, e cila konsiderohet një zonë me interes të lartë monitorimi.

Deri më tani nuk janë konstatuar veprimtari të paligjshme që lidhen me krime zgjedhore, por monitorimi do të vijojë përgjatë gjithë procesit të votimit dhe numërimit.

Prokuroria e Fierit ka regjistruar deri më tani 5 procedime penale të lidhura me krime zgjedhore, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar tolerancë zero ndaj çdo tentative për manipulim apo shkelje të ligjit zgjedhor.

“Giro D’Italia” nesër në Vlorë/ Policia thirrje qytetarëve: Hiqni automjetet

Dita e diel, e cila përkon dhe me zgjedhjet parlamentare në vend, do të zhvillohet etapa e tretë dhe e fundit e aktivitetit sportiv “Giro D’Italia” në vendin tonë, në Vlorë.

Policia Rrugore, përmes një njoftimi, tregon masat e ndërmarra për mbarëvajtjen e këtij eventi sportiv, duke u bërë thirrje qytetarëve për largimin e automjeteve të parkuara në disa rrugë.

Akset ku nuk lejohet parkimi nga dita e sotme deri në përfundimin e garës ditën e nesërme janë:

-Sheshi i Madh (fillimi i Lungomares)

-Aksi Sheshi i Madh – Rruga “Shaban Demiraj”

-Fusha para Shkollës së Marinës

-Rruga “Reshat Osmani”

-Rruga “Veledin Kollozi”

-Aksi “Rrethi i Skelës – Rruga Aleksandria”

-Rruga “Hajredin Haxhiraj”

-Rruga “Mustafa Bello” dhe “Laze Malo”

-Rruga “Aleksandër Moisiu” – Bulevardi “Ismail Qemali” – Rruga “Demokracia” – Rruga “Arben Zylyftari”

-Rruga “Kosova” – Hotel Regina Garden dhe Sheshi “Ismail Qemali”

-Rruga “Sulejman Delvina” (segmenti Poliklinika – Dega Ushtarake) dhe zona e konvikteve të Fakultetit

Uniformat blu njoftojnë që qytetarët t’i heqin vetë automjetet e parkuara në mënyrë që të mos ketë ndërhyrje me karrotrec. Në rast se makinat do të lëvizin me karrotrec, qytetarët do mund të gjejnë automjetet e tyre në ish-fushën e Aviacionit.

Kjo është etapa e fundit, e cila do të nisë rreth orës 13.15 nga Rruga “Demokracia”. Çiklistët më pas do të vazhdojnë drejt Kotës, në Brataj, drejt Qeparos, më pas nga Porto Palermo në Himarë, e më pas do të kthehen nga Qafa e Llogarasë, drejt Orikumit, e nëpërmjet Rrugës “Murat Tërbaçi” do të kthehen në Vlorë.

Përfundimi i etapës së tretë parashikohet të jetë rreth orës 17:26 në Rrugën “Sadik Zotaj”.

Çfarë po ndodh në Shkodër?! Denoncimi i fortë i Partisë Demokratike

Partia Demokratike, dega Shkodër, ka dalë me një deklaratë publike ku ngre shqetësime serioze për tentativa të organizuara të blerjes së votës në disa fshatra të Njësisë Administrative Dajç.

Sipas PD Shkodër, administratori i njësisë, Broz Pjetrani, është përfshirë drejtpërdrejt në blerjen e votave duke thirrur qytetarë në zyrën e tij, por edhe duke lëvizur vetë në terren, konkretisht në fshatrat Dajç, Samrish dhe Rrushkull.

Në deklaratë përmendet edhe Melazim Mustafa, veteriner i punësuar në Drejtorinë Vendore të Bujqësisë, i cili sipas PD-së, nën pretekstin e detyrave të punës, ka ushtruar presion dhe ka ofruar para në këmbim të votës në fshatrat Mushan, Belaj dhe Suka Dajç.

Një tjetër emër i përfshirë në deklaratë është Ditier Draga, përgjegjës i OSHEE për zonën e Dajçit. Së bashku me faturuesin e zonës, PD akuzon se ai ka përdorur presion dhe favore lidhur me faturimin e energjisë elektrike për të siguruar mbështetje për Partinë Socialdemokrate (PSD).

Partia Demokratike i bën thirrje institucioneve ligjzbatuese dhe Task-Forcës së SPAK të ndërhyjnë menjëherë për të hetuar dhe ndaluar këto veprime që, sipas tyre, rrezikojnë integritetin e procesit zgjedhor.

“Duhet vigjilencë maksimale në orët e mbetura deri në përfundimin e votimit për të garantuar një proces të ndershëm dhe të lirë,” përfundon deklarata.

Do i zërë vendin si trajner i Realit? Ancelotti: Alonso, një nga më të mirët në botë

Carlo Ancelotti e ka quajtur Xabi Alonson “një nga më të mirët në botë” mes thashethemeve se spanjolli do ta zëvendësojë atë si trajner i Real Madridit.

