zoom

Day ArchiveRama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura

Kryeministri Edi Rama, ndodhet sot i ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, nga ku ai duhet të japë përgjigje për shqiptarët lidhur me qeverisjen e tij, e të sqaroj programin e tij për këto zgjedhje parlamentare, ndaj të cilave edhe dy ditë na ndajnë.

E teksa fokus i Ramës mbetet theksi tek reforma në drejtësi, si një krenari e Partisë Socialiste për vendosjen e saj, drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu, i rikujtoi se kjo reformë u votua me në krah Ilir Metën, të cilët ishin së bashku në krye të shtetit asokohe.

Kryesocialisti në një farë mënyre e mohoi, duke thënë se nuk dëshiron të flasë për Metën, madje e quajti “një person në hall”, duke u referuar faktit që ai është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme dhe ndodhet në paraburgim. Më tej, Rama shtoi se nuk mund të bëjë “boks me një njeri që i ka duart e lidhura”.

LaCivita flet për herë të parë nëse Berisha do të udhëtojë me të në SHBA

Këshilltari amerikan i PD, Chris LaCivita, së bashku me kreun e PD, Sali Berisha ishin të ftuar në emisionin Top Story në Top Channel.

LaCivita foli për non gratën e Berishës, komunikimet me DASH dhe për kryeministrin, ku për këtë të fundit tha se nuk punon me ‘socialistët, komunistët, si Edi Rama’.

Po ashtu ai zbuloi nëse Sali Berisha do të udhëtojë drejt SHBA-së.

Pyetjes nëse është mësuar me këtë lloj kundërshtari (Rama), ai u përgjigj duke thënë “Jam mësuar të merrem me kundërshtarë të paqëndrueshëm dhe Edi Rama është i tillë. Fushata s’ka të bëjë me mua, por me 12 vjeçarin e tij të fundit si kryeministër”.

Kush është problemi i Ramës?

Lacivita: Ka qenë kryeministër për shumë kohë. S’mund të flas ndonjë pikë të fortë, duke parë ekonominë. Po të kishit një orë kohë do ju kisha shpjeguar pikët e dobëta të tij.

Berisha mund të udhëtojë në SHBA, kishit informacion?

LaCivita: Jo, nuk e dija. Për sa i përket letrës, jo nuk e dija. Kur u publikua pata një ndjesi të këndshme.

I keni bërë ftesë Berishës për të udhëtuar në SHBA?

LaCivita: Jo, sepse fokusi im ka qenë të fushata në Shqipëri.

Ka shitblerje vote në Shqipëri?

LaCivita: Pikë së pari nuk flas në emër të DASH. Mendoj se është e rëndësishme që t’i kujtojmë njerëzit se demokracia është e shenjtë dhe e drejta e votës është e shenjtë. Njerëzit në një demokraci e kanë mundësi të ndryshojnë qeverinë ose ta pranojnë. Është e qartë që në mendjen time s’ka dyshim se ka pasur probleme me procesin e votimit ne Shqipëri, ka pasur vota që janë blerë, njerëzit që kanë qëndruar në Shqipëri janë nxitur, kjo ndodh kudo, edhe në SHBA.

A ka PD një portë të hapur? 

LaCivita: Nuk komunikoj me DASH, por ata shohin lajmet dhe me siguri tregojnë vëmendjen ndaj asaj që po ndodh. Jam marrë me politikën zgjedhore të SHBA për 35 vjet. Dhe sigurisht për presidentin Trump. Partia Republikane është e afërt me PD, unë përshtatem natyrshëm. Unë nuk punoj për komunistët, socialistët, si Edi Rama.

Rama: Plani për inceneratorët është legjitim, korrupsioni erdhi nga individë të përfshirë

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka komentuar çështjen e inceneratorëve, një dosje që ka ndezur debatet politike dhe publike për vite me radhë dhe që ka çuar në ngritjen e akuzave konkrete dhe dënime nga drejtësia.