Të premten, trajneri i Bayer Leverkusen, Alonso, tha se do të largohej nga klubi gjerman në fund të këtij sezoni.

Alonso pritet të shpallet si trajneri i ri i Real Madridit pasi të konfirmohet zyrtarisht largimi i Ancelottit.

Duke folur para ndeshjes së Madridit në El Clasico La Liga kundër rivalëve të Barcelonës të dielën, Ancelotti tha se Alonso “ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe ai i ka dyert e hapura për të, sepse ai ka treguar se është një nga më të mirët në botë”.

Por 65-vjeçari, i cili përflitet se do të jetë trajneri i ardhshëm i Brazilit, nuk pranoi t’i përgjigjet drejtpërdrejt çdo pyetjeje në lidhje me të ardhmen e tij.

“Me këtë klub, muaji i mjaltit nuk mbaron”, tha Ancelotti. “Muaji i mjaltit me Madridin do të zgjasë deri në ditën e fundit të jetës sime”.

Carlo Ancelotti ka fituar 15 trofe në dy periudha si trajner i Real Madridit dhe sezonin e kaluar udhëhoqi Los Blancos në një dyshe në Champions League-La Liga.

Dua Lipa dhe Elton John kërkojnë mbrojtje nga AI

Dua Lipa, Sir Elton John, Sir Ian McKellen dhe Florence Welch janë ndër një listë yjesh që i bëjnë thirrje kryeministrit britanik të përditësojë ligjet për të drejtat e autorit në një mënyrë që i mbron ata nga inteligjenca artificiale.

Një letër e nënshkruar nga më shumë se 400 muzikantë, shkrimtarë dhe artistë britanikë, drejtuar Sir Keir Starmer, thotë se mosdhënia e kësaj mbrojtjeje do të nënkuptonte që ata t’ua “dhuronin” punën e tyre firmave të teknologjisë.

Gjithashtu në rrezik, shkruajnë ata, është “pozicioni i MB si një fuqi krijuese”. Ata duan që Kryeministri të mbështesë një amendament në Projektligjin e të Dhënave (Përdorimi dhe Qasja) që do t’u kërkonte zhvilluesve të jenë transparentë me pronarët e të drejtave të autorit në lidhje me përdorimin e materialit të tyre për të trajnuar modelet e AI.

Një zëdhënës i qeverisë tha: “Ne duam që industritë tona krijuese dhe kompanitë e AI të lulëzojnë, kjo është arsyeja pse ne jemi duke u konsultuar për një paketë masash që shpresojmë se do të funksionojnë për të dy sektorët. “Ne jemi të qartë se asnjë ndryshim nuk do të merret parasysh nëse nuk jemi plotësisht të kënaqur që ata punojnë për krijuesit,” shtuan ata.

Nënshkrues të tjerë përfshijnë autorin Kazuo Ishiguro, dramaturgun David Hare, këngëtarët Kate Bush dhe Robbie Williams, si dhe Coldplay, Tom Stoppard dhe Richard Curtis.

Blogeri: Kandidati i PS-së u kap mat me gruan e martuar! Iku nudo kur erdhi burri

Blogeri i njohur Olti Curri, në një postim të fundit në Facebook, ka ngritur një pyetje interesante për Ilirjan Celibashin, kreun e KQZ-së.

Ai ka trajtuar një situatë hipotetike dhe shumë të diskutueshme që mund të ndodhë gjatë periudhës së heshtjes zgjedhore, duke e lidhur atë me një ngjarje skandaloze që përfshin një politikan të lartë të Partisë Socialiste, ish-kryetar bashkie në jug të Shqipërisë.

Curri tregon për një video të mundshme, ku ky politikan del nga makina nudo, pasi ka qëndruar me një grua të martuar, e cila ishte nën vëzhgimin e bashkëshortit të saj.

Sipas Currit, kjo video mund të përbëjë një problem ligjor dhe moral për publikimin e saj në një periudhë zgjedhore, ku çdo lëvizje mund të krijojë pasoja të mëdha për procesin zgjedhor.

Ai e ka pyetur Celibashin nëse është e mundur që kjo video të publikohet pa shkaktuar “tërmet parazgjedhor”, duke theksuar se këto ngjarje mund të dëmtojnë imazhin dhe integritetin e fushatës zgjedhore, sidomos në një periudhë kaq delikate.

“Nje pyetje kam per Ilirjan Celibashin e pavarur: Meqe jemi ne Heshtje Zgjedhore, nese na vjen ne inbox video ku shihet nje perfaqesues i larte i Partise Socialiste, ish kryetar bashkie ne jug te Shqiperise qe shkep ne makine nje grua te martuar dhe ne momentin e ardhjes se bashkeshortit te saj, politikani hidhet nudo nga makina me pantallona ne dore dhe iken me vrap neper shkurre dhe lumenj, a mund ta postoj ? Apo shkaktohet termet parazgjedhor dhe nuk jemi te pergatitur per termete te tille qe vrapojne me allate neper lumenj !!!,”- shkruan ai./ Zoom.al