Sipas Ramës, plani për inceneratorët ka qenë i duhur dhe legjitim, ndërsa problematika ka lindur nga individë të veçantë që kanë përfituar përmes korrupsionit. “Te inceneratorët, projekti është i duhuri, plani është legjitim. Dhe pikërisht pse brenda procesit ka pasur individë që kanë nxjerrë përfitime të tyre, ka dhe pjesën që lidhet me korrupsionin,” u shpreh Rama.

Ai theksoi se për inceneratorin e Tiranës nuk është paguar asgjë për ndërtimin, ndërsa dy projektet e tjera – sipas tij – janë realizuar me investime private. “Shteti ka paguar periodikisht për shërbimin, dhe sot i ka marrë në pronësi,” shtoi ai.

Sa i përket zyrtarëve të akuzuar dhe dënuar, kreu i qeverisë e konsideroi këtë si një rezultat të Reformës në Drejtësi. Megjithatë, ai kritikoi mënyrën si është trajtuar kjo çështje në media. “Kjo që burgjet janë mbushur plot është rezultat i gijotinave mediatike dhe i faktit që 95% e debateve merren me këtë temë. Ndërkohë që e vërteta është ndryshe,” tha Rama, duke nënvizuar se reforma synon një drejtësi të paanshme, që godet “majtas dhe djathtas”.

VIDEO/ Momenti epik i Erion Braçes gjatë fjalës së Olta Xhaçkës nuk duhet humbur! 

Partia Socialiste zhvilloi këtë të premte mitingun përmbyllës të fushatës në Tiranë, ku të gjithë kandidatët për deputet në këtë qark mbajtën nga një fjalim të shkurtër përpara mbështetësve.

Ndër ta ishte edhe Olta Xhaçka, e cila u vu në qendër të vëmendjes jo për premtimet apo idetë e saj, por për tonin e mbushur me lavde dhe servilizëm ndaj kryeministrit Edi Rama. Kujtojmë se mandati i Xhaçkës u shpëtua në sesionin e kaluar parlamentar, pas refuzimit të çështjes nga Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias, çka u konsiderua nga opozita si ndërhyrje e pastër politike.

Ndërkohë, një tjetër moment që ka bërë bujë në rrjet ishte reagimi i deputetit Erion Braçe gjatë fjalimit të Xhaçkës. Mimatika e tij – që varionin nga habia tek mosbesimi – u kap nga kamerat dhe u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u komentuar gjerësisht si sinjal i pakënaqësisë edhe brenda vetë radhëve socialiste.

Chris LaCivita: Berisha do të shpëtojë të ardhmen e Shqipërisë

Strategu amerikan i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Chris LaCivita, ishte i pranishëm në takimin përmbyllës të kësaj force politike, ku mbajti një fjalim entuziast përpara mbështetësve të PD-së.

LaCivita u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të votojnë për liderin historik të demokratëve, Dr. Sali Berisha, duke e cilësuar atë si njeriun që “do të shpëtojë të ardhmen e Shqipërisë”.

“Gjithnjë habitem se sa e madhe është gjithë kjo turmë. Faleminderit Shqipëri, faleminderit për mbështetjen tënde, që ndan të ardhmen dhe shpresat tua,” tha ai, duke theksuar se vendi ndodhet në një udhëkryq të rëndësishëm, jo vetëm për qytetarët por edhe për rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Duke kritikuar qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, LaCivita tha se korrupsioni dhe vështirësitë ekonomike kanë shkatërruar jetën e qytetarëve. “Gjithçka që përkufizon lumturinë tuaj, Edi Rama ua ka marrë. Por ju keni tani një shans historik, një shans që të tregoni se populli shqiptar refuzon politikën e të kaluarës,” u shpreh strategu amerikan.

Në vijim, ai theksoi se Dr. Berisha është një figurë që ka shpëtuar jetë dhe se qytetarët duhet t’i besojnë atij për të shpëtuar ekonominë dhe të ardhmen e vendit. “Përse të mos e vendosni besimin tuaj tek një mjek që do të shpëtojë të ardhmen e Shqipërisë?” u shpreh ai, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në votime.

LaCivita e mbylli fjalimin me një mesazh për të gjithë shqiptarët: “Bota i ka sytë në këto zgjedhje. Votoni për të ardhmen tuaj, votoni për mbështetjen tuaj dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë!”

Elvana Gjata në fushatë me PS: Të votojmë me krenari Edi Ramën 

Këngëtarja Elvana Gjata iu bashkua fushatës së Partisë Socialiste në takimin përmbyllës që u mbajt këtë të premte në Tiranë. 

Artistja e njohur iu bashkua fushatës së socialistëve jo vetëm me muzikën e saj, por edhe me një thirrje të qartë për votuesit. Gjatë fjalës së saj, Elvana u shpreh se më 11 maj shqiptarët duhet të votojnë për “Shqipërinë europiane”, duke e cilësuar këtë zgjedhje si një hap krenar drejt së ardhmes.

“Faleminderit shumë për këtë Shqipëri që na bën krenar dhe na bën që ta mbajmë sa më shumë dhe sa më lart emrin shqiptar. E ardhmja është vetëm europiane. Më datë 11 të votojmë me krenari për Shqipërinë europiane,” tha këngëtarja.

Deklarata e saj vjen si pjesë e mobilizimit të fundit të Partisë Socialiste përpara zgjedhjeve të së dielës, ku mesazhi i integrimit europian duket se po përdoret si boshti kryesor i fushatës./ Zoom.al

Denoncon kandidatja socialiste/ Çfarë ka urdhëruar PD-ja në Fier

Kandidatja e Partisë Socialiste në Fier, Kiduina Zaka ka denoncuar PD, që sipas të cilës kanë për qëllim që të dëmtojnë procesin zgjedhor më 11 Maj.

Në një deklaratë, ajo thotë se PD ka urdhëruar komisionerët e saj që të mos paraqiten në kohë në qendrat e votimit, me qëllim vonimin e nisjes së votimit të dielën.

Më tej ajo shprehet se kjo është një strategji destruktive nga PD pasi është e vetëdijshme për humbjen.

“PS e qarkut Fier denoncon urdhrat e paligjshëm  që drejtuesit politik të PD në këtë qark po iu japin komisionervë të tyre për të mos u paraqitur në qendrat e votimit në orarin e caktuar, për të kryer veprime që vonojnë nisjen e votimit apo veprime të tjera të paligjshme deri në dëmtimin e procesverbaleve dhe kutive të votimit me qëllim prishjen e këtij procesi. Për ne është mëse e qartë se kjo strategji destruktive e drejtuesve politikë të PD në Fier lidhet me humbjen e pashmangshme dhe madhështore që do të marrë në 11 maj, një humbje historike, për të cilën janë të vetëdijshëm dhe prandaj kërkojnë me të gjitha format prishjen e procesit.

PS iu bën thirrje të gjithë komisionerëve të PD dhe të forcave të tjera politike të mos bien pre  e metodave të paligjshme dhe kriminale të drejtuesve të tyre por të zbatojnë detyrën siç e ka parashikuar ligji. Çdo shkelje e ligjit do të faktohet me prova të qarta dhe do të denoncohet me forcë në organet ligjzbatuese. Askush s’do ta çojë nëpër mend se do të fshihet pas ombrellës partiake nëse shkel ligjin dhe cenon procesin zgjedhor në çdo formë të mundshme. Iu bëjmë thirrje qytetarëve të Fierit që të shkojnë të vendosur pranë kutive të votimit dhe të ushtrojnë të drejtën kushtetuese për të votuar pa u ndikuar nga presionet apo problematikat që mund t’ju krjojnë ata që tashmë e kanë të qartë rezulatin e humbjes më 11 maj”, thotë Zaka.

Mbyllet fushata në Tiranë/ Rama me bashkëshorten, Berisha me La Civitan

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të mbyllin njëkohësisht fushatën mbrëmjen e sotme, ku do të mbajnë mitingje në Tiranë, për t’ia lënë më pas vendin heshtjes zgjedhore gjatë së shtunës.

Kanë nisur mitingjet, ku Partia Socialiste po e mban tek fusha e sportit tek Parku Olimpik në Tiranë, ndërsa Partia Demokratike tek “Bulevardi i Ri”, në zonën e ish-stacionit të trenit.

Ndërsa kryeministri Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij Linda, në mitingun e fushatës së PD-së nuk mungon as këshilltari i fushatës, Chris LaCivita, i cili do të mbajë fjalimin e tij, teksa mësohet se fjalime do të mbajnë edhe disa deputetë të Forca Italia.

Po ashtu, do të mbajnë fjalime edhe përfaqësues të komuniteteve, si biznesni, pensionistët, fermerët, etj, përveç liderëve të opozitës.

Ndërkohë, tek mitingu i PS-së, Rama bëri me dije më herët se do të jenë të pranishlm vetëm kandidatët për deputet të PS-së.

Taksë për këngëtarët, ATK i detyron të deklarojnë të ardhurat e koncerteve gjatë sezonit veror!

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë me dije ditën e sotme detyrimet tatimore ndaj shtetit për këngëtarët, organizimet muzikore, subjektet e përfshira në organizime artistike gjatë këtij sezoni veror.

AKT ka deklaruar gjithashtu se artistët duhet të deklarojnë të ardhurat e tyre gjatë këtij sezoni veror dhe në bazë të saj do të paguajnë detyrimet ndaj shtetit

“THIRRJE PËR KËNGËTARËT PËR TË GJITHA AKTIVITETET MUZIKORE DHE ARTISTIKE GJATË SEZONËS VERORE

Me fillimin e sezonës verore ka rritje të konsiderueshme të aktiviteteve muzikore dhe artistike, andaj njoftojmë të gjithë artistët, këngëtarët, organizatorët e eventeve dhe subjektet e përfshira në ofrimin e shërbimeve argëtuese, se janë të obliguar të përmbushin detyrimet e tyre tatimore në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Kjo periudhë e intensifikuar e angazhimeve artistike nuk përjashton askënd nga përgjegjësitë ligjore.

Pagesa e tatimeve është obligim ligjor.

Ftojmë të gjithë të deklarojnë dhe të paguajnë të ardhurat në mënyrë që mos të bëhen pjesë e ndëshkimeve tatimore.“- shkruan ATK

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1109671314533955&set=a.586883386812753&type=3&ref=embed_post
Denoncimi i fortë: Para për vota me ambulancë, karvani elektoral do të dalë natën

Kandidati i Partisë Demokratike në Tiranë, Belind Këlliçi, ka lëshuar një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, duke akuzuar qeverinë dhe strukturat shtetërore për përdorim të ambulancave të spitaleve publike në funksion të blerjes së votave.

Sipas Këlliçit, informacione të sigurta kanë mbërritur pranë selisë blu, ku pretendohet se ambulancat do të shfrytëzohen sonte si mjete për shpërndarjen e parave me qëllim ndikimin në vullnetin e votuesve.

“Patronazhistët e Edi Ramës do të lëshohen sonte rrugëve duke përdorur mjetet e transportit të pacientëve dhe të sëmurëve si bankomate për blerjen e votave,” deklaroi ai, duke shtuar se ky veprim përbën një shkelje flagrante të ligjit zgjedhor dhe një akt të rëndë që cënon integritetin e procesit.

Këlliçi i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme që të ndërhyjë urgjentisht përmes Task Forcës së zgjedhjeve dhe paralajmëroi drejtuesit e spitaleve dhe rrjetit të ambulancave se nëse përfshihen në këtë veprimtari, do të mbahen përgjegjës penalisht.

Në fund, ai rikujtoi paralajmërimet e Partisë Popullore Europiane për ndërhyrjet e mundshme të shtetit në zgjedhje, duke theksuar se këto veprime mund të dëmtojnë rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Kush vjedh zgjedhjet e ka të shkruar qartë fatin në Uashington, Bruksel dhe Berlin,” përfundoi Këlliçi.